Teoria moderne e kampionimit e cila bazohet mbi teorine moderne të statistikës dhe propabilitetit është shume efikase, dhe në rastet kur paraqitet një gabim madhësia e tij përgjithësisht dihet.
Kampionimi
Kampionimi ka disa avantazhe ku më kryesoret janë kursimi i kohës dhe i parave.
Së pari përcaktojmë popullsinë që na intereson, si për shembull të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të rregjistruar në listat elektorale.
Më pas përpiqemi të te seleksionojmë një nënsistem (kampion) të kësaj popullsie, madhësinë e së cilës e kemi përcaktuar më parë.
Ky nënsistem duhet të përfaqësojë denjësisht popullsinë e përgjithshme, në kuptimin që informazioni i përfituar duke ekzaminuar kampionin duhet të përmbajë të njëjtat karakteristika që do të përfitonin po të kishim ekzaminuar të gjithë popullsinë.
Kampionimi
Një aspekt thelbësor për përzgjedhjen e një kampioni të pështatshëm është ai i madhësisë së vetë kampionit.
Nuk është e nevojshmë që popullsia të jetë homogjene për të përfituar nga ajo një kampion cilësor, por është e rëndësishme që shumllojshmëria e të dhënave apo e informacioneve rreth popullsisë të përfaqësohet korrektësisht në kampion.
Termat teknikë
Ç’quajmë njësi e analizës?
Hapi i parë konsiston në specifikimin e një grupi personash apo objektesh të cilët do të jenë objekti ynë i studimit. Objektet e studimit quhen njësi e analizës
Ç’quajmë popullsi ose univers?
Shuma totale e njësive të analizës quhet popullsia ose universi.
Ç’quajmë element i kampionimit?
Çdo pjesë e popullsisë qe përbën objektivin përfundimtar të kampionimit quhet element i kampionimit.
shembull Në një anketim mbi fekondimin për shembull, çdo element do të ishte një person, në këtë rast një grua e martuar në moshë për të lindur fëmijë.
Ç’quajmë listë ose bazë kampionimi?
Një listë ose bazë kampionimi është lista e plotë e të gjitha njësive prej të cilave është përzgjedhur kampioni.
Avantazhet e kampionimit
Nëse sondazhi kryhet me përkujdesje, duke përdorur teknikat moderne të propabilitetit dhe lista të sakta kampionimi, ai mund të jetë shumë i saktë dhe me avantazhe të shumta. Në pjesën më të madhe të rasteve sidomos vitet e fundit kur teknikat e kampionimit propabilistik janë zhvilluar shumë, rezultatet kanë qenë jashtëzakonisht të sakta.
Nëse kërkimi shrihet në të gjithë popullsinë do të kemi probleme edhe me regjistrimin e të dhënave pasi një sasi e madhe e tyre mund të sjellë në keqpërdorim dhe do të ishte shumë e vështirë të kontrolloheshin.
Ndërtimi i listës ose i bazës së kampionimit
Në listën e kampionimit duhet të kihet parasysh që i njëjti person të mos shfaqet më shumë se një herë pasi kjo do të shtonte propabilitetin për tu zgjedhur.
Listat paraqesin probleme veçanërisht akute nëse studimi përfshin popullata të lëvizshme, si ër shembull në studimet mbi migracionin apo nëse kemi të bëjmë me një studimi panel, domethënë me një studim i cili kërkon të intervistohet disa herë i njëjti kampion në periudha të ndryshme.
Kampione propabilistike dhe jo propabilistike.
Metodat e kampionimit mund të ndahen në dy kategori:
ato që na sigurojnë kampione propabilistike
ato që prodhojnë kampione jo propabilistike.
Në rastin e parë mundësia që ka çdo njësi për t’u zgjedhur është e njohur, ndërsa në të dytin nuk është.
Kampionimi rastësor (i rastësishëm)
Ç’është kampionimi rastësor?
Në një kampion rastësor çdo individ i popullsisë ka mundësi të njëjtë për t’u përzgjedhur, dhe çdo grup individësh me dimensione të njëjta, ka mundësi të njëjtë për të qenë pjesë e kampionit.Ajo e cila kërkohet për realizimin e një kampioni rastësor, pasi është ndërtuar një listë e saktë kampionimi, është përzgjedhja e individëve duke qenë të kujdesshëm për të qenë larg shtrembërimeve duke favorizuar ndonjë karakteristikë personale (duke përzgjedhur për shembull emrat që të pëlqejnë më shumë).
Kampionimi rastësor (i rastësishëm)
Kampionimi pa rifutje në listë të personave të zgjedhur për ndërtimin e kampionit, quhet ndryshe kampionim rastësor i thjeshtë.
Një proçedurë tjetër më e zakonshme konsiston në përdorimin e një tabelë elektronike me numra rastësorë.E ndërtuar në rreshta dhe kollona nuk ka asnjë lloj sekuence që përsëritet.Kështu mund të përzgjedhim numrat rastësisht dhe shikojmë se cilit emër i përket në listën që kemi. Nëse veprohet kështu atëherë kampionimi do të ishte rastësor.
Kampionimi rastësor ka avantazhin të largojë mundësinë e shtrembërimit dhe të sigurojë instrumentë statistikorë në gjëndje të parashikojnë gabimet në kampionim.
Kampionimi rastësor sistematik
(i rastësishëm)
Ç’është kampionimi rastësor sistematik?
Një kampion sistematik 1/k është një kampion i ndërtuar duke seleksionuar një element nga baza e kampionimit çdo k. Ky lloj kampionimi ka avantazhin e të qënit praktik, ul mundësinë e gabimit, dhe është më i thjeshtë për t’u kryer sidomos për studiuesit pa eksperiencë.
Kampionimi sistematik preferohet kundrejt kampionimit rastësor nëse studiuesi sigurohet se subjektet e nevojshme për ndërtimin e kampionit janë të renditur rastësisht duke ju referuar gjithjë karakteristikave që i interesojnë për studimin. Për shembull, në rastin e exit polls (intervistat që kryhen jashtë qëndrave të votimit menjëherë pasi zgjedhësit të kenë votuar) zakonisht intervistohet një zgjedhës në çdo k që dalin nga qendra elektorale.
Kampionimi rastësor i shtresëzuar
(i rastësishëm)
Ç’është kampionimi rastësor i shtresëzuar?
Një kampion i shtresëzuar përfitohet duke ndarë popullsinë në grupe që nuk mbivendosen, të quajtura shtresa, dhe më pas duke zgjedhur një kampion rastësor të thjeshtë për çdo shtresë. Duhet të kihet parasysh se megjithëse fjala shtresë nënkupton një renditje të shtresave (nga shtresat më të larta në ato më të ulta) metoda e kampionimit të shtresëzuar mund të aplikohet për të gjitha grupet të renditura apo jo sipas rangut me kusht që asnjë njësi e kampionimit të mos jetë e pranishme në më shumë se një grup.
Kampionimi rastësor me grupe
(i rastësishëm)
Ç’është kampionimi me grupe?
Mund ta përkufizojme si një kampion rastësor i thjeshtë në të cilin çdo njësi e kampionimit është një bashkësi apo një grup elementësh.
Për shembull, një studiues i cili dëshiron të kryejë një kërkim mbi studentët mund të seleksionojë së pari grupe apo bashkësi studentësh duke zgjedhur disa degë studimi apo konvikte, dhe më pas të përzgjedhë kampionin përfundimtar të studentëve nga këto grupe.Ndryshe nga kampionimi i shtresëzuar në të cilin kampioni përzgjidhet nga çdo shtresë, në kampionimin me grupe kampioni përzgjidhet midis grupeve.Kampionimi me grupe përdoret zakonisht kur është e pamundur apo e vështirë ndërtimi i një baze kampionimi njësitë e së cilës përkojnë me elementët e kampionimit.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ky lloj kampioni ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.
Dizavantazhi i kampionimit jo propabilistik qëndron në faktin se duke mos qenë i njohur propabiliteti i përzgjedhjes i çdo individi , studiuesi nuk mund të pohojë se kampioni i tij do të jetë përfaqësues i popullsisë.
Avantazhi i këtij kampionimi qëndron në faktin se është shumë më pak i komplikuar, dhe shumë më pak i kushtueshëm. Një kampion jo propabilistik mund të jetë i përshtatshëm nëse studiuesi nuk ka për qëllim të përgjithësojë të dhënat përtej kampionit, apo nëse studimi është një provë që i paraprin një kërkimi më të gjerë.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi i rastësishëm ose aksidental?
Studiuesi përzgjedh për kampion personat e parë që qëllojë. Ajo që humbet në përkujdesje ndaj kampionimit fitohet në kohë dhe në para.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi me kuotë?
Kampionimi me kuota është i ngjashëm me kampionimin me shtresa me ndryshimin se çdo shtresë përfaqesohet në kampion me të njëjtën proporcion që ka në popullsinë totale.
Studiuesi vendos më parë se cilat shtresa janë të rëndësishme për kërkimin që do të kryhet.
Psh interviston 32% meshkuj dhe 68% femra sepse kampioni ne total mban keto perqindje.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi sipas objektivit të studimit?
Studiuesi jo domosdoshmërisht duhet të arrijë një kuotë të caktuar subjektesh për çdo shtresë si në kampionimin me kuota, por nuk duhet as të intervistojë personat e parë që i dalin përpara si në kampionimin e rastësishëm (aksidental).
Studiuesi pra i kërkon personat të cilët do të përbëjnë kampionin sipas qëllimit të studimit. Ai mund të kërkojë «mesuese te ciklit te ulet «, ose «edukatore«. apo mund të kërkohen rastet që paraqesin deviancë për të zbuluar se çfarë i shtyn të mos respektojnë dispozitat normative.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi i quajtur snowball (orteku)?
Studiuesi e përdor kryesisht për studimin e popullsive klandestine të gjitha grupeve sociale, anëtarët e te cilëve për motive të ndryshme si ligjore, morale, ideologjike apo politike, tentojnë të fshehin identitetin e tyre.
psh: imigrantë klandestinë, anëtarë të sekteve fetare, aktivistë të grupeve politike të jashtëligjshme, homoseksualë, punëtorë që punojnë në të zezë, konsumatorë të lëndëve narkotike, individë që jetojnë me aktivitete të jashtëligjshme.
Gabimi në kampionim
Hulumtimi me kampion na jep vetëm një stimë, një parashikim, pra një vlerë të përafërt. Kjo do të thotë se stima apo parashikimi ynë është probabël dhe jo i sigurtë, dhe ky propabilitet mund të variojë brenda një intervali që quhet intervali i besimit. Stima e kampionit pra do të jetë e prekur gjithnjë nga një gabim që quhet gabim kampionimi.
Gabimi në kampionim
Ç’ lloje gabimesh njihen?
Gabimi nga lista e popullatës.
Gabimi në kampionim. Madhësia e kampionit
Gabimi i përgjigjeve të munguara
Përfaqësueshmëria e kampionit
Madhësia e kampionit
Madhësia e kampionit në kampionimin e shtresëzuar
Kampioni i ponderuar (I peshuar)
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi nga lista e popullatës?
Lidhet me mungesen e një listë e plotë te greupeve te mund t’i interesojne studiuesit. (për shembull, individët që kanë kryer studimet e larta). Nëse kjo listë nuk njohet atëherë do të heqim dorë nga një kampion propabilistik pasi në këtë rast nuk është e mundur që të gjitha njësitë e popullsisë të kenë të njëjtin propabilitet për të përzgjedhur.
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi në kampionim?
Rritja e kampionit zvogëlon gabimin.
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi i përgjigjeve të munguara?
Gabimi i përgjigjeve të munguara qëndron në faktin se subjektet e përgjedhur nga kampionimi nuk janë të kontaktueshëm apo refuzojnë të përgjigjen.
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi prej përfaqësueshmërise se kampionit?
Një kampion mund ta quajmë përfaqësues kur ai na jep një imazh në dimension të vogël por pa shtrembërime të popullsisë, mund të themi se është një miniaturë.
Nëse proçedura e përgjedhjes së kamponit është edhe rastësore kampioni në këtë rast është edhe statistikisht përfaqësues.
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi i madhësia e kampionit?
Madhësia e kampionit mund të jetë një kusht për përfaqësueshmërinë e tij. Nëse kampioni është shumë i vogël ai do karakterizohet nga një shkallë e vogël përfaqësueshmërie.
Kjo natyrisht varet edhe nga lloji i studimit që duam të kryejmë pasi e rëndësishme përveç madhësisë së kampionit është përkujdesja në përzgjedhjen e tij.
Sa me heterogjen grupi aq me i madh duhet tw jetw kampioni dhe anasjelltas.
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi nga kampioni i ponderuar (I peshuar)?
Problemi kryesor i kampionimit jo proporcional shfaqet kur studiuesi dëshiron të kombinojë nënkampionet në një kampion të përgjithshëm me qëllim analizimin e të dhënave. Meqënëse shtresat janë kampionuar në mënyrë jo proporcionale, kampioni nuk është në kompleks rastësor, duke qenë se elementët e disa shtresave kanë pasur një propabilitet më të madh për tu zgjedhur në krahasim me elementët e shtresave të tjera.
Ky problem mund të zgjidhet duke përdorur ponderimin në momentin e kombinimit të nenkampioneve të secilës shtresë.
Gabimi në kampionim
Ky problem mund të zgjidhet duke përdorur ponderimin në momentin e kombinimit të nenkampioneve të secilës shtresë.