IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
SHPIRTI I TURMËS bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çeshtja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brymosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo
është çeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfar quhet e mirë dhe çfar quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, ngase në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë.

Njeriu në turmë ka një shpirt të ndrydhur, të pa lirë e të pa larmishëm dhe duke qenë në gjendje të tillë ai kundërvepron duke i lindur dëshira në skutat e shpirtit të tij për ta parë veten në krye të turmës. Shpirti i tij ngashëron, kredhet përqark, i friksuar mban sytë e veshët hapur te të tjerët, frigon e idhtohet nga e mira e tjetrit, i sheh të tjerët detyrimisht të barabartë me vetveten, sheh në të tjerët aspak ndryshim nga vetvetja ose në rastin më të mirë ndryshime të parëndësishme. Ai ndjehet njësh me “të barabartët e tij” dhe vetpërfytyrohet si përfaqësues i tyre. Ky shpirt i ngujuar në mënyrë natyrale kërkon hapje, liri dhe vet-dallueshmëri. Prandaj ai e anon ndërgjegjen e tij drejt njëshit, drejt unit, drejt vetkuptimit me ndjenja të forta që ky vetnjësh kështu nuk ka vlerë dhe si rrjedhim i mbin dëshira që të duket mbi të tjerët ose, e thënë sipas mendjes së tij, mbi “të barabartët e tij”. Zgjidhja më e lehtë për të është mburrja ose bërja e tjetrit me turp. Ai gjithmonë është në kërkim të rastit për t’u mburrur ose bërë tjetrin me turp, sepse ai ndjehet keq dhe i turpëruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpëron tjetrin. Me ligësi, ai gjithmonë është në kërkim të thashethemit për tjetrin, sepse edhe vetë ai është një thashethem. Kështu, njeriu në turmë harxhon pa ndërprerje vëmendje dhe energji e tij për emocione të panevojshme dhe hamendje të papëlqyeshme, për ngacmime nervore të nxituara, për ëndërrime me sy hapur dhe thashetheme të pashtershme.

Njeriu në turmë e ka të pamundur të pranojë se jo çdo gjë është apo i përket çdonjerit dhe jo çdo njeri është për çdo gjë. Një mendësi e tillë nuk arrin të pranojë se veç punës së tij egziston e duhet të egzistojë edhe puna e të tjerëve dhe nuk vozit në mënyrë të atillë që puna e tij të plotësojë punën e të tjerëve ose puna e tij të plotësohet prej të tjerëve. Për një shpirt të tillë i mirë është, domethëne duhet të egzistojë, vetëm guri i tij dhe jo muri i përbashkët. Ai vetëgjykon se është i pazëvëndësueshëm dhe ka edhe raste që ai përpiqet ta prishë murin e përbashkët, sepse ka një shpirt të pabesë me aromë kalbëzimi. Një shpirt i tillë nuk përcjell respekt për të tjerët e midis të tjerëve, biles për të nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë edhe mendimi ndryshe, aq më tepër të kuptojë se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi është më i fortë. E thënë më gjërë, një shpirt i tillë nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmërinë, domethënë harmoninë, dhe si rrjedhim nuk pranon përparimin, madje e urren atë.

Njeriu në turmë kthehet pa e kuptuar në një narcist. Si i tillë ai kërkon me këmbëngulje në turmë vetëm pasqyrime të vetvetes; të tjerët janë njësoj për të, duhet të jenë kështu ose përndryshe të shndërrohen në të tillë. Pëlqyeshmëria për vetveten duke parë dhe prekur vetveten nga të gjitha anët e në tërë turmën është e pakufijshme. Ndërsa narcistit të lashtësisë i duhej të qëndronte tërë ditën mbi një pellg të vogël me ujë të patrazuar për të parë vetëm vetveten e pasqyruar me qëllim që t’i avullonte kënaqësinë e pëlqyeshmërisë së vetvetes, për narcistin e turmës pasqyra e vetvetes shtrihet në të katër anët e pafundme për sa kohë që egziston turma e tij. Si e tillë kjo pasqyrë e nderë bëhet njëkohësisht mjaft e brishtë, lehtësisht e thyeshme dhe e thërmueshme nga çasti në çast për shkak të madhësisë e shtrirjes së saj. Një kënaqësi e tillë e dhënë nga një pasqyrë e pafundme nuk mund të lëshohet apo të harrohet. Për ta ruajtur këtë gjendje, mjetet e vetme të narcistit të turmes janë: vigjilenca, cmira, urrejtja dhe dhuna ndaj çdo drithërime të sipërfaqes së pasqyrës ujore, ndaj çdo tingulli sadopak të ndryshëm të dëgjuar, ndaj çdo njëshi tjetër në turmë dhe ndaj çdo ndryshimi që shfaq ky njësh. Në mënyrë të veçantë, narcisti i turmës hidhërohet thellë dhe mbushet me dëshpërim e urrejtje kur vëren ndonjë të mirë që i shkon apo i ndodh tjetrit. Për të, njëshat e tjerë në turmë nuk e meritojnë dhe nuk duhet t’iu ndodhin të mira. Ay i përqesh të tjerët kur shprehen e shfaqen ndryshe, i pengon ato të ndryshojnë dhe të përparojnë. Për të, vetëm sundimtari i turmës, idhulli i tij, vetvetja e tij e dëshiruar, meriton të mira, prarim, vezullim e lartësi.

Një shpirt i tillë i jep vlerë vetëm të qënit mundues për të tjerët, i jep vlerë vetes vetëm duke ia ulur vlerën të tjerëve, i jep vlerë vetes duke përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë që i përket. Një shpirt i tillë njeh vetëm lirinë e tij të egërt e të pakufishme. Ay është shpirtërisht pjesmarrës në krimin apo tradhëtinë që sundimtari (Mbinjëshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton për këtë dhe nuk e arsyeton mbinjëshin e tij, sepse ay vetë është sundimtari i ëndërruar pa qenë sundimtar. Ai dallon vetëm të drejta për veten e tij; për të egziston vetëm liria e tij dhe jo e të tjerëve. Biles, kur mbaron ai duhet të mbarojnë edhe të tjerët. Një shpirt i tillë është i pangopur, i pakënaqur, i paqetë dhe rrjedhimisht mizor për të mbajtur gjallë pangopshmërinë e tij. Ai vetmendon se është i pagabueshëm, i pacënueshëm, me të drejta absolute e liri të pakufijshme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen përgjegjësi për veten dhe të tjerët; një shpirt i tillë është, bie fjala, një Ali Pashë Tepelenë. Një shpirt i tillë synon që çdo gjë me vlerë të jetë brenda derës së tij, ai dëshiron dhe përpiqet të ndërtojë vetëm ishullin e tij, kullën e tij me frëngji. Atij nuk i intereson ambjenti përreth dhe madje ai e sheh me armiqësi këtë ambjent, sepse atij nuk i interesojnë gjërat e përbashkëta. Një shpirti të tillë i pëlqen të ndërtojë ishullin e tij të thepisur; ai ngazëllehet kur prish urat lidhëse dhe pret telat ndërlidhëse për të ndërtuar garth përrreth vetes së tij. Atij nuk i pëlqen bashkëjetesa paqësore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesën e tjetrit, ai është një fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytë për çdo ndryshim të vënë re tek “të barabartët e tij”. Dhe njëkohësisht, ai vrojton se ç’bëjnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë, për të mos ngelur mbrapa emocionalisht.

Njeriu i turmës nuk rri dot pa e parë dhe dëgjuar papushim e kudo figurën e mbinjëshit të tij. Figura e stampuar e mbinjëshit të tij mishëron pasqyrimin e vetetes për njëshin e vocërr dhe si e tillë tek kjo figurë ai gjen kënaqësinë dhe dehjen më të madhe për veten e vet; kjo është ëmbëlsia për shpirtin e tij të idhtuar. Karrikja dhe bëmat e sipërnjëshit i krijojnë njëshit të vocërr një rrymë të atillë jehonash saqë pa atë rrymë as makina njësh nuk punon e as njëshi nuk ndjen vetveten. Njeriu në turmë kthehet në vogëlinë e fëmijërisë e tij kur ëndërronte të ishte i madh, mbinjësh i frikshëm, dhe papërgjegjshmëria fëminore i jepte shijen e kënaqësisë pakufi. Prandaj, besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnë valët e tingujt që e mbajnë të vogël atë, andej nga shfryn sundimtari i turmës, andej nga është kahu i fuqisë së turmës. Turma kërkon njerëz të vegjël, grimca rëre, që të prodhojë furtunë. Si një vocërrak, ai gjykon vetëm duke thërritur për ndihmë paragjykimet e paharrueshme të vogëlisë. Duke përfytyruar, ai e kthen veten mbrapa në kohë dhe emocionalisht mburret me këtë. Kështu, me dashje e pa dashje, ai e shuan zgjuarsinë e tij, bëhet i paaftë të dallojë dhe kuptojë të vërtetën, e ul veten aq poshtë sa të mos njohë rrotën dhe të mos dijë sa bëjnë 1+1-1; dhe shpejt e shpesh bën keq dhe gabime. Njeriu në turmë e ka të pamundur të kujtojë apo vrojtojë vetveten, e si rrjedhim ai e ka të pamundur të kujtojë apo t'i lidhë veprimet e ndodhitë e shkuara. Kujtesa e njeriut në turmë është e çastit, tepër e shkurtër. Ai kujton vetëm çfar dëshiron në çast të kujtojë ose çfar i shkon për shtat shpresave dhe frikave të tij.

Njeriu në turmë arsyeton mbi bazën e vetarësyes së shtypur të njëshit. Domethënë, ai kërkon njësha për mendjen e tij të ngathët, sepse ai e ka frikë njëshin, mundimtarin e mundshëm të tij, dhe mendon se edhe ai njësh e ka frikë atë për të njëjtën arësye. Ay është një sundimtar i gurosur, sepse vetëm kështu mund të jetë njësh, dhe si i tillë nuk pranon të dallohen njësha të tjerë në turmë. Kur ia dënojnë të këqijat, ai kërkon vetëm njësha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Një shpirti të tillë nuk i intereson bashkëpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetëm mbinjëshi që ta sundojë në shpirt. Pavarësisht sa larg është, ai gjithmonë vigjëlon që mbinjëshi, sundimtari i tij me të cilin i mburret vetvetes, të mos cënohet, të mos iki, të jetë i përjetshëm e i paprekshëm, i gurosur, i lartë deri në qiell, sepse vetëm kështu ai mund të ngrejë sytë lart. Urrejtja e bën atë gjithmonë gati të bashkohet me shpirtra të tjerë të tillë për t’iu sulur mizorisht “të barabartëve të tij”, për t’i plaçkitur e përdhosur ato, për t’i tradhëtuar ato, sa herë i del rasti apo dëgjon se mbinjëshi iu kërkon një gjë të tillë. Lëvizja barazitiste (komuniste, e thënë jo shqip) në Shqipëri mori përmasa epidemike gjatë Luftës II Botërorë, sepse njerëzia u josh nëpërmjet thënies “Ngrihuni t’iu biem atyre që janë ndryshe dhe t’iua marrim atë çfar kanë”.

Njeriu në turmë nuk ka forcë shpirtërore dhe gjithnjë bëhet akoma edhe më i pa aftë të pyesë apo të gjykojë vetveten, të shkëputet prej kthetrave të brendshme, të shmangë varësinë nga të tjerët, të mos përjashtojë vetveten, të përdorë ndonjë dritëz kuptimi prej vetvetes; të ketë kureshtje kush është, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu në turmë është një askush. Ai mendon sipas modës së turmës, sipas propagandës zyrtare shtetërore apo botërore, dhe përqesh çdo gjë që është ndryshe nga ajo modë. Njeriu në turmë i ngjan një cifle hekuri të cilën vetëm fusha magnetike e mbinjëshit e mban drejt, të ngritur lart. Pa këtë fushë magnetike jetike, ai bie përdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu në turmë guroset pas mbinjëshit dhe shndërrohet në fanatik, domethënë ai e ka të pamundur të ndryshojë mendjen dhe përmbajtjen. Një njeri me shpirt të tillë është qenie emocionale, nervore, një tifoz, një spiun, një madhni që përgjërohet për naltmadhninë e tij. Ay qëndron në turmë për shkak të urrejtjes që ka ndaj të tjerëve, ndaj atyre që njeh apo ndaj fqinjit. Mbinjëshi është shpirti i tij, emocioni dhe kënaqësia e tij, sepse prej hyjniut mbinjësh dhe urrejtjes që ai mbjell egziston turma ku mund të bëjë pjesë. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve që i shërbejnë kësaj urrejtje janë ato që e mbajnë turmën bashkë, sepse tek mbinjëshi ai gjen urrejtjen e dëshiruar dhe pickimin e nevojshëm të emocioneve. Pa këtë pickim emocionesh njeriu i turmës nuk do ta ndjente vetveten, nuk do ndjehej mirë, dhe do idhtohej duke u rropatur deri sa të gjente një turmë ku helmi i mbinjëshit t’i ëmbëltonte emocionet. Turma e tij është bota e tij, e kuptimtë për të egzistuar, në brigjet e së cilës përplasen botë (turma) të tjera, të huaja dhe armiqësore.

Njerëzit në turmë janë të egër e të dhunshëm. Shpirti i tyre dhunon dhe kërkon të dhunohet. Me fjalë të tjera shpirti i tyre është i skllavëruar. Skllavërimi i është bërë karakter, zakon, kërkesë, dëshirë dhe mënyrë të jetuari. Njeriu në turmë shndërrohet në një skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojë më për zinxhirë që ta mbajnë të tillë, ashtu si fizikisht. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë ai e adhuron skllavërinë e tij dhe aq më shumë krenohet me të. Meqenëse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “të barabartët” e mendjes së tij dhe ndërkohë kërkon të dhunohet, atëhere këtë dhunim e skllavërim e kërkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetëm nga sundimtari i pashpirt i turmës. Domethënë, e kërkon këtë nga idhuli i tij, nga i dëshiruari i shpirtit të tij. Meqenëse ky shpirt i egër është i pasjellshëm ndaj “të barabartëve të tij”, meqenëse ky shpirt nuk pranon të renë dhe ndryshimin e harmonishëm tek “të barabartët e tij”, ai ka vetëm një shtysë mendimi: skllavërimin, dhe vetëm një gjuhë veprimi: dhunën. Egërsia i shkakton dhimbje therëse në shpirt kur sheh harmoni në rrethin e “të barabartëve të tij”. Vetëm dhuna e më të fortit, e më mizorit, e më të egrit, e më të poshtrit, e atij që ka të drejtë të dhunojë e përdhosë të tjerët, e sundimtarit të turmës, mund t’ia fashitë dhimbjen e instikteve të egra të tij. Vetëm kjo dhunë madhore, vetëm ky sundimtar turme me të vetmen të drejtë fjale e veprimi, mund t’ia shtypë egërsinë, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetësojë shpirtin e tij dhe t’ia dehë emocionet. Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kërkon mëvetësinë, ndryshimin në lidhje me të tjerët. Më e shumta që dëshiron ky shpirt është të bëhët një vasal mizor. Edhe kur e shtyjnë në liri të përkufizuar për të gjithë, ai nuk mund të shkëputet nga e kaluara e skllavërimit dhe dhunimit mbi të. Liria për të është dhuna, rasti për të shfryrë egërsinë e emocioneve të tij. Ai po me dhunë kërkon të kthehet në skllavërinë e shkuar, me të njëjtat kushte e mundësisht me të njëjtin sundimtar mizor për turmën. Shpirti i tij qan papushim për egërsinë e sundimtarit të shkuar. Shpirti i tij i idhnuar psherëtin për mungesën e munduesit të tij të egër, humbjen e të cilit e ndjen shumë herë më të madhe se humbjen e vetvetes apo “të barabartëve të tij”. Ai dëshiron gjithmonë që munduesi të ringjallet dhe shpreson në këtë.

Njeriu në turmë shndërrohet në një makinë dhe si e tillë ai nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohë vetveten. Ashtu si makina, ai bëhet i papërgjegjshëm për veprimet e tija dhe as dëshiron e as kërkon të dijë apo të kuptojë. Kështu ai shndërrohet në një njeri mekanik me të cilin çdo gjë ndodh. Duke qenë se skllavërimi shoqëror mbështetet mbi frikën, sundimtari i turmës ia ushqen papushim asaj frikën dhe mospëlqyeshmërinë për çdo gjë ndryshe, të re apo të panjohur. Makinat janë të verbëra dhe të pavetëdijshme; ato s'mund të jenë ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t'i përgjigjen natyrës së tyre. Njeriu në turmë, njeriu mekanik, i plotëson këto veti të makinës. Si i tillë, ai nuk është njeri i lirë. Që të çlirohet atij i nevojitet së pari të fitojë lirinë e brendshme, të vetëdijshme, të ndërgjegjes dhe mëvetësisë së tij shpirtërore. Përndryshe ai ngec i skllavëruar shpirtërisht sepse ai, para së gjithash, as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu në turmë e humb dhe nuk e kujton vetveten, sepse ai edhe jeton e vepron duke qenë në gjumë të thellë ndonëse me sytë hapur edhe nuk bën përpjekjet e duhura për t'u zgjuar.

ASKUSHMËRIA është një ndjenjë e skajshme shoqërore që në situatë paniku e fut njeriun në ankth dërrmues dhe e zvetnon. Nën ndrydhjen e skajshme të shpirtit të tij, nën hutimin dhe kotësinë që pëson shpirti i tij, nën zhvleftësimin e historisë në mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmëria, fillon të ndriçojë në shpirtin e tij të tymosur një flakë pishe e zbehtë në degëzën e askushmërisë. Askushmëria bëhet për të frymëmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bëhet kështu një makinë që nuk ka fillim e qëllim rruge, një makinë pa busull, që përpiqet të ngahet dhe po qe e nevojshme mund të marrë një kthesë e të ecë për aq sa i kërkojnë shërbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinë në origjinën e tij, rrënjët. Ai nuk e dallon më tjetrin. Ndërkohë ai kërkon të mbushet me vlera të reja, por nuk arrin të kuptojë se ato janë të pathemelta tek ai, janë si gjethet të cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era.

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi, gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe biles brenda një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje. Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës, gjuha, etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të barabarta. Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme njerëzore, atëhere jeta është e paqshme. Në të kundërt, përpjekjet për të krijuar fantazma barazie përbëjnë dhe prodhojnë krime njerëzore dhe natyrore. Në rastin e Shqipërisë zyrtare, për gjysëm shekulli u edukua dhunshëm me qëllim dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u kërkuan “vëllezër” edhe në xhunglat e Amazonës e tundrat e Azisë. Njerëzit u bashkëmblodhën dhunshëm mendërisht dhe fizikisht. U punua për të krijuar të ashtëquajturin “njeriu i ri”, domethënë askushin e dëshiruar të barabartë e të edukuar me shpirtin e turmës.

Për askushin e mirë është askushmëria dhe e keqe është çdo gjë tjetër e arsyeshme, jo-paemër dhe me formë e përmbajtje të qartë. Askushi nuk di as çfar, pse e kë të emërojë dhe as pse është emëruar; ai pret urdhër nga mbinjëshi për të zbatuar një ligj që është urdhëri vetë. Ai nuk di pse është në një detyrë zyrtare dhe çfar do të thotë ai emërim, çfar pritet e duhet të bëjë, çfar të thotë e çfar të kërkojë. Ai është një vjedhës pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ç’është e çfar përfaqson kombi e flamuri kombëtar ose çfar duhet të bëjë për festën kombëtare, çfar flamuri duhet të mbajë, çfar të bëjë që ai flamur të mos jetë thjesht një copë lecke me ngjyra, etj. Ay shndërrohet në spiun, tradhëtar, vjedhës i vetvetes dhe brejtës apo shkatërrues i të tijëve. Askushmëria shpesh e vozit askushin në veprime tradhëtie, sepse për të qenë një njësh dikushi, një sundimtar i përmalluar, ai i hyn rrugës së krimit dhe bashkëpunimit me armiqtë. Ai vetëm keq sheh, uron apo dëshiron, sepse ai vetë është keq dhe të keqen ka si pikë krahasimi. Ai flet për gjëra të parësyeshme e të pakuptueshme dhe biles ai nuk dallon ngjyrimet.

TË MENDUARIT TURMOR DHE ASKUSHMËRIA të para veçan dhe të veçuara për njeriun e veçuar nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Por meqenëse shpirti i askushmërisë lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, atëhere kur shpirti i turmës dhe i askushëmrisë bëhen tipare shoqërore të përhapura dhe të njëkohshme, atëhëre ai grup shoqëror është në rrezikun e madh të mashtrimit dhe vetshkatërrimit. Rreziku bëhet akoma më i madh dhe pësimi prej tij më i shpejtë kur armiqtë e këtij grupi shoqëror ia njohin atij këtë shpirt dhe përkujdesen t’ia forcojnë pikërisht këto dy tipare shoqërore. Në këtë rast, pasoja është e paqartë për çastin por e qartë pas një periudhe të gjatë kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqëror vetshkatërrohet, humbet vlera njerzore, shpirtërore, kulturore dhe materiale, ose në rastin më të mirë vazhdon të përtiqet në kufinjtë e mbijetesës duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar në përparim dhe i paqetësuar. Ngulmi i këtyre dy mendësive i mban njeriut ndezur ëndërrën e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cënon dhunshëm gjërat që s’i përkasin ose që janë të ndryshme nga ëndërrimi i tij.

Veç shpirtligëve, njerëzit që janë në detyra zyrtare dhe i përmbajnë në vetvete të dy këto mendësi bëhen shumë dëmtues për shoqërinë gjatë marrjes së vendimeve. Biles, ato zhyten në krime dhe tradhëti nga të cilat nuk dalin dot dhe njëkohësisht kujdestarët e tyre nuk i lenë të dalin por i zhytin akoma më shumë. Njerëz të tillë bëhen kukulla qeverisëse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund të dëgjohen gjërat më të paarësyeshme. Me njerëz të tillë në pozita shtetërore, veprimtaria armiqsore e huaj, sidomos ajo e fshehta, ka fushë të lirë veprimi dhe pasoja të dhimshme për vendin. Historia shqiptare vazhdon ta japë këtë mësim. Ato njerëz që thonë se nuk ka armik, ose e thonë këtë nga mungesa e zgjuarsisë së tyre, ose e thonë këtë nga vetvetja për shkaqe emocionale dhe qëllime të ngushta vetjake apo përfitimi, ose iu është thënë nga armiqtë ta thonë këtë gjë (duke e ditur ose duke mos e kuptuar këtë); ose shtyhen ta thonë këtë jo nga një shkak i përmendur më sipër. Shteti i Shqipërisë zyrtare u shpartallua në fillim të vitit 1997 pikërisht prej humbjes së armikut (një shembull i askushmërisë) dhe veprimit të frymëzuar nga mendësia e turmës.

Të dyja këto mendësi ushqejnë njëra-tjetrën dhe përcaktojnë sjelljen shoqërore të njeriut, e cila do të thotë para së gjithash si sillet njeriu ndaj shoqërisë dhe çfar ka bërë për të. Egzistenca dhe nxitja e tyre nga ato që i duan të keqen shqiptarëve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqërinë shqiptare, qetësimin, bashkimin dhe përparimin e saj. Ndikimi negativ në shoqëri i të dyja mendësive zvoglohet nëpërmjet ndriçimit të shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit matematik dhe shkencor, edukimit të njeriut si e pse të përdorë arësyen, edukimit kombëtar dhe atij bashkësor. Të gjitha këto kanë qëllim përparimin dhe përkufizimin e mirësjelljes shoqërore ndaj vetvetes, të tjerëve dhe ambjentit në rrugën drejt një shoqërie të udhërrëfyer prej arësyes dhe urtësisë, domethënë drejt një shoqërie që i përket e vërteta dhe që e sheh atë nëpërmjet arësyes. Pra çeshtja shtrohet: të dihen të metat e mendësisë shoqërore dhe të kundërveprohet butësisht për largimin e tyre, apo të mos dihen por t’i dijnë armiqtë dhe të veprohet egërsisht për thellimin e tyre. Meqenëse përmirësimi paraprak fillon tek vetë njeriu, fillimi i largimit të këtyre dy mendësive në çdo rast është shumë i thjeshtë: njeriu nevojitet të mos mendojë e të mos flasë me NE. Kështu ai do të fillojë të zgjohet, të kujtojë vetveten, të shkuarën e rrjedhimisht të ardhmen, dhe do të fillojë të egzistojë sepse do të fillojë të mendojë.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Ja çfarë rrëfen një gazetare në median britanike që merret me çështjet psikologjike.
‘Natën e kaluar pashë në ëndërr sikur isha në një tren me avull dhe po shkoja në shkollën time të mesme, një shkollë me konvikt dhe njëherazi nisa që të përjetoja një ndjesi paniku dhe stresi më pushtoi të tërën. Në atë moment u çova dhe e ndjeva se nga kjo ëndërr e fundit që pashë zemra po më rrihte si e çmendur dhe po më merrej fryma. Ëndrra të tilla nuk janë aspak të rralla. Ëndrrat e mia janë shumë të gjalla, plot ngjyra, me shumë emocione dhe ankth fajësie dhe panikun në disa raste. Disa
ëndrra janë të plota, disa të copëtuara, ka nga ato që shfaqen vetëm një herë dhe të tjera që janë serial dhe vazhdojnë nëpër net të tjera. Shpesh shoh se jam duke kërkuar diçka në një shtëpi të vjetër gjysmë të shembur me dhoma të braktisura që i takon të jetë e ngjashme me shtëpinë time të fëmijërisë. Me raste, ëndrrat shndërrohen në zhgjëndrra dhe këto pastaj janë ëndrra me shumë ankth dhe tmerr.

Nga ana tjetër, bashkëshorti im ka ëndrra që janë zakonisht të mërzitshme, nuk i përcjellin as emocione, as ankthe dhe as tmerre të tilla si ëndrra në të cilat ai është duke blerë bojën e printerit, apo ndonjë biletë për në stadium. Duket se meshkujt dhe femrat ëndërrojnë në mënyrë të ndryshme. Gratë zakonisht kanë një variacion më të madh ëndrrash sesa meshkujt dhe kjo është e bazuar edhe në kërkime të vërteta shkencore dhe në sondazhe të zhvilluara në kohë të ndryshme nga psikologët dhe studiuesit e botës së ëndrrave.

Sipas tyre, gratë janë më të prirura ndaj ëndrrave me ankthe dhe me panik, ndaj ëndrrave emocionale, surreale, dhe që shkaktojnë më shumë shqetësime gjatë gjumit. Sipas një studimi sugjerohet që një nga shkaqet e këtij ndryshimi mes meshkujve dhe femrave edhe në botën e ëndrrave janë pikërisht hormonet tona të ndryshme dhe ndikimi i veçantë që ato kanë ndaj nesh, pra në organizmin tonë edhe kur jemi në gjumë.

Zakonisht, sipas studimeve, ëndrrat më emocionale, ose më me ankth janë gjatë periudhës para ardhjes së periodave. Një studim i universitetit të Anglisë Perëndimore sugjeron se ndryshimet në temperaturën trupore të trupit femëror të shkaktuara nga cikli mujor janë rrënja, ose themeli i ëndrrave dhe shumëllojshmërisë së tyre emotive. Temperaturat trupore rriten pas ovulacionit dhe bien pak para fillimit të periodave.

Sipas një studiueseje, gratë që ndodhen në periudhën paramenstruale kanë ëndrra më agresive dhe kanë më shumë shanse që të mbajnë mend ëndrrat e tyre. Jo më kot gjatë shtatzënisë femrat kanë gjithashtu ëndrra shumë të gjalla dhe interesante.

Kjo sepse niveli i hormoneve rritet dhe gratë në këtë periudhë kanë një periudhë më të gjatë ëndërrimi në të ashtuquajturën gjendja REM, gjendja në të cilën zakonisht zhvillohen ëndrrat. Fazat e avancuara të shtatzënisë janë gjithashtu shumë shqetësuese për gjumin e grave dhe shanset për t’i mbajtur mend ëndrrat janë shumë më të mëdha. Shtatzënia ka një impakt të madh në ëndërrim duke shtuar zakonisht ankthet, imazhet me kafshë dhe ujin.

Por nuk janë vetëm gratë me barrë ato që preken nga ankthet. Në përgjithësi nga të gjitha sondazhet dhe raportimet, gratë kanë ëndrra shumë më të gjalla dhe me emocione se burrat në të gjitha fazat e tyre të jetës dhe të situatës hormonale.

Vetëm 19% e burrave në krahasim me 30% të grave kanë raportuar për përjetime ankthesh dhe shqetësimesh. Një tjetër dallim mes meshkujve dhe femrave për sa i përket botës së ëndrrave është se gratë i mbajnë mend më mirë ato që shohin në gjumë, dinë të flasin për detaje ngjyrash dhe madje edhe aromash, ndërkohë që meshkujt nuk kanë një memorie të tillë.

Disa shkencëtarë thonë se gratë mbajnë mend, sepse u kushtojnë ëndrrave më shumë vëmendje sesa meshkujt, ndërkohë që këta të fundit në mënyrë të vullnetshme nuk u kushtojnë rëndësi domethënies dhe emocioneve të përjetuara gjatë natës.

Sipas shkencëtarëve, fokusimi në mendimet e rëndësishme aktivizon një rajon të trurit që është i lidhur me memorien.

Kështu, sa më shumë dramatike të jetë ëndrra aq më domethënëse do të jetë ajo dhe aq më të mëdha janë shanset që kjo ëndërr të mbahet mend. Por ndërkohë thuhet se një njeri, në rast se dëshiron, apo i vë vetes qëllim, mund të jetë shumë i mirë dhe i suksesshëm në të kujtuarit e ëndrrave të tij. Për sa u përket grave, kjo ndodh më shpesh edhe për faktin se ato flasin më shumë me njëra-tjetrën në lidhje me ëndrrat.

Ndërkohë, tendenca për të qenë më të hapura ndaj çdo gjëje të re dhe të ndershme, jashtë normave, emocionale dhe ekspresive vihet re më me shumicë te gratë sesa te burrat. Kjo shpjegon faktin se përse ato synojnë që t’i mbajnë mend dhe t’i diskutojnë ëndrrat për të marrë prej tyre ndonjë kumtim, apo mesazh shtesë.

Kjo sepse besojnë intuitivisht tek ekzistenca e një bote jo reale, që gjithsesi dhe pavarësisht se nuk është materiale ekziston dhe mbi të gjitha e shpreh vetveten pikërisht përmes shenjave, pjesë e të cilave janë edhe vetë ëndrrat.

Gratë janë të trajnuara që të priren më shumë emocionalisht ndaj ngjarjeve krahasuar me meshkujt dhe janë më të gatshme që të ndajnë me të tjerat përvojat e tyre emocionale. Do të ishte me të vërtetë diçka zbavitëse sikur ajo çka do të na duhej që të bënim gjatë natës ishte ajo që bëjmë në një kinema, pra të uleshim dhe të shijonim ofertën e përnatshme të mendjes sonë në variantin e ëndrrave.

Në fakt, një ëndërr nëse përmban ankth, panik, apo ndjesi të tjera që shkaktojnë negativitete shkakton një situatë jo të mirë te personi që e sheh dhe mbi të gjitha tek e nesërmja e atij personi. Sepse të nesërmen një ëndërr e keqe, apo një natë e kaluar në ankthin e një ëndrre të keqe nuk mund të mos lerë gjurmë. Sipas një sondazhi del se gjysma e grave që shohin ëndrra me ankth gjatë natës janë të lodhura gjatë ditës. Kjo lodhje rritet dhe shtohet me rritjen e moshave.

Kështu, gratë që janë në një moshë më të madhe se 30 vjeç lodhen më shumë nga ëndrrat e këqija dhe e kanë më të vështirë që të lehtësohen nga ndikimi i tyre gjatë ditës që pason.

Kështu, ndërsa ëndrrat në fakt janë zbavitëse deri në njëfarë mase, sepse është si të përjetosh një film me shumë dimensione do të ishte më mirë që të dinim si t’i menaxhonim, apo edhe në fund të fundit të zgjidhnim t’i kishim, apo jo pjesë e gjumit tonë.

Sigurisht që kjo e fundit nuk është shumë e lehtë, sepse në fund të fundit ato vijnë nga zona subkoshenciale dhe mbi të gjitha janë produkt i diçkaje që nuk e dimë se si funksionon dhe që nuk mund ta ndalojmë.

Megjithatë, deri në njëfarë mase mund të bëjmë edhe ne punë tonë. Kështu, dihet se një darkë e rëndë ka një ndikim shumë të madh tek ëndrrat tona ndaj shmangia e saj është në masë për të parandaluar botën e ankthit ku mund të zhytemi. Për një gjumë të mirë përveç të mosngrënit para fjetjes është shumë e rëndësishme edhe të krijosh momentet e paraçlodhjes si për shembull një banjë me ujë të nxehtë, apo një çaj kamomil.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Sapo e ke takuar dikë mahnitës... mirëpo është një pengesë: Dashuria jote e re jeton shumë, shumë larg. Qe një vështrim të çështjeve që do të dalin - dhe si ta mbash lidhjen tënde të fortë.

Edhe nëse se ke parë filmin "I Pagjumë në Seattle", ka shumë gjasa që e ke pyet veten: A mund të jetë miku im i shpirtit atje diku, shumë kilometra larg... ndoshta në anën tjetër të shtetit ose në anën tjetër të botës? Para afër dhjetë viteve, sigurisht kurrë s'kishe me kuptu këtë gjë:
bazeni yt i takimeve ka qenë i kufizuar në loçkën që ka punu në ndërtesën e zyrës tënde ose në shokun e fqinjës tënde. Por tash, duke iu falënderua takimeve online, miqtë potencialë mund të gjenden pothuajse kudo, dhe lidhjet në distancë janë më të zakonshme se kurrë.

U mor vesh, askush s'mund të argumentojë se lidhja në distancë të madhe (ose LDM) është e lehtë. Janë fluturimet e gjata ose udhëtimet me veturë, fundjavat e rrufeshme bashkë dhe periudhat e vetmisë ndërmjet. Plus, LDM-të mund të jenë hutuese. Ato duket sikur e kërkojnë bashkësinë e vet të rregullave të takimit - ekskluziviteti dhe përkushtimi vijnë në shprehje shumë më shpejt, si edhe ato "bisedat e lidhjeve" sfiduese. Megjithatë, shumë çifte kanë lidhje të kënaqshme dhe bile përfundojnë bashkë për të mirë. Nëse je i (e) hapur ndaj mundësisë për dashuri në distancë të madhe, ja ku janë disa ndihmesa për ta arritur një gjendje të lumtur:

Pyetni veten: A do t'kishit dashtë ndonjëherë të shpërnguleni? Po, qysh në fillim - brenda disa javëve kur filloni të takoheni. N'fund t'fundit, nëse të dy përgjigjeni: "Kurrqysh, kurrë", atëherë pse të vazhdoni? Laurie Puhn, autore e Besimi i Shpejtë: Si t'i Ndërrosh Fjalët Tua Për Ta Ndërruar Jetën Tënde, këshillon të thuhet: "Dëgjo, po m'pëlqen dhe nuk po them se jemi diku afër për me qenë gati m'u zhvendosë. Qartas jemi n'fillim. Por po e pyes veten athua shpërngulja është diçka që do ta konsideroje ndonjëherë."

Diskutoni vizitat tuaja... Nëse doni ta mbani një LDM të vazhdojë, është mirë të planifikohet në mënyrë eksplicite se sa shpesh do ta shihni njëri-tjetrin. Së pari, gjejeni sa shpesh do të donit të dilni po të jetonit në të njëjtin vend. Bëni gjoja distanca dhe kufizimet shoqëruese të shpenzimeve dhe të kohës nuk ekzistojnë. A do të donit ta shihnit njëri-tjetrin çdo fundjavë? Një herë në muaj? (Këtu mund ta kuptosh, nëse jeni asi personi që ki nevojë ta strukesh të dashurën tënde (të dashurin tënd) në kauç pesë net në javë, se LDM nuk është për ty.) Tash merre atë përgjigje dhe ktheji rrethanat tua në ekuacion për ta gjetur se sa mundesh t'i afrohesh atij ideali duke mos u 'kriposur' ose kaluar pjesën më të madhe të kohës në rrugë.

Çështja tjetër është, kush udhëton dhe kush bën konak? Një informatë befasuese: Nuk keni nevojë ta ndani udhëtimin baraz - përderisa ka arsye të mira për to, vizitat e një-anshme nuk janë jofer. Puhn këshillon një teknikë të ndërhyrjes që ta bëjë këtë diskutim që të shkojë më butë: "Provo të vendosesh në pozitën e personit tjetër dhe t'i ndihmosh atij (asaj) të jetë vetjak duke i numëruar të gjitha arsyet pse duhet të vish te vendi i tij (saj), prej pikëpamjes së tyre," thotë ajo. Kjo do të mund të përfshinte: Shpesh më duhet të punoj në fundjavë; Jam student prandaj tash nuk kam të ardhura për ta paguar fluturimin; e kam një fëmijë apo një mace nevojtare; ose bile, ka kaq më shumë gjëra për të bërë në qytetin tim sesa në tëndin. "Posa t'i keni të gjithë faktorët në tavolinë," thotë Puhn, "mund t'i rangoni" dhe ta kuptoni kur të shkoni ku.

Nëse vizitat kanë tendencë të jenë te vendi i njërit person në pjesën më të madhe të kohës, mund t'i vendosni rezultatet në mënyra tjera. Katrina Ramser, 34, fluturonte ta shohë partnerin e saj të distancës së madhe (PDM) në anën tjetër të shtetit çdo disa javë, sepse ai kurrë s'kishte fluturuar më parë dhe nuk dëshironte të fillojë së shpejti. Për t'i kompensuar këto harxhime, ai do t'i merrte harxhimet gjatë vizitës së saj.

Dhe ribisedoni vizitat tuaja derisa gjërat nxehen... Me gjasë do ta kuptoni se orari juaj i vizitave ka nevojë për përshtatje derisa raporti juaj zhvillohet. Shqyrtoni temën posa ta ndieni se gjërat s'po funksionojnë: "E di se kemi thënë se do ta shohim njëri-tjetrin një herë në muaj, mirëpo mua nuk po m'duket mjaft. Po m'merr malli. A mund ta mendojmë një mënyrë që t'i bëjmë vizitat tona më të shpeshta?" Nëse s'keni pas kurrë rregull, ndoshta është koha ta vendosni një: "Mendoj se kjo po shkon mirë, dhe do të doja të të shihja të paktën dy herë n'muaj. Ta bëjmë prioritet, sepse është kaq lehtë të mbushen ato fundjava me gjëra të tjera, dhe pastaj asnjëherë s'do ta shohim njëri-tjetrin."

Largohuni nga ishulli juaj i vogël gjatë vizitave. Kur jeni bashkë, shmangiuni joshjes të silleni sikur jeni në ishullin tuaj privat. Mos e injoroni pjesën tjetër të botës: Nëse e takoni vetëm njëri-tjetrin, lidhja juaj do të ekzistojë brenda një flluske të brishtë, dhe ajo flluskë do të pëlcasë sapo të filloni të ndërveproni me njerëz të tjerë. Bëni takime të dyfishta, takoni miqtë dhe familjen, dhe shkoni në ahengje prej fillimit. Derisa e njihni njëri-tjetrin, duhet të shihni se si i dashuri (e dashura) juaj funksionon në botë; po ashtu, përballja me botën bashkë do ta forcojë lidhjen tuaj.

Mbajeni xhelozinë në gji duke e informuar. Ndërmjet vizitave, është me rëndësi ta mbash vetveten të zënë, dhe pjesë e kësaj përfshin bërja e miqve të rinj dhe vazhdimi i shkuarjes në ahengje, në kinema, në darkë, në rrethin tënd javor të thurjes ose Klubin e Gërvishtjes. Por po ashtu është lehtë të bëhesh mosbesues për atë se si PDM jot po e kalon kohën e vet. Për ta siguruar njëri tjetrin se nuk po e lakoni rrugën, sigurohuni që ta mbushni njëri-tjetrin me krejt njerëzit me të cilët po e kaloni kohën. Ngjyrosni përshkrimet me, "Vërtet kisha dashtë të jesh këtu t'i takosh miqtë e mi të rinj," ashtu që PDM yt të mos ndihet i (e ) kërcënuar.

Shmanguni kalimit të tërë kohës me një person - kjo lehtë do të mund të zhvillohej në skenar të "frajerit/femrës zëvendësues(e)" dhe të çojnë në provokim. Në vend të kësaj, rrini me shumë njerëz. Nëse PDM tuaj ende i duket vështirë të ju besojë, edhe pse ti je libër i hapur rreth miqve tu dhe po thirr kur thua se do të thirresh, ndoshta nuk ka shumë çka mund të bësh. Puhn këshillon të thuhet: "Po ndihem sikur po bëj gjithçka që po mundem për të të qetësuar ty. Po e pyes veten a do ta kishe vështirë të më besoje po të jetonim në të njëjtin vend." Bën pyetje për ta gjetur ku është çështja në të vërtetë. Për shembull, "A të merakos se kam shumë miq dhe më pëlqen të jem i shoqërueshëm, apo është diçka e veçantë që po t'bën me dyshu n'besnikërinë time?" Nuk mund ta rregulloni problemin derisa nuk e dini çfarë është. Dhe derisa do të mund të donit të bëni kompromise në disa gjëra, kalimi i kohës me miqtë mund të mos jetë njëra nga fushat ku ju doni të lakoheni. Ju dy mund të kuptoni - apo ndoshta do të duhet të vendosni - se i dashuri yt (e dashura jote) nuk është 'i marum' ('e marume') për LDM.

Caktoni kohën për bisedat tuaja të tipit "Duhet të bisedojmë". Të themi se do të parapëlqenit ta bëni një "bisedë të raportit" ballë-për-pallë, por secili moment i një fundjave bashkë duket tepër i çmueshëm për ta sjellë një çështje therëse si: "Vërtet m'ke qitë prej taktit javën e kaluar kur nuk m'thirre n'telefon për tri ditë", apo "Pse kurrë s'folim për t'ardhmen?" Duhet ta caktoni kohën për gjëra mirë. Makaylia Roberts dhe Neil Binkley u kacafytën me këtë skenar para se të merreshin vesh bashkë. Zgjidhja e tyre? "Vendosa se nëse duhet ta kemi një bisedë të vështirë," thotë ajo, "do ta çelja të shtunën pasdite. Në atë mënyrë, ende e kishim kohën për ta shpëtuar fundjavën."

Mbani gjërat e vogla. E dini se do të duhej të flisnit shpesh, por sigurohuni të mbani mend të flisni për gjërat e vogla si edhe për pamjen e madhe. Janë ato detalet e përditshme, në fund të fundit, që ju ndihmojnë të ndiheni sikur e njihni njëri-tjetrin brenda e jashtë. Nëse mundeni, thirrni, shkruani e-mail, ose mesazh njëri-tjetrit shpesh. Për disa çifte, kjo domethënë disa herë në ditë; për të tjerë, disa herë në javë. Gjene ritmin tuaj, por me gjasë do të doni të rrini në kontakt kështu më shumë se të tjerët që jetojnë në të njëjtin qytet. Heather, 24, që e la të fejuarin e vet në shtëpi për një punë verore, e përdorte këtë taktikë për të mbajtur lidhje me shoqen e vet: "Një herë thirra veç për m'i tregu se e gjeta lokalin Tesco."

Mos e bëj shkëputjen më të vështirë se që duhet të jetë. Është një grindje shumë specifike që ndodh ekskluzivisht në LDM. Quhet grindja veproj-para-se-të-shkoj, dhe shpesh ndodh disa orë para se të jetë koha të thuhet lamtumirë. Mos iu dorëzo këtij gabimi të rëndomtë. Kupto se çka po ndodh në t'vërtetë - nuk je e hidhëruar pse ai (ajo) e la ulësen lart prapë; jeni të hidhëruar me distancën. Jeni nxehë se nuk do ta shihni njëri-tjetrin prapë për pesë ose pesëmbëdhjetë ditë. Katrina, që sapo është shpërngulë në qytetin e njëjtë të ish PDM, e kishte zakon të ishte fajtore në kapjen e këtyre grindjeve dhe shijimin e heshtjes që pasonte. "Sinqerisht, ishte më pak e dhimbshme t'i kesh ato zënka dhe mos me thirr atë për 24 orë pasi largohesha", pranon ajo.

Lëvize ose humbe. LDM përfundimisht duhet të përfundojnë, ose me ndarje ose me një lëvizje dhe një ndërrim në status. Nëse filloni të bisedoni për atë se cili nga ju do të shpërngulet, mundohuni të vendoseni në pozitën e njëri-tjetrit përsëri. Shpjegojani personit tjetër pse mendoni se ai (ajo) duhet të jetë ai që nuk do të shpërngulet. Kur i keni të gjithë faktorët në tavolinë, renditni. Personi që shpërngulet mund ta sugjerojë një periudhë provuese - të themi, "Jam i gatshëm (e gatshme) të shpërngulem aty ku je ti, por nuk jam i sigurt (e sigurt) se dua të jem atje përgjithmonë. Pse nuk e provojmë për një vit?" Pajtohuni që pas një viti, ai që është shpërngulur ka fuqi të vetos për hapin tjetër.

Nëse është koha për ndarje, e keni një arsyetim valid - distancën. Në vend të "Nuk është puna te ti, po te unë", mund të thuash, "Nuk është puna te ti apo te unë, është te distanca. Thjesht nuk mund ta bëjmë tutje." Dhe e dini se kurrë nuk do të ecni nëpër njërën nga shëtitoret tuaja më të dashura dhe të takoheni me ish-partnerin tuaj me mikun (mikeshën) e vet të ri (të re). Dhe ato kilometra të fluturimit që i ke kaluar? Trajtoje veten në një pushim solo - ose vendosi drejt lidhjes tënde tjetër në distancë.

Shkruan: Caroline TIGER
Përktheu: Ridvan BUNJAKU
bartur nga:www.sa-kra.ch
Caroline Tiger është autore e "Udhëzues i Lidhjes në Distancë të Madhe" - Këshillë për të provokuarit Gjeografikisht.
http://eseshkolle.blogspot.com/
"Me anë të përdorimit të zgjuar dhe ngulmues të propagandës, madje edhe parajsa mund t‘u paraqitet njerëzve si ferr, dhe anasjelltas jeta më mjerane si parajsë" - Adolf Hitleri, "Mein Kampf".

Duke qenë se mjetet e informimit janë shtuar - nga shtypshkronjat te telefoni, radioja, televizioni dhe interneti - vërshimi i lajmeve mbushamendëse është shtuar në mënyrë tejet dramatike. Ky revolucion komunikimi ka çuar në mbingarkimin me informacion, teksa njerëzit janë të mbytur me lajme të panumërta që vijnë nga pothuajse çdo drejtim i
mundshëm. Të shumtë janë ata që kësaj trysnie i përgjigjen më shpejt dhe i pranojnë ato pa i hetuar apo pa i analizuar.

Propaganduesit dinakë i pëlqejnë këto lloj mënyrash - sidomos atë mënyrë të menduari që i bën njerëzit të veprojnë pa u menduar. Propaganda e nxit këtë lloj mënyre të menduari, duke trazuar emocionet, duke shfrytëzuar pasiguritë, dykuptimësitë e gjuhës dhe duke nënshtruar rregullat e logjikës. Sikundër dëshmon edhe historia, taktika të tilla mund të dalin jashtëzakonisht punëbërëse.

Një histori mbi propagandën

Sot fjala "propagandë" ka kuptim negativ, duke lënë të kuptohet për marifete të pandershme, por fillimisht kjo fjalë nuk kishte këtë ngjyrim kuptimor që ka sot. "Propaganda" me sa duket e ka prejardhjen nga emri latin i një grupi kardinalësh katolikë romakë, Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni [Kisha] për Propagandimin e Besimit). Ky komitet, i quajtur Propaganda shkurt, u themelua nga Papa Gregori XV në vitin 1622 për të mbikëqyrur misionarët. Gradualisht, "propaganda" mori kuptimin e përpjekjeve për të përhapur besimin fetar. Por koncepti i propagandës nuk lindi në shekullin e 17.

Qysh nga kohët e lashta, njerëzit kanë përdorur çdo mjet që kanë pasur në dispozicion për të përhapur ideologjitë apo për të rritur famën dhe pushtetin. Për shembull, arti ka shërbyer për qëllime propaganduese që në ditët e faraonëve egjiptianë. Këta mbretër i ngrinin piramidat e tyre për të pasqyruar imazhin e pushtetit dhe qëndrueshmërisë.

Ngjashëm, arkitektura e romakëve shërbente për qëllime politike: mbulimin me lavdi të shtetit. Termi "propaganda" mori ngjyrim negativ gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qeveritë filluan të luanin rol aktiv në dhënien e trajtës informacionit të luftës të përhapur nga media. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitleri dhe Jozef Gëbelsi dolën se ishin mjeshtër të propagandës.Duke vijuar me Luftën e Dytë Botërore, propaganda sa vinte e bëhej gjithnjë e më shumë një vegël e madhe, për të nxitur politikën kombëtare. Qoftë blloku perëndimor, ashtu edhe ai lindor, bënë fushata të plota, për të fituar masat e mëdha të njerëzve asnjanës që të merrnin anën e tyre.

Çdo aspekt i jetës kombëtare dhe asaj politike u shfrytëzua për qëllime propagandistike. Vitet e fundit, sofistikimi në rritje i teknikave të propagandës është bërë i dukshëm në fushatat zgjedhore, sikurse në reklamimin e shoqërive të duhanit. Të ashtuquajturit ekspertë dhe udhëheqës të tjerë janë përdorur për ta portretizuar pirjen e duhanit si magjepsëse dhe të shëndetshme dhe jo si rrezik për shëndetin e njerëzve, sepse i tillë është.

Sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit vdesin jo pak, por 5 milionë njerëz. Kjo shifër është e barabartë me zhdukjen nga harta të një popullsie sa ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Përgjithësimet

Një tjetër taktikë mjaft e suksesshme e propagandës është përgjithësimi. Përgjithësimet kanë prirjen të errësojnë faktet e rëndësishme për të dhënat e vërteta të çështjes dhe përdoren zakonisht për të poshtëruar grupe të tëra njerëzish. "Ciganët (apo emigrantët) janë vjedhës" është, për shembull, një frazë që dëgjohet shpesh në disa vende europiane.

Por, a është e vërtetë kjo?Damkosje të tilla s‘bëjnë tjetër vetëm se shkaktojnë një lloj furie ksenofobie dhe shpeshherë raciste kundër të huajve. Faktet kanë treguar, megjithëkëtë, se kur bëhet fjalë për vepra kriminale, fajtorët në atë vend ka më shumë të ngjarë të jenë vendës në vend se të huaj. Anketimet kanë treguar se në Greqi, "96 nga 100 për qind të krimeve kryhen nga grekët". Shkaqet e veprimtarisë kriminale janë ekonomike dhe shoqërore, jo "raciale". Gjithë fajin e ka media që "në mënyrë sistematike kultivon ksenofobinë dhe racizmin, duke shtrembëruar realitetin".

Disa njerëz i fyejnë ata që nuk ndajnë të njëjtin mendim me ta, duke vënë në pikëpyetje karakterin apo motivet e tyre në vend se të përqendrohen te faktet. Etiketimi s‘është veçse një mënyrë negative dhe e lehtë për të mbajtur mend një person, një grup apo ndonjë ide. Etiketuesit shpresojnë që taktika e tyre të bëjë punë.

Në qoftë se njerëzit hedhin poshtë personat apo idenë në bazë të etiketimit negativ në vend që t‘i peshojnë vetë faktet dhe provat, atëherë strategjia e etiketuesit ka bërë punë. Ky marifet u zbulua nga Instituti për Analizën e Propagandës në vitin 1938.Instituti për Analizën e Propagandës vëren se "emrat e këqij kanë luajtur një rol tmerrësisht të fuqishëm në historinë e botës dhe në zhvillimin tonë individual. Ato kanë shkatërruar reputacione, …kanë çuar [njerëz] në biruca dhe ua kanë prishur aq shumë mendjen njerëzve sa kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë nëpër beteja dhe nëpër kasaphana për të vrarë të afërmit e tyre".

Loja me emocionet

Sido që ndjenjat janë të pavenda kur bëhet fjalë për pohime të bazuara mbi fakte apo në logjikën e argumentit, ata luajnë një rol të madh sa i përket bindjes. Thirrjet që u bëhen ndjenjave krijohen nga reklamuesit e praktikuar, që luajnë me ndjenjat me po aq mjeshtëri sa edhe virtuozi luan në piano.

Urrejtja është një emocion i fuqishëm që shfrytëzohet me mjeshtëri nga propaganduesit. Një gjuhë e ngarkuar është veçanërisht e volitshme për arritjen e qëllimeve të caktuara. Duket se përdorimi i fjalëve të pahijshme nxit dhe shfrytëzon urrejtjen kundër grupeve fetare apo raciale dhe etnike.Disa propagandues luajnë me krenarinë.

Shpesh dëgjojmë për fraza të tilla si: "Çdo njeri i zgjuar e di se…" apo "E po një person me aq pak shkollë sa ke ti s‘mundet të…". Thirrjet e gabuara që i bëhen krenarisë bëhen me qëllim për të shkaktuar te të tjerët frikë dhe për t‘i bërë të mendojnë se janë budallenj. Profesionistët e artit të bindjes janë shumë të mirënjohur për këto.

Parullat dhe simbolet

Parullat janë shpallje tinëzare që zakonisht përdoren për të shprehur pozita apo qëllime. Për shkak të dinakërisë së tyre, është e lehtë që të jesh në një mendje me to.Demagogët janë mjeshtër në përdorimin e parullave të shkruara dhe të folura, ndërsa njerëzit nuk arrijnë të dallojnë synimin e vërtetë që qëndron pas demagogjive të tyre.

Sido që demagogët përdorin mjeshtërisht tema të tilla si atdheu, familja, ndershmëria morale etj., gjetiu e kanë synimin.Kështu që arti i propagandës mund të paralizojë mendimet, pengon të menduarin e qartë dhe aftësinë shquese dhe i kushtëzon njerëzit të veprojnë si turmë e çorganizuar.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Ankth, stres, presion….. janë fjalët që kanë zënë vënd të fortë në fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat të keq nuk janë vetëm fjalë, por gjëndje që i jetojmë pothuajse të gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës, problemet, komunikimi jo rezultativ, mosnjohja e vetes tonë, përplasjet me njëri tjetrin i zmadhojnë këto gjëndje.

Por përtej zakoneve të jashtme dhe situatave stresuese të secilit, ekzistojnë dhe burime endogjene stresi, që do ti quajmë në mënyrë
simbolike “Zërat e Vegjël” që na çojnë në sjellje të gabuara dhe të pakonfirmuara. Por le ti shohim në mënyrë më analitikë në artikullin që vijon.

4 BURIMET E STRESIT : ZËRAT E VEGJËL DHE TË MËDHENJ

Që njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtet, të zbulojë se cila është esenca e tij në të vërtet, është një gjë e vështirë, edhe pse është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë jetës së tij.

Shumë prej nesh hecim në botë pa e ditur se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të vërtet, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.

Prandaj është e dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne dhe për të gjithë njerëzit.

Pra, në një udhëtim të tillë kërkimi ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.

Njeriu është një qënie e shumfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për forcën dhe shullojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit dhe të kuptuarit të ideve, për kalitjen e vlerave më të larta, vetëdijes dhe moralit.

Përgjithësisht, do të mund ti gruponim këto 2 elementë në dy kategori, Personalitetin, që e formonë forma jonë materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njesia, që përmbanë një Intelekt më të lartë, një force përjetimi të menjëhershëm të natyrës së vërtet të gjërave (Parandjenja) dhe së fundmi Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë ngjitëse zhvillimi drejt formave më të larta. Platoni përdorë në dialogjet e tij një figurë shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke theksuar në këtë mënyrë se brënda nësh ekzistonë një pjesë më e lartë dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në dispozicionë që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë. Njëkarakteristikë tjetër e ketij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga Vetëdija. Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencë e Psikologjisë dhe një nga përcaktimet më të pastër që kemi për të është se, përbën Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes tonë. Deklarimi “unë kam vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jamë, si jetojë, si sillem, çfarë nevojash kamë, kam dije të së drejtës, të vërtetës etj.

Gjithashtu mund ta përgjasojmë Vetëdijen me një llampë. Llampa në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumëe dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na nevojitet llampa që të shihim në errësirë, që të ndriçojmë vëndin që na rrethonë, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur kështu llampën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe të mund të njohim gjëra, objekte, vende të këtij “përbrënda” që nuk është edhe aq i padukshëm, sa i “jashtmi”, por në esencë është po aq i rëndësishëm sa edhe bota jonë materiale, që ndikonë mbi të dhe ndërhynë në të në një masë të madhe.

Gjithashtu duke patur parasysh se si qënie kemi një strukturë të komplikuar, dallohemi për një gamë të madhe nevojash, që janë ndryshe për çdo element të vetes tonë. Masloë, ky psikolog i rëndësishëm Amerikanë, studjoi nevojat njerëzore dhe i vendosi në mënyrë hierarkike në një piramidë, duke filluar me bazën që përbënin nevojat materiale dhe duke arritur në majë që zinin vënd ato shpirtërore. Kështu, do të mund të njihnim tek vetja jonë:

a) Nevoja biologjike: përmbushja e tyre na lejon të mbijetojmë dhe të jemi të gjallë.

b) Nevojat e sigurisë: përmbushja e tyre na bën të ndihemi të sigurtë në mjedisin ku jetojmë, të sigurtë, pa u rrezikuar prej tij.

c) Nevoja për dashuri dhe njohje shoqërore, që të bëjmë pjesë në një grup dhe të bashkjetojmë me antarët e tjerë të këtij grupi : kur ata janë të kënaqur ne ndihemi të dashur dhe të pranuar nga nga antarët e grupit për atë që ne jemi.

d) Nevoja për vetbesim dhe pavarësi: kënaqësia e tyre na jep ndjenjën e të qënit me vlerë si njerëz dhe konfirmimin që mund ta kontrollojmë ambjentin tonë, të bëjmë zgjedhje dhe ti japim drejtim jetës tonë.

e) Nevoja për Vetnjohje dhe Vetrealizim : përmbushja e tyre na jep ndjenjën e të pasurit një arsye dhe një qëllim në jetën tonë, ushqejnë vlerat më të bukura dhe më të larta të njeriut, e udhëheq njeriun në jetën harmonike me veten e tij, me njerëzit përreth tij dhe Natyrën.



Sigurisht që sot jetojmë në një moment historikë të qytetërimit tonë ku ka shumë injorancë dhe errësirë dhe, siç përmëndin shumë historianë dhe studjues të shoqërive dhe qytetërimeve, gjendemi në një mesjetë të re. këto rrethana në nivelin njerëzorë e bëjnë një çështje të vështirë realizimin e këtyre nevojave natyrale njerëzore. Dhe pasojat e një gjëndjeje të këtillë nuk janë edhe aq shumë të kënaqëshme, sepse mosrealizimi i tyre çon në zhvillimin e sjelljeve të gabuara dhe jorezultative, që në thelb i ushtrojnë presion njeriut dhe e çorintojnë.

Duke ju rikthyer pamjes së parë të Vetëdijes, si një llampë dhe duke e përngjasuar Personalitetin me një dhomë të errët, do të mund të thoshim se për shkak se ka errësirë dhe drita e llampës nuk është aq e fortë sa për ta ndriçuar të gjithë dhomën, krijohen pika, vënde, cepa që mbeten të panjohura, të padukshme dhe të pakontrolluara. Dhe për shkak se nuk ndriçohen nga Vetëdija., veprojnë brënda nesh në mënyrë të pandërgjegjshme domethënë pa qënë të vetëdijshëm të ekzistencës dhe të funksionit të tyre. Do ti quajmënë mënyrë simbolike këto sjellje të gabuara “Zëra të Vegjël”, sepse pa e kuptuar na bëjnë që të veprojmë në mënyrë të pakonfirmuar.

Kështu nga cepi i nivelit fizik/material të personalitetit tonë, delë “zëri i vogël” “Të jesh i Fortë”. Njeriu që zotërohet nga ky zë, është i shkëputur nga ndjenjat e tij dhe mendon se të gjitha duhet ti bëjë vet. Bëhet i ashpër. Nuk i shpreh lehtë ndjenjat e tij. Nuk kërkon ndihmë, kjo për shkak se mendonë se vetëm të dobtit kanë nevojë për ndihmë e të tjerëve, ndërsa ai vetë është i fortë, ose edhe sepse mendonë se vetëm ai mund ti bejë gjërat mirë dhe në rregull. Që kjo gjëndje të vij në baraznivel, është thelbësore që njeriu ta ndriçojë këtë sjellje të pavetëdijshme me Vetëdije. Nëqoftëse e kuptonësaktësisht se çfarë po bën dhe pse po e bën, nëqoftëse kuptonë motorrët e fshehtë dhe shkaqet, nëqoftëse e kuptonë qëndrimin e tij të gabuar, atëhere do të ket mundësinë të zgjedhë nëqoftëse do të vazhdojë të sillet në atë mënyrë ose të ndryshoje dhe ta shëndërrojë këtë “zë të vogël” në të kundërtën e saj në “zë të madh” “Të jesh i qetë”. Të qënurit i qetë do ti lejojë që të pranojë se ka mangësi, që nuk mund ti bëjë të gjitha vetëm dhe që përfundimisht është që e bukur të pranosh ndihmë e të tjerëve.

Nga cepi i errët i personalitetit tonë që lidhet me energjinë tonë jetëdhënëse dëgjohet zëri i vogël “Rraskapitu”. Njeriu që zotërohet nga ky zë nuk e njeh kuptimin e ritmit në veprimtaritë e tij. Ndien se është i frytshëm nëse ato që arrin, i arrin me stërmundim, sepse punoi shumë për atë. Është një tip manjaku pune që do tu tregojë të tjerëve se punon shumë, edhe pse disa herë mundimi që ai derdh është i panevojshëm, sepse jo të gjitha gjërat kanë nevojë për një stërmundim. Pasiguria brendësori mund ta çojë drejt teprimit të gjërave, në mënyrë që vetëdija e tij të jet e zënë që të mos shohë ato që duhet të shikojë, domethënë disa të vërteta për veten e tij që me shumë mundësi janë të dhimbëshme. Ndonjëherë të jep përshtypjen se ka lindur për të punuar.

Shmangja nga ky qëndrim me anë të vetëdijes dhe vullnetit, na çon tek zëri i madh “Gjej ritmin tënd”. Jo të gjitha gjërat kanë nevojë që të stërmundohemi për ti realizuar dhe gjithashtu në kuptimin ritmit nuk është vetëm puna por edhe pushimi.

Nga cepi i errët i nivelit tonë ndjesorë del zëri i vogël “Bëji qejfin”. Njeriu që zotërohet nga ky zë nuk di ose nuk mundet të thot jo. Përpiqet gjithnjë që të pëlqehet dhe të pranohet nga të tjerët. Vesh maska që i konsideron si të pranueshme nga mjedisi i tij. Kështu shëndërrohet në diçka të rreme dhe jo autentike, duke mos mundur që të jet vetvetja. Ky lloj qëndrimi vjen si rezultat i frikës se nuk do pranohet nga të tjerët. Nga kjo gjëndje dalim vetëm nësë zhvillojmë zërin e madh “Ki besim”, që do të thotë ti besosh asaj që je, rrij i vërtet përballë të tjerëve dhe ki besim se të tjerët është e mundur që të pranojnë dhe të duan pa maskat gënjeshtare dhe të kënaqëshme, por me fytyrën tënde të vërtet.

Nga cepi i errët i nivelit mendorë del zëri i vogël “Nxitohu”. Ky zë e çon njeriun në një stres të vazhdueshëm, në ndjenjën se koha asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të bërë ato që do. Nuk mundet që të qetësohet fare dhe është gjithë kohës në një gjëndje ankthi plot tension. Bën shumë gjëra njekohësisht duke pasur përshtypjen se po bën diçka të rëndësishme, por njëkohësisht i shmanget pyetjeve thelbësore dhe përgjigjes së tyre. E shpërndan vetëdijen e tij jashtë vetes duke humbur kështu në një nivel të madh lidhjen me qëndrën brendësore të vetvetes.

Ndryshimi i kësaj sjelljeje bëhet nëpërmjet zhvillimit të zërit të madh “Shtendosu”. Pra duhet që ta ulë ankthin dhe tensionin, të pushoj së bëri kohën që ta ndjeki, në mënyrë që të jet më natyral dhe të mund ta shijojë jetën në një nivel më të lartë.

Së fundmi nga qëndra e personalitetit, nga vetë uni jonë, del zëri i vogël “Të jesh perfekt”. Ky njeri do që ti di të gjitha, ti kontrollojë të gjitha. Do që të jet më i miri. Do që ta konsiderojë veten si njeri madh, të ndihet i pazëvënsësueshëm dhe i domosdoshëm, bën me përsosmëri çfarë ka marrë përsipër sepse do që të duket perfekt në sytë e të tjerve. Që të çlirohemi nga pesha e këtij zëri do të duhet që të zhvillojmë zërin e madh “Ji krijues”. Të jesh krijues do të thotë të mos jesh perfekt që të dukesh si i rëndësishëm në sytë e të tjerve, por ti drejtohesh perfeksionit tek gjërat sepse sepse interesohesh për to dhe e konsideron si përgjegjsinë tënde që të gjitha të bëhen ashtu siç duhen. Ka modesti, përkujdesje, entuziazëm dhe dashuri kundrejt të gjithaveprimeve,. Një qëndrim i tillë na bën pozitivë, të gëzuar dhe njerëz krijues, që duan që tu ofrojnë shumë gjëra të tjerëvë, por edhe vet vetes së tyre.

Pra siç bëhet e qartë, zhvillimi i të ahtuquajturve simbolikish “Zërave të mëdhenj” tek vetja jonë, është një proçdurë brendësore ndryshimi dhe vetpërmirsimi. Shfaqja e tyre i lejonë personalitetit tonë të konfirmohet, të fortësohet, të zgjerojë kufijtë e saj dhe të ndriçojë me ndriçimin e një Vetëdijeje që udhëheq drejt vetënjohjes, vetkontrollit dhe zotërimit të të metave tona.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Kush jam Unë ndaj amshueshmërisë? Kush jam Unë ndaj të kaluarës dhe ardhmërisë? A kam rast të di se kush jam Unë?

Ç’mund të përgjigjeni? Absolutisht asgjë. Kurrgjë! Gati 99% të njerëzve nuk e dinë se kush janë. Nuk e dinë Unin e vet. Ata 1% të njerëzve të cilët e ditën Unin e tyre të vërtet arritën përndritjen përmes teknikës së meditimit.

Kur njeriu për të parën herë shkeli në truallin e Hënës, njerëzit e
zakonshëm menduan se më në fund pushtuan gjithësinë! Komentatorët e radiove dhe TV-ve me ngazëllim brohoritnin se iu afruam me tepër yjeve!...

Hëna është larg Tokës gjithsej 384.000 km, ndërsa ylli më i afërt është Proxima Centauri, në largësi 4.27 vjet drite, apo 400 bilion km! Në të vërtet ai yll na është para hundëve, duke pasur parasysh gjerësinë e kozmosit. Konsiderohet se rrezja e kozmosit, sa e njohim sot, është më e madhe me miliarda herë se sa largësia që përmendëm ndaj yllit më të afërt.

Që të tregojmë se cila është madhësia e kozmosit që e njohim deri në ditët e sotme, sjellim këtë krahasim: xhylja e topit bashkëkohorë kalon një kilometër në sekondë. Nëse xhylja e tillë do të udhëtonte në thellësitë e pafundme të kozmosit, ajo do të duhej të udhëtonte pa ndërprerë, ditë e natë, 10.000 bilion vjet që të arrijë prej një skaji në skajin tjetër të kozmosit. Kjo kohë është dy milion herë më e madhe se sa koha që kalon prej fillit të Tokës dhe Diellit gjer më sot.

Kur të mendohet në mundësin e jetës në gjithësi apo për vizitat e jashtëtokësorëve në Tokë, përfshirë edhe mundësinë e dërgimit të radio sinjaleve, gjithmonë duhet të mendohet në dimensionet e gjithësisë të cilat janë të pakuptueshme për logjikën dhe matjet tona tokësore.

Nëse, për shembull, civilizimet me intelekt të zhvilluar do të gjendeshin në largësinë prej vetëm 1.000 vjet drite (viti i dritës është gjatësia e rrugës të cilën e drita e kalon për një vit, ndërsa shpejtësia e dritës është 300.000 kilometra në sekondë), gjë që sipas vlerësimeve të shkencëtarëve është gjasë shumë e vogël, atëherë deri te ata, xhylja e lartpërmendur do të fluturonte “vetëm” 400 milion vjet. Anija kozmike e cila do të ishte 1.000 herë më e shpejtë se xhylja e topit, do të duhet të fluturonte deri te fqinjët tanë më të afërt dhe të kthehet për rreth gjysmë milion viti. Do të thotë se do të duhej të lansohej anija kozmike shumë më herët se që është paraqitur paranjeriu i Neandertalit.

Shtrohet pyetja: Kush mund të shkoj aq larg? Materia jo, natyrisht. Vetëm MENDJA mund të fluturoj më shpejt se drita. Madje edhe ajo çka mendja paramendon në gjithësi, s’mund të ndalet apo të pengohet! Pos faktit për pengesat në vetë materien, shtrohet edhe një problem, e ai është KOHA Kozmike!

Që të kuptoni se ç’është koha kozmike po bëjmë këtë ilustrim. Supozojmë e Toka është e vjetër 4 deri 5 miliardë vjet dhe se jeta mesatare e njeriut është 75 vjet. Atëherë Toka është e vjetër 60 milion jetëra të njeriut. Kjo është vjetërsia e planetit të Tokës, po ku mbetet vjetërsia e galaktikës, metagalaktikave apo lashtësia e tërë universit?

Të ndalemi për një kohë në këtë shembull: në Tokë jeton një insekt i vogël i quajtur “Lule Uji”. Paramendoni se jetojmë sa Lule Uji, e jeta e tij zgjat dy deri në tri orë! Ai insekt lind në një ditë të bukur verore me diell rreth orës 19. Rritet, fluturon mbi moçal, përfundon fluturimin e vet martesor duke lënë trashëgues dhe më në fund, rreth orës 21, ngordh. Ai nuk kishte lidhje se dielli doli dikur në lindje dhe që do të fshihet në perëndim. Insekti kurrsesi nuk di se dje ishte ditë, mu si kjo e sotmja, dhe para së djeshmes qenë edhe shumë ditë të tjera, madje shekuj të tërë, dhe se në sipërfaqen e tokës dikur ecnin dinozaurët, brontozaurët dhe shumë e shumë zvarranikë gjigant. Ndoshta kjo ndodhë edhe me ne, të robëruar në kohë, hapësirë dhe materia.

Nëse në gjithësi ekzistojnë civilizime tjera, ato sigurisht jetojnë në fazën e tyre zhvilluese, siç pohojnë shkencëtarët.

Kthehuni pak rreth vetes dhe në vete, ndoshta aty fshihet përgjigja. Njihe veten - do ta njohësh tërë botën!

Ndërdija dhe mbidija juaj janë detyrë e universit. Do të shihni e nuk ka asgjë jashtë Jush e që nuk gjendet në veten Tuaj. Hapësirat e largëta dhe të pakapshme gjenden në vetëdijen tuaj si pjesë përbërëse të saj. Nëse gjenden qenie me intelekt në kozmos, atëherë, sigurisht që gjenden edhe në Ju. Me teknikën e meditimit bini në kontakt me to, zbuloni botën e tyre, mënyrën e jetesës së tyre. A duhet që vetëdija (lexo: qenia) patjetër të jetë e përbërë nga materia? Jo, ajo është këtu në botën materiale vetëm materie (lexo: trup). Trupi është “automjet” në këtë botë materiale, ndërsa vetëdija është ajo e cila nuk vdes kurrë, sepse është pjesë përbërëse e kozmosit (lexo: Zotit). Ne (vetëdija), vetëm inkarnohemi prej jetës në jetë duke mësuar leksionet që i morëm nga i Gjithëlarti - Atmani.

Për vetëdijen nuk ekziston koha (shembulli i Lile Ujit), as hapësira, sepse ajo është pjesë përbërëse e të gjitha këtyre. Ajo është gjithkund dhe e amshuar, thamë, pjesë integrale e çdo gjëje. Ajo nuk duhet të jetë e robëruar në materie (trup), ajo mund të ekzistojë edhe pa të, si vetëdije e pastër kozmike apo vetëdije e universit. Por, mund të merr “automjetin” (trupin) e botës në të cilën banon: për botën materiale - trup material, për botën frymore - trup frymor, për botën astrale - trup astral, etj.

Shtrohet pyetja: A ka jetë në diell, do të thotë intelekt? Po, ka, por trupat e tyre janë të përbërë nga zjarri. Dhe automjetet e tilla për shpirtrat (vetëdijet), mund normalisht të ekzistojnë në ato kushte që mbizotërojnë në diell. Mjaft qesharake është që qeniet intelektuale të kërkohen në pafundësinë e kozmosit në formën dhe përbërjen tonë: gjak, asht, mish, ujë... Pyetemi: A do të mundej një qenie e këtillë të ekzistojë në diell apo në ndonjë mes tjetër të kozmosit?!

Energjia e vetëdijes është gjithkund rreth nesh dhe në ne. Sikur fije të qëndisura jetojnë në pafundësi. Mirëpo, vetëdija ditore e shtynë atë që të njoh diç më tepër për veten, e kjo njohje arrihet me meditim, me intensiv të ndriçimit. Ai që kryen intensivin, arrin përndritjen, di çdo gjë për veten: kush është, cilat janë detyrat e tij, cilat janë shtigjet e tij, cilat detyra i janë dhëna në Tokë nga Zoti...

Ç’është ajo më e rëndësishmja, ai, Njeriu i Ri, di formën e vet fillestare të krijuar nga Zoti, vetëdijen e vet, Unin e vet...

www.sa-kra.ch
http://eseshkolle.blogspot.com/
NOSTRADAMUS (1503-1566)

"Nostradamus" është emri i latinizuar i Michel de Nostredame, doktor dhe astrolog francez që jetoi nga 1503 deri 1566 dhe që u bë një nga profetët më të mëdhenj që ka njohur bota. Nostradamus lindi në St. Remy në Francë në 13 dhjetor 1503 nga prindër të pasur.

Thuhet se të dy gjyshërit e tij kanë qenë parashikues, ndonëse jo aq sa do të bëhej nipi i tyre. Gjyshërit e Nostradamusit kishin parashikuar
ngjarje nëpërmjet vizioneve që kishin patur. Të dy ishin astrologë të mirë dhe pikërisht prej tyre Nostradamus mësoi astrologji.

Në moshën 21 vjeç, Nostradamus filloi studimet në mjekësi, në universitetin Montpelier, në Francën jugore. Ishte student i mirë dhe punonte shumë, por iu desh t'i ndërpriste studimet dy vjet më vonë për shkak të Murtajës së Zezë që vrau njerëz të panumërt në Francë dhe në Evropë.

Nostradamus la studimet dhe filloi të kurojë njerëzit e prekur nga epidemia. Me këtë ai fitoi respekt të madh në rrethet mjekësore dhe kudo. Nostradamus u bë një katolik i zjarrtë.

Prandaj, kur Nostradamus hapi një klinikë në qytetin francez të Agen në 1529, pasi ishte kthyer në universitet për të plotësuar studimet e tij mjekësore, të gjithë menduan se ai sapo kishte nisur një karrierë të gjatë dhe brilante mjekësore.

Por nuk qe e thënë të ndodhte kështu sepse, shumë shpejt, Nostradamus e braktisi praktikën mjekësore, ndoshta për shkak të vdekjes së papritur të gruas dhe dy fëmijëve të tij, vdekje për të cilat Nostradamus dënonte veten sepse besonte se nuk u kishte kushtuar shumë vëmendje.

Ai brodhi nëpër Evropë për dhjetë vjet duke shkuar nga njëri qytet në tjetrin. Për të mbajtur veten, merrej nga pak me mjekësi, ndonëse preferonte ta kalonte pjesën më të madhe të kohës me astrologë dhe filozofë.

Në 1555, Nostradamus shkroi librin e tij të famshëm të profecive të quajtur "Shekujt" ku ai përshkruan profecitë e tij në formën e citimeve me rimë. Në këto profeci, ai përdori shumë anagrama, alegorira, kalambura, fraza me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor për të fshehur kuptimet e profecive. Pse e bëri këtë, akoma nuk është e qartë, por shumë besojnë se arsyeja ishte të mbronte veten nga autoritetet kishtare të atyre viteve.

Profecitë e vërtetuara të Nostradamusit

1. Gjatë bredhjeve të tij nëpër Europë, Nostradamus takoi në Itali një prift të ri franciskan me emrin Feliçe Përetti. Për habinë e kalimtarëve dhe të vet priftit, Nostradamus u gjunjëzua papritur përpara tij duke i thënë, "Hirësia Juaj" duke shtuar se ky prift i ri do të bëhej Papë. Asnjëri nuk e besoi, por prifti i ri u bë Papë (Papa Sikstus V) në 1585 - 50 vjet pas bërjes së parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte vdekur.

2. Nostradamus ka parashikuar me emër lindjen dhe bërjen të famshëm të Lui Pastër, kimist dhe bakteriologjist francez me famë (1822-1895). Ky parashikim është bërë 200 vjet më parë se të lindte Lui Pastër.

3. Nostradamus ka parashikuar me saktësi lindjen e prindërve të Hitlerit, hipjen e Hitlerit në fuqi, rënien e tij dhe pasigurinë lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.

4. Ka parashikuar me saktësi zjarrin e madh që i ra Londrës në 1666 dhe faktin që do të digjeshin shumë kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datën me saktësi.

5. Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i Francës do të dëmtohej padashje në sy dhe në një pjesë të trupit njëkohësisht dhe se ai do të vdiste më vonë për shkak të plagëve doli i vërtetë në 1559. Atë vit, mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht në sy dhe në fyt, plagë nga të cilat ai vdiq më vonë.

6. Nostradamus parashikoi me saktësi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij në fuqi në Francë. Ai parashikoi gjithashtu pamëshirëshmërinë e tij si politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikën që do t'u shtinte ai Italisë, Spanjës, Anglisë dhe gjithë Evropës, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij në betejën e Vaterlosë (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit në ishullin e Shën Helenës dhe madje edhe faktin se do t'i mbante flokët të prera shkurt. Profeti i madh përmendi dhe emrin e tij, Napoleon.

7. Profeti i madh parashikoi abdikimin, në 1936, të mbretit Eduard VIII të Britanisë për t'u martuar me gruan që dashuronte dhe hipjen pa dëshirë në fron të vëllait të tij që u bë mbreti Xhorxh VI.

8. Nostradamus parashikoi me emër diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin që do t'i bënte ai në 1941, në një mbledhje të anëtarëve të boshtit, për t'i dhënë Gjermanisë dalje në Rivierë nëpërmjet Spanjës.

9. Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur një natë më 1 korrik 1566, një nxënës i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natën e mirë, Nostradamus iu përgjigj me emfazë, "Nesër, kur të lindë dielli, unë nuk do të jem këtu". Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht sepse ai nuk donte që dikush të ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetësh, varri i tij në kishën e Shën Marthës në Salon, u hap për t'u varrosur në një vend tjetër. Punëtorët gjetën së bashku me kockat edhe një pllakë metalike ku ishte gërvishtur data "1700", pikërisht viti që atij i hapën varrin. Ai e kishte parashikuar edhe këtë gjë.

EDGAR CAYCE (1877-1945)

Edgar Cayce ishte padyshim shëruesi psikik dhe fallxhori më i famshëm që ka njohur shekulli XX deri më sot. Edgar Cayce ka lindur më 18 mars 1877, në një fermë të vogël pranë Hopkinsville, në Kentaki, ShBA. Ishte një djalë i qetë dhe fetar. Rezultatet e tij në shkollë ishin nën mesatare.

Gjatë jetës së tij si shërues psiqik, Edgar Cayce diagnostikoi dhe sugjeroi me sukses kurime efektive për gati 15.000 njerëz të sëmurë, për shumicën e të cilëve, mjekët e tyre kishin hequr shpresat. Edgar Cayce zakonisht punonte falas. Kur diagnostikonte dhe sugjeronte kurën, ai ishte në gjendje ekstaze. Diagnozat dhe kurimet e tij ishin kaq të suksesshme sa që fama e tij u përhap në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Evropë. Mijëra vetë i shkonin në shtëpi për ndihmë, ndonëse shumë të tjerëve ai u dërgonte diagnozën dhe kurën me postë.

Edgar Cayce nuk ishte vetëm një shëronjës me famë. Ai u bë edhe një profet i mirënjohur. Shumë prej parashikimeve të tij janë vërtetuar dhe disa presin të vërtetohen. Të gjitha parashikimet e tij, Edgar Cayce i bëri në çaste ekstaze dhe, për fatin tonë të mirë, ai i shënoi të gjitha.

Profecitë e vërtetuara të Edgar Cayce

1. Ka parashikuar me saktësi fillimet dhe fundet e të dy luftave botërore.

2. Ai profetizoi me saktësi zbulimin e Pergameneve të Detit të Vdekur. (Pergamenet e Detit të Vdekur janë një grumbull dorëshkrimesh në gjuhët hebraishte dhe aramaike, të cilat u zbuluan në disa shpella pranë Detit të Vdekur, një liqen që shtrihet midis Izraelit dhe Jordanisë, midis viteve 1947 dhe 1956. Shumë ekspertë besojnë se Pergamenet e Detit të Vdekur janë shkruar diku midis viteve 100 p.e.r dhe 68 pas erës së re dhe përmbajnë dëshmira të rëndësishme biblike).

3. Ka parashikuar me saktësi kolapsin e bursës në Amerikë në 1929. Në 1929, bursa në SHBA kishte vite që lulëzonte dhe dukej se ky lulëzim do të vazhdonte. Në prill të atij viti, një aksioner i suksesshëm vajti te Cayce për ta pyetur për të ardhmen e bursës. Pasi hyri në ekstazë, Cayce parashikoi një rënie të bursës brenda disa muajve dhe e nxiti aksionerin që t'i shiste të gjitha aksionet e tij. Aksioneri nuk i shiti aksionet e tij se nuk besoi që kjo do të ndodhte. Sidoqoftë, pas gjashtë muajve ndodhi kolapsi i bursës, i ashtuquajtur "e Premtja e Zezë". Aksioneri që nuk dëgjoi këshillën e Cayce falimentoi.

4. Ka parashikuar me saktësi vdekjen e Presidentit amerikan, Franklin Ruzvelt. Ka parashikuar gjithashtu me saktësi vrasjen e Kenedit.

5. Ka parashikuar me saktësi krijimin e shtetit të Izraelit dhe pavarësinë politike të Indisë.

6. Ka parashikuar me saktësi shpikjen e lazerit, ardhjen e një dallge të madhe baticore në ishujt Filipine në 1926 dhe një tërmet në Kaliforni.

LOUIS HAMON (1866-1936)

Lindur në Irlandë në 1866 nga një baba anglez dhe nënë franceze, Louis Hamon ka qenë një "fallxhor" britanik, aftësia e shënuar e të cilit për të parashikuar ngjarjet e ardhshme me saktësi, i dhanë atij famë në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Hamon njihte palmistrinë (shikimi i fatit në dorë), astrologjinë dhe numerologjinë për t'u bërë parashikime mijëra njerëzve, duke përfshirë edhe ata të oborreve mbretërore. Nga klientët e tij mbretëror mund të përmendim mbretin Leopold II i Belgjikës, mbretin Humbert I i Italisë, mbretin Eduard VII të Britanisë dhe car Nikola II i Rusisë. Hamon i dha vetes titullin Kont dhe udhëtoi shumë nëpër botë.

Fallin ia mësoi e ëma, e cila i mësoi gjithashtu edhe bazat e astrologjisë. Më pas, Hamon vajti në Indi për të mësuar palmistrinë nga disa fise Hindu guru.

I gjatë dhe i pashëm, Hamon pati shumë probleme me burrat xhelozë të disa prej klienteve të tij. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Hollivud në 1936.

Profecitë e vërtetuara të Hamon

1. Hamon parashikoi me saktësi se politikani konservator britanik, Artur Xheims Balfur, do të bëhej kryeministër i Britanisë. Ai u bë nga 1902 deri 1905.

2. Luis Hamon parashikoi me saktësi shkatërrimin e nacionalistit irlandez Çarls Stjuart Parnel për shkak të një romance dashurie. Kështu ndodhi me ekzaktësi.

3. Në 1900, shahu i atëhershëm i Iranit e shpërbleu Hamonin për shkak se ky i fundit i shpëtoi jetën. Hamon i kishte thënë të kishte kujdes se donin ta vrisnin dhe Shahu shpëtoi se mori masat e duhura.

4. Hamon i parashikoi me saktësi dramaturgut Oskar Uajld se ky i fundit do të shkatërrohej shoqërisht dhe profesionalisht në qoftë se nuk hiqte dorë nga një aspekt i papranueshëm i jetës së tij. Duket se Oskar Uajld nuk e mori parasysh këtë këshillë, sepse shtatë vjet më vonë Uajld u dënua dhe u burgos për homoseksualizëm.

5. Në qershor 1911, Hamon paralajmëroi autorin anglez Uilliam Stead se do të vdiste në qoftë se do të udhëtonte me ujë brenda vitit që vinte. Stead nuk ia vuri veshin dhe u mbyt më 14 prill 1912 së bashku me Titanikun.

6. Hamon parashikoi me saktësi se Presidenti Amerikan Grover Cleveland nuk do të zgjidhej për të tretën herë siç mendonte vet Presidenti.

7. Në 1894, Hamon profetizoi me saktësi se Lord Horacio Kitchener i Britanisë do të arrinte kulmin e karierës së tij në 1914, por e paralajmëroi që të mos i hipte asnjë anijeje kur të mbushte 66 vjeç. Lord Kitchener u bë Sekretar i Luftës në 1914, por ai u mbyt në moshën 66 vjeç kur, duke injoruar parashikimin e Hamonit, hipi në një anije lufte britanike e cila ndeshi në një minë gjermane.

8. Në 1904, ndërsa ishte në Rusi me ftesë të Car Nikollës II, Hamon takoi profetin dhe hipnotizuesin autodidakt, Grigori Rasputin, i cili e kishte inat miqësinë e Hamonit me Carin. Hamoni parashikoi me saktësi se Rasputini do të vritej nga anëtarë të aristokracisë ruse. Vrasja e Rasputinit ndodhi 11 vjet më vonë ashtu siç e kishte përshkruar Hamon.

9. Louis Hamon parashikoi me saktësi rënien e Car Nikollës II, familjes së tij dhe fisnikërisë ruse.

ZHAN DIKSON

Zhan Dikson, astrologia e famshme amerikane ka lindur më 1918 nga prindër që kishin emigruar në Amerikë nga Gjermania. Në Kaliforni, një fallxhore cigane i tha Zhanit se ajo dispononte fuqi psikike.

Zhan është një katolike e zjarrtë dhe beson se fuqitë e saj psikike janë një dhuratë nga Zoti. Zhan Dikson ka bërë shumë parashikime, shumë nga të cilat janë realizuar (ndonëse shumë të tjera nuk janë realizuar).

Parashikimet e realizuara të Zhan Dikson

1. Ajo parashikoi me saktësi jo vetëm zgjedhjen e Kenedit si President i SHBA, por edhe vrasjen e tij. Thuhet se ajo është përpjekur disa herë për të paralajmëruar Presidentin për vrasjen.

2. Zhan Dikson ka parashikuar me saktësi vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile amerikane Martin Luter King dhe të udhëheqësit indian, Mahatma Gandi, si edhe vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedi.

3. Ajo parashikoi me saktësi datat kur do të vdisnin Sekretari i Përgjithshëm i OKB Dag Hamarskjold dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Foster Dulles.

URSULA SOUTHIEL (1488-1561)

Një pjesë e mirë e jetës së Ursula Southiel, njohur më mirë me emrin "Nëna Shipton", është e mbuluar nga misteri. Legjenda thotë se ka shumë gjëra të pazakonshme në zënien dhe lindjen e saj. Lindur në korrik 1488, thuhej se kishte qenë jashtëzakonisht e shëmtuar. Në shkollë kishte qenë e shkëlqyer, por pamja e shëmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokëve bënë që ajo ta braktisë shkollën.

Pasi u martua me një marangoz të quajtur Tobia Shipton, ajo u vendos në Skipton pranë Jorkut. Shumë shpejt ajo do të bëhej e famshme me parashikimet e saja që përmbusheshin me një saktësi të çuditshme.

Parashikimet e realizuara të Ursula Southiel

1. Ajo parashikoi me saktësi pushtimin në 1513, të Francës nga Mbreti Henri VIII i Anglisë.

2. Ursula parashikoi me saktësi zjarrin e madh të Londrës në 1666 dhe shkatërrimet e mëdha që shkaktoi.

3. Nëna Shipton parashikoi me saktësi rënien e Kardinalit të fuqishëm Tomas Volsey, shok i ngushtë i Mbretit Henri VIII. Ajo parashikoi me saktësi edhe dështimin e planeve të Kardinalit për t'u arratisur për në qytetin e Jorkut. Volsi u arrestua gjatë rrugës për në Jork.

4. Ajo profetizoi me saktësi thyerjen nga britanikët të Armatës spanjolle.

HOMER LEA (1876-1912)

Lindur në Cripple Creek, Kolorado, SHBA, Homer Lea vuajti qysh foshnjë prej një defekti në shtyllën kurrizore që në moshën 12 vjeç e bëri të ishte një kurrizo. Megjithëse ishte kurrizo dhe vetëm një metër e gjysëm i gjatë, Homer ëndërronte të shkonte ushtar. Përpjekjet e shqetësuara të të jatit për t'ia ftohur idenë e karrierës ushtarake dështuan.

Ndërsa studionte në një kolegj, Homer mësoi gjuhën kineze nga një guzhinier kinez që ai njohu atje. Homer iu vu studimeve të strategjisë ushtarake për të cilën kishte prirje të mëdha. Më vonë, ndërsa studionte në Universitetin Stanford, Homer u përfshi në një organizatë kineze që po komplotonte rrëzimin e qeverisë së atëhershme kineze me mjete ushtarake. Kaq shumë u përfshi në politikën kineze sa që ai më vonë u bashkua me lëvizjen e Dr. Sun Jat Senit, qëllimi i të cilit ishte të "çlironte Kinën ushtarakisht".

Homer u bë mik me Sun Jat Senin dhe ky i fundit e zgjodhi atë Shef të Shtabit. Homer e ndoqi Sun Jat Senin dhe revolucionarët e tij deri në Kinë ku aktiviteti i tij ushtarak çoi në rrezikun real të arrestimit dhe ekzekutimit të tij. I ndjekur nga autoritetet kineze, Homer ia mbathi për në Amerikë në 1901 ku vazhdoi të mbështeste revolucionarët kinezë dhe nisi të shkruajë librin e tij të parë.

Në librin e tij të quajtur "Vlera e Injorancës", ai bëri parashikimet e mëposhtme, të cilat dolën që të gjitha:

1. SHBA dhe Japonia do të bëjnë luftë me njëra-tjetrën.

2. Në atë luftë, Japonia do të sulmonte fillimisht Filipinet dhe pastaj do të bënte një sulm të befasishëm mbi Havai duke i shkaktuar flotave amerikane humbje shumë të mëdha. Të gjithë e dinë se ç'dëme kolosale i solli amerikanëve sulmi djallëzor i japonezëve mbi Përl Harbër vite më vonë.

3. Gjermania do ta humbiste Luftën I Botërore.

Homer Lea shkroi më vonë një libër të dytë profetik të cilin e quajti "Dita e Saksonit". Në këtë libër ai parashikoi me saktësi rënien e perandorisë britanike.

Në librin e tij "Vërshimi i Sllavëve" (që ai kishte planifikuar ta botonte shumë më përpara se të vdiste më 1 nëntor 1912) Homer bëri këto parashikime:

1. SHBA dhe Anglia do të përballen me rrezikun e fuqisë ushtarake ruse.

2. Rusia do të pushtojnë Afganistanin dhe do të shtyhen më në jug drejt Indisë dhe Persisë (Iranit). Homer Lea besonte se interesave të SHBA-së i shërbehej më mirë nëse forca e saj ushtarake do të ishte e madhe. Fjalët e tij të fundit përpara se të vdiste ishin: "Mbroni Amerikën!".


http://universexplorer.forumativo.com/t179-parashikuesit-me-te-medhenj-ne-bote
http://eseshkolle.blogspot.com/
Qentë janë aq të lidhur me njerëzit, saqë në çast mund ta ndiejnë se a janë ata të gëzueshëm, të lodhur, depresivë, ose për shembull kur ju dhemb koka, para se njerëzit të japin çfarëdo shprehjeje fytyre ose ndonjë shenjë tjetër trupore, tregon studimi i Universitetit të Floridës.

Edhe pse hulumtuesit besojnë se telepatia e qenve është e lindur, duke vënë në pah se qentë shtëpiakë në leximin e mendimeve janë më të suksesshëm se kafshët e egra. Por, nuk janë vetëm kafshët shtëpiake
kanakare telepatike – njerëzit i lidhin dëshmitë e tyre në veçanti me binjakët njëvezor.

Madje edhe kur janë të ndarë me kilometra, binjakët pohojnë se në të njëjtën kohë fuqishëm kanë ndier se çfarë ka ndodhur me vëllanë ose motrën në kontinentin tjetër: nga ndodhitë intensive si fatkeqësi komunikacioni e deri tek takimet romantike me përfundim të mirë. Anekdota të ngjashme ka shumë, por asnjë eksperiment nuk e ka vërtetuar pa mëdyshje e as përgënjeshtruar fenomenin e telapatisë.

Eksperimenti me binjakët dhjetëvjeçar, Richard dhe Damien Powell, është një nga të fundit që ka tentuar këtë. Ata më parë i kishin ndarë, e pastaj para Damienit kanë filluar t’i thyejnë pjatat dhe më vonë t’i shpojnë balonat. Në hapësirat e katit të dytë Richard ka qenë i relaksuar dhe i lidhur për poligraf, i cili çdo çast ka regjistruar ndryshimin e pulsit, frymëmarrjes dhe tensionit të gjakut.

Rezultatet tregojnë se si Richard pavetëdijshëm i ka ndier reaksionet e vëllait të tij.

Për telepati duhen dy veta

Dy mendje pa paragjykim dhe të relaksuara fizikisht e mentalisht, është hapi i parë për fillimin e një eksperimenti me telepati

Vizualizimi mes mendjeve

Dhënësi dhe marrësi do të duhej të vizualizonin se si mendjet e tyre janë të lidhura përmes tubave ose telave.

Fotografitë përmes tubave udhëtojnë në mendjen e tjetrit

Përderisa dhënësi dërgon shembullin e fotografisë së mollës, duhet që sa më qartë të paramendojë se si ajo udhëton deri te marrësi.

Spiunët që shohin larg

Përgjatë luftës së ftohtë, në Institutin Stanford, institut për hulumtime psikologjike në New York dhe në laboratorë të tjerë të fshehtë, ushtria amerikane dhe CIA i kanë shfrytëzuar telepatikët, të cilët përmes projektit sekret “Stargate” i kanë spiunuar rusët, derisa as që ishin larguar nga Amerika.

Sipas dëshmisë së telepatikut Joseph McMoneaglea, i cili ka qenë spiun deri në përfundimin e projektit në vitin 1995, me anë të kësaj teknike të “shikimit në largësi” ka arritur të zbulojë bazat e fshehura në anën tjetër të botës.

Spiunët paraprakisht mbështeteshin në lidhjen telepatike me një njeri tjetër, e më vonë edhe vetëm në hartë. Suksesi më i madh i operacionit “Stargate” , ka qenë ai i vitit 1979, kur kishin zbuluar lokacionin dhe ndërtimin e nëndetëses ruse “Typhoon”, shumë kilometra në brendësi të vendit.

Rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe në krizën e pengjeve të vitit 1979 në Iran. Me këtë rast kishin arritur të “shohin” se në çfarë gjendje ishin pengjet dhe në çfarë kushtesh po mbaheshin. Eksperimenti i kohëmëparshëm me McMoneaglen, në të cilin ai provoi të zbulojë lokacionin e një gruaje, tregoi rezultate të dyzuara, dhe vazhdim të lojës mes fascinimit me telepatinë dhe shkencës së pastër.

Mendja e relaksuar është e hapur

Në departamentin e parapsikoliogjisë në Universitetin e Edinburghut, doktor Paul Stevens përpiqet të dëshmojë se si të gjithë njerëzit kanë aftësi telepatike. Njerëzit i vështron në një gjendje tërësisht të relaksuar, e ngjashme me të ëndërruarit, në të cilën mendja është e hapur për informata të reja

Demonstrimi i telepatisë

Testet klasike për testimin e telepatisë pretendojnë thjeshtësinë, ndërsa kartat e Zenerit janë më të njohurat. Përbëhen nga 25 karta, në të cilat janë pesë simbole. Mundësia statistikore e të qëlluarit është 20 për qind, kurse për demonstimin e telepatisë duhet që vazhdimisht të qëllohen më shumë.

Lidhja ruse në largësi

Me komunikimin mendor në largësi janë marrë edhe rusët, ndërsa eksperimenti më i njohur është ai mes biofizicientit Jurij Kamenski dhe gazetarit moskovit Karl Nikolajev. Ata ia kanë dalë të shkëmbejnë porosi në distancë prej 3200 kilometrash, gjë që është vërtetuar me anë të instrumenteve.

Lavdërimi nga Einsteini

Albert Einstein ka marrë pjesë në eksperimentin e shkrimtarit Apton Sinclair dhe gruas së tij. Albert Einstein shkroi parathënien për librin e tij “Mental Radio”, ku shkruan se si gruaja e Sinclairit në mënyrë telepatike i ka pranuar dhe më pas riprodhuar vizatimet.

Ndjenja në largësi

Telepatia rrjedh nga fjala greke tele, që do të thotë largësi dhe pathe ndjenjë. Ajo është komunikim mes dy mendjeve


http://universexplorer.forumativo.com/t445-qente-kane-aftesi-te-lexojne-mendimet
http://eseshkolle.blogspot.com/
Të gjithë jemi të vetëdijshëm, se secili nga ne, përmban ose përbën një pasuri enormë. Mirëpo pakkush nga ne arrin ta çmoj dhe t’i shijoj vlerat e saj. Nuk bëhet fjalë këtu për pasuri materiale, për qypa me lira, për thesare piratësh të fshehura nën tokë e në shpella, për konto të majme bankare etj. etj., por për shkëndijën fillestare, dritën e brendshme hyjnore që është ndezur në shpirtin tonë që nga frymimi i parë, pra që nga krijimi i njeriut të parë të kësaj bote nga Perëndia - Adamit (sipas
religjionit).

Dhe për çudi, shumë pak nga ne arrijmë ose dëshirojmë të besojmë, se në brendinë tonë, në nivelet e trurit tonë, në ndërdijen tonë, gjendet ky thesar tejet i çmuar, gjendet mençuria e pafund, fuqia gjigante - burimi i të gjitha proceseve jetësore të cilit ne, vetëm duhet t’ia hapim digën dhe ta lëmë të rrjedhe mbi sipërfaqe.

Folenë e kësaj fuqie çudibërëse, pra, nuk duhet kërkuar diku gjetkë, siç jemi mësuar t’ia atribuojmë zakonisht energjisë atomike! Kjo energji është edhe më e fuqishme se ajo, edhe pse është pjesë e saj! Po, po, është më e fuqishme se atomi, dhe atë energji duhet kërkuar në thellësi të mendjes sonë, që fatmirësisht e posedon secili nga ne. Pse po them: është më e fuqishme se energjia atomike?! Sepse energji atomike dhe çdo formë e energjisë tjetër, që ne sot e shfrytëzojmë, është zbuluar falë kësaj fuqie çudibërëse, falë kësaj inteligjence të paskajshme, falë këtij universi të dijës së pafund, pra falë ndërdijes sonë.

Ndërdija jonë, universi i dijes së pafund ose inteligjenca e paskajshme, mund ta quajmë si të duam, kjo s’ka rëndësi, është një burimi i pashtershëm, të cilin, nëse dimë ta kanalizojmë, do të rrjedh nga aty çdo gjë që njeriut i nevojitet për të qenë i shëndetshëm, i ditur, i pasur (shpirtërisht e materialisht), i gëzuar dhe i lumtur.

Të gjithëve na është e njohur se suksesi në çfarëdo fushë, së pari lind në ide, pastaj ideja konkretizohet, formësohet për t’u materializuar në fund.

E për t’u bindur për këtë, nuk duhet lexuar libra të trasha, nuk duhet shkrirë mend mbi tavolinë, mjafton vetëm ta hidheni një vështrim rreth vetës! Çdo gjë që shohim, pranë dhe larg, çdo gjë që prekim.... që e kemi edhe mbi trup, është krijuar përmes rrugës shpirtërore, nga plani i konstruktuar së pari në mendime. Kështu ndodhe edhe me proceset e tjera jetësore.. edhe me shëndetin, edhe me suksesin edhe me pasurinë edhe me lumturinë, sepse të gjitha këto, nuk janë asgjë tjetër, veçse materializim i ideve të realizuar në laboratorin më të fuqishëm ekzistues të quajtur ndërdije.

Këto që i thash më sipër nuk janë ndonjë sekret, edhe pse janë konsideruar si të tilla. Nuk janë, po ashtu, as ndonjë risi! Njihen që nga lashtësia. Mjafton të lexohet vetëm ligji i Hermesit dhe të kuptohet esenca e kësaj fuqie çudibërëse. Ligji i Hermesit thotë: “Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart”. Një shprehje shumë e thjeshtë në dëgjim të zakontë, por prapa saj fshihet një gamë shumë e gjerë e përdorimit praktik.

Shprehja “si është poshtë, ashtu është lart”, në kuptim të parë do të thotë: “si është fotografia juaj psikike, ashtu është edhe në botën tuaj reale”. Thënë shkurt e thjesht: Si mendoni të tillë edhe jeni! Të tillë e keni edhe dukjen, edhe shëndetin, edhe suksesin, edhe gëzimin... edhe pasurinë më të shtrenjtë, dhuratën hyjnore - vetë jetën. E kjo na lë të kuptojmë se pasuria më e madhe, më e vlefshme, më e çmuar gjendet në brendi të secilit nga ne - në mendimet tona.

Mos të harrojmë, se të menduarit është energji madhore që vë ne aksion të gjitha mekanizmat e universit të pafund, e natyrisht, edhe të organizmit tonë - “si lartë, si poshtë”. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, xixa që lind në shpirt, ngacmon grimcat më të imta të energjisë të njohura deri më sot (kuantat), vë në veprim energjinë e çliruar nga zbërthimi i atomeve, energji e cila formësohet dhe fuqizohet deri në shpërthim, energji e cila ndërton ose rrënon... edhe jetën, i sjell njeriut suksese ose dështime, lumturi ose vuajtje, pasuri ose mjerim...

Duhet vetëm të gjurmojmë në brendi të thellësive të ndërdijes sonë, ta shkrepim një xixë, aty ku gjendet urtësia, madhështia, inteligjenca, fuqia, me një fjalë hyjnorja për ta shijuar këtë thesar kaq të çmuar, vlerën e të cilit nuk arrin ta mat asnjë peshore.

Bazuar në këto urti, del se varfëria mendore (që reflektohet natyrshëm edhe në atë materiale), është rezultat i neglizhencës sonë, i injorancës sonë ose mungesa e njohjes së kësaj rruge, që është shumë, shumë e thjesht, por që e hap portën gjigante drejt margaritarëve më të vlefshëm të qenies njerëzore.

Nëse arrijmë të hulumtojmë në këtë univers të dijes, të komunikojmë me ndërdijen tonë, me inteligjencën e pafund, t’i konkretizojmë mendimet, do të na hapen dritaret, prej të cilave do ta shikojmë, ndjejmë, shijojmë dhe përjetojmë madhështinë e dhuratës më të shenjtë - jetën, me një kolorit krejt tjetër, me një kolorit magjepsës, me nuanca shumë më të pasur se sa deri më tani.

Po e gjetëm këtë thesar të fshehur në thellësi të secilës qenia njerëzor, po ditëm t’i përdorim ligjet e mendjes, nuk do të ketë vend më: as për skamje, as për mosdije, as për dështim, as për frikë, as për mërzi, as për pikëllim, as për vuajtje, por në fushat e pëlleshme të shpirtit tonë, do të lulëzoj: begatia, dituria, besimi, guximi, gëzimi, dashuria dhe lumturia e amshuar, e këto, mendoj unë, edhe janë pasuria më madhe që njeriu mund ta posedoj.

Çelësi i artë, lexues të dashur, është në duart tona, dhe varët nga dëshira, vullneti, njohurit, e në veçanti, besimi ynë se a do t’i hapim dyert e kësaj porte të madhe ku është i deponuar thesari i pafund në ne.. ta ndezim shkëndijën e dritës hyjnore, apo ta lëmë atë port të mbyllur dhe të mbetemi e të vuajmë (siç e ceka edhe më lartë - shkaku i neglizhencës ose mosdijes) në errësirë përjetësisht.

Çdo zjarr, sado i madh të jetë, është nxitura nga një shkëndijë e vogël!

Çdo gjë e madhe buron nga fillimet e vogla.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Nëse jemi të ndershëm me vetveten, besoj se problemi më tërheqës që mund të shtrojmë është: “Kush jam unë?”. Çfarë kemi parasysh dhe çfarë ndjejmë kur themi fjalën “Unë”? Nuk besoj se mund të ketë një perceptim më joshës se ky, kaq i pakapshëm dhe i fshehtë. Ajo që je në brendësi të qënies tënde i shpëton vëzhgimit, në të njejtën mënyrë siç nuk mund ta shohësh veten drejtpërdrejt në sy pa ndihmën e pasqyrës. Ja pse egziston gjithmonë një element i thellë misteri në pyetjen: “Kush jemi ne?”. Kjo pyetje më ka tërhequr për shumë vite. Kam pyetur shumë persona: “Çfarë ke parasysh me fjalën ‘unë’?”. Kam vënë re se egziston
një farë marrëveshje rreth kësaj përgjigjeje, mbi të gjitha mes njerëzve që u përkasin qytetërimit perëndimor: Simbas përkufizimit tim, kemi një konceptim të vetvetes si “uni i ndërfutur brënda lëkurës”. Është e çuditshme mënyra sesi e përdorim fjalën “unë”. Në një bisedë të zakonshme, ne nuk themi: “Unë jam një trup”. Në fakt themi: ”Unë kam një trup”. Nuk deklarojmë: “Unë e bëj të rrahë zemrën time”, në të njejtën mënyrë siç themi: “Unë ec, unë mendoj, unë flas”. Ndjejmë se zemra rreh vetë e nuk ka të bëjë fare me unin. Me fjalë të tjera, nuk e konsiderojmë unin- vetvete si të përputhshëm me organizmin tonë fizik. Pjesa më e madhe e perëndimorëve e kupton unin brënda kokës, diku mes syve e veshëve, teksa e tërë pjesa tjetër e jona rri e varur nga kjo pikë referimi. Në kultura të tjera nuk është kështu.

Kur një japonez apo kinez duan të lokalizojnë qendrën e vetes, i pari e quan kokoro dhe i dyti e quan shin: zemër-mendje. Disa persona e vendosin unin e tyre në strukturën diellore (formacion anatomik në formë rrjete), por në përgjithësi e përfytyrojmë mbrapa syve e diku mes veshëve. A thua se në brendësi të zonës së epërme të kafkës të ishte një lloj qendre që i ngjan shtabit të përgjithshëm të Aereonautikës në Denver, ku funksionarët ulen në mjedise të gjera, të rrethuar nga ekrane, radarë e gjithfarë ekranesh, dhe kontrollojnë lëvizjet e avionëve në tërë botën. Në të njejtën mënyrë ne e konceptojmë veten tonë si një person i vogël në brendësi të kokës sonë, që mban kufje dëgjimi për të marrë mesazhet nga veshët, që ka një televizor përpara vetes për të marrë mesazhet nga sytë, e që është i mbushur në trup plot me elektroda të çdolloj tipi të cilat dërgojnë mesazhe nga duart e kështu me radhë. Ky person gjendet mbas një paneli të mbushur me pulsantë kuadrantë, etj, e në këtë mënyrë, arrin pak a shumë ta kontrollojë trupin.

Gjithsesi në tërë mënyrën tonë të të menduarit është ideja se jemi një shpirt, një lloj esence shpirtërore e burgosur brënda trupit. Për rrjedhojë ndjejmë nevojën e të përballurit me realitetin, e të përballurit me ngjarjet. Le të themi se kemi ardhur në këtë botë dhe jemi rritur me ndjesinë e të qënit një ishull vetëdijeje i mbyllur në një thes lëkure. Jashtë shohim një realitet që na është thellësisht i huaj, në kuptimin se ajo që është jashtë “meje” nuk është unë. Ky fakt krijon një ndjesi themelore armiqësie dhe tëhuajësimi mes nesh e së ashtuquajturës botë e jashtme. Pra vijojmë të flasim për pushtimin e natyrës, pushtimin e hapësirës, dhe e shohim veten tonë si të rreshtuar në një betejë për t’iu kundërvënë gjithçkaje që përfaqëson atë që është e ndryshme prej nesh. Është absolutisht absurde të themi se kemi hyrë në këtë botë. Nuk është kështu: në të vërtetë ne kemi dalë! Çfarë ju thotë mendja se jini? Japim një shembull: supozoni se bota është një pemë. Mos jeni një gjethe nga degët e saj, apo një turmë zogjsh që kanë ardhur prej diku për t’u vendosur mbi një pemë të vjetër e të tharë? Çdo gjë që njohim mbi organizmat e gjallë, nga pikëpamja shkencore, na tregon se ne “rritemi jashtë” kësaj bote, secili prej nesh e ajo që mund të përkufizohet një simptomë e gjendjes së universit në terësinë e saj. Gjithsesi, ky mendim nuk bën pjesë në të kuptuarët tonë të zakonshëm.

Për shumë shekuj njeriu perendimor ka qenë nën ndikimin e dy miteve të mëdha. Kur përdor termin ‘mit’ nuk synoj të them detyrimisht ‘fallso’. Fjala mit përfton një ide të madhe në hapësirën e së cilës njeriu mundohet të zbulojë domethënien e botës; mund të jetë një koncept, ose një imazh. I pari i këtyre dy imazheve që e kanë ndikuar thellësisht Perëndimin e konceprin e botës si ‘prodhim’, pak a shumë si vazoja e bërë nga poçari. E, në fakt, në Librin e Gjenezës është ideja që në origjinë njeriu ishte një figurë prej dheu e prodhuar nga Zoti, i Cili fryu përmbi të duke i dhënë jetë. Tërë mendimi i Perëndimit është thellësisht i ndikuar nga ideja që çdo gjë (çdo ngjarje, çdo qënie njerëzore, çdo mal, çdo yll, çdo lule, çdo karkalec, çdo krimb) është nga natyra një ‘prodhim’: është fabrikuar. Kësisoj është e natyrshme që një fëmijë perëndimor ta pyesë të ëmën: “Si kam lindur unë?”. Në të kundërt, kjo do të ishte një pyetje anormale për një fëmijë kinez, sepse kinezët nuk besojnë që natyra është një bashkësi objektesh të fabrikuara.

Gjithsesi, mbas tërë procesit tonë të mendimit perendimor është ideja se bota është ndërtuar prej gjërash të bashkuara nga një arkitekt qiellor, një zdrukthëtar, një artist që, pikërisht ngaqë e ka krijuar, e di edhe sesi është bërë. Kur isha i vogël i bëja nënës sime shumë pyetje, të cilave e gjora nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej. Atëherë zhytej në dëshpërim, e më thoshte: “I dashuri im, ka gjëra që nuk na është dhënë t’i njohim”. E unë këmbëngulja: “Por a do ta gjejmë ndonjë ditë përgjigjen?”. “Po,” më sqaronte ajo, “kur të vdesim e të shkojmë në qiell, gjithçka do të na bëhet e qartë.” Kështu, isha i bindur se gjatë mbasditeve me shi, në parajsë, do të uleshim përreth Fronit të Mëshirës e do mund ta pyesim Zotin: “Atëherë, na sqaro më në fund përse e ke krijuar botën në këtë mënyrë, e si ke mundur ta bësh këtë tjetrën”, dhe Ai do të sqaronte e do na e bënte të kuptueshme gjithçka. Çdo pyetje do të kishte një përgjigje, sepse e kemi mësuar nga teologjia popullore se, Zoti është mëndja e madhe e gjithëdijshme. Nëse do ta pyesje Zotin për lartësinë e saktë të Mount Whitney, deri në milimetrin e fundit, Ai natyrisht do ta dinte dhe do të na e thoshte. Do mund t’i drejtoni çdolloj pyetjeje, sepse Ai është Enciklopedia Britanike kozmike. Gjithsesi, ky imazh i veçantë (ose mit) është bërë tepër i rënduar për njeriun perëndimor: është ndrydhëse për ty, të mendosh se dihet gjithçka për ty dhe se je përjetësisht i vëzhguar nga një gjykatës pafundësisht i drejtë. Kam një mike, një katolike të konvertuar, shumë të ndriçuar: në banjon e shtëpisë së saj ka një tub që lidh ujëlëshuesin me rezervuarin e banjos, e ku është një pikturë e vogël e vënë në kornizë që paraqet një sy. Poshtë, me gërma gotike është shkruar: “Zoti të shikon”. Ky sy është gjithandej dhe sheh, sheh, sheh, duke të gjykuar, e ti nuk ndjehesh asnjë çast me të vërtetë vetëm. Zotëria plak është duke ju vëzhguar dhe duke mbajtur shënime në librin e tij të zi: një koncept i tillë është bërë i padurueshëm për Perëndimin. Na është dashur të çlirohemi. Kështu, në vend të tij kemi zhvilluar një tjetër mit: atë të universit pastërtish mekanik. Ky mit është krijuar në fund të shek. XVIII dhe është bërë gjithnjë e më në modë gjatë shekullit XIX dhe në pjesën e mirë të shek. XX, duke përfunduar në ditët e sotme si diçka e zakonshme. Sot pak persona besojnë me të vërtetë në një Zot të stilit të vjetër. Thonë se besojnë, por edhe nëse shpresonin me të vërtetë se egziston një Zot, nuk kanë realisht besim në Të. Dëshirojnë me ankth që të mos egzistojë detyrimi i të të besuarit dhe ideja e një universi të qeverisur nga zotëria i moçëm dhe i mrekullueshëm nuk u duket më e duartrokitshme.

Përkundrazi është bërë modë, e asgjë tjetër veçse modë, të besohet se universi është i pandjeshëm e që inteligjenca, vlerat, dashuria dhe ndjenjat më delikate gjenden vetëm brënda epidermës njerëzore; e që përtej kësaj egziston vetëm një farë ndërveprimi kaotik dhe i marrë mes forcave të verbëra. Përshembull, falë Sigmund Freud-it kemi mësuar konceptin që jeta biologjike është bazuar mbi diçka të quajtur libido, një fjalë shumë mashtruese. Një libido e tillë e verbër, e pamëshirshme, e paaftë për mirëkuptim, është parë si baza e inkonshit njerëzor. Mendimtarë të shek. XIX si Charles Darwin e Thomas H. Huxley ishin të bindur se në rrënjët e qënies egzistonte një energji, e që kjo energji ishte e verbër. Energjia, thonin ata, është thjesht energji, krejtësisht e absolutisht e marrë, dhe inteligjenca jonë është incident i pafat. Për një trill të vëngërt të evolucionit jemi bërë këto qënie të ndjeshme e racionale (ose më mirë të themi, pak a shumë racionale); por e gjithë kjo është një gabim i tmerrshëm, sepse gjendemi në një univers që nuk ka asgjë të përbashkët me ne. Nuk merr pjesë në ndjenjat tona, nuk është me të vërtetë i interesuar për ne: jemi vetëm një fat kozmik…

Duke folur në përgjithësi, zotërojmë dy lloj vetëdijesh. Të parën po e quaj ‘far drejtues’ dhe të dytën ‘dritë më rrezatim të gjerë’. Fari është vëmendja e vetëdijshme, e qysh fëmijë na është thënë se përbën formën më të çmuar të perceptimit. Kur mësuesi i thotë klasës: “Kini mëndjen!”, çdo nxënës vështron kah mësuesi. Kjo është vetëdija ‘far’: fiksimi i mëndjes mbi vetëm një objet të caktuar. Përqëndrohemi, e edhe pse nuk jemi në gjendje ta ruajmë vëmendjen gjatë, përdorim “farin” tonë: i fokusojmë objektet njërin mbas tjetrit, njërin mbas tjetrit… Gjithsesi kemi edhe një vetëdije “me rrezatim të gjerë”. Përshembull, mund të grahim një automobil për disa kilometra me një mik ulur pranë nesh, dhe vetëdija jonë “far” mund të përthithet krejtësisht nga biseda me mikun. E prapëseprapë vëmendja “me rrezatim të gjerë” e drejton automobilin, i sheh tërë sinjalet rrugorë, idiotët e tjerë që po u grahin makinave e kështu me radhë, dhe ne arrijmë në vendin e duhur shëndoshë e mirë, pa e menduar fare.

Por kultura jonë na ka mësuar të specializohemi në vetëdijen “far”, e të identifikohemi vetëm me të. “Unë jam vetëdija ime far, vëmendja ime e vetëdijshme; pra egoja ime; pra unë.” Sadoqë në masë të gjerë e injorojmë, “vetëdija me rrezatim të gjerë” është pareshtur në veprim e çdo gjendje nervore që zotërojme është instrument i saj. Mund të shkoni për të ngrënë drekë dhe ju qëllon të uleni pranë zonjë Filan, mandej ktheheni në shtëpi dhe gruaja juaj ju pyet: “A ishte edhe zonja Filan?”. “Po, isha ulur pranë saj.”. “Çfarë kishte veshur?”. “Nuk e kam as idenë më të vogël.” Keni parë, por nuk keni vënë re. Persona që, falë metodave të ndryshme, bëhen krejtësisht të ndërgjegjshëm për vetëdijen e tyre me rrezatim të gjerë, mund të kenë përvoja të ashtuquajtura “mistike”: budizmi e përkufizon bodhi, ‘rizgjim’; induistët e quajnë moksha, ‘çlirim’. Në këtë eksperiencë zbulohet që e vërteta, Vetja e thellë, ajo që ju jeni me realisht, thelbësisht e përgjithmonë, është qënia në plotninë e saj, gjithë ç’është, ajo që vepron: ajo që jeni ju. Vetëm kjo Vete universale që përbën realitetin tuaj të vërtetë, ka aftësinë e të fokusuarit në këtu-e-tashti të shumta e të ndryshme. William James pohonte: “Fjala “unë” është në të veërtetë një term që shpreh një koncept pozicioni, si ‘ky’ ose ‘këtu’. Tamam siç dielli e yjet kanë shumë rreze, kozmosi i tërë shpreh vetveten në ty, në ju, në ne, në të gjitha variacionet e e mundshme… Por ne harrojmë dhe nuk e dimë se kush jemi. Edukohemi në një mënyrë të tillë sa nuk e dallojmë dot këtë lidhje, dhe injorojmë faktin se secili prej nesh është vepra, loja e luajtur në njëfarë mënyre e për njëfarë kohe. Kështu na kanë mësuar ta shohim vdekjen sikur ajo të ishte fundi i një shfaqjeje që nuk do të përsëritet më. Jemi kushtëzuar për të patur frikë nga gjithë çfarë sjell rrezikun e vdekjes: dhimbja, sëmundja, vuajtja. Nëse nuk jeni me të vërtetë e gjallërisht të vetëdijshëm për faktin se jeni “vepra”, ka gjasa të mos e provoni kurrë gëzimin: jeni vetëm një fashë ankthi e përzierë me ndjenjën e fajit. Kur lindin fëmijët, sillemi në mënyrë të tmerrshme me ta. Nuk u themi: “Si je? Mirëseerdhe në rracën njerëzore. Duhet ta dish i dashur, se jemi duke luajtur një lojë shumë të ndërlikuar: këto janë rregullat. Dua që ti të kuptosh, që t’i mësosh kur të rritesh; mbase arrin deri dhe të krijosh rregulla më të mira, por tashpërtash duhet të luash simbas rregullave tona”. Në vend që të jemi të drejtpërdrejtë me fëmijët tanë, themi: “Këtu jeni nën provë, duhet ta kuptoni. Ndoshta kur të rriteni pak do bëheni më të pranueshëm, por tashpërtash duhet të shiheni e të mos iu dëgjohet zëri. Jeni rrumujxhinj: duhet të edukoheni e të arsimoheni derisa të bëheni njerëzorë”. Këto lloj qëndrimesh që na rrënjosën që në fëmijëri i kemi të pranishme deri në moshë të thyer, sepse ka mundësi që bota në të cilën fillohet është edhe bota në të cilën mbarohet. Njerëzit, duke jetuar, perceptojnë të mospaturët e një sensi përkatësie, sepse gjëja e parë që kanë dëgjuar nga prindërit ka qenë: “Shiko, ti ke lindur për të vuajtur. Je nën provë. Nuk je ende një qënie njerëzore”. Dhe mbetet pre e kësaj ndjesie deri në pleqëri, duke përfytyruar se tërë universi mbrohet nga një Zot- At i tmerrshëm që kërkon vetëm më të mirën për ne, që na do, por: “Kush e kursen thuprën, çon dëm fëmijën. Atë që e do, Zoti e ndëshkon”.

Ku do të bjerë goditja e ardhshme? Është e qartë se në këtë mënyrë nuk mund të kemi një ndjenjë përkatësie. Të krishterët thonë se jemi bijtë e Zotit në mënyrë të adoptuar: jo bij të vërtetë, por vetëm të adoptuar, për mëshirë, për dhimbje. Dhe ja pra ndjesia absolutisht karakteristike e njeriut perëndimor, e çdo personi lartësisht të qytetëruar: të qenët i huaj mbi tokë, një vizllimë çastërore vetëdije mes dy errësirash të përjetshme.

Për këtë arsye gjendemi në kundërshtim të vazhdueshëm me çdo gjë që na rrethon: jo vetëm me të afërmin tonë, por edhe me tokën, me ujërat. Simbol i kësaj në qytetërimin tonë është buldozeri. Nga vendi ku banoj, në bordin e një anije-trageti, shihen disa kodrina shumë të bukura përtej ujërave. Mbi këto kodrina po ndërtojnë një kompleks banesash, por do jenë shtëpi që zakonisht gjenden në zonat periferike e jo në një mjedis kaq të këndshëm. Një arkitekt i mirë duhet të përpiqet që shtëpia t’i përshtatet kodrinës e jo të shkatërrojë kodrinën për të vendosur mbi të një shtëpi. Nëse vendosni të jetoni mbi një kodrinë, është e natyrshme që doni të jetoni dhe është e natyrshme që s’duhet ta shkatërroni vetëm për faktin se doni të banoni. E prapëseprapë, është pikërisht kjo që ndodh, sidomos në Kaliforni ku ka shumë kodrina të vogla. Çfarë bëjnë? Nivelojnë majën e kodrinës derisa ta bëjnë krejtësisht të rrafshtë. Mandej ndërtojnë shtëpi, duke tarracuar territorin deri në fund. Natyrisht shkatërrojnë ekologjinë e kodrinave e dhe shtëpitë rrezikojnë të rrëzohen, por konstruktori thotë: “E mandej?” Kur kjo të ndodhë, të gjitha pagesat do të jenë bërë. Është e qartë se konstruktori nuk e ndjen botën përjashtë si të ishte trupi i vet. Teksa në të vërtetë është. Një arkitekt inteligjent që e sheh të jashtmen si shtrirje të trupit të vet, duke u ngjitur në kodrinën e zgjedhur, do të thoshte: “Mirëdita. Do të doja të ndërtoja një shtëpi në këtë vend e do të doja ta dija prej teje, kodrinë, se çfarë lloj shtëpie do të të pëlqente të të ndërtoja sipër”. Në të kundërt, arkitetkti ka një ide të saktë rreth shtëpisë që do të ngrejë dhe ia nënshtron kodrinën këtij paragjykimi të vet. E kështu shkatërron kodrinën, dhe e heq qafe për të ndërtuar sipër saj një shtëpi.

Një njeri që reagon kështu është krejtësisht jashtë vetes, sepse nuk e kupton se bota përjashtë është trupi i tij. Vetëm kur ta kuptojë, do të rihyjë në vete.


Shkruan: Alan Watts,
marrë nga: “Tao i filozofisë”
Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Bartur nga: www.sa-kra.ch
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels