IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u zgjua,
Së shoqes i tha: "O grua, 

Nesërë jam për në veshtë,
Se s'kam vatur këtë vjeshtë,
Sindëkur vinja qëmoti."
Plaka tha : "Në dashtë zoti."
Nastradini i tha : "Unë
S'e këllas zotnë në punë,
E shoh vetë punën time,
E nuk e vë nër mundime,
Që të doj' a të mos dojë,
Se nukë më flet me gojë."
Kështu the, o jetëgjatë!
Papo u ngrite me natë,
More shportat e gomarë,
Po s'të vate udha mbarë!
Për rrush del njeriu i mjerë
E sjell shkarpa shumë herë.
Gjithë bota po punonin
E udhëtë po ndrejtonin.
Nastradinë kur e panë,
E zun' e më nuk e lanë:
Gjithë ditën gur' i gjori
Mbajti edhe pagë s'mori.
I këputur, i drobitur,
I lodhur, i kahënitur,
Natën në t'errët u kthye,
Me pluhurë mbi qyrdye!
Erth më der' e trokëlliti,
E shoqja nga shkalla zbriti,
Tha : "Kush ësht' aty më derë?"
Pa tha Nastradin' i mjerë:
"Në dashtë zoti, jam unë,
Që vajç' e s'bëra dot punë!"
Pa më nesëret një fqinjë,
Q'ish i varfër e pa linjë,
Erth e i kërkoi gomarrë,
Duke thënë ca më parë:
"Jemi pa buk' e pa ngrënë,
Në mulli drithë kam shpënë,
Gjer më tani është bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Për dru e kam dërguar,
Ka vaturë që me natë,
I varfëri veshgjatë."
Ajy tha "e kam dërguar",
Gomari palli në quar!
Fqinja tha : "Pse më gënjeni,
Të drejtënë s'ma rrëfeni?
Ja se ku pëllet gomari,
Qysh e ka marë druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parë
Kshu, të besojnë gomarë!
Me fjalën time s'je nginjur,
Që jam sot plak e i thinjur,
Po dëgjon gomarrë ç'thotë,
Q'është pa mënt e flet kotë.
Njeriu që dëgjon gomarrë,
S'e ka punën mbroth e mbarë."
Kështu tha, po të vërtetën
E thosh gomari, të shkretën.


Related Posts:

  • Bagëti e Bujqësia (pjesa e tretë)Bagëti e Bujqësia (pjesa e tretë)Ti perëndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e … Read More
  • Poema Bagëti e Bujqësia (pjesa e dytë) Naim Frasheri Bagëti e Bujqësia (pjesa e dytë)Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, s… Read More
  • Parajsa (pjesa e parë) Naim FrasheriParajsa (pjesa e parë)O vëllezrë shqipëtarë!Pa të zëm' udhën e mbarë,T'i bijem pas urtësisëDhe dritës e diturisë,Të mos rrimë n'errësirë,Se nuk është pun' e mirë.Neve që qemë njëherëNë gjithë botët të ndjerë,Dhe të par' e të … Read More
  • Poema Bagëti e Bujqësia (pjesa e parë)Bagëti e Bujqësia (pjesa e parë)O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbërua… Read More
  • Zogu dhe DjaliZogu dhe DjaliNjë zok të bukur zuri një djalë,Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë:"Nukë të vjen keq që jam i mitur,Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret,E kam lënë keq brenda në folet.Dheu me d… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels