IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




http://eseshkolle.blogspot.com/
HIGJENA PERSONALE E PACIENTEVE
  Higjiena personale e pacientit,banjo e pergjithshme,banjo ne shtat,kujdesi syte,floket dhe higjiena orale.

Higjiena eshte shkenca e shendetit dhe e parandalimit;teresia e masave praktike qe ndihmojne ne ruajtjen e nje gjendje te mire shendtsore. Nje higjiene e mire trupore eshte e rendesishme per gjendjen e pergjithshme te individit. Kur nje person eshte i semure,zakonisht ai ka me pak rezistence ndaj infeksionit. Rendesia qe i kushtohet pastertise trupore varet ne nje mase te madhe nga shtresa shoqerore ku ben pjese personi.
Infermierja vezhgon ndryshimet ne nevojat dhe zakonet personale dhe ne kete menyre planifikon kujdesjet e duhura per te semuret.
                                    
                                                    Banjo e te semurit. 
I behet te semurit jo vetem per arsye pastertie e mireqenie,por gjithashtu per shkak se ajo nxit qarkullimin e gjakut dhe i krijon rastin te semurit te ushtrohet. Kur infermierja ndihmon te semurin,te lahet ajo i shpjegon disa nga masat e nevojshme higjienike dhe perfiton nga rasti per te zbuluar nevojat e tij. Ora e banjos eshte nje moment ideal per te vezhguar;
.gjendjen e lekures
.te thonjeve
.flokeve te te semurit
 .per pranine e faktoreve te tille si pranine e nje edeme
.cilesine e frymemarrjes
.te gjitha veshtiresite ose dheimbjet qe ai shfaq gjate qendrimit ne ato pozicione.
Banjo eshte po ashtu nje cast i pershtatshem per te vlersuar gjendjen mendore te te semurit. Shume prej tyre i flasin infermieres me deshire ne oren e banjos. Eshte mjeku ai qe percakton llojin e pershtatshem per cdo te semure. Ne nje te semure qe ka bere operacion abdominal,nuk lejohet qe te behet banjo,apo dush para sherimit te plages se incisionit per shkak te rrezikut te infeksionit nga uji. Banjo mund te behet nga infermierja ose i semuri,mund te marre pjese ne masen qe ia lejon gjendja fizike.
                                            Banjo ne shtrat.
Mjetet qe perdoren jane.
1.dorezaper infermieren
 2.peshqir
3.legen me uje te ngrohte 
4.mbajtese sapuni dhe sapun per larjen e te semurit.
Po ashtu duhet nje mbulese plastike banjoje per te parandaluar qe i semuri te marre te ftohte,si dhe per te respektuar ndenjen e fshehtesise. Lloji i sapunit qe do te perdoret varett nga nevojat individuale te te semurit dhe rregullat. Gjate larjes duhet te zbulohet vetem pjesa qe do te pastrohet. Kjo eshte me pak e turpshme per te semurin dhe parandalon qe ai te ftohet. Cdo pjese e lekures fshihet menjehere pas larjes. Nese i semuri zhyt duart dhe kembet ne legen,ai ka pershtypjen se eshte me i paster. Kjo po ashtu ndikon ne zbutjen e thonjve,si dhe lehteson pastrimin e tyre. Per larjen e kurrizit i semuri eshte me mire te shtrihet mbi bark. Ne se nuk eshte e mundur,ai kthehet ne anen e djathte,nderkohe qe infermierja i pastron anen e majte te kurrizit. Infermierja duhet te pastroje palat e lekures se te semurit dhe te pastroje te dalat kockore,sepse keto vende jane te prirura per tu irrituar. Normalisht pjesa me e madhe e te semureve deshiron qe uji i banjes te kete nje temperature 46grade celsius qe nuk rrezikon te djege lekuren ose mukozat. Megjithate toleranca ndaj nxehtesise eshte e ndryshme nga nje person ne tjetrin. Krahet dhe kembet ferkohen me levizje te zgjatura,te rregullta qe fillojne nga pika distale drejt pikes proksimale,veprim ky qe ndikon ne shpejtimin e debitit venoz. Levizja e artikulacioneve,pervec permiresimit te qarkullimit te gjakut,pengon dhe kontrakturat muskulore.

                                                     Kujdesi per gojen.
Higjiena e mire e gojes eshte e domosdoshme per shendetin dhe mireqenien. Shpesh nje kujdes i rregullt,menjanon infeksionet e gojes dhe te gjendrave parotide. Higjiena e gojes nenkupton vizitat e rregullta te dentisti dhe te laj dhembet ne menyre te vazhdueshme. Larja e dhembeve me furce heq ushqimet e grumbulluara ne hapesirat e dhembeve,te cilat ofrojne nje vend te favorshem per shumimin e baktereve. Pjesa me e madhe e njerzve lajne dhembet 2 here ne dite,ne mengjes dhe ne darke. Shume dentiste i keshillojne klientet e tyre te lajne dhembet pas cdo ngrenie,ose ne pamundesi te shplajne gojen pas ngrenies. Kjo mase parandalon ne grumbullimin e mbeturinave ushqimore,qe eshte faktore predispozues per kariet. Gjerat e nevojshme per pastrimin e dhembeve te semuret kur shtrohen ne spital i marin me vehte,perberja baze e pastrave te dhembeve eshte,kripa dhe bikarbonati i sodes. Te semuret qe jane te paafte te lajne dhembet vete ndihmohen nga te aferm. Gjendja ushqyese e te semurit ndikon ne gjendjen e shendetit te gojes se tij. Marrja e pershtatshme hidrike dhe rregjimi i ekuilibruar ushqyes,ndihmojne ne parandalimin e semundjeve te gojes dhe mishrave te dhembeve.

                                            Kujdesi per floket.
Kujdesjet per floket e te semurit jane te rendesishme si per higjienen ashtu dhe per mireqenien. Krehja dhe rregullimi i flokeve bejne pjese ne tualetin e perditshem te te semurit . nje krehje energjike nxit qarkullimin e gjakut ne lekuren e kokes dhe permireson keshtu ushyerjen e epitelit. Pjesa me e madhe e te semureve jane te afte te krehin floket. Ne kujdesjet e perditshme per floket e femrave,infermierja duhet te lidhe floket e gjate per nje pamje me te rregullt dhe per te mos shqetesuar te semurat. Gjate qendrimeve te zgjatura ne spital,deshirojne te lajne koken. Kur i semuri nuk mund te ngrihet floket lahen ne shtrat,ne kete rast i semuri cohet deri afer lavamanit dhe vendoset koka ne nje mbeshtetese. Kur i semuri nuk mund te levizet nga shtrati,infermierja perdore nje mbulese plastike qe uji te bie ne nje ene mbledhese. Paraprakisht ajo perdor gjithcka te nevojshme,per te menjanuar qe i semuri te ftohet,thahen floket me tharese,ose me peshqir.  

                                              Kujdesi per syte 
Kur I semuri I ka syte te irrituar,ose te infektuar,ai I kerkon ndihme infermieres. Mjeku mund te udhezoje perdorimin e nje solucioni special per pastrimin esyve. Ne mungese te tij,mund te perdoret uje rubineti ose tretesire fiziologjike. Normalisht uji dhe solucioni fiziologjik mund ti heqin pa veshtiresi sklepat. Ferkimi i syrit do te behet me pambuk hidrofil te njomur me uje,nga kendi palpebral i brendshme drejt kendit palpebral te jashtem. Nderrohet pambuku pas cdo perdorimi. Perpara se te kryhet levizja nga pika e bashkimit te palpebres se siperme me ate te poshtme ne qosh te syrit,hiqen sklepat e kanalit te lotit,qe ndodhet ne pjesen e brendshme te orbites se syrit.

Perdorimi I nje komprese te njomur,per te mbrojtur syte.
Te semuret ne gjendje te pavetedijshme kerkojne kujdesje te vecanta.
Pastrohet rregullisht kapaku i siperm dhe ai i poshtem i syrit,per te menjanuar grumbullimin e sklepave. Te semureve ne gjendje kome,u mbyllen palpebrat dhe vendosen mbi to garza sterile te njomura me solucion fiziologjik,me qellim qe te shmangim gervishtjen e kornese.
Infermierja ndihmon te semuret qe nuk mund te kujdesen vete per syzet,lentet e kontaktit ose protezat e syrit.

                                                                                                                                        
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels