IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema: Perfeksionizmi dhe utopia.
Deontologjia, funksioni i idealeve, rreziqet.
Perfeksionizmi dhe demagogjia.
PERFEKSIONIZMI DHE UTOPIA
"Ajo që e ka bërë gjithmonë shtetin një ferr mbi tokë është pikërisht përpjekja e njeriut për ta shndërruar në parajsen e vet. "Helderlin”.
Deontologjia e kuptuar keq
Sikurse ka një realizëm të keq, ka, në skajin tjetër, një idealizëm të keq: perfeksionizmi. Të dy skajet i japin forcë njëri-tjetrit: realizmi i keq ushqen, si kundërveprim, perfeksionizmin dhe, anasjelltas, perfeksionizmi shtyn polemikën realiste.
Problemi është të përcaktohet dallimi midis idealeve të kuptuara mirë dhe idealeve të kuptuara keq dhe, midis idealeve të përdorura mirë dhe idealeve të përdorura keq: ku "perfeksionizmi" ka kuptimin e një mënyre të gabuar të kuptimit dhe përdorimit të tyre.
Kushdo që diskuton për demokracinë arrin të diskutimi për sovranitetin popullor, barazinë dhe vetëqeverisjen. Këto koncepte cojnë te njëri-tjetri. Kur thua se populli është sovran, nënkuptohet një sovranitet i barabartë i individëve që e përbëjnë. Dhe populli është i tillë, apo gjithnjë e më i tillë, sa më shumë vetëqeveriset.
Më tej: nëse të gjithë janë njësoj sovrane, atëherë secilit i takon një pushtet i barabartë; dhe nga pushteti i barabartë mund të arrihet te barazia e përgjithshme.
Cila është natyra e saktë e tri koncepteve në fjalë?
Varet, sepse ato mund të kuptohen qoftë në mënyrë përshkruese, qoftë në mënyrë normative. Në kuptimin përshkrues, sovraniteti popullor është sidomos një parim legjitimiteti, barazi do të thotë veçanërisht ligje të barabarta dhe votë e barabartë, kurse vetëqeverisja zbatohet vetëm te mikrodemokracitë.
Po shumicën e herëve, dhe në kontekstin e teorisë së demokracisë, këto koncepte kuptohen në mënyrë preskritive, normative, dhe themelojnë deontologjinë demokratike. Në është kështu, duhet të qartësojmë mirë që ato janë ideale normative dhe, në këtë kuadër, të përcaktojnë c'natyrë dhe c’funksion kanë idealet.
HAPI I PARË
Të përcaktosh nëse një ideal është ideal,  mund të ngjasë banal. Po nuk është kështu.
Le të marrim konceptin e barazisë.
Xhefersoni bëri që në Preambulën e Deklaratës së Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara në 1776 të shkruhej që "të gjithë njerëzit janë krijuar të njëjtë".
Për Xhefersonin kjo ishte një "e vërtetë që flet vetë"; po, pa bërë hamendje se c'janë të vërtetat që flasin vetë, është e vërtete që premisa e tij është formuluar në formën e pohimit të një fakti. Si e tillë ajo nuk mund të mbrohet (fakti nuk është kështu).
Ta riformulojmë në mënyrë normative në këtë mënyrë: "të gjithë njerëzit duhen vlerësuar sikur të qenë krijuar të barabartë".
Kuptohet, Xhefersoni (duke lënë mënjanë ciltërsinë e tij) bëri shumë mirë që e paraqiti rekomandimin e vet si një të vërtetë faktike. Po, nëse vlera e pohimit të tij kundërshtohet, atëherë duhet ta mbrojmë si duhet mbrojtur.
Nuk është fakt që njerëzit janë të barabartë; madje, është fakt që ata nuk janë të barabartë, po të ndryshëm, shumë të ndryshëm.
 Përse?
Që barazia nuk është një realitet, po një parim vlerash e direktivash që tingëllojnë bukur për sjelljen tonë: duhet të shohim te tjetri të ngjashmin tonë; duhet të sillemi me të tjerët duke i vlerësuar si të barabartë; është detyra jonë të rrisim njerëz jo inferiorë ndaj nesh, po të barabartë me ne. Nuk është e nevojshme të nenvizohet se sa u detyrohet bashkëjetesa civile këtyre parimeve. Më e rëndësishme është të vëmë në dukje se si një saktësim krejtësisht elementar mund t'i bjerë shkurt një debati sa të lashtë, aq edhe të kotë.
Vërejtja se "njerëzit nuk janë të barabartë" mund të pranohet nga cdo demokrat (si një fakt), për arsyen e thjeshtë se nuk është verejtje. Kuptohet, mund të mos jemi në një mendje se c' vlerë ka barazia. Po në këtë rast ndryshimi është që, ndërsa për demokratin barazia është "e drejtë", për një tjetër barazia nuk është vlera e drejtësisë tek e cila beson ai apo vlera që duhet t'u paraprijë të gjitha të tjerave.
Ndryshimi është se tani arrijmë te divergjencat e vërteta, në vend që të futemi në një lëmsh fjalësh, ku të dy debatuesit janë gabim.
HAPI I DYTË
Është të kuptosh mirë c'janë idealet dhe cili është funksioni i tyre. Dhe pikërisht në këtë truall do ta identifikojmë perfeksionistin. Në fakt, do të shohim se perfeksionisti e keqkupton natyrën e idealeve dhe se ai nuk e konsideron disnivelin midis ideales e reales si një disnivel krijues.  Perfeksionisti e zgjidh çdo gjë duke lartësuar idealin. Këmba e tij rri përherë mbi pedalin e gazit. Dhe përfundon në atë pikë që nuk i kontrollon dot idealet që kërkon të cojë përpara.
Nga shkenca tek utopia
Qëkurse mendon, njeriu ka menduar për një "botë ideale" të konceptuar në antitezë me botën reale. Kjo është një traditë që nis me Platonin; por është një traditë soditëse.
Më pak platoniku nga të gjithë qe vetë Platoni, që shkoi në Sirakuzë me mendimin që të vinte në jetë qytetin e tij ideal. Po herën e parë u shit si skllav në Exhina, kurse herën e dytë mezi shpëtoi. Gjithsesi zgjidhja platoniane ishte filozofi-mbret: sundimtari i mirë duhej të ishte mik i dijes, filozof.
Dhe filozofi, deri te Marksi, ka qenë gjithmonë njeri soditës. Kjo traditë soditëse ndërpritet me Marksin, që e shndërron filozofin-mbret në "filozof revolucionar". Deri atëherë, shkruante Marksi në 1848, "filozofët vetëm e kanë interpretuar botën në mënyra të ndryshme; por ajo që ka rëndësi është ta ndryshosh atë“. Në këtë shkrim, Marksi lëvizte ende në orbitën e shpërbërjes së filozofisë hegeliane. Prandaj protagonist mbetet filozofi që di se "racionalja është reale", po një filozof që është bërë revolucionar, sepse është veprimi revolucionar që e bën reale racionalen. Fara e mbjelle prej Marksit mishërohet pastaj te inteligjenca revolucionare (që Dostojevski, te Demonët, i dha një shëmbëllim të pavdekshëm), shpaloset intelektualisht në shkollën e Frankfurtit dhe "bëri bujë" vërtet në vitet '60.
Me Markuzën filozofi revolucionar - që synon të shpaloset intelektualisht në shkollën e Frankfurtit dhe "bëri bujë" vërtet në vitet '60. Me Markuzen filozofi revolucionar - që synon të ripërtërijë botën - dëgjohet nga masa dhe bëhet një forcë mobilizuese.
Të ndalemi te cështja që te Marksi qyteti ideal bëhet një "qytet i realizueshëm" dhe që duhet realizuar. Kështu, që këtu lind perfeksionizmi që karakterizon shekullin tonë.
Më parë perfeksionizmi ishte, nëse ishte, vetëm soditës; tani bëhet një aktivizëm perfeksionist që futet në politikë dhe bën politikë. Rëndësia e këtij shndërrimi rrënjësor kapet, dhe pasqyrohet, në përmbysjen e kuptimeve të termit utopi.
Tomas Mori botoi në 1516 librin Utopia, duke krijuar kështu edhe fjalën. Utopia përshkruan një shoqëri të mirë të qeverisur sipas ligjit të pastër natyror, vendosur në një ishull të përfytyruar; pikërisht "askund“.
Meqë Mori e shkroi Utopinë me synimin që të kritikonte gjendjen e Anglisë nën Tudorët, në tekst ai nuk thotë se "askund" mund të zëvendësohet edhe më "e pamundur", se e pamundura e sotme do të jetë gjithnjë e pamundur. Megjithatë fjala udhëtoi përmes shekujve me forcën e parashtesës, të mohimit të saj: jo, nuk ekziston; dhe nuk do të ekzistojë kurrë. Utopisti që "shpreson" në realizueshmërinë e projektit të vet nuk e përcepton veten si utopist: as Kampanela, as socialistet e damkosur nga Marksi si "utopistë" as e mbanin veten, as shpalleshin si të tillë. Utopisti që vetëquhet i tillë nuk "shpreson" në realizim: e di që ky nuk do të ndodhë.
Ai, theksoj, sodit. Ai e quan utopi idealin e vet, sepse e pranon pamundësinë e tij. Pra, në fjalorin e politikës, "utopi" do të thotë joekzistuese, njëkohësisht edhe e pamundur (as sot, as kurrë).
Po duhet të themi se ky ka qenë kuptimi më parë. Vërtet, në përdorimin e rëndomtë fjala utopi do të thotë prapë e pamundur. Po në literaturë nuk është më kështu. Marksi predikonte kalimin nga Utopia në shkencë.
Markuzë e përmbys: "rruga për në socializëm mund të kalojë fare mirë nga shkenca tek Utopia"
Ka ndodhur ajo që fjala utopi  sikurse dhe shumë të tjera u fry me mjegull. Autorë të ndryshëm japin pikëpamjet e tyre për utopizmin. Pra, Utopia nuk është më një trillim i mendjes jashtë kohës dhe hapësirës, nuk është më diçka e pazbatueshme.
Kështu bëhet fare e lehtë të pohohet se "utopitë shpesh janë të vërteta ende të papjekura"  se progresi është realizim i utopive, se utopitë e sotme janë realitetet e nesërme. Rezultati është që thjesht nuk kemi më një fjalë që të tregojë të pamundurën.
E pamundura nuk ekziston (në logjikën e këtij argumenti), sepse nuk është e mundur të përcaktohet a priori c'është e pamundura.
Vërtet?
Do të argumentojmë se kjo nuk është e vërtetë.
Po më parë të saktësojmë nocionin e perfeksionizmit.
Tashmë vërejmë se perfeksionizmi i shek. XX është një kafshë e panjohur, në kuptimin që shfaqet si një "perfeksionizëm aktiv". Qyteti ideal nuk është më një parametër, një cak për krahasim: ai bëhet një parajsë që duhet realizuar mbi tokë.
Është e mundur?
Po, është e mundur, përderisa e pamundura u skualifikua: s'ka më utopi dhe, kështu, kjo fjalë nuk tregon më "të pamundurën".

Pra, te perfeksionizmi i shekullit tonë bashkohen dy karakteristika: soditja (e së përkryerës) që kthehet në veprim dhe, si rrjedhim, zhdukja "e kuptimit të së pamundurës". Miti i Prometeut del nga mitologjia dhe hyn në histori: historia ofron, do të ofrojë mundësi të pakufishme. Po ndërsa u vra fjala - "utopia" në kuptimin e së pamundurës, të pamundurat mbeten.
Këtë e kuptuam që kur premtimi i parajsës komuniste u shemb, duke zbuluar një mashtrim dhe duke zbuluar se "njeriu i ri" që synonte ajo nuk kishte lindur kurrë. Po mund ta kishim kuptuar me kohë. Për të zbuluar se komunizmi ishte dicka e pamundur (një utopi në kuptimin e mirëfilltë), nuk ishte nevoja për dhjetëra milionë të vdekur dhe mëse gjysmë shekulli vuajtjesh dhe mizorish të padëgjuara.
E rëndësishme është ta mbajmë mend në të ardhmen.
Funksioni i idealeve
Thamë në fillim se perfeksionizmi rrjedh prej kuptimit dhe përdorimit të gabuar të idealeve.
Po mënyra e drejtë cila është?
Përsëri autorë të shumtë japin këndvështrimet e tyre.
Benzhamen Konstanti, të cilin përvoja e Revolucionit Francez e bëri të ndjeshëm ndaj këtij problemi, mendon se është e nevojshme që në mes parimeve parësore dhe gjendjes reale të vendosen parimet e ndërmjetme.
Konstanti thoshte "parimet", ndërsa ne kemi përdorur shprehje të ndryshme: ideale, normë, "duhet-është" dhe vlera.
Po midis këtyre termave (që mund të jenë derivate të njëri-tjetrit) më i goditur është ideale.
Pyetjes "ç'janë vlerat?" s'është e lehtë t'i përgjigjesh dhe kundërshtitë në këtë lëmë janë të shumta.
Po pyetjes "ç'janë idealet?" mund t'i përgjigjemi intuitivisht se ato lindin nga pakënaqesia ndaj reales, reagojnë ndaj realitetit.
Kuptohet, idealet mund të shërbejnë edhe për të kamufluar realitetin, po jo në çastin e vet gjenetik, jo kur lindin. Kështu, një ideal mund të përkufizohet si një gjendje e dëshirueshme e gjërave, që nuk përkon kurrë me gjendjen ekzistuese.
Dhe prej arsyes së lindjes, nga prejardhja, del edhe arsyeja e ekzistencës, funksioni i tij. Nëse idealet lindin si reaksion ndaj reales, atëherë detyra e tyre është të kundërshtojnë e të kompensojnë realen.
A është i realizueshëm ideali ose, më mirë, idealet?
Po, nëse kemi parasysh një realizim të pjesshëm. Jo, nëse kemi parasysh një realizim të plotë.
Pohimi se idealet janë pjesërisht të realizueshme është paqësor. Më pak paqësor është, përkundrazi, pohimi se idealet nuk janë kurrë plotësisht të realizueshme.
Po pritja që gjen kjo tezë varet nga sa i mëshojmë. Nëse themi vetëm që një ideal, me përkufizim, e kapërcen gjithnjë realen, atëherë themi një të vërtetë sipas përkufizimit.
Po ne duam t'i mëshoj e të themi më shumë. Le të nisemi nga mendimi se idealet lindin "si reaksion ndaj reales" dhe, pra, detyra e tyre është ta kundërshtojnë atë. Po, në është kështu, atëherë idealet nuk janë të destinuara të kthehen në fakte. Të luftosh realitetin është një gjë, të bëhesh diçka reale është gjë tjetër.
Idealet, në radhë të parë, janë forcë goditëse: sulmojnë. Dhe sulmojnë aq më shumë, sa më shumë ta teprojnë e të teprohen. Pikërisht për këtë detyra e tyre kundërshtuese ndryshon mjaft prej detyrës së tyre ndërtuese. Ta themi kështu: ideali si forcë goditëse është i destinuar të mos ia dalë në krye. Ideali që në njëfarë mase ia del, bëhet tashmë një ideal i shndërruar.
RREZIKU I KUNDËRT DHE REZULTATI I PRRMBYSUR
Ta zbresim trajtimin abstrakt në kontekst konkret, duke bërë dallimin midis idealit demokratik pa demokraci (përpara se një demokraci të realizohet) dhe idealit demokratik në demokraci (brenda një demokracie të instaluar). Në kontekstin e parë ideali demokratik shpaloset si një ideal mohues i sistemit (autokratik), që lufton dhe ofrohet ta rrëzojë; dhe sa më i maksimalizuar të jetë ideali, aq më e madhe mund të jetë efektshmëria e tij.
Po, në kontekstin e dytë, qëllimi i përmbysjes së kundërshtarit është realizuar, demokracia është vendosur. Pa dyshim, kjo demokraci do të jetë një realizim tepër i papërkryer i idealit fillestar.
Tashmë ideali nuk lufton me një armik; përkundrazi, ftohet të mbrojë krijesën që ka pjellë. Cila është atëherë detyra e idealeve në demokraci. Jo më do të ishte absurde mohimi. Po, kuptohet, është gjithnjë "kritik". Ajo që "duhet" synon gjithnjë të kompensojë atë që "është".
Në fakt, ideali mbetet një parameter që duhet të masë dhe të shtyjë realen "për më mirë". Ndryshimi është se tani duhet një kritikë konstruktive (jo destruktive). Që do të thotë se idealet duhen rikonceptuar si ideale që nuk mjaftohen të reagojnë kundër reales, po ndërveprojnë me realen.
Nga kjo nuk del që ideali duhet t'u nënshtrohet fakteve: kjo nuk mund të ndodhë (vetë natyra e "duhet" e pengon këtë). Po, nga ana tjetër, del se një ideal konstruktiv është i tille vetëm nëse mëson nga përvoja.
Një ideal shurdh dhe i verbër, që as dëgjon, as sheh gjë në botën ku vepron, është, me fjalët e Konstantit, vetëm një parim që "shkatërron e trondit".


Pra, në kontekstin e një demokracie që ekziston, receta maksimalizuese - të propozosh një ideal gjithnjë e më të skajshëm në doza gjithnjë më të mëdha, nuk funksionon më. Madje, thjeshtëzimi maksimalizues kthehet në kundërveprues: rrezikon të prodhojë efekte të kundërta, efekte të përmbysura.
Degjeneron sapo arrin objektivin e vet përfundimtar; dhe në fitore vdes".
Po, shumë shpesh ndodh kështu, po jo në mënyrë të pashmangshme. Idealizmi që degjeneron është, si thashë, ai i thjeshtëzimit maksimalizues. Pra, problemi qëndron në administrimin e idealeve. Për t'i administruar keq jemi shumë të zot: është e lehtë. E vështirë është t'i administrosh mirë: dhe për këtë qëllim duhet ta braktisim recetën maksimalizuese dhe të adaptojmë një optikë optimalizuese ose, më mirë, optikën e një optimumi të mjaftueshëm.
Në është e vërtetë që idealet janë "kërkesa" që hasin "rezistencë", del që një ideal funksionon ëe mënyrë konstruktive, kur matet dhe krahasohet me rezistencat që ndesh. Formuluar si ligj, rregulli është ky: në masën që një ideal është kthyer në realitet, po në atë masë ai i duhet ripërshtatur realitetit. Dhe, nëse ky rregull shkelet, atëherë arrijmë efekte të kunderta, rezultate të përmbysura. Më gjerë, çështja është që, nëse në demokraci deontologjia demokratike merret apo riformuiohet në formë të skajshme, atëherë ajo fillon të veprojë kundër demokracisë që ka pjellë, duke u ndeshur e duke u penguar nga efekte të përmbysura, të kundërta nga efektet e dëshiruara.
Cila është atëhere detyra e idealeve në demokraci. Jo më - do të ishte absurde - mohimi. Po, kuptohet, është gjithnjë "kritik". Ajo që "duhet" synon gjithnjë të kompensojë atë që "është". Në fakt, ideali mbetet një parametër që duhet të masë dhe të shtyjë realen "për më mirë".
Ndryshimi është se tani duhet një kritikë konstruktive (jo destruktive).
Që do të thotë se idealet duhen rikonceptuar si ideale që nuk mjaftohen të reagojnë kundër reales, po ndërveprojnë me realen. Nga kjo nuk del qe ideali duhet t'u nenshtrohet fakteve: kjo nuk mund te ndodhe (vete natyra e "duhet" e pengon kete).
Po, nga ana tjeter, del se një ideal konstruktiv është i tillë vetëm nëse mëson nga përvoja.
Në kontekstin e një demokracie që ekziston, receta maksimalizuese  të propozosh një ideal gjithnjë e më të skajshëm në doza gjithnjë më të mëdha  nuk funksionon më.
Perfeksionizmi dhe demagogjia
Në praktikë, mund të jetë e vështirë të shënohet kufiri midis perfeksionizmit dhe demagogjisë.
Po në teori (dhe këtu po merremi me teorinë e demokracisë) dallimi është se perfeksionizmi është një gabim intelektual i kryer nga intelektualë, ndërsa demagogjia është thjesht një llogari e leverdisshme.
Dhe teoria mund të luftojë teorinë e keqe, jo "praktikën e keqe", domethënë demagogjinë. Më saktë, teoria mund ta luftojë demagogjinë vetëm në mënyrë të tërthortë, pra, duke e izoluar, duke e zbuluar. Demokracia themelohet mbi konkurrencën e partive, sikurse ekonomia e tregut bazohet në konkurrencën e prodhuesve.
Gjithsesi analogjia midis tregut politik dhe tregut ekonomik nuk qëndron aq shumë.
Ndryshimi është se konkurrenca ndërmjet prodhuesve ekonomike i nënshtrohet kontrollit të konsumatorëve, që i konsumojnë dhe, pra, janë në gjendje të vleresojnë në mënyrë të prekshme mallrat që u ofrohen.
Kurse konkurrenca midis partive politike i nënshtrohet një shoshitjeje shumë më pak të efektshme, sepse, në këtë rast, "mallrat" nuk janë dhe aq të prekshme dhe as te gatshme për përdorim. Shto këtu që konkurrenca ekonomike i nënshtrohet kontrollit ligjor, se mashtrimi në tregti ndëshkohet, kurse "mashtrimi politik" mbetet ligjërisht i pandëshkuar.
Tregtari që shet perlat e rreme për të verteta shkon në burg; politikani që shet tym shpesh arrin ta shese vërtet e, sidoqoftë, në burg nuk shkon. Pra, ndryshimi është se në politikë konkurrenca e pandershme, mashtruese dhe, pikërisht, "demagogjike" mbetet e pandëshkuar dhe shpesh rezulton fitimprurëse (për demagogun).
Ligjërisht nuk mund ta pengojmë, jemi të pafuqishëm. E vetmja mundësi për të korrigjuar është të kemi një publik që të mos lejojë të mashtrohet, të paktën jo në masë e jo përgjithnjë.
Dhe meqënëse është perfeksionisti ai që ia shton kredibilitetin demagogut, është e rëndësishme të kemi mendjen nga perfeksionizmi.

www.youtube.com/watch?v=2qLO1X6pT8I

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels