IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Aktiviteti  mbikëqyrës
Funksioni themelor i mbikëqyrjes është mbrojtja e konsumatorit, me qëllim përmbushjen në të gjitha  rrethanat, të angazhimeve apo detyrimeve që shoqëritë e sigurimit kanë ndaj policëmbajtësve. AMF monitoron  në mënyrë të vazhdueshme përgjegjësitë e marra nga shoqëritë e sigurimit dhe verifikon  me anë të parametrave financiarë e teknikë, burimet e mjaftueshme dhe formën për  përballimin e këtyre përgjegjësive. Ngritja e një sistemi raportimi periodik, siguron një bazë të dhënash  për  përgjegjësitë e marra nga ana e shoqërive. Analizimi i raportimeve, si dhe verifikimet në vend nëpërmjet  inspektimeve,prodhojnë parametrat financiarë dhe  teknikë të mjeteve që shoqëritë duhet të kenë, në mënyrë që shoqëritë e sigurimit të jenë në gjendje të përballojnë  përgjegjësitë e ndërmarra.

Mbikëqyrja tradicionale
• Garanton sigurinë e institucioneve financiare nëpërmjet vendosjes së rregullave
• Rregullat janë të zbatueshme për të gjitha institucionet fi nanciare dhe përcaktohen me ligj
• Vendosje e sanksioneve në funksion të zbatimit të rregullave
Mbikëqyrja me bazë riskun
• Vlerëson biznesin e një kompanie, profi lin e riskut dhe kontekstin makro-ekonomik në dy dimensione:
a. Profi let individuale të risqeve
b. Riskun sistematik
• Analizon ndikimin që një falimentim i mundshëm mund të ketë kundrejt:
a. Policëmbajtësve
b. Sistemit fi nanciar
• Dizenjon një sistem efektiv mbikëqyrës
Avantazhet
• Menaxhim risku më i mirë
• Treg më efi çent
• Efekte pozitive ekonomike edhe në nivel makro
Sfi dat
• Kërkon më shumë eksperiencë dhe aftësi sesa modeli tradicional i bazuar në rregulla
• Hartimi i metodologjive të sofi stikuara (manual të brendshme, trainime, etj.)
• Pranimi dhe adoptimi i metodologjive nga stafi mbikëqyrës
• Model i bazuar mbi gjykim i cili mund të mos jetëgjithmonë objektiv
• Gjykimi mbikëqyrës mund të sfi dohet nga institucionet fi nanciare - vështirësi për të provuar saktësinë nga secila palë
• Modeli tërësisht i bazuar në gjykim vështirëson fazat e ndërhyrjes nga ana e Mbikëqyrjes
Kështu Fondi i Garancisë si për shoqëritë e sigurimit të jetës dhe ato të jojetës duhet të jetë në masën 370 mln lekë. I gjithë procesi i rritjes së kapitalit në të gjitha format e përzgjedhura nga shoqëritë e sigurimit është ndjekur me përparësi nga AMF.
Avantazhet per mbajtjen e policave:
• Ruajtjen e historikut të tyre në vite dhe në kompani, ku do të përfshihen edhe dëmet
• Transparencë dhe siguri më të madhe mbi rreziqet e siguruara
• Lehtësi në marrjen në sigurim
• Përqasje drejt një sistemi Bonus Malus
Avantazhet për Institucionet Financiare që ushtrojnë aktivitet në Tregun e Sigurimeve:
• Praktika të standartizuara të marrjes në sigurim
• Shkëmbim informacioni të kontrolluar
• Shmangie të abuzimeve
• Ulje të numrit të të pasiguruarve
2.4 Platformat dhe sistemet e AMF-së garantojnë në drejtim të mbikëqyrjes:
• Monitorimin e përditshëm të shoqërive të sigurimit në shitjen e policave të sigurimeve
të detyrueshme.
• Kontrollin e korrektësisë së policave nga vetë klientët.
• Automatizimin e proceseve të punës dhe rritjen e efektivitetit dhe vendimmarrjes.
• Minimizimin e gabimeve teknike nëpërmjet njësimit të përdorimit të platformave të
ndryshme nga AMF dhe operatorët e mbikëqyrur.
• Parametra të lartë të sigurisë, si nga ana fizike dhe funksionale.
Në drejtim të efektivitetit të punës së instuticionit :
• Standardizimin e infrastrukturës të rrjetit dhe të menaxhimit informatik të posteve të punës.
• Forcimin e shkallës së sigurisë së informacionit, duke marrë parasysh sistemet
kritikë të ndërtuar dhe konfi dencialitetin e të dhënave, nëpërmjet rritjes të sigurisë të
infrastrukturës informatike dhe aplikimit të rregullave në aksesin dhe përdorimin e
brendshëm.
• Përdorimin e “paketave software” të standardizuara në aktivitetin financiar të AMFsë
dhe të njohura nga organet e kontrollit apo ato tatimore, duke bërë më transparent
funksionimin e vetë Autoritetit.
2.5 Bashkëpunimi institucional
Bashkëpunimi me institucionet e vendit
AMF ka një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë,
në përmbushje të misionit të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar dhe të rritjes së
efektivitetit të rregullimit të tregjeve financiare në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë ka qenë një nga partnerët kryesorë të AMF-së në arritjen e
objektivave të përbashkëta për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve fi nanciare,
. Në komunikim të ngushtë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, AMF ka punuar për zgjerimin e tregut dytësor të letrave me vlerë dhe funksionimin e rregjistrave përkatës.
A U T O R I T E T I   I   M B I K Ë Q Y R J E S   F I N A N C I A R E
Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare
Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare
AMF është anëtare e 3 organizatave ndërkombëtare të rregullatorëve të sigurimeve (IAIS),letrave me vlerë (IOSCO) dhe pensioneve (IOPS) dhe ka marrëdhënie e bashkëpunim të ngushtë me një numër të madh rregullatorësh në botë. AMF është pjesëmarrës,me kontribut aktiv, në Nënkomitetin e Bazës së të Dhënave të Ligjeve të IAIS-it. Synimi I funksionimit të kësaj strukture lidhet me shkëmbimin e përvojave të vendeve të ndryshme, hartimin dhe njësimin e standardeve për t’u zbatuar më tej nga të gjithë vendet anëtare.
Bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët.Marrëdhëniet me donatorët vazhdojnë të jenë një faktor mbështetës, tepër i rëndësishëm,në realizimin e projekteve strategjike të AMF-së, me qëllim ngritjen institucionale si dhe për nxitjen dhe zhvillimin e hallkave të veçanta të aktivitetit të këtij institucioni.Në kuadër të monitorimit të stabilitetit makroekonomik të vendit, FMN ka ndjekur me vëmendje dhe ka asistuar punën e AMF-së në rregullimin dhe forcimin e tregjeve fi nanciare jo-bankare. FMN po asiston në mënyrë të veçantë rregullimin e sistemit të pensioneve në Shqipëri dhe për këtë qëllim ka dhënë edhe rekomandimet e saj për hapat që duhen hedhur deri në krijimin e kuadrit të plotë ligjor dhe hartimin e strategjisë së pensioneve.Përfshirja e elementëve të direktivave Evropiane në sistemin fi nanciar në Shqipëri ka nxitur bashkëpunimin e AMF-së me strukturat e Evropës së Bashkuar.
A U T O R I T E T I   I  M B I K Ë Q Y R J E S   F I N A N C I A R E
Éshté i rëndësishëm në konsolidimin e profesionit të Aktuarit në Shqipëri, si një element tepër i rëndësishm, jo vetëm në vendosjen e standardeve, por edhe në implementimin me sukses të projekteve të të ardhmes, si Mbikëqyrja me Bazë Risku.Bashkëpunimi me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) - Po vijon puna për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e letrave me vlerë, ku vlen të përmendet projekti i ri i ligjit të letrave me vlerë të hartuar nga Ministria e Financave, projekti në proces mbi Obligacionet e Korporatave dhe Bashkive të mbështetur nga BERZH-i. Këto projekte synojnë përafrimin me direktivat Evropiane dhe nxitjen e aktivizimit te tregut.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels