IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema:   Territori
Kontrolli i territorit eshte thelbi i shtetit. Ai eshte baza e nocionit qendror të integritetit territorial, që përcakton kompetencën ekskluzive për marrjen e masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë  autoritet në të njëjtën zonë pa marrë pëlqim.
 Koncepti i territorit perkufizohet nga zonat gjeografike te ndara me kufinj nga zonat e tjera dhe te bashkuara nga nje sistem i perbashket ligjor.

  
  Pjesët përbërëse të territorit
  Toka – e gjithë sipërfaqja bashkë me thellësitë e saj, nëntoka
  Ujrat:
                a. ujrat e brendshme (ujrat e lumenjve, liqeneve, kanaleve);
                b. ujrat territoriale (ujrat e detit, porteve, gjireve, etj., 12 milje det territorial);
  Ajri – hapësira ajrore mbi tokën dhe ujrat;
  Anijet dhe avionët që mbajnë flamurin e shtetit (luftanijet dhe anijet shtetërore kudo që ndodhen, ndërsa anijet private vetëm në ujrat territoriale ose në det të hapur;
  Territori i selive diplomatike.
 histori

                Koncepti i territorit në të drejtën ndërkombëtare
  Sovraniteti vetë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet ligjore, bazohet në faktin e territorit. Pa territor nuk mund të ketë shtet.
  Parimi sipas të cilit një shtet mendon të ushtrojë pushtet ekskluziv mbi territorin e vet, mund të konsiderohet si një aksiomë themelore e të drejtës ndërkombëtare klasike.
  Parimi i respektit për integritetin territorial të shteteve është i bazuar më së miri si një hallkë e sistemit ndërkombëtar, si një normë që ndalon ndërhyrjen  në punët e brendshme të shteteve të tjerë.
  Kontrolli i territorit - baza e nocionit të integritetit territorial
  kompetenca ekskluzive për marrjen e masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë autoritet në të njëjtën zonë, pa marrë pëlqimin e atij shteti
  Sovraniteti territorial
  Si baze juridike per te disponuar territorin , ka patur  permbajtje te ndryshme ne periulla historike.
  Ne mesjete , prona e monarkeve
  Shekulli XIX – “teoria e objektit”: territori konsiderohet objekt i pronës supreme të shtetit, nga e cila rrjedh e drejta e shtetit pët të ushtruar pushtetin mbi territorin e vet. (vetem per qellime publike)
  Teoria e hapësirës (ose e cakut): mbronte pronën private mbi tokën dhe përjashtonte të drejtën e shtetit për të sunduar mbi tokën. Territori nuk eshte objekt, por eshte vetem cak I pushtetit shteteror. Sipas kesaj teorie “shteti  ushtron pushtetin  e vet  mbi njerezit  qe banojne ne territorin e tij, por jo mbi  territorin e vete” 
  Shekulli XX - teoria e kompetencës:
e shikon territorin si sferë të kompetencës në hapësirë dhe jo si objekt të pushtetit suprem të shtetit. Pra shteti ka dy lloje kompetencash
1- kompetencen mbi objektin,, qe vepron jashte dhe brenda kufijve
2-kompetence mbi hapsiren, qe vepron brenda  kufijve te shtetit.
Nuk e shpjegon  naturen e sovranitetit
 Shpjegimi
   territori shteteror eshte nje territor qe  eshte  formuar historikisht dhe qe eshte prone e popullit qe banon ne kete territor. Brenda  per brenda territorit te vet cdo popull ka te  drejte  te organizoje jeten  sipas  vullnetit  te vet, , si dhe organizimin  shteteror dhe shoqeror, duke perfshire dhe qeshtje qe  I perkasin territorit.
  Asnje nuk mund te disponoje territorin e nje populli pa pelqimin e tij
  Populli eshte zot I territorit te tij, dhe e disponon nepermnjet organeve te zgjedhura lirisht prej tij.
  ka rendesi qe nje shtet te kontrolloje ne menyre te qendrueshme nje pjesë  te identifikueshme territori
 Izraeli u njoh shpejt si shtet, pavaresisht nga statusi i papercaktuar i kufijve te tij ne konfliktin Arabo-Izraelit
  Edhe Shqipëria u njoh si shtet në 1913, kur i kishte akoma të papërcaktuar kufijtë e saj
  Çështja e Ishullit Palmas (1928).
  Gjykatësi Huber në çështjen Ishulli Palmas, tha mbi konceptin e sovranitetit territorial:
  „ Sovraniteti territorial perfshin te drejten ekskluzive per kryerjen e veprimtarise se shtetit. E drejta ka nje detyrim qe i bashkangjitet te drejtës: detyrimi per te mbrojtur brenda territorit te drejtat e shteteve te tjere, ne vecanti te drejten e tyre per integritet dhe pacenueshmeri ne kohe paqe dhe lufte, se bashku me te drejtat te cilat mund t’i pretendoje cdo shtet per shtetasit e tij ne territor te huaj”.
n  Përveç territorit aktualisht nën sovranitetin e një shteti, e drejta ndërkombëtare njeh edhe territorin mbi të cilin nuk ka sovranitet, i quajtur terra nullius.
•             Ka dhe një kategori territori të quajtur res communis, pa kontroll sovraniteti (p. sh. detrat e hapur, hapësira e përtejme).
n  Parimi i paprekshmërisë së territorit shtetëror – neni 2 (4) Karta e OKB: “Të gjithë anëtarët do të heqin dorë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti…”.
  Mënyrat e  fitimit të territorit
  Historia, si ne  kohen e lashte    ashtu dhe ne kohen e  feudalizmit, na tregon  se  jane  zhvilluar  shume  luftra per te  pushtuar territore te huaja, ne te kaluaren ishte I ligjshme.
  Edhe pas mesjete kerkohen tregje  e burime te reja.
  Dhe doktrina  klasike e se drejtes nderkombetare  I konsideron si te  ligjshme.
  Mënyrat e  fitimit të territorit
  1. Okupimi  – vendosja e sovranitetit mbi “terra nullius”, jane territore qe zbulohen,
                - Nuk mjafton dorëvënia fillestare por kërkohet efektiviteti i pushtetit.
                - Mosmarrëveshjet mbi sektorët polarë.
2. Aneksimi – shtënia në dorë e territorit të armikut. Konsiderohet e paligjshme.
  1. Zmadhimi natyror – rezultat i veprimit të forcave të natyrës. Psh.  Prurje  aluvionale, ase  dalja ne siperfaqe e ishujve.
  1. Parashkrimi – rezultat i ushtrimit të sovranitetit mbi një territor për një kohë të gjatë. Por ne te  DN nuk eksiston nje afat I shprehur nder vite.
  Mënyrat e  fitimit të territorit
5- Cedimi(gjen me shume zbatim si praktike) – shkëputje e një pjese të territorit dhe kalimi i tij një shtetit tjetër, kur shteti cedues jep pëlqimin e tij eshte e ligjshme. Arrihet me marrveshje.
                            Cedimi i Shën Naumit (1924)
                              Cedimi i Alzase Lorenes (1871)
                             Cedimi i Alaskës (1867) (cedim vullnetar rusia ia shiti SHBA )
  Marrja e pëlqimit të popullsisë nëpërmjet referendumit
  Të drejtat historike (Pretendimi serb, pretendimi i Marokut, etj.).
  Kufijtë shtetërorë
  Ndajnë territorin e një shteti prej një tjetri
  Përcaktojnë limitet deri ku ushtrohet sovraniteti i një shteti
  Përcaktimi i kufijve:
                1. Delimitacioni – caktimi i vijës së kufirit , shoqëruar edhe me hedhjen në hartë;
                2. Demarkacioni - caktimi i vijës së kufirit në terren.
  Kufijtë e Shqipërisë – Protokolli i Firences (1913).
  Ridemarkacioni
  Llojet e kufijve
  Kufij orografikë – vecoritë gjeografike, pyje, lumenj, liqene.
 Kufij gjeometrikë – vija të drejta midis 2 pikave.
  Kufij astronomikë – përputhje me meridianin (SHBA-Kanada)
  Kufij ujorë – në përgjithësi (liqenet, detrat e mbyllur, vija mediane.
                                Lumenjtë e palundrueshëm – vija e kufirit kalon në       mes të rrjedhës kryesore.
                                Lumenjtë e lundrueshëm - vija e kufirit kalon në mes   të thellësisë më të madhe (parimi i talveg-ut)
  Kufij natyrorë – male, liqene, pyje
  Kufij artificialë – të vendosur nga dora e njeriut
  Kufij gjeometrikë
  Kufij astronomikë – përputhje me meridianin
  Regjimi kufitar
  Tërësia e rregullave të brendshme dhe ndërkombëtare në lidhje me kufijtë.
  Brezi kufitar – 500 m brenda vijës së kufirit.
  Zona kufitare – 2000m brenda vijës së kufirit.
  Ujrat territoriale – 12 milje nga vija që bashkon pjesët më të dala të bregut shqiptar.
  Hapësira ajrore
  Hapësira mbi territorin dhe ujrat territoriale të një shteti
  Konventa e Parisit 1919 – cdo shtet ka sovranitet ekskluziv mbi hapësirën ajrore sipër territorit dhe ujrave territoriale. usque ad coelum – deri në qiell.
  Aeroplanët e huaj mund të fluturojnë sipër hapësirës së një shteti, vetëm me pëlqimin e tij.
  Konferenca e Çikagos – krijimi i ICAO
  Mund të fluturojnë vetëm avionët e shteteve palë që nuk kryejnë shërbim të rregullt, me kusht që të jenë tranzit e të ulen me kërkesë të autoriteteve të vendit.
  Hapësira e përtejme
  res communis
 Rezolute 1963 – Hapësira e përtejme dhe trupat qiellorë janë të lirë për eksplorim dhe përdorim nga të gjithë shtetet në barazi te plotë.
  Traktati 1967: Hapësira e përtejme nuk mund të jetë objekt i përvetësimit nga asnjë shtet.
  Neni 4: Të mos vendosen në orbitë rreth tokës objekte që mbajnë armë bërthamore, ose cdo armë të këtij lloji në trupat qiellorë.
 Marrëveshja mbi aktivitetet në Hënë dhe trupat e tjerë qiellorë (1979) – Cmilitarizohen, shpallen trashëgimi e përbashkët e njerëzimit dhe nuk mund të jenë objekt i pronësisë private.
    Shtetet e reja dhe e drejta mbi territorin
 Komuniteti ndërkombëtar tradicionalisht e ka trajtuar problemin e shteteve të rinj më tepër lidhur me njohjen, se sa lidhur me të drejtën mbi territorin.
  Huber: Hollanda posedonte sovranitet mbi bazën e ‘shfaqjes së vazhdueshme dhe paqësore të funksioneve shtetërore aktuale’, të provuar nga akte të ndryshëm administrativë të hartuar përgjatë shekujve.
  Çështja Groenlanda Lindore: Gjykata mori parasysh pranimin Norvegjez të traktateve me Danimarkën, i cili i shtriu pretendimet daneze mbi të gjithë Groenlandën, duke parandaluar Norvegjinë për të kontestuar sovranitetin danez mbi atë sipërfaqe.
           
                Doktrina uti possidetis
  Ndikimi i parimit të integritetit territorial mund të shihet në idenë Amerikano Latine të uti possidetis.
  Çështja e uti possidetis është diskutuar nga një Dhomë e Gjykatës Ndërkombëtare në Burkina Faso k. Republikës së Malit.
  Zbatimi i parimit ka efektin e ngrirjes së të drejtës territoriale që ekziston në momentin e pavarësisë, për të krijuar atë që Dhoma e përshkroi si “fotografi e territorit’ në një moment kritik.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels