IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Partit politike
Nëntemat 
      Partitë dhe pushteti: institucionalizimi dhe mbështetja popullore
      Tipet e partive: Partitë e elitave dhe masave
      Sistemet dhe funksionet e Partive
Pyetja më e thjeshtë që mund të shtrohet është ajo për të cilën kuriozohet cilido, që ka të bëjë më kohën se kur u shfaqën partitë politike.
Partitë në kuptimin që ne nënkuptojmë janë shfaqur në perëndim në shekullin e XIX-të. Ato përbënin një risi. Edhe pse partitë rivunë në përdorim një numër të caktuar mekanizmash politike dhe sociale paraekzistuese, ato zotërojnë tipare krejt të veçanta.
 
Tiparet kryesore
1. Janë të institucionalizura
2. Kërkojnë një mbështetje popullore
3. Dallohen në mënyrë të pastër nga grupet e ndikimit
1. Institucionalizimi i partive
Format e vjetra të organizimit politik
Më përpara në kohë grupimet politike ishin në pjesën më të madhe tërësisht informale. Miqtë e një lideri të caktuar mblidheshin përreth tij dhe e përkrahnin (këto nuk kërkonin ndonjë formë të veçantë organizimi). Në raste të tjera grupimet politike ishin të formësuara në sekte fetare ose lëvizje të traditës të cilat ishin të organizuara. Por këto formacione kishin të përbashkët faktin se ato formësoheshin rreth faktorësh rrethanore, personalitete karizmatike apo situata që kërkonin një mbrojtje të përshtatshme dhe të veçantë. Në këto rrethana çdo ndryshim i tyre si psh vdekja e drejtuesit, zgjidhja e krizës etj do të çonin në shpërndarjen e lëvizjes.
Partitë moderne, replikat e shtetit

Ekzistenca e shtetit lejon që të kufizohet pushteti i qeveritarëve por mbi të gjitha duke krijuar institucione ai lejon që të vendoset një vashdimësi abstrakte në vend të një ndërprerje të pashmangshme të ekzistencave konkrete psh mbretëria ose republika mund të zgjasin pa ndërprerje edhe pse vdesin mbretërit dhe presidentët. Partitë politike në ndryshim nga pararendësit e tyre zotërojnë një organizim juridik të cilin e emërtojmë përgjithësisht statut. Ai saktëson parimet e mëdha që strukturojnë jetën e partisë, orientimin e saj ideologjik, objektivat që ajo do të ndjekë. Gjithashtu statuti përkufizon në terma abstrakte funksionetedrejtim it dhe percakton rregullat sipas te cilave do te funksionoje zgjedhja dhe zevendesimi i drejtuesve. Çdo parti ka themelues dhe ashtu si me perpara personaliteti i ketyre njerëzve  luan rol shpesh vendimtar ne procesin e formimit te partisë por në sajë të institucionalizimit partia zotëron ashtu si dhe shteti mjete për të mbijetuar pas humbjes së themeluesve te tyre.
2. Kërkimi i një mbështetje popullore
Një parti politike moderne duhet të përfaqësoje jo vetëm vetveten
Në shoqeritë e dikurshme pushteti cilesohej si politik nga një numër i vogel individësh të cilët psh mund të ndryshonin kryeministrin. Brenda kesaj elite formoheshin vëllazëri aristokratike të cilat përkrahnin njërin ose tjetrin kandidat. Por këto nuk përfaqësonin askënd përveç vetes së tyre. Ato nuk përfaqësonin aspiratat e popullit apo opinionin, objektivi i vetëm ishte të merrnin pushtetin
Kërkimi i pushtetit
Nuk mungon as në demokracitë e kohëve të sotme por një gjë e tillë nuk shprehet hapur dhe kur kjo ndodh zakonisht dënohet. Kjo ndodh sepse partitë politike nuk duhet ta kërkojnë më pushtetin për pushtet. në një univers politik te mbisunduar nga opinioni publik ato duhet të përfaqësojnë prirjet e ndryshme të ketij opinioni.
Parti konkurruese dhe “parti të vetme’

Mjeti më i sigurt për të njohur dhe matur mbështetjen qytetare janë zgjedhjet. Por në demokracite pernëdimore përdoret dhe një mjet tjetër mjaft i njohur që janë sondazhet e opinionit publik. Ndryshe nga zgjedhjet që realizohen në kohë të caktuara sondazhet mund të zhvillohen herë pas here. Është e rëndësishme që të bëjmë një dallim nga partitë politike konkurruese ku e vetmja mbështetje që mund të sigurohet arrihet përmes zgjedhjeve dhe partive jokonkurruese ku mbështetja sigurohet me propaganda mashtruese apo dhe nuk sigurohet mbështetje fare por vihet në pushtet me klika ushtarake pra nuk ka asgjë të sinqertë por është njeë mbështetje e detyruar.
Tipologjitë e partive politike
Dallimi tradicional për partitë është përpunuar nga Maurice Duverger që i klasifikon në: parti të elitave dhe parti të masave
Partitë e elitave.
A. Formacioni i grupeve parlamentare
Partitë e para poltike moderne ishin partitë e elitave.
Institucioni parlamentar realizoi formimin e grupeve të mbështetura në:
Afërsitë ideologjike
Afërsitë personale
Parlamentarëve u intereson që të bashkërendojnë veprimtarinë e tyre dhe kësisoj lindin grupet parlamentare.
Komitetet elektorale me struktura të përhershme. Gjatë procesit elektoral shfaqen probleme ose kufizime
1. Kandidati qoftë edhe ai më i denji nuk do zgjidhej nqs askush nuk njeh emrin dhe virtytet e tij pra sdo bëhej fushatë në emër të tij (kufizime teknike)
2. Nqs sdo bëhet fushatë atëherë edhe klasat e papërkrahura sidomos ato fshatare do votojnë për elitat tradicionale duke qenë se nuk njohin mundësi të tjera. (mungesë mundësish politike)
Komitetet elektorale me struktura të përhershme
Në rast kufizimesh kërkohet një punë politike në terren, pra kërkohet ngritja e shtabeve elektorale të cilat në fakt nuk janë të përhershme por deri në momentitn që përfundojnë zgjedhjet. Kohët e fundit po përkrahet ideja e ngritjes së strukturave të përhershme (mobilizim i përhershëm për të qenë sa më afër zgjedhësve
Karakteret dalluese të partive të elitave
1. Autoriteti në gjirin e partisë është personal dhe i decentralizuar
2. Legjitimiteti i autoritetit mbështetet në vullnetarizëm
Personal sepse ndikimi i një drejtuesi nuk është i përcaktuar nga kompetencat e përkufizuara në termat juridike. Ai është i lidhur me situatën e një individi, me jetëgjatësinë e tij në organizatë, me rrjetin e miqësive dhe klientelës që ka ditur të krijojë shpesh herë dhe me anë të personalitetit të tij
I decentralizuar sepse autoriteti në një parti elitash është lokal pra funksionon normalisht në nivelin e zonës. I zgjedhuri me vota zgjedh mes militantëve drejtuesit dytësore të partisë.
Motivet e krijimit të partive të masave
1. Problemi i efikasitetit
2. Partite socialiste
Kerkimi i numrit dhe pedagogji
1.   Problemi i efikasitetit
Partia e dalë nga elitat përbën një instrument poltik me një efktshmëri të pakrahasueshme në raport me çdo gjë tjetër që e ka paraprirë.
Jetëgjatësia e saj, organizimi i saj i strukturuar, i lejojnë të ketë një veprim politik metodik njëherësh në kohë dhe në hapësirë, një parti e tillë mund të konceptojë dhe zbatojë një strategji të shtrirë në kohë, duke zënë sistematikisht terrenin.
Por jo për të gjitha prirjet politike do të jetë një instrument i përshtatshëm partia e elitës për arsye se elitat mbrojnë gjithmonë teza ekstreme sidomos kur ato shkojnë kundër interesave të tyre.
2. Partitë socialiste
Kjo konsideratë shpjegon shfaqjen e partive të masave në shekullin e 19 dhe faktin që të parat ndër to qenë partitë socialiste. Socializmi i çfarëdo rryme ka për qëllim të bëhet zëri i të përkrahurve dhe veçanërisht i punonjësve të industrisë.
Pra levizjet socialiste nuk konceptohen thjesht si mjete shprehjeje të një opinioni që ekziston tashmë por ato synojnë ti japin formën opinionit duke e ndërgjegjësuar proletariatin për kushtet  në të cilat ndodhet, kushte të cilat presupozohen që ato nuk i shohin të paktën pjesërisht.
Kërkimi i numrit dhe pedagogji
1. Të kompensohet me anë të numrit ndikimi i dobët social i proletarëve të marrë në mënyrë individuale
2. Te partia e masave ka një qëllimshmëri pedagogjike në sensin që në gjirin e saj proletarët edukohen, studiojnë doktrinën socialiste “rrisin ndërgjegjen klasore”
Disiplinë dhe demokraci
Një organizim piramidal
Organizimi i partive të masave konceptohet në mënyrë të tillë që ti vërë në punë njerëzit. Anëtarët përbëjnë popullin. Ata zgjedhin delegatët në kongres që mblidhen rregullisht dhe marrin vendime të rëndësishme: miratimi dhe ndryshimi i statuteve, zgjedhja e instancave drejtuese. Ky sistem piramidal duket se ofron garancitë sepse çdo instancë e lartë zgjidhet nga të tjera më të ulëta.
Grupimet e organizuara në Partitë Social demokrate
Partia e tipit social demokrat organizon konkurrencën midis grupimeve për kontrollin ose drejtimin e partisë. Gjatë kongreseve secili nga grupimet ka rastin të paraqesë një mocion: delegatët votojnë dhe tendenca që fiton vetëm ose në sajë të aleancave ka të drejtën të formojë qeverinë e partisë deri në kongresin e ardhshëm.
Prirjet oligarkike në gjirin e partisë së masave
Manipulimi i pëlqimit të militantëve
Pozicioni mbizotërues i të përhershmëve të partisë
Manipulimi i pëlqimit të militantëve
Funksionimi i demokracisë së brendshme në partitë e masave në praktikë nuk është i përkryer. Ato janë pre e prirjeve oligarkike dhe drejtuesit kanë një pushtet të padiskutueshëm. Levizjet e opinionit është tepër e vështirë të ndryshojnë drejtuesit ose politikën e tyre. Nga njëra anë demokracia ekziston sepse shumica e militantëve mbështesin me të vërtetë drejtuesit por nga ana tjetër demokracia është e manipuluar sepse drejtuesit e krijojnë vetë mbështetjen ndaj së cilës janë object.
Pozicioni mbizotërues i të përhershmëve të partisë
Vetë ideja parti e masave nënkupton rritje të konsiderueshme të detyrave që mer përsipër partia. Për realizimin e tyre lind nevoja për funksionimin e një administrate të posaçme. Pra del nevoja e punësimit me kohë të plotë e njerëzve që punojnë për partinë “të përhershmit“ të cilët paguhen. Nga ana tjetër është e rëndësishme të theksohet fakti se këta duhet të jenë militantë.
Partitë komuniste
Konceptimi leninist i partisë
Centralizimi demokratik
Partitë komuniste kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shekullin e XX.
Të qenit të veçanta ato ja detyrojnë disa faktorëve:
Ideologjise marksiste Leniniste
21 kushtet e Leninit
Fundi i botës sipas Marksit
Revolucionit social
Lufta e klasave
Centralizimi demokratik
Shoqëria e shihej si e ndarë në dy klasa:
Kapitalistët dhe Proletarët.
Centralizimi demokratik
Për një kohë të gjatë ky parim u bë parimi i identitetit të tyre. Thuhet se centralizimi nuk sakrifikon demokracinë falë dallimit midis bisedimeve që paraprijnë marjen e vendimeve dhe zbatimit që vijon.
Në fazën e parë: zbatohen rregullat demokratike liria e diskutimit dhe e votës.
Në fazën e dytë: imponohet një disiplinë ushtarakë. Militantët që kanë mbështetur pikëpamjen e pakicës duhet të heqin dorë nga ajo për të pranuar pa kushte atë të shumicës.
3 funksionet e partive politike
1. Qartësimi i zgjedhjeve elektorale
2. Formimi dhe përzgjedhja e kandidatëve
3. Integrimi social
Qartësimi i zgjedhjeve elektorale
Etiketat partiake. Rreshtimi kandidatit në një parti përbën një garanci për zgjedhësit sigurisht relative përsa i përket linjës politike që mendon të ndjekë kandidati ndërsa kur kandidati nuk do ishte i integruar në ndonjë parti atëherë do të votohej vetëm bazuar mbi kritere personale. Partia zhduk dykuptimësinë dhe rrit kontrollin e zgjedhësve mbi të zgjedhurit.
Programet elektorale
Programet politike u lejojnë zgjedhësve që të pozicionohen jo vetëm në lidhje me prirjet e mëdha politike por dhe duke krahasuar qëllimet e partive që janë në garë. Në garën politike partitë premtojnë dhe realizojnë programet e tyre duke marë mbi vete dhe përgjegjësinë. Ky proces ndikon në rritjen e transparencës.
2. Formimi dhe përzgjedhja e kandidatëve
1. Provë për politikanet e ardhshëm (pra partitë kryejnë jo vetëm funksionin e përzgjedhjes por dhe të formimit për kandidatët e ardhshëm)
2. Pranim ose zgjedhje nga baza
Shpesh pranohet se i takon bazës të bëjë zgjedhjen por shpesh realizohet maskimi kur duket sikur vendos baza por në fakt në realitet zgjedhjen e bën kreu.
Pyetje
A duhet të zgjedhin militantët kandidatët?
A mund të bëjnë një zgjedhje vërtet të vlefshme?
3. Integrimi social
Integrimi i individeve
Marin pjesë në lëvizje kolektive, u ofrohet një vend për të gjetur një vend në shoqëri, promocioni social.
Integrimi i grupeve, realizohet nëpërmjet tejçimit të fjalës për disa kategori sociale të papërkrahura që nuk zotërojnë mënyrë tjetër për të bërë të dëgjohet zëri i tyre.
Sistemet e partive
Sisteme me një parti mbizotëruese
Sisteme dypolare
Sisteme shumëpolare
Sistemet e votimit
      Sistemi proporcional
      Sistemi mazhoritar
 
KRAHASIMI I DY SISTEMEVE
Sistemi proporcional: pёrparёsitё dhe tё metat

Se sa i ndikueshёm ёshtё stili politik dhe struktura politike e njё shoqёrie nga pёrpunimi i sistemit zgjedhor, kёtё e tregon përmbledhja e dallimeve kryesore. Sistemi proporcional bazohet në parimin, sipas tё cilit vendet nё parlament ndahen saktёsisht nё proporcion tё drejtë me votat që iu janë dhёnë partive nё tё gjitha qendrat zgjedhore. Nёse njё parti pёrkatёse fiton 10 % tё votave, asaj i jepen 10 % tё mandateve. Nё kёtё mёnyrё, parlamenti shndёrrohet nё njё lloj pasqyre politike tё rrymave tё ndryshme tё zgjedhёsve. Çdo pakicё dhe çdo drejtim politiko-pragmatik ёshtё i pёrfaqёsuar dhe mund të paraqesë nё parlament pikёpamjet e veta. Sistemi proporcional i zgjedhjeve bën të mundur edhe themelimin e lehtё dhe me sukses tё partive tё reja, sepse pёr pёrfaqёsimin e tyre nё parlament mjafton të fitojnë vetёm nga njё vote nё çdo zonë elektorale, sepse ato mblidhen nё fund sё bashku, kёshtu qё fitimi p.sh. i njё pёrqind tё votave nga një parti e re, i jep asaj mundёsinë të fitojë disa vende nё parlament. Joshja pёr themelimin e partive tё reja padyshim që sjell me vete elemente tё reja, nxit degёzimin e partive dhe grupeve tё interesave tё kufizuara. Pёr kёtё arsye, sistemit proporcional tё zgjedhjeve i pёrgjigjet shpesh parlamenti i ndarё nё shumё grupe parlamentare, nga tё cilat dalin qeveri të paqëndrueshme koalicioni me dobёsi tё njohura tё udhёheqjes dhe me kriza. Votuesi, me votёn e tij mund të ndikojë në formimin e qeverisё, sepse partitё nё raste tё zakonshme nuk pёrcaktohen nё fushatat elektorale pёr koalicione tё caktuara. Meqë sukseset e qeverisё çdo anëtar i koalicionit i konsideron tё vetat, ndёrsa mossukseset ua dedikon partnerëve, votuesi e ka edhe më tё vёshtirё të njohë kompetentёt, si nё aspektin pozitiv, ashtu edhe nё atё negativ. Kandidatёt pёr deputet, nё sistemin proporcional pёrcaktohen nё kongreset vendore apo tё qarqeve, e jo nga komisionet partiake lokale, gjё që iu jep mundёsi mё tё madhe ndikimi kryesive tё partive. Votuesi nuk zgjedh kandidatin pёrkatёs, por duhet t'ia japё votёn listёs sё partive pёrkatёse, nё tё cilёn kandidatёt janё tё renditur sipas një radhe tё caktuar. Edhe pse votuesi nuk ka njё pёrfaqёsues tё njё zone tё caktuar elektorale, ai u jep mundёsinë partive qё gjatё pёrpilimit tё listave të kenë në konsideratë tё gjitha grupet relevante tё partisё dhe shtresat e synuara tё votuesve. Nga ana tjetёr, kjo u jep mundësi shoqatave tё interesave të premtojnë pёrkrahje ndaj partisё, nëse ato sjellin anёtarёt e këyre të fundit nё listёn e kandidatёve.
Sistemi mazhoritar: pёrparёsitё dhe tё metat
Në dallim nga sistemi proporcional, nё sistemin mazhoritar, zona elektorale ndahet nё po aq qendra zgjedhore, sa ёshtё edhe numri i ofruar i vendeve nё parlament. I zgjedhur konsiderohet ai që nё zonat elektorale ka fituar ose shumicёn absolute ose shumicёn relative tё votave. Kёtё, nё kushte normale, e arrijnë vetёm kandidatёt qё mbёshteten nga partitё e mёdha apo partitё e bashkuara rajonale. Nga ana tjetёr, ato duhet tё heqin dorё nga pёrfaqёsimi vetёm i interesave tё veçanta dhe duhet tё bёhen atraktive pёr shumё grupe tё mёdha tё popullsisё, me qёllim që tё arrijnë shumicёn e votave. Sistemi mazhoritar i zgjedhjeve  i detyron nё kёtё mёnyrё partitё tё modernizohen dhe tё heqin dorё nё programet dhe veprimet e tyre nga pёrfaqёsimi i grupeve ekstreme. Në perspektivën historike, zgjedhja e mazhorancёs dhe sistemet dypartiake janё tё lidhura ngushtë me njёra-tjetrёn. Edhe pse sistemi mazhoritar nuk mund t'i prodhojë sistemet dypartiake, ai i ruan dhe i siguron ato. Nё kushte tё tilla, votuesi nё zgjedhje vendos mes dy programeve dhe grupeve tё ndryshme qeveritare. Zgjedhja e parlamentit fiton tendencёn e shndёrrimit nё zgjedhje tё qeverisё. Grupi fitues qeveritar mund tё shpresojё nё kёtё mёnyrё nё njё shumicё të qëndrueshme parlamentare tё partisё sё tij. Nga ana tjetër, një gjë e tillë e ndimhon votuesin që nё zgjedhjet e ardhshme të kёrkojë pёrgjegjёsisё e qeverisё, sepse nё rrethana të qarta mazhoritare suksesi apo mossuksesi politik mund tё identifikohet qartё. Për mossukseset eventuale nuk mund të fajësohen partnerёt e koalicionit. Ndikimi i votuesve nё formimin e qeverisё dhe mbi efektin e qeverisё sё mbёshtetur te shumica përbëjnë pёrparёsinё e sistemit dypartiak tё stabilizuar nga sistemi mazhoritar i zgjedhjeve. Pёrveç kёsaj, sistemi mazhoritar krijon ingranim relativisht tё ngushtё mes parlamentit dhe zonës elektorale, pёrcakton deri nё njё farё mase deputetët nё zona tё caktuara dhe pengon nё kёtё mёnyrё krijimin e distancave tё mёdha mes elektoratit dhe tё zgjedhurve. Njёkohёsisht, organizimi i ulёt lokal, gjatё pёrcaktimit tё kandidatёve fiton rёndёsi tё madhe, gjё qё ёshtё e dёshirueshme nё procesin e demokratizimit tё brendshёm tё partive. Megjithatë nuk duhen anashkaluar tё metat e sistemit mazhoritar. Pёrcaktimi i kandidatёve vetёm nga kёndvёshtrimi i interesave lokale bёn shpesh qё pakicat pёrkatёse apo grupet e ndryshme tё popullsisё tё mos pёrfaqёsohen. Shembull nё kёtё aspekt janё ndër të tjera femrat, tё cilat, duke pasur parasysh rrethanat ekzistuese, sot e kanё mё lehtё tё arrijnё nё parlament se sa tё fitojnё votat e njё zone pёrkatёs elektorale. Pёrveç kёsaj, ngaqё nё zonat elektorale merren nё konsideratё vetёm votat që i janë dhёnë kandidatit tё suksesshёm, grupet e tjera tё zgjedhёsve mbeten tё papёrfaqёsuara nё parlament. Sistemi mazhoritar i zgjedhjeve i jep shpesh mundёsinë njё shumice pёrkatёse tё ngushtё të ketë një pёrfaqёsim tepёr tё lartё nё parlament. Nё Angli ka ndodhur qё Partia Konservatore tё fitojë me 38,2 % tё votave mbi 56 % tё vendeve nё parlament. Shkaku pёr kёtё qёndron pjesёrisht nё ndarjen e zonave elektorale, tё cilat ёshtё e pamundur tё mbahen njёlloj tё mёdha dhe tё strukturohen nё atё mёnyrё qё tё mos dёmtohet apo pёrfitojë asnjё parti. Njё "gjeometri" e tillё e zoanve elektorale zgjedhore hap njё mundёsi tjetёr tё manipulimeve. Pёrveç kёsaj, ky sistem zgjedhor pengon realizimin e pёrfaqёsimit parlamentar tё pakicave, nё rast se ato nuk janё nё shumicё tё paktën nё disa zona elektorale. Lindja e partive tё reja ёshtё praktikisht e pamundur. Pёrveç kёsaj, edhe stabiliteti i qeverisё me shumicё absolute vihet nё pikёpyetje, nё rast se beteja e partive pёrfundon me fitore tё ngushtё. Pёr kёtё arsye, suksesi i sistemit mazhoritar të zgjedhjeve parashikon qё tё dy partitё tё jenё tё hapura nga tё gjitha anёt dhe tё mos qёndrojnё nё opozitё parimore ndaj njёra-tjetrёs. Nё tё kundёrt, ndryshimet mes partive do tё nёnkuptonin pёrmbysjen totale tё bashkёsisё. Pёrveç kёsaj, sistemi dypartiak i stabilizuar pёrmes sistemit mazhoritar tё zgjedhjeve kёrkon njё konsensus tё fortё nё popullsi. Duhet tё ekzistojë ndjenja e tё qenit nё tё njëjtën anё, toleranca dhe gatishmёria pёr tё mos e konsideruar pёrfaqёsuesin e palёs sё kundёrt si armik. Nё njё popull tё pёrçarё nё aspektin social dhe nё çёshtjet kryesore tё bashkёjetesёs politike, sistemi mazhoritar do tё kishte jo rrallё efekte negative, sepse ndёrrimi i pushtetit nuk do tё ishte i mundur pёr shkak tё ngurtёsisё sё fronteve dhe pakicat e mёdha nuk do tё pёrfaqёsoheshin nё parlament. Jo maturia por radikalizimi dhe polarizimi do tё ishte rezultati i kёsaj. Nё disa raste tё tilla do tё paraqitet nevoja e modifikimit tё sistemit proporcional të zgjedhjeve. Ёshtё vёshtirё tё thuhet parimisht se cili sistem zgjedhor ёshtё mё demokratik. Në varёsi të traditës historike, sistemit ekzistues partiak dhe rrethanave sociale nё njё shoqёri duhet zgjedhur një sistem apo një tjetёr. As pёr kёtё element konstruktiv tё demokracisё nuk ekziston njё recetё e pёrgjithshme, por forma tё ndryshme, nё tё cilat mund tё realizohet demokracia. Pёrshtatshmёria varet nga shkalla e realizimit tё pjesёmarrjes politike tё qytetarёve dhe aftёsia e qeverisjes sё personave tё zgjedhur.
(Material shtesë për lexim)
Partitë politike janë grupe shoqërore që u përhapën në shoqërinë kapitaliste. Në sistemin politik kapitalist partitë luajnë rol të madh në konstituimin,organizimin dhe drejtimin e pushtetit në shoqëri. Edhe pse partitë politike janë përhapur në kohën kapitaliste, grupimet politike zanafillën e vet e kanë në shoqërinë antike, gjatë luftës së klasave. Në kushtet e luftës klasore në mes borgjezisë dhe proletariatit në njërën anë dhe ndeshje interesash të llojeve të ndryshme të grupeve në vetë klasat, lind nevoja për prezentim të organizuar të interesave klasore apo grupore para se gjithash për pushtetin politik. Partitë politike për së pari herë janë paraqitur në Angli, grupacionet e para politike janë Vigët dhe Torët.Te parët janë angazhuar për të drejtat e parlamentit, për pavarsi fetare dhe për interesat e tregtarëve kurse të dytët janë angazhuar për mbretërinë, kishën angleze dhe për interesa e pronarët e tokave. Në Francë partitë politike janë paraqitur në kohën e revolucionit përmes klubeve të jakobinsave, kordilerëve etj. Me zhvillimin e kapitalizmit si sistem shoqëror botëror, partitë politike paraqiten si aktorë të pazavendësueshëm të jetës politike në të gjitha vendet.
Ka shumë përkufizime për partitë politike.
1. Parti politike e quajmë grupin e qytetarëve me qëndrime të njëjta, qëllimi I të cilëve është realizimi I pikëpamjeve politike.
2. Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njejta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike, bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të sukseshme të zbatojnë atje në praktikë programin e tyre.
3. Partitë politike janë lidhje të qytetarëve, të cilët pandërprerë apo për një kohë të gjatë ndikojnë në formimin e vullnetit politik dhe të cilat synojne të ndikojnë ne përfaqsimin e popullit nëse ato duke u bazuar në formën e pëergjithsme të rrethanave ekzistuese, posacerisht në vëllimin qëndrueshmërisë e organizimit të tyre, në numrin e anëtareve dhe në paraqitjen e tyre në opinion ofrojnë garancitë mjaftueshme për seriozitetin e angazhimit për aritjen e këtyre qëllimeve.
4. Partitë janë grupe parciale shoqërore që i bashkojnë njerëzit në mënyrë vullnetare dhe të organizuar në bazë të programeve dhe ideologjive të caktuara,në të cilën janë të shfaqura interesat të ndonjë grupi shoqëror me të vetmin qëllim që të fitojë pushtetin ose të ketë ndikim në të.
Këto definicione përmbajnë disa kritere të rëndësishme, të cilat janë karakteristike për partitë politike. Nuk luan rol nëse një organizatë e quan apo jo veten “parti”. As orientimi ideologjik respektivisht programi nuk është vendimtar në pyetjen nëse një organizatë është parti politike apo jo.
Partia politike duhet të ndikojë në formimin e vullnetit politik. Ajo pretendon ndikimin e përgjithshëm politik. Bashkëformimi i vullnetit politik organizohet për një kohë të gjatë dhe fushë të gjërë. Nuk mjafton nëse një bashkim politik angazhohet vetëm në sektorin komunal.
Partia politike duhet të bëjë të qartë vullnetin e pjesëmarrjes së rregullt në përfaqësimin politik të popullit. Në këtë mënyrë ajo dallohet p.sh. nga bashkësitë, të cilat nuk bartin përgjegjësi politike për të gjitha fushat, apo nga iniciativat qytetare, pjesëmarrja e të cilave nuk është e rregullt dhe të cilat nuk synojnë poste politike. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se partitë politike fitojnë mandate në parlament.
Me rëndësi është organizimi i pavarur, si në aspektin e vëllimit ashtu edhe në atë të qëndrueshmërisë. Organizatat të cilat formohen vetëm për shkak të zgjedhjes nuk posedojnë statusin e partisë politike. E njejta vlenë edhe për grupet, të cilat i shërbejnë aparateve organizatorike të bashkësive tjera.
Partitë politike janë bashkësi të qytetarëve. Parimi i anëtarësimit individual synon pengimin e infiltrimit të partisë politike nga bashkësia. Numri i përgjithshëm i anëtarëve nuk guxon të kaloj një kufi të caktuar, në mënyrë që serioziteti i qëllimeve dhe i gjasave të suksesit të mbetet i qartë.
Bashkësia politike e cila dëshiron njohjen si parti politike duhet të synoj paraqitjen në opinion publik. Organizatat të cilat ngurrojnë të paraqiten në opinion publik dhe veprojnë në mënyrë të fshehtë nuk i përmbushin kriteret e të qenit parti politike
Cilat lloje të partive ekzistojnë?
“Tipologjitë asnjëherë nuk përfshinë tërë shumëllojshmërinë e realitetit. Nga një serë tiparesh ato përpiqen t`i dallojnë ato, të cilat e lehtësojnë zbulimin e vetive të përbashkëta dhe dallimeve të partive politike. Këto mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme, më të rëndësishmet nga të cilat paraqiten në vijim.”
Kriteret e dallimit. Llojet e partive.
Sipas shkallës së organizimit:
      Partitë e votuesve
      Partitë e anëtarëve

      Sipas fushës së hyrjes politike:
      Partitë popullore      Partitë e interesave
      Sipas qëndrimit ndaj sistemit politik:
      Partitë konforme ndaj sistemit
      Partitë kundërshtare të sistemit
      Sipas funksionit në sistemin politik:
      Partitë qeveritare
      Partitë opozitare
Në praktikë më së shpeshti haset dallimi sipas qëllimeve shoqërore të një partie. Klasifikimi sipas orientimit ideologjik rezulton këto lloje të partive:
      Partitë nacionaliste
      Partitë konservatore
      Partitë liberale
      Partitë socialdemokratike
      Partitë komuniste
      Llojet e partive veç e veç:
      Dallimi sipas shkallës së organizimit:
 
Partitë e votuesve: Në fillim të ekzistencës së tyre partitë politike kishin tejet pak anëtarë. Qytetarë të njohur mblidheshin së bashku dhe ushtronin punën e tyre vullnetarisht (partitë e honoratit). Sot flitet për partitë e votuesve. Kjo do të thotë se numri i votuesve është shumë më i madh se sa numri i anëtarëve të një partie. Lidhja me partinë shpesh është jo e fortë.
Partitë e anëtarëve: Për dallim nga partitë qytetare, të dala shpesh nga fraksionet parlamentare, partitë e punëtorëve, qysh herët kishin një aparat të organizuar partiak dhe përfshinin një numër relativisht të madh të anëtarëve (partitë e masave). Partitë e anëtarëve, sipas këtij nocioni tanimë të njohur, posedojnë një shkallë të lartë të organizimit. Kjo bën që një pjesë e madhe e shpenzimeve të mbulohet nga anëtarësitë.
Dallimi sipas qëllimeve politiko-shoqërore:
Partitë nacionaliste: predikojnë duke i refuzuar rregullat demokratike mendim nacionalist, shpesh të përzier me ideologji populliste dhe me pikëpamje raciste. Shkaqet për “të këqijat e botës” shihen në liberalizëm dhe në komunizëm.
Partite konservatore: përpiqen ta ruajnë respektivisht rivendosin “të sprovuarën”. Për këtë shkak ato paraqiten skeptike ndaj risive dhe ndryshimeve, mirëpo edhe theksojnë se parimet tradicionale nuk mund të dëshmohen gjatë pa reforma të zgjeruara.
Partitë liberale: Thirren në të drejtat e lirisë së individit dhe theksojnë pathyeshmërine e shtetit juridik. Shoqërorizimi i mjeteve të prodhimit refuzohet.
Partitë socialdemokratike: synojnë arritjen e rendit politik të bazuar mbi drejtësi sociale dhe barazi të gjërë sociale të njerëzve dhe angazhohen në rend të parë për të dobëtit në aspektin ekonomik.
Partitë komuniste: pretendojnë, pavarësisht nga mendimi (mundësisht i ndryshëm) i shumicës së popullsisë, arritjen e rolit udhëheqës si “avangardë” (pararojë) e progresit shoqëror dhe propagandojnë diktaturën e proletariatit.
Dallimi sipas hyrjes politike:
Partitë popullore: përpiqen t`i përfshijnë interesat dhe nevojat e të gjitha grupeve të popullsisë, pra nuk largohen nga shtresat e caktuara të popullsisë, por integrojnë mundësisht shumë qytetaarë. Kjo nuk do të thotë se partitë popullore nuk vëjnë pikërëndesa në strukturën e tyre të anëtarëve dhe të votuesve. Pikëpamjet botëkuptuese nuk luajnë rol të rëndësishëm në programet e partive popullore
Partitë e interesave: ndjehen të obliguara ndaj interesave të grupeve të veçanta (psh. sociale, konfesionale, rajonale) dhe nuk synojnë arritjen e votave nga të gjitha pjesët e popullsisë. Këtu theksohet shumëfish programatika e programit partiak. Një variantë të partive popullore e paraqesin edhe partitë e klasave.
Dallimi sipas qëndrimit ndaj sistemit politik:
Partitë konforme ndaj sistemit: pohojnë pajtueshmërine me sistemin politik duke vepruar në të dhe angazhohen ose për stabilizimin e rendit politik, ose për përmirësimin e tij gradual përmes reformave.
Partitë kundërshtare të sistemit: nuk pranojnë parimet e sistemit përkatës më së voni pas marrjes së pushtetit nuk i respektojnë më rregullat e tij. Ato ose i ndalojnë partitë tjera (siç bëri NSDAP në vitin 1933), ose i degradojnë ato (siç ishte rasti me SED-në në Republikën Demokratike Gjermane DDR).
Dallimi sipas funksionit në sistemin politik:
Partitë qeveritare: kanë qenë të suksesshme në zgjedhje dhe përbëjnë deri në zgjedhjet e ardhshme qeverinë. Mund të ketë disa parti qeveritare, të cilat, së bashku, si koalicion, përbëjnë qeverinë.
Partitë opozitare: kanë humbur në zgjedhje dhe përbëjnë opozitën në parlament. Natyrisht se mund të ketë disa parti opozitare, qëllimi i të cilave është fitimi i zgjedhjeve të ardhshme përmes parqitjes së alternativave.
Cilat janë funksionet e partive politike?
Pa partitë politike, të cilat në shumë aspekte luajnë rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese, është e paparamendueshme demokracia moderne. Si duket atëherë në praktikë ky ndërmjetësim? Cilat funksione i kryejnë partitë politike si pjesë të sistemit ndërmjetës në sistemin politik?
Funksionet kryesore të partive politike:
Rekrutimi i personelit: Partitë politike i zgjedhin personat dhe i prezentojnë ata në zgjedhje për plotësimin e funksioneve politike.
Artikulimi i interesave: Partitë politike formulojnë kërkesat pritjet publike dhe kërkesat e grupeve të shoqërisë ndaj sistemin politik.
Funksioni programor: Partitë politik integrojnë interesat e ndryshme në një parafytyrim të përbashkët mbi politikën, në një program politik, për të cilin mundohen të fitojnë pëlqimin dhe votat e shumicës.
Funksioni participues: Partitë politike vendosin lidhjen mes qytetarëve dhe sistemit politik, ato e mundësojnë pjesëmarrjen politike të individëve dhe grupeve me shpresë për sukses.
Funksioni legjitimues: Duke vendosur lidhjen mes qytetarëve, grupeve shoqërore dhe sistemit politik, partitë politike ndihmojnë sanksionimin e rendit politik në vetëdijen e qytetarëve dhe grupeve shoqërore.
Partitë politike mes “shtetit” dhe “popullit”
Partitë politike nuk janë aktorët e vetëm në sistemin ndërmjetës. Detyrën e përfaqësimit të interesave dhe të formimit të vullnetit politik ato e ndajnë me shoqatat, iniciativat qytetare dhe lëvizjet sociale si dhe me mediat. Këto të fundit ndërkohë nuk luajnë më vetëm rol pasiv ndërmjetës, por janë bërë »medium dhe faktor« në procesin e komunikimit. Mirëpo vetëm partitë politike plotësojnë »rolin e veçantë të dyfishtë« të legjitimuar nga zgjedhjet »jo vetëm të afrimit të opinioneve dhe interesave nga populli në shtet, rol ky të cilin e luajnë edhe instancat tjera ndërmjetëse, por duke formuar vullnetin e përgjithshëm në organet shtetërore.Ato pra zgjedhin problemin e paraqitur në të gjitha demokracitë pluraliste përfaqësuese të ndërmjetësimit në mes pluralizmit ekzistues shoqëror dhe unitetit shtetëror.« Ky status i veçantë dhe i përzier kushtetues, i përbërë nga liria dhe lidhja, të cilat partive politike, në kufizim me organet shtetërore u ndanë rangun e organit kushtetues, synon të pengoj që ato të mos futen aq thellë në fushën e shtetësisë institucionale, sa që të humbin rolin e tyre të vërtetë në shoqëri, udhëheqësitë e tyre të fitojnë pavarësinë nga anëtarët dhe të shuhet lidhja e përhershme me pluralizmin shoqëror të ideve dhe interesave.
Partitë politike, sipas asaj që u tha më lart janë ato të cilat duhet ta mbajnë në funksionim »qarkullimin e komunikimit politik« mes organeve shtetërore dhe opinionit, mes »formimit të vullnetit të popullit« dhe »formimit të vullnetit shtetëror«, derisa pyetja nëse ato »i takojnë shoqërisë apo shtetit është e padiskutueshme. Për debatim qëndron vetëm masa, në të cilën ato guxon të integrohen në të dyja këto sfera«. Si asnjë aktori tjetër në procesin politik të sistemit demokratik partive politike i takon një rol i veçantë komunikativ.
Si duken sistemet partiake?
Deri tani ne kemi shtjelluar pyetjen se çfarë i përbën partitë politike,cilat lloje të partive politike ekzistojnë dhe cilat funksione i kryejnë partitë politike në sistemin politik .Me këtë rast ne kemi paraparë ekzistimin e disa partive politike dhe të një sistemi partiak. Vetëm kështu kanë kuptim definicionet, tipologjitë dhe ndarjet e funksioneve. Parti të përshkruara në kuptimin e deritanishëm mund të ketë vetëm në shoqëritë pluraliste, të lira dhe demokratike. “Partitë shtetërore” në diktatura apo partitë (e njësuara) marksiste-leniniste në shtetet socialiste janë të organizuara sipas një mostre tërësisht tjetër, pasi që ato nuk paraqesin një nga disa parti në një sistem të konkurencës .
Të flasish për partitë ka kuptim vetëm nëse ato veprojnë brenda një sistemi të konkurrkencës së partive politike. Monopolizimi i formimit të vullnetit politik nga ana e një partie politike apo ekzistimi i vetëm një partie politike përjashton çdo lloj të konkurrencës. Sistemi njëpartiak pra në fakt është kundërthënës.
Në literaturën shkencore zakonisht bëhet dallimi mes sistemeve njëpartiake dhe sistemeve shumëpartiake. Sistemi dypartiak nuk nënkupton ekzistimin e vetëm dy partive politike; me këtë nënkuptohet, se partitë e tjera nuk luajnë apo luajnë një rol jo të rëndësishëm në formimin e qeverisë dhe në ushtrimin e rolit opozitar. Se a kristalizohet në një shtet sistemi dy apo shumëpartiak, kjo varet nga kushtet tradicionale, socio-kulturore, institucionale, socio-ekonomike dhe konfesionale. Në këtë mënyrë, struktura pak homogjene sociale dhe e drejta zgjedhore e proporcionit e ndihmon në përgjithësi lindjen e sistemit disapartiak dhe të atij shumëpartiak.
Sistemi dypartiak mund të trajtohet si “sistem i konkurrencës”, derisa ai shumëpartiak si “sistem i bashkëpërkimit”. Në “sistemin e konkurrencës” (siç është ai në Britani të Madhe) dominon “rregulli i shumicës”, në “sistemin e bashkëpërkimit” (si p.sh. ai në Zvicër), gjatë procesit të gjetjes së vendimeve merren parasysh shumë interesa, pra nuk majorizohet pakica.
- Si duken sistemet partiake? – nuk mund të përgjigjet thjeshtë dhe në mënyrë të gjithëvlefshme, sepse sistemet partiake gjithkund janë të ndryshme!
 
Literatura


 Ferraj Hysamedin, “Hyrje në Shkencat Politike”, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 1998.
Krasqniqi Afrim, “Shoqëria civile në Shqipëri: historia e lindjes, zhvillimit dhe sfidat e saj”. Shtëpia botuese “GEER”, Tiranë 2004.
Heywood Andrew, “Politika”, Tiranë 2007.
Krasqniqi Afrim, “Partitë politike dhe sistemet politike: historia, roli, organizimi, modelet dhe tiparet e partive dhe sistemeve politike”. Shtëpia botuese “Ilar”, Tiranë 2008.
Krasqniqi Afrim, PARTITË POLITIKE DHE SFIDAT E SIGURISË: RASTI SHQIPTAR Botuar ne Revista shkencore “Alternativa”, nr. 2, Lubjanë, (fq 49-74), 2006.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels