IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Hyrje
Çdo dite ne realitetin tone personal dhe te biznesit ne marrim vendime qe permbajne risk. Per riskun ka perkufizime dhe trajtime te ndryshme, ne varesi te situates, kendveshtrimit dhe objektivave. Risku ka lidhje me pasigurine, me mundesine per te humbur, por edhe per te fituar. Per nje biznes, risku paraqet mundesine e ndodhjes se ngjarjeve qe shkaktojne luhatje dhe mosrealizim te objektivave. Risku mund te matet, te vleresohet dhe sigurisht te manaxhohet (drejtohet). Ky eshte nje proces i vazhdueshem per nje biznes, perderisa edhe risqet qe shoqerojne ecurine e nje biznesi jane gjithashtu te vazhdueshme. Por cilat jane risqet me te cilat perballet biznesi ne Shqiperi, sa njihen ato dhe a e manaxhojne bizneset ne Shqiperi riskun? A i ka shtuar kriza ekonomike rajonale dhe globale risqet potenciale me te cilat perballen bizneset shqiptare? Ketyre pyetjeve do te perpiqemi tu japim pergjigje ne vijim.
Zhvillim
3.         Manaxhimi i riskut, pak teori:
Manaxhimi i riskut per nje biznes do te thote te manaxhosh efektet negative dhe te shfrytezosh mundesite per nje biznes. Ndryshe kjo mund te shprehet:
           Te identifikohen dhe minimizohen ngjarjet qe ndikojne per keq ne objektivat e biznesit.
           Te identifikohen dhe te maksimizohen (nese eshte e mundur) ngjarjet qe ndikojne per mire ne objektivat e biznesit
Manaxhimi i riskut ndjek si logjike pak a shume keto etapa:
1.         Identifikimi i risqeve, qe presupozon veçimin e te gjithe faktoreve qe mund te perbejne risk per biznesin, sipas kategorive te ndryshme. Nje paraqitje e faktoreve te riskut per biznesin shqiptar jepet ne vijim te ketij punimi.



2.         Analiza dhe vleresimi i risqeve. Kjo etape perfshin analizen e riskut ne varesi te impaktit te tij ne biznes dhe mundesise per te ndodhur. Vete mundesia qe nje risk te ndikoje biznesin eshte kombinim i probabilitetit te ndodhjes se ngjarjes me ekspozimin qe biznesi ka ndaj riskut ne fjale. 
3.         Trajtimi (manaxhimi) i risqeve. Pasi risqet dhe impakti i tyre potencial jane identifikuar, ngelet te vendoset qendrimi qe do te mbahet. Ka risqe qe mund te shmangen dhe ka risqe qe mund te minimizohen, por ka dhe risqe te cilave nuk mund tu shmangemi dot dhe ose do te mbajme riskun persiper, ose do ta transferojme ate.
            Faktoret e riskut ne nje biznes dhe ndikimi i tyre ne bizneset shqiptare:
Faktoret e riskut per nje biznes mund te jene faktore te ambientit te biznesit (te jashtem) ose faktore te vete biznesit. Çdo biznes i nenshtohet risqeve qe vijne si pasoje e ekonomise ku ai operon, sistemit ekonomik dhe financiar, kultures dhe ligjeve te vendit ku operon. Gjithashtu çdo biznes ka karakteristikat e tij, unike dhe specifike, qe perveçse i shtojne vlere biznesit, i ulin ose i rrisin ekspozimin ndaj riskut. Biznesi shqiptar paraqet karakteristika te nje biznesi dinamik, pergjithesisht fleksibel, te fokusuar kryesisht ndaj sherbimeve (80%) dhe te organizuar ne mikrondermarrje ose ndermarrje te vogla (99%)4.1    Faktore te jashtem:
           Risqe strategjike. Keto jane risqe qe mund te kercenojne fort ekzistencen e biznesit dhe/ose vazhdimesine e tij. Disa prej me te rendesishmeve mund te permendim
·                     Konkurenca ose risku i tregut. Shumica e bizneseve dalin jashte loje kryesisht per mungese te shitjeve/te ardhurave te mjaftueshme. Dy elementet qe ndikojne ne renien e te ardhurave jane renia e kerkeses se klienteve per produktin e kompanise dhe konkurenca. Ne Shqiperi konkurenca eshte nje problem madhor per shume biznese, per faktin e thjeshte se ne mjaft sektore dhe aktivitete ajo paraqitet e pandershme, qe




do te thote qe risku i konkurences eshte mbi normalen. Format qe mund te marre jane. Ato angazhojne pak kapital, duke qene keshtu fleksibel ndaj ndryshimeve.
·                     Kerkesat e klienteve dhe fuqia blerese. Sektore te ndryshem kane ndjeshmeri te ndryshme ndaj luhatjes se kerkeses dhe renies se fuqise blerese. Sidomos ne nje ekonomi ku dominon sektori i sherbimeve, dhe ku fuqia blerese eshte teper e ndjeshme ndaj krizave ekonomike, ky risk paraqitet delikat
Faktore te jashtem:
Risqe operacionale:
·                     Ligjet dhe zbatimi i tyre. Me shume se mungesa e ligjeve, apo boshlleqet dhe mangesite ne to, problem me i madh per biznesin mbetet zbatimi i tyre dhe efektiviteti i sistemit gjyqesor ne çeshtjet qe lidhen me biznesin.
o    Ambienti politik. Jemi te gjithe koshiente qe ne Shqiperi ambienti politik eshte tejet i polarizuar dhe kjo reflektohet ndjeshem edhe tek aktiviteti i biznesit. Menyra se si funksionojne gjerat favorizon klientelizmin politik. Madje ka biznese per te cilat mund te flitet per nje lloj cikli politik te biznesit (lulezojne kur forca e tyre politike eshte ne pushtet, dhe mbijetojne ose jane stanjante kur ne pushtet eshte forca kundershtare
o    Furnitoret, kontratat,  etj. Marredheniet me furnitoret dhe ne pergjithesi palet e treta mund te behen problematike ne kushtet e krizes.
     Risqe financiare. Jane risqe qe lidhen kryesisht me parametrat makrofinanciare te ekonomise. Ndikojne ne mundesite per te financuar bizneset dhe ne fitimin/humbjen e tyre. Jo te gjitha bizneset ndikohen njesoj.
·                     Normat e interesit, ndikojne direkt ne mundesine dhe kostot e financimit. Eshte prej kohesh praktike qe normat e kredive te jene te indeksuara ose me Bonot e Thesarit.




o          Kursi i kembimit, duke qene nje ekonomi qe bazohet fort ne shkembime tregtare me vendet e rajonit, kursi i kembimit dhe luhatja e tij jane nje risk me vete per çdo biznes. Kuptohet, efektet me te medha jane ne ato sektore te varur totalisht nga importi/eksporti.
o          Shtrengimi i kredise. Ky risk eshte amplifikuar ndjeshem nga kriza financiare e viteve te fundit, e cila ka vene ne veshtiresi sistemin bankar.
           Risqe te pastra, jane ato risqe ku ekziston mundesia vetem per humbje, nga ngjarje qe shkaktojne deme direkte apo pengojne zhvillimin normal te aktivitetit te biznesit.
o          Katastrofa natyrore, jane ngjarje te menjehershme shkaterrimtare, qe shkaktojne demtime te medha, humbje, shkaterrim dhe shkretim te jetes dhe prones. Mund te jene fatale per bizneset e nje zone te tere
o          Evente natyrore/njerezore qe shkaktojne dem. Jane ngjarje me impakt me te vogel se katastrofat, por qe mund te jene fatale per nje biznes nese nuk eshte i mbuluar me sigurim
            Faktore specifike te biznesit (te brendshem):
           Risqe strategjike, çdo biznes ka nje strategji te veten (te shkruar ose ne mendjen e pronarit/pronareve te tij).
o          Zhvillimi i produkteve; eshte nje element shume i rendesishem. Nje produkt i pamenduar mire (jo cilesor, jo konkurent, i veshtire per tu arritur) eshte nje deshtim i sigurt.
            Kapitali njerezor; eshte nje aktiv qe ndonese nuk pasqyrohet gjekundi ne bilancet e ndermarrjeve, mund te themi se eshte nga elementet me te rendesishem per nje sukses afatgjate. Per fat te keq ne Shqiperi behet pak ne kete drejtim nga bizneset per te formuar kapitalin e tyre njerezor. Shume pak ndermarrje kane nje program formimi (trajnimi) te punonjesve te tyre•          Risqet operacionale; jane nga risqet me te neglizhuara sot. Shpesh konsiderohen si me



efekt te vogel, por kostot qe ato mbartin per bizneset jane te konsiderueshme. Ne vijim po paraqesim vetem disa prej tyre qe hasen random.
            Burimet njerezore, punonjesit ne kompani jane burimi kryesor i riskut operacional. Gabimet, pakujdesite, por edhe rastet e mashtrimit apo vjedhjeve nuk jane te pakta. Kerkojne nje manaxhim te kujdesshem, por dhe nje sistem te mire kontrolli (auditimi).
Konkluzionet
            Sistemet; nje ndermarrje perdor sisteme te ndryshme, si per informacion ashtu dhe per shperndarje apo marketing. Problemet me te medha qe hasen ne praktike vijne nga sistemet informatike, sistemi i kontabilitetit dhe informacionit financiar ne ndermarrje, sistemet e logjistikes,etj. Keto probleme mund te shfaqen si defekte por edhe si keqfunksionime te sistemit.
            Teknologjia; risku teknologjik ekziston sidomos per ato biznese te cilat kane lidhje direkte me teknologjine e informacionit dhe komunikimit.
           Risqet financiare, perfshijne risqe qe lidhen me pamundesine per te paguar detyrimet dhe/ose gjetjen e burimeve per te financuar aktivitetin dhe rritjen e biznesit.
o          Likuiditeti, eshte nje problem shume i madh dhe ne rritje. Ne Shqiperi ja vlen te evidentohet sektori i ndertimit. Si pasoje e renies se theksuar te shitjeve te apartamenteve dhe vonesave ne shlyerjen e faturave per punet publike nga entet dhe agjensite publike, eshte shkaktuar nje zinxhir borxhesh ndermjet sipermarresve ne ndertim dhe bizneseve nenkontraktore te tyre. I gjithe sektori vuan nje mungese te theksuar likuiditeti. 
BIBLOGRAFIA    
1.Ilir Hoti            Menaxhim risku     
2.Buletini financiar                                     
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels