IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES
FAKULTETI  I SHKENCAVE POLITIKE - JURIDIKE
VITI I 3-te , SEMESTRI I 1-re
 LENDA : APLIKIM KOMPIUTERI
TEMA : TEKNOLOGJITE E REJA


Teknologjitë që na ndryshuan jetën në 10 vjet

Shpikjet e viteve të fundit të internetit e kanë kthyer jetën tonë në një film fantastiko-shkencor. Por edhe skenaristët e këtij filmi nuk e kanë shumë të lehtë në një shekull ku teknologjia ecën me hapa të shpejtë.

Cilat janë shpikjet që ndryshuan kaq shumë jetën tone në 10 vitet e fundit? Le t’i hedhim një sy:

1. Wi-Fi: ato të cilët janë takuar për here të pare me internetin në vitet 90-të do të kujtojnë mire modemet dial-up. Cili prej nesh mund ta harrojë atë zhurmë kur vendosej lidhja? Për të hyrë në internet atë kohë duhet të mbaje gjithnjë hapur telefonin dhe kompjuteri duhej të ishte i lidhur me modemin me ndihmën e një kablloje. Ndërsa sot me anë të teknologjisë Wi-Fi ne mund të lidhemi me internet pa ndihmën e kabllos në shtëpi, zyrë, restorant, kafene, autobusë, qendrat tregtare, traget dhe në avion.

Nëse filmi Matrix, simbol i teknologjisë elektronike do të xhirohej në ditët e sotme heroi ynë Neo do të lidhej menjëherë me Matrixin pa pasur nevojën e një kabulli. Me ndihmën e teknologjisë Wi-Fi Neo do të shpëtonte nga një stërmundim i madh.

2. Skanerët: interneti është një oqean informacioni numerik. Në këtë oqean çdo gjë është e koduar duke filluar nga protokollet, standardet numerike dhe gjuhët e programeve. Skanerët Web janë si një çelës për të hapur këta kode. Me ndihmën e këtij çelësi programet më të komplikuara shfaqen para syve tanë në trajtën e grafikëve, projekteve dhe shkrimeve të ndryshme. Nëse nuk do të ishin skanerët web do të na duhej të zotëronim shumë gjuhë programuese për të arritur në brendësi të internetit. Të shëtisësh në internet, tani është një lojë fëmijësh dhe për shumicën prej nesh është bërë diçka e zakonshme e jetës së përditshme. Nga forca e zakonit, nuk arrijmë ta kuptojmë por roli që luajnë skanerët web është tepër i madh.

3. Motorët kërkues Web: motorët kërkues na ndihmojnë të gjejmë informacionin e kërkuara në një botë të pafund interneti. Ne mund të gjejmë rrugën e internetit nëpërmjet të motorëve kërkues. Deri në fillim të viteve 90-të ka pasur disa kërkues por me ardhjen e Google-it punët ndryshuan. Duke përdorur algoritma krejt të ndryshme dhe më efektive se të tjerët Google arriti të indeksonte informacionin në mënyrë më të rregullt. Kështu Google edhe paraqiti mundësi të panumërta për përdoruesin edhe krijoi modele krejt të reja ekonomike. Për të arritur majat filluan të përdoren teknikat e optimizimit të motorit kërkues. Tashmë për të kërkuar një emër, firmë apo emrin e ndonjë produkti më pare bëhet një parakërkim dhe më pas kalohet në informacionin e kërkuar. Të kërkosh në Google është diçka krejt e zakonshme e jetës së përditshme.

4. VoIP: në vitet 80-të duhej të prisje me muaj të tërë në radhë për të lidhur një telefon fiks në shtëpi. Përveç kësaj duhej të kishe dhe mikun apo njohje të forta. Ndërsa në vitet 90-të kushtet ndryshuan dhe marrja e një telefoni fiks nuk mund të quhej më luks por një domosdoshmëri. Në një periudhë kur dolën dhe telefonët celularë, shqetësimi ynë i vetëm ishte sesi të paguajmë faturat e larta të telefonit.

Me ndihmën e teknologjisë VoiP, e cila filloi të përhapej nga fillimi i vitit 2000 kaluam në epokën e komunikimit. VoIP bëri të mundur bërjen e telefonatave nga interneti. Firma Skype ishte e para që i dha përparësi kësaj teknologjie. Me ndihmën e programeve si Skype dhe të ngjashme me të, ju mund të flisni për orë të tëra pa pagur asnjë faturë, madje mund të bëni dhe video-konferenca. kur na kujtohen ditët kur shkonim tek komshiu për të bërë një telefonatë teknologjia VoIP na duket si një mrekulli e vërtetë.

5. Web 2.0: që nga viti 2004 Web 2.0 është emri i brezit të dytë të shërbimeve elektronike. Me ndihmën e teknologjive të ndryshme si Ajax, RSS, XML, XHTML përdoruesit e internetit paraqitën mundësinë e krijimit të përmbajtjeve personale. Me zhvillimin e kësaj teknologjie u zhvilluan dhe grupet sociale të cilat përfshijnë me miliona përdorues si Youtube, Facebook, Flickr, Twitter e të tjera.
Me ndihmën e e Web 2.0 u mundësua përçimi i informacionit në kohë reale si dhe krijimi i rrjeteve sociale.

6. Media sociale: nëpërmjet medies sociale çdo përdorues është në të njëjtën kohë një producent përmbajtjeje. Tashmë doli në pah ideja e njohjes dhe e komunikimit me njerëz të rinj. Me ndihmën e medies sociale u mundësua këmbimi i informacionit në kohë reale. Ne ndryshuam dhe mënyrën e marrjes dhe dhënies së informacionit.

Kur përmendet fjala “media sociale” gjëja e pare që të vjen në mendje janë rrjetet sociale si Facebook, Myspace, Linkedin, shoqëritë informative si YouTube, Flickr, Wikipedia, Podcastler dhe forumet. Aq e rëndësishme është bërë media sociale sot saqë dhe kompanitë kanë filluar të përdorin këta kanale informacioni me anë të cilave vlerësojnë kritikat e konsumatorit. Duke pare me kujdes komentet e klientëve të saj firma e veshjeve GAP, e cila ka 35 mijë ndjekës në Twitter dhe 722 mijë në Facebook, hoqi dorë nga ndryshimi i logos së saj.

7. Pagesat bankare elektronike: me anë pagesave elektronike mund të bëni të gjitha pagesat bankare nëpërmjet internetit. Veçori si POS të cilat mundësojnë pagesat elektronike na kursejnë kohë dhe rrisin mundësinë e biznesit elektronik. Mundësitë e reja tregtare elektronike kanë ndryshuar dhe zakonet tona të blerjes. A do na kishte shkuar mendja vallë 10 vite më pare se do të vijë një kohë kur nëpërmjet internetit do të blejmë atlete për vrapin e mëngjesit, pizza për darke dhe televizor LCD?

8. Telefonat e zgjuar:
modele si Blackberry, Nokia N97 , Palm të cilët janë të pajisur me një hardware të ngjashëm me kompjuterin kanë filluar të përhapen shumë, sidomos në botën e biznesit, nga mesi i viteve 2000. Ndërsa me ardhjen e iPhone, telefonat e zgjuar morën një pamje dhe kuptim krejtësisht tjetër. Kur themi telefon i zgjuar në mendje na vjen një telefon me të cilin mund të navigojmë në internet, mund të hapim praktikat e punës, mund të luajmë, të marrim një biletë për kinema, të fotografojmë dhe shumë e shumë procese të tjera të cilat nuk na kujtohen. Krahas gjithë këtyre veçorive të mundësojë dhe komunikimin me telefon. Me ndihmën e telefonave të zgjuar ne plotësojmë nevojat tona të komunikimit dhe mund të kryejmë shumë punë të tjera pa pasur nevojën e kompjuterit.

9. Internet mobil: një nga faktorët më të mëdhenj të përdorimit të telefonave celularë nga një masë e gjerë përdoruesish është lirimi i Internetit mobil dhe përdorimi në një çmim të ulët i shumë linjave përnjëherë. Nëse teknologjitë Edge dhe 3G nuk do të zhvilloheshin kaq shpejt proçeset të cilat janë të paimagjinueshme të bëhen në kompjuter do të shpenzonin shumë sepse do të bëheshin me ndihmën e telefonëve celularë. Në këtë botë të re të lidhur 24 orë në ditë në 7 ditët e javës modemët 56 k të lidhur ngadalë me një rrjet dial-up tashmë ka dale jashtë mode.

10. Kompjuterët tabletë: në fillim dëgjuam për Pc-të tabletë të cilët na tërhoqën vëmendjen me ekranin e përthyeshëm në të cilin mund të shkruash me ndihmën e një lapsi dixhital. Duke menduar se mos u erdhi fundi laptopëve, iPad-i i prezantuar nga iPhone këtë vit ka ndryshuar komplet rregullat e lojës. iPad dhe kompjuterë të tjerë të sheshtë nuk janë shumë të përhapur në vendin tone por zhvillimi i sotëm teknologjik premton për një zgjerim dhe rritje të kërkesës.

Si një prodhim në mes telefonëve të zgjuar dhe laptopëve, iPad është bërë simboli më i rëndësishëm në mjetet e brezit të ri të komunikimit. Të përdora një here e një kohë si frymë e imagjinatës në filmin fantastiko-shkencor “Star Trek”, PADD-et po bëhen të vërteta dhe po zënë shumë shpejt vend në jetën tone të përditshme. 80 ditë pasi është hedhur në treg me një numër të kufizuar, iPad-i ka arritur të shesë 3 milion copë.
Parashikimet e shitjeve të vitit 2011 tregojnë për një shifër prej 15 milionë. Në vitin 2014 mendohet se numri i kompjuterëve tabletë të arrijë në 200 milionë. Kompjuterët tabletë konsiderohen si fillimi i një ekonomie të re dhe përbën një rëndësi të madhe sidomos për sektorin e firmave botuese.
Firma të ndryshme si Samsung, Dell, HP, BlackBerry, Asus po hedhin në treg produkte të reja për të zënë vend në tregun tabletë. Në një shekull ku teknologjia ecën me hapa të shpejtë skenaristët fanatastiko-shkencor e kanë pak të vështirë punën.



Teknologjitë e reja që do të na ndryshojnë jetën

Studiuesit në "IBM" po perfeksionojnë kujtesën me anë të një teknologjie që përdore elektronet për të ruajtur të dhënat. "Zhvillimi i një kujtese të tillë teknologjike mund t'i japë rrugë krijimit, duke bërë të mundur krijimin e mjeteve dhe aplikimeve që askush s'i ka imagjinuar", u shpreh Stuart Parkin, shkencëtari i cili udhëheq kërkimin.

Super atletët
Avancimet në gjenetikë mund të bëjnë të mundur që një atletët të përfundojnë një maratonë për një hapësirë kohore prej 90 minutash. Rekordi aktual në botë për mbarimin e një maratone është pak më shumë se dy orë. Sipas shkencëtarëve, është teorikisht e mundur që të punohet në gjenet njerëzore për të përmirësuar pjesë të trupit që duhen për atletikën. Një ndërhyrje e tillë mund të bëjë të mundur rritjen e përmasave të zemrës dhe qëndrueshmërisë së muskujve, si dhe rritjen e numrit të qelizave që furnizojnë me oksigjen gjakun.
Pasardhësi i internetit
Shkencëtarët që kanë ndërtuar internetin tashmë janë në prag të një krijimi të ri, i cili do ta lërë shumë pas internetin. Ky shpikje do të ketë emrin "the grid" dhe do të mundësojë një shpejtësi rreth 10 mijë herë më të shpejtë se ajo që ofron aktualisht interneti. Kjo shpije e re do t'u japë mundësinë përdoruesve të transmetojnë imazhe të shkruara me dorë, të luajnë lojëra në kohë reale kundër ose me qindra mijëra persona të tjerë. Një avantazh tjetër i kësaj shpikjeje do të jetë mundësia për të shkarkuar muzikë në sekondë.
Celularët e ardhshëm
Kompanitë e telefonave celularë po kërkojnë për mënyra se si mund të përfshijnë teknologjinë nano në produktet e tyre. Këto avancime mund të çojnë në krijimin e celularëve që mund të rregullohen vetë. Aparaturat gjithashtu mund të karikohen në mënyrë automatike, me anë të forcës diellore. Telefoni i paraqitur në fotografi është një "Nokia Morph" konceptual, i cili mund të përdoret si byzylyk. Kur përdoruesit t'i duhet të bëjë telefonatë, ai ndryshon formë duke u kthyer në telefon të zakonshëm.
Mjekësia robotike
Nanorobotikët, të cilët mund të funksionojnë në trupin e njeriut janë dhe disa kohë larg, por mjekësia robotike është tashmë një realitet. Kjo shkencë në zhvillim përdor pjesëza me masën e molekulave për të vënë në objektiv qeliza specifike njerëzore. Për shembull, ilaçet që përdoren në kimioterapi mund të transportohen direkt e tek qelizat kanceroze, duke minimizuar kështu rrezikun dhe pasojat negative që ato shkaktojnë në shëndet.
Përcjellësit e vegjël
Zhvillimi për përcjellësit më të vegjël të botës ka hapur rrugë për pajisje elektronike shumë të vogla në përmasa. Këto përcjellës kanë trashësinë e një atomi dhe gjerësinë e përmasave të dhjetë atomeve. Ky zhvillim mund të bëhet i mundur nëpërmjet përdorimit të një materiali që quhet "grafen (graphene)", i cili pritet të përdoret shumë shpejt në vend të silikioint për krijimin e mikroçipëve. Duke qenë se përcjellësit përbëjnë bazën e thuajse çdo pajisjeje elektronike.
Udhëtimi hapësinor
Nano-teknologjia ka aftësinë për të bërë udhëtimin ditor në hapësirë realitet. Tubat "nano" prej karboni, një material 100 herë më i fortë se çeliku, mund të përdoren për të krijuar një kabull që lidh një stacion në hapësirë me tokën. Mund të imagjinohet se çfarë gjatësie duhet të kenë këta tuba, ndërkohë që zhvillimi që kjo do t'i sillte njerëzimit është thuajse i paimagjinueshëm. Me anë të kësaj strukture do ishte e mundur që njerëzit të udhëtonin në hapësirë si me ashensor. Sipas shkencëtarëve, kjo teknologji mund të bëhet e mundur brenda 50 viteve.
Ekranet super të hollë
Pasardhësi i ekranit plasma dhe LCD është në prodhim e sipër. I quajtur OLED (Organic Light Emitting Diode), ky lloj ekrani është ultra i hollë, aq i hollë sa mund të mbështillet dhe kërkon një fraksion të energjisë. Ai është gjithashtu më lirë për t'u prodhuar, duke hapur kështu rrugë për krijimin e ekraneve gjigandë. Me zhvillimin e teknologjisë do të ishte teorikisht e mundur që ekranet OLED të përfshiheshin dhe në rroba, kështu që njerëzit për shembull, të kishin një televizor të ndërtuar në krahun e xhaketës. 



Disa nga teknologjite e fundit

1) Te fotografosh driten

Hulumtues të MIT kanë krijuar një sistem të ri imazhi i cili mund të arrijë të ruajë të dhëna vizuale në sasinë e një trilion ekspozimeve në sekondë. Bëhet fjalë për një shpejtësi të mjaftueshme për të krijuar një video me lëvizje të ngadaltë slow-motion të një hovi të dritës. Eksperimenti është bërë me një shishe 1 litërshe ku na serviret kalimi i dritës në të.
Përdorimet e mundshme të këtij sistemi në të ardhmen, sipas hulumtuesve në fjalë, do jenë Medical Imaging diagnoza ndërmjet imazheve të pjesëve të trupit të cilat nuk mund të vështrohen nga jashtë, përdorimi industrial apo ai shkencor dhe në të ardhmen edhe për fotografinë e thjeshtë.
2) Transplantohet Laringu i pare artificial
Shkencëtarët/doktorët Rusë kanë arritur të zëvendësojnë një pjesë laringu të dy pacientëve me një pjesë laringu sintetik. Ky është një hap goxha i madh drejt zëvendësimit të plotë në të ardhmen.

3) Transplant i suksesshem i venave te gjakut
Një vajzë 10 vjeçare i është nënshtruar një trapianti, me sukses, të venave të gjakut realizuar me qelizat e saj staminale. Doktorët Suedeze besojnë se një praktikë e tillë, në të ardhmen, do jetë akoma më e lirë dhe operacioni në fjalë duke qënë i pari i llojit të tij ju hap rrugën mjekëve të zgjerojnë përdorimin e qelizave staminale për të gjithë trupin njerëzor (pavdekshmëria?).

4) Tactus
Një teknologji e re dinamike prezanton një User Interface ku butonat ndryshojnë formë në bazë të prekjes së tyre.

5)  Intel prezanton cipin e tij te ri
Qëllimi i Intel është të ndërtojë çipe të rinj të cilët funksionojnë më shumë si truri njerëzor. Inxhinirët e Intel mendojnë se tashmë ja kanë arritur qëllimit.

6) Thika e gjalpit
Kompania Warburtons do nxjerrë së shpejti në treg një thikë për të prerë gjalpin, maja e së cilës duke u nxehur, lehtëson akoma më shumë punën.

7) Kanacja e pare e cila fitohet vete
Ky mund të jetë një moment revolucionar për pijet freskuese. Tashmë në të ardhmen frigoriferët do kenë më shumë hapësirë. Teknologjia në fjalë ka 20 vjet që po tentohet të futet në treg dhe tani me sa duket ja kanë arritur qëllimit.

8) Krevati qe rregullohet vete
I duhen vetëm 50 sekonda për tu rregulluar. Një lajm i mirë për fëmijët dhe përtacët :D, tani do kenë një punë më pak për të bërë kur zgjohen në mëngjes.

9) Lazeri i rrezeve-X
Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, udhëhequr nga Universiteti Colorado Boulder, ka arritur të prodhojë të parën pajisje tavoline (të vogël) e cila lëshon grimca të rrezeve-X, duke hapur kështu rrugën për ecjen para në fusha të ndryshme si mjekësia, bilogjia dhe zhvillimi i nanoteknologjise .

BIBLIOGRAFIA

Materialet per realizimin e kesaj detyre kursi jane marre nga keto faqe interneti :

http://www.shoqeriajone.com/t5929-teknologjite-qe-ndryshuan-jeten-ne-10-vjete
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/3809/Tete-teknologjite-e-reja-qe-do-te-na-ndryshojne-jeten
http://www.eklipsi.com/category/te-reja-nga-teknologjia/




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels