IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts








Tema:KOMPANIA                                       TELEKOMUNIKACIONIT AMC

Permbledhje Ekzekutive
Albanian Mobile Communication sh.a. u krijua me 27 nëntor 1995. AMC privatizohet në gusht të vitit 2000, ku 85% e aksioneve të saj blihen nga kompania greke Cosmote. Nga pikëpamja e formës juridike AMC-ja është një shoqëri anonime. Veprimtaria e saj rregullohet me ligjin nr. 7638, datë 19.11.1992 për shoqëritë tregtare. Në funksion të këtij ligji, struktura drejtuese e shoqërive anonime përbëhet nga Asambleja e Aksionereve, Këshilli Mbikqyrës dhe Drejtoria. Sipas ligjit dhe statutit të AMC-së, Këshilli Mbikqyrës përbëhet nga 3-12 anëtarë nga të cilët 2/3 emërohen nga Asambleja e Aksionerëve, ndërsa 1/3 nga punëmarrësit e shoqërisë.
AMC është një kontribues i fuqishëm në fushën e sportit, artit dhe zhvillimeve sociale në Shqipëri. Që në momentin e privatizimit Albanian Mobile Communication është përpjekur të përfshijë përgjëgjësinë sociale në strategjinë e kompanisë. Duke mbështetur sportistët dhe artistët më të talentuar, duke ofruar ndihmë financiare për njerëzit në nevoje, duke u kujdesur me anë të inciativave konkrete për mjedisin, AMC ka treguar se kujdesi i saj për përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk është shenjë altruizmi, por një vlerë e vërtete në të cilën bazohen të gjitha veprimet e saj.
 AMC operon në një mjedis të gjërë mikro dhe makroekonomik. Në aspektin makroekonomik ajo përballet me disa faktorë të pakontrollueshem, ndër të cilët përmendim: konkurrentët, konsumatorët, qeverinë, ekonominë, teknologjinë dhe mediat e pavarura. Vlen të theksojme se aktualisht, në Shqiperi,  AMC e zhvillon aktivitetin e saj përballë dy konkurrentëve të fortë (te brëndshëm) sic janë Vodafone dhe Eagle. Për t’i bërë ballë konkurrencës,AMC duhet të shpenzojë për kërkim tregu, në mënyrë që të përballojë dinamikat e tregut konkurrencial. Ajo duhet të studiojë një strategji të suksesshme marketingu, mënyrën si performojnë dhe strategjitë që përdorin firmat konkurrente.

Pak kohë më parë AMC hodhi në qarkullim identitetin e saj të ri. AMC, dikur kuq e zi me një format qelizor dhe elektronik gjashtëkëndor, veshi përfundimisht ngjyrat e gjelbra të Cosmote Group, ku AMC është kompani bijë. Po ashtu AMC përshtati slloganin e ri – “Është mirë të jesh i pari!”- në përputhje me mesazhin e korporuar të COSMOTE-s greke - “Është mirë të jësh përpara!” duke vazhduar me pas me slloganin aktual “Bota jone, TI”.

Situata Momentale
Si një nga kompanitë e para të telefonisë celulare në treg, AMC ka pasur privilegjin të ushtrojë aktivitetin në një treg të virgjër, të përballet me konsumatorë të etur për komunikim. Në vazhdim të aktivitetit të saj, ju desh të perballet me konkurrentët vodafone, eagle e plus. Tashmë tregu nuk i përket vetëm AMC-së. Konsumatorët kanë privilegjin e zgjedhjes së mundësive më të mira të komunikimit. Pikërisht në këtë aspekt, në kundërpërgjigje të ofertës së paketës Vodafone CLUB, e cila zuri pothuajse mbi 50 për qind të tregut, AMC nxorri paketën e saj për të rinj What’s UP. Target grupi i kësaj pakete të re ishin të rinjte nga mosha 14 deri në 25 vjeç.
Aktualisht kompania AMC ndodhet nën presionin e vazhdueshem të konkurrentëve, të kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve. Përballet vazhdimisht me faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, të kontrollueshëm dhe të pakontrollueshëm.
Qeveria, ushtron një ndikim të vazhdueshëm mbi kompanite, duke përdorur si mjet kontrolli, fuqinë ligjore. Me anë të këtij mjeti ajo synon të mbrojë konsumatorin, të luftojë antitrustin[2] dhe të kontrollojë derregullimin e tregut. Para disa vitesh u vu re krijimi i një tregu oligopol të kompanive celulare AMC dhe Vodafone. Në këtë kuadër me qëllim mbrojtjen e konsumatorit qeveria gjobiti këtë të fundit me tre milion euro, për krijimin e një oligopoli, duke përfituar mbi çmimin tavan që qeveria kishte vendosur.
Ekonomia ka një ndikim të fortë dhe parësor mbi veprimtarinë e AMC-së. Ky ndikim lidhet me inflacionin, papunësinë si dhe të gjitha zhvillimet ekonomike në vend. Vlen të theksojme faktin se duke qenë pjesë e një ekonomie globale, jemi gjithnjë e më shume të ekspozuar dhe të ndikuar nga të gjithë zhvillimet ekonomike në bote, të cilat rrjedhimisht do të kenë një ndikim të pashmangshëm në veprimtarinë e Albanian Mobile Comunication.
Mediat e pavarura janë një mjet komunikimi, të cilat kanë një ndikim të fortë, pozitiv apo negativ, mbi qeverinë, konsumatorët dhe publikun. Për të siguruar një koherencë në lidhje me median, AMC-ja duhet të jetë e gatshme të shpërndajë informacion mbi median e pavarur. Në këtë mënyrë ajo arrin të mirë informojë publikun, me qëllim që të shmangë interpretimet apo qarkullimin e informacionit të gabuar në lidhje me aktivitetin e saj.
Suksesi i çdo kompanie, e për rrjedhoje i AMC-së është i lidhur ngushtë me zhvillimet teknologjike. Për të qenë sa më pranë suksesit kompania duhet të jetë çdo moment në kontakt me informacionin dhe zhvillimet teknologjike në bote. Për këtë ajo duhet t’i kushtojë një vëmëndje të vecantë fondit për kërkim dhe zhvillim tregu. Të gjithë këto elemete janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Suksesi është harmonizimi i tyre.
Një problem për tu shqyrtuar janë përplasjet, xhelozite, konfliktet. Që AMC t’a ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë harmonike dhe të suksesshme duhet të evitohen përplasjet dhe konfliktet midis punonjësve të kompanisë;  Kultura e kompanisë është një tërësi vlerash, normash dhe praktikash që ndiqen nga punonjësit e AMC-së. Ajo thellohet më tej në këto pikpamje: orientimi i saj në kohë, fleksibilitet në mjediset e punës, struktura e drejtimit, niveli i kontaktit ndërpersonal nga personeli i kompanisë së komunikimit.

Pershkrim tregu
Tregu në të cilin gjendet kompania është një treg për të cilin konkurrojnë vazhdimisht kater kompani. Për ti bërë ballë kësaj konkurrencë, AMC një pjesë të buxhetit të saj e paracakton për studime tregu. Kompania dy herë në vit kryen studime tregu. Studion karakteristikat e konsumatorëve (faktorë demografik, social, psikologjik dhe ekonomik); njohurinë që konsumatorët kanë për produktet dhe shërbimet e kompanisë; impaktin që kanë pasur ofertat dhe fushatat e komunikimit tek konsumatorët; Njëkohësisht ajo mundohet të zhvilloje analizë edhe për konkurrentët e saj, në mënyrë që të kuptojë perceptimet e tregut për konkurrentët e kompanisë. Po ashtu me anë të studimit të tregut bëhet e mundur identifikimi i nevojave të paplotësuara të konsumatorëve.
Permbledhje produkti
Produkti është objekt fizik ose jo (shërbim), të cilin kompania e nxjerr në treg me qëllim për të maksimizuar fitimin. Albanian Mobile Comunication ofron për konsumatorët shërbimin e komunikimit me anë të këtyre produkteve: AMC-KARTA, Buisness, Cost Control, Friends and Family, Albakarta, What’s Up dhe Consumer Contractual.
Ndërkohë që ajo ofron edhe shërbime, të cilat janë: Post paid transfer, Zlango, AMC Extra Credit, AMC Flexi, AMC 2 Fit, Fun Tune, AMC easy, EDGE service, Vouchers, SMS Box, Data & Fax, Internet, Conference Call, E-Bill, Roaming, Info 145, Voice Mail Service, Missed Call Notification, Customer Care (139), Albakarta Registration, Transfer & Ring Me, SMS, MMS, Clip & Clir, Call Waiting, Ringtones, SMS Flirt, Love Test & Jokes, Albakarta Bonus.
Mund të themi se What’s UP-i përmbush më së miri kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve të targetuar, me anë të ofertave, sms-ve, tarifave etj.
Tabela e meposhtme paraqet një korrelacion midis kerkesave, nevojave te konsumatoreve dhe perfitimeve te marra nga produkti.



Konkurrenca
AMC e ushtron aktivitetin e saj nën presionin e vazhdueshem të dy konkurrenteve e në pritje të konkurrentit të tretë. Menjëherë suksesin e hyrjes në treg të AMC-së e ndoqi kompania Vodafone, e cila hyri fuqishëm në treg. Strategjia që ajo përdori, ishte promocion i vazhdueshem. Vodafone shfrytëzoi dobësitë e konkurrentit që gjeti në treg për të marrë atë pjesë tregu të pakënaqur, duke vazhduar më tej me anë të ofertave të rrembejë tregun e të rinjve të cilin AMC nuk e kishte në fokus primar, pasi primar për AMC-në në fillim të hyrjes së saj në treg, kane qenë bizneset.
Më pak se dy vite më parë, u shfaq në tregun e telefonise celulare operatori i tretë, Eagle Mobile, i cili hyri në treg duke shfrytezuar imazhin tradicional. Eagle filloi të “grabiste” treg nga dy operatoret e parë me anë të ofertave dhe tarifave shumë të ulëta. Grupi i parë i targetuar i saj ishin të rinjtë, në kuadër të të cilëve ajo ngriti paketen Rini-Ring duke u munduar në këtë mënyrë të konkurrojë What’s UP dhe Vodafone CLUB.

Në kushtet e pritjes së një konkurrenti të ri në treg, AMC ashtu si edhe kompanitë e sipërpërmendura ndodhen nën presionin e një konkurrence të fortë, e cila pritet të luftohet me uljen e mëtejshme të tarifave të komunikimit, sidomos ato ndërkombëtare pasi këto mbeten tarifat më të larta të komunikimit aktualisht.
Një mënyrë tjetër e përballjes së valës së konkurrencës është marrja e një “feedback-u” te drejtpërdrejtë nga konsumatorët, nëpërmjet pyetesorit, nga i cili derivon procesi i marrjes së vendimeve dhe veprimeve korrigjuese (rregulluese) përsa i përket fushatave të ardhshme promocionale. Në këtë mënyrë, duke marrë një informacion mbi atë cfarë konsumatorët do të të dëshironin të kishin, AMC mund të përmirësojë komunikimin e saj marketing, si inputi bazë i shpërndarjes së informacionit.

Kanalet e shperndarjes
AMC realizon një shpërndarje nëpërmjet filialeve të saj, franchise. Këto ushtrojnë veprimtarinë e  AMC-së, ofrojnë shërbimet dhe produktet e saj me çmimet e përcaktuara nga vetë kompania. Kjo shpërndarje e këtyre dyqaneve të AMC-së, përbën një lehtësi për konsumatorët të cilët duan fleksibilitet dhe komoditet në marrjen e sherbimeve fizike nga kompania. Në këtë mënyrë ato realizojnë në mënyrë më të shpejtë blerjen e shërbimit Amc Fleksi, një mënyrë rimbushjeje e thjeshtë dhe e shpejtë.
Rol të rëndësishëm luajne edhe distributorët eksluziv të kopmanisë. Një rol jo më pak të rëndësishëm luajnë edhe agjentët e shitjes—të cilët punojnë më së shumti me bizneset. Ndërkohe që tregu i zi nuk mund të mbahet nën kontroll, e në këtë mënyrë të “pavullnetshme” ai luan rolin e tij në shpërndarjen e këtij produkti.
Aktualisht, AMC mbulon me radiosinjal i 86.77 % të territorit Shqiptar, përfshirë edhe zonat më të veçuara të vendit, dhe 98.95 % të popullsisë.




Matrica SWOT



Matrica SWOT paraqet më së miri situatën e kompanisë në treg, duke kombinuar në një matrice të thjeshte pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe kërcenimet e kompanisë.

Një nga pikat e forta të AMC-së është privilegji i të qenit të parët që hynë në tregun shqiptar. Ata gjeten një treg të cilin kishin mundësi ta zotëronin plotësisht. Nuk kishin konkurrent dhe kjo i krijonte atyre mundësi të shumta për fitime të larta; Së dyti duke qenë pjesë e COSMOTE, ajo kishte një siguri dhe eksperience. Në këtë mënyrë AMC hyri në treg me një platformë shumë të mirë dhe me produkte të gatshme; Punonjësit e kompanise kanë një eksperience dhe përvoje shumë të mirë në fushën e komunikimit celular. Kompania herë pas herë trajnon punonjësit e saj, në mënyrë që efiçenca e punës dhe e shërbimit të mbetet vazhdimisht në pikat e saj të forca; Struktura e kompanisë gjithashtu renditet në pikat e forta te saj. AMC karakterizohet nga një strukture solide, e qarte dhe e konsoliduar; Buxheti i larte krijon mundësinë që kompania të ketë vazhdimisht mundësi të investojë në kërkim dhe zhvillim tregu, në produkte të reja, në promocion duke i rezistuar në këtë mënyre dinamikës së konkurrenteve; AMC ka krijuar kontraktime me agjensi të ndryshme prestigjoze reklamash, agjensi financiare dhe media.

Ndër pikat e dobëta të kompanisë ne kemi specifikuar disa. Së pari, tarifat e komunikimit jashtë rrjetit të Albanian Mobile Comunication janë shumë të larta, më të larta se dy operatorët e tjerë aktual në treg; Së dyti, reklamat janë të marra të gatshme nga AMC ne Greqi apo Maqedoni, e për rrjedhojë nuk ka rini shqiptare, ndryshe nga Vodafone apo Eagle apo Plus; Së treti, për faktin e përmendur më sipër, pra duke qenë reklama të kopjuara nuk sjellin risi në treg. Në këtë mënyrë nuk paraqiten atraktive në sytë e konsumatorëve.
Për të arritur më shumë sukses kompania mund të shfrytëzojë edhe mundësitë që i paraqiten, ndër të cilat përmend mundësinë për të targetuar segmente të reja, dmth t’u përgjigjet nevojave dhe deshirave të segmenteve, grupmoshave të tjera të shoqërisë duke zgjeruar në këtë mënyrë tregun e zotëruar e për rrjedhojë duke rritur fitimet; Së dyti përdorimi i teknologjive të reja është një mundësi për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve, produkteve dhe shpërndarjes në mënyrë që të rritet kënaqësia konsumatore.
Rënditen disa kërcënime me të cilat AMC përballet vazhdimisht. Së pari, Vodafone me paketën e të rinjve Vodafone Club dhe Eagle me paketën Rini-Ring dhe Plus me paketat konkuruese, në kundërpërgjigje të të cilave AMC ka rritur ofertat e paketës What’s UP; Po ashtu kuadri ligjor, ligji i konkurrencës dhe ligji i mbrojtjes konsumatore paraqesin një kufi në ambicjen e kompanisë për të rritur fitimet. Ky kuadër ligjor mbron konsumatorët nga marreveshja kartel; Së fundmi rënditet operatori i katërt, i cili pritet të hyjë në treg.

Objektivat
Objektivat e Synuar të AMC-së janë: pasqyrimi i imazhit të një familje të madhe prej mbi 700,000 abonentesh; krijimin e një preference në treg mëqënëse thirrjet brenda rrjetit kushtojnë 25% më pak; inkurajimin e besimit dhe kthimin e mirëkuptimit që klientet tregojnë ndaj AMC-së; stimulimi i segmenteve të ndryshëm të synuar për tu bërë abonentë të AMC-së, duke rritur kështu edhe pjesën e tregut.

Objektivat e përgjithshme, të cilat janë rezultate që AMC kërkon të arrijë brënda një periudhe të caktuar kohe dhe duhet të jenë të matshme (p.sh të rriten shitjet e What’s UP me 20% gjatë festave të fundvitit); Objektivat afatshkurtra të AMC-së mbi produktin What’s UP konvergjojnë drejt zaptimit të tregut të të rinjve, psh: të marrë pjesë të tregut të Vodafone CLUB.

Pozicionimi
Është mirë të jesh i pari, ky është parimi i AMC-së si një operator me përgjegjshmëri sociale, i përkushtuar për të ofruar risi dhe cilësi të lartë, si dhe për t’u sjellë vlera abonentëve të saj. Kompania ka ne fokus të saj biznesin, kjo e ka bërë atë ti rezistojne presionit të forte konkurrencial.

Strategjia e produktit
Për kategori të caktuara produktesh AMC vendos çmimin në treg, ndërsa për oferta ose kategori të tjera produktesh të cilat janë prezantuar nga Vodafone, Plus ose Eagle, AMC ndjek çmimin. Duhet të kemi parasysh që tregu i telefonisë celulare është në maturitet. Ndaj AMC aplikon strategjinë e mbajtjes dhe përmirësimit të pozicionit të tregut.
Është shpenzuar shumë në What’s UP. Evente të shumta muzikore në klubet e Tiranës dhe në universitete. Synimi i këtyre eventeve ishte të njihet ky produkt nga tregu i synuar dhe të përdoret prej tyre. E gjithe paketa është ndërtuar në përputhje të dëshirave të këtij segment grupi, duke pasur sms dhe thirrje të lira brënda grupit. Kjo e bën këtë produkt të shihet si mjaft pozitiv nga konsumatorët. Së fundmi paketa ka vendosur edhe shërbime me vlere të shtuar dhe internet.
Kompania e shoqëroi procesin e ndryshimit të imazhit të markës me një proces intesiv promocioni, që ngjante shumë me një platformë rithemelimi të markes. Një grup analistësh të intervistuar thonë se ky hap u hodh si pasojë e presionit që po pësonte në treg marka më e vjeter e produkteve të telefonisë mobile në Shqipëri nga operatori i dytë celular VODAFONE. Ky ndërkombëtarizim i imazhit të AMC-së u gjykua si pranimi i fillimit të një gare reale mes 2 kompanive që operojnë në Shqipëri.

Promocioni në AMC realizohet me anë të katër mjeteve të komunikimit, siç janë Publiciteti, Promocioni i Shitjeve, Marrëdhëniet me Publikun dhe Shitjet Personale. Publiciteti në këtë kompani është përdorur për qëllime të ndryshme duke filluar që nga formimi i imazhit të kompanisë e deri te promocioni i shitjeve speciale. Për të bërë publicitet AMC-ja përdor disa lloj mediash si p.sh: Televizioni, Radio, Shtypi dhe Afishimi.
Për të realizuar një fushatë publicitare AMC ndjek këto hapa: Përcaktimi i Objektivave, Përcaktimi i Buxhetit, Përzgjedhja e Mesazhit, Përzgjedhja e Medias, Vlerësimi i Fushatës Publicitare. Për të ilustruar më mire kryerjen e një fushate publicitare nga kompania, po marr si shembull fushaten e ndërmarrë me rastin e uljes së tarifave 25% brënda rrjetit AMC. Përsa i përket kohëzgjatjes, spotet janë prodhuar në 3 lloje: Spote televizive 20 sekondëshe, Spote televizive 35 sekondëshe, Spote televizive 55 sekondëshe
Përsa i përket përzgjedhjes së televizioneve, u zgjodhën ato me shikueshmëri më të lartë si psh: Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, News 24. Oraret e transmetimit të spotit janë kryesisht pasdite dhe në mbrëmje në oraret e pikut. Publiciteti në radio ka një audience masive dhe për këtë u vendos që si suport do të vinte menjëherë pas atij në televizion. Në radio u përdor e njëjta sigël dhe i njëjti mesazh. Radiot ku transmetohet ky mesazh janë: Top Albania ,Club FM, Rash, Radio +2. Këto janë radiot që AMC-ja ka kontarta vjetore dhe transmetimi i spoteve behet në përputhje me një media plan të hartuar me kujdes nga Dep. Marketingut. Në këto radio AMC-ja sponsorizon emisione të ndryshme si psh. “Mesazhe Zemre” në Club FM etj.
Publiciteti në gazete u bë në dy versione sipas ngjyrave: Publicitet për gazetat bardhë e zi. Publicitet për gazetat me ngjyra dhe revistat. Shtypi periodik në të cilin u pasqyrua ky publicitet ishte: Shekulli, Gazeta Shqiptare, Koha Jone, Panorama , Korrieri, Spekter, Klan, Monitor.
Del në pah rëndësia dhe ndikimi i procesit të promocionit dhe kryesisht publicitetit përsa i përket rritjes së numrit të abonentëve. Kjo konkretizohet me hedhjen në treg të një oferte të re siç ishte ajo e uljes së tarifave me 25% brenda rrjetit dhe perceptimit të saj të menjëhershëm nga një pjesë shumë e madhe e tregut. Duhet pasur kujdes me promocionin, ai duhet të jetë i qarte, i kuptueshëm dhe të tejçoje siç duhet informacionin tek klienti.


Strategjia e cmimit
Abonentët e paketës së re kanë mundësi të shpenzojnë më pak e të komunikojnë më shumë ndërmjet tyre, falë SMS-ve dhe MMS-ve më të lira ndërmjet anëtarëve të WHAT’S UP, me çmim vetëm 5 lekë/SMS.  Cmimi i paketës WHAT’S UP është 500 lekë (me 400 leke kohe bisede dhe 400 sms falas) dhe do të shoqërohet me ofertën “0 lek/min” brenda grupit What’s UP, sipas së cilës paguhet vetëm një tarifë fikse prej 300 lekësh dhe 0 lek për çdo minutë komunikimi në vazhdim. 
Ky produkt ofrohet në formën e paketes me parapagesë. Abonentët e What’s Up kane lehtësira në komunikim brënda grupit me anë të sms-ve dhe mms-ve. What’s UP me AMC, What’s UP me Alb Telecom dhe What’s UP me Vodafone tarifat e komunikimit janë 30 lekë për minutë, ndërsa What’s UP dhe eagle mobile 56 lekë për minutë. Dëgjimi i mesazheve zanore 13.13 lekë për 10 sekonda. Brënda Grupit SMS / MMS ka vlerën (pa TVSH) 5 lekë, MMS Kombëtare  30 lekë/MMS SMS Kombëtare / MMS (AMC-AMC)  8.33 lekë, SMS Ndërkombëtare 14 lekë/SMS,  Logo & Ringtone  158.33 lekë/SMS, Zëvendësim i kartës SIM  1,250 lekë. Të gjitha këto tarifa komunikimi nuk përfshijnë TVSH-në.

Strategjia e Shperndarjes
Strategjia e shpërndarjes sipas kanaleve marketing është e ndërtuar mbi disa forma shpërndarjeje, të cilat synojnë rritjen e kënaqësisë së klientit. Ky i fundit në kushte të njëjta çmimi dhe për nivele të njëjta produkti do të preferonte atë produkt apo shërbim, i cili vjen në dorën e tij në kohën dhe momentin e duhur, pa kosto shtesë. Në objektivat e se ardhmes kanalet e shpërndarjes zenë një vend të rëndësishëm.
Strategjia e komunikimit marketing
Komunikimi marketing shihet në përgjithesi si procesi i menaxhimit të blerjeve të klienteve gjatë fazave të parashitjes, shitjes, konsumit dhe pas konsumit. AMC për të realizuar komunikimin e paketës What’s UP pasi ka identifikuar audiencen nga mosha 14 deri ne 25 vjeç, përcakton objektivat e komunikimit dhe harton mesazhin, të cilin kompania e merr të gatshëm nga reklamat e realizuara në Maqedoni dhe Greqi, duke marre të gatshme reklamen, kanacen e ambalazhimit dhe textin. Pas kësaj ajo zgjedh median e cila do të komunikojë mesazhin, i cili duhet të jetë i qartë, i thjeshte dhe i drejtpërdrejtë. Në përfundim AMC me anë të disa pyetësorëve mbledh feedback-un e këtij komunikimi. Mund të themi se komunikimi marketing që ka zgjedhur Albanian Mobile Comunication cilesohet pa interes, pa kreativitet, per vet faktin që ai është një formë e “kopjuar” e reklame, e cila për një pjesë të mirë të abonentëve nuk sjell risi.
Kerkimi Marketing
Ashtu si çdo kompani tjetër edhe AMC bën dizenjimin, mbledhjen, analizimin dhe raportimin sistematik të të dhënave me të cilat përballet kompania. AMC ka një departament të veçantë kerkimi. Menaxherët e kërkimit të AMC-së një pjesë të mirë të të dhënave (si për shembull ato të testimit të produktit) i marrin të gatshme nga AMC në Greqi dhe Maqedoni. Ajo operon duke përdorur të dhëna sekondare. Ajo që Albanian Mobile Comunication duhet të përmirësojë në këtë aspekt është marrja në konsideratë e dobisë konsumatore në lidhje me produktet dhe shërbimet që ajo ofron. Për këtë departamenti i kërkimit marketing duhet të zhvillojë një grup aktiv i cili të realizojë kërkime mbikqyrëse, eksperimentale ose vëzhguese.
Organizmi marketing



Faktorët që drejtohen nga personeli i marketingut janë: zgjedhja e tregut të synuar, e cila përbën një nga vendimet më të rëndësishme për ndërtimin e një programi marketingu, ku përfshihet një treg i synuar (p.sh për të rinjtë deri në 25 vjeç What’s UP-i), një grup apo disa grupime, për të cilat kompania duhet t’ju pergjigjet disa pyetjeve të tipit: kush janë konsumatorët? Cfarë lloj shërbimesh komunikimi kërkojne ata?; Zgjedhja e objektivave të marketingut, në të cilat janë të vendosura në mënyrë sasiore dhe të përcaktuara qartë. Më i rëndësishëm në këtë aspekt është avantazhi diferencues, që është një tërësi vetish që e diferencon AMC-në në lidhje me kompanitë e tjera celulare; Organizata e marketingut, e cila është me orientim produkti; Zgjedhja e miksit te marketingut, në të cilat përfshihen vendimet mbi produktin, çmimin, vendin dhe promocionin; Kontrolli i planit të marketingut, i cili nënkupton kontroll të vazhdueshëm, të brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë.                

Buxheti
Ka një ndërthurje të buxhetit nga lartë-poshtë dhe nga poshtë-lartë. Në varësi të situatave në të cilat ndodhet kompania. Një pjesë e mirë e të ardhurave të AMC shkojnë për kërkim dhe zhvillim, studimit të tregut dhe promocionit të What’s UP. Buxheti i paracaktuar, në rastin e shpërndarjes nga lartë-poshtë, ndahet në raportin 80% per ATLdhe 20% BTL[4], e cila përdoret për promocion dhe PR. Nga buxheti i ATL-së, What’s UP merr 7%.

I.                    BIBLIOGRAFIA

Beckwith.H, A Field Guide to Modern Marketing, 1997.

Elmazi.L, Hysi.V, Bazat e Marketingut, Tiranë, 2008.
Luis.J, Sales Promotion, 2007.
Uldedaj.Gj, Vercuni.A, Bazat e Marketingut,  Mihal Duri, Tiranë, 2005.
Kotler. P and Armstrong.G,  Principles of Marketing ed.,11.

Marre nga www.amc.al.com .


[1] Referuar www.amc.al
[2] Diskriminimi i cmimeve dhe praktikave jot e drejta tregtare.
[3] ATL (Above the line) I referohet komunikimit mediatik, reklama.
[4] BTL (Below the line) I referohet komunikimit jo mediatik
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels