Qentë janë aq të lidhur me njerëzit, saqë në çast mund ta ndiejnë se a  janë ata të gëzueshëm, të lodhur, depresivë, ose për shembull kur ju  dhemb koka, para se njerëzit të japin çfarëdo shprehjeje fytyre ose  ndonjë shenjë tjetër trupore, tregon studimi i Universitetit të  Floridës. 
Edhe pse hulumtuesit besojnë se telepatia e qenve  është e lindur, duke vënë në pah se qentë shtëpiakë në leximin e  mendimeve janë më të suksesshëm se kafshët e egra. Por, nuk janë vetëm  kafshët shtëpiake 
kanakare telepatike – njerëzit i lidhin dëshmitë e  tyre në veçanti me binjakët njëvezor.
Madje edhe kur janë të  ndarë me kilometra, binjakët pohojnë se në të njëjtën kohë fuqishëm kanë  ndier se çfarë ka ndodhur me vëllanë ose motrën në kontinentin tjetër:  nga ndodhitë intensive si fatkeqësi komunikacioni e deri tek takimet  romantike me përfundim të mirë. Anekdota të ngjashme ka shumë, por asnjë  eksperiment nuk e ka vërtetuar pa mëdyshje e as përgënjeshtruar  fenomenin e telapatisë.
Eksperimenti me binjakët dhjetëvjeçar,  Richard dhe Damien Powell, është një nga të fundit që ka tentuar këtë.  Ata më parë i kishin ndarë, e pastaj para Damienit kanë filluar t’i  thyejnë pjatat dhe më vonë t’i shpojnë balonat. Në hapësirat e katit të  dytë Richard ka qenë i relaksuar dhe i lidhur për poligraf, i cili çdo  çast ka regjistruar ndryshimin e pulsit, frymëmarrjes dhe tensionit të  gjakut.
Rezultatet tregojnë se si Richard pavetëdijshëm i ka ndier reaksionet e vëllait të tij.
Për telepati duhen dy veta
Dy mendje pa paragjykim dhe të relaksuara fizikisht e mentalisht, është hapi i parë për fillimin e një eksperimenti me telepati 
Vizualizimi mes mendjeve
Dhënësi dhe marrësi do të duhej të vizualizonin se si mendjet e tyre janë të lidhura përmes tubave ose telave.
Fotografitë përmes tubave udhëtojnë në mendjen e tjetrit 
Përderisa  dhënësi dërgon shembullin e fotografisë së mollës, duhet që sa më qartë  të paramendojë se si ajo udhëton deri te marrësi.
Spiunët që shohin larg
Përgjatë  luftës së ftohtë, në Institutin Stanford, institut për hulumtime  psikologjike në New York dhe në laboratorë të tjerë të fshehtë, ushtria  amerikane dhe CIA i kanë shfrytëzuar telepatikët, të cilët përmes  projektit sekret “Stargate” i kanë spiunuar rusët, derisa as që ishin  larguar nga Amerika.
Sipas dëshmisë së telepatikut Joseph  McMoneaglea, i cili ka qenë spiun deri në përfundimin e projektit në  vitin 1995, me anë të kësaj teknike të “shikimit në largësi” ka arritur  të zbulojë bazat e fshehura në anën tjetër të botës.
Spiunët  paraprakisht mbështeteshin në lidhjen telepatike me një njeri tjetër, e  më vonë edhe vetëm në hartë. Suksesi më i madh i operacionit “Stargate” ,  ka qenë ai i vitit 1979, kur kishin zbuluar lokacionin dhe ndërtimin e  nëndetëses ruse “Typhoon”, shumë kilometra në brendësi të vendit. 
Rol  të rëndësishëm kanë luajtur edhe në krizën e pengjeve të vitit 1979 në  Iran. Me këtë rast kishin arritur të “shohin” se në çfarë gjendje ishin  pengjet dhe në çfarë kushtesh po mbaheshin. Eksperimenti i kohëmëparshëm  me McMoneaglen, në të cilin ai provoi të zbulojë lokacionin e një  gruaje, tregoi rezultate të dyzuara, dhe vazhdim të lojës mes fascinimit  me telepatinë dhe shkencës së pastër.
Mendja e relaksuar është e hapur
Në  departamentin e parapsikoliogjisë në Universitetin e Edinburghut,  doktor Paul Stevens përpiqet të dëshmojë se si të gjithë njerëzit kanë  aftësi telepatike. Njerëzit i vështron në një gjendje tërësisht të  relaksuar, e ngjashme me të ëndërruarit, në të cilën mendja është e  hapur për informata të reja
Demonstrimi i telepatisë
Testet  klasike për testimin e telepatisë pretendojnë thjeshtësinë, ndërsa  kartat e Zenerit janë më të njohurat. Përbëhen nga 25 karta, në të cilat  janë pesë simbole. Mundësia statistikore e të qëlluarit është 20 për  qind, kurse për demonstimin e telepatisë duhet që vazhdimisht të  qëllohen më shumë. 
Lidhja ruse në largësi 
Me komunikimin  mendor në largësi janë marrë edhe rusët, ndërsa eksperimenti më i  njohur është ai mes biofizicientit Jurij Kamenski dhe gazetarit moskovit  Karl Nikolajev. Ata ia kanë dalë të shkëmbejnë porosi në distancë prej  3200 kilometrash, gjë që është vërtetuar me anë të instrumenteve.
Lavdërimi nga Einsteini
Albert  Einstein ka marrë pjesë në eksperimentin e shkrimtarit Apton Sinclair  dhe gruas së tij. Albert Einstein shkroi parathënien për librin e tij  “Mental Radio”, ku shkruan se si gruaja e Sinclairit në mënyrë  telepatike i ka pranuar dhe më pas riprodhuar vizatimet. 
Ndjenja në largësi
Telepatia rrjedh nga fjala greke tele, që do të thotë largësi dhe pathe ndjenjë. Ajo është komunikim mes dy mendjeve
http://universexplorer.forumativo.com/t445-qente-kane-aftesi-te-lexojne-mendimet
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 




