Rëndësi të madhe duhet kushtuar qëndrimit optimist në jetë. Kjo është e  nevojshme jo vetëm që të jemi përherë të vullnetshëm, në mënyrë që smira  dhe pakënaqësia të mposhten shpejt, por në radhë të parë që t’u  përgjigjemi ligjeve të mendimeve. Mendimet, ç’është e drejta, janë  shkaku kryesor i suksesit.
            
Mendimet e mëdha, të  fuqishme, të cilat e mbisundojnë ndjenjën, bëjnë të na drejtojnë dhe të  na udhëheqin, të na cytin drejt ngadhënjimit ose 
drejt shkatërrimit.
            
Mendimet  këtu e kanë kuptimin e përfytyrimeve, do të thotë të figurës  shpirtërore, që krijohen qoftë me anë të ndikimit të jashtëm, qoftë me  anë të mendimit tonë. Ato mund të krahasohen me qenie të cilat përmes  përkushtimit dhe kujdesit i ngjallim dhe të cilat sipas qëllimit të vet  ndikojnë në proceset shpirtërore në tru, me ç’rast ose i prishin ose i  përparojnë.
            
Vullneti kryesisht është sundimtar i  atyre përfytyrimeve. Gjatë gjithë kohës që ai vigjilon mbi të  nënshtruarit e vet, pa lejen e tij nuk mund të shfaqet asnjë përfytyrim.  Ndërkaq, nëse nuk vigjilon apo nëse me fuqinë e vet nuk bën asgjë,  atëherë lehtë mund të ndodh e kundërta.
            
Ashtu siç  kemi thënë, përfytyrimi e udhëheq trupin dhe ndikon në të atëherë kur e  sundon emocioni. Kur ndodh ky rast, vullneti privohet nga fuqia e vet  dhe përfytyrimi, kur të jetë fare i mundshëm, bëhet realitet. Ekzistojnë  dy lloje përfytyrimesh: pozitive dhe negative. Derisa pozitivet  krijojnë suksesin, lumturinë dhe shëndetin, negativet sjellin sëmundjen,  pakënaqësinë, gabimet dhe dështimet.
 
Kur mendohet, pra pozitivisht?
            
Pozitivisht  mendohet kur njeriu nuk ankohet në pengesat dhe në pakënaqësitë, nëse  nuk merr frymë për shkak të tyre, siç vepron sot shumica e njerëzve,  nëse frikën nga sëmundja e dëbon nga zemra e vet dhe vetes i thotë  vazhdimisht se çdo gjë do të bëhet mirë dhe se çdo gjë që dëshiron ta  arrish - do të plotësohet domosdo.
 
E kur mendohet negativisht?
            
Kur  çdo gabim merret si fillim i shkatërrimit vetjak, kur vazhdimisht  mendohet se vetëm të tjerët kanë suksese, kurse vetveten e konsideron  vetëm si fatkeq, të cilit çdo gjë i vete mbrapsht, kur tërë ditën e lume  nuk di të punojë gjë tjetër, përpos të mendojë për dertet dhe dhembjet e  veta.
            
E kuptoni, pra, pse i jap kaq rëndësi qëndrimit të drejtë në jetë?
            
Secili është farkëtues i fatit të vet; njeriu atë që e mbjell, atë gjithsesi edhe do ta korrë.
            
Po  t’i kemi me bollëk përfytyrimet e shëndetit, do të jemi të shëndosh; po  t’i kemi me bollëk përfytyrimet e fuqisë dhe të guximit, mund të jemi  të fuqishëm dhe të guximshëm; po t’i kemi me bollëk përfytyrimet e  vetëbesimit, do të jemi të arsyeshëm dhe të qetë në punën tonë.
            
E dini, pra, tashti pse kam thënë se duhet t’i besoni madhështisë sonë? Sepse, vetëm në këtë mënyrë mund të bëhemi të mëdhenj.
 
Ç’mendojmë të bëhemi, të tillë edhe do të jemi, asgjë tjetër!
            
Nëse  mendoni se kurrë nuk do të arrijmë asgjë, atëherë vërtet kurrë asgjë  nuk do të arrijmë; nëse megjithatë mendojmë se domosdo do të krijojmë  atë që dëshirojmë, atë edhe do ta arrijmë me siguri.
            
Prandaj të krijojmë kushte shpirtërore të suksesit, të mendojmë vetëm pozitivisht.
 
Si të bëheni fare pozitivë
         
Pranoj  se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të realizohet, sepse rëndom  ndodh kështu: njeriu sa më shumë të përpiqet të mendojë pozitivisht, atë  me shumë e ndien kur shfaqen mendimet negative. Pse ndodh kështu? Fjala  është mu për atë që e kemi thënë  më parë: emocionet ka kohë që ndodhen  në pushtetin e mendimeve negative, gjë që bën të  shkatërrojë çdo  përpjekje të vullnetit rreth synimeve të tij për të pasur vetëm mendime  pozitive.
E si ndodh kjo?
            
Fare e qartë se me  anë të edukimit përmes ndikimeve të ndryshme sikundër edhe me anë të  përvojës së deritanishme jetësore brenda njeriut janë zgjuar frika dhe  brengosja. Natyra e njeriut bën që ai, mundësisht, përpiqet t’i evitoj  nga vetja të gjitha pengesat dhe pakënaqësitë. Porse, nëse tashmë ka  fituar përvojë të keqe, atëherë ajo i mbetet e ngulitur në kujtesë dhe  për këtë shkak më vonë shfaqet shpesh frika nga përjetimi i tillë apo i  ngjashëm me të. E frika është bazë e përshtatshme për përfytyrimet  negative.
            
Është gjë qenësore dhe karakteristik se  përfytyrimet që e sundojnë trupin nuk është e thënë që përherë të arrijë  në vetëdije. Ato veprojnë dhe shpesh shfaqen, kurse njeriut as që i  shkon në mendje se ato ekzistojnë fare. Po të vështrojmë fushën e  veprimit të tyre, do të arrijmë deri te ndërdija, ku kanë arritur  përfytyrimet.
            
Ndërdija për të cilën kam folur  shpeshherë është pjesë e unit tonë, i cili vepron fshehurazi, ekzistimi i  të cilit konstatohet me anë të manifestimeve të tij përmes trupit. Aty  ndodhin të gjitha proceset që janë të domosdoshme për realizimin e  përfytyrimeve. Aty lindin të gjitha nxitjet  e pavetëdijshme shpirtërore  dhe trupore. Aty është qendra e fuqisë që rregullon funksionet e  gjithmbarshme të organizmit dhe që e mban trupin gjallë. Dhe nëse ajo  ndërdije vepron në mënyrë fare të pavarur, ajo në pjesën më të madhe i  nënshtrohet vetëdijes dhe në rrethana të caktuara vepron sipas vullnetit  të vet apo të huaj; në të, pra, mund të bëhet ndikim në veprimin e saj.  E mjet i këtij veprimi janë përfytyrimet e përmendura të cilat në  ndërdije mund të arrijnë me pajtimin apo pa pajtimin tonë.
            
Tashmë  siç e dini përfytyrimet krijohen me anë të mendimeve ose me anë të  ndikimit të jashtëm. Në rastin  e parë përfytyrimet janë kryesisht  figura të kujtesës dhe jo aq të rëndësishme. Vetëm atëherë kur të mbahen  në vetëdije me vëmendje dhe kur ta kenë bërë për vete ndjesinë ato  depërtojnë në ndërdije, këtë herë me pajtimin tonë. Me këtë rast është e  rëndësishme që përfytyrimet e nxitura me anë të mendimit rëndom zhduken  vetvetiu, porse në raste të jashtëzakonshme ndodh që qëllimisht, përmes  koncetrimit, të shkaktohen në  vetëdije.
            
Nëse  përfytyrimet krijohen me anë të ndikimit të jashtëm, kjo gjë ndodh  përmes veprimit shqisor (të parit, të dëgjuarit, etj.). Kur ndodh kjo  dhe kur ekziston vullneti, atëherë përfytyrimet fare lehtë do të shfaqen  në vetëdije, duke supozuar se nuk është fjala për përfytyrime të tilla  të cilat kaherë kanë mbisunduar ndjenjat, para se të jenë nxitur nga  veprimi shqisor. Atëherë, kuptohet, me anë të vullnetit vështirë të  bëhet punë me to.
            
Nëse vullneti nuk merr kurrfarë  qëndrimi negativ ndaj përfytyrimeve që janë shkaktuar me anë të ndikimit  të jashtëm, atëherë ato, meqë nuk hasin në kurrfarë pengesash,  menjëherë shkojnë në ndërdije, në mënyrë që aty, nëse janë të fortë sa  duhet, të zhvillojnë veprimin e tyre. Me këtë rast kemi të bëjmë me  sugjestionin (ndikimin). Ndikimi i ndërdijes bëhet me këtë rast edhe pa  pëlqimin tonë, duke përjashtuar, kuptohet, sugjestionin e vetëdijshëm.
            
Shembulli  (modeli) edhe këtu është mësuesi më i mirë. Ta themi këtë  figurativisht: këto shqyrtimet e fundit i kemi bërë me anë të   konstatimit se mendimi pozitiv është i pamundshëm, apo të paktën tepër i  vështirë, nëse përfytyrimet negative dominojnë, sado që të bëjë  përpjekje vullneti.  Si shkak kryesor theksohet frika, të cilën  përfytyrimit negativ ia ofron pushteti mbi trupin. Që të jem më i qartë  do t’ju përkujtoj edhe një herë se secili përfytyrim është i fortë dhe  që gjendet në kufijtë e së mundshmes, bën të realizohet, do të thotë me  anë të vetëdijes ia detyron organizmit vullnetin e vet. Ai vullnet i  përfytyrimit e bën trupin  e tillë çfarë vetë përfytyrimi kushtëzohet  shpirtërisht, qoftë ai pozitiv, qoftë ai negativ. Nëse, ta zëmë,  përmbajtja e përfytyrimit përmban shtangimin e dorës, ta marrim vetëm  këtë  rast i cili është fare i kuptueshëm, atëherë ky shtangim dore edhe  do të ndodhë, do të thotë ai të cilin e mbisundon përfytyrimi i tillë,  nuk do të mund të bëjë me dorë kurrfarë lëvizjesh.
            
Kurdoherë  që të jetë fjala për dukuritë thjeshtë nervoziste, kjo gjë kuptohet  lehtë, porse edhe dukuritë organike mund të shkaktohen me anë të  përfytyrimeve, siç do ta shihni këtë më vonë.
Në vazhdimin tjetër, ndër të tjera, do të lexoni:
 
            Si lindin pengesat shpirtërore;
            Ndjenja më e fortë se vullneti;
            Vëmendja u jep shpirt mendimeve;
            Autosugjestioni i  vetëdijshëm  etj.
Vazhdon...
(Pjesë nga libri “Sistemi i suksesit” pjesa e parë)
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 8:57:00 AM
8:57:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
