IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

TEMA: Popullsia ne te Drejten Nderkombetare
   Popullsia e nje shteti jane te gjithe ata njerez, qe ne nje moment te caktuar banojne ne territorin e ketij shteti. Pra jo vetem shtetasit e tij.
   Pozita e popullsise ndryshon nga nje shtet ne tjetrin – te drejtat dhe detyrat e popullsise – kompetence e brendshme e shtetit
   Shtetesia

 Shtetesia eshte nje lidhje juridike e perhershme e personit fizik me nje shtet te caktuar, lidhje qe shprehet ne nje varg te drejtash dhe detyrimesh ne lidhje me kete shtet.
  Nga kjo kuptohet dhe  rendesia e vecante qe ka  shtetesia per poziten e personit ne  shoqeri.
    Percaktimi i shtetesise apo ndryshimi i saj jane kompetence e brendshme e cdo shteti.(rregudha te ndryshme mes shteteve, mund  te lindin perplasje)
 Menyrat e fitimit te shtetesise ?
  1. Fitimi i shtetesise me ane te lindjes
  Rregullat:
-          a) Parimi i gjakut «jus  sanguinis»
-          b) Parimi i truallit  « jus soli» – kushdo qe lind ne territorin e nje shteti (vendet e Amerike Latine)
-          c) Parimi i perzier – Franca – BM dhe SHBA.
ka mosperputhje mes  ligjeve te  shteteve te ndryshme qe zgjidhen ne rruge nderkombetare.
Shqiperia: parimi i gjakut
1999 – «Kushdo qe lind duke pasur qofte dhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare».
2. Fitimi i shtetesise me ane te natyralizimit
-          Natyralizimi ne «kuptimin e gjere», Natyralizimi ne «kuptimin e ngushte»
  Natyralizimi ne kuptimin e gjere
-          Perfshihen te gjitha rastet e shtetesise pas lindjes, behet fjale per ndryshimin e shtetesis. p.sh ndryshimi i shtetesis nga martesa, gruaja (tani me pelqim).
-          Martesa
Deri ne luften e I Boterore gruaja ndjek shtetesine e burrit. Pas Luftes se I Boterore- parimi i barazise - nuk ndodhte automatikisht – varej nga pelqimi i gruas. Mbi shtetesine e  grave te martuara – konvente e 1954
  Martesa – legjislacioni shqiptar
  Ne vendin tone para Luftes se II Boterore  martesa eshte konsideruar menyre per fitim e shtetesise.
  Kodi Civil i 1992 – parimin  e pabarazise – gruaja ndjek shtetesine e burrit.
  Dekreti i 1998: i huaji qe eshte martuar me nje shtetas shqiptare prej jo me pak se tre vjetesh, ne rast se deshiron, mund te fitoje shtetesine shqiptare me natyralizem.
  Martesa nuk sjell  automatikisht  shtetesine shqiptare.
-           nje rast tjeter: Adoptimi
Femija merr shtetesin e prinderve adoptues.
Per kete duhet te rrespektohen disa rregulla: te kete arritur nje moshe te caktuar, te sigurohet pelqimi i te dy prinderve adoptues etj.
  Legjislacioni shqiptar e permend biresimin si nje nder menyrat e fitimit te shtetesise.
  “ Ne rast se dy prinder me shtetesi shqiptare biresojne nje te mitur te nje shtetesie tjeter apo pa shtetesi, femija fiton shtetesine shqiptare. I mituri e fiton shtetesine shqiptare edhe kur njeri prej prinderve eshte shqiptar dhe te dy prinderit ne castin e biresimit banojne ne territorin e Republikes se Shqiperise si dhe ne cdo rast tjeter kur femija rrezikon te mbetet pa shtetesi”.
-           fitimi i  shtetesis me Ndryshime territoriale, kur nje pjese e  territorit te nje shteti  i shkon nje tjetri. Banoret e kesaj pjese?
Ceshtja zgjidhet ne dy menyra:
1- Me ane te trasfertit
Ndryshimi automatik i shtetesise se shtetit te cilit i shkon territori.
2- Me ane te optimit
Popullsise se territorit i jepet mundesia te zgjedhe.
  P.sh marrveshja  e perfunduar  midis  Bashkimit Sovietik dhe Cekosllovakise ne vitin  1945 lidhur me kalimin e ukraines perendimore nen  sovranitetin  sovjetik.
  Banoret mund te zgjidhnin  ate sovjetike apo cekosllivake.
  Ato qe donin ate te meparshmen duhet te shpernguleshin.
  Natyralizimi ne kuptimin e ngushte
  Fitimi i shtetesise se nje shteti te caktuar me ane te kerkeses se personit dhe vendimit te organeve kompetente te shtetit ne fjale.
  Dy momente:
-          Personi ben nje lutje te posacme
-          Hyrja ne shtetesine e re behet me nje akt te vecante qe nxirret nga organet kompetente.
Rregullat e fitimit te shtetesise ndryshojne ne baze te shteteve.
Vendosin kushte te ndryshme
  SHBA: personi i interesuar duhet te bej 2 lutje me interval 2 vjetesh, te dije anglishten,te jete race evropiane ose afrikane,te mos jete armik i rendit ekzistues., te mos jete ateist. Jepet me vendim gjykate.
  Angli: 5 vjete ne Angli, moral te mire dhe te deklaroje se do te vendoset me banim te perhershem ne Angli. Kompetence e ministrise se Brendshme.
  France: te kete mbushur moshen 18 vjec, me vendbanim ne France prej 5 vjetesh, te dije frengjishten, te beje nje jete korrekte e te shendoshe, te kete mjete per te jetuar
  Shqiperi: personi te kete mbushur 18 vjec, te kete banuar ne territorin shqiptar ne menyre te vazhdueshme per jo me pak se 5 vjete, te kete banese e te disponoje te ardhura te mjaftueshme, te mos kete qene i denuar ne shtetin e vet apo ne Republiken e Shqiperise per vepra penale me jo me pak se 3 vjet heqje lirie, te kete njohuri fillestare te gjuhes shqipe, hyrja e tij ne shtetesine shqiptare te mos preke sigurine dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.
  Si instance e pare – organet e Ministrise se Rendit Publik – ne rast vendimi pozitiv – Presidentit te Republikes qe ben akordimin me dekret te vecante.
  Humbja e shtetesise
  Daljen nga shtetesia ose lenien e shtetesise, me deshiren e personit,
  Heqja e shtetesise, jo me vullnetin e personit; si mase ndeshkimi ndaj atyre qe nuk respektojne detyrimet.
  Mbarimi i afatit,  banon jashte  per nje kohe shume te gjate.
  Renoncimi,  kur zgjedh mes dy shtetesive
  Dyshtetesia
  Mund te vije si rezultat i ketyre rrethanave:
-          a) Kur zbatohen njekohesisht parimi i gjakut dhe ai i truallit.(kur lind nje femije).
-          b) Ne rast martese te nje gruaje me nje te huaj.(shteti i gruas  nuk  nuk e nxjerr  automatikisht, dhe shteti i burrit  i jep automatikisht  shtetsin; psh. Nje franceze e nje turk).
-          c) Si pasoje e ndryshimit te shtesise me ane te natyralizimit.(shtetesine e shtetit ku banon).
  Pozita e personave me shtetesi te dyfishte nuk eshte e lehte, psh.  Detyrimi ushtarak.
  Veshtiresi e lidhje me shtetet ku kane shtetesite por dhe me shtetet e treta,
  Dyshtesia objekt diskutimi ne ne konferenca nderkombetare.
  Konferenca e Hages e 1930:
-          Femijet me shtetesi te dyfishte – zgjedhja kur arrijne nje moshe te caktuar
-          Shtetet e treta – parimi i efektivitetit
-          Sherbimi ushtarak – ne shtetin ku ka me teper lidhje
-          Shteti shqiptar ruan te drejten ti kerkoj shtetasit te vet te zgjedhe vetem nje shtetesi.
  Pashtetesia(Apadritizmi)
Nje gjendje e vecante e personit fizik kur ky nuk ka shtetesi.
  Mund te linde ne rrethana te caktuara:
-          1-Mbeten pa shtetesi femijet e prinderve pa shtetesi ne ato vende qe i permbahen parimit te gjakut.
-          2-Kur nje person humbet shtetesine e nje shteti dhe nuk fiton asnje shtetesi tjeter.
-          3-Ne baze te ligjeve te disa shteteve femijet e lindur jashte martese (n.q.se nuk zbaton parimin e truallit)
-          4-Kur shteti i nje gruaje qe martohet me nje te huaj ndjek parimin gruaja ndjek shtetesine e burrit, shteti i  saj e perjashton nga shtetesia dhe shteti i burrit nuk e pranon.
n  Pashtetesia – gjendje inferioriteti ne planin e te drejtave, ( nuk gezojne  te drejtat elektorale);  por duhet ti nenshtrohen  ligjeve te shtetit ku ndodhen, duhet  te plotesojne tegjitha detyrimet.
n  Konventa nbi statusin e apartideve – 1958 – marrja e masave per lehtesimin e pozites se tyre.
n  Legjislacioni shqiptar –
Ngaterrohej me konceptin e te huajve. Nuk ka dispozita te vecanta – barazohen me statusin e te huajve.
n  Gjendja juridike e te huajve
n  I huaji eshte cdo person qe ndodhet ne territorin e nje shteti dhe nuk ka shtetesine e ketij shteti por te nje shteti tjeter.
n  Ne Lashtesi nuk gezonin as te dtejtat me elementare ( konsiderohej armik) – ne feudalizem gezonin te drejtat e shtetit te cilit i perkisnin, por u viheshin shume kufizime:  psh:mbi token , pronen.
n  Gjendja juridike e te huajve
n  Kapitalizem –  hiqen  kufizimet per gezimine te drejtave, vendoset parimi  se i huaji i nenshtrohet jurisdiksionit te shtetit ku ndodhet, barazohet  me shtetasit.
n  Lufta e I Boterore –   kufizimet e vjetra u vune  ne fuqi, hyrje daljet me kufizime  – sistemi i pasaportave dhe vizave
n  Regjimi i te huajve
n  E drejta nderkombetare nuk permban norma qe te detyrojne shtetet te pranojne ne territorin e tyre shtetas te huaj. Mirepo nuk ka shtet sot mos te pranoje ne territorin e vet shtetas te huaj.
n  Sot per hyrje-daljen ne shtetet e tjera ka nje sere rregullash.
1.  Sistemi i pasaportave
leja e shtetit ne te cilin shkohet: viza – 2 forma: vize tranzit dhe vize qendrimi
2. Rregulla mbi poziten e te huajve ne territorin e shtetit te huaj.
Te drejtat, detyrimet.barazia e pozicionit te tyre me shtetasit e atij vendi….???
n  Ne Republiken e Shqiperise: te drejtat, lirite themelore si dhe detyrimet ne Kushtetute vlejne njesoj dhe per te huajt e per personat pa shtetesi = regjim kombetar.
n  Trajtimi i te huajve i rregulluar ne baze te marreveshjeve te lidhura posacerisht quhet regjim special.
n  Regjimi i favorizimit me te madh – dhenia e maksimumit te te drejtave qe u jepet nje shteti te trete.
n  E drejta e strehimit
n  Mundesia qe nje shtet u jep per te hyre ne territorin e vet personave qe ndiwen ne vendet e tyre per pikepamjet ose veprimtarite shkencore.
  E drejta e strehimit merret ne 2 kuptime:
         Si e drejte e shtetit
         Si e drejte e personit
   Pozita juridike e emigranteve te tille nuk ndryshon nga ajo e shtetasve te vendit
  Institut relativisht i ri.
  Sanksionuar nga Deklarata Universale e te drejtave te njeriut -1948
  Deklarate mbi strehimin territorial -1967:
         Nje person qe kerkon strehim nuk duhet te kthehet mbrapsht
          Solidaritet shtetet ku ka fluks emigrantesh
          Strehimi i personave qe perpiqen ti shpetojne persekutimit duhet te njihet nga te gjitha shtetet
 Karakter diskrecionar i se drejtes qe ka cdo shtet per te dhene strehim.
  Kosova – 500.000 te debuar gjeten strehe ne SHqiperi
  Strehimi ekstraterritorial: ne ambasada
Shqiperia ne 1990 – rast unikal ne te drejten nderkombetare
  Lufta kunder kriminalitetit ne shkalle nderkombetare
  Ceshtje e brendshme e cdo shteti – ndihme nga shtetet e tjera
  Ekstradimi – shteti ne territorin e te cilit ndodhet krimineli mund te ndihmoje duke ja dorezuar ate shtetit ne territorin e te cilit eshte kryer krimi ose shtetit te cilit i perket.
  Shqiperia ka lidhe marreveshje te posacme ekstradimi me shtetet e tjera.
  Vend te rendesishem ne te drejten nderkombetare ze lufta kunder krimeve nderkombetare ose krimeve kunder njerezimit.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels