ATË QË DUHET TË NDODHË NJËHERË DUHET TA PËRJETOJMË!
Gjëja që  dëshirohet, pra duhet të supozohet. Në mënyrë sa më të fortë që të bëhet  kjo, aq më i fortë bëhet përfytyrimi, i cili pastaj aq më shumë i  mbisundon ndjenjat dhe në këtë mënyrë realizohet.
Të  mos thuhet se është marrëzi t’ia supozosh vetes ta zëmë shëndetin,  atëherë kur nuk e ke shëndetin; ose t’ia supozosh vetes se nuk ke  
dhembje atëherë kur dhembjet i ke aty. Kjo, ç’është e drejta, na duket e  pakuptimit, po, megjithatë, mendimi, përkatësisht përfytyrimi:  “dhembjet kanë pushuar, më nuk më dhemb askund”, do të bëjë që dhembjet  të zvogëlohen, kuptohet po të supozojmë se përfytyrimi e ka forcën e   duhur. Ju ka rënë të dëgjoni gjë ndonjëherë për fakirët? Me anë të  fuqisë së imagjinatës, do të thotë me anë të sugjestionit, shumë prej  tyre arrijnë të bëhen krejt të pandjeshëm. Kur njeriu i paudhëzuar i  vështron eksperimentet e tyre, ta zëmë shpërthimin e muskujve të tyre me  shpatë, atëherë mendon se përjeton një mrekulli të vërtetë. Ndërkaq çdo  gjë aty është fare e natyrshme dhe e kuptueshme dhe atë që e bën  fakiri, mund ta bëjë kushdo që përdor autosugjestionin dhe e shfrytëzon  fuqinë e tij.
Dukurit e këtij lloji janë fare të  thjeshta: dhembjen ta zëmë e ndiejmë vetëm atëherë kur me anë të  përfytyrimeve arrin në vetëdijen tonë. E kjo gjë mund të ndodhë vetëm  nëse ai përfytyrim e tërheq vëmendjen tonë. Ndërkaq, nëse nuk është  fjala për një rast të tillë, atëherë nuk e ndiejmë as dhembjen. Pra,  nëse supozojmë se vërtet nuk ndiejmë kurrfarë dhembjeje, atëherë edhe  përfytyrimi për mosekzistimin e dhembjes kuptohet se vjen në radhë të  parë në mendimin tonë, prandaj për këtë shkak edhe presioni i shqisave  (ndjenjat e dhembjes), i shkaktuar nga të therurat e trupit, nuk arrin  të depërtojë në vetëdije, sepse vëmendja është kthyer në anën tjetër.
Se  kjo vërtet është kështu, do ta keni provuar tashmë vetë disa herë. A  s’ju ka ndodhur ndonjëherë deri më tashti të lëndoheni dhe këtë të mos e  keni hetuar? Këtë gjë do ta keni vërejtur vetëm pas disa javësh. Kjo  ndodh njësoj  sikur me fakirin, përpos që vëmendja juaj nuk është  larguar me anë të përfytyrimit mbi mosekzistimin e dhembjes, por me  gjëra të tjera.
Kush nuk mësohet të kuptoj pse ndonjë  autosugjestion thjesht duhet të veprojë, pse ndjenja është më e  fuqishme se vullneti, pse mu me ndihmën e qëndrimit pasiv zhduket nga  vetëdija ajo që është negative, ai kurrë nuk do të arrijë të bëjë me  sukses autosugjestionin. Qenësore është çështja e njohurisë. Kur të jetë  zgjidhur ajo, atëherë të gjitha të tjerat s’janë asgjë tjetër, pos një  lojë dhe zbavitje fëmijësh.
Ashtu siç vepron fuqia e  mendimeve në mbretërinë e funksioneve organike, po ashtu ajo pengon dhe  ndihmon në fushën e shpirtërores. Nëse më detyron përfytyrimi se kam  kujtesë të dobët, vështirë se do të më mbetet gjë në kujtesë; nëse  konsideroj se ndonjë punë mendore nuk do të mund ta bëj, atëherë do të  ndodhë ajo gjë etj. Ndërkaq, përfytyrimet tjera do të veprojnë  krejtësisht ndryshe: ato do të shtojnë aftësitë për punë, do ta rrisin  forcën dhe  mundësinë e njeriut. E meqë mu kjo e fundit ka rëndësi tejet  të madhe për arritjen e suksesit, dy herë më shumë është e nevojshme të  bëhet autosugjestioni i vetëdijshëm. Meqë në mendime njeriu bën ndikim  në vetveten, të manifestuar në mendime, shfrytëzojeni fantazinë dhe  supozoni fort se ajo që dëshironi do të përmbushet. Mos harroni:  Sugjestionit duhet t’i besoni plotësisht, ai duhet të jetë i qartë dhe i  kuptueshëm. Përherë ta keni ndër mend se sugjestioni do të realizohet  gjithmonë në përputhje me përmbajtjen.
Ngritja dhe forcimi i vetëbesimit
Në  mënyrë që me anë të ndikimit në vetvete të rritet dhe të forcohet në  radhë të parë vetëbesimi, kërkohet ta vështrosh veten shpesh në pasqyrë.  Me këtë rast duhet ta vështrosh drejt në sy dhe vëmendjen tënde ta  përqendrosh në përfytyrimin: “Unë jam njeri i cili ka besim në vete!”.   Kuptohet se me këtë rast nuk bën ta varësh hundën, por duhet të kesh  shprehje fytyre të një njeriu fare stabil dhe të sigurt. Sugjestioni i  tillë që ushtrohet çdo ditë ka vlerë të pazëvendësueshme. Ai edhe  frikacakun më të madh, për një kohë të shkurtër, e bën të ndryshojë, e  sidomos atëherë kur thëniet e vete i argumenton edhe me dëshmi. Për këtë  qëllim jua përkujtoj programin, planin dhe vendimet të cilat i merrni  për çdo ditë dhe të cilat në rast të realizimit dhe të plotësimit, bëjnë  që ideja e vetëbesimit të mbisundojë njeriun me sovranitet.
Autosugjestioni i të folurit
E  tash nja dy-ti fjalë për ata lexues të mi të cilët i brengos ndjenja se  vullneti i tyre është fare i pafuqishëm për të luftuar kundër ndikimeve  negative. Në rast të tillë duhet të bëhet sulfrimi, do të thotë të  ushtrohet ndikimi me anë të fjalës së shqiptuar. Me këtë rast aksioni i  drejtpërdrejtë i  vullnetit, siç kam theksuar më parë, të drejton kundër  shkatërruesit të harmonisë jetësore. Po ajo gjë që te mënyrat e  përmendura më parë të sugjestionit vetëm mendohet, këtu ndërkaq  shqiptohet, ç’është e drejta jo aq zëshëm, por megjithatë aq sa për t’u  dëgjuar qartë me veshët e tu. Ajo që duhet të ndodh duhet të formulohet  shkurt, madje sipas parimeve, të cilat tashmë janë theksuar dhe  përcaktuar. Formula duhet të jetë kështu e shkruar dhe e prerë. Gjatë  ditës duhet të shqiptohet disa herë duke pasur besim të madh në veprimin  e saj. Në këtë rast ka rëndësi edhe rrethana se duhet të nisemi nga  pikëpamjet e vetëkuptimit, sepse kjo zërin e bën fort të bindshëm, kurse  edhe vetë përfytyrimet, të cilat krijohen më këtë rast, bëhen edhe më  të forta.
Për çdo dëshirë, për çdo gjendje  shpirtërore gjendet lehtë formula përkatëse. Si e do nevoja, në të  njëjtën kohë sipas mundësisë merret vetëm një. Ndërkaq, nëse njeriu  lëngon nga një sërë sëmundjesh dhe të metash, do të përdorë atë formulë  që i përfshin të gjitha. Ta zëmë: “Nervat e mi janë të qetë dhe nuk kam  asnjë brengë” etj. Me rastin e autosugjestionit është mirë që njeriu të  jetë vetëm; me rastin e shqiptimit të ndonjë fjale duhet të merrni frymë  thellë dhe ngadalë. Edhe gjatë autosugjestionit, të zbatuarit  sistematik dhe të rregullt ka rëndësi tejet të madhe: për këtë shkak  duhet të caktohet kohe e saktë kur do të ndikosh në vete; momenti më  efikas është në mëngjes dhe në mesditë, e përpos kësaj edhe në mbrëmje  pak para gjumit. Formula e caktuar pastaj duhet të shqiptohet me temp të  shpejtuar 20-25 herë.
Shqiptimi i pandërprerë në  mënyrë të lirë i formulës sugjestive ka rëndësi tejet të madhe, sepse në  këtë mënyrë kurrnjë mendim tjetër nuk do të jetë në gjendje të tërheq  vëmendjen nga ndonjë objekt tjetër. Nëse ta zëmë formulën sugjestive e  shqiptojmë tejet shpejt, me shpejtësinë me të madhe, atëherë aty  kurrfarë mendimi tjetër nuk mund të përzihet dhe në këtë mënyrë, mendimi  që shqiptohet, bëhet më i fortë dhe më aktiv. Se mendimi i shqiptuar  drejt mbisundon përherë mbi ne, mund të vërehet lehtë edhe vetë.  lëshojeni krejtësisht të lirë dorën tuaj të djathtë pa e shtrënguar me  këtë rast asnjë muskul, dhe ashtu të lirë lëreni të varur për trup, e  pastaj shqiptojeni mendimin tjetër pa e ndërprerë asnjë pjesë të  sekondës: “Nuk mund ta ngris dorën, nuk mund ta ngris dorën” etj. etj.  Tashti kur e përsëritni se nuk mund ta ngritni dorën, përpiquni që,  megjithatë, ta ngritni, do të shihni se e keni kot, dhe nëse përpiqeni  edhe disa fish më shumë. Ndërkaq, nëse përkrye të gjithave, megjithatë, e  ngritni dorën do të thotë se mendimin nuk e keni shqiptuar drejt dhe  shpejt sa duhet dhe për këtë shkak ka dominuar më shumë mendimi i  kundërt.
Njeriu përherë mund të bëjë vetëm atë gjë që  momentalisht ia sugjeron përfytyrimi më i fortë. Dhe për këtë kur më  thoni se jeni në gjendje edhe të ecni dhe të qëndroni dhe t’i bëni edhe  një mijë punë të tjera, e që me këtë rast përfytyrimi përkatës të mos ju  shfaqet në vetëdije, sërish do t’jua përkujtoj ndërdijen, ku krijohen  dhe nga ku dalin përfytyrime mbi çdo gjë që “mund ta bëni” ju.
Me  këtë, lexues të nderuar, e përfundoj kreun në të cilin u njoftuam me  nxitësin shpirtëror të suksesit. Kur të dimë se si përdoret  autosugjestioni, do ta kemi në dorë mjetin më të fuqishëm për të arritur  suksesin personal. Nëse këtë mjet do të dimë ta përdorim me vetëdije  dhe racionalisht, duke u bazuar mbi  gjithë atë që kemi thënë më parë,  sukseset e shumanshme që do t’i arrini me këtë rast do të na ngazëllojnë  edhe rrethin tonë.
MENDONI POZITIVISHT!
Mendimet janë forcë e cila vë në lëvizje edhe qiellin edhe tokën.
Fund.
(Pjesë nga libri “Sistemi i suksesit” pjesa e parë)
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 9:23:00 AM
9:23:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
