Platoni dhe filozofia e tyre
Platoni dhe Aristoteli të dy i përkasin periudhës antike të filozofisë dhe që u morën me trajtimin e të njëjtave probleme pothuajse të dy përmblodhën përblemet kryësore të mëndimit njerëzor te dy trajtuane njohjen njerëzore, moralin, vyrtytin, shtetin e politikën por edhe rolin e artit në jetën njerëzore. Ndonëse u morën me
të njëjtat probleme në disa çështje ato kishin këndvështrime të ndryshme ose rrugët për të gjetur të vërtetat . të vërtetat e tyre ishin të ndryshme. Ndonëse Platoni ishte i interesuar për matematikën Aristoteli më shumë interesohej për të dhënat empirike. Me qëllim që të ndërgjegjsonte njeriun për dritën e errësirën, rrugën si mund të dalim nga kjo errësirë dhe kush mundë të na nxjerri nga kjo. Platoni shkruajti alegorinë e shpellës .
- Ai bëri një metaforë tjetër atë të vijave ndërsa sipas të cilit mendoja njerëzore për të arritur dijen universale kalon nëpër 4 etapa
1- Të imagjinuarit
2- Të besuarit
3- Të menduarit
4- Dhe inteligjenca e përkryer ku njeriu arrinë në dije dhe shkëputet nga shqisat.
-Të imagjinuarit është forma më sipërfaqsore e aktivitetit mendor. Këtu mendja ndeshet me nivelin më të ulët të realitetit. Me imagjinatë Platoni kupton eksperiencën ndiesore të dukjes, kur kjo dukje merret si realitet i vërtet. Në këtë etapë mendja nuk e di se çështë një hije që ajo ndeshet dhe ngatërrohet me realitetin. Pra sipas Platonit imagjinata nënkupton që personi nuk është i ndërgjegjshëm që ai është duke parë një imazh prandaj kjo na çon në injojorancë dhe iluzion.
-Të besuarit Gjendja dhe mendja e induktuar nga të parët e objekteve aktualë. Në këtë nivel njohje ne ndjejmë një ndjenjë të fortë sigurie absolute sepse objektet e dukshme varen nga konteksti i tyre për shumë nga karakteristikat. Prandaj sipas Platonit të besuarit është akoma në etapën e opinjonit publik. Kjo sepse është më e lartë se të imagjinuarit sepse është e bazuar në formën më të lartë të realitetit, gjithsesi në këtë etapë ne nuk marrim dije sepse siguria e njohjes mund të rrëzohet në qoftë së ndryshojnë rrethanat.
Të mënduarit Kur lëviz nga të besuarit tek të mënduarit, lëviz nga bota e dukshme në botën e kurtueshme, nga opinjoni në dije. Kjo gjendje është karakteristik për shkencëtarët. Sendet e dukshme janë simbole të realitetit që mund të mendohen por që nuk mund të shihen. Shkenca të detyron të mendosh sepse shkencëtari është në kërkim të ligjeve dhe të parimeve, ajo shikon përtej objekteve të veçantë pra të mënduarit përforcon fuqinë e mendjs por të abstraguar nga objektet e dukshme. Të menduarit karakterizohet edhe nga arsyetimi nëpërmjet hipotezave, ku me hipotezë Platoni kupton një të vërtetë të qëndrueshme.
Inteligjenca e përkryer Që të kesh dije të plotë kërkohet që mëndja të kapë mardhëniet e çdo gjë tjetër. Duhet të shohë unitet në të gjithë realitetin. Inteligjenca e përkryer përfaqëson mendjen e çliruar tërësisht nga objektet ndijore, në këtë nivel mendja merret direkt me format të cilat janë objëkte të kuptueshme që janë abstraguar nga objektet reale. Pra me inteligjencën e përkryer kuptohet pamja sinoptike e realitetit dhe kjo do të thotë unitet i dijes.
Gjithashtu ai dhe konceptin e tij mbi formen .
Sipas tij format janë thelbe ose modele të pandryshueshme, të përjetshme dhe jomateriale prej të cilave objektet e dukshme janë theshtë kpje. Ne mund të themi se diçka të ngjashme kjo çon tek koncepti i bukurisë por bukuria nuk është thjeshtë një koncept ajo ka një realitet gjithmonë sepse ajo ka një ekzistencë të veçantë nga sendet. Kur egzistojnë format sendet janë të ndara nga format. Ato ekzistojnë të shkëputura nga sendet që ne shohim. Nuk kanë dimensione po pyetja e velind si pasojë e gjuhës sonë e cila nënkuton që format duke qenë diçka duhet të kenë një vendodhje.
Par sipas tij format janë model sipas të cilit çdo gjë që egziston është kopje e një bote reale.
Po ku egzistojnë format? Ȅshtë apsurde ta bëjnë këtë pyetje kur themi se ato janë kopje.
- Format me njëra - tjetrën lidhen si specia me gjininë dhe ato i njohin nga të rikujtuarit .
Aristoteli ashtu si Platoni u morë pothuajse me të njëjtat çështje por në këndvështrimin e tij.
Aristoteli thoshte se kur marrim në studim një subjekt duhet ta përcaktojmë me saktësi se çfar është ai dhe cilësit e këtij subjekti që Aristoteli i quajti predikate.
- Një tjetër mënyrë për të gjetur të vërtetën Aristoteli ishte dhe silogjizmi i cili është arsyetim sipas të cilit nga disa gjëra të shpallura rrjedh diçka e pashpallur si rezultat i domosdoshmërisë së dy të parave. Silogjizmi përfaëson lidhjen e pohimve për vetitë thelbësore në mënyrë qe konkluzioni te dalë domosdoshmërisht. Ajo që e bën konkluzionin të jetë i mundshëm është një term i veçantë që gjendet në të dyja premisat, ky term është quajtur nga Aristoteli term i mesëm sepse vete tek një tjeter dhe përmbane një tjetër në vetëvete. Pra vlera e Silogjizmit thotë Aristoteli varet nga saktësia e premisave që të arrihet njohja e vërtetë skencore, duhet qe premisat të jenë të vërteta.
Nëse predikatet janë të sakta atëherë dhe përfundimi do të jetë i saktë. Dhe kjo ndodh vetëm kur janë archai.
Substanca është natyra thelbësore nuk egziston materia pa formë dhe forma pa materie.
Aristoteli përcolli 4 lloje shkaqesh
- Shkaku formal - i cili përcakton se çështë një send
- Skaku material - ajo prej nga se është bërë
- Shkaku veprues - nga i cili një send është bërë
- Dhe për cfar është bëre ( funksioni )