IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



 UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES
FAKULTETI  I SHKENCAVE POLITIKE - JURIDIKE
VITI I 3-te , SEMESTRI I 1-re
LENDA : MIKRO EKONOMI
TEMA : KONKURENCA E LIRE DHE TIPARET E TREGUT
               KONKURENCA E LIRE DHE EFICENCA


1.SISTEMI I EKONOMISË SË TREGUT

Ekonomia e trgut është karakteristikë për vendet e zhvilluara kapitaliste. Sot ky system ekonomik është prezent gati në të gjitha vendet e botës. Sistemi ekonomik i ekonomisë së tregut më së tepërmi u zhvillua në vendet e zhvilluara sikurse SHBA,Japonia dhe vendet e Evropës perëndimore.
Krijimi i BASHKIMIT EKONOMIK të vërtet kërkon integrimin e politikave ekonomike, përveç lëvizjes së lirë të mirave, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit ndërmjet kufijve të vendeve antare
Ngjashëm sikurse sitemi ekonomik i centralizuar edhe ky system ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Ndër avantazhet e këtij sistemi do të përmendim këto:

a) Në fokus të kësaj ekonomie qëndron iniciativa e lirë e individit. Iniciativa dhe kreativiteti i individit çmohet, i kushtohet rëndësi dhe shpërblehet. Prodhuesi është i pavarur në caktimin e asaj se çka do të prodhoje. Askush, përveç atij nuk do të vendosë vendosë se çka do të prodhoj. Prodhuesi prodhon gjithçka nëse për atë mall ka blerës (normalisht prodhimi i disa mallrave sikurse droga, armatimi etj. kërkojnë leje të posasçme nga organet shtetrore). Vendimin se cka do të prodhon prodhuesi harmonizohet me ligjin e tregut që bazohet në ofertën dhe kërkesën e mallit.
 Nëse në treg kemi një sasi të një prodhimi p.sh. telefonit mobil për të cilët ka interesim të madhë nga ana e blerësve, atëher çmimi i telefonit mobil rritet. Prodhuesi i telefon mobilit është i interesuar të prodhoje sa më tepër telefona mobil, sepse me shitjen e tyre rritet fitimi i tij. Nëse ndodhën që prodhuese t’a rritën çmimin e prodhimit, atëherë një numër i blerësve do të refuzojnë të blejnë telefonin mobil me çmim më të lartë, pra kemi zvoglimin e interesimit për blerjen e telefonit mobil. Nëse çmimi është i arsyeshëm edhe për blerësin edhe për prodhuesin atëher në treg kemi ekuilibrin e tregut. Prodhuesi prodhon atë sasi të telefonave mobil sa është edhe interesimi nga blerësit. Në raste se ndodhën që kërkesa për ato telefona është e vogël, atëher prodhuesi vendosën që të mos prodhon të njejtin prodhim, por orientohet në prodhimin e ndonjë prodhimi tjetër. Pra siç shihet prodhuesi prodhon deri atëher kur ka fitim nga prodhimi i telefonit mobil, ndërsa në momentin kur kur nuk ka fitim ai ndërpret prodhimin. Maksimizimi i fitimit ose profitit është qëllimi kryesor i prodhimit në ekonominë e trgut. Tregu në këtë mënyrë jep përgjigje precize dhe shumë të qartë prodhuesit dhe bashkësisë shoqërore pyetjes së parë se çka duhet të prodhohet?

b) Avantazhi vijues i ekonomisë së tregut është fakti se prodhuesi lehtë dhe shpejt mund t’a ndryshon degën e prodhimit. Për një vendim të këtillë nuk ka nevojë të mirret nga numri i madhë i burokracisë sikurse në ekonominë e centralizuar.
 Ndërmarjet në ekonominë e tregut gjithmonë angazhohen për zvoglimibne shpenzimeve të prodhimit. Ndërmarjet të cilët arijnë që t’i zvoglojnë shpenzimet e prodhimit, mallrat e tyre në treg janë konkurente. Ky është shkaku që nxitën prodhuesit të zbatojnë shkencën dhe teknologjinë në procesin e prodhimit dhe prodhimin e mjeteve moderne të prodhimit. Përdorimi i mjeteve moderne në procesin e prodhimit mundëson avantazh prodhuesit si në cilësi ashtu edhe në sasi. Kjo mundëson që çmimi kushtues i një prodhimi të jet gjithnjë e më i ulët që njëhrit rezulton me fitim sa më të madhë. Prodhuesi vendosën vet se a do të investoje në edukimin e kapitalit human, tranjimin e tij, apo në sofistikimin e mjeteve të të prodhimit. Një vendim I këtillë njëherit është edhe përgjigja e pyetjes së dytë dhe komplekse e çdo ekonomie: Me çka të prodhohet?

c) Avantazh tjetër i këtij sistemi ekonomik është çështja e prodhimit të një numri të madhë dhe të llojllojshëm të mallrave. Nëse blerësi tregon interes për blerjen e një malli, kjo mjafton që prodhuesi të nxiten për prodhimin e atij malli. Në këtë mënyr edhe blerësi edhe prodhuesi janë të kënaqur.
 Tregu stimulon prodhuesit më të suksesshëm, ndërsa i dënon prodhuesit më pak të suksesshëm. Të parët fitojnë më shumë dhe dallohen si shtresë më e pasur e popullatës. Këto njëherit janë prodhues dhe konsumues më të mëdhenj të mallrave. Kjo paraqet përgjigjen e pyetjes së tretë fundamentale të ekonomisë: Për cilin duhet prodhuar?

 Disavantazhet që ka sistemi ekonomik i tregut janë:
- Moskujdesi i mjaftueshëm i sistemit për shtresa të caktuar të popullatës sikurse janë: fëmijët, pleqtë, të sëmurit etj.
- Lënja pas dore dhe moszhvillimi i disa degëve të ekonomisë ku fitimi nuk është i madhë sikurse që janë: mbrojtja dhe sigurimi shëndetsor, edukimi etj.
- Shkalla e lartë e rrezikut të humbjes së vendit të punës së puntorëve, çdo lëvizje e lokacionit të korporatave multinacionale rrezikon humbjen e vendeve të punës së puntorëve.

Në suksesin e ekonomisë tregut të lirë luajnë rol të rëndësishem sidomos këto akterë: sipërmarësi, konsumatori dhe shteti.
Sipërmarësi është individi i cili ndërmer rrezik me qëllim që të realizon planet e veta. Ai është organizator dhe kombinues i mirë i faktorëve të prodhimit: tokës, punës dhe kapitalit. Qëllimi kryesor i sipërmarësit është realizimi i fitimit. Fitimi njëherit është baza kryesore i cili e zhvillon shoqërinë kapitaliste. Nga puna e sukseshme e sipërmarësit kanë dobi: vetë sipërmarësi, konsumatori ka zgjidhje më të madhe të mallrave sin ë cilësi ashtu edhe në çmime më të ulta, shteti nëpërmjet tatimeve grumbullon më tepër mjete financiare
Konsumatori është mjaft present dhe i rëndësishëm në ekonominë e tregut të lirë. Nga dëshira e tij varet perspektiva dhe fati i prodhuesit. Nëse konsumatori është i kënaqur me çmimin dhe cilësin e mallit, atëher prodhuesi do të vazhdoje të prodhoje atë prodhim, në të kundërtën prodhuesi nuk rrezikon të prodhoje me humbje. Është e njohur thënja se: “konsumatori gjithmonë ka të drejtë” dhe çdo monedhë e harxhuar nga konsumatori është “votë”  pro për prodhuesin.
Shteti në ekonominë e lirë është i shumëfishtë. Shteti në ekonominë e trgut paraqitet si: mbrojtës i popullatës nga keqëpërdorimet e mundshme, prodhues dhe dhënës i shërbimeve të ndryshme, konsumator gjithnjë e më i madhë, rregullator, etj


Oferta e sektorit ne tregun konkurencial

 Konkurrenca e plotë karakterizohet nga një sërë veçorish :
1.                  Egzistenca e një numri të madh firmash në treg
2.                  Të gjitha firmat shesin produkte me karakteristika të njejta produkte homogjene .
3.                   Blerësit dhe shitësit janë të miniinformuar, kanë njohuri të plota për çmimet dhe produktet në treg .
4.                   Ekzistenca e lehtësisë së hyrjes dhe daljes se firmave nga dega .

Tipari më i rëndësishëm i konkurencës së plotë që buron nga ve çoritë e mësipërme, është se firmat janë çmimpranuese Konkurenca e plotë mund të përkufizohet si një lloj tregu, me të cilin firmat e veçanta nuk kanë kontroll mbi çmimet e produkteve që shesin .Në kushte konkurrencës së plotë shpenzimet marigjinale janë të barabarta me çmimin MC = P . Oferta e përgjithshme do të jetë shuma e sasive individuale që ofrojnë ndërmarrjet përkatëse për një çmim të dhënë të tregut . Oferta e Degës në Periudhe Afatgjate Për të analizuar dhe kuptuar më mirë sjelljen e firmës dhe të degës, është e nevojshme të dallojmë tre periudha kohore të mundshme të ekuilibrit të tregut :Ekuilibri momental, ku oferta është fikse .Ekuilibri afatshkurtër, ku firmat mund të rrisin prodhimin, Megjithëse kapitali mbetet i pandryshuar .Ekuilibri afatgjatë kur të gjithë faktorët e prodhimit mund të ndryshojnë .
Pra midis periudhave afatgjate dhe periudha afatshkurta ekzistojnë ndryshime, të cilat shfaqen në këto aspekte thelbësore :
       Në periudhat afatgjata firma mund të ndryshojnë madhësinë e impianteve të saj, kurba e kostos mesatare në këto periudha është me e shpeshtë se kurba e kostos totale mesatare në periudha afatshkurta
       .Në periudhat afatgjata nuk ka kosto fikse, të gjitha kostot janë të ndryshueshme . Në periudha afatgjata kemi hyrje të firmave të reja në degë kur firmat ekzistuese marrin fitim ekonomik .
       Nga ana tjetër, kemi dalje të firmave nga dega në qoftë se ato nuk marrin të paktën fitimin normal, pra pësojn humbje ekonomike .
       Në periudha afatgjata fitimi ekonomik do të jetë zero, firmat do të marrin vetëm fitim normal .


Konkurrenca e plote dhe efiçenca ekonomike

Efiçenca ekonomike, sipas përcaktimit të ekonomistit të mirënjohur italian Vilfredo Pareto, përfaqëson atë situat ku prodhimi i një malli të dhënë nuk mund të rritet pa ulur prodhimin e një malli tjetër dhe kur konsumi, i një konsumatori nuk mund të rritet pa pakësuar konsumin e një tjetri .
Në kushte idelae ekonomia konkurrenciale arrin efiçencën alokative .
       a.) Kur konsumatorët maksimalizojnë kënaqësitë, dobia marixhinale është e barabart me çmimin .
       b.) Kur prodhuesit pjesmarrës të konkurrencës së plotë ofrojnë të mira, ato përcaktohen për atë sasi të prodhimit tek e cila shpenzimet marixhinale janë të barabarta me çmimin .
       c.) Kur MU = P dhe MC = P, pason edhe MU = MC . prandaj, shpenzimet marixhinale shoqërore të prodhimit të një të mire në kushtet konkurenciale janë të barabarta me vlerën e asaj të mire, nga aspekti i dobisë së saj marixhinale .

Janë tre kërkesa të cilat tregjet duhet t’i plotësojnë për të qenë shoqërisht optimale .
       a.) Nuk guxon të jetë në asnjë masë konkurrenca jo e plotë çka do të thotë se prodhuesit individualë nuk mund të ndikojnë në çmimin e prodhimit .
        b.) Nuk guxon të ketë ekstremitet, e me të cilat ndërmarrja ia imponon shoqërisë ndonjë shpenzim .
       c.) Tregjet efikase konkurrenciale nuk mund të sigurojnë vetvetin shpërndarjen e të ardhurave dhe të konsumit që do t’u përgjigjej shoqërisë .




Rëndësia e tregut shihet qartë nga vetë funksionet që i kryen tregu.

Tregu në mënyrë objektive bën vlerësimin e të mirave dhe shërbimeve, kapitalit, punës etj. Prodhuesit që bëjnë shpenzime të larta nuk mund ti shesin prodhimet e tyre për shkak se blerësit do të blejnë prej prodhuesve me çmime më të lira.
Tregu mundëson prodhuesve të kujdesen për zmadhimin, përmisimin e cilësis së të mirave dhe shërbimeve ashtu që konsumatorët do ti plotësojnë  nevojat e tyre në nivel më të lartë dhe më cilësor.
Me zgjerimin e asortimanit (llojllojshmërisë të prodhimeve) zmadhohet zgjedhja e lirë e konsumatorëve. Tregu me konkurencën mundësojnë ofert të pasur gjë që do ti mundësoj konsumatorit të plotësoj shijet e veta.
Bizneset që të fitojn në treg vazhdimisht për piqen të zmadhojn efikasitetin e tyre nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së re, përsosjes së mënyrave për të ardhur sa më afër konsumatorëve duke ju dhënë atyre të mira dhe shërbime me cilësi më të mirë.

1.    Tregu nxit bizneset që të kujdesen për një punë sa më ekonomike. Edhe ky funksion është i lidhur ngusht me konkurencën e cila ndikon tek biznesi:
1.    Të zvogëloj spenzimee materialit dhe energjisë
2.    Të kudeset për zvogl të mbeturinave
3.    Të kujdeset për zoglimn e ndotjes së ambientit jetsor
        Në treg kemi edhe disa paraqitje negative siç janë:
       Monopolizimi
       Konkurenca jo lojale
       Çmimet e fryra
Monopolizimi - për një biznes themi se ka monopol në treg atëher kur ai është i vetmi ofrues i ndonjë të mire apo shërbimi ose ai biznes e krijon pjesën më të madhe të ofertës në treg si dhe ndikon tek konsumatorët nëpërmjet çmimeve të larta.Konsumatorët këtu janë të detyruar ti pranojnë këto çmime  pasi zgjedhja e tyre është e kufizuar. Kjo paraqitje negative mund të pengohet, mënjanohet nëpërmjet kontrollit të çmimeve monopoliste nga ana e shtetit.
Konkurenca Jolojale – mes bizneseve është jo e ndershme është konkurenc që përhap informata jo të sakta për kualitetin cilësinë  e prodhimeve dhe shërbimeve të konkurentit,  gënjen konsumatorët me qëllim që të mposht konkurencën.
Çmimet e fryera - është një paraqitje negative që ndodh kur disa biznese me zvogëlim të përkohshëm të ofertës ose duke shfrytëzuar disa momente të voltshme të tregut bën zmadhimin artificial të çmimeve. Kur ndodhin nga ana e shtetit nëpërmjet instrumenteve dhe masave të veta për të krijuar marrëdhënie normale në treg.

Egzistojnë klasifikime dhe ndarje të ndryshme të tregjeve sipas kritereve të ndryshme, prej ku dalin edhe lloje të ndryshme të tregjeve.
-Tregun e të mirave dhe shërbimeve
-Tregun e faktorëve të prodhimtarisë ( tregu i parave, kapitalit dhe punës)
Këto tregje janë tregje ku krijohen marrëdhënie mes fondeve të parasë(popullatës dhe bizneseve).
- TREGU I TË MIRAVE DHE SHËRBIMEVE: njihet edhe si treg i konsumit personal ( këtu janë blerësit,konsumatorët,individët,amvisëritë që blerjnë për të plotësuar nevojat e tyre personale). Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes konsumatorëve dhe bizneseve, mes konsumatorëve që i këmbejnë paratë e tyre për të mira dhe shërbime të prodhuara nga ana e bizneseve.
- TREGU I FAKTORËVE TË PRODHIMTARISË: njihet edhe si treg për konsumin e prodhimtarisë dhe shërbimeve për shkak se të mirat e blera harxhohen (konsumohen) nga ana e bizneseve që do tju nevoiten për të realizuar procesin e prodhimtarisë dhe kryerjen e shërbimeve. Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes pronarëve të resurseve dhe bizneseve.
Varësisht nga ajo se cili resurs është lëndë e shitblerjes dallojmë disa llojë të këtij tregu. p.sh. Në tregun e parave ofrohet edhe kërkohet mjete në para dhe letra me vlerë në një afat të shkurtër kohor ( 1 vit) edhe atë për nevojat e prodhimtarisë dhe qarkullimit. Në tregun e kapitalit ofrohen dhe kërkohen mjete në para në një afat të shkurtër kohor prej 1 deri në 10 vjet  që d.m.th në këtë treg ofrohen mjete investuese.Tregu i punës është treg specifik ku ofrohet puna e profilëve të ndryshme për nevojat e ekonomisë.
Sipas madhësisë së rajonit kemi ndarje të tregjeve duke u nisur nga supozimi se prodhimet e veçanta realizohen në një rajon më të vogël ose më të madh. Këtu dallojmë:
       Tregun lokal
       Tregun Regjional
       Tregun Nacional
       Tregun Ndërkombëtar
- Tregu Lokal (komunal) : është treg i kufizuar rajonal ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve, më tepër tregje lokale formojnë tregun Regjional ( Ohër – Strugë – Dibër ).
- Tregu Nacional : paraqet tregun e një shteti ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve në ndikimin e ofertës dhe kërkesës nacionale
- Tregu Ndërkombëtar : është treg ku bëhet shitblerja mes subjekteve të shteteve të ndryshme.
Nga aspekti kohor dmth : se kur bëhen, realizohen marrëdhëniet mes ofertës dhe kërkesës në treg dallojmë:
-Tregun e kalueshëm
-Tregun e tanishëm
-Tregun e ardhshëm


















BIBLIOGRAFIA

Materialet per realizimin e kesaj detyre kursi jane marre nga keto faqe interneti :





Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels