IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


NDERHYRJA E PERSONIT TE TRETE NE PROCESIN CIVIL
Shkaqet dhe pasojat e nderhyrjes se personit te trete
Nderhyrja ne proces eshte hyrja  e nje personi te trete gjate zhvillimit te nje procesi. Ajo mund te jete rrjedhoje e kerkeses nga vet personi i trete
, me kerkese te njeres prej paleve dhe me kerkese te gjykates. Ne lidhje me nderhyrjen ne procesin civil te personit te trete, qofte me kerkesen e tij, me kerkesen e njeres pale apo me kerkese te gjykates duhet te mbahen parasysh disa aspekte te rendesishm:
Kerkesa per nderhyrje mund te behet gjate séances pregatitore ose gjyqesore por derisa te mos jete mbyllur hetimi ne gjykimin e shkalles se pare.Nderhyrja nuk lejohet ne gjykimin ne shkalle te dyte e gjykaten e Larte
Gjykata pranon marrjen pjese te personit te trete ne gjykim me vendim te ndermjetem/Kunder ketij vendimi mund te behet ankim i vecante
Nderhyrja ne process ben qe i treti te fitoje cilesine e pales me te gjitha pasojat qe rrjedhin prej saj, duke patur te drejte te kryej te gjitha veprimet procedurale qe u lejohen paleve
Personi I trete, pasi te jete marr pelqimi I paleve mund te zere vendin e pales per te cilen ka nderhyre dhe kjo e fundit te dale jashte gjykimit
Vendimi gjyqesor do te shtrije efektet ,pra do te jete i I detyrueshem edhe per personin e trete qe ka nderhyre ne process.

Nderhyrja kryesore
Kushdo mund te nderhyje ne nje process gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te tjere, kur pretendon per vete, teresisht ose pjeserisht sendin ose nje te drejte, qe eshte object I padise ne shqyrtim, ose qe lidhet me perfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kunder ted y paleve ose njeres prej tyre.  
Nderhyrja dytesore
Kushdo mund te nderhyje ne nje process gjyqesor qe zhvillohet midis personave te tjere , kur ka interes per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale, me te cilen bashkohet ne gjykim per ta ndihmuar  ate. Ne ndryshim nga nderhyresi kryesor, nderhyresi dytesor nuk pretendon nje te drejte te tij.
Nderhyrja me kerkese te pales
Secila pale mundte therrase ne gjykim nje person me te cilin mendon se ka te perbashket ceshtjen ose nga I cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim, qe lidhet me perfundimin e ceshtjes. Personi i trete mund te thirret me kerkese te shkruar qe paraqitet ne séance pergatitore ose nesekretarine gjyqesore nese ka filluar shqyrtimi I padise. Kerkesa i njoftohet menjehere gjyqtarit, i cili urdheron te njoftohet personi i trete. Thirrja e personit te trete lejohet kur ai ka banim brenda territorit te RSH dhe deris nuk ka mbaruar gjykimi ne shkalle te pare. Pranimi I personit te trete ne gjykim behet me vendim te ndermjetem

Thirrja e personit te trete nga gjykata
Gjykata, kur cmon se procesi gjyqesor duhet te zhvillohet ne prani te nje personi te trete, I cili rezulton se ka interes ne ceshtje, e therret ate dhe per kete qellim e shtyn séance gjyqesore.
Dalja jashte gjykimit te njeres prej paleve
Dalja jashte gjykimit e njeres pale eshte fenomen i kundert me nderhyrjen.  Ajo vjen si pasoje e vendimit te gjykates qe perjashton njeren pale nga pjesemarrja e mevonshme ne process dhe mund te jete si pale fillestare ashtu  edhe pale qe eshte thirrut ne process gjate zhvillimit te tij. Dalja nga procesi I gjykimit ndosh kur gjykata verifikon mungesen e parakushteve te vecanta qe kushtezojne prezencen e pales ne process, ose kur mungojne kerkime te ngritura ne gjykim nga pala ose kunder saj.



Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels