IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Nikolo Makiaveli  (Niccolò Machiavelli) (3 maj 1469 – 22 qershor 1527)
Racionalizmi Praktikë ose Fundi i mendimit Metafizikë në politikë!
            JETA E TIJ
Nikola Makiaveli ishte një politikan, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firence. Sëbashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes.
Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës .  Është autori i veprës së famshme Il Principe ("Princi").

Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 - 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve.
Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. 
Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë saj.
Më 1512, kur ra Republika, Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet.
I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences.  Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532).
Me ndërmjetësinë e lidhjeve të reja, u fut në punë pranë Mediçëve, nderet e të cilëve kishte kohë që i kërkonte me ngulm. Duke filluar nga viti 1519, zotërit e Firences i besuan detyra të shumta, pa ndonjë rëndësi të veçantë, dhe sidomos pa ndonjë lidhje me politikën.
Pas marrjes dhe plaçkitjes së Romës nga Karli V më 1527, Mediçët u detyruan të linin pushtetin në Firencë dhe Makiaveli i humbi përsëri të gjitha funksionet e tij.
 Nikola  Makiaveli  ka qenë mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik, duke i kthyer kështu shpinën mendimit mesjetar, për të cilin qëllimi i çdo veprimi tokësor ishte dhënë që më përpara .                     
    


Shkolla e Rilindjes Italiane, u zhvillua në Firence, në një periudhë kur mendimi mesjetarë i linte pak vend lirisë së vendimit të individit.
Njeriu i Rilindjes është i pushtuar nga ndjenja e jetës, duhet të vendosë vetë, për cfarë është e mirë për të. Vetëdija e Re e vetvetes, karakteristikë e njeriut të Rilindjes, po paralajmëronte rrëmuje social-politike dhe përmbysjen e gjendjes.
Shkëputje vendimtare nga tradita Aristoteliane.
 MOMENTI HISTORIK
Firence ishte e kërcënuar nga spanjollët dhe e privuar nga Medicët e dëbuar nga Franca.
Nje murg domenikan Xhirolamo Savonarola, vendos përkohësisht një Republikë të Krishterë Fondamentliste, shtet teokratik e të ashpër. Djegia e tij ne dru, coj ne vendosjen e republikes Fiorentine.
 De Principatibus
Gjate vendosjes se tij si diplomat i Republikes se re Fiorentinase, Makiaveli mban shenime nga librat e tij te shenjta, shenon bisedat e pavdekshme te njerezve te medhenj. Me keto shenime harton vepren e vogel “De Principatibus”, d.m.th  Mbi qeverisjet princerore ose Mbi principatat. Nderkaq, sic dihet, titulli qe i ka mbetur kesaj vepre eshte Princi .
Makiaveli kerkon te gjeje thelbin e principatave, llojet e tyre, si fitohen, si mbrohen dhe perse humbiten.
Kerkon te vere ne dore te “princit” njohurite qe ka fituar me pervojen e gjate dhe studimin e thelluar mbi kete subjekt.
Nga “De Principatibus” ne “Il Principe”
   1.Mbi qeverisjen princerore;
   2.Mbi principatat
“Princi” vepra moderne e Makiavelit
Vepra i referohet modelit të princit Cezar Borxhia:
1. Forca e veprimit (nga virtuti i tij);
2. Aftësia për të përfituar nga rastet e papërshtatshme
3. Shmangia e zgjuar e të pashmangshmes.
I kishin thënë mundësinë të fitonte Sovranitetin mbi provincën e Romanjës dhe mbahej aty fuqishëm.
Principatat janë:
Të trashëguara;
Të reja;
Të përziera (shtojca te shtetii sovran)
Civile;
Despotike apo kishtare.
Principata fitohen:
Me armë dhe nga kurajoja e princërve;
Me armë dhe fatin e dikujt tjetër;
Me veprimtari kriminale;
Llojet e ndryshme të ushtrive :
Mercenare;
Ndihmëse;
E përzier.
Si mjete të sulmit dhe të mbrojtjes, që mund të përdorin princat në raste të ndryshme.
Principatat dallohen nga republikat.
Nga këto principata disa janë te trashëguara kurse te tjerat të reja.
PRINCIPATAT E TRASHËGUARA
Detyra e princit është aq e lehtë saqë Makiaveli, të cilin e mundon paqendrueshmëria e regjimeve politike të Italisë së asaj kohe, nuk shfaq asnjë interes për këto lloj regjimesh që janë shumë të qendrueshme, shumë të lehta për t'u qeverisur, ku princit i mjafton që "të mos kalojë kufijtë e vendosur nga paraardhësit e vet e të mos nxitohet në vleresimin e ngjarjeve".  Nëse princi është i pajisur me cilësi, kjo do ti mjaftonte të qëndronte në fron.

     PRINCIPATAT E REJA
Vështirësitë e verteta fillojnë të shfaqen në principatat e reja, si për t'i pushtuar, ashtu edhe për t'i mbajtur. Por edhe te këto principata mund të bëhet një nënndarje; disa janë krejtësisht të reja, kurse të tjerat i bashkëngjiten shteteve të trashëgueshme si është p.sh. rasti i mbretërisë së Napolit që iu bashkëngjit mbretërisë së Spanjës; në këtë rast principata e re dhe Shteti i trashëgueshëm formojnë së bashku një trup që mund të quhet i përzier. Kjo gjendje ngre një sërë problemesh të ndërlikuara për të cilat Makiaveli, propozon zgjidhje, duke hartuar një kod të vogël praktik të aneksimit.
   PRINCIPATAT E PËRZIERA
Mbi principatat e përziera" ka numëruar gjashtë gabimet e bëra në politikën italiane prej Luigjit XII, princit trashëgimtar, Makiaveli përmend këtë maksime të akullt: "Dëshira për të pushtuar është padyshim dicka e zakonshme dhe e natyrshme dhe njerëzit që jepen pas saj kur i kanë mjetet e nevojshme, më tepër lavdërohen ose të paktën nuk qortohen; por kur nuk i kanë mjetet dhe përsëri përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë kryejnë një gabim që duhet qortuar. Pra nëse Franca kishte forca të mjaftueshme për të pushtuar mbretërinë e Napolit, ajo duhej ta bënte këtë, nëse nuk i kishte këto forca, atëhere nuk duhej ta ndante këtë mbretëri me dikë tjetër".

Të kesh forca të mjaftueshme, kjo është e gjitha, si për të pushtuar, si për të ruajtur dicka. Arsyeja e parë dhe e fundit e politikës se princit është përdorimi i forcës, pra lufta:
Pra një princ nuk duhet të synojë, të mendojë, apo të ketë për zemër dicka tjetër vec luftës dhe organizimit e disiplinës luftarake; sepse ky është arti i vetëm që i përket atyre që komandojnë dhe ky art ka fuqi aq të madhe saqë jo vetëm i mban në pushtet ata që janë të lindur princër, por shpesh ngre në këtë shkallë dhe njerëz të thjeshtë, ndërsa shihet se kur princët jepen më tepër pas delikatesës se sa pas armëve, ata i humbasin Shtetet e tyre.
PRINCIPATAT DESPOTIKE APO TË KRISHTERA
Principata despotike, ku qeveris një princ që të gjithë shtetasit i ka skllevër (sic është rasti i Turqisë) është e vështirë  për t'u pushtuar, sepse të gjithë shtetasit shtrëngohen rreth princit dhe i huaji s'mund të shpresoje gjë prej tyre.
Pasi pushtohet, ajo është e lehtë për t'u mbajtur; për këtë mjafton të shuash racën e princit në mënyrë që "të mos mbetet me këmbë askush që të mund të ketë ndikim në popull".
 Populli, që e ka zakon të ulë kryet e të bindet, është i paaftë të zgjedhë vetë një princ të ri e të marrë armët.



PRINCIPATAT ARISTOKRATE
Qeveriset prej një princi të cilit i ndihin të pasurit, këta senjore të një race të vjetër të cilët nuk e mbajnë pushtetin e tyre me ndihmën e princit, por për shkak të vjetërsisë së races së tyre (sic është p.sh. rasti i Francës), është e lehtë për t'u fituar.
Arsyeja është e thjeshtë: këtu gjithmonë do të nxjerrin krye fisnikë të pakënaqur, të gatshëm që t'i hapin udhë të huajit e të lehtesojnë fitoren e tij. Por kjo principatë është e vështirë për t'u mbajtur, sepse as që mund të bëhet fjalë që të kënaqësh të gjithë senjorët apo t'i shuash të gjithë; sepse "do të mbetet gjithmonë një grup senjorësh që do të vihen në krye të lëvizjeve të reja". Pra princi i ri do ta humbasë këtë principatë : të pushtuar, "me rastin më të parë".

          REPUBLIKA
Republika, ku më parë njerëzit jetonin të lirë nën pushtetin e ligjeve që i kishin bërë vetë, është një tip Shteti jashtëzakonisht i vështirë për t'u mbajtur nën zgjedhën e një princi të ri, një tip që është krejt e kundërta e principatës despotike ku shtetasit janë mësuar të ulin kryet e të binden.
Atje ka "një mënyrë jetese shumë më aktive, një urrejtje shumë më të thellë, një dëshirë për hakmarrje shumë më të zjarrtë, të cilat nuk lejojnë dhe nuk mund të lejojnë për asnjë cast që të shuhet kujtimi i lirisë së shkuar.
DY MJETET E PROPOZUARA NGA MAKIAVELI PËR TË MPOSHTUR LIRINË E PAMPOSHTUR REPUBLIKANE:
1. Princi të vendoset vetë në vendin e pushtuar për të shtypur drejtpërdrejt trazirat që do të lindnin.
2. Vendi të qeveriset sipas ligjeve të veta, nga qytetarët e vet, me kusht që këta të derdhin një harac.

Meqë këto dy mjete  janë të padobishme, atëherë Makiaveli  nuk sheh asgjë më të sigurtë për princin e vet , sesa një mjet të tretë e rrënjësor: shkatërrimin, zhdukjen nga faqja e dheut të Republikes së vjetër të pashërueshme.
Kushdo që bëhet sundimtar i një qyteti që është mësuar të jetojë i lirë e nuk e shkatërron atë, duhet të presë që të shkatërrohet prej tij... Nëse ky sundimtar nuk i shpërndan apo nuk i përze banorët, atëherë cfarëdo mase tjetër që të marrë, cdo gjë tjetër që të bëjë, këta, në rastin më të parë, duke kujtuar lirinë dhe zakonet e tyre të humbura, do të përpiqen t'i fitojnë përsëri.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels