IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Shokë, kemi në mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Lanë zonjën e lëvduar 

E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjejnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë ç'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.


Related Posts:

  • Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)Këndo, ëngjëll, urtësinëEdhe gjithë mirësitë,Skënderben' e trimërinë,Q'i dha Shqipërisë dritë.Të lumtë goja, këndona,Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë,Skënderben' e madh tregona,Trimnë burrë, Zotn… Read More
  • Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)Në mest t'ati mallëngjimi,Që vij posi vetëtima,Po dëgjonej si gjëmimiZëri i burravet trima:"Luftë, luftë me Turqinë,"Thirrë gjithë menjëherë,"Nuk e duam miqësinë,Atë dëshirë ta ngrerë."Ata … Read More
  • Parajsa (pjesa e katërt)Parajsa (pjesa e katërt)Shqipëria ishte zonjëE kishte të madhe pronjë,Shqipëria kurdoherëKa nxjerrë trima të vlerë,Mehmet Alin', Ibrahimnë,Gjikënë, Gjolekë trimnë,Rrapon e Ali Pashanë, Silahdarë e ShkodranëE shumë njerës… Read More
  • Parajsa (pjesa e pestë)Parajsa (pjesa e pestë)Sot për sot Maqedhonia,Thesprotia, Mollosia,Dhardhania, Iliria,Paravea, HaoniaQë u thoshinë qëmotiBota, po s'u thosh i zoti,Bëjnë gjithë Shqipërinë,Edhe fqinjtë ton' e dinë. Tani, djemt' e mëmëdheu… Read More
  • Parajsa (pjesa e tretë)Parajsa (pjesa e tretë)Gjithë botënë romanët E vunë poshtë, veç tanëtU pren' udhën' e s'i lanë,Pa shumë lufëtra ngjanë.U mbyt në gjak Shqipëria,Po rop s'u bë njerëzia,Nuk' u bë rop shqipëtari,Po qëndroi si ish së pari!&n… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels