Do të filloj shtjellimin tim mbi lumturinë nga dy pikat e para etike që  përballen me rrugën e kërkimit të haresë e të fatlumsisë. Nëse themi se  për të qenë i lumtur duhet kaluar nëpër fazën e shndërrimit të shpresave  pa asnjë kusht në qëllim përfundimtar duke mos patur kujdesin për  pasojat, atëherë përballemi me dy probleme, si që thashë etike mjaftë të  diskutueshme: në radhë të parë, do të përmend rrenën dhe menjëherë  Kantin i cili flet për një të them të drejtë për të rrejtur. (Sikur  njerëz me qëllime të errëta ngasin një tjetër dhe trokasin në derën time  e pyesin për 
të, duhet të tregoj se ai mëshifet tek unë ose jo? Nëse  tregoj, e vë në rrezik jetën e një të pafajshmi, unë jam një i  pamëshirshëm… dhe a do të jem i lumtur? Në raste të ngjajshme, mendoj   se rrena ia vlen para pasojave.
            
Çështja e dytë është e  lidhur kryekëput me disa teori fetare  shpesh jo mirë të sqaruara nga  një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se  për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në  punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju  sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën  tjetër, atëherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shndërrohet  në turbullirë dhe zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.
            
Sa  i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetruar dhe nuk qëndron  më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë: « Punoni  për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna  është detyrë e çdonjërit  si për fitim e gjallërim korrekt në këtë botë,  po ashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shumë vështirë me  barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të  uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e  pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna  është e dedikuar për « atë botë »  Kjo lloj etike shoqërore duhet  ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të  arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e  vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë po ashtu e vogël, për  lumturinë e amshueshme.  
 
Morali në lumturi. Gabimet e moralistëve.
     
Disa  filozofë parashtrojnë çështjen  morale të lumturisë dhe e identifikojnë  me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është  dhënie përparësi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se  lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të  thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve. Çka mund t’i dëshirojmë më të  mirë njeriut, pra vetes dhe të tjerëve, përveçse lumturi ? Ajo do të  jetë pjesë e trupit dhe e shpirtit. Do të nisemi nga shëndeti fizik që  do të them se është parakusht (në pjesën më të madhe ) i  mundësive për  lumturi. Vallë mungesat shëndetësore personale dhe ata të rrethit, si  familja e më gjerë, nuk janë zanafillë e mjerimit ? Shëndeti i mirë dhe  mundësitë e kënaqësive trupore, krijojnë bazat e para për lumturi.  Mjafton një përmirësim i lehtë i gjendjes fizike që i sëmuri të ndjehet i  lumtur...; një fitim i vogël që mundëson ushqimin e vetes e familjes  shndërron brengën në hare. Lypësi më i mjerë është fatlum kur dikush ia  zgjat dorën se me këtë krijon kushte për mbarëvajtje fizike dhe vetëm  kjo ndjenjë i shkakton gëzim.
            
Përkundrazi mendimeve  të moralistëve, them se lumturia duhet të jetë detyrë morale e çdokujt  pasi që ajo nxit njeriun në përparim dhe pastron shpirtin e trupin nga  vuajtjet shkatërruese  që dëmtojnë në një masë të madhe njeriun. Pra,  duhet kërkuar lumturinë në çdo hap se ajo është diçka që mungon e njeriu  kërkon një të mirë që s'e ka në posedim. Lënia pas dore, neglizhimi dhe  mosangazhimi, si që thotë një fjalë popullore, « për ditë më të mira »,  krijon zbrazëtirë dhe mjerime të rënda shpirtërore. Kur themi se  kërkojmë lumturinë, këtë e bëjmë jo vetëm se ajo mungon por nga se edhe e  dëshirojmë atë. Pascal-i thot se çdo kush shpreson të gjej lumturinë,  nënkuptuar këtu edhe atë që nis të varret. Përmend këtu këtë filozof se  çdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqësia dhe kjo ikje  ç’është? Nuk është kërkim i lumturisë. Kjo pohon edhe njëherë atë që  thash më lartë se kërkimi  i lumturisë është obligim moral dhe assesi  nuk bie  në kundërshtim me të. Gabimi pra qëndron në përzierjen e  dëshirës më të lartë për lumturi me shumën e kënaqësive pa dallim. Këtu  edhe Kanti shumë i përmendur sikur ngatërron lëmshin nëpër çekrekun e  vet moralizues. Një vështrim pyetës mbi  çështjen mjafton të ndajmë  shapin nga sheqeri. Lumturia nuk është e nuk mund të jetë thjeshtësim i  kënaqësisë e as shpëtim i plotë nga vuajtja. Të dyjat ecin rrugës së  tyre të pafund. Kur ndihemi fatmjerë e të paaftë nuk shkaktojmë vdekjen  tonë. Nëse e bëjmë atë, e bëjmë për ideale të ndryshme se kërkojmë një  pavdekshmëri nëpërmjet një akti. (Në botëkuptimet e mia ky akt nuk ka  asnjë vlerë, përkundrazi ai është dobësi dhe mungesë force e  qëndrueshmërie. Religjionet  gjithashtu nuk e parapëlqejnë vetëvrasjen  kurse islami e ndalon  rreptësisht).  Për më tepër, nuk mund te themi në  asnjë mënyrë se objektet (pasuritë) e ndryshme nuk ndikojnë në krijimin  e ndjenjës së kënaqësisë dhe satisfakcionit vetanak e më gjerë. Nëse  fuqia e rezonimit aktiv është e aftë të vendos dhe veproj drejt  mirësisë, atëherë nuk ekziston gjë tjetër, vetëmse një lëvizje drejtë  krenarisë dhe kënaqje shpirtërore. Vet moralisti që arrin të mposhtë një  dëshirë drejtë një kënaqësie, është një kënaqësi e lumturi për të.  Mundimi dhe tentativat e sportistit për të arritur i pari është krenari,  vendi i fundit  i sjell jokënaqsi dhe, po qese forca e brendshme  mungon, sjell edhe ndjenjën e devalorizimit që nuk kapet për asnjë lloj  morali as fetar  e as « moralist ». Arritja e lumturisë, si që përmenda  më parë, në vete përmban shpesh dhimbje dhe sakrifica të panumërta. Vlen  të përmenden ushtrimet e gjata dhe të mundimshme të sportistëve e  sidomos, unë ndjej një krenari të përmend  kohëzgjatjen e shtatzënisë  kur nëna e ardhshme është më se e lumtur duke qenë plotësisht koshiente  për dhimbjet e lindjes… Krenaria e lehonës është lumturi e pashoqe.  Vlerësoj se kalimi nëpër kënaqësi fizike, kalimi nëpër dhimbje, nëpër  begati objektesh..., nuk duhet të jetë assesi pengesë morale për të  arritur lumturinë. Vet moralistët arrijnë lumturinë e tyre duke nënçmuar  vlerat e tjetrit gjë është amorale në vetvete. Arritja e lumturisë  është në vend të parë çështje  dëshire  dhe  rezonimi i pastër i  çdonjërit dhe ai duhet të arrihet ashtu si e  shef personi. Këtu do të  konsiderojmë element më të rëndësishëm etikën shoqërore dhe jo lloje të  pavlefshme të një pseudomorali. Etika që duhet patjetër përmbajtur është  respektimi i lumturisë së tjetrit dhe moscënimi i të drejtës së tjetrit  për lumturi. Krijimi dhe ndihmesa për të krijuar njerëz të lumtur është  lumturi më e madhe që mund të dëshirohet, e pra kjo është moral dhe  etikë e pakontestueshme në  rrugën e lumturisë.  
 
A është lumturia permanente apo e tashpërtashme?
            
Tani  kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë  që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi  dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi  akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për   diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithnjë themi: » Ah sikur….  », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma  ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim  nxjerrim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet.  Ja se si  e shpjegon Schopenhaueri këtë: « Jeta luhatet si lavjerrësi,  nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»  
            
Lumturia  është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet  pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e  tanipërtanishme? Pasi që e dëshirojmë përgjithmonë, do të ndaj gjërat –  përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që  duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos  të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanshme e permanente krijon  gjendje qetësie dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjerë të  plotësimit të kënaqësive kohëshkurtra dhe kështu  ndërtohen kushtet  primare për një jetë  të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e  vlerës së konstante.
            
Nëse themi se lumturia është  qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë  dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa  përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shndërrohet në të  uritur të përjetshëm, së paku në psikikën e tij dhe gjithmonë shpreson  të prekë fatlumsinë që aq shumë i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë  edhe dëshirën dhe detyrën morale për t'i bërë edhe të tjerët të lumtur.  Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e  ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër, jemi në  gjendje të bëjmë çmos për ta bërë të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur  edhe vetveten…  
 
Lumturia pjesë e imagjinatës reale dhe dëshirë e mirëqenies psikofizike.
          
Trajtuam  disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të  lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e  imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që  kërkon, të mirën dhe po që se arrijmë në një çiltërsi psikike,  imagjinata e jonë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj  shpesh që do të thotë se, për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë  e shëndoshë, se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në  psikikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në  jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqësi  dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia  është kuptim abstrakt dhe personal por që në vete përbën një mori  vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë.  Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqtë, puna, fitimi, siguria,  mirënjohja. Pra çdo përparësi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore,  ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.  
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 9:37:00 AM
9:37:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
