IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh, 

Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi tutje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!


Related Posts:

  • POEZIA DESHIRA E NAIM FRASHERITDëshiraZot!SotJam,Kam,Shoh,Njoh, Rronj,Shkonj;Kam gasDhe flasE themTë kemDitë,Dritë,Jetë,Vetë,Ah, dua,Që thua,Të mos vdes,Po të mbesPërjetëTë ketëShpirti imPa mundimShëndenëTë jenëMe muaSa dua.Sonte jam gjall',E jam mirë… Read More
  • FaljaFaljaZot i math e i vërtetëQë kreve ç'shohëm në jetë,Edhe të tjerë që janëPa funt pa krye pa anë, Edhe kudo je ti vetë,Syri yn tekdo shikon,Që nga lint e gjer tek perëndon,Më çdo vënt të sheh fuqinë,Urtësin' e madhërinë,… Read More
  • Zonj' e Fatit - Naim FrasheriZonj' e Fatit O moj plaka lozonjare,Që ndjek fatn' e njerëzisëDhe mas' e peshë s'ke fare,Po me shkop të marrëzisë.Moj po me ç'sy e me ç'faqeMë qasesh prap' e më çfaqe?Të shoh që vjen posi hijeNgadalë si qën i qetë Edhe … Read More
  • Perendija - poezi Naim FrasheriPerëndijaRri mejtohem shumë herëTek perëndon yll'i zjarrtë,Edhe hapetë një derë,Soje rrjeth një drit' e artë.Retë, nga pak' e nga pakë,Marrën një tjatër fytyrë,Bënenë të kuqe flakë,E deti ndrin si pasqyrë.Oh! sa të bukura jan… Read More
  • Mejtimi- POEZI E NAIM FRASHERIT MejtimiRri mejtohem shumë herëTek perëndon yll'i zjarrtë,Edhe hapetë një derë,Soje rrjeth një drit' e artë.Retë, nga pak' e nga pakë,Marrën një tjatër fytyrë,Bënenë të kuqe flakë,E deti ndrin si pasqyrë.Oh! sa të bukura janëF… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels