IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Përgatitja e pyetësorit,Ç’është anketimi?
Anketimi konsiston në drejtimin e një numri pyetjesh në të njëjtin moment një grupi subjektesh (një kampioni) të zgjedhur për të përfaqësuar  të gjithë popullsinë (bazën e kampionimit).
Zakonisht anketimet kryhen mbi një kampion dhe kjo sepse në pjesën më të madhe të rasteve është e pamundur të intervistohet e gjithë popullsia.

Ç’është sondazhi?
Në rastin kur pyetjet u përkasin argumentave të aktualitetit dhë me interes publik (për shembull mendimi kundrejt drogës apo liberalizimit te vizave) anketimet marrin emrin e sondazheve të opinionit.
Ku dallon anketimi nga metodat e tjera?
Anketimi dallon nga metodat e tjera si analiza e dokumentave apo vëzhgimi, jo vetëm sepse kryhet në një moment të caktuar por sepse;
a) përdor një numër pyetjesh të përcaktuar më parë dhe
b) sepse mundëson një përpunim sasior (statistikor) të të dhënave.


Hartimi i pyetësorëve
Pse të intervistuarit mund të japin përgjigje të gabuara apo të mos përgjigjen fare disa pyetjeve?
1.         I intervistuari mund të mendojë se intervista nuk është thjesht një intervistë por një mjet për ti shitur diçka apo për një qëllim tjetër tregtar.
2.         I intervistuari mund të mendojë se anketimi hyn në jetëm e tij private apo informacioni do të përdoret kundër tij (për shembull ka frikë se të dhënat mbi të ardhuarat do të kalojnë në zyren e tatimeve
3.         I intervistuari mund t’i përkasë një minorance etnike dhe shpesh refuzojnë të përgjigjen për arsye të ndryshme.
4.         I intervistuari mund të refuzojë të bashkëpunojë me pretekstin se ka kryer disa intervista deri tani dhe e ka kryer detyrën e tij.
5.         I intervistuari mund të ketë frikë se përgjigjet e pyetësorit do të njerrin në pah nivelin e ulët të arsimit dhe do ta bejnë të duket pak inteligjent.
6.         I intervistuari mund të thotë se koha është e çmuar dhe nuk ka ndërmend ta humbasë atë duke u përgjigjur një pyetësori.
7.         I intervistuari mund të refuzojë të përgjigjet pasi pyetja është shumë e përgjithshme apo sepse nuk ka menduar kurrë rreth atij argumenti.
Rëndësia e pyetësorit
            Termi  «rëndësi « i referohet këtu tre çështjeve të ndryshme:
 a) rëndësia e qellimeve të kërkimit;
 b) rëndësia e pyetjeve sipas qëllimeve të kërkimit,
c) rëndësia e pyetjeve për të intervistuarin.
Rëndësia e pyetjeve për kërkimin
Nuk mjafton vetëm të bindim të intervistuarin se objektivi i studimit është i rëndësishëm, por lipset edhe ti bindim se të gjitha pyetjet e pyetësorit (shpesh të quajtura edhe items) janë të rëndësishme për qëllimet e studimit.
I intervistuari nga ana e tij mendon githnjë se koha është e çmuar dhe ai nuk ka ndërmend ta shpërdorojë në pyetje të panevojshme.Shpesh personat me të drejtë apo pa të drejtë e konsiderojnë një anketim me pyetësor si një provim të cilit i nënshtrohen.
Si t’i evitojme pyetjeve që nuk i përkasin të intervistuarit?
 Ka tre mënyra për të mundësuar eliminimin e pyetjeve që nuk i përkasin të intervistuarit:
 a) përdorimi i një pyetësori të ndryshëm për çdo popullsi (një për femrat, një për mëshkujt);
 b) përdorimi i formulimeve të shumëfishta në mënyrë që i intervistuari të gjejë frazën e duhur   ( «Ju [gruaja juaj, e fejuara juaj] keni abortuar ndonjëherë? «);
c) përdorimi i pyetjeve  «filtër « ( «Nëse përgjigjja është jo kaloni në pyetjen tjetër «).
           
            Alternativa e tretë eshtë ajo më e zakonshmja dhe më e përdorura.
Cilat jane problemet gjatë hartimit të pyetësorit?
1.         Pyetjet e dyfishta
2.         Pyetjet me kuptim të dyfishtë ose të paqarta
3.         Niveli gjuhësor i pyetjeve
4.         Pyetjet me koncepte abstrakte
5.         Pyetjet që influencojnë të intervistuarin
6.         Pyetjet mbi argumentë delikatë
Ç’lloje pyetjesh kemi?
Pyetje të hapura
Pyetje të mbyllura
Pyetjet  e hapura
            Avantazhet  :
a)         Janë kryesisht të dobishme kur nuk dihen paraprakisht alternativat e mundshme të përgjigjes, ose kur studiuesi dëshiron të të marrë në konsideratë alternativat që i intervistuari i gjykon të rëndësishme. Për shembull, me një pyetje të hapur si:  «Cilat mendoni se janë problemet më të mëdha në Tiranë në këtë moment? « studiuesi mund të zbulojë aspekte të paparashikuara përveç atyre që dihen (kriminaliteti, smogu, mungesa e ujit të pijshëm);
b)         I mundësojnë të intervistuarit të të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe të detajuar dhe të shtojë të gjitha sqarimet që dëshiron;
c)         Mund të përdoren kur alternativat e mundshme të përgjigjes janë aq shumë sa nuk mund të renditen në pyetësor;
d)         Janë të preferueshme kur përballemi me probleme komplekse që nuk mund të përkufizohen vetëm në një numër të vogël alternativash;
e)         I lejojnë të intervistuarit hapësira të lira krijimtarie dhe autonomie. Ai i ndjen përgjigjet si të tijat dhe jo si të imponuara nga studiuesi. Disa autorë mendojnë se pyetjet e mbyllura imponojnë një strukturë artificiale të të dhënave pasi u sugjerojnë gjithshka të intervistuarve, në vend që t’u lejojnë atyre ndërtimin e përgjigjes në mënyrë më natyrale.
Pyetjet  e hapura
Dizavantazhet
a)         Mund të mbledhin informacion të panevojshëm dhe të parëndësishëm. Forma e hapur ka për qëllim të sigurojë një përgjigje me të gjitha informacionet e nevojshme por nuk ka mënyrë që të parandalojë përfshirjen e shumë informacioni të panevojshëm;
b)         Përgjigjet e personave të ndryshëm përmbajnë të dhëna të llojit të ndryshëm, dhe në numër të ndryshëm, gjë e cila bën të vështirë krahasimin dhe analizën e tyre;
c)         Kodifikimi është shpesh i ndërlikuar dhe i nënshtrohët vendimeve subjektive, gjë e cila sjell në uljen e besueshmërisë;
d)         Pyetjet e hapura kërkojnë një aftësi të madhe për shprehjen gojarisht apo të shkruar të mendimeve dhe në përgjithësi një nivel arsimor më të lartë se ai i kërkuar në pyetjet e mbyllura;
e)         Pyetjet e hapura kërkojnë një kohë të gjatë dhe një angazhim të madh nga ana e të intervistuarit dhe mund të shkaktojnë një përqindje të lartë refuzimi.
Pyetjet e të mbyllura
            Avantazhet
a)         përgjigjet janë të standartizuara dhe na mundësojnë të krahasojmë subjektet midis tyre;
b)         përgjigjet janë më të thjeshta për tu analizuar dhe kjo bën të kursejmë shumë kohë por edhe para;
c)         i intervistuari krijon shpesh një ide për domethënien e pyetjes (domethënë nëse një person nuk është i sigurtë për domethënien e saj mund t’i vijnë në ndihmë alternativat e parashikuara për përgjigjen). Kjo do të shtonte numrin e pyetësorëve të plotësuar pasi do të zvogëlonte nivelin e frustrimit tek të intervistuarit që nuk arrijnë të kuptojnë me saktësi një pyetje;
d)         përgjigjet janë relativisht të kompletuara (natyrisht nëse janë parashikuar të gjitha mundësitë për një përgjigje të përshtatshme) dhe numri i atyre pa interes është minimal.
e)         një pyetje e mbyllur lehtëson detyrën ë të intervistuarit i cili duhet vetëm të identifikojë përgjigjen e përshtatshme, ndërsa formulimi i një përgjigje për një pyetje të hapur do të ishte më i vështirë.
Pyetjet e të mbyllura
            Dizavantazhet 
a)         Mund të shtyjnë të intervistuarin të përgjigjet gjithsesi duke zgjedhur një alternativë çfarëdo edhe kur ai nuk ka një opinion apo njohuri rreth çështjes që shtron pyetja;
b)         I intervistuari mund të ndihet i frustruar nëse nuk nuk gjen alternativën e duhur të përgjigjes, apo kur alternativat i duken të pasakta dhe nuk ka mundësi të sqarojë motivin e përgjigjes së tij;
c)         Mund të ndodhë që alternativat e përgjigjeve të jenë të shumta, dhe nëse anketimi kryhet nga një intervistues do të jetë shumë e vështirë për subjektin e intervistuar të mbajë mënd të gjitha mundësitë e lexuara me zë nga intervistuesi, shumë persona do të kërkojë të rilexohen, duke tejzgjatur kohën dhe kostot e intervistës, të tjerë do të japë atë përgjigje që ka arritur të mbajnë duke mos dhënë një përgjigje të përshtatshme;
d)         Kur përdoren pyetje të mbyllura është e vështirë të kuptohet nëpërmjet përgjigjeve nëse është kuptuar pyetja apo jo, ndërsa kur përdoret një pyetje e hapur, përgjigja e shkruar mund të lejojë zbardhjen e ndonjë interpretimi jo të saktë të pyetjes.
Pyetjet e mbyllura kundrejt pyetjeve të hapura
Pjesa më e madhe e pyetjeve të mbyllura përdorët kur kemi të bëjmë me variabla nominale si seksi, ngjyra e lëkurës, dhe ordinale si për shembull nivili i arsimit.Në pyetjet e mbyllura alternativat e përgjigjes duhet të jenë gjithpërfshirëse pa eliminuar ansjë mundësi përgjigjeje.
Pyetjet e hapura përdoren për formulimin e pyetjeve që kanë të bëjnë me argumentë të ndërlikuar që kërkojnë përgjigje të detajuara, dhe një pyëtësor me pyetje të mbyllura në këtë rast nuk do kishte kuptim.
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)
            Për pyetjet që kanë të bëjnë me variabla nominalë (variabli nuk është numerik si për shembull seksi mashkull/femër) dhe përgjigja është faktike dhe jo një opinion, zakonisht renditet secila alternativë duke i vendosur pranë një hapësirë të bardhë apo një kuadrat për të vendosur një X, apo  një numër për t’u rrethuar.  Për shembull: 
                                    Shënoni me një X hapësirën e duhur
                                    1. Seksi: mashkull  _X_    femër ____
           
            Rrethimi i numrave apo shkronjave është një mënyrë edhe më e mirë për të eliminuar dyshimet gjatë plotësimit të pyetësorit.
            Vendosja më e zakonshme është ajo që i rendit kategoritë e përgjigjeve njëra poshtë tjetrës, gjë e cila zvogëlon shumë konfuzionin. Për shembull:

            1. Sa shpesh i frekuentoni kinematë e kryeqytetit?
            (rrethoni vetëm një alternativë)
                       
            Shumë shpesh                        □
            Shpesh                                   □
            Rrallë                                   □
            Shumë rrallë                         □
            Asnjëherë                              □

            Defekti kryesor i kësaj mënyre të renduri të alternativave qëndron në faktin se kërkon më shumë hapësirë se ajo që duhet nëse alternativat vendosen horizontalisht.  Kjo jo vetëm është më e kushtueshme por e bën pyetësorin të duket më i gjatë, gjë e bën  te intervistuari të mos i kushtojë vëmendjen e duhur secilës pyetje.
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)
            Mënyra  e quajtur  «e inventarit « i vendos alternativat në mënyrë të njëjtë por këtu mund të rrethojmë nëse e gjykojmë të përshtatshme, më shumë se një alternative përgjigje, për shembull: 

            1. Tregoni të gjitha mënyrat nëpërmjet të cilave jeni informuar mbi lajmet në muajin e fundit

            ____ Televizori
            ____  Radio
            ____  Gazetat
            ____  Interneti
            ____  Revistat
            ____  Nga miq, familjarë, të njohur
            ____  Tjetër
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)

Paraqitja  e përgjigjeve në formë tabele e cila përmban vlerësimin e caktuar për secilin zë. Për shembull:
   1. Vlerësoni me një shkallë nga 1 në 5 punën e kryer nga pedagogu juaj gjatë semestrit të parë. (Rrethoni nga vlera më e ulët nëse nuk jeni dakort me pohimet e mëposhtme deri në vlerën më të lartë nëse jeni plotësisht dakort).
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)
     Pjesa më e madhe e çështjeve (items) të pyetësorit shpesh përbëhet nga pyetje mbi opinionin apo sjelljet e personave. Në këtë rast variablat e përdorur janë ordinale ( alternativat renditen sipas shkallës: nuk jam dakort, dakort, shumë dakort).
            Mënyra e përgjigjes është e ngjashme si ojo me variablat nominalë domethënë duke vendosur një X në një hapësirë të bardhë ose në një kuti apo duke rrethuar një numër.
            Në dallim nga variablat nominalë ku mundësia e përgjigjes është empirikisht e përcaktuar, në një shkallë ordinale kategoritë e përgjigjes janë shpesh subjektive dhe vendosen nga vetë studiuesi.
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)
            Një  mënyrë tjetër renditje për variablat ordinalë që quhen ndryshe edhe pyetje  «termometër « ku përgjigjet vendosen në një linjë të përcaktuar vetëm në dy skajet e saj si në shembullin e mëposhtëm ku studiuesi kërkon të dijë nga i intervistuari nëse preferon të takohet shpesh apo rrallë me shokët:

            Shumë rrallë                                                  Shumë shpesh
___/____/____/____/____/____/____/____/____/            
     1       2       3       4       5        6       7       8       9 
Është e pëlqyeshme që në disa anketime që përdorin këtë lloj shkalle termometër, të vëndoset një kategori qëndrore zero, me vlera negative në të majtë dhe pozitive në të djathtë, si për shembull:
            ________________________________________
            -4        -3        -2       -1        0        1        2        3        4
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)
            Një mundësi tjetër e vendosjes së përgjigjeve për variablat ordinalë konsiston në paraitjen e një liste me items ku i kërkohet të intervistuarit ti rendisë sipas rëndësisë. Për shembull:
           
            1. Këto janë disa nga problemet më kryesore që ka sot qyteti juaj. I rendisni ju lutem sipas rëndësisë nga 1 (më i rëndësishmi) deri në 5 (më pak i rëndësishmi).
           
                        - Trafiku
                        - Smogu
                        - Taksat
                        - Kriminaliteti
                        - Prostitucioni
                        - Droga

            Problemi thelbësor në këtë lloj përgjigje është renditja e alternativave e cila mund të influencojë në njëfarë mënyre të intervistuarit në përgjigjet e tyre.
Përcaktimi i mënyrave të përgjigjes. Alternativat e përgjigjes sipas llojit të variablave (nominalë, ordilane, dhe me intervale)
            Një mundësi tjetër e përgjigjeve eshtë ajo në të cilën alternativat janë të ndërtuara me variabla të shkallës me intervale (është thjesht një shkallë e cila ka një pikë zero të caktuar si mosha apo të ardhurat). Si të tilla ato kanë një numër të lartë alternativash për përgjigje që shpesh nuk mund të përfshihen të gjitha brenda një pyetje të mbyllur. Shpesh ato ndahen në disa kategori dhe studiuesve u mjafton të njohin kategorinë brenda së cilës ndodhet i intervistuari dhe jo vlerën e saktë
        E rëndësishme është të reduktohet në maksimum numrin e kategorive por pa përfshirë një numër shumë të madh variablash brenda secilës. Për shëmbull mund të krijojmë kategori grupmoshash me një interval të tillë: 1-9 / 10-19 / 20-29.
            Grupet  e të ardhurave përdoren shpesh por janë pak më të vështira për tu ndërtuar për faktin se duhet të mërrën parasysh të ardhurat mesatare të kampionit dhe përfshirja e të gjitha grupeve pa diskriminuar askënd. Një shembull i percaktimit të përgjigjeve për variablat e shkalleve me intervale është si më poshtë:

            1. Cilat janë të ardhurat mesatare mujore të familjes suaj?
           
            ― më pak se 10.000 lekë
            ― 10.000 – 14.999 lekë
            ― 15.000 – 19.999 lekë
            ― 20.000 – 29.999 lekë
            ― 30.000 – 39.999 lekë
            ― 40.000 lekë ose më shumë
Renditja e pyetjeve
1.         Vendosni pyetjet delikate apo shumë të sikletshme dhe ato të hapura në pjesën e fundit të pyetësorit.
2.         Vendosni  në fillim pyetjet e thjeshta për t’u përgjigjur. Pyetja e parë duhet të përkësë një fakti dhe jo një opinioni.
3.         Kërkoni informacione që do ju duhen në pyetjet e ardhshme.
4.         Vendosni pyetjet me një rend logjik.
5.         Ndryshoni shpesh gjatësinë dhe llojin e pyetjeve.
6.         Përcaktoni nëse mund të perdorni teknikën e «hinkës». pyetjet specifike.
Pyetjet e kushtëzuara
            Një pyetje e kushtëzuar është një pyetje rëndësia e së cilës për të intervistuarin përcaktohet nga përgjigja e tij ndaj një pyetjë filtër të drejtuar më parëNjë shembull i pyetjeve të kushtëzuara mund të jetë si vijon:
           
            1. A jeni konsumatorë të duhanit?
            PO____   Nëse PO: Sa cigare konsumoni në ditë?____
            JO ____   Nese JO kaloni në pyetjen 2.
           
            Është e preferueshme të mos përdoren shumë shigjetat dhe kuadratet pasi mund të krijojnë konfuzion tek i intervistuari duke vështirësuar plotësimin e pyetësorit.
Kontrolli paraprak i pyetësorit (Testimi)
            Kontrolli apo testimi i pyetësorit është faza e fundit e ndërtimit të tij, dhë një prej më të rendësishmeve.Ajo çka kemi ndërtuar është një hartim provizor që duhet të testohet me disa të intervistuar për të mundësuar identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels