IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



LENDA: PSIKOLOGJI SOCIALE
TEMA: ANALIZE E FILMIT “ 3 IDIOTET “
http://eseshkolle.blogspot.com/


    PERSONAZHET KRYESORE TE FILMIT “3 IDIOTET”
-RANCHO RANCHHODAS CHANCHAD: Ishte i vecante ashtu si emri i tij. Pasioni i tij me i madh eshte inxhinieria dhe diplomohet ne kete fakultet si student me rezultatet me te mira. Ai ishte ndryshe nga te tjeret, sfidonte bindjet ne cdo nivel, ishte nje zog me shpirt te lire. Dukej sikur kishte ardhur ne jete per tu ardhur ne ndihme te tjereve. Ai ecte me idene se jeta eshte nje gare, vrapo sa te mundesh ose do te mbetesh i tronditur. Ai ecte gjithmone kunder rrymes, ishte i vetmi i cili nuk ishte nje “makineri” dhe nuk zbatonte urdherat. Rancho perfaqeson nje njeri me shpirt te lire, nje ndjeks dhe mbeshtetes endrrash. Nje njeri me zemer te madhe dhe deshire per te vazhduar perpara dhe pa u dorzuar pavarsisht pengesave qe na dalin perpara.

-FARHAN QURESHI: I diplomuar ne fakultetin e inxhinierise, nje nga shoket e ngushte te Ranchos. Megjithese studionte inxhinierine, endrra e tij me e madhe ishte te behej fotograf. Por duke qene se ishte nen tutelen e te atit dhe ky i fundit kishte vendosur per profesionin e te birit pa lindur akoma, vendosi te ndiqte endrren e babait te tij, derisa mori guximin dhe vazhdoi realizimin e endrres se tij.
-RAJU RASTOGI: Student inxhinierise, shoku i Ranchos. Familja e tij perbehej nga 4 antare: nena, nje mesuese e dale ne pension, babai nje i semure i paralizuar dhe motra e tij e pamartuar. E gjithe familja mezi priste diten e diplomimit te Raju, per te dale nga varferia dhe jeta e tyre te merrte nje tjeret drejtim. Eshte kokeforte dhe perpiqet shume per te dhene me te miren e tij por ajo qe step ate eshte frika nga e ardhmja.
-Dr VIRU SAHASTRABUDDHE: Drejtori i fakultetit te inxhinierise. Studentet e quanin Virus. Virusi ishte personi me konkurrues qe mund te keni pare ndonjehere. Nuk mund te duronte dot qe dikush t’I rrinte mbi koke. Nje njeri egoist dhe i pameshirshem, nuk i vlersonte punen dhe perpjekjen e studentve dhe nuk merrte ne considerate nevojat apo deshirat e tyre.
-PIA SAHASTRABUDDHE: Vajza e drejtorit dhe gjithashtu e dashura e Ranchos. Nje mjeke e bukur dhe e suksesshme. Nuk i duron dot padrejtesite dhe madje i kundervihet dhe babait te saj per te vendsur drejtesi dhe ne mneshtetje te se mires.
-CATUR: Student i inxhinerise, mesonte permendesh dhe kishte deshire te dilte gjithmone i pare dhe te shihte te tjeret poshte vetes. Ai mendonte se dy jane menyrat per te fituar: te rrisesh votat e tua ose te ulesh ato te kundershtarit.


                            PERMBAJTJA E FILMIT “3 IDIOTET”
Ngjarjet ne kete film ndodhin ne fakultetin e e inxhinierise, ne te cilin studiojne Rancho, Farhan dhe Raju. Tre djeme qe vazhdojne endrren e tyre per tu bere inxhiniere te medhenj dhe qe pasioni i tyre per makinerite i lidh me shume keta djem qe deri athere ishin te panjohur per njeri- tjetrin. Rancho eshte shume i zgjuar dhe cdo here studion dhe nderton makineri te ndryshe. Gjithmone del i pari ne renditjene pikeve, por fatkeqesisht nuk mund te themi te njeten gje dhe per shoket e tij Raju dhe Farhan te cilet megjithse perpiqeshin shume nuk kishin rezultate te mira dhe madje rrezikoheshin qe te perjashtoheshin dhe nga shkolla. Qe ne diten e pare te shkolles ai tregon karakterin e tij te forte duke dale kundra rrymes dhe duke u bere i dashur dhe i adhuruar nga studentet e tjere per menyren e tij te zgjidhurit te gjerave dhe menyren e te vepruarit. Rancho has shume problem me drejtorin dhe profesoret sepse nuk eshte dakort me menyren se si ata japin mesim, duke u fokusuar thjesht tek mesimdhenia por ka rendesi dhe bashkpunimi me studentet dhe marrja parasyesh e kerkesa te tyre. Kur e nxirrnin nga klasa e tij, ai futej ne klasa te tjera vetem per te degjuar mesim sepse deshira e tij per te mesuar ishte me e forte se cdo gje. Rancho gjithmone gjente nje menyre te duhur per te zgjidhur problemet. Nje dite ne familjen e Raju  dhe Farhan drejtori u dergon nje leter ku u shkruan se djemte e tyre nuk kane rezultate te mira dhe per kete ai akuzon Ranchon, se po i largon nga mesimet dhe shkolla. Nje mbremje ata futen ne nje feste si te ftuar, vetem per te ngrene falas. Ata pa e ditur kishin perfunduar ne dasmen e vajzes se madhe te drejtorit. Ranchos i bie ne sy nje debat mes nje vajze dhe nje djali, dhe vendos qe te keshilloje vajzen qe te ndahet nga djali sepse ai ishte materialist dhe e vetja gje qe i interesonte ishin parate dhe luksi. Pas pak ai ia verteton asaj ate qe thote. Vajza habitet sesi dikush i panjohur ka guximin t’I jape nje keshille te tille dhe revoltohet. Ajo shkon te bisedoje me babin e saj per ta pyetur mbi keta tre te ftuar te cuditshem. Kur ajo vendos qe ti prezantoje djemte me babain e saj, cte shohin ishte drejtori dhe ajo ishte vajza e tij e vogel Pia. Ata mundohen te gjejne cdo justifikim per te dale nga situate, por vete prania e tyre aty ishte e pajustifikueshme. Pas kesaj mbremje te pakendshme te nesermen ne mengjes Raju dhe Farhan perfundojne ne zyren e drejtorit, dhe ky i fundit u thote te bejne kujdes me sjelljen e tyre dhe perseri fajson Ranchon. Ky paralajmerim percan pak marrdhenien mes Ranchos dhe Raju sepse ky i fundit ka frike se mos perjashtohet. Catur qe njihet si nxenesi me i rregullt dhe lajkatar i shkolles vendos nje bast me djemte sepse keta i bene nje loje qesharake. Ai thote se do te takohen me po te njejten date 5 shtator pas dhjete vitesh, per te pare se cili nga ata ka ecur me shume ne jete dhe ka bere me shume para. Basti pranohet nga shoket. Nje nate Rancho se bashku me shoket futet fshehurazi tek shtepia e drejtorit per ti shprehur dashurine vajzes se tij Pia. Ata jane te dehur dhe pasi ai shprehu dashurine ndaj vajzes qe dashuronte, duke u larguar ata bejne rrumuje dhe i degjon drejrori dhe i shikon teksa largohen. Te nesermen ne mengjes djemte e gjejne veten ne fund te nja klase ku i kishte zene gjumi dhe kishin kaluar naten. Drejtori shikon Raju ne klase te dehur dhe gjen nje shishe rum-I te mbaruar. Raju shok tek zyra e drejtorit dhe ky i fundit kishte pergatitur letren per perjashtimin e tij. Raju ndihet i zhgenjyer, i pavlersuar dhe keshtu tenton te vetvritet duke u hedhur nga  dritarja e zyres se drejtorit. Ai qendron ne gjendje shoku per nje kohe te gjate pa reaguar fare ndaj njerzve dhe nuk fliste as leviste dot. Pas disa kohesh me mbeshtetjen e shokeve dhe dashurine e familjes Raju sherohet dhe kerkon pune ne nje ndermarje te rendesishme dhe fiton ate vend pune. Pastaj eshte rradha e Farhan per te ndjekur endrren e tij si fotograf i kafsheve ne natyre. Ai merr guximin ti thoje te atit se inxhineria ishte deshira e babait jo e atij vete. Ai shpreh deshiren per realizimin e endrres se tij dhe per tu plotesuar si njeri dhe i mbush mendjen babait se ai ka te drejte. Ne nje nate me shi dhe permbytje vajza e madhe e drejtorit Mona do te linde femijen e saj por per shkak se rruget jane te bllokuara dhe ka stuhi nuk mund qe t’a transmetojne ne spital. Rancho se bashku me shoket e tij duhet qe te ndihmojne Monen qe te linde te shtepi dhe ata do te komunikojne me Pia me ane te kamerave per te mesuar mbi lindjen e femijes. Por duket se gjerat po komplikohen. Energjia elektrike nderpritet. Atehere te gjithe studenten e inxhinerise japin nhihmen e tyre duke krijuar energji elektrike nga menyra alternative, bejne gati mjetet per te pritur lindjen e femijes, dhe ne fund cdo gje shkon mire. Rancho eshte duke u larguar kur drejtori Viru e therret. Ai nxjerr nga xhepi nje pene, dhe thote se kete para shume vitesh ia kishte dhene profesori i tij dhe i kishte thene se kur te takonte dhe ky studentin e tij me te vacate t’ia jepte atij. Pas diplomomit Rancho u largu dhe Raju dhe Farhan nuk komunikuan me me ate. Pas dhjete vitesh, me daten 5 shtator Catur nuk kishte harruar bastin, ai lajmeron djemte dhe nisen ne kerkim te Ranchos. Rruges ndalojne per te mare dhe Pian e cila ishte duke u martuar por vendos te takoje Ranchon. Ata perfundojne ne nje shkolle inxhinierie, te cilen e kishte hapur Rancho dhe aty ishin femije qe benin shpikje e tyre te reja. Me ne fund pas 10 vitesh ata u bashkuan perseri. Catur e ndjente veten fitimtar sepse kishte pasuri dhe pushtet dhe ndjente se kishte fituar bastin. Por Rancho suprizoi perseri. Ai ishte bere nje shkenctar i famshem dhe i njohur ne te gjithe boten per shpikjet e tij. Ndoshta nuk kishte pasurine dhe pushtetin e Catur por kishte miqesine e ndershme dhe pa kushte. Kishte gjetur tashme dashurine e tij dhe ishte i lumtur.



                                  ANALIZA E FILMIT    
1-Ndikimi i prindit tek femija: Farhan vazhdon studimet per inxhineri pa deshiren e tij por me urdher te babait sepse ai deshironte qe biri i tij te behej nje inxhinier i famshem.
2-Altruizmi: Rancho ndihmon Joy ne perfundimin e projektit te tij shkencor duke e ndihmuar per te perfunduar detyren e tij.
- Pia u jep celsat e zyres se babait te saj Ranchos dhe Farhan per te marre fleten e provimit te Raju. Provim te cilin Dr Viru e kishte ndertuar ne nje menyre te tille qe ai te mos e merrte provimin.
-Rancho shoqeron ne spital babin e Raju i cili eshte i paralizuar dhe peson nje krize.
-Rancho hap nje shkolle per djem te vegjel qe te mesojne inxhinierine dhe t’u mesoje atyre shpikjet e tij.
-Rancho se bashku me shoket e shkolles ndihmojne Monen ne lindjen e femijes se saj.
3-Miqesia: Miqesia e ngushte mes Rancho, Raju dhe Farhan, qe jane gjithmone bashke dhe mbeshtesin njeri-tjetrin pa kushte ne nje miqesi te ndershme dhe te sinqerte.
-Lidhja miqesore mes Pias, Raju dhe Farhan. Pia i kundervihet babait te saj per te mbrojtur shoket e saj, i cili mundohet gjithmone qe t’I ule par ate tjerve.
4-Dashuria: Lidhja e forte emocionale e dashurise mes Pia dhe Rancho. Nje dashuri e madhe qe i reziston kohes dhe pengesave.
5-Paragjykimi dhe diskriminimi: Dr Viru eshte paragjykues ndaj Joy ne projektin e tij shkencor. Ky paragjykim behet shkak qe Joy te kryeje vetvrasje.
-Catur paragjykon njerzit e varfer dhe qe nuk kane pushtet, duke qene se ai eshte nje njeri i pasur dhe drejtor i nje ndermarrje te rendesishme.
6-Vlersimi qe na bejne te tjeret neve: Dr Viru i jep penen e tij te vecante Ranchos duke e vlersuar ate per ndihmen qe jep ai ne lindjen e nipit te tij. Ai e quan ate si studentin e tij te jashtezakonshem dhe me te mire.     


             NDJENJA E ALTRUIZMIT SI PJESE E FILMIT “3 IDIOTET”

Altruizmi eshte nje arsye per te rritur mireqenien e dikujt edhe kur kjo nuk sjell asnje perfitim per interest e vetes. Altruizmi eshte e kunderta e egoizmit. Nje individ altruist eshte i shqetesuar dhe ofron ndihme kur ne kembim nuk jepen dhe nuk parashikohen perfitime. Per te studiuar aktet e altruizmit, psikologet shoqerore ekzaminojne kushtet nen te cilat njerzit paraqesin tipare te tilla. Pikerisht dhe ne filmin “3 idiotet” qe une kam vendosur qe ta trajtoj per detyren time altruizmi ze nje vend te vecante. Rancho, e cili eshte dhe perzonazhi kryesor i filmit eshte nje njeri shume altruist. Ai eshte kudo aty ku shoket e tij apo dhe njerez te tjere, kane nevoje per ndihme. Eshte i gatshem qe ti ndihmoje ata per te kapercyer pengesat qe hasin ne perditshmerine e tyre si student, i keshillon dhe i mbeshtet hap pas hapi per realizimin e endrrave te tyre. Ndjenja e altruizmit eshte e futur  thelle ne karakterin e Ranchos. Ai nuk i duron dot padrejtesite, lufton per te drejtat e veta dhe te tjereve. Ndjenjen e altruizmit ne film e shohim kur Rancho gjithmone eshte ne ndihme dhe mbrojtje te te tjereve, madje duke rrezikuar dhe veten e tij dhe duke mos pritur asnjehere asgje ne kembim te te mirave qe bente. Cdo gje qe kishte ai deshironta t’a ndante me te tjeret. Altruizmi eshte karakteristike shume e vlefshme dhe e vecante qe jo cdo njeri e mbart ate. Te ndihmosh dike qe ka nevoje per ndihme te bent e ndihesh mire, i vlersuar dhe i rendesishem. Eshte detyra jone si qenie njerzore qe te japim ndihme sepse nje dite mund te jem i ne qe kemi nevoje per ndihme dhe nuk do te  deshironim qe ten a linin pas dore.  Aktet e altruizmit rritin ndjenjen e vlersimit te vetes. Shikimi i dikujt qe eshte ne hall mund te evokoje nje perzierje shqetesimi te perqendruar mbi veten dhe nje empati te perqendruar mbi te tjeret.



                      MIQESIA SI PJESE E FILMIT “3 IDIOTET”

Miqesia ze nje vend te rendesishem nje jeten e secilit prej nesh. Ne nuk do ta mendonim dot jeten pa miqte tane qe i kemi prane gjithmone. Miqte jane bere tashme nje pjese e jona shume e vecante. Ne flasim me ta pa komplekse, u rrefejme sekretet tona, marrim dhe japim keshilla si dhe shkembejme dashuri dhe harmoni. Nevoja qe kemi per t’I besuar njeri-tjetrit, i vendos marrdheniet ne themel te ekzistences sone. Cdokush ka nevoje qe te kete prane dike qe t’I besoje, ta mbeshtese dhe qe mos ta lere asnjehere vetem. Nje nga parshikuesit me te fuqishem te miqesise mes dy individeve eshte aferia. Kjo eshte mese e vertete sepse sa me afer dhe shume te rrime me nje person mundesia per afrimitet dhe miqesi eshte me e madhe sesa me dike qe nuk e shohim shpesh dhe nuk kalojme shume kohe me ate. Nderveprimi i tille i lejon njerzit qe te ekzaminojne ngjashmerite e tyre, te ndjenje pelqimin qe kane per njeri-tjetrin dh eta perceptojne njeri-tjetrin si njesi shoqerore. Pikerisht eshte miqesia qe ze nje vend te rendesishem tek ky film. Miqesia e vertete, pa kushte dhe e ndershme. Ajo miqesi qe nuk e humbet asnjehere vleren e saj sado qe kohe te kaloje. Kjo eshte dhe miqesia e tre shokeve, student te inxhinerinse ne film, te cilet i gjenden prane gjithmone njeri-tjetrit, e mbeshtesin dhe ndihmojne njeri-tjetrin pa kushte. Tek filmi kemi te paraqitur rolin e vecante qe luan nje miqesi e ndershme. Nje miqesi e cila nuk ndryshon pavarsisht faktit se kalojne 10 vite pa komunikuar. Sepse kur ndjenjat jane te verteta, as koha dhe asnje gje nuk i ndryshon dot. Ndjenja e vertete rritet Brenda nesh sado kohe te kaloje, ajo eshte aty e ruajtur mire nder kujtime.  Mbeshtetja e shokeve eshte nje factor i rendesishem per tee cur perpara. Besimi i tyre eshte nje shtyse drejt realizimit te endrrave tona dhe krijmit te nje personaliteti te forte dhe me besim ne vetevete. E tille ishte dhe miqesia e tre djemve tane, e forte dhe e pathyeshme. Ata nuk hiqnin dore kurre nga njeri-tjetri, pavarsisht rrethanave ne te cilat ndodheshin. Ata nuk ishin tre, por nje trup, nje zemer dhe nje mendje. Miqesia nuk eshte te takohesh dhe te shikohesh cdo dite… Miqesia eshte te kthehesh pas nje kohe shume te gjate dhe te shikosh se asgje nuk ka ndryshuar.

                     DASHURIA SI PJESE E FILMIT “3 IDIOTET”
Dashuria eshte nje ndjene e forte qe te godet dhe te le pa fryme athere kur nuk e pret. Keshtu eshte dashuria here te ngre ne qiell, here te perplas fort per toke. Here te mbush me jete dhe here te tjera te mbyt. Ajo eshte gjithmone plot supriza dhe te papritura. Njerzit synojne per dashuri, jetojne per te, vdesin per te. Tre jane faktoret per nje dashuri, te cilet jane: bashkimi, kujdesi dhe intimiteti. Por nuk duhet lene mbrapa dhe kuptimi i ndersjellte, dhenia dhe marrja e mbeshtetjes, gezimi ne shoqerine e dikujt. E tille ishte dhe dashuria e Ranchos dhe Pias. Nje dashuri qe filloi krejt rastesisht, ne rrethana te cuditshme dhe qesharake. Por kishte dhe problem. Pia duke qene se ishte vajza e drejtorit te fakultetit, ky i fundit e urrente Ranchon, dhe ishte pengese per finalizimin e dashurise se tyre. Pas diplomimit Rancho zhduket  dhe per 10 vite askush nuk ka kontaktuar me ate. Pas dhjete vitesh, Pia ishte duke u martuar, por Farhan dhe Raju e bindin qe te mos martohet sepse kishin gjetur  vendodhjen e Ranchos. Ajo braktis dasmes dhe le dhendrin ne vazhdim te endrres se saj dhe ndjekje te dashurise. Dhe ja ku u takuan me ne fund. Per ata koha nuk kishte kaluar fare, nuk kishin ndryshuar fare. Ishin po aq te bukur sa kur ishin njohur. Madje dhe dashuria e tyre nuk ishte zbehur, koha nuk kishte shuar ate romance dhe pasion te fuqishem te ketyre dy te dashuruarve. Sepse dashurite e verteta dhe te medha i mbijetojne pengesave dhe perballen me cdo gje per te realizuar endrren e tyre. Ky ishte dhe rasti i personazheve tane, te cilet hodhen prapa kraheve pengesat dhe problemet per te jetuar dashurine e tyre. Sepse ne fund e drejta dhe dashuria jane gjithmone fitimtare sado qe rruga per te arritur fitoren mund te jete e veshtire, rendesi ka rezultati ne fund.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels