IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Mejtimi
Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.


Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalëngadalë.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.


Related Posts:

  • Pjetër BogdaniNA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL  Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popu… Read More
  • Marin Barleti NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë n… Read More
  • Letërsia e vjetër shqiptareNA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Letërsia e vjetër shqiptareHyrje Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua në mesjetë, kur vendi ynë nën zgjedhën osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, ku ideologjia sunduese ishte ide… Read More
  • Gjon Buzuku - JETA DHE VEPRAT NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare. Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. LEXO ME SHUME...Më e vjetra pr… Read More
  • Muzika Shqiptare - FOLKLORI SHQIPTARENA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Muzika Shqiptare Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsi… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels