Ja çfarë rrëfen një gazetare në median britanike që merret me çështjet psikologjike.
‘Natën  e kaluar pashë në ëndërr sikur isha në një tren me avull dhe po shkoja  në shkollën time të mesme, një shkollë me konvikt dhe njëherazi nisa që  të përjetoja një ndjesi paniku dhe stresi më pushtoi të tërën. Në atë  moment u çova dhe e ndjeva se nga kjo ëndërr e fundit që pashë zemra po  më rrihte si e çmendur dhe po më merrej fryma. Ëndrra të tilla nuk janë  aspak të rralla. Ëndrrat e mia janë shumë të gjalla, plot ngjyra, me  shumë emocione dhe ankth fajësie dhe panikun në disa raste. Disa 
ëndrra  janë të plota, disa të copëtuara, ka nga ato që shfaqen vetëm një herë  dhe të tjera që janë serial dhe vazhdojnë nëpër net të tjera. Shpesh  shoh se jam duke kërkuar diçka në një shtëpi të vjetër gjysmë të shembur  me dhoma të braktisura që i takon të jetë e ngjashme me shtëpinë time  të fëmijërisë. Me raste, ëndrrat shndërrohen në zhgjëndrra dhe këto  pastaj janë ëndrra me shumë ankth dhe tmerr.
Nga ana tjetër,  bashkëshorti im ka ëndrra që janë zakonisht të mërzitshme, nuk i  përcjellin as emocione, as ankthe dhe as tmerre të tilla si ëndrra në të  cilat ai është duke blerë bojën e printerit, apo ndonjë biletë për në  stadium. Duket se meshkujt dhe femrat ëndërrojnë në mënyrë të ndryshme.  Gratë zakonisht kanë një variacion më të madh ëndrrash sesa meshkujt dhe  kjo është e bazuar edhe në kërkime të vërteta shkencore dhe në sondazhe  të zhvilluara në kohë të ndryshme nga psikologët dhe studiuesit e botës  së ëndrrave.
Sipas tyre, gratë janë më të prirura ndaj ëndrrave  me ankthe dhe me panik, ndaj ëndrrave emocionale, surreale, dhe që  shkaktojnë më shumë shqetësime gjatë gjumit. Sipas një studimi  sugjerohet që një nga shkaqet e këtij ndryshimi mes meshkujve dhe  femrave edhe në botën e ëndrrave janë pikërisht hormonet tona të  ndryshme dhe ndikimi i veçantë që ato kanë ndaj nesh, pra në organizmin  tonë edhe kur jemi në gjumë.
Zakonisht, sipas studimeve, ëndrrat  më emocionale, ose më me ankth janë gjatë periudhës para ardhjes së  periodave. Një studim i universitetit të Anglisë Perëndimore sugjeron se  ndryshimet në temperaturën trupore të trupit femëror të shkaktuara nga  cikli mujor janë rrënja, ose themeli i ëndrrave dhe shumëllojshmërisë së  tyre emotive. Temperaturat trupore rriten pas ovulacionit dhe bien pak  para fillimit të periodave. 
Sipas një studiueseje, gratë që  ndodhen në periudhën paramenstruale kanë ëndrra më agresive dhe kanë më  shumë shanse që të mbajnë mend ëndrrat e tyre. Jo më kot gjatë  shtatzënisë femrat kanë gjithashtu ëndrra shumë të gjalla dhe  interesante. 
Kjo sepse niveli i hormoneve rritet dhe gratë në  këtë periudhë kanë një periudhë më të gjatë ëndërrimi në të  ashtuquajturën gjendja REM, gjendja në të cilën zakonisht zhvillohen  ëndrrat. Fazat e avancuara të shtatzënisë janë gjithashtu shumë  shqetësuese për gjumin e grave dhe shanset për t’i mbajtur mend ëndrrat  janë shumë më të mëdha. Shtatzënia ka një impakt të madh në ëndërrim  duke shtuar zakonisht ankthet, imazhet me kafshë dhe ujin.
Por  nuk janë vetëm gratë me barrë ato që preken nga ankthet. Në përgjithësi  nga të gjitha sondazhet dhe raportimet, gratë kanë ëndrra shumë më të  gjalla dhe me emocione se burrat në të gjitha fazat e tyre të jetës dhe  të situatës hormonale. 
Vetëm 19% e burrave në krahasim me 30% të  grave kanë raportuar për përjetime ankthesh dhe shqetësimesh. Një  tjetër dallim mes meshkujve dhe femrave për sa i përket botës së  ëndrrave është se gratë i mbajnë mend më mirë ato që shohin në gjumë,  dinë të flasin për detaje ngjyrash dhe madje edhe aromash, ndërkohë që  meshkujt nuk kanë një memorie të tillë. 
Disa shkencëtarë thonë  se gratë mbajnë mend, sepse u kushtojnë ëndrrave më shumë vëmendje sesa  meshkujt, ndërkohë që këta të fundit në mënyrë të vullnetshme nuk u  kushtojnë rëndësi domethënies dhe emocioneve të përjetuara gjatë natës. 
Sipas shkencëtarëve, fokusimi në mendimet e rëndësishme aktivizon një rajon të trurit që është i lidhur me memorien.
Kështu,  sa më shumë dramatike të jetë ëndrra aq më domethënëse do të jetë ajo  dhe aq më të mëdha janë shanset që kjo ëndërr të mbahet mend. Por  ndërkohë thuhet se një njeri, në rast se dëshiron, apo i vë vetes  qëllim, mund të jetë shumë i mirë dhe i suksesshëm në të kujtuarit e  ëndrrave të tij. Për sa u përket grave, kjo ndodh më shpesh edhe për  faktin se ato flasin më shumë me njëra-tjetrën në lidhje me ëndrrat. 
Ndërkohë,  tendenca për të qenë më të hapura ndaj çdo gjëje të re dhe të ndershme,  jashtë normave, emocionale dhe ekspresive vihet re më me shumicë te  gratë sesa te burrat. Kjo shpjegon faktin se përse ato synojnë që t’i  mbajnë mend dhe t’i diskutojnë ëndrrat për të marrë prej tyre ndonjë  kumtim, apo mesazh shtesë. 
Kjo sepse besojnë intuitivisht tek  ekzistenca e një bote jo reale, që gjithsesi dhe pavarësisht se nuk  është materiale ekziston dhe mbi të gjitha e shpreh vetveten pikërisht  përmes shenjave, pjesë e të cilave janë edhe vetë ëndrrat.
Gratë  janë të trajnuara që të priren më shumë emocionalisht ndaj ngjarjeve  krahasuar me meshkujt dhe janë më të gatshme që të ndajnë me të tjerat  përvojat e tyre emocionale. Do të ishte me të vërtetë diçka zbavitëse  sikur ajo çka do të na duhej që të bënim gjatë natës ishte ajo që bëjmë  në një kinema, pra të uleshim dhe të shijonim ofertën e përnatshme të  mendjes sonë në variantin e ëndrrave.
Në fakt, një ëndërr nëse  përmban ankth, panik, apo ndjesi të tjera që shkaktojnë negativitete  shkakton një situatë jo të mirë te personi që e sheh dhe mbi të gjitha  tek e nesërmja e atij personi. Sepse të nesërmen një ëndërr e keqe, apo  një natë e kaluar në ankthin e një ëndrre të keqe nuk mund të mos lerë  gjurmë. Sipas një sondazhi del se gjysma e grave që shohin ëndrra me  ankth gjatë natës janë të lodhura gjatë ditës. Kjo lodhje rritet dhe  shtohet me rritjen e moshave. 
Kështu, gratë që janë në një moshë  më të madhe se 30 vjeç lodhen më shumë nga ëndrrat e këqija dhe e kanë  më të vështirë që të lehtësohen nga ndikimi i tyre gjatë ditës që pason.
Kështu,  ndërsa ëndrrat në fakt janë zbavitëse deri në njëfarë mase, sepse është  si të përjetosh një film me shumë dimensione do të ishte më mirë që të  dinim si t’i menaxhonim, apo edhe në fund të fundit të zgjidhnim t’i  kishim, apo jo pjesë e gjumit tonë. 
Sigurisht që kjo e fundit  nuk është shumë e lehtë, sepse në fund të fundit ato vijnë nga zona  subkoshenciale dhe mbi të gjitha janë produkt i diçkaje që nuk e dimë se  si funksionon dhe që nuk mund ta ndalojmë.
Megjithatë, deri në  njëfarë mase mund të bëjmë edhe ne punë tonë. Kështu, dihet se një darkë  e rëndë ka një ndikim shumë të madh tek ëndrrat tona ndaj shmangia e  saj është në masë për të parandaluar botën e ankthit ku mund të zhytemi.  Për një gjumë të mirë përveç të mosngrënit para fjetjes është shumë e  rëndësishme edhe të krijosh momentet e paraçlodhjes si për shembull një  banjë me ujë të nxehtë, apo një çaj kamomil.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 




