IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


http://eseshkolle.blogspot.com/Shume ore perpara kompjuterit ndikojne keq ne formimin e femijeve.I bejne te rriten ne nje bote te shkeputur nga realiteti.Nje bote e re e cila po rritet para syve tane shpesh pa dijeniene e prinderve ,bote ne te cilen femijet e shperdorojne kot kohen per jeten reale,duke privuar ne kete menyre veten nga lojra ne ajer te paster ,ore dhe energji te cilat mund te shfrytezohen me se miri per aktivitete fizike.



1. Si ndikon në jetën e fëmijëve përdorimi i tepruar i internetit?
Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë është vënë re një lloj “ekspansioni” i internetit te fëmijët, ku një vend të rëndësishëm zënë rrjetet sociale e lojrat virtuale. Këto mbartin një  rrezik të  mundshëm që lidhet me varësinë e shfaqur e  shpesh të pakontrolluar.  Interneti është shndërruar në infrastrukturën bazë të shoqërisë moderne, duke pasur për funksion kryesor atë të komunikimit. Informacioni që qarkullon në internet, në pjesën më të madhe të rasteve, është falas. Përdorimi i tij mund të kënaqë disa nevoja psikologjike dhe sociale siç janë: nevoja për informim, për komunikim, për argëtim etj. Por, ky mjet komunikimi mund të çojë edhe në ndryshime të perceptimit të fëmijëve për mjedisin shoqëror, shoqëruar edhe me rrezikun e ndryshimeve në sjelljen shoqërore. Fëmijët falë lundrimit në internet, edhe në rastet kur orientohen nga të rriturit, sërish rrezikojnë të bien pre e keqinformimit,  por edhe dembelizmit.
2. Sa të vetëdijshëm janë prindërit shqiptarë per rrezikun që iu kanoset fëmijëve të tyre prej internetit?
Në radhët e prindërve shqiptarë ka ndër ata që u gjendën tërësisht të papërgatitur për këtë “ekspansion” të internetit në përditshmërinë e fëmijëve të tyre, ashtu siç ka edhe nga ata që shqetësoheshin me të drejtë për përdorimin abuziv. Për këtë të fundit mjafton të vështrojmë kohën që i kushtohet internetit nga ana e fëmijëve. Lundrimi në faqet me materiale pornografie përbën një rrezik real në terma të formimit të shëndetshëm psikologjik të fëmijës, për të cilin jo të gjithë prindërit kanë qenë të përgatitur, por shkalla e informimit nga ana tyre, mbi këtë rrezik, ka ardhur në rritje.  Ajo që vlen të theksohet, është se nuk është interneti që përbën rrezik, por koha e kushtuar dhe mospërdorimi në mënyrë të arsyeshme.

3. Ç’sjellje shfaqin në shoqëri fëmijët që përdorin në mënyrë të vazhdueshme internetin?  Cilat janë ndikimet negative në jetën e tyre?
Përdorimi i internetit lidhet kryesisht me përdorimin e rrjeteve sociale. Veçanërisht me shfaqjen e tyre edhe vetë komunikimi ndërpersonal pësoi modifikime. Nëse koha që i kushtohet përdorimit të një rrjeti social rritet në mënyrë sasiore, rreziku rritet, dhe fëmijët e kanë të vështirë të shkëputen pa problem nga këto rrjete, duke u përballur me një rrezik të ri, atë të varësisë.
Të mësuarit apo varësia ndaj miqve virtualë mund të zëvendësojë nevojën për të komunikuar me të tjerët.  Raportet ndërpersonale po zëvendësohen nga ato miqësore në internet, ndërkohë që fëmijët po bëhen përherë e më të rezervuar në komunikimin verbal. Prindërit që raportojnë shqetësime që lidhen me reduktimin e komunikimit verbal, falë përdorimit abuziv të internetit janë jo të paktë dhe kërkojnë ndihmë për të dalë nga kjo situatë.
Studimi, fëmijët ftohen në vende të panjohura
Ditë më parë, studimi “Siguria e fëmijëve në internet” raportoi të dhëna shqetësuese. Në të fëmijët pohuan se ishin ftuar prej të panjohurve t’i takonin në vende të fshehta. Ndërsa një vajzë nga Korça kishte treguar për një të panjohur që i kishte vjedhur të dhënat dhe e kërcënonte për t’u takuar. Kur ajo nuk pranoi, ai postonte në këtë faqe materiale me përmbajtje jo të përshtatshme.
 Problem eshte aq serioz sa edhe vete Bill Gates se bashku me te shoqen Melinden ja kane ndaluar se bijes ,e cila eshte 10 vjecare te perdore kompjuterin me shume se 45 minuta ne dite.Nese nuk do te merrnin kete mase atehere kishte te ngjare qe vajza te largohej nga realiteti,pa marre parasysh mostrat online,pornografine,pedofiline e faqe te ngjashme.
Internet shformon realitetin duke rrezikuar qe femijet dhe adoleshentet te behen viktima te tij.Nje bote virtuale e pakontrolluar mund te jete shume e rrezikshme duke u shnderruar ne nje strehe te frikshme qe I shtyn individet drejt vetmise….Virtualizmi ne kete menyre ndikon ne shnderrimin e individit ne nje qenie asocial,e cila perben rrezik per humbjen e vlerave humane.


Sot po rritet nje brez qe eshte mjaft I lidhur me boten virtuale ,me perdorimin e kompjuterit dhe internetit ,truri I tyre funksionon ndryshe…Por perdorimi I teknologjise k ate mirat dhe te keqijat e veta


Avantazhet dhe disavantazhet e teknologjise



Avantazhet:

1.Interneti ndermjeteson dije
2.Pergatit per jeten profesionale
3.prodhon forma te reja te komunikimit dhe te kembimit me njerez te tjere
4.ofron histori terheqese dhe veshtrime ne aspekte dhe bote te reja te panjohura
5.perze monotonine

Rreziqet

1.jep informacion te pakontrolluar
2. jep informacion problematic dhe te parrezikshem
3.jep informacion qe mund te vihet ne dyshin per vertetesine e tij
4.largon efektivitetin nga veprimtarite e tjera
5.cenon privatesine
6.humbje e nje kohe te vlefshme me lojra ose programe qe vrasin kohen
7.mund te perdoret sin je rrjet per shfrytezimin e femijeve
8.mendohet si nje nga drograt e koheve modern qe shkakton varesi somatike

Perfundim
Pavaresisht gjithckaje qe sjell kompjuteri ne jeten tone ai eshte nje mjet I pazevendesueshem qe po merr cdo dite e me shume rendesi per zhvillimin dhe permiresimin e jetes tone profesionale por edhe per lehtesimin e shume aspekteve personale si psh komunikimi ne distance me njerez te njohur….Si I tille eshte e rendesishme dhe e pashmangshme per femijet te perdorin kompjuterin dhe te zhvillojne aftesi rreth tij,pasi kjo eshte nje rruge e qarte per te ardhmen e tyre…Pra problem nuk qendron ne teknologjine ne vetvete por ne menyren e perdorimit dhe kohezgjatjen nga femijet….Pra sin je zgjidhje e mire do ishte kontrolli I orarit te qendrimit te femijes ne internet ,ne varesi te moshes nga prinderit…

Per femijet e moshes 4-6 vjec koha maksimale e lejueshme e qendrimit ne kompjuter eshte 30 minuta
Per ato 7-10 vjec /45 minuta
11-13 vjec /1 ore
14 e larte /1 ore e gjysme
Te kontrollohet vazhdimisht futja ne chat per adoleshente
Jo kompjuter personal ne dhome
Kontrolli nga ana e prinderve e eksplorimeve ne internet nga ana e femijes.

Keto masa jane te lehta per zbatimedhe pse nuk garantojne siguri100% ndihmojne mjaft ne kontrollin e aktivitetit virtual te femijes
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels