Kapitulli I: FËMIJET DHE TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN
1.1 Struktura, Proceset dhe Procedurat
1.2 Një sistem i veçantë për administrimin e drejtësisë për te mitur
1.3 Sistemi i drejtësisë ne Shqipëri Procesi Ligjor Kapitulli II: SITUATA E TË MITURVE NE KOMISARIATE, DHOMA PARABURGIMI DHE BURGJE
2.1 Dhomat e paraburgimit dhe burgjet për të miturit ne Shqipëri
2.2 Kushtet dhe trajtimi i të miturve në dhomat e paraburgimit dhe burgje
Kapitulli III: DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË KONFLIKT ME LIGJIN
3.1 Hetimi dhe ndjekja e rasteve të dhunës
3.2 Roli i Avokatit të Popullit në mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin
Përfundime
Bibliografia
Hyrje
Pas viteve 90’ i gjithë legjislacioni shqiptar dhe sistemi i drejtësisë iu “nënshtrua” një procesi reformimi të pandërprerë. Pas ratifikimit të Konventes per te Drejtatat e Fmijes se OKB-se, KEDNJ dhe madje pas miratimit të Kushtetutës në 1998 reforma në sistemin ligjor dhe në atë të drejtësisë pati përmasa jo vetëm sasiore por edhe cilësore. Këto dokumente si edhe të tjera bënë të mundur ecjen e sigurt drejt standardeve të mirëpërcaktuara. Kjo reformë në të vërtetë nuk ka reshtur. E megjithatë, pas gjithë këtyre viteve tranzicion dhe zhvillim, mendohet se ende e kemi të vështirë të themi se është arritur më e mira. Ende jemi të pasigurt nëse sistemi aktual është vërtet ai që funksionon më mirë. Në këto kushte administrimi i drejtësisë për të miturit ende është në proces. Ndoshta edhe ky studim do të mundësojë nxjerrjen në pah të disa prej vështirësive, boshllëqeve, hezitimeve që sistemi të funksionojë më mirë e procesi i përmirësimit të vazhdojë në një stad më lart.
Sfidat e shtruara janë një proces i pafund. E rëndësishme është që sistemi në çdo fazë ti përgjigjet sa më mirë, sa më shpejt, me kosto sa më të ulët (dhe kur përmendim koston nuk i referohemi vetëm asaj financiare por në radhë të parë asaj që lidhet më gjeneratat e ardhshme) kërkesave të të sotmes dhe perspektivave të së ardhmes në mënyrë që në çdo nen të ligjit, në çdo procedurë, në çdo institucion, strukturë e nënstrukturë të tij, tek çdo individ etj., ajo çka duhet të mbivlejë të jetë interesi më i larte i te miturve.
Njohja me legjislacionin, strukturat, sistemin e drejtesise penale per te mitur do të mundësojë edhe një mbrojtje efektive të të miturve të proceduar penalisht, si edhe të atyre të miturve që nuk mund të procedohen për shkak të moshës por që duhet të trajtohen përmes masave edukative.
Në procesin e analizimit konstatohet se të metat vijnë për arsye të shumta dhe të ndryshme. Duke i analizuar dhe evidentuar ato kontribuojmë në përmirësimin e roleve, ligjeve dhe strukturave.
Ky punim eshte përqendruar në atë pjesë të legjislacionit, strukturave, etj që kanë të bëjnë kryesisht me të miturit autorë të veprave penale. Ndërkohë nuk është lënë në harresë edhe situata ligjore e të miturve “viktima” të veprave penale.
Të analizosh sistemin e drejtësisë penale për të miturit në Shqipëri është një detyrë shumë komplekse. Kjo sepse në këtë janë të përfshira dhe të pleksura çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe standardet e tij, me institucionet përgjegjëse, strukturat, nivelin e kompetencës dhe të përgjegjshmërisë së tyre. Që të bësh një analizë objektive të administrimit të sistemit të drejtësisë për të mitur kërkohet që të merresh me shumë komponentë që kanë të bëjnë jo vetëm me të lexuarit e ligjit, por edhe të një sërë vendimesh në bazë dhe për zbatim të tij, studimit te raporteve dhe rezultateve te monitorimit te hallkave te sistemit, sugjerimeve e raporteve të partnerëve ndërkombëtare, dokumenteve politike të qeverisë, nivelit të koordinimit të sistemit, elasticitetit dhe fleksibilitetit të strukturave, termave financiarë, etj. Kërkohet që të gjitha analizat dhe deduksionet ti përgjigjen pyetjes: sa është mbajtur parasysh interesi më i lartë i fëmijës? A është i mirë apo i keq administruar sistemi i drejtësisë për të mitur? Sa është qasja me standardet ndërkombëtare?
Analiza e administrimit të sistemit të drejtësisë për të miturit ka një rëndësi të madhe sepse kriminaliteti i të miturve është një problem jo vetëm dhe thjesht ligjor, por tepër kritik nga këndvështrimi shoqëror që efekton në cilësinë e ardhshme të jetës. Në këto kushte, kriminaliteti i të miturve duhet të jetë çështje e një studimi ndërdisiplinor. Kriminologë, sociologë, psikologë, mjekët, biologët, edukatorë, juristë, etj kanë pjesën e tyre të padiskutueshme të kontributit në efektivitetin e sistemit, në arritjet dhe vlerat e tij.
Megjithate sistemi i drejtesise penale per te mitur vazhdon te mbetet ende sfide per te ardhmen e shtetit tone.
KAPITULLI I
FEMIJET DHE TE MITURIT NE KONFLIKT ME LIGJIN
1.1 Struktura, proceset dhe procedura.
Evoluimi i sistemit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri
Konstatohet se gjatë periudhës 1990 -2006 gjithë komponentët e sistemit të drejtësisë për të miturit kanë qenë në një proces reformimi të pandërprerë. Nga analiza e tyre konstatohet se ende brenda sistemit ka vend për harmonizim. Kjo sepse jo gjithnjë çka përmban ligji dhe konventa është standard i realizuar ose i realizueshëm në praktikisht. Ende legjislacioni ka vend për përqasje. Ende strukturat duhet të plotësohen. Infrastruktura gjithashtu ka nevojë për përmirësime, sikurse kanë nevojë për trajnim, ritrajnim, kualifikim dhe specializim burimet njerëzore. Kërkohet gjithashtu që ligji dhe strukturat të veprojnë mbi infrastruktura të cilat janë plotësisht në dispozicion të zbatimit të të drejtave të garantuar nga Kushtetuta dhe ligji. Analiza më poshtë na përforcon këtë konkluzion.
Lidhur me legjislacioni, politikat dhe strategjitë mund të thuhet se gjatë vitit 2001 e në vazhdim ka pasur një ecje herë të shpejtë e herë më të pasigurt. Në pjesën mbi politikat dhe influencën e kriminalitetit të të miturve në dizenjimin e tyre (pjesë në vazhdim e këtij studimi) do të renditen disa ecuri.
Sistemi i administrimit të kësaj drejtësie. Policia, ministritë e ndryshme por kryesisht ajo e drejtësisë dhe e brendshme, prokuroria, sistemi gjyqësor, sistemi penitenciar, sistemi i profesioneve të lira që ofrojnë mbrojtje ligjore, përgjithësisht janë performuar në varësi të ndryshimeve ligjore dhe të kërkesave të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve, etj. Nënvizojmë shprehjen “përgjithësisht” sepse herë-herë vihet re një mospërputhje midis asaj çka ligji deklaron dhe struktura ofron.
Trajnimi i kapaciteteve dhe i profesionistëve që merren me administrimin e drejtësisë për të miturit ka qenë një proces i pandërprerë. Përgjithësisht ka qenë një interes i shtetit dhe i aktorëve ndërkombëtarë dhe OJQ të ndryshme të cilat kanë bërë përpjekje në vazhdimësi për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të profesionalizmit të aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë për të miturit.
Shkolla e Magjistraturës; Akademia e Policisë, fakultetet e drejtësisë dhe të shkencave sociale, Ministria e Drejtësisë dhe aktorë ndërkombëtarë të tillë si UNICEF, OSBE, TDH, CoE, Komisioni Evropian, etj janë fokusuar në problemet e rritjes së aftësisë profesionale të atyre që merren me administrimin e drejtësisë për të miturit të tillë si gjyqtarë, prokurorë, punonjës policie, avokatë, punonjës të sistemit të burgjeve.
Mosha e përgjegjësisë penale
Herë pas herë në nivel lokal, rajonal ose global, ekspertë, studiues, penalistë, akademikë, etj i janë rikthyer problemit të moshës për fillimin e përgjegjësisë penale dhe problemit të trajtimit të të miturve të cilët ndonëse nuk e kanë arritur moshën e përgjegjësisë penale kanë kryer një vepër penale. E drejta ndërkombëtare e lidh me moshën ndarjen e të rriturve nga të miturit dhe fillimin e përgjegjësisë penale. Sistemi i drejtësisë për të miturit synon që këta të mbrohen dhe të edukohen dhe jo domosdoshmërish të ndëshkohen.
Adult, i rritur, madhor është personi që ka arritur moshën madhore. Zakonisht në pjesën më të madhe të legjislacioneve hasim moshën 18 vjeç si kufirin që e bën një individ të vet përgjegjshëm për sjelljet dhe veprimet e veta. Një 18 vjeçar ka të drejtën aktive e pasive të votimit, të lidhë martesë, kontrata, etj. E nëse një 18 vjeçar akuzohet për një vepër penale dhe procedohet përmes një procesi të drejtë gjyqësor të garantuar nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi e gjendet fajtor, dënohet. Ky është edhe qëndrimi i KDF. Kushtetuta e RSh nuk bën fjalë për një moshë, por vendos një mbrojtje të veçantë për fëmijët. Të miturit nga 0 -18 vjeç përbëjnë afërsisht 40% të popullsisë në Shqipëri. Ky fakt është për tu marrë në konsideratë kur trajtojnë statusin e të miturit, të drejtat dhe përgjegjësitë e tij si dhe politika të caktuara.
I mitur është personi i cili nuk e ka arritur moshën madhore dhe për rrjedhojë ka një status të veçantë. Këtë status e shohim edhe në fushën civile. Në ligjin për arsimi thuhet se fëmijët nga mosha 6-16 vjeç duhet të ndjekin arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar, ndalohet shitja e alkoolit personave nën 18 vjeç, individët nën 18 vjeç nuk mund të marrin lejen e drejtimit të automjetit, nuk mund të lidhin martesë, nuk votojnë, etj. Për rrjedhojë, të miturit edhe përgjegjësinë penale nuk mund ta kenë si të rriturit. Për shkak të statusit të tyre të veçantë, në legjislacione të ndryshme, dhe edhe në atë të vendit tonë, gjejmë një sistem penalizimi të ndryshëm nga ai që aplikohet për të rriturit. Se sa i ndryshëm prej sistemit penal për të rriturit dhe sa i përgjigjet statusit të të miturit sistemi aktual, kjo është një çështje shumë e rëndësishme për tu marrë në analizë por shumë e vështirë të thuhet se do të ezaurohet plotësisht përmes këtij studimi.
Legjislacioni ynë penal i ka kushtuar një rëndësi të veçantë çështjeve të tilla si përcaktimi i moshës për përgjegjësi penale, verifikimit të saj dhe mosfillimit ose pushimit të procedimit në rast se personi nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale. Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve konstaton se në legjislacionin shqiptar ka një mungesë qartësie lidhur me statusin e fëmijëve ndërmjet moshës 14 -18 vjeç (në fusha të tilla si abuzimi seksual dhe DM) gjë që mund të shkaktojë mos akordimin e mbrojtjes së veçantë ose të të drejtave për të cilat ata janë titullarë në bazë të KDF. Në këto kushte qartësia e legjislacionit është domosdoshmëri .
FEMIJET DHE TE MITURIT NE KONFLIKT ME LIGJIN
deri në 14 vjeç 14-18 vjeç
Nga monitorimi i të drejtave të fëmijëve në proceset penale KSHH (Komiteti Shqiptar i Helsinkit) arrin në të njëjtin konkluzion. “Veprat penale më të shpeshta për të cilat të miturit janë akuzuar dhe dënuar të miturit janë veprat penale kundër pasurisë dhe veprat penale në sferën ekonomike. Gjatë periudhës 2005-2006 janë dënuar rreth 218 të mitur (për të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore të monitoruara), nga të cilët rreth 123 të mitur janë dënuar për vjedhje të vogla (neni 134 paragrafi 1). Krahas kësaj vepre penale, të miturit janë përfshirë në vjedhje në bashkëpunim, vjedhje me dhunë, vjedhja me armë, krime kundër jetës shkaktuar nga pakujdesia, përdorim i dokumenteve të falsifikuara, vepra penale kundër drejtësisë, si moskallëzim krimi, kallëzim i rremë, dëshmi e rreme etj .
Statistikat e nxjerra referojnë raste të konfliktit me legjislacionin penal të të miturve të cilët nuk kanë përgjegjësi penale. Trajtimi i tyre është një problem madhor. Sipas statistikave të marra nga viti 2005 rezulton se të miturit nën 14 vjeç janë autorë të veprave penale kundër personit në 1,6 përqind të rasteve; autorë të veprave penale ndaj pasurisë në 7 përqind të rasteve. Sipas statistikave të 6-mujorit të parë të vitit 2006 marrë nga Ministria e Brendshme, kemi:
Mënyra se si referohen raste të tilla dhe si do të reagojë sistemi edukues, rehabilitues, korrigjues etj ndaj tyre mendoj se është një çështje të cilës përveç përgjigjeve më adekuate me mjete ligjore shteti duhet t’i përgjigjet edhe përmes ngritjes së institucioneve konkrete. Në fakt sipas nenit 46 KP një përgjigje ekziston: “masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që ...... për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale” (janë nën 14 vjeç në rastin e krimeve dhe nën 16 vjeç në rastin e kundravajtjeve penale). Kjo masë nënkupton vendosjen e të miturit në një institucion edukimi. KPP në neni 464/4 përcakton ekzekutimin e vendimeve të mbylljes së detyrueshme në institucione mjekësore ose të edukimit. Megjithatë deri më sot ndaj asnjë të mituri nën 14 vjeç ose 14-18 vjeç nuk është dhënë nga gjykata asnjë masë edukuese. Ndërkohë një tjetër problem madhor mbetet përfshirja e të miturve në krim prej të rriturve me qëllim shmangien e përgjegjësisë kur vepra kryhet prej këtyre të fundit. Statistikat e deritanishme nuk e ofrojnë këtë informacion.
1.2 Nje sistem i vecante per administrimin e drejtesise per te mitur
Kuadri Institucional i Sistemit të administrimit të drejtësisë për të miturit në Shqipëri
A) Policia e Shtetit
Policia e shtetit është institucion i administratës shtetërore të RSh, në varësi të Ministrit të Brendshëm. Ajo ka për mision të mbrojë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ligjit dhe aktet normative. Ligji “Për policinë e shtetit” i jep Policisë edhe atributin e Policisë Gjyqësore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale (neni 4 i ligjit për Policinë e Shtetit). Ndër detyrat institucionale të Policisë së Shtetit sipas ligjit të sipërpërmendur janë:
Mbron rendin dhe sigurinë publike. Mbron ushtrimin e lirive dhe të të drejtave të personit. Merr masa për parandalimin dhe për zbulimin e krimeve. Ruan institucionet dhe pronat më të rëndësishme publike.Garanton zbatimin e ligjeve dhe të akteve nënligjore, që e ngarkojnë atë me detyra. (neni 3)
Në këtë ligj ka vetëm një dispozitë që i referohet të miturve në mënyrë të posaçme. Në nenin 57 nënvizohet se policisë i ndalohet që në njoftimet publike të cenojë dinjitetin e personit, sidomos të të miturve. Gjithsesi ligji përcakton në mënyrë të përgjithshme që në asnjë rast punonjësi i policisë nuk mund të përdorë më shumë forcë sesa është e arsyeshme; atij nuk i lejohet të kryejë ndaj individëve veprime të pabazuara në ligj, ndëshkime ose trajtime çnjerëzore apo denigruese, si dhe çdo lloj torture; kur punonjësit të Policisë i është besuar ruajtja e një personi, gjendja shëndetësore e të cilit kërkon përkujdesje mjekësore, ai kërkon ndihmën e personelit mjekësor dhe, në rast nevoje, merr masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e këtij personi.
.
Strukturat për të miturit në polici: Në nivel qendror (në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë) një prej strukturave që lidhet më ngushtë me drejtësinë penale për të miturit është Drejtoria Kundër Akteve Terroriste & Krimeve të Hapura, e cila ka në përbërjen e vet Sektorin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Sektori ka një staf të limituar dhe në veprimtarinë e tij vlen të përmenden statistikat e detajuara lidhur me të miturit autorë të veprave penale. Në nivel qarku (Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër) funksionojnë 12 Drejtoritë e Policive në qarqe. Konstatohet që në të gjitha Drejtoritë e Policisë së Qarkut përfshi edhe Tiranën nuk ka një specialist që merret me çështjet e të miturve. Kjo strukturë që ka ekzistuar të paktën për DQ Tiranë, edhe këtu nuk figuron më. Konkludojmë se strukturat në të gjitha nivelet janë plotësisht të pamjaftueshme.
Zbatimi i ligjit, efektet e tij, probleme të ushtrimit të rolit të policisë dhe rekomandime. Një prej detyrave të Policisë së shtetit është parandalimi i kriminalitetit. Nga veprimtaria praktike konstatohet se policia më shumë mbron rendin dhe sigurinë duke e goditur e ndëshkuar krimin dhe kriminelët se sa duke e parandaluar këtë. Nga ana tjetër, herë-herë vihet re se nuk janë të qarta detyrat me efekt parandalues që duhet të kryejë inspektori i policisë kriminale dhe i zonës pas referimit te veprës penale në prokurori për parandalimin e mundshëm të thellimit të konfliktit, i cili mund të bëhet shkak për kryerjen e një vepre tjetër penale.
Disa nga arsyet e këtyre mangësive janë të lidhura me mungesën e guidave ose manualeve që në mënyrë të thjeshtë dhe operative të tregojnë veprimet procedurale të policisë. Ka mungesa të protokolleve të komunikimit me shpejtësi me prokurorinë dhe shërbimet e tjera multidisiplinore me qëllim edukimin e të miturit dhe jo ndëshkimin dhe traumatizmin e tij. Protokolle të tilla bashkëpunimi janë të domosdoshme edhe me OJF, shërbimin shëndetësor, shërbime sociale, arsimin, media, komunitetin do të efektonin misionin parandalues të policisë .
Treguesit e rekrutimit të punonjësve social e psikologëve pranë komisariateve të policisë për të mbështetur në mënyrë profesionale një të mitur ende janë të kufizuara. Në kuadrin e drejtësisë për të miturit është duke u përgatitur një momerandum bashkëpunimi me qëllim edhe përfshirjen e punonjësit social dhe psikologut në të gjitha fazat e procesit të të miturit në konflikt me ligjin penal.
Kohët e fundit, mbi bazën e një orientimi të ri të Policisë së Shtetit për të qenë më efikase në parandalimin e krimit, ka filluar të aplikohen modele të policimit në komunitet dhe strategji të tilla ku problemi është orientim për policimin. Mbi bazën e këtyre modeleve komuniteti është më pranë problemeve të rendit publik dhe parandalimin e krimit.
B) Policia gjyqësore
Baza ligjore: dispozitat e KPP (nenet 30-33), ligji nr.8677, datë 2.11.2000 “Për policinë gjyqësore”, ligji “Për Policinë e shtetit”, dhe Udhëzimi i Përbashkët të Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm “Për funksionimin e Policisë Gjyqësore në policinë e Shtetit dhe të seksionit në prokurori”, datë 1.3.2003 (në fuqi).
Roli i Policisë Gjyqësore: marrja dijeni për veprat penale, parandalimi i pasojave të mëtejshme
për shkak të tyre, kryerja e veprimeve të plota e të gjithanshme hetimore me iniciativë dhe delegim nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e prokurorisë.
Strukturat për të miturit: Organizimi i strukturave të policisë gjyqësore është i ndërlikuar dhe nuk janë të qarta lidhjet e policisë gjyqësore me strukturat e tjera të policisë. Ndërkohë që nuk ka një sektor që të merret vetëm me çështjet e drejtësisë për të miturit.
Zbatimi i ligjit, efektet e tij, probleme të ushtrimit të rolit të policisë gjyqësore: Operativiteti ligjor dhe de facto i policisë ka ende nevojë për më shumë diskrecion (miratimi nga prokurori për veprimet hetimore lidhur me situatat duhet të jetë më i qartë). Në veprimtarinë e saj konstatohen probleme në dokumentimin e fakteve kriminale. Pranë policisë gjyqësore nuk ekzistojnë regjistra të veçantë që të përmbajnë të dhëna të hollësishme statistikore për të miturit që paraqiten pranë policisë gjyqësore dhe organeve të policisë në përgjithësi. Gjithashtu mungojnë protokollet e qarta të bashkëpunimit midis policisë gjyqësore, policisë dhe strukturat qeveritare e jo qeveritare që ofrojnë shërbime ndaj të miturve në konflikt me ligjin penal. Trajnimi i policisë me të drejtat e njeriu, etikën, legjislacionin penal për të miturit, sjelljen profesionale, dhunën në familje është ende një çështje që nuk është përmbushur në standardin dhe masën e duhur. Aq më tepër që reforma këtu ka sjellë lëvizje të individëve të trajnuar. Mosnjohja e legjislacionit penal nga ana e tyre bën që të cenohen të drejtat e të miturve në fillimet e procedimit penal, gjë që mund të ketë ndikim negativ në psikologjinë e të pandehurve të mitur.
C) Prokuroria Baza ligjore: Kushtetuta R.Sh, Ligji nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e
prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, KPP, etj.
Detyra dhe roli i prokurorisë: Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit në gjyq, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të parashikuara me ligj.
Strukturat për të miturit: mungojnë strukturat dhe prokurorët e specializuar në shkallë vendi dhe në të gjitha nivelet e prokurorive lidhur me veçoritë e ndjekjes penale të veprave penale të kryera prej të miturve. Vetëm një pjesë e tyre ka marrë pjesë në disa trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Zbatimi i ligjit, efektet e tij, probleme të ushtrimit të rolit të prokurorisë, rekomandime: Ajo çka konstatohet në masë të konsiderueshme në veprimtarinë e prokurorisë janë masat e dënimit të propozuar prej prokurorit për fajtorin përgjithësisht rezulton të jetë një dënim i lartë dhe për nga lloji i dënimit jo i përshtatshëm. Në vazhdimësi të këtij studime do të ndalemi përsëri në këtë çështje.
.Trajnimi në vazhdimësi i prokurorëve dhe krijimi i strukturave për të miturit pranë prokurorive do të jetë jo vetëm një plotësim standardi por një veprime me efekte pozitive për të ardhmen.
.Në kuadrin e planit kombëtar për zbatimin e MSA (VKM nr.463,datë 5.7.2006) parashikohet që Prokuroria e Përgjithshme në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë të përgatisin projekt aktin “Për etikën e prokurorit” si edhe projekt rregulloren “Për caktimin e sistemit të vlerësimit të punës së prokurorëve”, brenda dhjetorit 2007. Do të ishte me vend që në këto akte të përfshiheshin rregulla lidhur me administrimin e çështjeve me të mitur.
D) Ndihma ligjore dhe psikologjike. Avokati për të miturit
Baza Ligjore: E drejta e mbrojtjes është një e drejtë kushtetuese (neni 31 i Kushtetutës). Realizimi në praktikë i saj bëhet në përputhje me zbatimin e KPP, ligjit nr.9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, etj
Neni 35 KPP: Ndihma që i jepet të pandehurit të mitur: 1. Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, me praninë e prindit ose të personave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të pranuar nga autoriteti që procedon. 2. Organi procedues mund të kryejë veprime dhe të përpilojë akte, për të cilat kërkohet pjesëmarrja e të miturit, pa praninë e personave të treguar në paragrafin 1, vetëm kur një gjë e tillë është në interes të të miturit ose kur vonesa mund të dëmtojë rëndë procedimin, por gjithmonë në praninë e mbrojtësit.
Neni 49/2 KPP: Mbrojtësi i caktuar për të miturin: 2. Kur i pandehuri është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç , ndihma nga një mbrojtës është e detyrueshme.
E) Sistemi gjyqësor
Baza ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligji nr.8436/ 28.12.1998 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar me 8546/5.11.1999, ndryshuar me 8656/31.7.2000 si dhe me ligjin nr.9111 datë 24.7.2003; KPP, etj.
Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë (1), gjykatat e apelit (6) dhe gjykatat e shkallës se parë (29) të cilat krijohen me ligj. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta27. Ky formulim i Kushtetutës lë të hapur mundësinë e krijimit të gjykatave për të miturit, të cilat ende nuk janë pjesë e sistemit gjyqësor të vendit tonë. Kuvendi, në asnjë rast nuk mund të krijojë gjykata të jashtëzakonshme.
F) Paraburgimi dhe Burgjet për të miturit.
Baza ligjore: Kodi Penal; Kodi i Procedurës Penale; Ligji nr.8328/16.4.1998 ndryshuar me ligjin nr. 9071/ 22.5.2003 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”; ligji nr.9397/12.5.2005 “Për shërbimin e kontrollit te brendshëm ne sistemin e burgjeve”; ligji nr.8678/ 14.5.2001"Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë se Drejtësisë”; rregullorja e burgjeve dhe e paraburgimit.
Sistemi i burgjeve dhe i paraburgimit në RSh është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Kështu, sipas ligjit nr.8678, date 14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” përcaktohet se “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që, sipas ligjit, ndjek e realizon organizimin dhe funksionimin e sistemit të paraburgimit, të ekzekutimit të vendimeve penale, të vuajtjes së dënimit dhe të trajtimit të të ndaluarve, të arrestuarve dhe të dënuarve me burgim (neni 16). Ruajtja e vendeve të vuajtjes së dënimit garantohet nga Policia e Burgjeve e cila është strukturë e armatosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në varësi të Ministrit të Drejtësisë është edhe spitali i burgut.
Probleme të evidentuara nga analiza e bazës ligjore në fuqi dhe gjendjes së sistemit të burgjeve dhe paraburgimit dhe rekomandime. Ndonëse janë bërë përpjekje të herëpashershme për krijimin e shkollave apo qendrave të riedukimit të të miturve si institucione të hapura ose gjysmë të hapura dhe të mbyllura vetëm për të miturit. Ende mungon një klasifikim ligjor i tyre. Nëse ligjërisht parashikohen masat edukuese ndaj të miturve, ekzekutimi i tyre mbetet ende një shërbim që nuk mund të ofrohet deri tani.
Burimet aktuale njerëzore dhe materiale përmenaxhimin e burgjeve,mbeten të pamjaftueshme.
Masat themelore gjatë paraburgimit sipërshembull aksesi për një avokat dhe mjek dhe njoftimi i të afërmve për parandalimin e personit, jo gjithmonë zbatohen rregullisht. Kodi i etikës për sistemin e burgjeve nuk po respektohet akoma në mënyrë të rreptë dhe masat për garantimin e sigurisë së të burgosurve, mbeten ende të dobëta.
Komisioni Mbikëqyrës për Ekzekutimin e Dënimeve të Burgosjes nuk është operativ. Ky organ këshillon Ministrin e Drejtësisë për çështjet e rendit dhe mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe të ndaluarve.
Paraburgimi i tejzgjatur si rezultat i hetimeve te gjata vazhdonte te jete problem serioz.
Protokollet e bashkëpunimit me OJF me qëllim zgjerimin e programeve për të burgosurit e rinj dhe realizimin e detyrimit ligjor për programe edukative dhe trajtimin psikosocial mbeten të limituara.
Krijimi i programeve të ri sistemimit pas vuajtjes së dënimit me qëllim që të shmanget kthimi i tyre në rrethanat sociale të cilat kontribuuan në kryerjen e veprës penale.
G) Ministria e Drejtësisë
Baza ligjore: ligji nr.8678, date 14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”. Ministria e Drejtësisë, si pjesë përbërëse e strukturës së pushtetit ekzekutiv, ka një rol esencial për mirëfunksionimin e balancave midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Ministria e Drejtësisë ushtron funksione dhe ka në kompetence hartimin dhe ndjekjen e politikave, përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe ushtrimin e shërbimeve te nevojshme lidhur me sistemin gjyqësor, sistemin e ekzekutimit te vendimeve penale a civile, sistemin e shërbimeve te lira juridiko- profesionale, bashkëpunimin ndërkombëtar ne fushën civile dhe penale, fushat e tjera te drejtësisë dhe te kompetencës se saj sipas ligjit, si dhe për bashkërendimin, harmonizimin dhe reformimin e legjislacionit shqiptar ne tërësi. Një rol të veçantë në drejtësinë për të miturit luajnë drejtoria të tilla si ajo e Kodifikimit në varësi të së cilës është Drejtoria e Inspektimit, Drejtoria e Profesioneve të Lira, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Komiteti i Birësimit.
Një prej sektorëve të Drejtorisë së Legjislacionit dhe të Asistencës Ligjore është Sektori i të Drejtës Familjare dhe i Drejtësisë për të Miturit. Pra, ish Drejtoria e Drejtësisë për të Miturit është kthyer në një sektor të përbërë nga një përgjegjës sektori dhe dy specialistë. Ndonëse nuk ka ende një përshkrim pune të këtij sektori nisur nga detyrat e (ish) Drejtorisë ka shumë arsye që këto të jenë: “të kujdeset dhe bashkërendojë veprimtaritë për mbrojtjen e te drejtave dhe te interesave te ligjshme të të miturve në fushën e drejtësisë, si dhe për edukimin ligjor dhe parandalimin e shkeljeve te ligjit nga te miturit”. Pas ndryshimeve strukturore me urdhër të kryeministrit janë miratuar edhe ndryshimet përkatëse në ligjin organik të Ministrisë së Drejtësisë.
Një kontribut që vlen të përmendet është studimi i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë lidhur me “Strategjinë e reformës në sistemin e drejtësisë për të miturit” si dhe studimi lidhur me riorganizimin e sistemit gjyqësor. Studimi parashikon disa faza të realizimi të reformës në sistemin e drejtësisë për të miturit. Ndër këto përmendim: krijimi i seksioneve në disa gjykata qarqesh, krijimi i seksioneve në prokurori, krijimi i seksioneve të policisë gjyqësore dhe asaj të rendit, krijimi i seksioneve të paraburgimit për të miturit pranë këtyre rretheve, krijimi i një ekipi psikologësh pranë këtyre seksioneve, krijimi i një instituti për të miturit. Pas miratimit nga Ministri i Drejtësisë, mendohet se implementimi i këtyre komponentëve do të ecë paralelisht duke u shoqëruar me trajnimin e strukturave të sipërpërmendura.
H) Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Inspektorati i KLD
Ligji nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e këshillit të Lartë të Drejtësisë” e përcakton KLD si autoritetin shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën, dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.
KLD vendos kriteret për vlerësimin e gjyqtarëve, kontrollon dhe garanton procesin e vlerësimit dhe shqyrton ankimet e gjyqtarëve për vlerësimin e tyre. KLD mundet të diskutojë që në vlerësimin e
aftësive profesionale të gjyqtarëve të bëjë kujdes që ndër këto kritere të jenë edhe ato që lidhen me etikën, shpejtësinë dhe mënyrën se si gjyqtari adreson çështjet e drejtësisë për të miturit, të orientojë kontrolle të Inspektoratit të KLD ndaj këtyre çështjeve dhe vendimeve; të rekomandojë edukimin e gjyqtarëve me këto çështje, etj.
I) Shkolla e Magjistraturës
Ligji nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 9414, datë 20.5.2005 e përcakton Shkollën si institucioni që siguron formimin profesional të magjistratëve (gjyqtarë, prokurorë). Formimi profesional përfshin programin e formimit fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe të formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Gjyqtarët dhe prokurorët e gjykatave e të prokurorive të shkallës së parë dhe të gjykatave të apeleve i nënshtrohen formimit vazhdues. Ndonëse në përmbajtjen e programit të trajnimit fillestar dhe të atij vazhdues çështjet e drejtësisë për të miturit kanë qenë pjesë e tyre, nisur nga fakti i reformës në sistemin ligjor të drejtësisë për të miturit, të miratimit të një sërë konventave ndërkombëtare dhe të domosdoshmërisë së aplikimit të tyre prej gjyqtarëve dhe prokurorëve rekomandohet vazhdimësia e sesioneve dhe ruajtja e periodicitetit të tyre për sa kohë qëndrimet e sistemit të drejtësisë janë ende të brishta.
Organizimi i konferencave, takimeve rajonale, gjyqeve imituese, bërja e studimeve, hartimi i pyetësorëve për njohuritë, ndjeshmërinë, nevojat dhe prirjet e sistemit të drejtësisë duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Vizitat studimore në sisteme të suksesshme të DM janë shumë efektive, gjithashtu.
Për ata aktorë të sistemit të drejtësisë që do të merren kryesisht me hetimin dhe gjykimin e këtyre çështjeve Shkolla duhet të parashikojë trajnime të specializuara, të organizojë trajnime mbi baza rajonale aty ku rastet janë evidente, ku mentaliteti dhe tabutë janë ende problem, të hartojë module trajnimi në përshtatje me tipologjinë e veprave të kryera prej të miturve, nivelin, specifikat lokale ose rajonale dhe kërkesat e auditorit të gjyqtarë dhe prokurorëve.
Organizimi i sesioneve multidisiplinore me pjesëmarrjen e aktorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë është i rëndësishëm gjithashtu. Teknikat e pyetjes së të të miturve etj të çështje të komunikimit ndërpersonal janë shumë të rëndësishme për të parë problemin me seriozitetin e duhur. Këshilli Drejtues i Shkollës në miratimin e programit të formimit fillestar dhe vazhdues të kushtojë vëmendje përfshirjes në të, të temave mbi drejtësinë për të miturit në vazhdimësi.
Në kuadrin e planit kombëtar për zbatimin e MSA (VKM nr.463,datë 5.7.2006) parashikohen një sërë aktivitetesh zbatuese afatshkurtra dhe afatmesme lidhur me misionin e Shkollës së Magjistraturës. Këtu një vend parësor zë trajnimi i gjyqtarëve të seksioneve të posaçme të gjykatës që do të trajtojnë çështjet e të miturve. Ndërkohë Shkolla në Bashkëpunim me Unicef, OSBE, TDH, etj ka organizuar një sërë sesionesh të cilat mund të jenë adresuar tek grupi i gjyqtarëve që do të gjykojnë të mitur ose jo në varësi të probabilitetit të caktimit të të trajnuarve në këto seksione në të ardhmen.
1.3 Procesi Ligjor ndaj të miturve
A. Ndalimi, Arrestimi dhe paraburgimi
Ndalim- sipas KPP nënkuptohet kapja e bazuar në dyshime; Arrestim është kapja në bazë të provave; Arrest në burg është gjendja pas së cilës është dhënë masa e sigurisë nga gjykata; Dhoma të paraburgimit: vendi ku mbahet personi ndaj të cilit është dhënë masa e arrestit me burg; Paraburgim: çdo form e heqjes së lirisë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës për çështjen në themel.
B) Standardet ndërkombëtare
Rregullat e Pekinit (Neni 13): Paraburgimi i të miturve duhet të përdoret si mjeti i fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër të mundshme (13/1); kur është e mundur të zëvendësohet me masa alterna- tive si mbikëqyrja nga afër, përkujdesi intensiv ose sistemimi në një familje ose institucion edukimi ose shtëpi (13/2); garantimi gjatë paraburgimit i të gjitha rregullave standard minimum për trajtimin e të burgosurve të miratuar nga kombet e bashkuara (13/3); mbajtja e të miturve në paraburgim veç të rriturve, në institucione të veçanta ose pjesë të veçuara të institucionit nga të rriturit (13/4); gjatë paraburgimit ose mbikëqyrjes duhet të përfitojnë të gjithë përkujdesjen, mbrojtjen, ndihmën e nevojshme individuale, arsimore, profesionale, psikologjike, mjekësore, fizike në varësi të moshës, gjinisë, personalitetit (13/5).
Rregullat e Havanës në tërësinë e tyre i referohen mbrojtjes së të miturve të cilëve u është hequr liria: jepet kuptimi i heqjes së lirisë (II.11.b); kushtet dhe rrethanat e heqjes së lirisë (II.12/13/14); rregullat e zbatueshme në mënyrë të veçantë për të miturit nën arrest ose në pritje të gjykimit (III); heqja e lirisë për të miturit duhet të jetë masa e fundit, për një kohë sa më të shkurtër dhe të kufizohet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Aplikimi i lirimit para kohe me kusht (I/2); privimi ose kufizimi i lirisë duhet të bëhet për një shkak objektiv juridik; etj
C) Standardet kombëtare
Sipas Kushtetutës së RSh (neni 28/2). “Personi, të cilit i është hequr liria sipas nenit 27/c (pra kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj) duhet të dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se 48 orë nga çasti i marrjes së dokumenteve për shqyrtim”.
Disa dispozita të rëndësishme lidhur me Masat e sigurimit ndaj të miturve sipas KPP
Neni 228 KPP:Kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal
Neni 229/3 KPP: Kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal për të miturin.
Kur i pandehuri është i mitur gjykata mban parasysh kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative konkrete.
Neni 230/4 KPP: Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.
Neni 255 KPP: Detyrat e policisë gjyqësore në rastet e arrestimit ose ndalimit
1. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore ... njoftojnë menjëherë prokurorinë e vendit ku është kryer arrestimi ose ndalimi. Ato i bëjnë të ditur të arrestuarit ose të ndaluarit se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë, si dhe të drejtën që ka për të zgjedhur mbrojtës dhe njoftojnë menjëherë mbrojtësin e zgjedhur ose atë të caktuar kryesisht nga prokurori.
2. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore e vënë të arrestuarin ose të ndaluarin në dispozicion të prokurorit, në dhomat e paraburgimit, sa më shpejt, nëpërmjet dërgimit të procesverbalit përkatës.
3. Kur i arrestuari ose i ndaluari është i mitur, prokurori mund të urdhërojë që ai të mbahet në ruajtje në banesën e tij ose në një vend tjetër të ruajtur.
4. Policia gjyqësore, kur i arrestuari ose i ndaluari është i mitur lajmërohet detyrimisht prindi ose kujdestari.
Ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve zbatohen dispozitat e ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” duke respektuar kufizimet e vendosura për ta me ligje të tjera. Standardet e legjislacionit të brendshëm i gjejmë përgjithësisht në Titullin V “Masat e sigurimit” të KPP. Këtu gjenden rregullat e përgjithshme për masat e sigurimit personal, llojet e masave shtrënguese, masat ndaluese, caktimi dhe zbatimi i masave të sigurimit, arresti në flagrancë dhe ndalimi si edhe rregulla mbi revokimin dhe shuarjen e masave të sigurimit.
Probleme të evidentuara nga analiza e bazës ligjore në fuqi dhe zbatimit të masave të sigurimit ndaj të miturve: sipas legjislacionin procedural penal shqiptar masat e sigurimit për të miturit nuk kanë ndryshime thelbësore ndaj masave në rastin e të rriturve. Kështu nëse shohim përmbajtjen e nenit 251/1 KPP lidhur me kushtet për arrestin në flagrancë (për veprat penale për të cilat ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se pesë vjet) dhe nenin 253/1 të KPP mbi ndalimin e të dyshuarit për një krim (për veprat penale për të cilat ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet) këtu nuk ka një paragraf ku në mënyrë të ndryshme të tregojë aplikimin e këtyre masave ndaj të miturve.
Do të ishte më e arsyeshme që arrestimi në flagrance apo ndalimi i një shtetasi të mitur të bëhej për vepra penale më të rënda. Dispozitat që e trajtojnë “ndryshe” të miturin nga të rriturit sipas KPP janë vetëm nenet e sipërcituara 229/3, 230/4, 255/3, 255/4 të KPP. Në nenin 230/4 të KPP (Mbi kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit në burg) parashikohet se:, Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale” do të ishte në përputhje me standardet që ky kriter të mund të shtrihej edhe për vepra penale të lehta të bëra nga të miturit. Domosdoshmëria e reduktimit tëmasave të kufizimit të lirisë për të miturit vjen si një rekomandim i fortë edhe prej Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve. Rezulton se “paketa ligjore” (drafti) për drejtësinë për të miturit e modifikon “arrestin në burg” duke parashikuar ndër të tjera që në rastin e të miturve të mos aplikohet arresti me burg për vepra penale që dënohen me 2 vjet burg. Gjithsesi nuk është e qartë gjendja e “paketës ligjore” lidhur me miratimin ose jo të dispozitave të saj.
Nga analiza e legjislacionit dhe zbatimit praktik të tij rezulton se edhe masa e sigurimit “arrest në shtëpi” në rastin e të miturit që ndjek proceset edukative do të ketë vështirësi në realizimin e këtij procesi.
Zbatimi në praktikë i masave të sigurimit evidenton faktin se ndërkohë që sipas standardeve ndërkombëtare të sipërcituara arresti me burg duhet të jetë masa e fundit, në praktikën gjyqësore rezulton që bilanci të jetë i përmbysur. Ajo çka të bie më shumë në sy është që aplikimi i masës “arrest me burg” kundrejt masave të tjera është në një nivel të dukshëm më të lartë.
Mbrojtësi dhe masat e sigurimit: Në vendimet për caktimin e masave të sigurimit ndaj të miturve pasqyrohet kërkesa e mbrojtësit për masën e sigurimit, por jo argumentet për këtë kërkesë. Kjo ndodh pasi shpesh mbrojtësit në seancat e caktimit të masave të sigurimit ndaj të miturve caktohen kryesisht nga gjykata dhe vijnë të papërgatitur në seancë ose neglizhojnë meqë “nuk paguhen mirë”. Rrallë herë ndodh që mbrojtësi të paraqesë dokumente apo prova shkresore në këto seanca që të mund të ndikojnë në vendimin e gjykatës. Pothuajse asnjëherë mbrojtësi në këto seanca nuk paraqet kërkesa të përgatitura me shkrim, ndryshe nga sa vepron prokurori.
Psikologu dhe masat e sigurimit: konstatohet se edhe ndihma psikologjike ndaj të miturve gjatë seancës të caktimit të masës së sigurimit nuk është siguruar. Kështu përcaktimi i gjendjes psikologjike të të miturit është i paqartë. Ndërkohë që në Nenin 35 të KPP thuhet: “Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit...”.
Zakonisht kërkesa për caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit shqyrtohet nga gjykata në të njëjtën kohë me atë të vleftësimit të arrestit në flagrancë ose të ndalimit. Në këto kushte, në këtë seance autori i mitur mund të japë shpjegime mbi akuzën në ngarkim të tij, të cilat kanë rëndësinë e provës në gjykim, në bazë të Nenit 259/2 të KPP. Për këtë arsye ka mjaft rëndësi ndihma psikologjike për të miturin në seancën e caktimit të masës së sigurimit. Mungesa e saj shpesh herë vë në rrezik parimin e interesit më të larë të fëmijës, përcaktimi i të cilit mbetet në vendimin e gjyqtarëve të cilët shpesh herë kanë informacion tepër të kufizuar lidhur me psikologjinë fëminore.
D) Hetimi i çështjeve të të miturve
Një prej funksioneve të prokurorit është bërja e hetimeve, kontrolli i hetimeve paraprake, ngritja e akuzës në gjykatë, marrja e masave për ekzekutimin e vendimeve. Prokurori ka të drejtë të mos fillojë ose të pushojë procedimin penal në rastet e parashikuara në kod (Neni 24 i KPP). Policia gjyqësore kryen çdo veprim hetimor që i është urdhëruar ose deleguar nga prokurori. Policia gjyqësore kryen hetime edhe me iniciativën e vet (Neni 30 i KPP).
Për të respektuar jetën private të fëmijës, në të gjitha fazat e procedurës, përveç sa parashikohet në Kushtetutë edhe Kodi i Procedurës Penale ndalon publikimin e gjeneraliteteve dhe fotografive të të pandehurit të mitur. Gjithashtu, Kodi i Procedurës Penale përcakton dhe rregullat se në ç’raste mund të bëhet kontrolli i banesës dhe përgjimi i bisedimeve ose komunikimeve (neni 202,221,222 i KPP).
Përjashtimi i të miturit nga dënimi mund të mos bëhet vetëm nga gjykata, por që gjatë hetimit penal të parashikohet pushimi i procedimit penal ose mosfillimi i tij. Vlen të përmendet që në nenin 290 të KPP (Mbi shkaqet e mosfillimit të çështjes penale) dhe në nenin 328 të KPP (Mbi shkaqet e pushimit të çështjes penale), nuk parashikohet asnjë shkak që ka lidhje me të pandehurit e mitur.
F) Dënimet e negociuara (prokuror / avokat)
Në Shqipëri përgjithësisht si masat e sigurimit personal ashtu edhe dënimet janë të pa negociueshme.
G) Gjykimi dhe rregullat e gjykimit të të miturve
Një ndër çështjet më sensitive të sistemit të administrimit të drejtësisë për të miturit është pa dyshim procesi i gjykimit. Disa probleme i kemi trajtuar edhe në pjesën që analizon gjykatat.
Monitorimi i vendimeve gjyqësore ka konstatuar se janë të shumta rastet e gjykimeve me të mitur ku janë paraqitur kërkesa për gjykim të shkurtuar, të cilat janë pranuar nga gjykata. Kështu KSHH sjell një bilanc të tillë: rezultojnë gjithsej 134 kërkesa të bëra për gjykim të shkurtuar në proceset penale me autor të miturin nga të cilat janë pranuar 133 nga gjykata e këtyre rretheve39.
Nga monitorimi i vendimeve gjyqësore realizuar nga Shkolla e Magjistraturës, nga 50 vendime te monitoruara ne Tiranë për vitin 2003 rezultojnë: - Gjykim normal 21 çështje dhe gjykime te shkurtuar 29 çështje. Për vitin 2004 nga 50 gjykime rezultojnë: - Gjykime normale 19 çështje dhe gjykime te shkurtuar 31 çështje.
Në arsyetimet e vendimeve, gjyqtarët janë përpjekur të përshkruajnë rrethanat lehtësuese dhe rënduese, për ato janë skematike dhe jo të argumentuara. Më poshtë kemi paraqitur një skemë të zbatimit të gjykimit me dyer të mbyllura.
1.4. Dënim apo ndëshkim
A. Mënyra e përcaktimit të masës së dënimit
Dënimet kryesore: KP përcakton figurat e veprave penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre. Për personat që kryejnë krime dënimet kryesore janë: me burgim, me burgim të përjetshëm, me gjobë, me burgim dhe me gjobë. Për ata që kryejnë kundravajtje dënimet kryesore janë: me burgim (pesë ditë deri në dy vjet); me gjobë (neni 34 KP).
B) Dënimi i të miturve të proceduar penalisht sipas KP
Neni 31 KP: Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç.
nën moshën 16 vjeç nuk pranohen në seancë si publik (339 KPP)
Të miturit
nuk mund të kryejnë detyrën e ekspertit (180 KPP)
nuk mund të kryejnë detyrën e përkthyesit (124 KPP)
Jo të gjitha dënimet kryesore të parashikuara nga legjislacioni penal mund të zbatohen ndaj të miturve. Ndërkohë ka disa modalitete të zbatimit të tyre ndaj të miturve ndryshe prej të rriturve dhe deri në përjashtimin e tyre nga dënimi.
Sipas nenit 52 KP vetë shprehja “mund ta përjashtojë atë nga dënimi” bën që zbatimi i kësaj dispozite të jetë mjaft subjektiv. Statistikat tregojnë se pothuaj nuk gjen fare zbatim në praktikë. Sipas nenit 42 KPP, është detyrë e të gjitha organeve proceduese marrja e të dhënave për kushtet e jetesës personale, familjare dhe shoqërore të të pandehurit të mitur me qëllim që:
Neni 51 i KP: Dënimi me burgim për të miturit, nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.
Neni 37/a i KDF: ... as burgimi i përjetshëm nuk duhet të jepen për shkelje të ligji të kryera nga persona nën 18 vjeç
Neni 52 KP: Përjashtimi i të miturit nga dënimi
Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kryerjes së saj, nga sjellja e mëparshme e të miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi. Në këto raste gjykata mund të vendosë dërgimin e të miturit në një institucion edukimi.
Organi procedues bën verifikime për personalitetin e të pandehurit të mitur sipas nenit 42 KPP për të sqaruar:
1.përgjegjshmërinë dhe shkallën e përgjegjësisë;
2.të vlerësojë rëndësinë shoqërore të faktit;
3.të caktojë masa të përshtatshme penale
të sqarojë përgjegjshmërinë dhe shkallën e përgjegjësisë të vlerësojë rëndësinë shoqërore të faktit të caktojë masa të përshtatshme penale
Organi procedues duhet të mbledhë informacione nga personat që kanë pasur marrëdhënie me të miturin dhe dëgjon mendimin e ekspertëve.
Dënimet plotësuese. Neni 30 i KP rendit dënimet plotësuese të cilat janë të aplikueshme si në rastin e krimeve ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor. Nuk ka ndarje apo specifikime të dënimeve plotësuese që mund të zbatohen ndaj të miturve. Të aplikueshme ndaj fëmijëve mund të jenë: Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej saj (30/2; 36 KP); Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative (30/7; 41 KP); Nxjerrja jashtë territorit (30/ 8; 42 KP); Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor [Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja e sekretit shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket morali shoqëror (30/ 9; 43 KP)].
Caktimi vetëm i dënimit plotësues. Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.
Caktimi i dënimit për të miturit bëhet duke marrë parasysh: kufijtë e masës së dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale kur kjo kryet prej të miturve; rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese (48 KP) dhe rënduese (50 KP) nëse është vendi.
Masat edukuese (46 KP) mund të jepen nga gjykata ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale. Masa edukuese është vendosja e të miturit në një institucion edukimi. Për shkak të situatës rezulton se kjo dispozite nuk gjen farezbatim ne praktikë. Në këto kushte është nevoje imediate krijimi i institucioneve te riedukimit për te miturit, pasi mungesa e tyre bën shpesh herë që gjykata të mos caktojë një masë edukuese që parashikohet nga neni 46 i KP vetëm për shkakun se nuk ka si te ekzekutohet ky vendim. Aktualisht Ministria e Drejtësisë dhe UNICEF në Tiranë po merren me burgun e Kavajës i cili do të konsistojë në një burg të sigurisë së ulët për të miturit por edhe për ekzekutimin e masave edukuese për të miturit që nuk kanë përgjegjësi penale.
Heqja e lirisë dhe ekzekutimi i dënimit me burgim për të miturit. Dënimi me burgim në varësi të elementëve të figurës së krimit përfshin një masë dënimit nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet. Kur është fjala për të miturit kjo masë nuk duhet të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer (neni 51 KP). Domosdoshmëria e reduktimit të dënimeve të tilla që heqin lirinë për të miturit vjen si një rekomandim i fortë edhe prej Komitetit për të drejtat e fëmijëve. Mbeten gjithnjë të rekomandueshme alternativa të tilla si urdhrat për shërbimin në komunitet (as community service orders), ndërhyrjet e sistemit të drejtësisë restauruese, etj. Nga mënyra se si qëndrojnë në ligj dispozitat lidhur me dënimet dhe me mënyrën se si aktorët e sistemit të drejtësisë, kryesisht gjyqtarët prokurorët operojnë me to, konstatohet se ka tendenca për aspekte ku ndëshkimi është prioritar. Në një aktivitet me aktorë të ndryshëm të këtij sistemi “rasti pionier” i Vlorës që i mituri të kryejë punë në interes publik bëri shumë përshtypje tek pjesëmarrësit. Nëse sistemi do të funksiononte ndryshe përshtypje do të përbënte dënimi me burg.
Probleme ligjore dhe praktike lidhur me dënimet ndaj të miturve:
KonstatohetseKPvetëmpërcaktiminemasëssëdënimitmeburgimkanjëndryshim midis të miturve dhe të rriturve dhe nuk ka një dispozitë që të bëjë diferenca edhe për llojet e tjera të dënimeve dhe as për dënimet kryesore lidhur me kundravajtjet.
Ngamënyrasesiqëndronneni51iKPduketsikurështëulurvetëmkufirimaksimali dënimit të dhënë për një vepër penale dhe asnjë lehtësi tjetër në lidhje me masën e dënimit ndaj një të mituri. Kjo gjë bën që shpesh herë masat e dënimit për të miturit të jenë pothuajse njëlloj me ato që jepen për të rriturit. Parashikimi i uljes së masës së dënimit për të miturit nën minimum kur ekziston një numër i caktuar rrethanash lehtësuese mund të ishte me vend.
Sipasnenit49gjykatamundtëmarrënëkonsideratëedherrethanatëtjerapërsakohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit pavarësisht nga rrethanat lehtësuese që përmenden në nenin 48 të KP, por edhe këtu nuk renditet një e tillë si mosha.
Përdisaveprapenaleqëparashikojnëvetëmdënimmeburgim,psh:Vjedhja(neni134 i KP), Mbajtja e lëndëve narkotike – neni 283 KP, është e nevojshme që të përcaktohen vlerat minimale për të cilat duhet të procedohet i pandehuri i mitur. Mospërcaktimi i këtyre vlerave bën që të dënohen me burgim të mitur për vjedhje në vlera fare të vogla apo vjedhje të mbetura në tentative ku mund të mos ketë fare dëm material, ose të mitur përdorues të lëndëve narkotike për mbajtjen e sasive të vogla të lëndëve narkotike që ndoshta mund t’i kenë edhe vetëm për përdorim vetjak..
C) Aspektet ligjore të vuajtjes së dënimit me burgim dhe të dënimeve të tjera nga të miturit
Arsimimi, formimi kulturor dhe profesional: Ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” i kushton rëndësi arsimimit të të miturve. Neni 37 thotë se arsimimi dhe formimi kulturor e profesional bëhet me anë të organizimit të shkollës, e detyrueshme për të miturit, si dhe të kurseve profesionale, sipas sistemeve në fuqi. Kujdes i veçantë i kushtohet formimit kulturor e profesional të të dënuarve me moshë nën 25 vjeç. Në praktikë përveç arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar të miturit apo edhe të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, për shkak të mungesës së infrastrukturës, nuk mund të vazhdojnë në mënyrë progresive arsimimin e tyre.
Lidhjet me familjarët: Ligji i kushton vëmendje edhe lidhjes së familjes me të miturit, përmes një programi të veçantë dhe favorizues.
Masat disiplinore: në nenin 53 përcaktohen masat disiplinore që mund të përdoren ndaj të miturve gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit me burg. Për shkeljet disiplinore zbatohen këto masa:
a. Qortim individual b. Vërejtje në prani të të dënuarve c. Përjashtim nga veprimtari të veçanta, të përbashkëta deri në 10 ditë ç. Përjashtim nga ajrosja në grup për jo më shumë se 20 ditë d. Përjashtimi nga të gjitha veprimtaritë e përbashkëta deri në 20 ditë dh. Ndërprerja e lejeve
Ndaj të miturve masat e parashikuara në shkronjat “c” “ç” dhe “d” mund të jepen deri në gjysmën e kohës së parashikuar. I dënuari i mitur në burgjet ose seksionet e sigurisë së lartë mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, për një periudhë jo më të gjatë se 3 muaj, kufizimi nuk cenon kontaktet e fëmijës me mbrojtësin ose prindërit (Neni 55 dhe 56).
D) Masat Alternative të dënimit me burgim për të miturit
Kodi Penal parashikon zbatimin e dënimeve alternative të cilat mund të aplikohen edhe për të miturit (nuk bëhet asnjë diferencim ose përforcim i aplikueshmërisë së tyre për të miturit). Në rrethana të caktuara gjykata mund të shmangë të miturin nga dënimi me burgim (shih neni 52 më sipër). Masat alternative ndaj të miturve nuk janë shumë tëpërdorshme.
Kjo gjendje është rrjedhojë kryesisht e mungesës të strukturave mbikëqyrëse për zbatimin e masave alternative. Alternativat e dënimit me burgim përfshijnë:
Copëzimi i dënimit me burgim (Neni 58 KP). Për dënimet gjer në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana të rënda familjare, mjekësore, profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të ekzekutohet me copëzime jo më të vogla se dy ditë në javë për një periudhë jo më të gjatë se tri vjet.
Lirimi para kohe me kusht (Neni 64 KP). Është e rëndësishme që lidhur me lirimin para kohe me kusht të parashikohet nga nenet 64 dhe 65 te KP të këtë kushte te veçanta, jo të njëjta me të pandehurit e rritur, për ata të mitur.
Megjithë një sërë masash alternative të parashikuara në Kodin Penal, rezulton se ato janë shumë pak ose aspak të përdorshme. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Kryesisht mendohet se mungesa e infrastrukturës dhe ligjeve ose akteve nënligjore për zbatueshmërinë e tyre, janë ndër arsyet kryesore. Nga ana tjetër masat e parashikuara nuk janë specifike për fëmijët dhe për rrjedhojë nuk akomodojnë riintegrimin e fëmijëve. Po ashtu rezulton se ka një hezitim të sistemit të drejtësisë penale për zbatimin e tyre, gjë që sjell si pasojë zbatimin e dënimit me burgim në shumicën e rasteve.
Sipas të dhënave të vëzhguara në nivel lokal dhe kombëtar vihet re se ka një tendencë nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri që të dënojë të miturit që kryejnë vepra ose kundravajtje penale, sesa të zbatojë ndaj tyre masa alternative. Kjo tendencë është e lidhur edhe me faktin se, ndonëse Kodi Penal parashikon një sërë masash alternative ndaj të miturve, ai nuk ka parashikuar një mekanizëm të kontrollit të zbatimit të kësaj mase.
Po ashtu Kodi Penal nuk ka parashikuar zbatimin e masave alternative për një sërë veprash të cilat paraqesin rrezikshmëri shoqërore të ulët ose marrjen në konsideratë të interesit më të lartë të fëmijës në të gjitha vendimet penale. Për të ilustruar këtë, studiuesit morën në konsideratë të dhënat e vendimeve penale dhe të masave të dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë41.
Ashtu siç vihet re nga të dhënat e mësipërme dhe nga grafiku, shihen dy tendenca kryesore. Së pari vihet re një rritje e numrit të dënimeve me burgim nga ana e Gjykatës së Tiranës, por në të njëjtën kohë vihet re edhe një rritje e veprave penale me autorë të miturin. Ndërkohë më poshtë janë paraqitur të dhënat e mbledhura në vite, të cilat ilustrojnë llojet e masave të dënimit që ka zbatuar Gjykata e Tiranës ndaj të miturve.
Sipas Planit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit (shih VKM nr.463, datë 5.7.2006) hartimi i paketës ligjore për dënimet alternative, hartimi i paketës ligjore për drejtësinë për të miturit dhe azhurnimi i legjislacionit me standardet e BE është pjesë e iniciativave ligjore afatshkurtra të shtetit shqiptar. Përgatitja e kësaj pakete do të mundësohet prej Ministrisë së Drejtësisë në bashkërendim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe parashikohet të hyjë në fuqi më dhjetor 2007.
Në këtë grafik vihet re se gjatë periudhës 2002-2004 ka pasur një tendencë në rritje të dhënies së masave më të lehta të dënimit të të miturve, ndërkohë që nuk vihet re i njëjti fenomen në vitet në vazhdim. Përkundrazi gjatë vitit 2006 shihet qartë tendenca për të dënuar me burgim thuajse të gjithë të miturit që kanë hyrë në procesin penal dhe vetëm në një rast Gjykata ka dhënë një lloj më të lehtë dënimi.
Sistemi i administrimit të drejtësisë për të miturit, megjithë fragmentet e disa dispozitave “ndryshe” për të miturit në KP dhe KPP (të cilat janë shumë të kufizuara) rezulton, për shkak edhe të dispozitave edhe të mënyrës së zbatimit të tyre ose pamundësisë së zbatimit të tyre, të ketë më shumë karakter ndëshkimor se sa edukues, rehabilitues dhe riintegrues.
KAPITULLI II
SITUATA E TE MITURVE NE KOMISARIATE POLICIE, DHOMA PARABURGIMI DHE BURGJE
Dhomat e paraburgimit dhe burgjet për të miturit ne Shqipëri
Shqipëria ende nuk ka një sistem tërësisht të ngritur dhe funksional të administrimit të drejtësisë për të mitur. Në vend ka më shumë pjesëza të veçuara të një sistemi, të cilat janë të paorinetuara, për shkak edhe se mandati i tyre nuk është i qartë, sesa një sistem multi-disiplinar që nxit tek të miturit në konflikt me ligjin respektin për vetën dhe të drejtat e njeriut. Mungesës së këtij sistemi i shtohet edhe mos-ekzistenca e sistemit të mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijës në nivel bashkie dhe komune, gjë që sjell një shpërqendrim dhe shpesh mbivendosje të përpjekjeve në drejtim të përmirësimit të situatës të të drejtave të fëmijëve, përfshirë edhe atë të fëmijëve në konflikt me ligjin.
Si në nivel kombëtar ashtu edhe atë lokal vihet re një tendencë e krijimit të sektorëve për të drejtat e fëmijëve dhe të miturve, pranë ministrive ose bashkive. Megjithatë këto hapa nuk kanë sjellë një rritje të buxhetit për fëmijët, sidomos në drejtim të mbrojtjes sociale të tyre.
Situata e fëmijëve dhe të miturve në komisariate policie, dhoma paraburgimi dhe burgje mbetet ende larg standardeve të kërkuara. Ndonëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të interesit të institucioneve publike përgjegjëse dhe donatorëve për të përmirësuar infrastrukturën dhe menaxhimin e këtyre sistemeve, ende vihen re raste te shkeljes të të drejtave të fëmijëve.
Gjatë periudhës së përgatitjes së studimit grupi i kërkuesve u takua me mbi 80 të mitur dhe vizitoi për më shumë se një herë një sërë komisariatesh policie, dhomash paraburgimi dhe burgjesh në këto qytete: Shkodër, Lezhë, Krujë, Burrel, Tiranë, Durrës, Lushnjë, Fier, Berat, Elbasan, Librazhd dhe Korçë.
A) Drejtimi dhe menaxhimi i komisariateve të policisë, dhomave të paraburgimit dhe burgjeve
Drejtimi dhe menaxhimi i komisariateve të policisë, dhomave të paraburgimit dhe burgjeve në Shqipëri bëhet nga dy institucione qendrore të Qeverisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë. Nëse komisariatet e policisë janë të ndara dhe të ngritura pranë çdo qyteti, dhomat e paraburgimit ndonjëherë janë të vendosura përbrenda komisariateve, ndonjëherë brenda perimetrit të tyre dhe më rrallë në hapësira tërësisht të veçanta. Ndonëse Këshilli i Ministrave42 vendosi në vitin 2003 që të gjitha dhomat e para-burgimit në Shqipëri të kalonin nga MB në varësi të MD, deri në fund të vitit 2006 pjesa më e madhe e dhomave të paraburgimit ndodheshin ende në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Në Janar 2007 të dyja ministritë riafirmuan edhe një herë vendimin që sistemi i paraburgimit të kalonte përfundimisht brenda muajit Shkurt në varësi të MD, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi. Mendohet se sistemi i paraburgimit do të kalojë në varësi të MD rreth muajit Prill 2007. Vetëm disa dhoma paraburgimi (si Tirana, Vlora etj) dhe burgjet janë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, një institucion ky në varësi të MD.
Në vend ka disa burgje që strehojnë dhe kujdesen për fëmijët. Burgu i Vaqarit, një ndërtesë dy- katëshe rreth 10 km larg Tiranës, ka një seksion për të miturit meshkuj. Gjatë viteve në këtë burg janë strehuar deri në 30 të mitur, por në momentin e realizimit të këtij studimi në këtë institucion ndodheshin vetëm 14 të mitur. Burgu 325 është një burg i përzier i sigurisë së ulët, që ndodhet në zonën “Ali Demi” në brendësi të Tiranës. Një seksion i veçantë i këtij institucioni kujdeset për të gratë dhe vajzat e burgosura.
Të gjitha vështirësitë e ndeshura në drejtimin e sistemit të paraburgimit dhe të burgjeve kanë dhënë ndikimin e tyre negativ në drejtim të respektit të të drejtave të fëmijëve në këto institucione. Për shkak të kushteve të papërshtatshme në sistemit e paraburgimit, një sërë shkeljesh janë vërë re gjatë kësaj kohe, si psh: qëndrimi i të miturve në të njëjtën dhomë me të rriturit; mos-lejimi i arsimimit dhe aktiviteteve rikrijuese të fëmijëve; mungesa e kushteve higjienike të përshtatshme; mungesa e psikologëve dhe punonjësve sociale dhe zgjatja e proceseve penale ndaj fëmijëve. Të gjitha këto aspekte kanë lënë një vragë të paharrueshme tek të gjithë fëmijët që kanë hyrë në sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri.
B) Ushtrimi i të drejtave të fëmijëve
KDF në parim duhet të zbatohet drejtpërsëdrejti në vendet e mbajtjes dhe vuajtjes së dënimit të të miturve. Megjithatë vihet re një mungesë e thellë e njohjes së KDF-së thuajse nga i gjithë stafi që punon me fëmijët dhe të miturit në mjediset e vizituara nga vëzhguesit e CRCA, këto si komisariate policie, dhoma paraburgimi dhe burgje. Kjo e bën zbatimin e KDF-së dhe ligjeve kombëtare për respektimin e të drejtat e fëmijëve tepër të vështirë. Sipas KDF-së Shtetet Pale janë të detyruara të bëjnë të mundur edukimin e përshtatshëm, aktivitetet rikrijuese, ushqimin e përshtatshëm, kujdesin shëndetësor dhe shërbime të tjera sociale për fëmijët. Ndërkohe, që institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të garantojnë lirinë e informacionit, të shprehjes dhe respektimin e mendimeve të fëmijëve dhe të miturve.
C) Tejzgjatja e proceseve penale ndaj të miturve
“Asnjë fëmije të mos i mohohet liria në mënyrë të paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër.”
Neni 37, paragrafi b, i KDF-së
Të gjithë të miturit në konflikt me ligjin ankohen për kohën e gjatë që iu duhet për të përfunduar hetimi dhe gjykimi i tyre. Në shumë raste puna e sistemi gjyqësor varet nga shpejtësia e punës hetimore të Prokurorisë dhe të mbrojtësit. Institucioni i Prokurorisë është i ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale, dhe sipas të miturve atyre iu kushtohet shumë pak vëmendje. Në më shumë se një rast kemi takuar të mitur që presin të paktën prej 3 muajsh për të dalë në gjyq dhe thuajse asnjëherë nuk janë takuar me Prokurorin e çështjes ose Oficerin e Policisë Gjyqësore.
Një fenomen tjetër tepër shqetësues, që vihet re prej vitesh, janë avokatet e caktuar kryesisht. KPP i garanton mbrojtjen falas në procesin penal çdo individi që nuk ka mundësi ekonomike për të paguar mbrojtjen ligjore. Ndihma ligjore falas e ofruar nga avokatët kryesisht paguhet nga Shteti, në bazë të tarifave të paracaktuara. Ndonëse pagesa është modeste, për shumë avokatë që kanë mungesë të kualifikimit dhe mungesë të klientelës, kjo është një mundësi e mirë për punë. Avokatet regjistrohen në listën e avokatëve të gatshëm, pranë zyrës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor. Fenomeni që vihet re shpesh është se avokatët kryesisht bien dakord me kërkesat e prokurorëve duke kompromentuar ose mos-mbrojtur klientin e tyre të mitur. Ne besojmë se ky është një aktivitet jo i rregullt ligjor i ndërmarrë nga prokuroret dhe avokatet kryesisht, në mënyrë që të mbarojnë sa më shpejt hetimin dhe gjykimin e të miturve, pa i dhënë mundësi atyre që të marrin pjesë në një proces të rregullt dhe të drejtë ligjor. Kjo mund të shpjegojë njëkohësisht edhe përqindjen e lartë të dënimit me burgim të të miturve nga sistemi gjyqësor në Shqipëri.
2.1 Kushtet dhe trajtimi i të miturve në dhomat e paraburgimit dhe burgje
Fëmijët-vajza në konflikt me ligjin
Misioni i vëzhgimit gjatë kohës së përgatitjes së këtij studimi nuk pati mundësi që të takohej me ndonjë fëmijë-vajzë në konflikt me ligjin. Për shkaqe ende të pastudiuara mirë numri i fëmijëve- vajzave që kryejnë kundravajte apo vepra penale në Shqipëri mbetet jashtëzakonisht i ulët. Kjo mund të jetë edhe një shenjë pozitive e vlerave tradicionale që mund të luajë familja në rritjen e fëmijëve. Sipas ekspertëve ky është një fenomen që kërkon një analizë të mëtejshme, për të shpjeguar diferencat dhe shkaqet midis sjelljes kriminale të djemve dhe vajzave në Shqipëri, për të parë se pse një grup gjinor ka prirje më të mëdha se tjetri për të kryer vepra penale.
Megjithatë një shqetësim i madh mbetet mungesa e mjediseve të përshtatshme për mbajtjen e fëmijëve-vajza në komisariate policie, dhoma paraburgimi dhe burgje. Deri më sot në Shqipëri ende nuk ka një plan veprimi konkret për të ngritur mjedise të veçanta për fëmijët-vajza në konflikt me ligjin. Numri i vogël i vajzave që janë autore të veprës penale, nuk duhet t’i ndalojë zyrtarët publikë që të mendojnë për ngritjen e mjediseve të përshtatshme për këtë gjini.
E) Qëndrimi në të njëjtat mjedise me të rriturit
Në asnjë nga dhomat e paraburgimit në varësi të Ministrisë së Brendshme nuk ka mjedise tëveçanta për mbajtjen e të miturve. Mbipopullimi është kthyer në një problem kronik të sistemit të paraburgimit në Shqipëri. Drejtuesit e policisë përpiqen që t’i ndajnë të miturit nga të rriturit, por për shkak të mbipopullimit kjo është e pamundur. Si rrjedhojë të miturit shpesh jetojnë dhe flenë me të rriturit, gjë që rrit mundësinë e abuzimit seksual të tyre nga më të rriturit. Gjatë periudhës së shkrimit të këtij raporti asnjë rast dhune seksuale nuk u raportua, as ndërmjet të miturve dhe stafit policor dhe as ndërmjet të miturve dhe të paraburgosurve më të rritur.
Institucioni i paraburgimit 313 në Tiranë kujdeset si për të rriturit ashtu edhe të miturit femra dhe meshkuj. Në këtë institucion, që ndodhet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që prej vitit 1995, prej dy vjetësh një hapësirë e veçantë i është kushtuar të miturve meshkuj. Ky mjedis është tërësisht i ndarë dhe me përjashtim të stafit, asnjë i paraburgosur i rritur nuk mund të hyjë në këtë mjedis. Por ndërkohë kushtet e jetesës për të miturit në këtë mjedis janë të mjerueshme.
Një tjetër seksion i Paraburgimit 313 i kushtohet të paraburgosurave gra dhe vajza. Ashtu si edhe tek të miturit, mjedisi është tërësisht i ndarë dhe gratë janë munduar që të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për jetesën e tyre aty. Në këtë seksion nuk ka një mjedis të veçantë për të paraburgosurat e mitura, prandaj ato jetojnë gjatë gjithë kohës me të rriturat. Ndonëse ligji e ndalon mbajtjen e të miturave me të rriturat, në këtë paraburgim deri më sot nuk ka pasur ndonjë ankesë nga të paraburgosurat e mitura.
Në Burgun e Vaqarit seksioni i të miturve është pothuajse i ndarë nga të rriturit. Ai ndodhet nga krahu i majtë, në katin e dytë të ndërtesës, ngjitur me bibliotekën e Burgut. Ndonëse në dukje nuk ka mundësi konkrete të takimit të të burgosurve të rritur me ata të mitur, për shkak se ky seksion nuk është tërësisht i ndarë nga burgu, mund të qëllojë shpesh që të miturit të takohen me të rriturit. Kjo mund të ndodhë më së shumti në dushe dhe tualete, të cilat janë të përbashkëta, dhe në fushat e lojës, mbrapa burgut.
Burgu 325, Seksioni i Grave, nuk ka një nën-seksion të veçantë për vajzat e mitura. Numri i vogël i vajzave të mitura që kryejnë vepra penale në Shqipëri, duket se i ka shtyrë drejtuesit e burgjeve të mos krijojnë mjedise për vajzat e mitura në burgje. Ka përpjekje për të përmirësuar kushtet e këtij burgu, por përsëri një sërë lehtësish si tualetet, dhomat e fjetjes, mjediset rikrijuese nuk i përmbushin standardet e kërkuara. Një çerdhe e hapur para pak kohësh në këtë burg kujdeset për fëmijët deri në moshën 3 vjeç të nënave të burgosura.
E drejta për arsim bazë, informim dhe argëtim
Konventa për të Drejtat e Fëmijës e OKB-së si dhe ligji për Sistemin Arsimor Para-universitar në Shqipëri i garantojnë çdo fëmije të drejtët e arsimimit. Neni 28 i KDF-së i kërkon shteteve palë që të krijojnë mundësi të barabarta për çdo fëmijë për t’u arsimuar, si dhe ai inkurajon zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional.
Këto norma vlejnë për të gjithë fëmijët dhe të miturit, përfshirë edhe ata në sistemin e paraburgimit dhe burgjeve. Megjithatë të gjithë fëmijëve në dhomat e paraburgimit në Shqipëri ju mohohet e drejta për t’u arsimuar. Ndonëse ka një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në këtë drejtim si psh mungesa e kushteve fizike dhe mjediseve të përshtatshme në dhoma paraburgimi, përsëri kjo nuk mund të justifikojë mohimin e një të drejte kaq të rëndësishme, për një kohë kaq të gjatë. Herë pas here organizata të ndryshme joqeveritare kanë organizuar klasa mësimore të pjesshme dhe të kufizuara për arsimimin e fëmijëve, por ato janë zhvillime joformale dhe nuk njihen nga Qeveria.
Nuk ka asnjë lloj mundësie për informimin apo argëtimin e fëmijëve në dhomat e paraburgimit43. Të miturit e paraburgosur mbahen të mbyllur në dhoma gjatë gjithë kohës, me përjashtim të një ore në ditë, që përkon me të drejtën për tu ajrosur në një mjedis të posaçëm të paraburgimit. Shpesh fëmijët ankohen, që për shkak të mbipopullimit të këtyre mjediseve, atyre ju kufizohet koha e ajrimit nga 1 orë në rreth 30 minuta ose më pak.
Situata në burgje paraqitet më ndryshe. Të gjithë të miturve meshkuj në Burgun e Vaqarit ju garantohet arsimi bazë. Një shkollë 9-vjeçare funksionon nga e Hëna deri të Enjte pranë Burgut të Vaqarit. Megjithatë me mbarimin e arsimit të detyrueshëm, ky burg nuk iu ofron mundësi të miturve që të progresojnë më tej në arsim. Nuk ka asnjë lloj mundësie që të miturit të ndjekin shkollën e mesme apo universitetin, teksa vuajnë dënimin në burg.
Burgu i Vaqarit ka mjedise thuajse të bollshme për argëtim. Në këtë institucion ka një Biblioteke të vogël të pajisur me disa kompjuter, rreth 300 libra, si dhe 2 mjedise për aktivitete sportive. Meqenëse mjediset sportive janë të përbashkëta me të rriturit, shpesh të miturit lejohen të luajnë në fushën e basketbollit me një orar të reduktuar. Mundësia e takimit dhe shkëmbimeve midis të rriturve dhe fëmijëve në mjediset sportive është tepër e madhe dhe gjithmonë ekziston rreziku që të miturit të manipulohen nga të rriturit apo të ketë konflikte ndërmjet tyre.
Në Burgun 325 të burgosurat e mitura nuk kanë mundësi të ndjekin arsimin e detyrueshëm. Ndërkohë disa OJF humanitare u kanë krijuar mundësi vajzave dhe grave për kurse trajnimi në rrobaqepësi, kompjuter, gjuhë të huaj etj. Në këtë burg ka disa mjedise që mund të përdoren për aktivitete sportive dhe argëtuese.
Tortura, dhuna ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin Neni 25, Kushtetuta e Shqipërisë “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”. Neni 1, Konventa Kundër Torturës
Për qëllim të Konventës, me torturë do të kuptohet cdo lloj akti i cili shkakton dhimbje dhe vuajtje si fizike ashtu edhe mendore, i cili shtyn në mënyrë të qëllimshme një person për një qëllim të caktuar duke përfituar nga ai apo një person tjeter i tretë informacione e rrëfime, duke e dënuar atë apo një person të tretë për krimin e kryer apo për atë që dyshohet të ketë kryer, apo duke e kërcënuar e detyruar të flasë, apo për çdo arsye bazuar në ndonjë tip diskriminimi, kur kjo lloj dhimbje apo vuajtje bëhet nën shtytjen, aprovimin ose dijeninë e zyrtareve publike apo të personave të tjerë që veprojnë në kapacitete zyrtare. Ajo nuk përfshin asnjë lloj dhimbje apo vuajtje që vjen vetëm për shkak të trashëgimisë apo është e rastësishme për shkak të masave të ligjshme.
Ushtrimi i dhunës ndaj fëmijëve në komisariate policie, dhoma paraburgimi dhe burgje është i ndaluar nga Neni 25 i Kushtetutës së Shqipërisë, ndërkohë që edhe Neni 4 i KPP konfirmon të njëjtin qëndrim. Megjithatë në realitet dhuna ndaj fëmijëve në komisariatet e policisë, dhomat e paraburgimit dhe burgje është një fenomen që ndodh shpesh.
Shqipëria ratifikoi Konventën Kundër Torturës (CAT) në Maj 1994. Qeveria shqiptare paraqiti Raportin Zyrtar për këtë Konventë në vitin 2003 dhe ai u dëgjua nga Komiteti Kundër Torturës i OKB-së në Maj 2005. Në rekomandimet e tij CAT u ndal në mënyrë të veçantë tek të miturit në konflikt me ligjin. Ndër çështjet shqetësuese dhe rekomandimet që CAT përmend për Shqipërinë mund të rendisim:
(a) Mospërputhja e përkufizimit të torturës në Kodin Penal me përkufizimin e konventës, i cili nuk përfshin të gjitha elementet që përmbahen në nenin 1, në mënyrë të veçantë në lidhje me personat që veprojnë me një funksion zyrtar. (b) Mungesa e dënimeve në rastet e torturës, sipas nenit 86 të Kodit penal dhe numri i kufizuar i dënimeve të torturës me pasoja te rënda, sipas nenit 87 të Kodit Penal, të personelit të zbatimit të ligjit, janë tregues që ka mungesë ndërgjegjësimi të viktimave për të drejtat e tyre dhe mungesë besimi tek autoritetet policore dhe gjyqësore.
(c) (Shteti shqiptar duhet) të zbatojë mbrojtjen ligjore themelore për personat e burgosur nga policia, të garantojë të drejtat e tyre për të informuar një të afërm, për t’u ndihmuar nga një avokat dhe mjek i zgjedhur prej tyre dhe t’u ofrohet informacion për të drejtat e tyre dhe në vijim, për të miturit, prania e mbrojtësit të tyre ligjor gjatë pyetjes.
Thuajse të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që ne intervistuam gjatë misionit të vëzhgimit deklaruan se ata i ishin nënshtruar dhunës ose trajtimit jonjerëzor, në një mënyrë ose tjetër, gjatë ndalimit dhe arrestimit te tyre nga policia. Disa të rinj deklaruan se ata i ishin nënshtruar dhunës edhe gjate kohës që kishin qëndruar në dhomat e paraburgimit. Asnjë nga të miturit nuk pohoi që t’i jetë nënshtruar torturës apo dënimeve çnjerëzore gjatë qëndrimit në komisariate, dhoma paraburgimi dhe burgje.
Jeta dhe edukimi seksual i të miturve në konflikt me ligjin
Jeta seksuale e të miturve në konflikt me ligjin në dhoma paraburgimi dhe burgje mbetet tabu jo vetëm për të miturit, por edhe për zyrtarët publikë që punojnë me ta. Ndonëse merren në konsideratë nevojat personale fizike të zhvillimit në adoleshencë të të miturve, stafi që punon me të miturit në dhomat e paraburgimit, por edhe në burgje nuk bisedon ose organizon klasa të edukimit seksual. Edhe pyetjeve të ekspertëve të këtij studimi, lidhur me sjelljen seksuale të të miturve, shumë zyrtarë publikë iu përgjigjën me ndroje ose nuk kishin asnjë ide për këtë çështje.
Një pjesë e mirë e të miturve vijnë nga familje të mbyllura dhe tradicionale, ku rrallë flitet për çështje seksuale. Mos njohja e këtyre çështjeve, frika dhe tabutë që shoqërojnë diskutimin e tyre, mund të shërbejë si bazë për abuzimin seksual të të miturve nga të mitur të tjerë më të rritur, nga të rriturit, apo edhe nga stafi që punon në dhoma paraburgimi dhe burgje.
Sipas informacioneve të mbledhura nga intervistat, asnjë person nga stafi policor apo edukativ në dhoma paraburgimi dhe burgje, nuk rezulton të jetë kontrolluar më parë nga institucionet përkatëse, nëse ka kryer tentative apo vepra penale seksuale kundër fëmijëve apo edhe të rriturve, përpara se të punësohej ose gjatë punësimit. Nga ana tjetër Shqipëria ende nuk ka një regjistër të krimeve seksuale ndaj fëmijëve. Kjo e bën tepër të vështirë kontrollin e emrave dhe të dhënave, përfshirë edhe mos-punësimin e personave që kanë bërë krime të tilla në vende ku punojnë fëmijët.
Deri në periudhën e shkrimit të këtij studimi nuk u raportua ndonjë rast i abuzimit seksual midis vetë të miturve, midis të miturve dhe të rriturve, apo stafit policor, edukativ dhe të miturve në komisariate policie, dhoma paraburgimi dhe burgje.
E drejta për të mbajtur kontakte me familjen dhe komunitetin
Rregullorja Nr. 1075, e datës 15.09.1999 “Për sigurimin dhe trajtimin e të paraburgosurve” përcakton ndër të tjera edhe të drejtën e të miturve në dhoma paraburgimi për të pasur takime me familjarët dhe të afërmit. Për të miturit në burgje zbatohet Ligji44 “Mbi të Drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve45. Ndërkohë që çdo burg ka edhe rregulloren e tij të brendshme, e cila përgatitet në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve të përmendura më sipër. Ende nuk ka një rregullore të veçantë për mbajtjen dhe kujdesin ndaj të miturve në dhoma paraburgimi dhe burgje, gjë që e bën të vështirë njohjen e të miturve me të gjitha rregullat e brendshme të institucioneve penitenciare.
Fëmijët, ashtu si të gjithë të paraburgosurit e rritur, kanë të drejtë të takohen me familjen 3 herë në muaj për rreth 30 minuta. Meqenëse shumica e të paraburgosurve të mitur jetojnë në të njëjtat institucione me të rriturit, qëllon shpesh që koha e takimit me familjarët të jetë më e shkurtër sesa ajo e parashikuar. Në disa raste fëmijët ankohen se të afërmit nuk vijnë t’i takojnë fare, për shkak se dhomat e paraburgimit ose burgjet gjenden larg zonave ku banojnë familjarët. Nuk ka programe ndihmëse që të nxisin prindërit apo përfaqësues të komuniteteve që të takohen me të miturit. Në raste më të rralla familjarët refuzojnë të takojnë fëmijët e tyre për shkak të veprës penale që ata akuzohen se kanë kryer.
Dhomat e takimeve në paraburgim midis prindërve dhe të miturve në shumicën e rasteve janë të ndara me hekura dhe ndonjëherë edhe me mur. Këto dhoma nuk janë aspak miqësore për fëmijët. Për më tepër ato ndikojnë keq në gjendjen psikologjike të fëmijës dhe nuk është e rrallë që fëmijët të kthehen të përlotur pas takimit me prindërit. Ekspertët besojnë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të gjejë mënyra të reja të nxitjes të takimit të të miturve me prindërit dhe shokët në mjedise që janë miqësore për fëmijët.
Të miturit në burgje kanë të drejtë të flasin me familjen ose një person të zgjedhur nga ata edhe nëpërmjet telefonit me kartë. Vendndodhja e telefonit në Burgun e Vaqarit është tepër larg vendit ku jetojnë fëmijët. Një i mitur për të folur në telefon duhet të zbresë një kat me pushtë dhe të kalojë 5 dyer metalike, të gjitha të mbyllura me çelës. Privatësia e bisedës nuk mund të garantohet, pasi një staf i policisë është prezent gjatë gjithë kohës në korridorin ku mbahet telefoni. Karta e telefonit mund t’i jepet të miturit vetëm nga familja.
Drejtoria e Burgut nuk bën përjashtime në numrin e telefonatave që i lejohen çdo të mituri, me përjashtime kur të miturit përfitojnë nga sjellja e mirë. Një problem që u ndesh gjatë vizitës në Burgun e Vaqarit, është ajo e telefonatave të të miturve për zyrat e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve ose avokatëve të tyre. Meqenëse lejohen vetëm katër biseda telefonike në muaj, të miturit nuk duan të humbasin rastin që të flasin me prindërit e tyre dhe si pasojë, ata rrallë raportojnë për rastet e dhunës apo problemet që ata kanë brenda burgut me organizatat e të drejtave të
fëmijëve ose avokatët e tyre. Si rrjedhojë shumë raste të abuzimit të të miturve nga stafi i burgjeve raportohen vetëm kur ka kontakte të drejtpërdrejta midis të miturve dhe përfaqësuesve të OJF- ve. Sipas mendimit tonë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet ta shohë me prioritet dhe të lejojë fëmijët që të flasin me zyra të tilla në çdo moment që ata e konsiderojnë të përshtatshme.
Kushtet e qelive, higjiena dhe kujdesi personal
Kushtet e qelive në dhoma paraburgimi dhe burgje mbeten ende të papërmirësuara. Megjithatë ka një ndryshim substancial midis situatës së qelive dhe mënyrës së jetesës të të miturve në dhoma paraburgimi dhe burgje. Të miturit në burgje janë të akomoduar më mirë, kanë më shumë mundësi lëvizjeje, mësimi dhe argëtimi, ndërsa të miturit në burgje jo. Në dhomat a paraburgimit mungojnë krevatet, mbulojat e duhura dhe komodinat, ndërsa në burgje këto janë të garantuara.
Në shumicën e dhomave të paraburgimit të vizituara muret e qelive janë te plasaritura, pa shtroje dhe me lagështirë. Në disa mjedise si psh Paraburgimi 313 kushtet e qelive dhe të krevateve janë të rënda dhe nuk plotësojnë standardet minimale të kujdesit dhe mirëqenies ndaj të miturve. Ndriçimi në dhoma mbahet i hapur 24 orë, që vështirëson fjetjen e të miturve.
Në burgje tualetet janë vendosur në dhoma dhe të miturit mund ti përdorin ato kur të dëshirojnë. Ka raste, sidomos gjatë verës që mungon uji i pijshëm. Ndërsa në dhomat e paraburgimit tualetet janë të përbashkëta dhe vajtja bëhet me orar. Zakonisht vajtja në tualet bëhet në bazë dhome dhe tre herë në ditë. Ndonëse ka pasur përmirësime lidhur me furnizimin me ujë dhe paraqitjen e tualeteve, përsëri shumë prej tyre lenë ende për të dëshiruar. Të miturit nuk gëzojnë intimitetin e kërkuar gjatë vajtjes në dushe apo në tualet. ËC janë të ndara vetëm nga një mur i shkurtër rreth 1 metër, por pa asnjë lloj mundësie të mbylljes me derë apo plasmas. Larja në dushe lejohet vetëm 2 herë në javë, por shumë të mitur deklaruan se në fakt ata mund të bënin dush vetëm një herë në 10 ditë.
Të miturit janë të detyruar që t’i sigurojnë vetë sapunin, shampon etj. Në dhoma paraburgimi nuk ka lavatriçe, ndaj të miturit detyrohen që t’i lajnë me dorë ndërresat e tyre ose të presin takimin e ardhshëm me familjen.
Për shkak të kushteve të vështira në dhoma paraburgimi higjiena personale e të miturve le shumë për të dëshiruar. As në burgje dhe as në dhoma paraburgimi të miturit nuk udhëzohen për rëndësinë e mbajtjes së higjienës personale, si një mënyrë efikase e mbrojtjes së shëndetit.
Ushqimi dhe të ushqyerit
“Çdo mjedis paraburgimi duhet të bëjë të mundur që çdo i ri të marrë ushqimin që është përgatitur në mënyrë të përshtatshme, dhe që jepet në momentin e duhur të vakteve, me një cilësi dhe sasi që kënaq standartet dietike, higjenike dhe shëndetësore...”
Neni 37, Rregullat e OKB-së për Mbrojtjen e të Rinjve që iu është Kufizuar Liria
Rregullorja Nr. 1075 përcakton sasinë dhe cilësinë e ushqimit që jepet për të paraburgosurit. Ndonëse ka pasur kritika gjatë viteve nga një sërë institucionesh për ndryshimin e sasisë së kalorive që jepen për çdo individ në paraburgim, kjo ende nuk ka ndodhur. Menyja në të gjitha dhomat e paraburgimit të vizituara përmbante:
Mëngjesi: Dreka: Darka:
Çaj dhe bukë Supë me mish dhe bukë Fasule dhe bukë
Stafit policor i duhet të kujdeset edhe për ushqimin e të miturve të paraburgosur. Në shumë raste mungojnë elementet bazë të higjienës në transportimin e ushqimit. Në mëse një rast buka është gjendur e vendosur në mjedise të papërshtatshme, e pambështjellë dhe është lënë në mjedise të hapura për orë të tëra. E njëjta vlen të thuhet edhe për ushqimin që iu jepet të miturve. Thuajse në të gjitha rastet tenxheret e ushqimit, ndonëse të mbyllura, lihen përtokë për disa orë, deri sa u shërbehet të gjithë të paraburgosurve. Në paraburgim nuk lejohet përdorimi i pjatave, pirunëve dhe lugëve. Shumica e të miturve mbajnë një tas plastik për ushqimin dhe në vend të lugëve përdorin duart. Ushqimi konsumohet ulur mbi dyshemenë e qelisë, pasi tavolinat nuk janë të lejuara. Ushqimet e dërguara mbahen nga familja në dollapë dhe një dhomë të veçantë. Nuk ka frigoriferë dhe ndjehet era e ushqimeve të skaduara në dhomën ku mbahen ushqimet.
Duke qenë se sasia e ushqimit për të miturit në paraburgim nuk është e mjaftueshme, familjet mbajnë barrën kryesore të ushqimit të fëmijëve. Të miturit që vijnë nga familje të varfra dhe të margjinalizuara përdorin ushqimin e dhënë në institucion, ose çfarë mund t’i japin shokët e dhomës. Ka një solidaritet në ndarjen e ushqimit që vjen nga familja midis të miturve që jetojnë në të njëjtën qeli. Thuajse në të gjitha rastet të miturit deklarojnë se ushqimin që vjen nga familja e ndajnë me njeri-tjetrin dhe kjo i ndihmon që të marrin sasinë e duhur të kalorive të kërkuara për këtë moshë. Nga një vështrim i përgjithshëm përsëri mund të thuhet se të miturit në dhoma paraburgimi dhe burgje mbeten të kequshqyer.
Situata e ushqimit dhe e të ushqyerit të të miturve në burgje është e organizuar dhe me orar. Sasia dhe cilësia e ushqimit të dhënë është tërësisht e ndryshme nga dhomat e paraburgimit. Të miturit nuk ankohen për sasinë e ushqimit sesa për cilësinë e tij. Zakonisht ushqimi gatuhet nga një ose disa të burgosur të rritur, por jo gjithmonë qëllon që ata të jenë guxhinjerë të trajnuar. Megjithatë edhe në burgje ushqimi i dhënë nga familja përbën një nga burimet kryesore të konsumit. Ushqimet e sjella nga familja të miturit i mbajnë në dhomat e tyre, ku secili ka një dollap më vete.
Asistenca mjekësore
Ashtu si aksesi në arsim edhe asistenca mjekësore që jepet ndaj të miturve nuk është e organizuar mbi baza profesionale. Në asnjë prej mjediseve të vizituara nuk kishte një dhomë të kujdesit mjekësor. Ekzaminimet mjekësore në shumicën e rasteve bëhen në qeli ose në dhomat e takimeve.
Të gjithë fëmijët e paraburgosur ankohen vazhdimisht për vonesa të mjekëve në dhënien e shërbimit. Ankesa ka gjithashtu lidhur edhe me cilësinë e shërbimit. Të miturit deklaruan se në shumicën e rasteve kur ata janë të sëmurë, mungon asistenca e specializuar mjekësore dhe shpesh në vend të mjekimeve të përshtatshme, i vetmi mjekim që marrin është paracetamoli.
Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura prej vjetësh nga ekspertët është mungesa e profesionalizmit dhe e sensitivitetit për respektin ndaj të drejtave të fëmijëve nga stafi mjekësor në komisariate policie dhe dhoma paraburgimi.
Më ndryshe paraqitet situata në burgje. Të miturit në përgjithësi nuk ankohen për shërbimin mjekësor, por vazhdimisht shprehen se mjekimet e dhëna qëllon të jenë pranë datës së skadencës. Po ashtu në pak raste fëmijët u shprehën se stafi i burgut nuk iu kishin dhënë marrë mjekimet e duhura. Fëmijët ngritën gjithashtu shqetësimin se mjekimet nuk jepen falas, por ato duhet t’iu sillen në burg nga familjarët.
KAPITULLI III
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË KONFLIKT ME LIGJIN
3.1 Aspektet ligjore të hetimi dhe ndjekjes së rasteve të dhunës ndaj të miturve
Mbrojtja e dinjitetit, personalitetit njerëzor, ndalimi i torturës, dënimeve dhe trajtimeve mizore, poshtëruese e çnjerëzore – është pjesë imperative, urdhëruese e legjislacionit shqiptar. Në paraqitjen e këtij standardi, konstatohet se nuk ka, përgjithësisht, situatë ku ligji të nënvizojë kujdesin e veçantë të respektimit të këtyre normave kur është fjala për të mitur.
Në fushën e torturës dhe keqtrajtimit, kuadri legjislativ shqiptar është përgjithësisht në linjë me standardet ndërkombëtare, megjithëse nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal Shqiptar akoma nuk janë në përputhje me përkufizimin e torturës sipas Konventës së OKB-së kundër Torturës. Janë trajnuar efektivët policorë të të gjitha niveleve për të drejtat e njeriut, por efekti i trajnimeve është i kufizuar – sipas shifrave të “Amnesty International” raportohen mesatarisht në vit 35 incidente torture apo keqtrajtimi. Shqipëria duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar zbatim të rreptë të ligjit, duke ndëshkuar siç duhet shkelësit sipas shkallës së krimeve të tyre. Shqipëria duhet gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njeriut duke trajnuar gjyqtarët dhe prokurorët për ndalimin e torturës dhe t’u japë viktimave dëmshpërblim efikas, përfshi këtu edhe kompensim. Sipas Progres Raportit të Komisionit Evropian (2005)/ 561.
Gjithashtu në raportin e CAT Komitetit Evropian për Ndalimin e Torturës dhe të Trajtimeve ose Ndëshkimeve Çnjerëzore ose Poshtëruese në Shqipëri nënvizohet se ka mospërputhjes të përkufizimit të torturës në Kodin penal me përkufizimin e konventës Evropiane dhe është e domosdoshëm bërja e amendimeve të legjislacionit të brendshëm që të sigurojë që aktet e torturës konsiderohen krime të përgjithshme. Legjislacioni duhet të ketë përmbajtje të qartë në kuptimin që pohimet e marra nën torturë të ndalohen si edhe të vendosë që urdhrat nga një epror nuk mund të përdoren si justifikim i torturës.
Komiteti i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës (CPT) në raportin e përgatitur për qeverinë shqiptare pas vizitës në periudhën 23 maj 3 qershor 2005 ka konstatuar se pjesa më e madhe e të intervistuarve kanë pranuar se janë keq trajtuar nga policia kriminale gjatë procesit të marrjes në pyetje. Ndonjë herë keqtrajtimi është i krahasueshëm me torturën.
Konstatohet se ka probleme të shumta në zbatimin e ligjit. Konstatohet nga Komiteti se është bërë zakon që policia kriminale të bëjë pyetjen e të miturit pa prezencën e avokatit duke cenuar rëndë KPP.
Komiteti ka konstatuar probleme që kanë të bëjnë me fëmijët në dhomat e paraburgimit persa i takon kushteve në paraburgim, ndonjëherë edhe mbajtjen e tyre me të rriturit; mbipopullimin e burgjeve; mungesën e psikologëve dhe të psikiatërve; pamjaftueshmëri aktivitetesh edukative; mungesë të stafit të trajnuar;
Orientimi i analizës së legjislacionit në vazhdimësi do të bëhet duke u fokusuar në situatat kur i mituri si rrjedhojë e qenies të dyshuar, të akuzuar ose për të cilin është thënë se ka kryer shkelje të ligjit penal ose është dënuar penalisht, pëson dhunë prej autoriteteve me qëllime të caktuara. Në Raportin Studimor “Dhuna kundër Fëmijëve në Shqipëri” të mbështetur nga UNICEF dhe përgatitur prej A. Tamo dhe TH.Karaj, ndonëse analizohet dhuna ndaj fëmijëve në legjislacionin shqiptar, këndvështrimi i autorëve nuk përfshin rastet e dhunës prej autoriteteve shtetërore ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin penal46.
Sipas Kushtetutës, askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues (neni 25); çdo person, të cilit i është hequr liria sipas nenit 27 të Kushtetutës, ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tij (neni 28/5; Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, ..(neni 54/3 i Kushtetutës); mbrojtja e dinjitetit dhe e personalitetit njerëzor është pjesë e preambulës së Kushtetutës, gjithashtu.
Shqipëria ka ratifikuar Konventën evropiane “Për parandalimin e torturës dhe të trajtimeve ose ndëshkimeve çnjerëzore ose poshtëruese” dhe dy protokollet e saja, më 1996-n si edhe protokollin opsional të konventës “Kundër torturës”, më 2003-në.
Sipas KP tortura është vepër penale. Nenet 86 dhe 87 të KP përkatësisht parashikojnë si vepër penale torturën dhe torturën me pasoja të rënda. Nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal Shqiptar akoma nuk janë në përputhje me përkufizimin e torturës sipas Konventës së OKB-së kundër Torturës.
Sipas KPP, askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit poshtërues (neni 5/2 KPP); Të dënuarve me burgim u sigurohet trajtimi njerëzor dhe rehabilitimi moral (neni 5/3 KPP); nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika të marrjes në pyetje të cilat ndikojnë mbi lirinë e vullnetit ose ndryshojnë aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve (neni 38/2 KPP);
Organet dhe punonjësit që ekzekutojnë vendimet, janë të detyruar të ushtrojnë me korrektësi kompetencat, duke respektuar të drejtat, nderin dhe dinjitetin e personit. Personat e ngarkuar për ekzekutimin e vendimit penal mbajnë përgjegjësi disiplinore dhe, kur është rasti, edhe penale, për mosvënien, zvarritjen ose ekzekutimin e vendimit në kundërshtim me ligjin apo të drejtat e personit. (Neni 8 ligji 8331/ 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale)
Ligji “Për shërbimin e kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve47” përcakton se fusha e veprimtarisë së këtij shërbimi është parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale, të kryer nga punonjës të Policisë së Burgjeve, nga struktura të tjera të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çështje që lidhen me sigurinë në burgje (Neni 2).
Ligji “Për Policinë e Shtetit48” në Nenin 27 thotë se gjatë përmbushjes së detyrës punonjësit të Policisë nuk i lejohet të kryejë ndaj individëve veprime të pabazuara në ligj, ndëshkime ose trajtime çnjerëzore apo denigruese, si dhe çdo lloj torture. Në kryerjen e detyrave të caktuara me urdhër ose të marra drejtpërdrejt nga ligji, punonjësit e Policisë së Shtetit të tregojnë vendosmërinë e nevojshme për arritjen e qëllimit të kërkuar, pa përdorur torturën dhe trajtime çnjerëzore e denigruese që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit49.
Në Kodin e Etikës së Policisë50 nënvizohet se “gjatë shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit të personave të implikuar në krime, punonjësit e policisë zbatojnë me rreptësi normat ligjore, si dhe u ndalohet çdo akt torture a veprim tjetër që cenon personalitetin dhe dinjitetin e tyre.
ligji nr.8328/16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”: Ndalohet përdorimi i mjeteve të forcës dhe atyre shtrënguese, që formojnë armë ose i lëndëve narkotike në kuptim të Kodit Penal, si dhe ato që kanë natyrë torturuese dhe hipnoze (neni 58). Ekzekutimi i dënimit me burgim bëhet duke respektuar dinjitetin e të dënuarit dhe përshkohet nga ndjenja njerëzore51. Nuk lejohet përdorimi i forcës fizike ndaj të dënuarve, nëse nuk është e domosdoshme për të ndaluar aktet e dhunshme, tentativat e largimit nga institucioni, si dhe për mposhtjen e kundërshtimit edhe kur ai është pasiv, në zbatimin e urdhrave të dhëna. Personeli, i cili për çdo lloj arsye ka përdorur forcën fizike ndaj të dënuarve, duhet menjëherë të verë në dijeni me shkrim drejtorin e institucionit, i cili nga ana e tij bën kontrollin dhe siguron ndihmën shëndetësore të të dënuarve dhe vetëm pas kësaj verifikon çështjen.
Mjetet e shtrëngimit fizik nuk mund të përdoren si ndëshkim, por vetëm në rastet që parashikohen shprehimisht në rregullore dhe për të shmangur përpjekjet për largimin nga institucioni, dhunën ndaj personave, dëmtimin e sendeve, si dhe për të garantuar shëndetin e vetë të dënuarit. Përdorimi i mjeteve të shtrëngimit fizik duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe për kalimin për një periudhë mbi 72 orë duhet të merret miratimi i prokurorit. Gjatë shtrëngimit fizik, i dënuari duhet të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm të shërbimit shëndetësor (neni 57 ligji nr.8328/16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”).
“Te gjitha institucionet e ekzekutimit te vendimeve me burgim te formës se prere, përfshire edhe institucionet për te sëmurët dhe te paaftët, mund te vizitohen pa autorizim ne çdo kohe nga Avokati i Popullit ose komisionarët te pajisur me autorizim prej tij. Avokati i Popullit ka te drejte te takoje dhe te bisedojë në konfidencë me çdo të dënuar që i është ankuar atij, si dhe të bëjë inspektime me nismën e tij për te kontrolluar respektimin e te drejtave te te burgosurve. Korrespondenca e te dënuarve me Avokatin e Popullit nuk duhet te pengohet ose te kontrollohet. “ (neni 43/8 ligji nr.8328/16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” ndryshuar me ligjin nr.9071/22.5.2003).
2.2 Roli i Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin.
Institucioni i Avokatit të Popullit është i ri në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai u parashikua të ngrihej si institucion i pavarur publik në Kushtetutën e vitit 1998. Në Shkurt 1999 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për Avokatin e Popullit”, ligj ky që përcakton fushën e veprimit, si dhe të drejtat dhe detyrimet e këtij institucioni. Ky ligj u hartua duke pasur parasysh dhe legjislacionin e vendeve të tjera të Evropës. Avokati i Popullit zgjidhet nga tre të pestat e gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje.
Kuvendi, me propozim të Avokatit të Popullit zgjedh tre komisionerë, të cilët mbulojnë çështje specifike të drejtimit, funksionimit dhe punës së këtij institucioni. Ndonëse gjatë hartimit të ligjit për Avokatin e Popullit, u kërkua që njëri nga Komisionerët e kësaj zyre të njihej si Komisioner i të Drejtave të Fëmijëve, kjo kërkesë nuk u morr parasysh nga Kuvendi i asaj kohe.
Megjithatë, që nga ngritja e këtij institucioni, ka pasur zhvillime pozitive përsa i përket mbrojtjes, trajtimit dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve. Institucioni i Avokatit te Popullit i ka kushtuar një prioritet të veçantë të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe në mënyrë të vazhdueshme ka bërë rekomandime për përmirësimin e legjislacionit për fëmijët.
Në lidhje me të drejtat e fëmijëve, është ngritur një Komision Ndërministror për Të Drejtat e Fëmijëve dhe një departament për të drejtat e fëmijëve në zyrën e Avokatit të Popullit, por asnjëri nuk është pajisur me personelin dhe burimet e mjaftueshme. Kështu në Prill të vitit 2004 u krijua Nënseksioni për të Drejtat e Fëmijëve, mbi bazën e një marrëveshjeje me SIDA dhe Save the Children në Shqipëri. Mandati i këtij nënseksioni është që të “shërbejë si avokat, katalizator dhe si një organ monitorues i të drejtave të fëmijëve sipas Konventës të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”. Ky nënseksion punon për të larguar pengesat e zbatimit të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, si dhe për të ndërgjegjësuar popullsinë mbi rëndësinë e mbrojtjes të drejtave të fëmijëve.
Sipas strukturës organizative të miratuar, Zyra e Avokatit të Popullit përbëhet nga tre seksione të specializuara, në krye të të cilave qëndrojnë komisionerët.
Seksioni i parë: Merret me ankesat apo kërkesat ndaj organeve të administratës qendrore, pushtetit vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre.
Seksioni i dytë: Merret me ankesat apo kërkesat ndaj policisë, shërbimit sekret, burgjeve, forcave të armatosura dhe pushtetit gjyqësor.
Seksioni i tretë: Trajton ankesat apo kërkesat që nuk përfshihen në dy seksionet e para, bashkëpunon me organizatat joqeveritare si dhe bën studime në fushën e zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mos-veprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj.
Zyra e Avokatit të Popullit ka si mision parandalimin e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ai vepron edhe me nismën e vet, për raste të veçanta, të bëra publike, por gjithmonë duhet të marrë më vonë pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.
Në rastet kur Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes me nismën e vet dhe kur kujdestari ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kërkohet pëlqimi i të dëmtuarit kur është i mitur apo i paaftë mendërisht apo me aftësi të kufizuara ose për mbrojtjen e të drejtave të një numri të madh të individëve.
Avokati i Popullit nuk vendos direkt vetë për t’i dhënë të drejtën personit që ankohet, por ai bën rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi i administratës publike që sipas tij ka shkaktuar shkeljen e saj.
Në rastet kur organi përkatës nuk reagon ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ky i fund
it mund t’i drejtohet organeve më të larta në hierarki, deri edhe Kuvendit me një raport, duke propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur.
Përfundime
Nga analiza e kuadrit ligjor të realizuar gjatë këtij studimi arrijmë në këto konkluzione :
Nuk ka një ligj të plotë që të trajtojë çështjet e drejtësisë për të miturit. Dispozitat lidhur me të miturit janë të shpërndara në ligje e kode. Ndërkohë ka shumë ligje që ndërsa trajtojnë çështje të drejtësisë penale nuk bëjnë asnjë trajtim të diferencuar për të miturit duke i barazuar në këtë mënyrë me të rriturit. Në analizën e legjislacionit, kjo eshte evidente në një masë të konsiderueshme.
Në disa raste ndodh që standardi ligjor nuk shoqërohet me akte nënligjore në bazë dhe për zbatim të tij, ose ndërsa standardi është de jure, ai nuk gjendet de facto. Rasti i gjykimit të çështjeve për të mitur nga gjykata ose seksione për të mitur dhe rasti i aplikimit të masave edukuese në kushtet e mungesës së institucioneve. Shembuj të tillë ndonëse nuk janë të shumë e bëjnë sistemin vetëm “në letër” dhe nuk garantojnë të drejtat e të miturve në procesin penal
Ka ende vend për harmonizim të legjislacionit me standardet ndërkombëtare lidhur me drejtësinë për të miturit. Ratifikimi nga ana e shtetit tone i një numri të madh konventash nuk e ezauron plotësisht problemin sepse ende zbatueshmëria e konventave nuk është në të njëjtin stad me ligjin për efekt të njohurive të limituara lidhur me to.
Dispozitat në fuqi i japin sistemit të drejtësisë më shumë pamjen e një sistemi ndëshkues se sa të një sistemi rehabilitues dhe edukues për të miturit. Kjo është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të detyrueshme për vendin tonë.
Përgjithësisht legjislacioni ka pësuar ndryshime të vazhdueshme. Edhe në KPP dhe KP si edhe në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor, janë bërë një sërë ndryshimesh të herëpashershme. Ndonjëherë duket sikur dispozitat vijnë në kundërshtim me njëra tjetrën ose janë të paqarta. Një rishikim i plotë i tyre në harmoni me njëra tjetrën është i domosdoshëm
Nuk ka një sistem të veçantë që të trajtojë çështjet e drejtësisë për të miturit dhe në këtë mënyrë tu japë përgjigje nevojave të veçanta që kanë fëmijët ndryshe nga të rriturit. Përgjithësish i njëjti sistem shërben si për të rriturit dhe për të miturit me përjashtim të disa strukturave të cilat janë tepër të kufizuara në shtrirje, në hierarki dhe në përbërje.
Nuk ka një koordinim adekuat midis hallkave të sistemit. Kjo pengon operativitetin e tij, fleksibilitetin e për rrjedhoj edhe cenimin e të drejtave të të miturve. Nuk ka gjykata të veçanta për të miturit ose seksione pranë gjykatave.
Konstatohet se ndonëse parandalimi i kriminalitetit është një prej funksioneve të ligjit dhe të masave penale të parashikuara prej tij, misioni parandalues i institucioneve gjatë zbatimit të ligjit është tepër i limituar.
Legjislacioni shqiptar me mënyrën sesi qëndrojnë dispozitat e tij dhe mënyrën se si aplikohet rezulton të ketë një karakter ndëshkues më të fortë se sa parandalues.
Shumë komponentë të sistemit tone për shkaqe subjektive nuk e përmbushin këtë mision. Mungesa e transparencës së proceseve dhe e njohurive me ligjin pengon shumë efektetparandaluese dhe mbrojtëse të tij. Informacioni edukues për prindërit, mësuesit dhe drejtorët, zyrtarë te administratës shtetërore,juristët, vetë fëmijët dhe mbarë shoqërinë me qëllimin e krijimit të një atmosferë inkurajuese në të cilën fëmijët, duke përfshirë ata nën moshën 10-vjeçare, të mund të shprehin lirshëm mendimet e tyre dhe atyre mendimeve t’u jetë dhënë rëndësia e duhur, është ende i pamjaftueshëm.
Mungojnë strategji parandaluese kundër dhunës institucionale. Mungojnë sisteme efektiv për të ndërmarrë masa të përshtatshme, me qëllim ngritjen e një sistemi efektiv për paraqitjen e ankesave ndaj akteve të keqtrajtimeve, që këto akte të marrin përgjigjen e duhur nëpërmjet proceseve gjyqësore, në mënyrë që të shmanget pandëshkueshmëria e fajtorëve.
Ndërkohë që garantohet aksesi i fëmijë vendas informacionit të përshtatshëm nuk ka një të tillë që të përcaktojë mbrojtjen e fëmijëve nga informacioni i dëmshëm dhe i papërshtatshëm ose “guideline” të përshtatshme për të mbrojtur fëmijët nga informacionet e dëmshme.
Bibliografia
1.Elezi, Ismet; Hysi, Vasilika: Politika kriminale, Tiranë 2006.
2.Prof.Dr. Ismet Elezi; Arof.AS.Dr.Skënder Kaçupi; Dr Maksim Haxhia “Komentar i Kodit Penal të R.Sh.” SHB. GEER. Tiranë 2001.
3.Ismet Elezi. Edrejtapenale. Pjesae posaçme. Shblu.Tiranë2002
4.Halim Islami, ArtanHoxha ,Ilir Panda Procedura penale.Komentar.Tiranë2003
5. Halili, Ragip: Viktimologjia, Prishtinë 2007.
6.Latifi, V. : Rëndësia e Viktimologjisë në të drejtën penale, E drejta Nr.1, 1979, Prishtinë.
7.© Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009 MBROJTJA JURIDIKE E VIKTIMËS SË KRIMIT
8. Ukaj, Bajram: Kontributi i viktimës në kryerjen e veprave penale kundër sigurisë në komunikacionin automobilistik, E Drejta Nr.1/1995, Prishtinë.