Kuptimi i Juridiksionit
Juridiksioni – eshte e drejta e nje organi per te ushruar nje veprimtari te caktuar ne perputhje me ligjin, dmth rrethi i ceshtjeve qe kane te drejte te zgjidhin organet e nje sistemi.
Nje ceshtje qe nuk duhet ngatarruar eshte ajo e dallimit te juridiksionit nga kompetenca. Juridiksioni percakton institucionet e pavarura nga njeri tjetri ,pra gjyqesor apo administrative. E thene me thjeshte percakton fushen e pushteteve. Pasi te jete percaktuar juridiksioni ,pra pasi te jete vendosur se cili organ apo pushtet do te shqyrtoje ceshtjen ,percaktohet kompetenca Brenda institucionit.Kompetenca percaktohet pas juridiksionit.
Llojet e Juridiksionit
a. Juridiksion Gjyqesor – kemi kur me ligj jane ngarkuar gjykatat per shqyrtimin dhe zgjidhjen e ceshtjeve
Ky juridiksion ndahet ne :
- Juridiksion civil
- Juridiksion penal
b. Juridiksion Administrativ – kemi kur me ligj jane ngarkuar organet e administrates shteterore per zgjidhjen e ceshtjeve te caktuara.
Juridiksioni gjyqesor civil – eshte nje juridiksion gjyqesor I pergjithshem ne te cilin perfshihen shqyrtimi I te gjitha ceshtjeve qe nuk jane shprehimisht te perjashtuara prej tij. J.Gj.C eshte juridiksioni mbi te drejtat , lirite dhe interesat kushtetuese dhe ligjore e ka per object deklarimin, garantimin dhe permbushjen e te drejtave qe I takojne subjekteve ne marrdheniet reciproke te tyre.
Kufijte e juridiksionit gjyqesor civil
Juridiksionit gjyqesor civil i jane vene kufij ne disa aspekte dhe konkretisht:
1. Kundrejt subjekteve te huaja qe gezojne imunitet diplomatic
2. Kundrejt administrates publike
3. Kundrejt pajtueshmerise se ligjit me Kushtetuten
4. Kundrejt marreveshjeve te arbitrazhit
1. Mosmarrveshjet lidhur me juridiksionin dhe menyra e zgjidhjes se tyre
Juridiksioni gjyqesor dhe ai administrative jane te ndare midis tyre ,qe do te thote se kurre nuk mund te jete nje ceshtje njekohesisht edhe ne juridiksionin gjyqesor edhe ne ate administrative.Si gjykata ashtu edhe organi administrative mund te shpallin me vendim per te njejten ceshtje se hyn ne juridiksionin e tij ose e kunderta secili prej tyre mund te shpall se ceshtja nuk hyn ne juridiksionin e tij. Ne rastin kur te dyja vendosin se e njejta ceshtje qe iu eshte paraqitur per shqyrtim hyn ne juridiksionin e cdo njerit prej tyre kemi mosmarrveshje ose konflikt pozitiv. Ndersa kur te dyja palet vendosin per te njejten ceshtje qe nuk hyn ne juridiksionin e secilit prej tyre kemi mosmarrveshje apo konflikt negative.
2. Juridiksioni kushtetues
Krijimi i gjykates kushtetuese e cila ushtron kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve kufizon ne nje fare kuptimi pushtetin e gjykatave. Nese gjate gjykimit te nje ceshtje konkrete ngrihen pretendime rreth kushtetutshmerise se nje norme juridike qe duhet te zbatohet ne gjykimin e ceshtjes, atehere gjyqtari e pezullon gjykimin dhe ja dergon ceshtjen Gjykates Kushtetuese.
Kundershtimi I juridiksionit gjyqesor
Juridiksioni gjyqesor , pra pasja nga ana e gjykates e te drejtes per te gjykuar dhe per te vendsour ne lidhje me nje ceshtje konkrete ka rendesi te madhe per zgjidhjen e ceshtjes.Kjo eshte e arsyeja qe K.P.C mungesen e juridiksionitr gjyqesor e ka konsideruar shkelje te rende te normave procedurale gje qe ben te prishet vendimi gjyqesor I dhene ne shkelje te juridiksioni .Sipas K.P.C gjykata ne cdo faze e shkalle te gjykimit , merr ne shqyrtim nese ceshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo administrative.Shqyrtimi I ceshtjes qe ka te beje me juridiksionin mund te kerkohet si nga palet e nje ceshtjeje konkrete qofte te shqyrtohet nga gjykatan kryesisht ne cdo faze dhe shkalle te shqyrtimit te ceshtjes .
Kundershtimi I juridiksionit , kur gjykata me vendim jo perfundimtar ka vendosur per nxjerrjen e shqyrtimit te ceshtjes jashte juridiksionit te pushtetit gjyqesor eshte nje mjet ankimi I vecante dhe ka per qellim te arrije ne menyre te shpejte nje vendim perfundimtar per ceshtjen e juridiksionit pa zgjidhjen e te cilit nuk mund te filloje zgjidhja e themelit te ceshtjes nga gjykata ,duke zevendesuar gjykatan qe gjykon ceshtjen me Gjykaten e Larte , si shkalla me elarte epushtetit gjyqesor.