IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
Në kërkimin social, përpjekja për identifikimin e marredhënieve midis variablave mund të arrihet me dy mënyra: analiza e korrelacionit dhe eksperimenti.
Në kërkim bazuar mbi korrelacionin studiuesi ka një kontroll të ulët  mbi ambientin e kërkimit dhe zakonisht ai mbështetet në të dhënave të mbledhura prej kohësh.
Shumica e teknikave statistikore lejojnë vetëm përcaktimin e marrëdhënieve simetrike mes dy variablave dhe nuk synojnë të identifikojnë ato asimetrike shkak-pasojë.
Eksperimenti
Eksperimentuesi është i pranishëm aty ku mblidhen të dhënat dhe ushtron një kontroll të madh mbi kushtet në të cilin kryhet eksperimenti. Është pikërisht ky kontroll mbi proçesin e kërkimit që i lejon eksperimentuesit të identifikojë marrëdhëniet shkak-efekt dhe jo thjesht korrelacionin midis variablave.
Identifikim i këtyre marrëdhënieve përbën dhe objektivin e eksperimentit.

Ç’është eksperimenti?
Eksperimenti  është një metodë e kontrolluar për të vërtetuar ekzistencën e një marrëdhënie shkakësore midis një apo më shumë variablave të pavarur dhe një apo më shumë variblave të varur.
Cilat janë avantazhet e eksperimentit?
Identifikimi i një marrëdhënie shkakësore.eksperimenti  është metoda më e mirë në shkencën sociale për të treguar lidhjet shkakësore. I lejon eksperimentuesit të masë vlerën e variablit të varur, të fusë variablin e pavarur që ai mendon se është shkaku i variablit të varur dhe të vëzhgojë nëse do të shfaqen ndryshime në variablin e varur.
Kontrolli.Një eksperiment i vërtetë mundëson një kontroll të madh mbi ambientin e kërkimit duke sjellë rezultate në analizën e të dhënave dhe në verifikimin e fipotezave.
Së pari, studiuesit i mjafton një kampion shumë më vogël në krahasim me atë që nevojitet në një kërkim të pakontrolluar, duke qenë se eksperimenti është më pak i ekspozuar ndaj gabimeve të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.
Së dyti, kontrolli që karakterizon eksperimentin do të thotë se në përgjithësi studiuesi mund të ketë më shumë besim në rëzultatet përfundimtare.
Mundësia e zhvillimit të analizave longitudinale.Eksperimeti mundëson studimin e ndryshimeve kohore. Studiuesit mbledhin të dhënat ne një hark kohor të përcaktuar dhe e përsërisin atë sipas intervaleve të paracaktuara. Eksperimentet zakonisht mund të zgjasin me muaj, në disa raste edhe me vite, por edhe eksperimentet më të shkurtër në kohë janë më të vlefshëm për të studiuar ndryshimet në krahasim me metoda të tjera si anketimi.
Cilat janë disavantazhet e ekperimentit?
Ambienti artificial.problemi  kryesor për përdorimin e eksperiementit në shkencat sociale është pamundësia e ushtrimit një kontrolli të mjaftueshëm në një ambient natyral.  Sjellja sociale që është objekt interesi duhet të vendoset në një ambient artificial (laborator) i cili mundëson një kontroll të përshtatshëm. Por për fat të keq në kushtë artificiale pjesa më e madhe e sjelljes se individit mund të ndryshojë dhe elementë të saj ndoshta nuk do të shfaqen fare.  Për shembull shkaqet e një proteste nuk do të shfaqeshik kurrë në kushte laboratorike.
Efekti i eksperimentuesit. Një tjetër problem i rëndësishëm gjatë ekperimentit është fakti se subjektet mund të influencohen nga eksperiementuesi dhe të reagojnë më sjellje që në kushte normale nuk t’i shfaqnin duke ndryshuar kështu rezultatet përfundimatare
Mungesa e kontrollit. Kush dëshiron të kryejë një eksperiment në shkencat sociale do të gjëndet shpesh në dilemë: t’i vendosë subjektet në një laborator do të ndrshonte vetë sjelljen që kërkohet të studiohet, por të realizojë eksperimentin në ambient natyral do të bënte të pamundur kontrollin e variablave të jashtëm që mund të influencojnë mbi eksperimentin. Është për shkak të këtyre problemeve që eksperimenti përdoret jo gjerësisht në shkencat sociale në krahasim me metodat e tjera.
Madhësia e kampionit. Sociologjia është shkenca që studion shoqërinë, pra grupet e ndryshme brenda saj. Sa më i madh të jetë një grup aq më e vështirë është studimi i tij në laborator.
 Logjika e eksperimentit
Eksperimenti ne kushte ideale,  bazohet mbi vëzhgimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve të variablës së varur (efekti) në momentin që shfaqen.
Logjika që qëndron në thelbin e eksperimentimit është shumë e thjeshtë.
Eksperimentuesi fillon me një hipotezë shkakësore e cila pohon se një variabël (variabla e pavarur) shkakton ndryshimin e një variable tjetër (variabla e varur).
Hapat e eksperimentit
Hapat janë:
            a) matja ose vlerësimi i variablës së varur (testimi paraprak);
            b) futja e variblës së pavarur, ose ndryshimi i nivelit të saj nëse është e pranishme;
            c) një matje e re e variablës së varur (post testimi) për të parë nëse ka pasur një ndryshim të saj.
 Logjika e eksperimentit
Në rastet kur eksperimenti kryhet në izolim total, ndryshimet e variablës së varur përpara dhe pas eksperimentit vijnë si shkak i stimulit eksperimental (futja e variblës se pavarur). Por jo në të gjitha rastet mund të kryhet një eksperiment në izolim total.
Duke e zhvilluar eksperimentin në terren mund të ndikojnë shumë faktorë të tjerë të jashtëm në rezultatin e eksperimentit.
Një mënyrë për të zvogëluar influencat e jahtme është kryerja e eksperimentit në kohë sa më të shkurtër. Kur kjo nuk është e mundur atëherë studiuesi duhet pranojë rezultatin e dalë nga diferenca e post testimit me atë të para testimit dhe të përpiqert të masë ndryshimin e ardhur nga faktorët e jashtëm.
Pasi të ketë bërë këtë ndryshimin e llogaritur t’ia zbresë ndryshimit total të vrojtuar në testimin paraprak dhe në testimin pasi të jetë futur faribla e pavarur (stimuli)
 Logjika e eksperimentit
Grupi  i kontrollit.
Për të realizuar me sukses eksperimentin duhet që subjektet e dy grupeve të jenë të njëjtë për sa i përket karakteristikave të tyre personale, si dhe faktorët e jashtëm që mund të ndijojnë në një grup duhet të ndikojnë njëlloj edhe në grupin e kontrollit. Nëse realizohen këto supozime atëherë të dy grupet i nënshtrohën testimit paraprak, por stimuli shkakësor (variabla e pavarur) futet vetëm në njërin grup.
Grupi i privuar nga stimulimi duhet të shfaqë një ndryshim të variablës së varur që i përket vetëm faktorëve të jashtëm natyralë, ndërsa në grupin i cili është stimuluar artificialisht variabla e varur duhet të shfaqë një ndryshim më të madh i shkaktuar jo vetëm nga stimuli arificial por edhe nga faktorët e jashtëm natyralë.
Grupi i cili stimulohet artificialisht quhet grup ekperimental dhe grupi i cili lihet i lirë pra nuk stimulohet quhet grupi i kontrollit. Duke zbritur ndryshimin e shkaktuar nga faktorët e jashtëm (që është ndryshimi që ndodh në grupin e kontrollit) nga ndryshimi total që ndodh një grupin eksperimental mund të masim ndryshimin e shkaktuar nga stimulimi shkakësor artificial.
Vlefshmëria dhe besueshmëria
Për të mundësur një eksperiment sa më të vlefshëm dhe të besueshëm studiuesit përpiqen të krijojë të gjitha kushtet për të arritur një gjë të tillë (për shembull, duke kontrolluar variablat e jashtëm dhe duke përzgjedhur subjekte të njëtrajtshëm si në grupin eksperimental ashtu edhe në atë të kontrollit).
Vlefshmëria dhe besueshmëria
Duke qenë se eksperimentet ndryshojnë nga njëri tjetri për nga shkalla e kontrollit të ushtruar nga eksperimentuesi dhe nga lloji i tyre ata dallojnë edhe për sa i përket vlefshmërisë dhe besueshmërisë.
Për më tepër çdo eksperiment ka disa pjesë përbërëse, secila prej tyre ka një shkallë besueshmërie apo vlefshmërie.
Për shembull mund të flasim për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e testimit paraprak nga njëra anë dhe të stimulimit eksperimental nga ana tjetër.Post-testimi duke qenë një përsëritje e testimit paraprak mund të jetë në pamje të parë një garanci besueshmërie që bazohet mbi kryerjen e një testimi dhe përsëritjes së tij. Por në grupin eksperimental dukë konsideruar stimulimin artificial rezultati do të jetë i ndryshëm në dy tëstimet.
Duke qenë pra se besueshmëria është një supozim që në përgjithësi nuk mund të provohet për shkak të ndryshimeve që pëson variabla e varur, është thelbësore që instrumenti i përdorur në dy testimet përpara dhe pas eksperimentit të provohet me rigorozitet për të garantuar besueshmërinë.
Vlefshmëria dhe besueshmëria
Për sa i përket vlefshmërisë, një eksperiment mund trë quhet i vlefshëm nëse jemi në gjendjë të masim me kujdesin më të madh efektin shkakësor të variablës së pavarur mbi variablën e varur.
Por nëse nuk disponojmë një mënyrë për matjen e vlefshmërise së të gjitha testimeve si dhe për të përcaktuar nëse vlefshmëria e matjes së ndryshimit të jashtëm apo të gabimit, do të jetë e vështirë të përcaktojmë vlefshmërine e një eksperimenti
  Sa më e lartë të jetë shkalla e kontrollit aq më e lartë do të jetë matja e shkakësisë. Për këtë arsye eksperimentet e kryera me rigorozitet në laborator janë përgjithësisht më të vlefshëm se ekperimentet e kryera në terren.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels