Sapo e ke takuar dikë mahnitës... mirëpo është një pengesë: Dashuria  jote e re jeton shumë, shumë larg. Qe një vështrim të çështjeve që do të  dalin - dhe si ta mbash lidhjen tënde të fortë.
            
Edhe  nëse se ke parë filmin "I Pagjumë në Seattle", ka shumë gjasa që e ke  pyet veten: A mund të jetë miku im i shpirtit atje diku, shumë kilometra  larg... ndoshta në anën tjetër të shtetit ose në anën tjetër të botës?  Para afër dhjetë viteve, sigurisht kurrë s'kishe me kuptu këtë gjë:  
bazeni yt i takimeve ka qenë i kufizuar në loçkën që ka punu në  ndërtesën e zyrës tënde ose në shokun e fqinjës tënde. Por tash, duke iu  falënderua takimeve online, miqtë potencialë mund të gjenden pothuajse  kudo, dhe lidhjet në distancë janë më të zakonshme se kurrë.
            
U  mor vesh, askush s'mund të argumentojë se lidhja në distancë të madhe  (ose LDM) është e lehtë. Janë fluturimet e gjata ose udhëtimet me  veturë, fundjavat e rrufeshme bashkë dhe periudhat e vetmisë ndërmjet.  Plus, LDM-të mund të jenë hutuese. Ato duket sikur e kërkojnë bashkësinë  e vet të rregullave të takimit - ekskluziviteti dhe përkushtimi vijnë  në shprehje shumë më shpejt, si edhe ato "bisedat e lidhjeve" sfiduese.  Megjithatë, shumë çifte kanë lidhje të kënaqshme dhe bile përfundojnë  bashkë për të mirë. Nëse je i (e) hapur ndaj mundësisë për dashuri në  distancë të madhe, ja ku janë disa ndihmesa për ta arritur një gjendje  të lumtur:
            
Pyetni veten: A do t'kishit dashtë  ndonjëherë të shpërnguleni? Po, qysh në fillim - brenda disa javëve kur  filloni të takoheni. N'fund t'fundit, nëse të dy përgjigjeni: "Kurrqysh,  kurrë", atëherë pse të vazhdoni? Laurie Puhn, autore e Besimi i  Shpejtë: Si t'i Ndërrosh Fjalët Tua Për Ta Ndërruar Jetën Tënde,  këshillon të thuhet: "Dëgjo, po m'pëlqen dhe nuk po them se jemi diku  afër për me qenë gati m'u zhvendosë. Qartas jemi n'fillim. Por po e pyes  veten athua shpërngulja është diçka që do ta konsideroje ndonjëherë."
            
Diskutoni  vizitat tuaja... Nëse doni ta mbani një LDM të vazhdojë, është mirë të  planifikohet në mënyrë eksplicite se sa shpesh do ta shihni  njëri-tjetrin. Së pari, gjejeni sa shpesh do të donit të dilni po të  jetonit në të njëjtin vend. Bëni gjoja distanca dhe kufizimet shoqëruese  të shpenzimeve dhe të kohës nuk ekzistojnë. A do të donit ta shihnit  njëri-tjetrin çdo fundjavë? Një herë në muaj? (Këtu mund ta kuptosh,  nëse jeni asi personi që ki nevojë ta strukesh të dashurën tënde (të  dashurin tënd) në kauç pesë net në javë, se LDM nuk është për ty.) Tash  merre atë përgjigje dhe ktheji rrethanat tua në ekuacion për ta gjetur  se sa mundesh t'i afrohesh atij ideali duke mos u 'kriposur' ose kaluar  pjesën më të madhe të kohës në rrugë.
            
Çështja tjetër  është, kush udhëton dhe kush bën konak? Një informatë befasuese: Nuk  keni nevojë ta ndani udhëtimin baraz - përderisa ka arsye të mira për  to, vizitat e një-anshme nuk janë jofer. Puhn këshillon një teknikë të  ndërhyrjes që ta bëjë këtë diskutim që të shkojë më butë: "Provo të  vendosesh në pozitën e personit tjetër dhe t'i ndihmosh atij (asaj) të  jetë vetjak duke i numëruar të gjitha arsyet pse duhet të vish te vendi i  tij (saj), prej pikëpamjes së tyre," thotë ajo. Kjo do të mund të  përfshinte: Shpesh më duhet të punoj në fundjavë; Jam student prandaj  tash nuk kam të ardhura për ta paguar fluturimin; e kam një fëmijë apo  një mace nevojtare; ose bile, ka kaq më shumë gjëra për të bërë në  qytetin tim sesa në tëndin. "Posa t'i keni të gjithë faktorët në  tavolinë," thotë Puhn, "mund t'i rangoni" dhe ta kuptoni kur të shkoni  ku.
            
Nëse vizitat kanë tendencë të jenë te vendi i  njërit person në pjesën më të madhe të kohës, mund t'i vendosni  rezultatet në mënyra tjera. Katrina Ramser, 34, fluturonte ta shohë  partnerin e saj të distancës së madhe (PDM) në anën tjetër të shtetit  çdo disa javë, sepse ai kurrë s'kishte fluturuar më parë dhe nuk  dëshironte të fillojë së shpejti. Për t'i kompensuar këto harxhime, ai  do t'i merrte harxhimet gjatë vizitës së saj.
            
Dhe  ribisedoni vizitat tuaja derisa gjërat nxehen... Me gjasë do ta kuptoni  se orari juaj i vizitave ka nevojë për përshtatje derisa raporti juaj  zhvillohet. Shqyrtoni temën posa ta ndieni se gjërat s'po funksionojnë:  "E di se kemi thënë se do ta shohim njëri-tjetrin një herë në muaj,  mirëpo mua nuk po m'duket mjaft. Po m'merr malli. A mund ta mendojmë një  mënyrë që t'i bëjmë vizitat tona më të shpeshta?" Nëse s'keni pas kurrë  rregull, ndoshta është koha ta vendosni një: "Mendoj se kjo po shkon  mirë, dhe do të doja të të shihja të paktën dy herë n'muaj. Ta bëjmë  prioritet, sepse është kaq lehtë të mbushen ato fundjava me gjëra të  tjera, dhe pastaj asnjëherë s'do ta shohim njëri-tjetrin."
             
Largohuni  nga ishulli juaj i vogël gjatë vizitave. Kur jeni bashkë, shmangiuni  joshjes të silleni sikur jeni në ishullin tuaj privat. Mos e injoroni  pjesën tjetër të botës: Nëse e takoni vetëm njëri-tjetrin, lidhja juaj  do të ekzistojë brenda një flluske të brishtë, dhe ajo flluskë do të  pëlcasë sapo të filloni të ndërveproni me njerëz të tjerë. Bëni takime  të dyfishta, takoni miqtë dhe familjen, dhe shkoni në ahengje prej  fillimit. Derisa e njihni njëri-tjetrin, duhet të shihni se si i dashuri  (e dashura) juaj funksionon në botë; po ashtu, përballja me botën  bashkë do ta forcojë lidhjen tuaj.
            
Mbajeni xhelozinë  në gji duke e informuar. Ndërmjet vizitave, është me rëndësi ta mbash  vetveten të zënë, dhe pjesë e kësaj përfshin bërja e miqve të rinj dhe  vazhdimi i shkuarjes në ahengje, në kinema, në darkë, në rrethin tënd  javor të thurjes ose Klubin e Gërvishtjes. Por po ashtu është lehtë të  bëhesh mosbesues për atë se si PDM jot po e kalon kohën e vet. Për ta  siguruar njëri tjetrin se nuk po e lakoni rrugën, sigurohuni që ta  mbushni njëri-tjetrin me krejt njerëzit me të cilët po e kaloni kohën.  Ngjyrosni përshkrimet me, "Vërtet kisha dashtë të jesh këtu t'i takosh  miqtë e mi të rinj," ashtu që PDM yt të mos ndihet i (e ) kërcënuar.
            
Shmanguni  kalimit të tërë kohës me një person - kjo lehtë do të mund të  zhvillohej në skenar të "frajerit/femrës zëvendësues(e)" dhe të çojnë në  provokim. Në vend të kësaj, rrini me shumë njerëz. Nëse PDM tuaj ende i  duket vështirë të ju besojë, edhe pse ti je libër i hapur rreth miqve  tu dhe po thirr kur thua se do të thirresh, ndoshta nuk ka shumë çka  mund të bësh. Puhn këshillon të thuhet: "Po ndihem sikur po bëj gjithçka  që po mundem për të të qetësuar ty. Po e pyes veten a do ta kishe  vështirë të më besoje po të jetonim në të njëjtin vend." Bën pyetje për  ta gjetur ku është çështja në të vërtetë. Për shembull, "A të merakos se  kam shumë miq dhe më pëlqen të jem i shoqërueshëm, apo është diçka e  veçantë që po t'bën me dyshu n'besnikërinë time?" Nuk mund ta rregulloni  problemin derisa nuk e dini çfarë është. Dhe derisa do të mund të donit  të bëni kompromise në disa gjëra, kalimi i kohës me miqtë mund të mos  jetë njëra nga fushat ku ju doni të lakoheni. Ju dy mund të kuptoni -  apo ndoshta do të duhet të vendosni - se i dashuri yt (e dashura jote)  nuk është 'i marum' ('e marume') për LDM.
            
Caktoni  kohën për bisedat tuaja të tipit "Duhet të bisedojmë". Të themi se do të  parapëlqenit ta bëni një "bisedë të raportit" ballë-për-pallë, por  secili moment i një fundjave bashkë duket tepër i çmueshëm për ta sjellë  një çështje therëse si: "Vërtet m'ke qitë prej taktit javën e kaluar  kur nuk m'thirre n'telefon për tri ditë", apo "Pse kurrë s'folim për  t'ardhmen?" Duhet ta caktoni kohën për gjëra mirë. Makaylia Roberts dhe  Neil Binkley u kacafytën me këtë skenar para se të merreshin vesh  bashkë. Zgjidhja e tyre? "Vendosa se nëse duhet ta kemi një bisedë të  vështirë," thotë ajo, "do ta çelja të shtunën pasdite. Në atë mënyrë,  ende e kishim kohën për ta shpëtuar fundjavën."
            
Mbani  gjërat e vogla. E dini se do të duhej të flisnit shpesh, por sigurohuni  të mbani mend të flisni për gjërat e vogla si edhe për pamjen e madhe.  Janë ato detalet e përditshme, në fund të fundit, që ju ndihmojnë të  ndiheni sikur e njihni njëri-tjetrin brenda e jashtë. Nëse mundeni,  thirrni, shkruani e-mail, ose mesazh njëri-tjetrit shpesh. Për disa  çifte, kjo domethënë disa herë në ditë; për të tjerë, disa herë në javë.  Gjene ritmin tuaj, por me gjasë do të doni të rrini në kontakt kështu  më shumë se të tjerët që jetojnë në të njëjtin qytet. Heather, 24, që e  la të fejuarin e vet në shtëpi për një punë verore, e përdorte këtë  taktikë për të mbajtur lidhje me shoqen e vet: "Një herë thirra veç për  m'i tregu se e gjeta lokalin Tesco."
            
Mos e bëj  shkëputjen më të vështirë se që duhet të jetë.  Është një grindje shumë  specifike që ndodh ekskluzivisht në LDM. Quhet grindja  veproj-para-se-të-shkoj, dhe shpesh ndodh disa orë para se të jetë koha  të thuhet lamtumirë. Mos iu dorëzo këtij gabimi të rëndomtë. Kupto se  çka po ndodh në t'vërtetë - nuk je e hidhëruar pse ai (ajo) e la ulësen  lart prapë; jeni të hidhëruar me distancën. Jeni nxehë se nuk do ta  shihni njëri-tjetrin prapë për pesë ose pesëmbëdhjetë ditë. Katrina, që  sapo është shpërngulë në qytetin e njëjtë të ish PDM, e kishte zakon të  ishte fajtore në kapjen e këtyre grindjeve dhe shijimin e heshtjes që  pasonte. "Sinqerisht, ishte më pak e dhimbshme t'i kesh ato zënka dhe  mos me thirr atë për 24 orë pasi largohesha", pranon ajo.
            
Lëvize  ose humbe. LDM përfundimisht duhet të përfundojnë, ose me ndarje ose me  një lëvizje dhe një ndërrim në status. Nëse filloni të bisedoni për atë  se cili nga ju do të shpërngulet, mundohuni të vendoseni në pozitën e  njëri-tjetrit përsëri. Shpjegojani personit tjetër pse mendoni se ai  (ajo) duhet të jetë ai që nuk do të shpërngulet. Kur i keni të gjithë  faktorët në tavolinë, renditni. Personi që shpërngulet mund ta sugjerojë  një periudhë provuese - të themi, "Jam i gatshëm (e gatshme) të  shpërngulem aty ku je ti, por nuk jam i sigurt (e sigurt) se dua të jem  atje përgjithmonë. Pse nuk e provojmë për një vit?" Pajtohuni që pas një  viti, ai që është shpërngulur ka fuqi të vetos për hapin tjetër.
            
Nëse  është koha për ndarje, e keni një arsyetim valid - distancën. Në vend  të "Nuk është puna te ti, po te unë", mund të thuash, "Nuk është puna te  ti apo te unë, është te distanca. Thjesht nuk mund ta bëjmë tutje." Dhe  e dini se kurrë nuk do të ecni nëpër njërën nga shëtitoret tuaja më të  dashura dhe të takoheni me ish-partnerin tuaj me mikun (mikeshën) e vet  të ri (të re). Dhe ato kilometra të fluturimit që i ke kaluar? Trajtoje  veten në një pushim solo - ose vendosi drejt lidhjes tënde tjetër në  distancë.
Shkruan: Caroline TIGER
Përktheu: Ridvan BUNJAKU
bartur nga:www.sa-kra.ch 
            Caroline Tiger është autore e "Udhëzues i Lidhjes në  Distancë të Madhe" - Këshillë për të provokuarit Gjeografikisht.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 5:30:00 AM
5:30:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
