IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Jean-Jacques Rousseau (1712—1778)
JETA
Jean-Jacques Rousseau ka lindur në shtetin e pavarur kalvinist në qytetin e Gjenevës në 1712. Nëna e Rousseau, vdiq nëntë ditë pas lindjes së tij, dhe  Rousseau deri në moshën dhjetë vjecare u  rrit dhe u edukua nga babai i tij  cili ishte orë ndreqës. Babai i Rousseau
bënte pjesë në  minoritetin e vogël të banorëve të Gjenevës, ai gëzonte gradën e qytetarit të Gjenevës, një status që Jean-Jacques do ta  trashëgonte më pas prej tij.
Jean-Jacques Rousseau ishte një nga mendimtarët më me influencë gjatë Iluminizmit në shekullin e tetëmbëdhjetë në Evropë. Puna e parë filozofike e  madhe e tij, ishte një diskutim i  Shkencave dhe Arteve,  fitues në një garë ese kryer nga Akademia e Shkencave Dijon në 1750. Në këtë punë, Rousseau argumenton se progresi i shkencave dhe arteve ka shkaktuar korrupsionin e virtytit dhe moralit. Ky diskurs fitoi famë dhe njohjen e Rousseau, dhe kjo vuri shumë nga bazat filozofike për një punë të dytë, më të gjatë, diskursi mbi Origjinen e pabarazisë.
Diskursi i dytë nuk ka fituar çmimin e Akademisë, por ajo u lexua gjerësisht dhe forcoi më tej vendin e Rousseau si një figurë e rëndësishme intelektuale. Kërkesa kryesore e punës është se qeniet njerëzore janë në thelb të mira nga natyra, por u korruptuan nga ngjarjet komplekse historike. Zhan Zhak Ruso konsideronte se të gjithë njerezit, për nga natyra, janë të barabartë.
Sipas Rusoit pushteti i përket popullit dhe ai duhet të vendosë për mënyrën e qeverisjes së vendit. Ai ishte për heqjen e mbretërisë dhe vendosjen e republikës. Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.
Rusoi e zhvilloi karierën e tij gjatë iluminizmit françez, në epokëm e arsyes, e cila ne Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë dominohej nga Volteri (1694-1778), Monteskie (1689-1755), Didero (1713-1784). Këta burra ishin zërat disidentë të kohës, të cilët ndryshuan mënyrat tradicionale të mendimit për fenë, qeverinë dhe moralin.
Duke besuar se arsyetimi njerëzor është drejtuesi më i sigurt i fatit të njeriut, ata theksonin se, “arsyetimi është për filozofinë, ndërkohë që lutjet janë për të krishterët”.
Kjo është tema e Enciklopedisë (1751-1780) së shquar të Dideroit dhe Dalamberit, e cila përmbante idetë më thelbësore të filozofëve, dhe që në vitin 1780 arriti në 35 volume.
Pikërisht në këtë klimë të gjallë intelektuale, Rusoi hyri me një autoritet të pabesueshëm.
Me gjithë arsimimin e pakët formal, që kishte marrë, ai paraqiti një sërë idesh rreth natyrës njerëzore me një forcë të tillë, saqë mendimi i tij, së fundi, mbizotëroi mbi mendimet më mbresëlënëse të kohës. Puna e tij më e qëndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore, megjithëse një farë kohe ai punoi si tutor  fëmijësh. Më vonë u bë sekretar i ambasadorit francez në Venecia.
Ai ishte një fëmijë i shkëlqyer, i cili mësoi shumë herët të lexonte. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, Rusoi lexoi një pjesë nga veprat e klasikëve si Platon, Paskal dhe Volter, të cilët, me larminë e ideve të tyre, ndikuan fuqishëm në imagjinatën e tij. Kjo e ndihmoi atë që të takonte disa nga njerëzit më të shquar të kryeqytetit të Europës.
Këtu ai mbeti i mahnitur nga kontrasti i fisnikëve të pasur me artizanat e djersitur, nga madhësia e katedraleve, me idetë heretike të Volterit, me hareme e sallone dhe skena tragjike të lagjeve të varfëra. Parimet të cilat Monteskjë vetëm sa i kishte prekur, Ruso kishte ndërmend që t’i shtjellonte me hollësi, në veprën e tij “Kontrata sociale”, duke dhënë përgjigje në pyetjen pse ligjet e kësaj shoqërie në të cilën qeverisin njerëzit, janë legjitime?
Thënia se “njeriu nga natyra ishte i mirë dhe vetëm institucionet tona shoqërore e kishin bërë atë të keq” u bë inspirim për të gjitha shkrimet e tij të mëtejme. Njeriu lind i lirë, por atë kudo e kanë lidhur me vargonj!!! Si mund të bëhet i ligjshëm një ndryshim i tillë, pyeste Ruso.
Nuk ekziston e drejta e më të fortit, në një shoqëri me institucionet e saj. 
Nëse duhet të bindesh për hir të forcës, atëherë nuk është e nevojshme të bindesh as për hir të detyrës, në mënyrë urdhëruese, thotë Ruso. Detyrimi ndaj shoqërisë nuk mbështetet as mbi autoritetin natyror të babait, as mbi ndonjë autoritet tjetër të pretenduar si “natyror” e si të lindur për të komanduar (me këtë mendim Rusoo hedh poshtë disa pikëpamje të mendimtarëve se marrëdhëniet midis të parëve të shtetit dhe atyre që janë poshtë, u përngjasin marrëdhënieve të babait me fëmijët e tij). Themeli i vetëm i ligjshëm i detyrimit është konvencioni që zbatojnë të gjithë anëtarët që duan të hyjnë në shoqëri.
Pra gjithçka rrjedh nga angazhimi i lirë i atij që vendos të detyrohet. Pakti shoqëror,  mund të jetë i ligjshëm vetëm atëherë kur del nga një marrëveshje e njëzëshme. Bazë e paktit shoqëror në formulimin e Rusos është “vullneti i përgjithshëm”, i cili shprehet me Legjislacion:
“Legjislacioni duhet të dal nga të gjithë. Legjislacioni duhet të vlejë për të gjithë”. 

Ai thoshte se jo “laviatani” i Hobsit por vetëm “vullneti i përgjithshëm” është ai që mund të drejtojë forcat e shtetit në përputhje me qëllimin për të cilin ai është krijuar, dhe që pa dyshim është e mira e përbashkët. Në kontratën shoqërore të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Kurse ligji i pa ratifikuar nga populli, nuk është ligj.Paanshmëria në legjislacion, është një kusht i domosdoshëm për të pasur drejtësi. Ja se si e shpjegon legjislacionin e paanshëm.
Ai thotë se duke u futur njerëzit në gjendjen shoqërore, veprimet e tyre marrin karakter moral, që më parë nuk i kishin. Në vend të impulseve fizike dhe lakmisë, futet drejtësia.
Njerëzit fitojnë liri morale që i bën zot të vetes, “sepse impulsi i lakmisë është skllavëri dhe bindja ndaj ligjit, që ka vendosur vet, është liri”. Një njeri që ndjek drejtësinë, e lakmisë, pa dyshim që kërkon të zgjedhë atë që është më e mirë nga pikëpamja e paanshmërisë, aty ku ndodhen interesat e kundërta. 
Në sytë e Rusos ligji është diçka e shenjtë. Pushteti i shenjtë i ligjeve mund të ndalohet vetëm atëherë kur bëhet fjalë për të shpëtuar atdheun.  Në këtë rast siguria publike plotësohet me një akt të veçantë...
Politikanët e kohëve të hershme thoshte Ruso, flisnin gjithmonë për moralin dhe virtytet, kurse këta tani flasin vetëm për tregti dhe para. Patriotizmi është virtyti më i lartë për njerëzimin thoshte ai. Ligji është më sublimi i të gjithë institucionve njerëzore.
Ai është një ”frymëzim hyjnor”. Përderisa vetëm sovrani, pra populli i organizuar, mund të bëjë ligje, atëherë ligji nuk mund të jetë i padrejtë.  Asnjë qeveri nuk do të mund të dilte përmbi ligjet, përderisa çdo qeveritar është një i deleguar i sovranit. Ligjet nuk janë tjetër veçse regjistra të vullneteve tona, do të shkruante Ruso.
Prandaj dhe nuk është puna vetëm të hartosh ligje të mira në vetvete, por duhet edhe të vështrosh me kujdes nëse populli për të cilin i ke caktuar këto ligje është “përgatitur që t’i durojë” ato.
“çdo qeverisje e ligjshme është republikane” 
Ruso me këtë ka në mendje edhe sistemin qeverisës; demokracinë. “Asnjë publicist para Rusoit nuk i ka mohuar sovranitetin mbretërve.
”Te Rusoi “sovrani” dhe “populli” janë një. 
Vullneti i shprehur në ligj s’mund të jetë tjetër veçse “Vullneti i popullit”. E nëse populli është qendra e çdo vullneti dhe mendimi në një shtet, kjo mundëson zbatimin e këtij vullneti në pushtet, thënë troç “qeveri”.
Parim i sovranitetit është ligji. Pra pushteti s’është veçse një detyrim që rrjedh nga parimi fillestar, nga vet vullneti, apo nga sovraniteti.
Kurse ta ruash sovranitetin do të thotë ta ruash vullnetin e përgjithshëm kundrejt vullnetit të veçantë. Për Rusoon sovrani, nënkupton numrin e përgjithshëm të shtetasve për një shoqëri të dhënë. Kurse vullnetet e shumtë të shtetasve mund të konsiderohen si një vullnet i përgjithshëm, sepse çdonjëri prej tyre është pjesë e marrëveshjes sociale.
Si edhe Hobsi, Ruso pushtetin më të lartë sovran e shikon te pushteti ligjvënës dhe pushteti ekzekutiv. Shteti jo vetëm nuk u heq individëve pasuritë që kanë, por përkundrazi u siguron atyre zotërimin e ligjshëm të pasurisë, u siguron pronën e vërtetë, prona fakt, prona e prekshme e gjendjes natyrore zëvendësohet me pronën si një e drejtë.
SOVRANITETI
Karakteret e sovranitetit rrjedhin në mënyrë logjike prej zanafillës së tyre kontraktore dhe prej përkufizimit të sovranit. Sovrani i formuar prej paktit social është populli i organizuar që shpall vullnetin e përgjithshëm, shprehje e të cilit është ligji: "Vullneti i sovranit është vetë sovrani".
Sovraniteti apo pushteti i trupit politik mbi të gjithë anëtarët e tij, shkrihet me vullnetin e përgjithshëm dhe karakteret e tij janë të njëllojta me ato të vullnetit të përgjithshëm: sovraniteti i patjetërsueshëm, i pandashëm,i pagabueshëm dhe absolut.
LIGJI
Vetëm ligji siguron drejtësinë dhe lirinë.Vetëm ligji bën të mundur që individët të rishtrohen për t'u bërë njerëz të lirë, vetëm ligji arrin t'ua lidhe vullnetet me zinxhirë duke marrë paraprakisht edhe: miratimin e tyre, vetëm ai bën që miratimi i individëve të qëndrojë përmbi refuzimin e tyre. Vetëm në sajë të ligjit ata shërbejnë dhe "nuk kanë asnjë zot mbi krye".
Ligji është më sublimi i të gjitha institucionove njerëzore. Ai është një "frymëzim hyjnor" që u ka mësuar popujve si të sjellin në tokë pandryshueshmërinë e dekreteve hyjnore. Pra ligji nuk mund të jetë shprehje e vullnetit krejt arbitrar të sovranit.
QEVERIA
Sovrani dëshiron, shpreh një dëshirë. Ai është vullneti (i përgjithshëm) që përcakton aktin (e përgjithshëm). Qeveria vepron. përmes akteve të vecanta, ajo zbaton aktin e përgjithshëm.
Ajo është voton forca në shërbim të vullnetit. Ajo duhet ndërtuar në mënyrë  që "të zbatojë gjithmonë ligjin dhe vetëm ligjin." Të gjithë ata që, para Rusoit, e kanë ngatërruar qeverinë me sovranin, nuk kanë kuptuar asgjë nga shkenca politike, duke favorizuar kësisoj mbretërit absolutë.
Qeveria nuk është gjë tjetër vecse "ministri i sovranit", vecse "një trup i ndërmjetëm, i vendosur midis shtetasve dhe sovranit, për të kryer korrespondencën e tyre të dyanëshme dhe e cila është ngarkuar me zbatimin e ligjeve dhe ruajtjen e lirisë civile e politike" "Anëtarët e këtij trupi quhen magjistra ose mbretër d.m.th. qeveritë  dhe i gjithë trupi mban emrin e Princit".
"Mbajtësit e fuqisë ekzekutive nuk janë vecse zotër të popullit, por oficerët e tij, ai mund t'i emërojë e t'i shkarkojë kur të dojë dhe ata nuk kanë të drejtë të lidhin ndonjë kontratë, por vetëm të binden.
Ata nuk kanë "kurrsesi ndonjë rol tjetër përvecse janë të punësuar, janë oficerë të thjeshtë të sovranit, që ushtrojnë pushtetin në emër të tij, pushtet me të cilin ai i ka ngarkuar dhe të cilin mund t'ua kufizojë, ndryshojë, apo t'ua marrë kur të dojë".
FORMAT E QEVERISJES
Këtë akt të krijimit të pushtetit ekzekutiv për të cilin folëm më sipër mund ta kryejë gjithë populli apo pjesa më e madhe e tij. Atëherë kemi të bëjmë me një regjim demokratik, kur këtë veprirn e kryen një numër i vogël njerëzish, regjimi është aristokratik, kur atë e kryen një njeri i vetëm prej të cilit varen gjithë të tjerët, regjimi është monarkik.
Ky është, sipas Rusoit, klasifikimi i qeverisjeve teëligjshme. Në dukje, ky klasifikim riprodhon ndarjen klasike, por në të vërtetë është krejt i ndryshëm prej tij. Krejt i ndryshëm, sepse për Rusoin, sovrani dhe qeveria janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe pikërisht ky dallim kushton ligjshmërinë e pushtetit. Demokracia përcaktohet si formë qeverisje ku populli i organizuar jo vetëm që voton ligje, por vendos për masat e vecanta që duhen marrë për ekzekutimin e tyre.
Në regjimin aristokratik qeveria i besohet një numri të vogël njerëzish. Në këtë regjim Qeveria mund të jetë tri llojesh.
Lloji i parë është ai i qeverisë së quajtur natyrore.
Ky është rasti i shoqërive të para njerëzore ku kryetarët e familjeve vendosnin në mes tyre por cështjet publike.
Qeveria e llojit të dytë është një qeveri e zgjedhur. Qeveria e zgjedhur është më e mira
Qeveria e llojit të tretë është një qeveri e trashëgueshme. Qeveria e trashëgueshme është më e keqja e të gjithave.

Ky është rendi më i mirë dhe më natyror i gjërave ku më të urtët qeverisin shumicën, sigurisht duke pasur parasysh interesat e shumicës dhe jo interesat e tyre vetjake; nuk duhen shumëzuar kurrsesi mekanizmat qeverisës dhe nuk duhen angazhuar njëzet mijë vetë në një punë që shumë mirë mund ta kryejnë njëqind të tjerë të përzgjedhur."
Ky sistem nuk kërkon po ato virtyte si sistemi demokratik, por ka kërkesat e veta sic janë "moderimi i të pasurve dhe vetëpërmbajtja e të varfërve". Nuk mund të lëmë pa përmendur gjithashtu se ekziston rreziku i një mendësie të ngushtë të grupit qeverisës, që këta të shohin interesat e grupit të tyre, në kurriz të vullnetit të përgjithshëm.
Në regjimin monarkik Princi nuk është një asamble apo një organ, por një njeri real; në këtë rast uniteti moral dhe ai fizik përputhen me njëri-tjetrin. Asnjë qeveri nuk mund të jetë më e fortë se qeveria monarkike.
KUPTIMI DHE NDIKIMI I "KONTRATËS".
Gjatë leximit tonë pamë si u formësua ëndrra politike e Rusoit. Në fillim ajo ishte një ëndërr individualiste, por më pas u shndërrua në një ëndërr bashkësie, në një ëndërr Shteti, ku del në pah nostalgjia për të Tërën sociale.
Njëkohësisht kjo është edhe një ëndërr atdhetare, një ëndërr barazie, prej së cilës gufon një thirrje plot afsh për arsyen, drejtësinë, moralin e virtytin, kundër tekave të egoizmit individual si dhe kundër abuzimit dhe arbitraritetit të Pushtetit.
Kjo është një thirrje për virtytin ashtu sic e konceptonte Monteskje, pra për virtytin si një vetëmohim, si një pastrim të vetvetes që rrjedh nga dashuria për atdheun.
Rusoi krijoi kushtet e romantizmit, ndёrsa ishte edhe hapёs i rrugёs sё Revolucionit Francez dhe demokracisё dhe pati ndikim tё madh nё pedagogjinё moderne.
Nё filozofinё politike, Rusoi konsiderohet si luftёtari kryesor i teorisё sё identitetit tё demokracisё dhe i demokracisё së drejtpërdrejtë (e kundёrt me parimin e pёrfaqёsimit).
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels