IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



 UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES

                                              
                      FAKULTETI  I SHKENCAVE POLITIKE - JURIDIKE

                                     VITI I 3-te , SEMESTRI I 1-re
      


LENDA : BAZA MARKETINGU



TEMA : PROMOCIONI



STRUKTURA

1.Promocioni i sherbimeve financiare

-Aspektet unike te promocionit te sherbimeve financiare
-Modelet per  promovimin e sherbimeve financiare
-Faktoret e suksesit ne promovimin e sherbimeve financiare


2.Si zhvillohet promocioni ne kompani te ndryshme

-Kompania AMC
-Kompania COCA-COLA
-Kompania ETC
-Kompania DIGITALB
-Kompania Loto ''6 nga 39''
-Kompania ROZAFA PRINT & DESIGN


PROMOCIONI I SHERBIMEVE FINANCIARE

Promocioni është një pjesë thelbësore e shumë prej strategjive të suksesshme marketing, si në shërbimet financiare ashtu dhe në ato jo financiare. Ai është mekanizmi kryesor nëpërmjet të cilit marketerët krijonë vëmendje dhe njohje tek konsumatorët në lidhje me produktet dhe shërbimet e tyre. Promocioni ka një rol të veçantë në marketingun e shërbimeve financiare meqenëse ato janë në përgjithësi të paprekshme. Natyra e paprekshme e shërbimeve financiare rrjedh nga fakti që ato nuk mund të preken, shijohen, ndjehen apo shikohen. Si rezultat, perceptimet e konsumatorëve për cilësinë shpesh bazohen mbi imazhin e lidhur me kompaninë. Kjo bën që barra e informimit të konsumatorëve në lidhje me aspektet dhe përfitimet e shërbimeve financiare të bjerë mbi shpatullat e atij që merret me promocionin. Trajnimi dhe njohuritë e një këshilltari financiar, saktësia e një transaksioni të një kompanie kartash krediti, apo fuqia financiare e një kompanie sigurimesh në pjesën më të madhe janë të panjohura për masat e gjera. Si rezultat, reklamuesit e shërbimeve financiare duhet të edukojnë konsumatorët në lidhje me veçoritë unike apo përfitimet e shërbimeve të tyre. Promocioni i shërbimeve financiare lehtëson diferencimin e një kompanie nga konkurrentët e saj kryesorë. Kjo është një detyrë veçanërisht e vështirë kur konsumatorët mund të mos zotërojnë bagazhin e duhur të njohurive apo informacionin e duhur për të vlerësuar meritat apo dobësitë e shërbimeve financiare të ofruesve konkurrentë.
Promocioni në shërbimet financiare mund të përkufizohet formalisht si
komunikimi marketing i kryer nëpërmjet mediave masive apo nëpërmjet mjeteve të marketingut direkt, me qëllim motivimin e blerjes së produkteve specifike financiare apo inkurajimin e formave të veçanta të sjelljes financiare
Për të ekzekutuar fushatat promocionale mund të përdoren forma të ndryshme të medias. Shpesh përdoren media të tilla elektronike si televizioni dhe radioja, sikurse dhe media të shtypura si gazetat dhe revistat. Përveç këtyre, një tendencë në rritje e marketingut të shërbimeve financiare është përdorimi i metodave të reklamave direkte të tilla si posta direkte apo posta elektronike (e-mail) direkte me qëllim stimulimin e reagimit të konsumatorëve. Këto metoda krijojnë një sens të personalizimit dhe ndihmojnë në gjenerimin e shitjeve. Nga ana tjetër, promocioni mund të mos ketë si objektiv vetëm shitjen e produkteve specifikë, por ai gjithashtu mund të përdoret thjesht për të inkurajuar forma specifike të sjelljes financiare tek konsumatorët.

- ASPEKTET UNIKE TË PROMOCIONIT TË SHËRBIMEVE FINANCIARE
Ekzistojnë disa faktorë të cilët shkaktojnë ndryshimin e procesit të promocionit të shërbimeve financiare nga promocioni i tregjeve të tjera. Vlerësimi i këtyre dallimeve është i rëndësishëm për të kapitalizuar rolin unik që promocioni mund të luajë në marketingun e suksesshëm të shërbimeve financiare.
Atribute të paqarta të produktit/shërbimit. Një prej sfidave në promocionin e shërbimeve financiare është që konsumatorët mund të mos jenë plotësisht në dijeni të dimensioneve të ndryshme që formojnë një shërbim financiar.
Cilësia është e paprekshme. Një prej sfidave të tjera me të cilat përballen promovuesit e shërbimeve financiare është fakti që cilësia e shërbimeve financiare rrallë mund të përcaktohet nga ana sasiore. Kjo mund të jetë e vërtetë si për konsumatorët që e kanë blerë një herë shërbimin financiar ashtu dhe për konsumatorët që mendojnë ta blejnë atë për herë të parë.
Produkte jo emocionues. Transaksionet e shërbimeve financiare nuk kryhen vazhdimisht, dhe përgjithësisht nuk krijojnë ndonjë ndjenjë emocioni apo interesi për shumë prej individëve.
 Aftësi e kufizuar për të komunikuar nga ana vizuale produktet financiare. Një prej sfidave unike në promovimin e shërbimeve financiare është fakti që ato mund të mos komunikohen gjithmonë tek konsumatorët në të njëjtën mënyrë si promovohen mallrat konsumatore. 
Rregullat. Promovimi i shërbimeve financiare kufizohet edhe më tutje nga numri i madh i rregullave të cilat kushtëzojnë përmbajtjen e reklamave të shërbimeve financiare, si dhe nga numri i madh i agjensive rregullatore të cilat monitorojnë nga afër influencën e përmbajtjes së reklamave.
Çmime variabël. Një sfidë tjetër në promovimin e shërbimeve financiare është fakti që çmimi shpesh nuk është konstant dhe varion si një funksion i rrethanave unike të çdo konsumatori.

- MODELET PËR PROMOVIMIN E SHËRBIMEVE FINANCIARE

Ekzistojnë disa modele të ndryshëm të cilët mund të përdoren për të përshkruar një promovim të suksesshëm të shërbimeve financiare. Modeli i parë lidhet me procesin e vendim-marrjes së konsumatorit. Duke përdorur këtë model, ne do të mund të ekzaminojnë se si një konsumator njeh nevojën për një shërbim financiar specifik dhe hapat pasues që ai duhet të ndërmarrë me qëllim që të identifikojë dhe të ketë akses ndaj shërbimit.Modeli i dytëqë do të paraqitet lidhet me procesin e komunikimit me anë të të cilit reklamuesit lidhen me audiencën e synuar. Duke përdorur këtë model, ne do të jemi në gjendje të shqyrtojmë hapat që ndërmarrin reklamuesit me qëllim që të tërheqin vëmendjen e konsumatorëve dhe që të krijojnë reklama të paharrueshme.
Modeli i fundit lidhet me klasifikimin e motivimeve dhe nevojave të konsumatorit kur blen shërbimet financiare. Në këtë model do të ekzaminohet marrdhënia midis përmbajtjes së reklamës dhe motivimeve të konsumatorit për të kërkuar një shërbim financiar. Logjika që qëndron pas këtij modeli është që përmbajtja e një reklame duhet të lidhet me forcat psikologjike dhe emocionale të cilat nxisin blerjen e një shërbimi specifik financiar.

- FAKTORËT E SUKSESIT NË PROMOVIMIN E SHËRBIMEVE FINANCIARE
Në promovimin e suksesshëm të shërbimeve financiare ndikojnë disa faktorë. Në vlerësimin e cilësisë së një fushate reklamuese mund të përdoren faktorët e paraqitur më poshtë si një listë për të diagnostikuar zonat potenciale për përmirësim:
1.                  Të pasurit e një produkti apo shërbimi unik për të shitur.
2.                  Marketing i fokusuar.
3.                  Krijimi i reklamave të paharrueshme.
4.                  Lehtësimi i veprimit të konsumatorit 
5.                  Përdorimi i koordinuar i medias.
6.                  Përdorimi i Marketingut Direkt.


(1.) KOMPANIA AMC
1.

Çfarë është promocioni SMS PLAY?
Eshtë një shërbim i bazuar në mesazhe me celulare nëpermjet të cilit të gjithë abonentët me parapagesë
AMC mund të blejnë 100 SMS AMC të vlefshme
për 24 orë (SMS mund të përdoren vetëm brenda rrjetit
AMC) duke dërguar një SMS në numrin e shkurtër 56868. Këto 100 SMS AMC përfitohen menjëherë nga
abonenti në kohë reale (për çdo kërkesë të suksesshme drejt numrit të shkurtër 56868).
Çdo SMS e dërguar
drejt numrit 56868 kushton 100 lekë me TVSH.
SMS e marra nga numri i shkurtër
56868 janë falas.
SMS PLAY” është një lojë me mesazhe, ku abonentët AMC me parapagesë kanë mundësinë të fitojnë
1,000 Euro çdo ditë me anë të një llotarie dhe 1,000 Euro çdo j
avë nëpërmjet një mekanizmi pikësh. Në
këtë lojë janë të përfshira një sërë pyetjesh me zgjedhje si edhe shumë sfida interesante. Përdoruesit
duhet t’u përgjigjen pyetjeve dhe të fitojnë pikë dhe në këtë mënyrë bëhen pjesëmarrës në lojë me më
shumë mundësi
çdo ditë. Sa më shumë pikë mblidhen aq më shumë rriten mundësitë për të qënë fituesi
i ditës dhe/ose fituesi i javes! GJithashtu me përmbushjen e sfidave specifike pjesemarrësit mund të
përfitojnë pikë ekstra, të cilat u komunikohen pjesëmarrësve gjatë zh
villimit të lojës.
2.
Sa zgjat promocioni SMS PLAY?
Promocioni do të zgjasë 35 ditëduke filluar nga data 1 Korrik 2013 ora 14:00 deri në 1 Shtator 2013 të
përfshirë.
3.
Ku mund t’i gjej Kushtet dhe Termat e pjesëmarrjes?
Kushtet dhe Termat e pjesëmarrjes mund t’i gjeni në faqen e AMC-së në linkun e dedikuar http://www.amc.al/ si dhe ne dyqanet AMC.
4.
Kush mund të marrë pjesë në SMS PLAY?
Ky shërbim është i vlefshëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë abonentë (vetëm abonentë më
parapagesë), me përjashtim të të gjithë punonjësve, përfaqësuesve, agjentëve dhe agjensive të AMC, të
afërme të tyre të brezit të parë dhe / apo filialeve të tyre, furnitorëve të promocionit dhe personave me
të cilët banojnë personat e mësipërm. t.
5.
Si mund të marr pjesë?
Abonentët AMC me parapagesë mund të marrin pjesë nëpromocionin SMS PLAY dhe blejnë 100 SMS
AMC të vlefshme për 24 orë duke dërguar SMS në numrin e shkurtër 56868 me çmim 100 lekë me TVSH.
6.
Çfarë mund të fitojë nga pjesëmarrja në SMS PLAY ?

Çdo ditë një pjesëmarrës do të fitojë 1,000 Euro. Fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rastësishme
nëpërmjet një llotarie ku marrin pjesë të gjithë numrat pjesëmarres. Çdo pjesëmarrësi i korrespondon
një numër pjesëmarrjesh i barabarte me numrin e pikëve të mbledhura deri në fund të asaj dite.
Gjithashtu, një herë në javë, një pjesëmarrës do të fitojë 1,000 Euro.
7.
Sa herë mund të marrë pjesë në lojë?
Nuk ka kufizim në pjesëmarrje. Gjatë periudhës së lojës, përdoruesit mbledhin pikë duke ju përgjigjur
pyetjeve. Ata gjithashtu kanë mundësinë të mbledhin edhe më shumë pikë nëpërmjet sfidave të
veçanta.
8.
A mund tëluaj me numra të ndryshëm?
Ju mund të merrni pjesë në lojë me sa numra të keni dëshirë. Megjithatë çdo numër merr pjesë më vete.
9. Nëse une ndërroj numër telefoni, a mund të transferohen pjesëmarrjet e mia?
Fatkeqësisht pjesëmarrjet nuk mund të transferohen. Megjithatë ju mund të merrni pjesë në lojë me nje
numër të ri telefoni.


Pyetjet e lojës
10.
Ku mund të gjej më shumë informacion për detajet e lojës?
Ju mund të kërkoni informacion shtesë mbi regullat e lojës duke dërguar INFO| NDIHME tek 55177
(falas). Për këtë mesazh nuk përfitoni pikë.
Gjithashtu, jumund të dërgoni INFO|NDIHME tek 56868 (100 lekë me TVSH). Ju do të përfitoni 10 pikë për këtë mesazh.



(2.) KOMPANIA COCA-COLA
Rregullore e “Promocionit të Fundvitit Coca-Cola 2012”organizuar nga “Coca-Cola Bottling Shqipëria” (CCBS)

1.         Subjekti organizues i Promocionit të Fundvitit Coca-Cola 2012 është shoqëria Coca-Cola Bottling Shqipëria Shpk. (CCBS), me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Tiranë.
2.         Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 do të zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
3.         Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 do të zhvillohet gjatë periudhës së fundvitit duke filluar nga data 6 Nëntor 2012 deri në 7 Janar 2013 ose deri në përfundim të produktit promocional të hedhur në treg, por jo më vonë se data e përcaktuar në pikën 11.
4.         Mund të marrin pjesë në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 të gjithë personat fizikë me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë, të cilët, që prej 6 Nëntor 2012 deri në datën 7 Janar 2013, blejnë formatin e shishes plastike 1.5 Litër të produkteve Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Shokata, dhe Sprite të tregtuar nga CCBS.
5.         Nuk mund të marrin pjesë në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 punëmarrësit e subjektit organizues, të agjensive publicitare të kontraktuara nga CCBS për të promovuar Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012, titullarët apo punëmarrësit e pikave të shitjes ku tregtohen produktet e CCBS, si edhe familjarët e personave të mësipërm (bashkëshort, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra).
6.          Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 organizohet sipas mekanikës “Gjej kodin nën tapë dhe zbulo nëse ke fituar”.
7.         Gjatë kohëzgjatjes së ketij promocioni, CCBS do të hedhë në treg një numër 1.673.671 (Një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një) produktesh promocionale të cilat përmbajnë kodet si më poshtë: 223.156 produkte përmbajnë kodin LT për të fituar një kanace 330 ml, e cila zgjidhet sipas dëshirës së konsumatorit. 92.000 produkte përmbajnë kodin GL që përfaqëson kodin i cili të jep mundësinë për të fituar një gotë me logon e markës Coca-Cola. 1.023.780 produkte të cilat nuk janë fituese dhe nuk kanë asnjë kod poshtë tapës.
8.         Vlera monetare e dhuratave të vëna në dispozicion nga CCBS në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 është 16.507.512 lek
9.    1 në 3 produkte të promocionit është fituese.
10.    Personat që kanë zbuluar nën tapë kodin “LT” dhe “GL” kanë të drejtë të tërheqin dhuratën (kanacen 330 ml ose gotën) në pikën e blerjes gjatë gjithë periudhës që produktet promocionale do të jenë në treg, por jo më vonë se data 7 janar 2013.
11.    CCBS nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm financiar apo jofinanciar (përfshirë dëmin apo fitimin e munguar) që mund të rezultojë si pasojë e pjesëmarrjes  Promocionin e Fundvitit  Coca-Cola 2012, përjashtuar përgjegjësinë ligjore të CCBS.
12.     Këto rregulla do të botohen pjesërisht ose të plota në etiketat e shisheve pjesëmarrëse në promocion, materialet promocionale, website (www.ccbs.al) si dhe media.
13.       Promocioni Coca-Cola i Fundvitit 2012 mund të ndërpritet në rast force madhore (rrethana të cilat Shoqëria nuk mund t’i kishte parashikuar apo influencuar), përfshirë pamundësinë e CCBS për të vazhduar Promocionin për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. CCBS do të informojë konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të Promocionin i Fundvitit Coca-Cola 2012 duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, CCBS nuk do të ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për çdo shpenzim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.
14.       Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 është një ofertë që i drejtohet publikut dhe bazohet në nenet 661, 665, 667 paragrafi i parë dhe i tretë, 670 e 671 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i Promocionit i Fundvitit Coca-Cola 2012  bëhet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 770 datë 15.07.2009 “Për përcaktimin e mënyrave, të formave, kritereve dhe të rregullave shtesë për organizimin e lojërave të fatit promocionale”. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregulloreje kanë të drejtë të tërheqin çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo ankesë apo informacion në numrin e tel: +355 42 407 444.



(3.) KOMPANIA ETC
Rreth Kompanise
Pas një suksesi të madhë në biznesin €??Cash and Carry€?? vizioni I pronarit të Elkos Group Zt.Ramiz Kelmendi  ishte të depertoi për tejë horizontit në zgjerimin i biznesit të tij në rrjetin e gjërë të Qendrave Tregtare duke u perfshire edhe në biznesin me pakice. Qendra e pare tregtare e ETC-se u perurua me 24 Shtator 2005 në Pëjë ku gjindet edhe selia e Elkos Group.  Me pas pason ETC Prizreni, Ferizaj, Prishtine etc.
Shkurtesat ETC qendrojn nga gjuha angleze për: E-lkos T-rading C-enter.
Rrjeti I Qendrave Tregtare ETC ka perafersisht 60,000 m² dhe ka rreth 1500 të punesuar duke perfshire punëtoret e rregullt dhe part time si dhe punetor administrative.
Misioni i Kompanisë
Misioni kryesor I kompanisë eshte qe te ofrojm asortiman sa me te gjere per konsumatoret tane me cmime te volitshme ne menyre qe te ju plotesojm te gjitha nevojat e tyre gjate blerjes per familjen e tyre.
Vizioni i Kompanise
Vizioni I ETC-së është që gjithmon të jemi në rritje dhe në zhvillim për të arritur standarde europiane dhe boterore.
Ne vazhdoim rrugtimin tonë në hapjen e marketeve të reja në Kosove të madhesive te ndryshme. Ne vitin 2012 do të hapet ETC-ja e dytë në Prishtine. Vizioni I kompanis është që të zgjeroim influencen tonë edhe në regjion.Pritet qe deri ne 2016 të kemi 16 Qendra Tregtare te ETC-se ne territorin e Shqiperise.

Slogani ETC
Slogani I Qendres Tregtare ETC tregon se cfare ne ofrojm tek konsumatoret tane. Per ne eshte shume I rendesishem te ofrojm nje sherbim super kualitativ ne marketin tone. Kete prioritet ne slogan ne e shprehim si buzeqeshje pasi qe buzeqeshja shpreh pozitivitet, knaqesi ne blerje, dhe nje sherbim te mire.

"Aty ku buzeqeshja percjell blerjen"


(4.) KOMPANIA DIGITALB
PROMOCIONI I DIGITALB

 Ne realizimin e objektivave te marketingut te platformes digitalb, jetegjatesia e ketij produktine tregun ekzistues dhe kerkimi i tregjeve ekzistuese, kerkojne qe ajo te beje perpjekje tevazhdueshme per zhvillimin e promocionit te shitjeve. Ne menyre te vazhdueshme, per kedokompani funksioni i shitjes ka rendesi te madhe per krijimin dhe mbatien e lidhjeve meklientelen. Promoconi i shitjeve eshte nje mjet plotesues per realizimin e shitjeve, dhe eshte aimjet qe ben te mundur terheqjen e vemendies se klienteles, dhe mundesine e rritjeve teshitjes.Gjithashtu politiken e promocionit eshte perdorur mjaft kujdesshem edhe nga platformadigitalb, per zhvillimin e shitjeve te ketij produkti.Kryesisht kjo kompani ka perdorur lloje te ndryshme promocioni si: zbritja e cmimeve, primete ndryshme( si p.sh dhenia e muajve falas gjate rimbushjeve) publiciteti ne vendin eshitjes(fotografi, afisha, tabela etj.), informacioni mbi produktin (kryesisht faqet perkatese neweb) etj.Arsyeja e ndiekjes se politikes se promocionit konsiston kryesisht me terheqien e vemendiesse konsumatorit me ane te ofertave te ndryshem,e sidomos me kyrjen ne treg e nje platformekonkurrente.

Oferta Verore e DigitAlb satelit 
DigitAlbvjen si gjithmonë me Ofertat më marramëndëse!Tashmë është shumë e lehtë për të paturDigitAlb Satelit dhe High Definitonnë shtëpitë tuaja!
Nëse blini:Një dekoder High Definition KAON+ SMART CARD+ 1 VIT I PLOTË ABONIM NË DIGITALB SATELITTË GJITHA KËTO
VETËM PËR 29.900 LEKË




(5.) PROMOCIONI NE LOTO “6 nga 39”, CDO JAVE DHUROHET NJE MAKINE

Duke filluar nga 11 Nëntori, për tre javë resht të gjithë pjesëmarrësit në Loto kanë mundësinë të bëhen pronarë të tre makinave të reja me 0 kilometra
Lotaria Kombëtare, kompania e vetme e licencuar nga shteti shqiptar për zhvillimin e lojërave të lotarisë në Shqipëri vjen këtë javë me një promocion të veçantë për të gjithë lojtarët e Loto “6 nga 39”. Duke filluar nga data 11 Nëntor 2013, për tre javë resht, të gjithë lojtarët e Loto do të kenë mundësinë të bëhen pronarët e tre makinave të reja me 0 kilometra. Pra në shortet e datave 17 Nëntor; 24 Nëntor dhe 1 Dhjetor, tre shqiptarë fatlumë do të bëhen pronarë të tre makinave. Ndërkohë, këtë javë Jackpoti i Loto ka arritur vlerën e 26.5 milionë lekëve të reja

Si funksionon promocioni
Të gjitha parashikimet e luajtura për shortin e datës 17 Nëntor të Loto “6 nga 39” do të hidhen në sistemin kompjuterik të lojës. Në momentin që do të përfundojë shorti i datës 17 Nëntor, sistemi do të përzgjedhë automatikisht njërin nga parashikimet pjesëmarrëse bazuar vetëm në numrin e biletës. Ky numër ndodhet i printuar në fund të biletës me mbishkrimin “numri i biletës” dhe përbëhet nga 10 shifra. Bileta e përzgjedhur do të jetë menjëherë fituese e një makine të re me 0 kilometra. Secili parashikim ka një mundësi të jetë fitues. Nëse një lojtar ka plotësuar 12 parashikime në një biletë, ai ka 12 mundësi për të fituar. Pra sa më shumë parashikime që të luani aq më shumë rriten shanset tuaja për të fituar çmimet e Lotos, por edhe makinën.

Promocionet në Loto
Lotaria Kombëtare na ka mësuar gjithmonë me promocione të ndryshme në Loto “6 nga 39”. Të gjithë e mbajmë mend promocionin e muajit Qershor 2013 ku për tre javë resht u fituan nga 10 milionë lekë. Pas tij ishte promocioni “4+1”, ku për çdo 4 parashikime të plotësuara, Lotaria të jepte mundësinë e një parashikimi të pestë falas duke rritur shanset e lojtarëve për të fituar çmime të ndryshme. Tashmë Loto “6 nga 39” vjen me promocionin e ri, i cili i përshtatet më së miri edhe sloganit të këtij produkti: Çdo gjë është e mundur! Por të mos harrojmë Jackpotin, i cili vazhdon dhe rritet javë pas jave duke u bërë çmimi më i madh i vendosur në dispozicion të lojtarëve nga një kompani lojërash fati në Shqipëri.


(6.) KOMPANIA ROZAFA PRINT & DESIGN


Kërkoni një koncept ide, për të njohur klientët tuaj me shërbimet apo produktet që ofroni ?
Për të rritur shitjet e një produkti ekzistues apo për të prezantuar një produkt të ri, për ta bërë të suksesshëm ? Apo mbase për të krijuar një imazh unik dhe tërheqës për kompaninë tuaj ?
Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të krijuar një fushatë të suksesshme në mënyrë që të arrijmë një prezantim të denjë të kompanisë tuaj në sytë e klienteve.
Konceptojme dhe realizojmë grafikisht këto shërbime:
Krijimin e identitetit të kompanisë, logo, marka, design produkti etj.
Grafikë për shtyp: flyer, broshura, katalogje, kalendarë, revista, postera, kartvizita, letra me kokë, zarfa etj.
Reklama Indoor & Outdoor: veshje fasadash, reklama ndriçuese, dekorim ambjentesh, brandim makinash,billborde,citylights,tabelainformative etj.
Produkte promocionale: grafikë për stampime të ndryshme në materialet promocionale, në ato me stampimfullcolorosenëdhëndjetmelazer.
Grafikë për organizimin e eventeve të ndryshme si: panaire, konferenca, takime, aktivitete kulturore e sportive.
Kreativiteti, shpejtesia dhe zgjidhja e duhur janë ato që ne ju ofrojmë së bashku me gamën e gjërë të shërbimeve dhe produkteve të tjera.


BIBLIOGRAFIA

Materialet per realizimin e kesaj detyre kursi jane marre nga keto faqe interneti :
www.xa.yimg.com/kq/groups/23463272/.../promocioni
http://www.amc.al/assets/documents/SMS_Play_FAQs_AL_TTqST.pdf
http://www.ccbs.al/al/index.php/aktivitete/promocioni-i-fundvitit-coca-cola-2012/

http://fjalaime.ch/punime-3/punime-biznesi/strategjia-promocionale-tek-altria-groups-inc-marlboro/
http://www.etc-ks.com/kompania
http://www.academia.edu/4924216/PROMOCIONI_I_DIGITALB

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/promocioni-n--loto-6-nga-39--do-jav--dhurohet-nj--makine
http://rozafadesign.com/design/
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels