IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema: Absolutizmi, autoritarizmi dhe autoriteti
Lista e termave që mund të përdoren si të kundërta - thjesht të kundërta  të demokracisë është e larmishme: tirani, despotizëm, diktaturë, absolutizëm, autoritarizëm, totalitarizëm dhe autokraci. Tirani dhe despotizëm na çojnë te grekët; diktatura është term romak, po sot është rikonceptuar krejtësisht; absolutizmi dhe autokracia, në fjalorin politik, i paraprijnë pak shek. XVIII; kurse autoritarizmi dhe totalitarizmi janë krijuar tani vonë. Po merremi shkurt, me tiraninë dhe despotizmin. Përkundrazi do të thellohemi te të tjerat, duke filluar me absolutizmin.

Historikisht, tirani dhe tirania kanë qenë koncepte themelore të mendimit politik. Nëse janë lënë mënjanë, kjo sepse përpunimi mesjetar dhe rilindës i këtyre koncepteve është sot pak i rëndësishëm. Mjafton t'i kushtojmë vëmendje dallimit midis tiranisë, në mënyrën e ushtrimit të pushtetit, dhe tiranisë për mungesë legjitimiteti. Për shekuj të tërë, ky dallim ka pasur një rëndësi të madhe. Po legjitimiteti i marrjes së pushtetit kishte si parametër monarkinë e trashëgueshme; dhe mënyra e ushtrimit vlerësohej me kriteret e së drejtës së zakonshme apo hyjnore natyrore. Sa i takon despotizmit, ky është term që grekët e përdornin për "barbarët", për jogrekët (veçanërisht për Perandorinë Persiane). Termi nuk u përpunua kurrë dhe spikati vetëm në klasifikimin e regjimeve politike të Monteskiesë.
Absolutizmi
Absolutus, mbiemri, i paraprin mjaft absolutizmit, emrit; vjen nga absolvere dhe jep idenë e të qenit i lirë prej diçkaje (kufi a lidhje qoftë). Kështu, potestas absoluta do të thoshte "pushtet i plotë", i kuptuar para së gjithash (dhe pozitivisht) si pushtet suprem. Shpesh teoria e absolutizmit lidhet me Bodinin (rreth 1576-s). Po, në të vërtetë, Bodini dhe teoria e tij e sovranitetit ia nënshtronin monarkun së drejtës hyjnore dhe së drejtes natyrore. Për të arritur te një monark përmbi çdo ligj, duhet të presim Hobsin. Prej atëherë absolutizmi ka kuptimin e ushtrimit të pakufizuar dhe, rrjedhimisht, të tepruar e të dëmshëm të pushtetit.
Pra, kur themi absolutizëm, kuptojmë një pushtet të pakontrolluar e të pafrenueshem, dhe kjo për dy arsye: 1) sepse nuk ekzistojnë, faktikisht, kundërpushtete të mjaftueshme për ta frenuar dhe/ose sepse 2) është legibus solutus, 3) liruar prej ligjeve dhe epror mbi ligjet. Prej nga del se arrihet në absolutizëm, kur pushteti është tepër i përqëndruar dhe/ose kur ai që mban pushtetin dikton ligjet (sipas dëshirës së vet) dhe nuk u nënshtrohet ligjeve.
A është vërtet absolutizmi një e kundërt e demokracisë? Po, po në një mënyrë të tërthortë. Ndarja e pushtetit dhe respektimi i ligjeve janë arritje të shtetit liberal-kushtetues. Prandaj një demokraci "e pastër", mund të bëhet fare mirë absolute: hipoteza e një "absolutizmi demokratik" është e përligjur. Duhet kujtuar se legjitimimi demokratik e kufizon pushtetin derisa i kundërvihet një pushteti autokratik. Me t'u rrëzuar kundërshtari, sovraniteti popullor mund të marrë të gjitha atributet: nga kufizues i pushtetit, kur i kundërvihej një pushteti tjetër, bëhet një pushtet i pakufizuar, kur mungon kundërpushteti që kishte lufituar. E thënë ndryshe, fakti që një shtet gëzon legjitimitet demokratik nuk është në vetvete një arsye e mjaftueshme për të përjashtuar ushtrimin prej tij të një pushteti absolut. Madje, është e drejtë të thuhet se pikërisht legjitimimi demokratik i jep pushtetit një sanksionim absolut. Absolutizmi nuk është një e kundërt e vërtetë e demokracisë. Për të vërtetuar se demokracia dhe absolutizmi janë të papajtueshëm, është i nevojshëm një devijim, duke futur në lojë shtetin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.
Autoritarizmi
Autoritarizmi vjen nga "autoritet" dhe u sajua nga fashizmi si një term vlerësues. Me disfatën e fashizmit e të nazizmit, autoritarizmi bëhet një term negativ, që do të thote "autoritet i keq", abuzim dhe teprim i autoritetit që shtyp lirinë. Me këtë që thamë, themi se autoritarizmi radhitet më shumë si e kundërt e lirisë se e demokracisë. Veç kësaj, e veçanërisht, duhet të mbajmë parasysh që autoritarizmi është një gjë, kurse autoriteti një gjë krejt tjetër. Prapashtesa izëm ndan dy koncepte thuajse në antitezë.
Auctoritas është term romak. Po e shmang evolucionin e mundimshëm te konceptit, duke përmendur vetëm se për romakët auctoritas ka qenë përherë e ndryshme nga potestas dhe se për ta auctoritas qe e lidhur ngushtë me dignitas. Sikurse vëren Virszhubski (1957), "është dignitas që, më shumë se ç'do gjë tjetër, i jep romakut autorictas". Dhe dignitas "implikon idenë e meritës... dhe përmban idenë e një respekti të frymëzuar nga kjo meritë". Po t'i bashkojmë të gjitha këto ide, del - pas një evolucioni të gjatë historik - se "autoriteti", në përdorimin e zakonshëm, tregon sot "një pushtet të pranuar, të respektuar, të njohur, legjitim'". Duhet të nënvizojmë se ky është një kuptim që mbetet e mbizotëron në përdorimin e zakonshëm, sepse kohët e fundit në literaturën e shkencave shoqërore (thuajse gjithmonë fare të paditura për sa i takon prapavijës historike të koncepteve) termi "autoritet" është masakruar. Mbetet fakt që kemi nevojë për konceptin e autoritetit, që është plazmuar nga përvoja historike. Po ta humbim dhe nëse gjithçka bëhet pushtet e shtrëngim, atëherë nuk jemi më në gjendje të kuptojmë pse shoqëritë rrinë të bashkuara dhe veprojnë të bashkuara në sajë të mekanizmave të tyre dhe të proceseve spontane.
Atëherë, le të ndalemi një çast në dallimin midis pushtetit dhe autoritetit. Në vetvete, dhe etimologjikisht, "pushtet" është një emër i padëmshëm: për ta kuptuar, mjafton të mendosh për shprehjen "kam pushtet", në kuptimin "mundem". Të kesh pushtet të bësh diçka do të thotë "unë mundem", kam aftësi ose me lejohet.
Në politikë kalon vetëm emri dhe, kështu, "më pas pushtet me diçka" kthehet në pushtet për të bërë të tjerët të bëjnë diçka. Edhe kështu kemi të bëjmë me një padëmshmëri relative. Duhet parë se me ç'mjete pushteti "bën që të tjerët të bëjnë". Me stimuj? Me privacione? Me shtrëngim dhe duke përdorur forcën? Kur arrihet "të bëhen të tjerët të bëjnë" duke kërcenuar dhe, pra, nëpërmjet presionit ose detyrimit, atëherë kapim elementin që karakterizon pushtetin politik, pikërisht përkufizimin klasik që i jepte Maks Veberi: monopoli i përdorimit të ligjshëm të forcës. Pra, pushteti urdhëron, komandon, imponon. Por organizimi i asnjë shoqërie nuk mund të reduktohet me komandat që e komandojnë atë. Për të shpjeguar një rend shoqëror, nevojiten përbërës të tjerë dhe, midis tyre, autoriteti. Dhe autoriteti shpjegon atë që pushteti nuk e shpjegon (kuptohet, lidhur me proceset vertikale që strukturojnë tërësitë shoqërore).
Autoriteti, në kuptimin e cituar, është "pushtet i pranuar, i respektuar, i njohur, legjitim". Nëse është kështu, ai nuk është "pushtet" në kuptimin që pushteti është monopol i ligjshëm i forcës; dhe pikërisht për këtë themi "autoritet". Autoriteti nuk komandon: ai ndikon; dhe nuk i takon sferës së ligjshmërisë, por asaj të legjitimitetit. E thonin edhe romakët: autoriteti bazohet mbi dignitas. Dhe Mariteni (1957) e përmbledh çështjen kështu: "Do të quajmë "autoritet" të drejtën për të drejtuar e për të komanduar, për të na dëgjuar e për të na u bindur të tjerët; dhe "pushtet" forcën që disponojmë dhe më të cilën mund t'i detyrojmë të tjerët të na dëgjojnë a të na binden... si pushtet, autoriteti zbret në rendin fizik; si autoritet, pushteti ngrihet në rendin moral".
Pra, ndryshimi midis pushtetit dhe autoritetit mund të përkthehet si ndryshim midis mënyrave të papëlqyeshme dhe mënyrave të dëshirueshme të kontrollit. Pushteti si i tillë është një akt forcë i mbështetur në ndëshkimet, është një forcë që ushtrohet nga lart mbi ata që i nënshtrohen. Përkundrazi, autoriteti lind nga një investiturë spontane dhe e merr forcën te njohja: është një "pushtet prestigji" që prej këtej merr legjitimitetin dhe efektivitetin e tij. Nga ku mund të dalim me përfundimin që një "demokraci e mirë" duhet të priret drejt shndërrimit të pushtetit në autoritet dhe që ideali i forcave demokratike duhet të jetë reduktimi i "zonave të pushtetit" përmendur vetëm se për romakët auctoritas ka qenë përherë e ndryshme nga potestas dhe se për ta auctoritas qe e lidhur ngushtë me dignitas. Sikurse vëren Virszhubski (1957), "është dignitas që, më shumë se ç'do gjë tjetër, i jep romakut autorictas ". Dhe dignitas "implikon idenë e meritës... dhe përmban idenë e një respekti të frymëzuar nga kjo meritë". Njëkohësisht, për romakët libertas ishte e kundërta e licentia. Vetëm budallenjtë, shkruante Taciti, e quajnë licentia-n libertas. Liria kërkon kufij, kurse shthurja është një shfrenim që shkatërron lirinë.
Po t'i bashkojmë të gjitha këto ide, del - pas një evolucioni të gjatë historik - se "autoriteti", në përdorimin e zakonshëm, tregon sot "një pushtet të pranuar, të respektuar, të njohur, legjitim'". Duhet të nënvizoj se ky është një kuptim që mbetet e mbizotëron në përdorimin e zakonshëm, sepse kohët e fundit në literaturën e shkencave shoqërore (thuajse gjithmonë fare të paditura për sa i takon prapavijës historike të koncepteve) termi "autoritet" është masakruar . Mbetet fakt që kemi nevojë për konceptin e autoritetit, që është plazmuar nga përvoja historike. Po ta humbim dhe nëse gjithçka bëhet pushtet e shtrëngim, atëherë nuk jemi më në gjendje të kuptojmë pse shoqëritë rrinë të bashkuara dhe veprojnë të bashkuara në sajë të mekanizmave të tyre dhe të proceseve spontane.
Atëherë, le të ndalemi një çast në dallimin midis pushtetit dhe autoritetit. Në vetvete, dhe etimologjikisht, "pushtet" është një emër i padëmshëm: për ta kuptuar, mjafton të mendosh për shprehjen "kam pushtet", në kuptimin "mundem". Të kësh pushtet të bësh diçka do të thotë "unë mundem", kam aftësi ose më lejohet.
Në politikë kalon vetëm emri dhe, kështu, "më pas pushtet bëj diçka" kthehet në pushtet për të bërë të tjerët të bëjnë diçka. Edhe kështu kemi të bëjmë me një padëmshmëri relative. Duhet parë se me ç'mjete pushteti "bën që të tjerët të bëjnë". Me stimuj? Me privacione? Me shtrëngim dhe duke përdorur forcën? Kur arrihet "të bëhen të tjerët të bëjnë" duke kërcënuar dhe, pra, nëpërmjet presionit ose detyrimit, atëherë kapim elementin që karakterizon pushtetin politik, pikërisht përkufizimin klasik që i jepte Maks Veberi: monopoli i përdorimit të ligjshëm të forcës. Pra, pushteti urdhëron, komandon, imponon. Por organizimi i asnjë shoqërie nuk mund të reduktohet me komandat që e komandojnë atë. Për të shpjeguar një rend shoqëror, nevojiten përbërës të tjerë dhe, midis tyre, autoriteti. Dhe autoriteti shpjegon atë që pushteti nuk e shpjegon (kuptohet, lidhur me proceset vertikale që strukturojnë tërësitë shoqërore).
Autoriteti, në kuptimin e cituar, është "pushtet i pranuar, i respektuar, i njohur, legjitim". Nëse është kështu, ai nuk është "pushtet" në kuptimin që pushteti është monopol i ligjshëm i forcës; dhe pikërisht për këtë themi "autoritet". Autoriteti nuk komandon: ai ndikon; dhe nuk i takon sferës së ligjshmërisë, por asaj të legjitimitetit. E thonin edhe romakët: autoriteti bazohet mbi dignitas. Dhe Mariteni (1957) e përmbledh çështjen kështu: "Do të quajmë "autoritet" të drejtën për të drejtuar e për të komanduar, për të na dëgjuar e për të na u bindur të tjerët; dhe "pushtet" forcën që disponojmë dhe me të cilen mund t'i detyrojmë të tjerët të na dëgjojnë a të na binden... si pushtet, autoriteti zbret në rendin fizik; si autoritet, pushteti ngrihet në rendin moral".
Pra, ndryshimi midis pushtetit dhe autoritetit mund të përkthehet si ndryshim midis mënyrave të papëlqyeshme dhe mënyrave të dëshirueshme të kontrollit. Pushteti si i tillë është një akt force i mbështetur në ndëshkimet, është një forcë që ushtrohet nga lart mbi ata që i nënshtrohen. Përkundrazi, autoriteti lind nga një investiturë spontane dhe e merr forcën te njohja: është një "pushtet prestigji" që prej këtej merr legjitimitetin dhe efektivitetin e tij. Nga ku mund të dalim me përfundimin që një "demokraci e mirë" duhet të priret drejt shndërrimit të pushtetit në autoritet dhe që ideali i forcave demokratike duhet të jetë reduktimi i "zonave të pushtetit", për t'i zëvendësuar me persona dhe organizma të pajisur me autoritet. Dhe Fridrihu  kishte mjaft të drejtë, kur thoshte se nuk është me vend të flasësh për autoritet në një sistem tiranik, përderisa despotizmi e shkatërron autoritetin e vërtetë. Që vlen edhe për autoritarizmin: midis autoritarizmit dhe autoritetit (të vërtetë) ka mospërputhje.
Përsërisim pyetjen që bëmë, kur flisnim për absolutizmin, pra, nëse autoritarizmi është një e kundërt e vërtetë e demokracisë. Sigurisht, nëse themi diktaturë autoritariste, kundërvenia është e padyshimtë. Po, nëse themi vetëm autoritarizëm, pra humbim mbështetjen e emrit "diktaturë", atëherë ajo bëhet e dyshimtë. Cështja është se, sado të këmbëngulim t'i dallojmë, mbetet përherë fakti që autoritarizmi rrjedh prej autoritetit dhe që, për fat të keq, autoriteti është bërë një term i kuptuar keq dhe me të cilin është abuzuar shumë. Për të kuptuar, pa u ngatërruar, do të ishte e nevojshme të bëhej dallimi midis autoritetit autoritar dhe autoritetit me autoritet. I pari është një autoritet i keq dhe i rremë, një autoritet armik i lirisë. Kurse i dyti është një autoritet i mirëfilltë që shfaqet me lirinë. Marrëdhënia midis autoritetit autoritar dhe lirisë është përjashtimi i ndërsjelltë. Përkundrazi, marrëdhënia midis autoritetit me autoritet dhe lirisë eshte ndërplotësuese në këtë kuptim: liria që nuk pranon autoritetin është licentia, ndërsa liria që e pranon është libertas. Po e tjerr kaq hollë nga dashuria për artin, po nuk kam iluzione: kësaj rrëpire nuk do t'i ringjitemi më. Atëherë na leverdis të shpallim që autoritarizmi nuk është një e kundërt e saktë e demokracisë dhe të ngulim këmbë që është e domosdoshme të themi "diktaturë autoritariste".
Totalitarizmi
Sikurse autoritarizmi, edhe totalitarizmi është një fjalë e krijuar nga fashizmi. Po fashizmi nuk qe kurrë, sipas ndonjë kriteri të saktësueshëm, një diktaturë totalitare; përkundrazi, qenë të tilla nazizmi dhe stalinizmi. Ndonëse për shumë njerëz barazimi i nazizmit e stalinizmit ka qenë fyes. Që shpjegon tridhjetë vjet sulmesh kundër nocionit të totalitarizmit, i shpallur nga e majta si një dredhi e Luftës së Ftohtë dhe shpifje e së djathtës. Ideologjizimi i debatit e ka keqtrajtuar konceptin jashtë masës. Sikurse vëren sakte Fizikela (1987), "nocioni i totalitarizmit nuk lind në epokën e Luftës së Ftohte; nuk lind si "kundërideologji" e botës demokratike-perëndimore përballë botës komuniste; nuk lind me ngjyrime të veçanta përjashtuese, po, përkundrazi, fiton qysh në fillim intonacione të gjera vlerësuese". Po koncepti i totalitarizmit mbetet i vështirë, edhe po të pastrohet nga pluhurat ideologjike.
Totalitarizmi vjen nga totalita (tërësi) dhe si fjalë shpreh idenë e diçkaje që perfshin e mbulon gjithçka. Pra, tregon shtrirje dhe, rrjedhimisht, edhe depërtim e intensitet. Optika është e re, sepse regjimet politike janë përkufizuar gjithmonë ose me kriteret e legjitimitetit, ose të ushtrimit të pushtetit, ose sipas numrit të pushtetmbajtësve (qeverisje e një njeriu, e pak njerëzve, e shumë njerëzve). Pra, "totalitarizmi" paraqet një kriter të ndryshëm leximi: një origjinalitet që i duhet njohur e që s'duhet humbur. Por origjinaliteti ndihmon edhe për të shpjeguar vështirësitë që ndesh koncepti.
Një problem i parë është nëse "totalitarizmi" mund të përdoret për të gjitha epokat apo duhet konceptuar si një risi e kohës sonë. Kuptohet, kjo varet nga kriteret e zgjedhura për të përkufizuar konceptin. Po këto kritere, nga ana e vet, varen nga rastet prej nga i nxjerrim. Kur një koncept është i ri, gjithmonë nisim të diskutojmë kush është e para: veza apo pula. Dhe në rastin që shqyrtojmë është e qarte se kanë qene rastet konkrete ato që kanë përcaktuar kriteret. Nëse "totalitarizmi" mund të përdoret për sistemet komuniste, atëherë çështja e përkufizimit të tij është relativisht e thjeshtë. Nëse përdoret si për stalinizmin, ashtu edhe për nazizmin, përkufizimi ndërlikohet, sepse te dy regjimet ishin pjesërisht të ngjashme, po pjesërisht të ndryshme. Nëse pastaj duam ta përdorim edhe për fashizmin, atëhere futemi në mugëtirë e në mjegull. Më në fund, nëse kërkojmë ta shtrijmë totalitarizmin në të gjithë historinë, koncepti shtrembërohet e bëhet pa vlerë.
Bota bashkëkohore ka zbuluar një fytyrë të pushtetit që nuk ka precedent, në mos për tjetër, sepse bazohet në një "teknologji pushteti" që nuk ekzistonte në të shkuarën. Prandaj na duhet një term i aftë të japë intensitetin, kapilaritetin dhe forcën e re depërtuese që mund të fitojë, në gjerësi dhe në thellesi, kontrolli pushtetar. Dhe, për këtë qëllim, "totalitarizëm" shkon për bukuri, është fjala e përshtatshme.
Shkojmë, atëherë, te "totalitarizmi" si pasqyrim i një sistemi politik që u afirmua në vitet midis dy luftërave botërore, që në histori është diçka e panjohur (edhe pse në histori është gjithnjë e mundur të gjesh paraardhës) dhe që, prandaj, duhet përkufizuar në veçantinë e vet. Kjo është optika e adaptuar nga Fridrihu, autori që, më shumë se cilido tjetër, është impenjuar për përcaktimin e kritereve të afta për të individualizuar  totalitarizmin . Fillimisht Fridrihu i jep totalitarizmit pesë karakteristika: një ideologji zyrtare; një parti e vetme e masave, e kontrolluar nga një oligarki; monopoli i armëve; monopoli i të gjitha mjeteve të komunikimit; një sistem terrori policor. Po pak më vonë (Fridrih e Brzhezinski, 1956) lista u plotësua me një karakteristikë të gjashtë: "një ekonomi e drejtuar nga qendra".
Një vërejtje që të vjen menjëherë në mendje është që pesë karakteristikat e para nuk janë eskluzivitete të totalitarizmit: për shembull, ideologjia zyrtare dhe partia unike karakterizojnë edhe diktaturat autoritare, kurse monopoli i armëve i përket shtetit edhe te demokracitë. Kësaj Fridrihu i përgjigjet se karakteristikat në fjalë duhen kuptuar si një "sindromë" edhe si një bashkëveprim gjatë të cilit ato forcojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi mbetet çështja e karakteristikës së gjashtë: ekonomia e planifikuar. Është e lehtë të merret me mend se Fridrihu, fillimisht, e la mënjanë, sepse nuk i përshtatej Gjermanisë naziste; dhe më pas e përfshiu, sepse ishte e nevojshme për të kuptuar totalitarizmin komunist. Ky pështjellim ekziston edhe sot e kësaj dite. Mund ta zgjidhim vetëm duke hequr dorë nga barazimi i nazizmit dhe komunizmit si totalitarizma me "totalitet" të njëjte, domethënë duke pranuar se ngërthimi i komunizmit ka qenë më totalitar se ai i nazizmit. Përfundim që mund të tretet, nëse saktësojmë se shtrirja e ngërthimit totalitar nuk duhet bashkëlidhur me egërsinë e tij.
Që Hitleri e Stalini kanë qenë tiranë fare të pamëshirshëm, kjo është e vërtetë; po një karakteristikë e personalitetit nuk është karakteristikë e sistemit. Nëse i shmangim idiosinkrazitë (individët e veçantë), për të vëzhguar vetëm makinën impersonale, do të arrijmë të shohim se një totalitarizëm i plotë dhe i rutinizuar nuk kërkon terror dhe egërsi: ai është aq kapilar, aq gjithëpërmbytës, sa mund të funksionojë "duke të futur frikën" (dhe pak frikë duhet gjithmonë), po pa pasur fare nevojë për të vrarë e për të terrorizuar. Në të vërtetë, ai që ka vërtet nevojë të terrorizojë është tiranthi i zgjidhur, diktatori që nuk ka pas shpinës as parti unike, as aparat burokratik, as fideizëm ideologjik. Në një rast të tillë, i gjithë pushteti i tij mbështetet te policia e fshehtë dhe te brutaliteti i forcës. Rusia poststaliniane nuk qe, ose ishte gjithnjë e më pak, një regjim i përgjakshëm. Përkundrazi, gjaku ka rrjedhur lumë në pjesën më të madhe të Afrikës dhe kudo që janë shfaqur diktatura ushtarake apo pretoriane me gishtin në këmbëz. Pra, terrori është një karakteristikë e mundshme, po jo e domosdoshme e totalitarizmit. Rrjedhimisht, ta shpallësh një totalitarizëm "me total" (si shtrirje) se një tjetër, nuk do të thotë aspak që me total është i barabartë me "me keqbërës". Madje, ka mundësi që në kohëzgjatje të rezultojë se një totalitarizëm gjithëkontrollues është më pak gjakatar se diktaturat pretoriane.
Gjithsesi shumica e literaturës për totalitarizmin prej viteve '60 e këtej nuk është shqetësuar ta përpunojë konceptin, po ta hedhë poshtë atë. Sulmi ka qenë koncentrik, po argumentet më të pranishme kanë qënë, nga njëra ane, se "totalitarizmi" ishte një term negativ (për të folur keq për komunizmin) dhe, nga ana tjetër, se ai dobësohej si nga ndryshimi i komunizmave të ndryshëm, ashtu edhe nga fakti që Bashkimi Sovjetik kishte dalë apo po dilte nga totalitarizmi. Asnjë prej këtyre argumenteve nuk qëndron; aq e vërtetë është kjo, sa po ata autorë që i kanë përdorur ato për totalitarizmin janë kujdesur t'u shmangen në raste të ngjashme. Të pranojmë se "totalitarizmi" paraqet një dritë të keqe. Po këtë bëjnë edhe tirania, diktatura, autoritarizmi, absolutizmi etj. Totalitarizmi është "gojëkeq" po ashtu si dhe termat e tjerë të kësaj familjeje; e, pra, me të njëjtin kriter, edhe ata duhej të shfuqizoheshin të gjithë. Nuk ia vlen as të vëresh që "totalitarizmi" është një rast i veçantë, sepse kjo fjalë ka qenë armë ideologjike e Lufitës së Ftohtë. Teza, kjo tezë, është e rreme. Sikurse ka përcaktuar saktë A. Xhejms Gregor: "Qëllimi i qartë i Fridrihut dhe Brzhezinskit ishte të organizonin... lëndën e nje tridhjëtevjecari literaturë për fashizmin, nacionalsocializmin dhe bolshevizmin... Koncepti i totalitarizmit... pasqyronte vepra që kishin ekzistuar më parë".
Akoma më keq janë punët për grupin e dytë të kritikave: që totalitarizmat qenë bërë të ndryshëm dhe, më në fund, që nuk ekzistonin më. Të kihet parasysh: edhe pse shpesh argumentohen së bashku, të dyja vërejtjet janë të ndryshme. E para pohon që një kontejner ("tipi" totalitarizëm) duhet asgjësuar, sepse përmban raste të ndryshme. E dyta thotë se totalitarizmi (tipi) duhet asgjësuar, sepse nuk përmban raste, sepse arka është e zbrazët. Të dyja vërejtjet janë të pabazuara logjikisht. Për të parën mjafton të pyesësh: që kur një kontejner parakupton uniformitet të rasteve që përmban? Kurrë. Në fakt, askush s'ka thënë ndonjëherë se "diktatura" (tipi) duhet likuiduar, sepse diktaturat janë shumë të ndryshme nga njëra- tjetra ose që "demokracia" duhet shfuqizuar, sepse demokracitë nuk janë të njëjta. Pa dyshim, kjo vlen edhe për "totalitarizmin. Kurse vërejtja e dytë meriton një reflektim më të kujdesshëm.
A është e vërtetë që vdekja e totalitarizmave e bën të panevojshëm konceptin? Këtu nuk ka rëndësi të përcaktohet nëse totalitarizmat kanë vdekur vërtet apo nëse vdekja e tyre (reale apo e hamendësuar) do quajtur përfundimtare, pa mundësi ringjalljeje në të ardhmen. Nuk ka rëndësi, sepse argumenti ka karakter logjik dhe metodologjik. Pra, duhet të pyesim: ç'lloj tipi është totalitarizmi? Tip empirik apo "tip ideal"? Është e qartë që mund të konceptohet si empirikisht, ashtu edhe në mënyrën e Maks Veberit, domethënë në mënyrë idealotipike. Në kuptimin e parë, një tipologji e regjimeve politike, në të cilën një arkë (ajo e totalitarizmit) mbetet bosh për një kohë të gjatë, mund të na nxisë për korrigjime. Po, nëse totalitarizmi konceptohet si tip ideal, atëherë termi nuk është krijuar për të përmbledhur raste konkrete: është një parametër, një pikë referimi. Për shembull, për"etikën protestante" sot mund të themi që s'ekziston më: po përsëri na shërben gjithnjë për të kuptuar shumë gjëra. Tjetër shembull: anarkia. S'ka ekzistuar kurre një sistem politik anarkik, po tipi ideal "anarki" është përdorur në mënyrë të dobishme nga të gjithë. Akoma: feudalizmi ka vdekur prej kohësh; që nuk do të thotë se ideja (tipi ideal) e strukturës feudale nuk mbetet pjesë përbërëse e kuptimit që kemi ne për strukturat. Dhe, pra, nuk është e drejtë të argumentosh se koncepti i totalitarizmit vdes, kur totalitarizmat reale vdesin.
Arrijmë kështu në përfundimin se në cdo rast totalitarizmi është një tip ideal. Për këtë qëllim i kthehemi idesë qëndrore që, në analizën e sistemeve politike, s'mund ta lëmë pas dore, ngërthimin e tyre në shtrirje: sa thithin, sa depërtojnë, me ç'intensitet. Në këtë optike, "totalitarizmi" shënon ndryrjen e të gjithë jetës shoqërore brenda shtetit, sundimin kapilar të pushtetit politik mbi të gjithë jeten jashtëpolitike të njeriut. Kur fashizmi thoshte "gjithçka në shtet, asgjë jashtë shtetit, asgjë kundër shtetit", kjo ishte një frazë që ngacmonte vanitetin dhe retoriken nacionale. Po, nëse shprehja gjithçka në shtet merret seriozisht dhe zbatohet deri në fund me mjetet shtrënguese që zotëron pushteti bashkëkohor, atëherë arrijmë vërtet në "pushtimin e fundmë të ekzistencës si diçka personale", në shkatërrimin e gjithçkaje spontane, të pavarur, të diferencuar e autonome në jetën e kolektiviteteve njerëzore. Me pak fjalë, arrijmë në kazermën e madhe politike, ku shteti gëlltit shoqerinë.
Jemi gati për pyetjen nëse totalitarizmi është një e kundërt e vërtetë, një kundërvenie e saktë për demokracinë. Një totalitarizëm mund të jetë edhe oligarkik; e si të mos kujtojmë pastaj shprehjen "demokraci totalitare", krijuar nga Zhuveneli ne 1930 dhe përpunuar më pas nga Talmoni (1952)? Natyrisht, "demokracia totalitare" është një thënie paradoksale; po jo dhe aq. Nëse ne do të jetonim në demokracinë e lashtë, do ta denonconim ate si një demokraci totalitare. Vec kësaj, po ta mendojmë mirë, asnjë formulë nuk ofrohet - në parim - të legjitimojë aq mirë sa demokracia një shtrirje totale dhe, pra, edhe totalitare, të orbitës të pushtetit politik. Demokracia është regjim i "të gjithëve" dhe, si e tillë, është e veshur më shumë se çdo formulë tjetër etike-politike me një juridiksion për "gjithçka". Pushteti që del nga të gjithë është i legjitimuar, nga vetë premisa e vet, të bëjë gjithçka.

Diktatura dhe autokracia
Deri tani kemi shqyrtuar të kundërtat (e demokracisë) që janë të tilla deri në njëfarë mase. Në fakt, si absolutizmi, edhe totalitarizmi demokratik janë dy hipoteza të konceptueshme; dhe ndërsa një demokraci autoritariste do të ishte një demokraci e keqe, demokracia e mirë duhet të jetë "me autoritet". Njëkohësisht kam vërejtur se "autoritarizmi" dhe "totalitarizmi" saktësohen më mirë - e bëhen të kundërta më të qarta të demokracisë - nëse kthehen në cilësore të diktaturës. E vetmja gjë e përbashkët midis institucionit romak dhe asaj çka kuptojmë ne me diktaturë është fjala. Dictator-i romak qe një gjykateëe jashtëzakonshme për situata lufte, e kufizuar rreptësisht për një periudhë gjashtëmujore. Institucioni degjeneroi në shek. Ill p. e. r. dhe vdiq përfundimisht me Cezarin. Është fakt që "diktatura" iu transmetua historisë si një shprehje pozitive, jo si term negativ. Makiaveli e Rusoi i bënin lavde diktaturës romake; madje, Farini në Emilia (në 1859) dhe Garibaldi në Sicili (në 1860) u shpallën "diktatorë"; që do të thotë se për ta Fjala ishte ende vlerësuese. Për përdorimin marksist të "diktaturës" - në shprehjen "diktaturë e proletariatit" - do të flasim më pas. Këtu mjafton të vërejmë se te Marksi ky term qe krejt i rastësishëm dhe, deri në vitet '20, Fjala nuk merr rëndësinë historike dhe kuptimin që ka sot.
Po sot është e qartë ç'është demokracia. Për ne, diktaturë do të thotë një formë shteti dhe një strukturë pushteti që lejon një përdorim të pakufizuar (absolut) e vetëgjykues (arbitrar) të tij. Shteti diktatorial është një shtet jokushtetues, një shtet ku diktatori shkel kushtetuten ose shkruan një kushtetutë që i lejon gjithçka. Në një mënyrë a në një tjetër, diktatori është legibus solutus. Kuptohet, ka diktaturë e diktaturë. Nojmani bënte dallim midis
i)          diktaturës së thjeshtë,
ii)         diktaturës cezariane
iii)        diktaturës totalitare.
Ndërsa duhet pranuar kjo ndarje trillojëshe, është më mirë ta shndërrojmë kështu:
i)          diktatura e thjeshtë,
ii)         diktatura autoritariste
iii)        diktatura totalitare.
Në diktaturën e thjeshtë pushteti ushtrohet me anë të mjeteve normale shtrënguese të shtetit të përdorura në mënyrë "anormale" (jashtë normës). Në diktaturën autoritariste pushteti diktatorial bazohet edhe mbi partinë e vetme, mbi një mbështetje të masës dhe mbi një legjitimim ideologjik. Dhe në diktaturën totalitare të gjitha elementet e lartpërmendura intensifikohen dhe, për më tepër, regjimi mbyt autonominë e nënsistemeve që autoritarizmi, si rregull, i lejon.
S'ka nevojë të futemi në detaje. Të vetmin element turbullues në teorinë e diktaturës të paraqitur më lart e përbënte nocioni marksist "i diktaturës klasore", që, për një kohë të gjatë, i ka lejuar marksistët ta denoncojnë demokracinë si një diktaturë të borgjezisë e të kapitalizmit dhe, në të kundërt, ta shfajësojnë diktaturën sovjetike, ose të tipit sovjetik, si një diktaturë të proletariatit. Po ky vargan mashtrimesh dergjet i bërë copë e thërrime nën rrënojat e ngjarjeve të 1989-s. Dhe sot, pra, është vërtet e vështirë të turbullosh ujërat dhe ta shpallësh demokracinë diktaturë.
Sot për sot, kundërvënia midis demokracisë dhe diktaturës është një "kundërvënie e mirë", që është e vështirë të shtrembërohet. Forca e saj është të qenit një kundërvënie strukturore, e bazuar në natyrën rrënjësisht të ndryshme të strukturave shtetërore që kufizojne dhe kontrollojne pushtetin - strukturat liberale-demokratike - dhe te strukturave qe nuk kufizojnë asgjë dhe lejojnë gjithçka (diktatorit), Gjithsesi, kjo forcsë nënkupton një dobësi: lejon diskutim kufijsh. Në ç'pikë saktësisht një kushtetutë demokratike pushon së qeni e tillë? Duke pasur parasysh kompleksitetin e strukturave në fjalë, është e qartë që midis strukturave garantiste dhe strukturave diktatoriale ekzistojnë zona të hirta apo të puthitura. Që do të thotë që "diktatura" është një e kundërt e vërtetë, po jo një kontradiktë, një mohim.
Autokracia
Autokraci do të thotë autoinvestiturë, do të thotë të vetëshpallesh udhëheqës ose të bëhesh i tillë nga e drejta e trashëgimit. Në të kundërt, parimi demokratik është që askush nuk mund të vishet vete me pushtet, që askush nuk mund të vetëshpallet udhëheqës dhe që askush nuk mund ta trashëgojë pushtetin. Sikurse bëhet e qartë, kundërvënia midis demokracisë dhe autokracisë fut në lojë parimin e veshjes me pushtet e të legjitimitetit të tij. Dhe parimet e veshjes me pushtet (të investiturës) nuk ndryshojnë në mënyrë të shkallëzuar: ato kërcejnë. Midis demokracisë dhe autokracisë parimi i investiturës kthehet përmbys. Dhe prova (në terren) është e lehtë: janë zgjedhjet. Cilido regjim në të cilin personeli politik "kontrollues" zgjidhet përmes zgjedhjesh të lira, konkurruese dhe jo të manipuluara, duhet klasifikuar si demokraci. Mund të jetë i mirë apo i keq, po demokraci është: e kalon provën që e vë në provë. Në të kundërt, cilido regjim në të cilin personeli politik kontrollues nuk del nga zgjedhjet duhet klasifikuar si "jodemokraci". Mund edhe të pëlqehet e të jetë i dobishëm, po demokraci nuk është: nuk është i bazuar në një investiturë demokratike.
Duke e zgjeruar problemin, demokracia si "joautokraci" shënon një sistem politik të karakterizuar nga mungesa e një pushteti "të paracaktuar" dhe, më saktë, një sistem që mbështetet mbi këtë parim: askush nuk mund ta mbajë pushtetin personalisht dhe në mënyrë të patjetërsueshme. Pikërisht sepse hiqet dorë nga parimi autokratik, aksioma e demokracisë është që pushteti i njeriut mbi njeriun mund të atribuohet vetëm nëpërmjet njohjes dhe investiturës nga të tjerët. Prandaj nuk ka demokraci, nëse caktimi i drejtuesve nuk del nga konsensusi popullor. Kur ky konsensus falsifikohet ose shtrembërohet, demokracia pushon së qeni: nuk ka konsensus, nëse ata që duhet ta japin nuk janë të lirë të mos jenë dakord; po kështu, konsensusi humb çdo vlerë demokratike, nëse nuk del prej një numri alternativash mes të cilave mund të zgjidhet.
la vlen të përsërisim: në këtë mënyrë përcaktojmë vetëm një kufi dhe nuk futemi në karakterin më të madh apo më të vogël demokratik të nëe demokracie. Kushti i përfshirjes apo përjashtimit është minimal, sepse këtu na intereson vetëm të përcaktojmë në ç'raste përdoret apo jo termi demokraci. Por, edhe pse minimal, kushti "joautokraci" nuk është pak i rëndësishëm. Nga premisa që askush nuk mund të vetëvishet me pushtetin e komandimit dhe, pra, që pushteti nuk është "pronë" e askujt, rrjedh që askush nuk mund ta ushtrojë pushtetin pa kushte e pa kufi. Kjo është premisa e konstitucionalizmit, domethënë e asaj mënyre të strukturimit të shtetit që e bën pushtetin të shpërndarë, të kufizuar, të kontrolluar dhe të përgjegjshëm (që përgjigjet). Premisa që demokracia është mohim i autokracisë nuk mbulon gjithçka për demokracinë; por arrin të mbulojë elementin themelor.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels