IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Zonj' e Fatit

O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn' e njerëzisë
Dhe mas' e peshë s'ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.
Moj po me ç'sy e me ç'faqe
Më qasesh prap' e më çfaqe?
Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë 

Edhe hi syvet më shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretë!
Ata sy të zgurdulluar
T'i shoh, o e mallëkuar!
S'je e verbërë, si thonë,
Që s'sheh, s'di se ç'bën në jetë,
S'je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.
Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes' e zëmërligë.
Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç'na ke gënjyer!
Njeri s'të ka trashëguar.
Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'të ka qëndrim fati.
Jakë, se jam dëshëruar
E më s'e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.
Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?

Related Posts:

  • Histori e Skënderbeut (pjesa e pestë)Histori e Skënderbeut (pjesa e pestë)U ngrit fat' i Shqipërisë Si i vdekuri nga varri, Mori udhën' e Asisë, Duke ikur si i marri, Me një rrobëzë të çqyer, Me fytyrë të tmerruar Dhe me gjak lyer e ngjyer E me sy të zgurdulluar… Read More
  • Jeronim De Rada - Jeta dhe krimtaria e tij HyrjeJeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi … Read More
  • Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)Në mest t'ati mallëngjimi,Që vij posi vetëtima,Po dëgjonej si gjëmimiZëri i burravet trima:"Luftë, luftë me Turqinë,"Thirrë gjithë menjëherë,"Nuk e duam miqësinë,Atë dëshirë ta ngrerë."Ata … Read More
  • Histori e Skënderbeut (pjesa e tretë)Histori e Skënderbeut (pjesa e tretë)E zeza Adrinopojë!  Q'u bëre burim i zisë,Vure botën në nevojë,Në helmit të ligësisë!Djemthitë ndaj teje erdhë,O qytet i mallëkuar!Sa lot të varfërit derdhëMe zëmrë të dëshëruar! … Read More
  • Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)Këndo, ëngjëll, urtësinëEdhe gjithë mirësitë,Skënderben' e trimërinë,Q'i dha Shqipërisë dritë.Të lumtë goja, këndona,Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë,Skënderben' e madh tregona,Trimnë burrë, Zotn… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels