Lirika Filozofike
Naim Frashëri është poeti i parë shqiptar që i kushton kujdes të veçantë poezisë filozofike dhe mund të quhet themeluesi i saj në poezinë shqiptare.
Ai ka shkruar një numër të dukshëm vjershash filozofike, të përfshira në vëllimet poetike "Vjersha për mësonjëtoret e para", "Lulet e verës", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe në përmbledhjen në gjuhën persishte "Tehajylat" (Ëndërrimet).
Në këto lirika Naimi shpesh shtron pyetje të tilla të karakterit filozofik: C'është natyra? Cilat janë ligjet e saj? Ku është fillimi e ku është fundi i saj? Cili është vendi i njeriut në të?
Këtë etje për të përsiatur për gjithçka poeti e shpreh edhe me vargje:
Mendja ime, që s'gjen prehje, bën kërkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mërmërime:
Kush? pse? Çfarë? ku e kur? e si e sa? ("Ëndërrimet")
Naimin e habit dhe njëkohësisht e mrekullon gjithësia, pambarimësia e saj: Toka dhe Dielli, yjet, ndërrimet e stinëve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjtë, bagëtia, gjithçka. Poeti mendimtar e sheh gjithësinë si një libër të hapur të cilin njeriu vazhdimisht përpiqet ta lexojë, sepse kështu do të gjejë kuptimin e botës. Kjo pafundësi dukurish e mahnit dhe e gëzon poetin, jo vetëm sepse me to është e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse në qënien dhe në rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh mishërimin e perëndisë. Këtë koncept panteist e vumë në dukje edhe te "Lulet e verës".
Një trup është gjithësia
Dhe të sosur s'ka gjëkundi,
më çdo an' është perëndia,
një det që s'i gjendet fundi.
("Gjithësia", "Vjersha për mësonjëtoret").
Botëkuptimi i Naimit në lirikat filozofike shpesh është kontradiktor. Mbasi pohon pafundësinë e gjithësisë, Naimi thotë:
Gjë s'humbet, as pakësohet
edhe sërish nukë shtohet:
çdo q'është përsëritet.
("E vërteta", - "Vjersha për mësonjëtoret")
Një nga mendimet më të rëndësishme të Naimit është ai që lidhet me njohjen njerëzore. Ai mendonte se njeriu është në gjendje, me forcën e arsyes, të depërtojë në të fshehtat e natyrës, të njohë ligjet e saj, ta përdorë natyrën për nevojat e tij, pra, të bëhet gjithnjë e më tepër zot i saj, me anë të njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur natyrën, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:
Është në shesh Perëndia,
i verbëri s'mund ta shohë,
ajo është gjithësia,
i dituri mund ta njohë.
("Perëndia" - "Lulet e verës")
Duhet theksuar se problemet e gjithësisë, të natyrës etj., asnjëherë, Naimi nuk i pa të shkëputura nga njeriu, nga vendi i tij në botë, nga fati i tij. Naimi e vlerëson shumë lart njeriun. Si panteist, poeti mendon se shfaqja më e përsosur e hyjnisë në jetë është vetë njeriu. Njeriu, sipas Naimit, është qëllimi dhe arritja më e lartë e krijimtarisë hyjnore, është trajta e shfaqjes më të epërme, sepse është krijesë me ndërgjegjje e moral. Prej këtij lind edhe ai humanizëm i thellë, ai respekt e dashuri e pakufishme për njeriun.
S'ka më të lartë në jetë
nga njeriu, q'është i vërtetë.
("E vërteta" - "Vjersha për mësonjëtoret")
Naimi mendon se njerëzit vërtet vdesin, por si gjini janë të pavdekshëm, janë të përjetshëm. Duke u kthyer sërish te gjithësia, ata rilindin sërish te breznitë që përsëriten pa fund.
Botëkuptimi i Naimit është sintezë origjinale mbi bazën e panteizmit dhe ka prirje të dukshme përparimtare.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
4:14:00 AM
iBra Servis Pc
LETERSI SHQIPE
Related Posts:
Histori e Skënderbeut (pjesa e pestë)Histori e Skënderbeut (pjesa e pestë)U ngrit fat' i Shqipërisë Si i vdekuri nga varri, Mori udhën' e Asisë, Duke ikur si i marri, Me një rrobëzë të çqyer, Me fytyrë të tmerruar Dhe me gjak lyer e ngjyer E me sy të zgurdulluar… Read More
Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)Në mest t'ati mallëngjimi,Që vij posi vetëtima,Po dëgjonej si gjëmimiZëri i burravet trima:"Luftë, luftë me Turqinë,"Thirrë gjithë menjëherë,"Nuk e duam miqësinë,Atë dëshirë ta ngrerë."Ata … Read More
Histori e Skënderbeut (pjesa e tretë)Histori e Skënderbeut (pjesa e tretë)E zeza Adrinopojë! Q'u bëre burim i zisë,Vure botën në nevojë,Në helmit të ligësisë!Djemthitë ndaj teje erdhë,O qytet i mallëkuar!Sa lot të varfërit derdhëMe zëmrë të dëshëruar! … Read More
Jeronim De Rada - Jeta dhe krimtaria e tij HyrjeJeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi … Read More
Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)Këndo, ëngjëll, urtësinëEdhe gjithë mirësitë,Skënderben' e trimërinë,Q'i dha Shqipërisë dritë.Të lumtë goja, këndona,Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë,Skënderben' e madh tregona,Trimnë burrë, Zotn… Read More