IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Historiku i Lidhjes së Kombeve
 Përpjekja e parë për krijimin e një organizate të përhershme ndërkombëtare,  me  karakter të përhershëm  e cila do të kishte për detyrë ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë në botë, ka të bëjë me Lidhjen e Kombeve.
Lidhja e Kombeve u krijua pas Luftës së Parë Botërore nga fuqitë fitimtare të mbledhura në Konferencën e Paqes në Paris. Përkrahësi më i fortë ishte presidenti i SHBA-ve,por qe Senati i vendit të tij nuk pranoi të ratifikonte anëtarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe si pasojë, shteti më i fortë i botës u tërhoq në njëfarë 'izolimi'.
 Britania dhe Franca mbetën anëtare gjatë gjithë ekzistencës së Lidhjes. Gjermania, Bashkimi Sovjetik, Japonia dhe Italia hynë vonë. Anëtarët fillestar të Lidhjes së Kombeve ishin 26 shtete, 4 dominione dhe India, si shtete që kishin luftuar kundër Gjermanisë, kurse 13 shtete kishin fituar të drejtën t'i bashkoheshin Lidhjes së Kombeve brenda dy muajsh. Për pranimin e shteteve të tjera vendoste Asambleja e Lidhjes së Kombeve.
Organet kryesore të Lidhjes së Kombeve kanë qenë Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati i përhershëm. Si organ autonom i Lidhjes ka qenë Gjykata Permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila konsiderohej si organ gjyqësor i Lidhjes. 
Fundi i luftes se Pare Boterore, përveç dëmeve të  materiale dhe njerëzore,  u shoqërua edhe me ndryshimë të mëdha në jetën ndërkombëtare. Megjithatë, edhe pse gjendja në të cilën ndodhej bota në këtë periudhë ishte shumë  e rëndë, përsëri optimizmi drejt një zgjidhje të sukseshme, që të garantonte  një të ardhme të sigurtë nuk u shua.
Lidhja e Kombeve do te zgjidhte komplikacionet e jetës ndërkombëtare, do të shmangte luftrat dhe do të garantonte paqen e sigurinë. Pikepyetjet ishim mbi : mospërfshirja e SHBA-ve në strukturat e saj, rënia e ndikimit të Anglisë dhe Frances në arenën ndërkombëtare, kriza ekonomike botërore e viteve 1929-33.
Kësodore Lidhja e Kombeve qe përjashtuar nga mundësia që të ishte qendër e aktivitetit politik dhe faktorit vendimtar në pengimin e konflikteve ndërkombëtare. Përveç këtyre të metave, një rezultat i këtillë ishte edhe pasojë e faktit se Lidhja e Kombeve që prej fillimit e deri në fund nuk arriti të bëhej organizatë universale, si supozim themelor për sigurinë kolektive. Jashtë organizatës kishte mbetur edhe Bashkimi Sovjetik si shtet i parë socialist, ndaj të cilit shtetet kryesore të atëhershme (Franca dhe Britania e Madhe) kishin qëndrim të hapur armiqësor.
Parimi bazë mbi të cilin u ngrit Lidhja e Kombeve, ishte “Parimi i sigurimit kolektiv,  sipas të cilit të gjithë anëtarët e saj duhej të vepronin së bashku ndaj çdo vendi, që cenonte paqen, duke ndërmarrë sanksione ekonomike dhe po të ishte e nevojshme edhe sanksione ushtarake”. Në këtë mënyrë shpresohej se sigurimi kolektiv  do të mbronte statuskuon  dhe  do  të  zëvendësonte  sistemin e vjetër të ekuilibrit të fuqisë. Por, ky koncept u venit pasi anëtarët e Lidhjes ishin të përçarë përsa i përket interesave dhe ideologjive të tyre.Franca  dhe Britania dëshironin të ruanin territoret dhe privilegjet,që kishin fituar në Luftën  e Parë Botërore. Franca, e cila kishte   dëshironte  zbatimin me rigorozitet të marrëveshjeve për sigurimin kolektiv; Britania fitoret e së cilës ishin përtej detit, preferonte që këto marrëveshje të moszbatoheshin në mënyrë strikte dhe të ishin fleksible. Midis dy Luftrave Botërore të dy vendet patën sukses në rivalitetin midis tyre, duke e dobësuar pothuajse tërësisht ndikimin e njëra-tjetrës në kontinentin evropian”. Kjo, solli natyrshëm dhe dobësimin gradual edhe të atij pak pushteti, qe kishte lidhja e kombeve kur dime qe Anglia dhe Franca  ishin aktoret kryesore te saj. Nga ana tjetër, nënshkrimi i Traktatit të Versajës, do të nxirrte në shesh më tepër probleme, se sado të zgjidhte në realitet.

Rëndësia e Lidhjes së Kombeve dhe shpërbërja e saj .

Rëndësi të veçantë kishte statuti i Lidhjes së Kombeve, ku kishte dispozita që kufizonin armatimin në atë masë që do të ishin në pajtim me sigurinë kombëtare dhe me përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, me garantimin reciprok të tërësisë territoriale, të masave për sigurimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, të sanksioneve ndaj shtetit që ka hyrë në luftë duke cënuar detyrat nga Statuti i Lidhjes së Kombeve, etj.
Lidhja e Kombeve ka vepruar prej vitit 1920 deri më 1939. Në çështjet e ruajtjes së paqes ajo në fillim ka pas rezultate,  më vonë, me shpërthimin konflikteve më të rënda, u tregua e paaftë për ta mbrojtur paqen. Shkaku qëndronte nga një anë në pa përsosmerinë e Statutit të Lidhjes së Kombeve dhe në anën tjetër, në politikën e shteteve anëtare, sidomos të shteteve kryesore.
Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk e ndalonte luftën në tërësi ; kërkonte unanimitet në Këshill për zgjedhjen e çështjeve nga kompetenca e Këshillit, si dhe për shumicën e çështjeve edhe në Asamble (mundësia e përdorimit të vetos); linte paralelizëm në kompetenca midis Këshillit dhe Asamblesë, sepse që te dy këto organe mund të merreshin me të gjitha çështjet që bënin pjesë në veprimtarinë e Lidhjes.

Shkatërrimi i Lidhjes së Kombeve qe pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm, në rend të parë, e politikës agresive të shteteve totalitare dhe e dobësisë, paaftësisë dhe përçarjes së shteteve demokratike që e bënë të paaftë për t'iu kundërvënë me sukses agresioneve, po edhe pa përsosmërisë së Statutit të Lidhjes së Kombeve si dhe e qëndrimit të shteteve jashtë Lidhjes së Kombeve.
Lidhja e Kombeve e shpëtoi Shqipërinë prej copëtimit, duke siguruar kështu paqe në Ballkan. Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për të thyer dhe e rëndë për ta ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi të mbetet atje ku është të njomet në detin Adriatik.
 Shqiptarët edhe pse të padeklaruar, kanë qenë një numër i konsiderueshëm. Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Fan S. Noli, Dervish Hima kanë qenë personalitete të njohura shqiptare që bënë çmos për njohjen dhe pavarësinë e shqiptareve. Bajram Curri, ka qëndruar në Zvicër 2 javë në bisedime me kryetarin e njohur të botës politike, Presidentin amerikan, Vilsonin. Shqipëria, ajo pjesë që shpëtoi nëpër kthetrat e përgjakura të fqinjëve te saj me gjakun e madh shqiptar, është njohur si shtet i pavarur më 1912, ndërsa me punën diplomatike shqiptare në vitin 1920 është e pranuar në Lidhjen e Kombeve. Atë kohë, Fan Stilian Noli ishte kthyer në Zvicër, në Gjenevë, ka merr pjesë në organizatën e Lidhjes së Kombeve.
Janë drejtuar mjaft letra politike, protesta e memorandume të pandërprera.
Kërkesa e parë shqiptare drejtuar Zvicrës për njohjen e pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 është nga Qeveria e Vlorës nga diplomati Ismail Qemaili, i cili, ka qenë në këtë shtet.
Kërkesa e dytë për njohjen e Mbretërisë së re. Kjo ndikon në Parlamentin Zviceran për njohjen e Shqipërisë. Zvicra interesohet të marrë informacione përmes përfaqësive diplomatike të Romës dhe të Vjenës rreth kësaj çështje. Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës merr nga përfaqësia diplomatike në Vjenë një rekomandim që mos ngutet me njohjen e Mbretërisë së Shqipërisë, e cila ishte në „situatë lufte“.
Kërkesa e tretë drejtuar shtetit zviceran i drejtohet më 21.01.1921 nga Fan S. Noli, diplomat i njohur i Shqipërisë. Ajo ju drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës nga delegacioni shqiptar në Gjenevë, ku njoftohej se Shqipëria ishte njohur nga shtetet e tjera të Evropës dhe Ballkanit.
Kërkesa e katërt kishte ardhur me 30.01.1922, kur sekretariati i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ia adreson një letër qeverisë së Zvicrës si kërkesë për njohjen de jure të Shqipërisë, drejtuar nga Ministri i Përkohshëm i Punëve të Jashtme, e cila thirret në Konferencën e Ambasadorëve të Parisit, më 09.11.1921. Qeveria e Zvicrës i drejtohet me një letër përfaqësive të saj në gjithë botën që ta njoftojnë se cilat do të ishin qëndrimet e shteteve ku ato qenë akretiduara si përfaqësi diplomatike lidhur
me çështjet e pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën ishin të kyçura qeveritë e Italisë, Japonisë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Austrisë.
Kërkesa e fundit nga i njëjti sekretariat i Lidhjes së Kombeve, kërkon që qeveria e Zvicrës ta njohë Shqipërinë si shtet të pavarur. Çështja shqiptare hyn pas një periudhe te gjatë luftimesh, ndjekjesh, përpjekjesh të pandalura për shkatërrimin kombëtar e fetar. Qeveritë shqiptare ndërrohen e humbin shpejt nga ndjekjet e armiqve tanë. Kombi shqiptar, megjithatë me një çerek të tokave shqiptare të shpallura si të pavarura, ec përpara për ta mbajtur gjallë ndenjën e fortë kombëtare.
Lidhja e Kombeve formalisht pushoi së ekzistuari pas Luftës së Dytë Botërore. Mbledhja e fundit e Lidhjes së Kombeve është mbajtur me 8 deri 18 prill 1946.




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels