IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


http://eseshkolle.blogspot.com/

Tema:  Te nxenet  - kuptimi, natyra dhe format e thjeshta te te nxenit

Çështjet kryesore
a. Teorite e te nxenit dhe kerkimi shkencor
b. Metoda e vleresimit te te nxenit
c. Pararendesit e teorive moderne te te nxenit
d. Mbeshtetja filozofike e Teorive te te nxenit.
e. Fillimet e studimit psikologjik te te nxenit

Objektivat: Në fund të këtij leksioni do te jeni te afte:

1. Të përcaktoni, shpjegoni dhe të identifikoni shembuj te fenomenit të të nxënit dhe jo të nxënit.
2. Të përshkruani veçoritë më të rendesishme te modeleve te ndryshme te studimit
3. Te shqyrtoni vecorite thelbesore te metodave te ndryshme te vleresimit te nxenit
4. Te dallojne midis marredhenieve dhe te dhenave dhe te shpjegoje parimet kryesore te seciles 
5. Te shqyrtoni se si puna e Wundt, Ebbinghaus, strukturalistet dhe funksionalistet ndihmuan ne themekimin e psikologjise si shkence
6. Te shpjegoni ndryshimet midis teorive te biheviorizmit dhe konjitivizmit ne lidhje me disa perfundime te studimit te te nxenit.
7. Te konstatoni disa parime mesimore te perbashketa te shume teori te te nxenit.
8. Te shtjelloni menyrat qe teoria e te nxenit dhe praktika arsimore plotesojne dhe permiresojne njera – tjetren.
  
Kuptimi mbi të nxënit

Të nxënit përfshin përvetësimin, modifikimin dhe përpunimin e njohurive, aftësive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të caktuara. Njerëzit nxënë në forma e mënyra të ndryshme aftësitë njohëse, gjuhësore, motorike, teknike dhe sociale, të cilat iu mundësojnë atyre përfshirjen, bashkëveprimin dhe zhvillimin e tyre individual. Në fëmijëri individi nxë aftësinë për të shkruar, lexuar, njihet me rregullat e para drejtshkrimore e gramatike, njeh numrat dhe fiton aftësitë dhe shprehitë bazë matematike, ndërsa gradualisht me rritjen e moshës dhe viteve të shkollimit fiton njohuri më të thelluara rreth dijeve dhe aftësohen në kryerjen e veprimtarive në nivele më të ndërlikuara intelektuale dhe psikomotore, si zgjidhja e problemeve, shkrimi i eseve, ngarja e biçikletës apo makinës, puna në bashkëpunim me të tjerët në një projekt grupi, etj.
Shoqëria njerëzore është e interesuar për përvetësimin e dijeve dhe zotërimin e aftësive profesionale, pasi prej tyre përfitohen të mirat materiale e shpirtërore. Mirëpo, edhe pse në parim, njerëzit e pranojnë se të nxënit është i rëndësishëm për jetën e tyre, jo të gjithë ia arrijnë suksesit në zotërimin dhe përvetësimin e objektivave të dëshiruara.  Ka njerëz që ia arrijnë më shpejt, ka të tjerë që nxënë më me vështirësi dhe kjo e vë individin në dilema midis arsyeve biologjikë që lidhen me potencialin intelektual të tij dhe arsyeve mjedisorë që lidhen me edukimin, marrëdhëniet dhe teknologjinë. Për më tepër nuk është vetëm individi i përfshirë në këto dilema, por edhe vetë studiuesit pozicionohen në këndvështrime dhe qëndrime kundërshtuese, pasi edhe ata i shikojnë në pamje dhe pozicione të ndryshme shkaqet, proceset dhe pasojat e të nxënit.
Po ç’është në vetvete të nxënit: proces apo rezultat?!
Në se është proces sa është i unifikuar me proceset e tjera të edukimit dhe më konkretisht në kuptimin kontekstual mos vallë gjen shpjegimin brenda konceptit të mësimdhënies? Atëherë duhet të përqendrohemi te mësuesi dhe fuqizimi i faktorëve që lidhen me procesin e mësimdhënies dhe edukimin në tërësi. Në se të nxënit e përfytyrojmë si rezultat të procesit mësimor, atëherë pse duhet të rropatemi kaq shumë në kërkim të metodave dhe teknologjive, kur fare mirë vendosim standarde dhe nëpërmjet këtyre standardeve matim të nxënit konkret?
Në një këndvështrim tjetër: a duhet të përqendrohemi në kuptimin e të nxënit vetëm në atë të nxënë që ndodh në shkollë, apo do të përfshijmë edhe të nxënit që ndodh gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës?
Në një përqasje tjetër në se të nxënit është edhe proces edhe rezultat si ndodh ai: si zgjim i energjive të brendshme mentale nën ndikimin e ngacmuesve të jashtëm mjedisorë, apo si meritë e gjetjes së faktorëve optimalë të jashtëm dhe mjeshtërisë së përcjelljes dhe instalimit të standardeve që pasqyrojnë ndryshimet e pritshme. Siç shihet, kjo analizë na e bën kuptimin mbi të nxënit edhe më kompleks. Për këtë arsye e kemi të vështirë të gjejmë një përkufizim të përgjithshëm e të përbashkët për të nxënit që të pranohet prej të gjithë teoricienët, studiuesit dhe prakticienëve të edukimit (Shuell 1986) Megjithatë, psikologët e edukimit duke studiuar këto teori, kanë arritur të dallojnë brenda shpjegimeve të tyre tri fjalë kyç, të cilat mund të përdoren si bazë e artikulimit të një përkufizimi që pasqyron në një farë mënyre kuptimin për të nxënit. Këto fjalë janë:
ndryshim sjelljeje – qëndrueshmëri në kohë -  eksperiencë.
Mbi këto kuota mund të japim këtë përkufizim.

Të nxënit është një ndryshim i qëndrueshëm i sjelljes në një model të dhënë, i cili rezultohet prej praktikës ose formave të tjera të eksperiencës.

Le ta analizojmë këtë përkufizim më në brendësi.

Kriteri i parë i përkufizimit të të nxënit është ndryshimi i sjelljes, apo ndryshimi në kapacitetin për t’u sjellë. Njerëzit nxënë, kur ata bëhen të zotë, të aftë për të bëre diçka të cilën ata nuk mund ta bënin më parë. Të nxënit përfshin të zhvilluarit e veprimeve të reja ose modifikimin e atyre ekzistuese. Ne nuk mundemi ta vëzhgojmë drejtpërdrejt procesin e të nxënit, prandaj ne e konsiderojmë atë më tepër si produkt ose si rezultat. Të nxënit është vlerësuar mbi bazën e asaj se çfarë njerëzit thonë, shkruajnë dhe bëjnë. Ai përfshin një kapacitet ndryshimi të sjelljeve edhe në rastet kur individi nuk është në gjendje t’i demonstrojë në një moment të veçantë për shkak të harresës, hutimit apo emocioneve të forta.

Kriteri i dytë i qenësishëm në këtë përcaktim është se ndryshimi i sjelljes (ose kapaciteti për ndryshim) reziston përtej kohës. Pra të nxënit është një ndryshim i qëndrueshëm i sjelljes. Duke përjashtuar nga koncepti i të nxënit, ndryshimet e përkohshëm të sjelljes, faktorë të tillë si droga, alkooli dhe lodhja, nuk i përfshijmë te të nxënit, sepse ato janë ndryshime të përkohshme dhe kur shmangen burimet që kanë shkaktuar këtë apo atë deviancë, sjellja kthehet përsëri te forma e saj origjinale dhe në këto raste themi se individi është rehabilituar. Është rasti të bëjmë kujdes për të mos ngatërruar konceptet “ndryshim i qëndrueshëm” me “ndryshim i përhershëm”. Të nxënit vërtet është i qëndrueshëm, por ai nuk mund të jetë i përhershëm, pasi ndodh edhe harresa. Të nxënit i reziston harresës për një kohë të gjatë duke u ndeshur me të. Sa më aktiv të jetë aq më gjatë i reziston dhe sa më pasiv të jetë, aq më e mundshme është fshirja e tij. Ky klasifikim është i diskutueshëm, por shumica e njerëzve pranojnë se ndryshimet kohëshkurtër nuk kategorizohen te të nxënit.

Kriteri i tretë është se të nxënit ndodh përmes praktikës dhe formave të tjera të eksperiencave. Ky kriter e përjashton ndryshimin e sjelljes që vjen si tendencë e lindur, prej natyrës gjenetike të trashëguar, siç janë: ndryshimet që vijnë me rritjen e moshës tek fëmijët, nevojat biologjike,etj. Megjithatë dallimi midis trashëgimisë dhe të nxënit shpesh nuk eshte “clear – cat”, i qartë. Njerëzit mund të jenë të predispozuar të veprojnë në mënyrat e dhëna, por zhvillimi aktual i sjelljes së dhëne varet prej bashkëveprimit me të tjerët. Fëmijët nuk e mësojnë gjuhën me veten e tyre, por më tepër nëpërmjet ndërveprimeve dhe mesimdhenies. (Lenneberg,. 1967) Në linjë të njëjtë, me zhvillimin normal, fëmijët zvarriten dhe ngrihen në këmbë, por ambienti mund të ndikojë    normalitetin e zhvillimit të kësaj sjelljeje. Në se një fëmijë pengohet me forcë në lëvizjet e tij motoriket,  ai nuk do të zhvillohen normalisht dhe gjatë viteve të mëpasme, ai do të ketë probleme me ecjen dhe reflekset lëvizore.

Teorite e te nxenit rezultat i kerkimev studimore
Funksionet e teorise
Nje teori eshte nje baze shkencore per te shpjeguar nje fenomen te shtruar per diskutim.
Nje teori shpjegon dhe parashikon sjelljen
Nje teori  kurrë nuk themelohet mbi dyshime
Nje teori mund te modifikohet 
Një teori përgatit një shpjegim të përgjithshëm për vëzhgimet e bëra në kohë.

Te nxënit kërkon Paradigmat. Shembullin

Nr
TIPI i kerkimit
VECORITE e kerikimit
1
Korelacional
Ekzaminon marredheniet midis variableve
2
Eksperimental
Nje ose me shume variable jane alternuar dhe ndikuar nga variable te tjere jane vleresuar.
3
Kualitativ
Perqendrohet me pershkrimin e ngjarjes dhe interpretimin e kuptimit.
4
Laboratorik
Projekti kushtezohet ne nje kuader te kontrolluar
5
Fushe
Projekti kushtezon ne nje kuader natyral (shkolle, shtepi, pune)


Metoda e vleresimit te te nxenit

Nr
KATEGORIA
PERCAKTIMI
1
Vezhgimet direkte
Rastet e sjelljes qe demostrojne te nxenet
2
Pergjigje me shkrim
Performancat e shkrimit ne teste, kuice, detyrat e shtepise, letrat dhe projektet
3
Pergjigje me goje
Pyetjet verbale, komentet, pergjigjet gjate te te nxenit
4
Vlersimi nga te tjeret
Gjykimi i vezhgimeve te te nxenit ne atributet e treguesve te te nxenit




Vetraportimi:
Gjykimi popullor i vetvetes:
a
Pyetsoret
Vleresime te shkruara te artikujve ose pergjigjeve te pyetjeve.
b
Intervistat
Pergjigje gojore te pyetjeve
c
Nxitja e kujteses

Kujtesa e mendimit duke percjelle nje performance ne kohen e dhene.
d
Mendim – ze i larte
Verbalizimi i mendimit, veprimit ndjenjat qe performojne nje detyre.
e

Dialogjet

Bisedime midis dy a me shume personave.






Pararendesit e teorive moderne te te nxenit

Zanafilla e teorive bashkekohore te te nxenit shtrihen qe ne lashtesi. Shume prej problemeve te shtruara per shpjegim dhe ceshtjeve te kerkuara prej studimeve moderne nuk jane te reja por me teper reflektojne nje deshire te pergjitheshme per njerezit per te kuptuar vetveten, te tjeret dhe boten tyre.
Le te shohim orgjinen e teorive bashkekohore te te nxenit, duke filluar me nje diskutim te pozitave te filozofeve, orgjinen e dijeve dhe marredheieve te tyre me ambjentin dhe duke konkluduar me disa pamje te hershme te psikologjike ne te nxene.
Informacioni historik eshte i dobishem sepse ai na siguron bazat, themelet, sfondin per te kuptuar teorite e tanishme, shume prej ideve te te cilave e kane zanafillen ne kendveshtrimin historik. Kjo kqyrje eshte selektive dhe perfshin materialin historik te pershtatshem te te nxenet ne kuadrin edukativ.

Teoria e te nxenit dhe Filozofia

Prej nje perspektive filozofike, te nxenet mund te jene diskutuar nen titujt e epistomologjise, e cila referohet te studimi i orgjines, natyres, kufizimit dhe metodave te njohurive. Si mund te njohim? Si mund te nxeme, dicka te re? Cili eshte burimi i dijeve? Kompleksiteti i te nxenit human eshte ilustruar ne fragmentin e meposhtem prej Menose se Platonit.

“Une di, Meno, se c’mendoni... Ju argumentoni se nje njeri nuk mund te pyese dike tjeter per ate qe ai di apo qe nuk di. Por ne se ai di, ai nuk ka nevoje te pyese, ne se ai nuk di, ai nuk mundet, por ai nuk di shume tema rreth te cilit ai eshte duke pyetur.

Dy pozicionet ne orgjinen e diturive dhe marredheniet e saj me ambjentin jane racionalizmi dhe empirizmi.
Racionalizmi referohet te ideja qe dija buron nga arsye pa iu adresuar ndijimeve. Dallimi midis mendjes dhe ceshtjes, cili perfytyrime dallojne ne pamjen racionale te dijes humane, mund te jene marre nga Platonit, qe njohurite e shquara sigurojne nepermjet ndjenjave prej ketij te fituari me arsyen.
Platoni besonte se sendet (shtepite, pemet), jane zbuluar nga njerezit nepermjet ndijimeve, kurse individet mesojne idete me arsye ose me te menduarin per ate qe ata dine, njohin. Njerezit kane idete e tyre per boten dhe ata i nxene (i zbulojne) keto ide duke reflektuar ne to. Arsyetimi eshte aftesia me e larte mendore. Natyra e vertete e shtepive dhe e pemeve mund te njihet vetem nepermjet reflektimin ne idete e shtepive dhe pemeve.
Platoni shmang dilemen ne Meno me pretendimin se dija e vertete, njohja e ideve , eshte objektive, e lindur, natyrore dhe eshte sjelle ne vetedije permes refleksionit. Te nxenet eshte rikujtimi, rithirrja e asaj  çfare ekziston ne mendje. Informaconi i marre nepermjet veshgimit, degjimit, shijimit, nuhatjes ose te prekurit, formon informacionin e pamesuar me tepër se  sa idetë.  Mendja është e lindur të strukturojë  arsyetimin dhe të pajisë të kuptuarit e informacionit te marrë nga ndijimet.

Doktrina racionaliste gjithashtu evidentohet edhe tek shkrimet e Dekartit (Rene Decartes. 1596 – 1650)  një filozof dhe matematikan frances. Dekarti perdori dyshimin si nje metode te kërkimit. Me të dyshuarin ai arriti ne konkluzionin se janë faktet absolute dhe jo i nënshtruar ndaj dyshimit. Fakti qe ai mundi të dyshonte udhëheqjen e tij  te besimi që mendja (te menduarit) ekziston, si reflektim ne thënien e tij: “ Unë mendoj, prandaj unë jam”   Nëpërmjet arsyetimit deduktiv, prej parimeve të përgjithshme te shembujt specifikë, ai provoi se Zoti ekziston dhe konkludoi se idetë e përfunduara nëpërmjet arsyetimit duhet te jene te vërteta.
Ashtu si Platoni, Dakarti përforcoi dualizmin mendje – materie, per Dekartin, bota e jashtme ishte mekanike, ashtu si veprimet e kafshëve. Njerëzit janë dalluar për aftësitë e tyre te arsyetimit. Shpirti human, ose kapaciteti për te menduar, influncon veprimet mekanike trupore, por trupi vepron ne mendje nëpërmjet përcjelljes së eksperiencave ndijiore. Megjithëse Dekarti postuloi (mori si mirëqene) dualizmin, ai gjithashtu hodhi hipotezën e ndërveprimit mendje – materie.
Immanuel Kant (1724 – 1804) filozof gjerman, tek botimi i tij “Critique of Pure Reason” (1781), i adresohet dualizmit mendje – materie dhe shënon se bota e jashtme është e çrregullt por është e perceptuar si e rregullt sepse rregulli është vënë në mendjen tonë. Mendja merr në botën e jashtme ndijimet dhe i shndrron ato në përshtatje me ligjet subjektive të lindura. Bota kurrë nuk mund të njihet ashtu si ekziston por ashtu si ne e perceptojmë.  Perceptimet e njerëzve i japin botës rregullin e saj. Kanti ripohonte rolin e arsyes si nje burim të dijes, por kundërshtonte se arsyeja operonte brenda sferës se eksperiencës. Dija absolute të paprekura me botën e jashtme nuk ekzistojnë. Për me tepër, dija eshte empirike ne sensin qe informacioni eshte marre prej botes dhe inerpretuar prej mendjes.

Shkurt:racinalizmi eshte doktrina e dijes qe rrjedh nëpermjet mendjes. Megjithate eshte nje bote e jashtme prej te ciles njerezit marrin informacionin ndijor, idetë orgjinale prej punes se mendjes.
Dekarti dhe Kanti besonin se arsyeja vepron ne marrjen e informacionit prej botes.
Platoni mendonte se dija mund te ishte absolute dhe e marre me arsye te pastër.   

EMPIRIZMI:  Empirizmi referohet tek ideja se eksperienca eshte i vetmi burim i njohurive. Ky pozicion buron prej Aristotelit (384 – 322), i cili ishte nxenesi i Platonit dhe pasuesi i tij. Aristoteli nuk u terhoq nga dallimi i mprehte mendje dhe materie. Bota e jashtme eshte baza per impresionet e ndijimit njerezor, te cilat ne kthimin e janë interpretuar si legjitime. ( te qendrueshme, te pa ndryshueshme) prej mendjes. Ligji i natyres nuk mund te jene zbuluar prej impresioneve ndijore. Me tej, ato jane zbuluar prej arsyes si mendja merr te dhenat prej ambjentit. Ndryshe nga Platoni, Aristoteli besonte se idete nuk eksistonin pavarsisht nga bota e jashtme. Ne fund te fundit, ajo është burim i të gjitha dijeve.
Aristoteli kontribuoje tek psikologjia  me parimet e tij te asociacionit si aplikim te memorjes. Kujtimi i nje objekti ose ideje nxit kujtime te objekteve te tjera apo ideve te njejta me te.
Nocioni i te nxënit shoqërues është  prominent ne shume teori te te nxenit.

John Lock (1632 – 1704), filozof britanik, i cili u ndikua nga puna e Platonit, qe idete mund te zbulohen prej arsyes. Lock zhvilloi nje shkolle te menduarit qe ishte empirike, por qe nuk arriti te qe nje eksperiment i vertete.
Ne librin e tij “Ese rreth te kuptuarit human” (1690), Lock  shkruan se nuk ka ide te lindura , te gjitha dijet burojne prej dy llojeve te eksperiencave: impresioneve ndijore te botes se jashtme dhe vetedijes personale. Idete jane marre prej impresioneve ndijore dhe reflektimit personal ne keto impresione. Asgje nuk mund te jete ne mendjen tone qe te mos e kete orgjinen nga ndijimet. Lock beri nje dallim te rendesishem midis kualitetit te pare dhe te dyte të objekteve: Kualiteti i pare ku perfshihen: masa, pamja, pesha dhe numri ekzistojne ne boten e jashtme si pjese te objekteve apo situatave dhe jane pasqyruar, ngulitur ne mendje. Ne kontrast me kete, perceptimet e kualitetit te dytë (ngjyra, tingujt, shija) varen nga pajisja sensore e personit dhe mendjes
Lock u kritikua nga George Berkeley (1685 – 1753), David Hume (1711 – 1776) dhe John Stuart Mill (1806 – 1873)
Barkeley besonte se mendja eshte vetem realiteti. Vetem kuliteti i dyte ekziston, nuk ka qualitet te pare. Berkeley ishte empirist sepse ai besonte se idete burojne nga eksperienca: prapseprape: ai gjithashtu mendonte se njerezit imponojne kualitetet mbi pasqyrimin e ndijimeve te tyre.
Hume pranonte qe njerëzit nuk mund te jenë të sigurt rreth realitetit te jashtëm, por ai thoshte gjithashtu se se njerëzit nuk mund te jene te sigurt për idetë e tyre . Individet e përjetojnë realitetin e jashtëm përmes ideve te tyre, te cilat formojne vetem realitetin. Ai pranoi gjithashtu doktrinen empirike, qe idete burojne prej eksperiencave, perjetimeve duke u bere shoqerime me të tjera përjetime.

Milli ishte empiricist dhe asociacionist, por ai përjashtoi idenë se idetë e thjeshta kombinohen, nderthuren në mënyra te rregullta te format komplekse te ideve. Mill argumentoi se idete e thjeshta gjenerojne idete komplekse, te nderlikuara, por më vonë nuk kanë nevojë të kompozohen, të ndërtohen nga idetë e meparshme.
Idetë e thjeshta mund te prodhojnë një të menduar kompleks që mund të mbartë vëzhgime të vogla në raport me idete e te cilave eshte kompozuar. Besimet e Mill reflektojne nocionin se e  tera eshte me e madhe se shuma e pjeseve te saj.e cila eshte nje supozim integral i psikologjise geshaltiste.

Fillimet e studimit psikologjik te te nxenit

Fillimin formal te psikologjise si shkence eshte veshtire ta percaktosh (Mueller, 1979), megjithate kerkimet sistematike te nje natyre psikologjike fillojnë të shfaqen në fundin e shekullit te 19. Dy persona qe kane impakt te rendesishem ne teorine e te nxenit janë Wundt dhe Ebbinghaus.

Laboratori psikologjik i Wundtit. Wilhelm Wundt(1832 – 1920), eshte i pari laborator psikologjik, i cili u hap ne vitin 1879 ne Gjermani, Lajpcing, edhe pse William James kishte filluar laborator mesimdhenieje ne Universitetin e Harvardit 4 vjet me pare. Wundt donte ta themelonte psikologjine si nje shkence te re . Laboratori i tij mori nje reputacion nderkombetar me nje grup impresiv vizitoresh dhe ai botoi edhe nje reviste me te dhenat e kerkimeve psikologjike. I pari laborator kerkimor psikologjik ne USA eshte hapur ne vitin 1883 nga G. Stanley Hall.

Te nxenet verbal i Ebbinghaus
           
Herman Ebbinghaus (1850 – 1909) psikolog gjerman, nuk kishte lidhje me laboratorin e Wundt -it, por qe megjithate ndihmoi ne vertetimin e metodes eksperimentale dhe ne kete menyre themeloi psikologjine si shkence. Ai investigoi proceset e  larta mendore me kerkime ne memorjes. Ai pranoi parimet e asocimit dhe besonte se te nxenit dhe kujtesa e informacionit te nxene varen nga frekuencat e ekspozimit te materialit. Testimi i vertet i kesaj hipoteze kërkon përdorimin e materialeve, me te cilat  pjesemarresit nuk jane familjarizuar.
Ebbinghausi ishte  një kërkues i pasionuar qe shpesh perdorte veten e tij si subjekt te studimit. Ne nje eksperiment tipik, ai do të sajonte një listë rrokjesh absurde, verente secilen për pak kohe, - pushonte, pauz, - shikonte tjetren. Ne kete menyre ai percaktoi se sa kohe i duhej per te nxene listen nepermjet listes se jashtme .
Kerkimet i tij i botoi ne librin “Memorja” (1885)

Strukturalizmi dhe funksionalizmi

Strukturalizmi: Edward B. Titchener (1886 – 1927) ishte studenti Wundt it ne Lajpcing. Ne 1982 ai behet drejtor i laboratorit psikologjik ne Universitetin Cornell . Ai solli metodat eksperimentale te Wundtit ne USA. Psikologjia titcherniste u be e njohur si psikologji strukturaliste. Ajo e paraqet nje kombinim te asocacionizmit me metoden eksperimentale. Strukturalitet besonte se vetdija (ndergjegjia) humane eshte nje fushe legjitime e rendesishme e investigimit. Ata studiojne strukturat  ose natyrën e proceseve mendore. Ata marrin si te mireqene se mendja eshte e perbere nga asocacione te ideve dhe qe te studiosh kompleksitetin e mendjes duhet te analizohen keto asocacione brenda ideve më vete. (Titchner, 1990) Metoda eksperimentale e përdorur prej strukturalisteve ishte nje interspektion, e cila nenkupton nje analize te vetvetes, nj tip vetanalize. Titchner shkruante se shkencetaret mbeshteten ne vezhgimin e fenomeneve dhe keshtu introspektioni eshte nje forme e vezhgimit. Pjesemarresi ne intrespeksion studion verbalisht shperthimin  e eksperiences ne momentin e ekspozimit te objektit apo te ngjarjes. Psh. Shikojne nje tabele ata do te raportojne pjesemarrjen e tyre prej pamjes, mases, ngjyres dhe tekstit. Ata treguan jo te emertonin apo te raportonin dijet e tyre per objektin apo kuptimin e perceptimeve te tyre . Keshtu nese ata verbalizonin “tabele”, e cila paraqiste nje vizionin e nje tabele, ata ishin i kushtonin vemendje me teper stimulit se proceset e tjera te vetedijshme


Funksionalizmi.

Funksionalizmi eshte pamja që proceset mendore dhe sjellljet e organizmave të gjalla ndihmojnë ato të adaptohen ne ambjentin e tyre.  Kjo shkollë e mendimit lulëzoi në universitetin e Chicagos me John Dewey (1859 – 1952) dhe James Angell (1869 – 1949). Ndikim te veçante në të ka dhënë edhe William James (1840 – 1910). James ishte një empiricist qe besonte se përvoja, eksperienca ishte pikënisja e mendimit, por ai nuk ishte nje asociacionist. Ai mendonte se idete e thjeshta nuk jane kopje pasive te inputeve ambientale(informacioni i marre nga burime te ndryshme), por me teper jane produkt i te menduarit abstrakt dhe te studimit.

Dewey argumentoi se proceset psikologjike nuk mund të kthehen në pjesë të dallueshme  dhe që vetëdija mund të jetë kqyrur holistikisht, (në këndveshtrim hyjnor). 
 “Stimuli” dhe “reagimi” përshkruajnë rolet që luajnë me objektet ose me  ngjarjet, por këto role nuk mund të jenë të ndara prej realitetit në tërësi.

            Dewey citoi një shembull prej James (1890) për një fëmije që shikon një qiri duke u djegur, zgjatet per ta kapur dhe provon djegien e gishtave. Prej një këndvështrimi  stimul – reagimi, pamja e qiririt është një stimul dhe zgjatja eshte një reagim, duke marre djegien që i shkaktoi dhimbjen e gishtit është një stimul qe shkakton reagimin, tërheqjen e dorës..(Harku reflektor)

Funksionalizmi u influencua nga shkrimet e Darvinit për evolucionin dhe studioi dobinë e proceseve mendore per t’i ndihmuar në përshtatjen me ambjentin dhe për të mbijetuar  (Angell 1907, Bredo 2003). Funksionalistët interesoheshin në atë se si proceset mendore operojnë, çfarë ata kryejnë dhe se si ata ndryshojnë me kushtet e ambjentit. Ata gjithashtu e shikojne mendjen dhe trupin si bashkëveprim  më tepër se si ekzistencialisht të ndarë.

Funksionalistet e kundershtonin metoden e e introspeksionit, jo sepse ajo studionte vetdijen , por me tepër për arsye se si ajo e studionte vetdijen. Introspeksioni perpiqet ta reduktoi vetdijen ne elemente te dukshme, te cilat  funksionalistet besojne se jane te pamundura. Duke studiuar nje fenomen te izoluar nuk zbulojmë dot se si ai ndikon, kontribuon në mbijetesën e një organizmi.
Dewey (1900) argumentoi se rezultatet e eksperimenteve psikologjike do të jenë të aplikueshme ne edukim dhe në jetën e përditshme.

Qendrimet kritike ne studimin e te nxenit

Heret ne shekullin e 20 –te, disa psikologe besonin se duhet te ishte e mundur te zhvillohej nje teori e vetme e pergjithshme qe mund te shpjegonte te gjitha shembujt, rastet  e te nxenit. Psh.  I ashtuquajtura teoria njefktoreshe, propozonte se perforcimi ishte faktori i vetem qe kontrollonte  ne se te nxenet ndodhte ose nuk nodhte. Mirepo te nxenet latent fenomene te ngjashme e kundershtonin kete teori me te pohuarin se te nxenet mund te ndodhte pa perforcim.
Ne vitet e mevonshme, psikologet kane braktisur orvajtjet per te zhvilluar nje teori te nxeni te thjeshte, universale.   Ne vend te saj,ata kane zhvilluar teori me te ngushta dhe me te vecanta.
Disa teori fokusohen ne kushtezimin klasik,
Disa  ne kushtezimin operant,
Disa ne te nxenet vezhgues
Disa ne menyren se si përpunohet informacioni,
Disa ne forma te tjera te vecanta te te nxenit.

Debatet e medha ne te teorite e te nxenit perqendrohen se cila teori e pershkruan me mire ket fushe specifike te te nxenit.
Ne studimin e te nxenit, psikologet ndjekin dy rruge teorike ne te cilat ata përqasin shpjegimet e tyre: biheviorizmin dhe rrugen konjitive.
Kujtojme se te nxenet eshte pervetesimi i njohurive ose zhvillimi i aftesive per te kryer sjellje te reja.
Psikologet bihevioriste fokusohen ne ndryshimet qe vendosen ne sjelljen e individit.
Psikologet konjitiviste peferojne te studiojne ndryshimin ne dijet individuale, theksojne proceset mendore sic jane, perceptimi, vëmendja, inteligjenca, memorja, te folurit dhe te menduarit ne zgjidhjen e problemit.
Shume psikologe i kombinojne elementet e te dyja rrugeve per te shpjeguar te nxenet.


A. Rruga bihevioriste

Termi biheviorizem u perdor per here te pare prej John B. Watson ne fillim te viteve 1910. Me vone Skinner e shtriu dhe e populloi rrugen bihevioriste. Karakteristikat e vecanta te rruges bihevioriste te te nxenit eshte se ngjarjet ne ambjente jane kuptuar se parashikojne sjelljen e nje personi dhe jo te menduarit, të të ndjerit apo raste që vendosen Brenda personit. Sjellja strikte besohet se eshte e rrezikshme dhe  antishkencore të trajtojë te menduarin dhe ndjenjat si raste te sjelljes se nje personi, sepse askush nuk mund te shohe mendimet dhe ndjenjat. Bihevioristet pohojne se te nxenet human mund te shpjegohet me vezhgim dhe stimul, perforcim dhe ndeshkim, që një  person provon. Duke iu referuar bihevioristëve, përforcimi dhe ndëshkimi, me tej me te tjera parime baze i gjeneralizimi dhe dallimi, mund te shpjegohen edhe tipet e tjera me të avancuara të të nxënit human, si të nxënët me lexim, ose te problemzgjidhjes komplekse. 


B. Rruga Konjitiviste.

Ndryshe nga bihevioristët, psikologët konjitivistë besojnë se është esenciale te studiosh nje mendim individual dhe te shpresosh per te kuptuar procesin e te nxenit. Ne 1930, pikologu amerikan Edward C. Tolman shqyrtoi proceset konjitive ne te nxene duke studiuar  se si minjte nxenin menyren e tyre permes nje labirinthi. Ai i gjeti se minjte formuan nje “harte konjitive” gjate përpjekjeve te tyre per te gjetur rrugen e duhur ne nje labirnth, ku vetem nje rruge kishte dalje, te tjerat ishin te bllokuara ne gjatesi te ndryshme. Ne fund te rruges se sakte miu gjente nje ushqim. Pas disa perseritjeve miu e gjente rrugen e duhur si te kishte nje harte.  Kete fenomen ai e quajti me termin te “nxenet latent”. Eksperimenti i Tolmanit tregoi se te nxenet eshte me shume se fuqizimi apo reagimi nepermjet perforcimit.
Psikologet moderne konjitiviste besojne se te nxenet perfshin proceset komplekse mentale, perfshijne memorjen, vemendjen, gjuhen, formimin e koncepteve, dhe zgjidhjen e problemeve. Ata studiojne si njerezit perpunojne informconin dhe formojne prezantimet mendore te njerezve, objektet dhe rasteve apo ngjarjeve.


C. Zhvillimi i te dy rrugeve .

Gjate gjysmes se pare te shekullit 20, biheviorizmi ishte rruga teorike dominante ne fushen e te nxenit. Qe nga vitet 1950, megjithese, psikologjia konjitive ka fitur qendrueshmeri ne popullaritet dhe tani me shume pikologet favorizojne nje rruge konjitive se nje rruge strikte bihevioriste. Psikologet konjitiviste dhe bihevioriste do te vazhdojne te debatojne meritat e pozicioneve te tyre te ndryshme, por ne shume menyra keto dy rruge kane forca te ndryshme qe kompletojnë njëra tjetrën. Me këto shprehje ne memorje dhe proceset komplekse mendore, rruga konjitive arrin te kompletoje mire per  shqyrtimin e tipeve me te sofistikuar te te nxenit human , sic eshte te arsyetuarit, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti. Rruga bihevioriste, e cila thekson parimet baze te kushtezimit, perforcimit dhe ndeshkimit, mund te jape shpjegime pse njerezit sillen ne menyren qe ata bëjnë dhe si ata zgjedhin midis mundësive të ndryshme kursesh te veprimit.

Keto konceptime kane ndikime te rendesishme për praktiken edukative . Teorite bihevioriste perfshijne se mesuesit do te rregullojne ambjentin keshtu qe studentet mund te reagojne sic duhet ndaj stimulit.
Teorite konjitive theksojne te berit e njohurive te kuptueshme dhe shpjegimin e perceptimeve te nxenesve prej vetvetes dhe ambjenteve te tyre te te nxenit. Mesuesit kane nevoje ta konsiderojne si afekte mesimore te menduarin e nxenesve gjate te nxenit.

Cilat procese e afektojne te nxenet?
Cili eshte roli i memorjes?
Cili eshte roli i motivacioneve?
Si ndodh transferimi, percjellja, kopjimi?
Cilat procese perfshihen ne vetrregullim?
Cilat jane nderlikimet per mesimin?


Cilat procese e afektojne te nxenet?

Teorite bihevioriste dhe konjitivste pranojne se dallimet  midis nxenesit dhe ambientit mund te afektojne te nxenet, por te dyja keto teori ndahen ne theksin relativ qe i japin ketyre dy faktoreve.
Teorite bihevioriste theksojne rolin e vecante te mjedisit, si arrihen dhe paraqiten stimujt dhe se si reagimet jane perforcuar. Teorite bihevioriste i japin me pak rendesi te dallimeve te nxenesit se teorite konjitiviste.  Dy variablet e te nxenit qe marrin ne konsiderate bihevioristet jane:
a. historia e perforcimit ( niveli i perforcimit te individit ne kohe per te performuar sjellje te njejte.)
b. statusi i zhvillimit (Ç’eshte i afte individi te beje ne perputhje me nivelin e tij te zhvillimit prezent)
Keshtu qe handikapi konjitiv do ta veshtiresonte, pengonte te nxenet e aftesive komplekse dhe paaftesitë e tij fizike parandalonin e pervetesimit te sjelljes motore. 

Teorite konjitiviste pranojne rolin e kushteve mjedisore si influencim ne te nxene. Shpjegimi i dhe demostrimi i koncepteve sherbejne si inpute ambjentale per nxenesin. Praktika e nxenesit per aftesimin, kombinohet me fijdbekun korrigjues per te ndihmuar te nxenet.
Ne te njejten kohe, teorite konjitive debatojne se vetem faktoret mesimore nuk plotesojne pervetesimin e te nxenit e nxenesit.  Ç’bejne studentet me informacionin? – si e pervetesojne ate? Si e perpunojne, transformojne, kodojne magazinojne e rigjejne ate – eshte pjese e rendesishme e debatit.
Teorite konjitive theksojne rolin e te menduartit te te nxenit, besimit, vemendjes,dhe vlerave. Psh. Nxenesit qe dyshojne aftesite e tyre te nxene, mundet qe te mos ndjekin plotesisht te detyrat ose te punojne pa deshire, pazemer, gjë e cila frenon apo ngadëlson të nxënet. Mendime te tilla per te nxenet si: “Pse eshte kjo e rëndësishme?”, “A jam duke e kryer mirë këte detyrë?”  mund te ndikojne ne nxitjen e të nxënit.
Mesuesit ju duhet te konsiderojne te menduarit e nxenesve ta perpunojnë gjatë të planifikuarit të mësimit të tyre.
Teorite bihevioriste nuk e mohojnë rolin dhe ekzistencen e këtyre aktiviteteve mendore, por ata nuk i konsiderojnë të rëndësishëm ne realizimin e te nxenit.

Cili eshte roli i memorjes?

Teorite e te nxenit  dallohen per rolin qe ato i atribuojne memorjes. Disa teori bihevioriste e konceptojne memorjen me termat e lidhjeve neurologjikale te vendosura si nje funksionim i eksistnces bihevioriste me stimujt e jashtem. Me pergjithesisht, teoricienet diskutojne formimin e menyrave te zakonshme te reagimit, me vemendje te paket se si ky model sjelljeje ruhet ne memorje dhe se si aktivizohet prej ngjarjeve te jashtme. Shumica e teorive bihevioriste e shikojne te harruarin si te shkaktuar prej pamjaftueshmerise se reagimeve ne kohe.

Teorite konjitive i japin nje rol te rendesishem  memorjes. Teorite e perpunimit te informacionit  e barazojne te nxenet me te koduarin, me nje magaizne dijesh, organzim, modelim kuptimplote,  Informacioni rigjehet prej memorjes ne pergjigje te sinjaleve te futes se informacionit. Harresa eshte paaftesi per te rigjetur informacionin prej memorjes shkaktuar prej interferencave, memorjes se paket, apo sinjaleve te pershtatshme te futjes se informacionit. Memorja eshte kritike per te nxenet, dhe se si informacioni eshte nxene percaktohet se si ajo eshte ruajtur dhe rigjetur prej memorjes.

Trajtimi i rolit te memorjes ka ndikim te rendesishem per mesimdhenien. Teorite e sjelljes parashtrojne se perseritjet periodike, te shpejta mbajne forcen reaguese ne repertoret e te nxenit.
Teorite konjitiviste vendosin theksin me te larte ne prezantimin e materialit ne pershtatje me nxenesin, ne mundesite e tyre per ta organizuar, lidhur me ato ç’ka ata dine dhe ata mbajne mend ne nje stil kuptimplote.

Cili eshte roli i motivimit?

Motivimi eshte nje variabel qe afekton te gjitha fazat e te nxenit dhe performancen.
Teorite e te nxenit divergjojne ne rolin qe i japin ato motivimit.

Teorite bihevioriste, e percaktojne motivimin  si nje norme perforcimi ose dukuri te sjelljes e cila rezultohet prej sjelljes se perseritur ne reagimet ndaj stimulit apo si konseguence e perforcimit. |Skinner (1968) teoria e kushtezimit operant: Sjellja e motivuar eshte krijuar nepermjet perforcimeve efektive.  Nxenesit motivohen te nxene nje detyre te zgjedhur, perseritin pa pushim, harxhojne mund per  te arritur suksesin dhe e gjitha kjo eshte sjellje. Te tilla procese te brendshme si nevojat, qellimet, shpresat, apo emocionet nuk jane te domosdshme per te shpjeguar motivimin e sjelljes. Nxenesit shfaqin sjellje te motivuar sepse sepse ata paraprakisht jane te perforcuar dhe perforcim eshte prezent. Teorite behevioriste te te nxenit nuk dallojne (vecojne) motivimin prej te nxenit por me teper perdorin parime te njejta per te shpjeguar te gjithe sjelljen. 

Teorite konjitiviste: e shikon motivimin dhe te nxenet si marredhenie, si lidhje, por jo si funksion identik (Schunk 1991). Motivimi dhe te nxenet perdorin bashke disa procese, por gjithashtu perfshijne funksione te ndryshme. Dicka mund te jete e motivuar por nuk mund te mesohet, te nxenet, ose dicka mund te jete nxene pa qene e motivuar. Ndonese perforcimi mund t’i motivoje studentet, efektet e tij ne sjellje nuk jane automatike, por ne vend te varura se si studentet e interpretojne ate.   Studentet qe aktivizohen ne aktivitete ata mendojne se jane te perforcuar. Kur historia e perforcimit konfliktohet, bie ndesh me mendimet prezente, njerzit jane me te mundshem te veprojne bazuar ne mendimet e tyre. (Bandura 1986)Studimet kane identifikuar shume  procese konjitive qe motivojne nxenesit, psh., qellimet, krahasimet sociale, vetefektshmeria. Duke injoruar te tilla procese, teorite e sjelljeve nuk mund te shpjegojne plotesisht, por e nderlikojne motivimin human.
Teorite konjitive theksojne se motivimi mund ndihmoje direkt vemendjen dhe te influencoje se si informacioni eshte procesuar. Teorite social konjitive debatojne se motivimi afekton te nxenet vezhgues – nje forme kyc i te nxenit human  - dhe qe vepron kryesisht permes te tilla mekanizmave si vendosja e qellimeve, rezultatet e pritshme. (Bandura 1986)
Ne teorite e vjetra te te nxenit, motivimi eshte trajtuar si nje pjese e te nxenit. Eksperimetet e Tolmanit per te nxenet latent i cili treguan se te nxenet mund te ndodhe pa perforcim dhe se perforcimi efekton me shume performancen se te nxenet, ndihmon te çliroje motivimin prej te nxenet dhe rrenjos (krijon) formuesin si subjekt  te drejten e tij.

Shumica e edukatoreve mendojne se motivimi mund te afektoje te nxenet ne shume menyra. Te garantosh se studentet vazhdojne te jene te motivuar per te nxene, mesuesit duhet te marrin parasysh efektet motivuese te praktikes mesimore dhe faktoreve te klases.

Si ndodh transferimi.

Transferim i referohet njohurive dhe aftesive te aplikuara ne menyra te reja me permbajtje te re, ose ne situata te ndryshme prej ku ata ishin mesuar.
Transferimi shpjegon gjithashtu efektin e te nxënit paraprak me të nxënët.

Teorite e bihevioriste theksojne se transferimi varet ne elementet identike ose faktoret e njejte  midis situatave. Sjellja transferohet ose gjenarilizohet kur situatat e reja apo te vjetra  perdorin elemente te perbashket.  Keshtu nje student qe nxe 6 x 3 = 18, ai  do te jete i afte te zbatoje kete shumezim ne situata te ndryshme (shkolle dhe ne shtepi) dhe kur keta numra t’i shfaqen ne situata te njejta problemore.

Teorite konjitive marrin si te mireqene  transferimin ndodh kur te nxenet kupton se si t’i aplikoje njohurite ne sfonde te ndryshme. Eshte e rendesishme se si informacioni eshte magazinuar ne memorje.  Perdorimi i njohurive jane perfshire  me tej me njohurite e veta ose mund te jete lehtesisht e akcesuar prej memorjeve te lokalizuar ne zona te tjera. Rrethana nuk ka nevoje te shperndaje elementet e perbashket.

Perzierja mesimore e ketyre pamjeve divergon.
Ne pikpamjen behevioriste , mesuesi duhet te shtoje ngjashmerine midis situatave dhe te nxjerre elementet e perbashket. 
Teorite konjitive  Mesuesit mund t’i adresojne perceptimet e studentit ne informacionin mesimor ne ate se si njohurite mund te jene perdorur ne sfonde te ndryshme, me rregullat e mesmdhenies se nxenesve dhe me procedurat per te aplikuar ne situata e percaktimit cfare njohurish do te jene te nevojshme pergatitjen e studenteve me fijdbek  ne se si aftesite dhe strategjite mund te sjellin dobi ne situata te ndryshme.

Cilat procese jane te perfshira ne vetrregullim?

Vetrregullimi apo te nxenet vetëdijshëm referohet te procesi me anën e të cilit nxënësi sistematikisht drejton mendjen e tij, ndjenjat, dhe veprimet ne drejtim te arritjeve te qëllimeve te tyre (Zimmerman & Schunk, 2001)

Studimet për vetërregullimin gjate te nxenit filluan si nje dege e investigimit psikologjik brenda vetkontrollit dhe zhvillimit te vetrregullimit te femijet. (Zimmerman.2001)  Me heret kerkimet e vetrregullimit ishin percjelle ne konteksitn terapeutik, ku studiuesit i mesonin pjesemarrsit te alternonin, ndryshonin, disfunksionin ne sjelljet si agresionin, drogen, crregullimin seksual, konfliktet nderpersonale dhe sjelljen problemore.  Tema eshte zgjeruar ne studimet akademike dhe ne forma te tjera te te nxenit.
Studiuesit e teorive te ndryshme tradicionale pranojne se vetregullimi perfshin te paturin e nje synimi, qellimi, te perdorurit e qellimeve te veprimeve direkte, monitorimi i strategjive dhe veprimeve dhe përshtatjen e tyre ne garantimin e suksesit.


Kerkimet bihevioriste pozicionohen qe vetrregullimi perfshin organizimin  kontigjenteve te veta te perforcimit : dallimi i stimujve dhe konseguencat e reagimit. Proceset e reja nuk jane te nevojshem te llogriten per te vetrregulluar sjelljen. Bihevioristet fokusohen ne reagimet e hapura, te dukshme te te nxenit: vetmonitorimi, vetinstruksioni, dhe vetperforcimi.

Konjitivistet theksojne aktet mendore si vemendja, kujtesa, perdorimi i strategjive te te nxenit, monitorimi i krahasuar. Keta teoriciene gjithashtu theksojne motivimin e besimit rreth vetefikasitetit, rezultateve, perceptimit te vlerave te te nxenit. Nje element kyç eshte zgjedhja. Per te ndodhur veterregullimi, nxenesi duhet te kete disa zgjedhje  ne motivet e tij ose ne metodat e te nxenit, koha qe harxhohet per te nxene, kriteri i nivelit të të nxënit, sfondi ku ndodh i nxëni, dhe efekti i kushteve sociale.  Kur nxenesi ka disa zgjedhje, alternativ, sjelljet e tyre jane te rregulluara me shume se jashtmi se sa vetrregullimi.

Si dhe ku mund te zbatohen teorite gjate mesimit?

Teorite tentojne te shpjegojne tipet e ndryshme të të nxenit, por dallojne ne aftesite e tyre per t’u realizuar.  (Bruner 1985)
Teorite bihevioriste theksojnë formimin e asocacioneve midis stimulit dhe reagimeve me perforcues selektive te reaguesve korrekte.
Teorite bihevioriste duken se shpjegojne me mire format e thjeshta te te nxenit qe perfshijne asocacionet si nje faktoret e shumfishtë, kuptimin e fjaleve te gjuheve te huaja  dhe kryeqytetet e shteteve.

Teorite konjitive ne anen tjeter, shhpjegojne te nxenet si jane faktoret e procesimit te informacionit, networku i memorjes, perceptimi i studenteve, interptetimi i faktoreve te klases (mesuesit, nxenesit bashkemoshatare, materialet dhe organizimi) Teorite konjitive duken se jane me te pershtatshme per te shpjeguar format komplekse te te nxenit, sic jane zgjidhja e problemeve matematikore, nxjerrjen e konkluzioneve nga tekstet dhe shkrimi i eseve.


Faktoret qe ndikojne ne aftesine e te nxenit.

Nje variatet faktoresh percaktojne nje aftesi individuale te te nxenit dhe shpejtesise se te nxenit. Kater faktoret me te rendesishem jane mosha individuale, motivimi, eksperieca paraprake dhe intelligjenca. Vec kesaj, zhvillimi i caktuar dhe crregulimet ne te nxene mund te dobesojne aftesite e personit me te nxenet.

Mosha

Kafshet dhe njerezit e te gjitha moshave jane te afta prej tipe me te perbashketa te te nxenit – formal, kushtezimi klasik dhe kushtezimi operant. Me rritjen e femijeve ata behen me te zotet te nxene me shume  dhe me te marrin informacionin ne menyra me te sofistikuara. Psikologu zviceran Jean Piaget (Zhan Piazhe. psikolog zhvillimi) mbron idene qe rritja e femijes shkon nëpërmjet kater stadeve te ndryshme te zhvillimit konjitiv.
Ne stadin sensoromotor, (prej lindjes deri ne 2 vjec) foshnjat e perdorin ndjeshmerine tyre te nxene rreth trupit te tyre dhe objekteve ne ambjentin qe i rrethon.
Ne stadin paraoperacional ( rreth moshes 2 – 7 vjec) femijet mund te mendojne per objektet per gjera qe nuk jane prezente, por duhet thene qe te menduarit e tyre eshte primitiv dhe egocentrik dhe kane veshtiresi ne te parin e botes prej pikpamjeve te te tjereve.
Ne stadin konkret operacional ( 7 – 11 vjec) femijet mesojne rregullat e pergjithshme rreth botes fzike, si fakti qe sasia e ujit mbetet e njejte ne se ajo derdhet ne ene me forma te ndryshme.
Perfundimisht ne stadin operacional (mbi 11 vjec) femija behet i afte te mendojne ne menyre logjike dhe abstrakte.

Te rriturit vazhdojne te nxene njohurite dhe aftesite e tyre gjate gjithe jetes se tyre. Psh. Shumica e te rriturve mund te nxene ne menyre te sukseshme nje gjuhe te huaj, megjithese femijet zakonisht mund  te fitojne rrjedhshmerine me me lehtesi. Ne se te rriturit e vjeter  jane te shendetshem, aftesia e tyre e te nxeneit zakonisht nuk dobesohet nga mosha. Semundjet qe lidhen me moshen e cilat involvojne perkeqesim te funksionimit mental   sic e shte semundja e Alzheimerit  mund te demtoje rende aftesine e te nxenit te nje personi.


Motivimi.
Te nxenet eshte zakonisht me eficent dhe me i shpejte kur te nxenet eshte i motivuar dhe i vemendshem. Studimet e sjelljes tek kafshet dhe tek njerezit kane treguar se nje menyre efektive e ruajtjes se motivimit te te nxenit eshte dhenia e  perfocimit te menjehershem dhe te forte per reagimet korrekte. Megjithate, kerkime te tjera kane provuar se nivele shume te larta jane jo ideale. Psikologet besojne nje nivel te mesem te motivimit eshte me i miri per te nxenet e detyrave. Ne se niveli i motivacioneve eshte i ulet, ai ose ajo mund te dorezohen shpejt. Ekstremi tjeter, nje nivel shume i larte i motivimit mund te shkaktoje te tille stres dhe shkaterrim sa qe te nxenet nuk mund te fokusohet tek detyra.
Experienca paraprake
Se sa mire nje person e nxe nje detyre te re, varet fuqishem nga eksperiencat e meparshme me detyra te ngjashme.  Pikerisht nje reagim mund te transferohet prej nje stimuli ne nje tjeter permes procesit te pergjithesimit, njerezit mund te mesojne sjellje te reja me shpejt ne se sjelljet jane te ngjashme me to ata mund te performojne tashme. Ky fenomen eshte quajtur trasferimi pozitiv. Dikush qe ka nxene te drejtoje nje makine, psh, do te jete i afte te ngase makina te tjera edhe pse ndjesia dhe perdorimi i makines do te ishte i ndryshem. Ne rstin e transferimit negativl eksperienca paraprake e nje personi mund te interferoje me te nxene dicka te re.   Per shembul, pas memorizimit nje  liste shtitjesh eshte me e veshtire te memorizohet nje liste shitjesh te ndryshme 

Inteligjenca

Psikologet dine se njerezit ndryshojne individualisht ne nivelet e tyre te inteligjences dhe keshtu ne aftesite e tyre te te nxenit dhe te te kuptuarit. Shkencetaret kane rene dakort ne debatet  zjarrta rreth percaktimit dhe natyres se inteligjences. Nje person mund te nxere aftesite lehtesisht ne disa kategori por veshtiresi ne te nxenet e tjera.

Te  nxenet dhe çrregullimet ne zhvillim
Nje varietet crregullimesh mund te ndikojne ne aftesite e nje personi per te nxene nje sjellje apo aftesi te re. Te nxenet dhe çrregullimet ne zhvillim zakonisht se pari shfaqen ne femijeri dhe shpesh  vazhdojne dhe ne moshen madhore. Femijet me ADHD (Attention-Deficit Hyperactivity Disorder) çregullime të vëmendjes e kanë të vështire te përqendrohen ne kohe te mjaftueshme tek detyrat specifike. Femijet me autizem ne menyre tipike kane veshtiresi ne te folur, ne te kuptuarin e gjuhes, dhe bashkeveprimin me te tjeret. Njerezit me zhvillim te ngadalshem mendor, karakterizohen kryesisht nga intelegjence shume e ulet, mund te kete andralla me kontrollimin e detyrave baze jetesore dhe aftesite akademike. Femijet me crregullime ne te nxene apo ne zhvillim shpesh marrin arsim special sipas nevojave dhe aftesive individuale.
______________________________________________________________________________
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels