"Me anë të përdorimit të zgjuar dhe ngulmues të propagandës, madje edhe  parajsa mund t‘u paraqitet njerëzve si ferr, dhe anasjelltas jeta më  mjerane si parajsë" - Adolf Hitleri, "Mein Kampf". 
Duke qenë se  mjetet e informimit janë shtuar - nga shtypshkronjat te telefoni,  radioja, televizioni dhe interneti - vërshimi i lajmeve mbushamendëse  është shtuar në mënyrë tejet dramatike. Ky revolucion komunikimi ka çuar  në mbingarkimin me informacion, teksa njerëzit janë të mbytur me lajme  të panumërta që vijnë nga pothuajse çdo drejtim i 
mundshëm. Të shumtë  janë ata që kësaj trysnie i përgjigjen më shpejt dhe i pranojnë ato pa i  hetuar apo pa i analizuar.
Propaganduesit dinakë i pëlqejnë këto  lloj mënyrash - sidomos atë mënyrë të menduari që i bën njerëzit të  veprojnë pa u menduar. Propaganda e nxit këtë lloj mënyre të menduari,  duke trazuar emocionet, duke shfrytëzuar pasiguritë, dykuptimësitë e  gjuhës dhe duke nënshtruar rregullat e logjikës. Sikundër dëshmon edhe  historia, taktika të tilla mund të dalin jashtëzakonisht punëbërëse.
Një histori mbi propagandën
Sot  fjala "propagandë" ka kuptim negativ, duke lënë të kuptohet për  marifete të pandershme, por fillimisht kjo fjalë nuk kishte këtë ngjyrim  kuptimor që ka sot. "Propaganda" me sa duket e ka prejardhjen nga emri  latin i një grupi kardinalësh katolikë romakë, Congregatio de Propaganda  Fide (Kongregacioni [Kisha] për Propagandimin e Besimit). Ky komitet, i  quajtur Propaganda shkurt, u themelua nga Papa Gregori XV në vitin 1622  për të mbikëqyrur misionarët. Gradualisht, "propaganda" mori kuptimin e  përpjekjeve për të përhapur besimin fetar. Por koncepti i propagandës  nuk lindi në shekullin e 17. 
Qysh nga kohët e lashta, njerëzit  kanë përdorur çdo mjet që kanë pasur në dispozicion për të përhapur  ideologjitë apo për të rritur famën dhe pushtetin. Për shembull, arti ka  shërbyer për qëllime propaganduese që në ditët e faraonëve egjiptianë.  Këta mbretër i ngrinin piramidat e tyre për të pasqyruar imazhin e  pushtetit dhe qëndrueshmërisë. 
Ngjashëm, arkitektura e romakëve  shërbente për qëllime politike: mbulimin me lavdi të shtetit. Termi  "propaganda" mori ngjyrim negativ gjatë Luftës së Parë Botërore, kur  qeveritë filluan të luanin rol aktiv në dhënien e trajtës informacionit  të luftës të përhapur nga media. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf  Hitleri dhe Jozef Gëbelsi dolën se ishin mjeshtër të propagandës.Duke  vijuar me Luftën e Dytë Botërore, propaganda sa vinte e bëhej gjithnjë e  më shumë një vegël e madhe, për të nxitur politikën kombëtare. Qoftë  blloku perëndimor, ashtu edhe ai lindor, bënë fushata të plota, për të  fituar masat e mëdha të njerëzve asnjanës që të merrnin anën e tyre. 
Çdo  aspekt i jetës kombëtare dhe asaj politike u shfrytëzua për qëllime  propagandistike. Vitet e fundit, sofistikimi në rritje i teknikave të  propagandës është bërë i dukshëm në fushatat zgjedhore, sikurse në  reklamimin e shoqërive të duhanit. Të ashtuquajturit ekspertë dhe  udhëheqës të tjerë janë përdorur për ta portretizuar pirjen e duhanit si  magjepsëse dhe të shëndetshme dhe jo si rrezik për shëndetin e  njerëzve, sepse i tillë është. 
Sipas përllogaritjeve të  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit vdesin jo pak, por 5  milionë njerëz. Kjo shifër është e barabartë me zhdukjen nga harta të  një popullsie sa ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.
Përgjithësimet
Një  tjetër taktikë mjaft e suksesshme e propagandës është përgjithësimi.  Përgjithësimet kanë prirjen të errësojnë faktet e rëndësishme për të  dhënat e vërteta të çështjes dhe përdoren zakonisht për të poshtëruar  grupe të tëra njerëzish. "Ciganët (apo emigrantët) janë vjedhës" është,  për shembull, një frazë që dëgjohet shpesh në disa vende europiane. 
Por,  a është e vërtetë kjo?Damkosje të tilla s‘bëjnë tjetër vetëm se  shkaktojnë një lloj furie ksenofobie dhe shpeshherë raciste kundër të  huajve. Faktet kanë treguar, megjithëkëtë, se kur bëhet fjalë për vepra  kriminale, fajtorët në atë vend ka më shumë të ngjarë të jenë vendës në  vend se të huaj. Anketimet kanë treguar se në Greqi, "96 nga 100 për  qind të krimeve kryhen nga grekët". Shkaqet e veprimtarisë kriminale  janë ekonomike dhe shoqërore, jo "raciale". Gjithë fajin e ka media që  "në mënyrë sistematike kultivon ksenofobinë dhe racizmin, duke  shtrembëruar realitetin".
Disa njerëz i fyejnë ata që nuk ndajnë  të njëjtin mendim me ta, duke vënë në pikëpyetje karakterin apo motivet e  tyre në vend se të përqendrohen te faktet. Etiketimi s‘është veçse një  mënyrë negative dhe e lehtë për të mbajtur mend një person, një grup apo  ndonjë ide. Etiketuesit shpresojnë që taktika e tyre të bëjë punë. 
Në  qoftë se njerëzit hedhin poshtë personat apo idenë në bazë të  etiketimit negativ në vend që t‘i peshojnë vetë faktet dhe provat,  atëherë strategjia e etiketuesit ka bërë punë. Ky marifet u zbulua nga  Instituti për Analizën e Propagandës në vitin 1938.Instituti për  Analizën e Propagandës vëren se "emrat e këqij kanë luajtur një rol  tmerrësisht të fuqishëm në historinë e botës dhe në zhvillimin tonë  individual. Ato kanë shkatërruar reputacione, …kanë çuar [njerëz] në  biruca dhe ua kanë prishur aq shumë mendjen njerëzve sa kanë qenë të  gatshëm të marrin pjesë nëpër beteja dhe nëpër kasaphana për të vrarë të  afërmit e tyre".
Loja me emocionet
Sido që ndjenjat janë  të pavenda kur bëhet fjalë për pohime të bazuara mbi fakte apo në  logjikën e argumentit, ata luajnë një rol të madh sa i përket bindjes.  Thirrjet që u bëhen ndjenjave krijohen nga reklamuesit e praktikuar, që  luajnë me ndjenjat me po aq mjeshtëri sa edhe virtuozi luan në piano.
Urrejtja  është një emocion i fuqishëm që shfrytëzohet me mjeshtëri nga  propaganduesit. Një gjuhë e ngarkuar është veçanërisht e volitshme për  arritjen e qëllimeve të caktuara. Duket se përdorimi i fjalëve të  pahijshme nxit dhe shfrytëzon urrejtjen kundër grupeve fetare apo  raciale dhe etnike.Disa propagandues luajnë me krenarinë.
Shpesh  dëgjojmë për fraza të tilla si: "Çdo njeri i zgjuar e di se…" apo "E  po një person me aq pak shkollë sa ke ti s‘mundet të…". Thirrjet e  gabuara që i bëhen krenarisë bëhen me qëllim për të shkaktuar te të  tjerët frikë dhe për t‘i bërë të mendojnë se janë budallenj.  Profesionistët e artit të bindjes janë shumë të mirënjohur për këto.
Parullat dhe simbolet
Parullat  janë shpallje tinëzare që zakonisht përdoren për të shprehur pozita apo  qëllime. Për shkak të dinakërisë së tyre, është e lehtë që të jesh në  një mendje me to.Demagogët janë mjeshtër në përdorimin e parullave të  shkruara dhe të folura, ndërsa njerëzit nuk arrijnë të dallojnë synimin e  vërtetë që qëndron pas demagogjive të tyre. 
Sido që demagogët  përdorin mjeshtërisht tema të tilla si atdheu, familja, ndershmëria  morale etj., gjetiu e kanë synimin.Kështu që arti i propagandës mund të  paralizojë mendimet, pengon të menduarin e qartë dhe aftësinë shquese  dhe i kushtëzon njerëzit të veprojnë si turmë e çorganizuar.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 3:13:00 AM
3:13:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
