IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema: Demokracitë realiste dhe demokracitë e arsyes.
Makiaveli dhe politika e pastër.
CËSHTJA E REALIZMIT
"Politika duhet të jetë realiste; politika duhet të jetë idealiste:
Dy parime që janë të vërtetë kur plotësojnë njëri-tjetrin, të gënjeshtërt kur janë të ndarë”
Makiaveli dhe "politika e pastër"
Kur Makiaveli merrej me të vërtetën efektive (është shprehje e tij), ai zbulonte politikën.
Po prej këtej merr nismën një varg nocionesh që duket se rrjedhin nga njëri-tjetri, po që e transformojnë rrënjësisht diskutimin.

Fillohet me realizmin;
Nga ky realizëm nxirret politika realiste; politika realiste shndërrohet në nocionin e politikës së pastër. Por, pavarësisht nga dukja, këto janë gjëra tepër të ndryshme dhe se nga e para nuk është e lejueshme të nxirret e treta.
E nisim me Makiavelin i cili  është themeluesi i autonomisë së politikës, ky sekretar fiorentinas  është përshkruesi i parë i kohës moderne. Të shohësh të vërtetën efektive do të thotë të përdorësh vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe të regjistrosh pa shtirje se politika nuk i bindet moralit.
Kur interpretojmë Makiavelin të cilin ne e bëjme bashkëkohor, duhet të kemi parasysh që ai vëzhgonte formimin e principatave të Rilindjes, dmth politikë e pa pakrahasueshme me tonën. Të shquajmë një dallim që, pas disa variacionesh të lehta gramatikore, nënkupton një ndryshim të rëndësishëm konceptesh:
Dallimin midis politikanit dhe politikës, midis emrit dhe emërtimit.
Politikani është një njeri dhe mund të ndërtojmë një tipologji sipas së cilës, nga njëra anë, kemi politikanin "realist" dhe, nga ana tjetër, politikanin "idealist".
Që do të thotë se ka politikanë pa skrupuj, pa parime, që u japin rëndësi vetëm interesave dhe llogaritjeve politike, dhe politikanë të tjerë, që ndjekin pa u luhatur idealet e tyre. Kurse politika është një proces i gjatë që përfshin shumë njerëz dhe që  të paktën, në kohën tonë  kërkon pëlqimin dhe pjesëmarrjen e tyre.
Cfarë kuptohet me politikë të pastër?
Vetëm një politike realiste?
Apo edhe Machtpolitik-a, politika e forcës?
Fakti që të tria nocionet janë bërë të ndërshkëmbyeshme nuk do të thotë se politika realiste dhe politika e forcës nuk janë raste të ndryshme dhe se asnjëra prej tyre nuk është politikë e pastër. Politikani realist, nëse është i mencur, ka shumë kujdes të mos bjerë në gabimin e nënvleftësimit të të gjitha atyre elementeve "të papastra" (nga këndvështrimi i tij) që sigurojnë suksesin e politikës së vet.
Politikani i vërtetë e di që idetë janë forcë, se edhe idealet janë armë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikën e forcës. Machtpolitik-a nuk është vetëm një politikë e ashpër force, por edhe një politikë që ushqehet nga një ethos.
Në të vërtetë, Machtpolitik-a sipas  Hegelit  u ngjitet përherë idealeve nacionaliste, racore, imperialiste ose edhe atyre ripërtëritëse. Kjo s'do të thotë se politikat e forcës përjashtojnë cdo vlerë; ndryshimi qëndron në vlerat (apo antivlerat) që shpallin.
Politikani i pastër ekziston apo, më mirë, ekzistonte deri kur politika përmblidhej e gjitha në pushtetin e princit. Po që kur politikani dhe politika janë dyzuar, politikani i pastër nuk prodhon më politikë të pastër.
REALIZMI
Hallka e parë e zinxhirit.
Si duhet kuptuar?
Realizmi politik nuk është një pozicion politik, si janë politika liberale, politika demokratike, politika socialiste e kështu me radhë.
Realizmi politik është vetëm një përbërës i cdo pozicioni politik, sepse është një parakusht informues.
REALISTËT DHE DEMOKRATËT
Prej shumë kohësh realistet dhe demokratët luftojnë të rreshtuar në anë të kundërta
Të parët duke vënë në lojë "idealizmin" demokratik, të dytet duke i shpallur "antidemokratike" tezat e të ashtuquajturës shkollë realiste.
KY LËMSH DUHET SQARUAR
Realizmi dhe vlerat: Kroce, Moska, Pareto dhe Mikelsi.
Rasti i Benedeto Kroces është më i përshtatshmi për të treguar se debati midis realistëve dhe demokratëve është shtruar keq dhe ka pasoja të rënda. Nëse Italia liberale iu dorëzua thuajse pa luftë fashizmit, kjo ndodhi pikërisht edhe në sajë të një ndarjeje ndërmjet realistëve dhe demokratëve, që ndau keq ata që, tepër vonë, u rigjendën të bashkuar (duke qarë lirinë e humbur).
Cili është atëherë raporti i saktë midis realizmit dhe parapëlqimeve tona për liberalizmin, demokracinë, socializmin e të tjera?
Politika nuk mund të kuptohet as vetëm me kritere normative apo "idealiste", as vetëm me kritere të praktikës apo "realiste".
Ndërkohë, nëse realizmi (në kuptimin korrekt) vlerëson parakushtet reale të cdo rendi etiko-politik, del se realizmi ndalet atje ku liberalizmi, demokracia dhe socializmi nisin; dhe kjo sepse këto regjime janë rezultat i shartimit të ideales te realja, te "duhet të jete" tek "është".
Si shpjegohet?
Shpjegohet se për Krocen - dhe përgjithësisht për filozofinë idealiste - "është" e "duhet të jetë" duhen dialektizuar e, pra barazuar.
Dhe në gjysmërrësirën e dialektikes Kroce s'i dalloi mirë e pastaj i unifikoi keq "është" dhe "duhet"; dhe kjo u bë pika e dobët e filozofisë së tij politike.
Në fazën e parë të mendimit të tij - deri në '24 – Kroces i dukej se politika "si  është realisht" e shtronte problematikën etiko-politike. Ndërkohë, në vend që thirrjen realiste ta bënte një instrument të domosdoshëm të një rendi liberal-demokratik, e bëri një antitezë mohuese.
Më vonë Kroce ndërron mendje, sepse, në fazën e dytë të mendimit të vet, atë liberale, gjithçka bazohet mbi një Liri të kuptuar si një "ideal moral".
Në fakt, në liberalizmin e Kroces linjat "realiste" dhe "etike" janë pranë, po nuk përzihen. Liberalizmi i tij është i formuluar krejtësisht dhe vetëm me terma etike: është, sikurse thoshte Kroce, një "liberalizëm etik".
Dhe ky liberalizem etik nuk mbështetet e plotësohet, përkundrazi bëhet i zbrazët e i dobët, nga një realizëm që mbetet i huaj për të.
A mund ta quash të gabuar Krocen kur ngul këmbë deri në fund se politika është dobi dhe forcë?
Po, kur pretendohet se e tillë është politika liberale. Sepse një politikë kualifikohet si liberale, kur "fakti" i forcës moderohet nga "detyra" e kufizimit të politikës së forcës në fazën e ultima ratio-s.
Nga ana tjetër duhet të jemi dakord me Krocen kur e përkufizon liberalizmin një "ideal moral".
Po gabimi nis kur Kroce pretendon që një liberalizëm i përkufizuar në mënyrë normative të ezaurojë konceptin e liberalizmit, pra, kur Liria e tij (me gërmë të madhe) nuk pranon të ndotet nga teknikat dhe instrumentet e lirisë liberale.
Kur refuzon, në thelb, konstitucionalizmin.
Moska, Pareto dhe Mikelsi janë shpallur antidemokratë.
Por a ishin të tille, sepse qenë realiste? Është e ligjshme të dyshohet.
Sigurisht është krejtësisht jologjike të thuash se nuk beson te demokracia, sepse e vërteta praktike e përgënjeshtron atë.
Jo, nëse nuk beson te demokracia, kjo ndodh sepse beson në vlera te tjera. Në të kundërt, është po kaq jologjike të mos pranosh një analizë përshkruese, meqë ajo duket se bie ndesh me besimin demokratik; sikur një demokraci nuk duhet të mbajë parasysh kushtet faktike në të cilat i duhet të veprojë.
Përsa i takon Paretos, teoria e tij e qarkullimit të elitave nuk është as demokratike, as antidemokratike dhe duhet gjykuar në prizmin e saktësisë së saj përshkruese e parashikuese.
Pra, nuk ka asnjë kundërthënie midis një vizioni realist dhe një besimi demokratik, për arsyen e thjeshtë se "realizmi" vlen njësoj për të gjitha palët.
Gaetano Mosca (1 prill 1858 - 8 nëntor 1941) ishte një shkencëtar italian politik, gazetar dhe nëpunës publik.
Ai është kredituar me zhvillimin e Teorisë së elitizmit dhe doktrinën e klasës politike .
Ai është një nga tre anëtarëve që përbëjnë shkollën italiane të elitës  së bashku me Vilfredo Pareto dhe Robert Michels.
Robert Michels, ështe një sociolog gjerman i cili shkroi për sjelljen politike të elitave intelektuale dhe kontribuoi në teorinë e elitës. Ai është i njohur mirë për librin e tij të partive politike, të botuar në vitin 1911, i cili përmban një përshkrim të "ligjit të hekurt të oligarkisë.
Ai ishte një student i Max Weber, politikisht, ai u zhvendos nga Partia Social Demokratike e Gjermanisë në Partisë Socialiste italiane, respektimi i krahut revolucionar italian sindikalist dhe më vonë për të fashizmit italian, të cilën ai e shihte si një formë më demokratike të socializmit.
Idetë e tij me kusht bazën e teorisë moderne e  cila përcakton proceset nëpër të cilat grupet radikale politike janë të përfshira në sistemin ekzistues politik.
Demokracite realiste dhe demokracite e arsyes
Realizmi (i kuptuar drejt) është vetëm një instrument njohës, mbetet të kuptojmë se kontakti midis realizmit dhe demokraciëe është më i lehtë në kontekstin e një kulture empirike-pragmatiste dhe më i veshtirë në kontekstin e një kulture me prerje racionaliste.
Deri në vitet '60 ky dallim bëhej edhe sipas zonave gjeografike: ai ndante qartë demokracitë e tipit anglo-amerikan nga demokracitë e tipit francez apo kontinental.
Thuhet se demokracia është një produkt historik. Vetëm me kaq thënia është banale, sepse c'ekziston (historikisht) është prodhim i historisë.
Po mënyra e prodhimit mund të jetë e ndryshme.
Ndërsa demokracitë e tipit francez lindin nga një thyerje revolucionare, demokracia anglo-amerikane lind nga një proces i vazhduar. Revolucioni anglez i viteve 1688 nuk kërkonte një fillim të ri, po rivendosjen e "të drejtave zanafillëse" të anglezëve, domethënë rivendosjen e e parimeve të Magna Charta-s të dhunuara nga uzurpimet e absolutizmit të dinastive Tudor e Stjuart.
Ka pak rëndësi që ajo e kaluar qe tepër mitike; ka rëndësi që Revolucioni i Lavdishëm nuk ishte një thyerje ndryshuese, po, ne qëllime, një rimarrje.
Sa i takon të ashtuquajturit revolucion amerikan, ai nuk ishte revolucion: qe një shkeputje.
Deklarata e Pavarësisë e 1776-ës kërkonte, në thelb, të drejten e kolonëve të ecnin lirisht nëpër atë trase lirie që tashmë e gëzonin anglezët.
Ndryshe në Francë, ku evolucioni 1789-ës u afirmua si një thyerje e kuptuar si mohim dhe fshirje  e së shkuarës. Ka pra, një ndryshim shumë të madh midis produktit historik "demokraci anglo-amerikane" dhe produktit revolucionar "demokraci franceze"; dhe vetëm e para është një produkt historik në kuptimin e saktë të kësaj shprehjeje: fryt i endogjenezës historike.
Franca adaptoi demokracinë "jo vetëm sepse qeveria popullore dukej zgjidhja më e plotë për rreziqet që i kanoseshin por edhe në nderim të parimeve të përgjithshme abstrakte që quheshin si të vërteta të qarta.
Mund të ketë realizem demokratik njësoj si mund të ketë realizëm jodemokratik.
Del se, që të mbrosh demokracinë duke mohuar realizmin, do të thotë ta mbrosh keq, madje, ta dëmtosh demokracinë. Në Francë bota e politikës mbeti e ndarë qartë në dy zona që nuk komunikonin.
Në njërën administrohej; në tjetrën formuloheshin parimet abstrakte
Përmbi shoqërinë reale po ndërtohej pak nga pak një shoqëri e përfytyruar, në të cilën çdo gjë dukej e thjeshtë dhe e bashkërenduar, e njëtrajtshme, e drejtë, e arsyeshme".
Të ndalemi të racionalizmi dhe empirizmi apo, më mirë, te kontrasti midis mëndësisë racionaliste, në njerën anë, dhe mëndësisë empiriko-pragmatiste, nga ana tjetër.
Nuk them rastësisht "mëndësi", po sepse këtu na intereson, formimi mendor, mënyra e perceptimit dhe e konceptimit të botës.
Mendesia empiriko-pragmatiste vendoset ne nje nivel abstragimi shume me pak abstrakt, sesa mendesia racionaliste.
Thënë shkurt, e para priret nga konkretja, e dyta jo.
Mëndeëia empiriko-pragmatiste vendoset në medias res, në mesin e gjërave, pra, në afërsi të asaj cka mund të shihet, preket dhe eksperimentohet: instinkti i saj është "të levizë mbrapsht" nga faktet te mendja. Përkundrazi, mendësia racionaliste lëviz nga koka jashtë saj: ka misionin të ndricojë realitetin me racionalitet. Empiristi në veprim është pragmatist: lëviz hap pas hapi, duke u orientuar nga c'ndodh e c'kundërvepron.
Racionalisti ka kërcim të gjatë dhe lëviz duke sulmuar: instinkti i tij është të niset nga një tabula rasa, ta ribëjë cdo gjë nga e para.
Për Hegelin (kjo është thënia e tij më e shquar dhe themelore) "racionalja është reale" dhe, anasjelltas, "realja është racionale".
Barazimi hegelian nuk i qëndroi sulmit të dishepujve të tij.
Kush është kalorësi e kush është kali?
Për të djathtën hegeliane ishte racionalja ajo që duhej t'i nënshtrohej reales.
Për të majtën hegeliane (edhe për Marksin) realja duhej t'i nënshtrohej racionales: metri është racionalist.
Dhe racionalizmi vetidentifikohet me versionin e dytë.
Për racionalistin, nëse një teori, një program nuk ka rezultat në praktikë, faji është i praktikës: pra, c'është e vërtetë në teori duhet të jetë e vërtetë edhe në praktikë.
Për empiristin e rëndësishme është zbatueshmëria, për racionalistin - koherenca.
I pari i shmanget zinxhirit pa fund të deduksioneve;
i dyti magjepset nga konstruksionet të katedraleve logjike.
Mëndësia empiriko-pragmatiste është "tentuese", mentaliteti racionalist kërkon përfundimtaren.
E para mëson duke provuar dhe duke marrë nga përvoja; e dyta i imponohet dhe e komandon praktikën. Mund t'i përmbledhim kështu: për empiristin racionalitet do të thotë të jesh i arsyeshëm, për racionalistin duhet të jemi racionale (të saktë e koherentë) edhe pse mund të jemi të paarsyeshëm.
Përkufizimet e zakonshme të demokracisë mund të ndahen në dy grupe:
1.Përkufizime themelore, në kuptimin (literal) që zënë fill nga themelet, nga themelet që përbëjnë thelbin e saj,
2. Përkufizime instrumentale që japin vetëm mekanizmat dhe procedurat e  demokracisë.
Te të parat gjithcka sillet rreth fjalës "popull", te të dytat kjo fjalë as që përmendet. Te të parat premisa është që populli është sovran dhe gjithçka tjetër rrjedh prej kësaj.
Kurse instrumentalisti i kapërcen premisat dhe e nis duke konstatuar, për shembull, se demokracia është një sistem shumëpartiak (i garës mes partive), ku shumica e zgjedhur në mënyrë të lirë qeveris, duke respektuar të drejtat e pakicës.
Përkufizim i fundit con pikërisht te thelbi praktik, te mekanizmat.
Demokracia është një sistem partish (në shumës), sepse, në mungesë ëe pikave të referimit dhe të opsioneve të propozuara nga partitë, zgjedhësit do të shpreheshin në zbrazësi e do të prodhonin zbrazësi - kaosin e një morie copëzash. Partitë kanalizojnë dhe organizojnë votimin dhe, në të mirë e në të keq, "vetëm iluzioni a hipokrizia mund të besojnë se demokracia është e mundur pa partitë politike.
Përsa i takon rregullit tjetër, pamë tashmë  se parimi mazhoritar "i kufizuar".
Që nuk e ndryshon faktin që përkufizimet instrumentale të demokracisë (si ky më sipër, për shembull, a të tjerë si ky) i kapërcejnë cështjet parimore apo themelore që i interesojnë, ta quajmë kështu, fondamentalistit.
Për këtë të fundit demokracia është një gjë, kurse mjetet e saj - një gjë tjetër; dhe, nëse mungon përkufizimi fillestar, ai themelor, mungon kryesorja.
Për këtë të fundit demokracia është një gjë, kurse mjetet e saj një gjë tjetër. Nëse mungon përkufizimi fillestar, ai themelor, mungon kryesorja.
Dy konceptime, pra. sipas njërit, demokracia duhet shpjeguar plotësisht duke u nisur nga thelbi i saj. Sipas tjetrit, demokracia shkrihet te strukturat dhe teknikat që e bejnë atë vepruese. Kuptohet që teoria e plotë e demokracisë duhet të përmbajë si teorinë themeltare, ashtu edhe teorinë instrumentale. Po të shumtën e herës trajtimi ka të bëjë ose me cështjet themeltare, ose me problemin e mekanizmave.
Nuk janë dy botë të ndryshme.
Kultura racionaliste dhe kultura empiriko-pragmatiste janë akcente, por akcente që krijojnë dallime. Të përmendim shkurt disa. Si fillim, kushtetuta angleze nuk njeh as pranon (në kuptimin e vlerës ligjore) ndonjë entitet me emrin the people, popull.
Përkundrazi, kushtetuta e Republikës te Vajmarit shpallte, se pushteti shtetëror ngrihet prej popullit. Kështu anglezët arritën të plazmojnë një kushtetutë funksionale, kurse kushtetuta e Vajmarit mbetet e bllokuar prej premisës së vet themeluese. Një dallim tjetër është se kultura anglo-amerikane është e prirë nga termi government, qeveri, ndërkohë që ne themi shteti. Kjo s'do të thotë se fjala shtet nuk ka ardhur nga bregu tjetër. Po shteti është një entitet abstrakt, një nocion juridik; edhe kur e përdor këtë fjalë, empiristi vazhdon të shikojë pas një entiteti impersonal individët, qeveritarët, që janë konkretisht shteti.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels