IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

KLIKOSHKARIKOPDFWORD


AVOKATI- NOTERI

1.Parimet themelore ne ushtrimin e profesionit te avokatit:

A.    Parimi I ligjshmerise eshte nje parim shume I rendesishem per te gjitha fushat e se drejtes, sidomos per veprimtarine e avokatit. Ky I fundit eshte I detyruar te respektoje Kushtetuten e R.Sh, Mareveshjet Nderkombetare te ratifikuara nga vendi yne, ligjin “Per profesionin e avokatit ne R.Sh”, kodin etik te avokatit,statutin e Dhomes Kombetare te Avokatise dhe te gjitha dispozitat qe lidhen drejtperdrejt me fushen e veprimtarise se tij.
B.     Parimi I pavaresise se avokatit eshte cilesia thelbesore qe ka profesioni I avokatit, ku shprehet qe ne fillim te ligjit organik te tij. Eshte kjo cilesi qe e dallon avokatin nga juristet e tjere. Me pavaresi te avokatit do te quajme ushtrimin e funksionit te tij, pa u cenuar nga organet shteterore duke u bazuar sigurisht ne parimet e konfidencialitetit, te ndershmerise dhe te paanshmerise sigurisht e kufizuar nga kuadri ligjor.
C.     Parimi I ushtrimit ne menyre te lire te profesionit te tij do te thote qe shteti dhe ligji ti krijojne mundesi avokatit qe te realizoje qellimin e tij per te mbrojtur interesat, lirite apo te drejtat e klienteve te tij.
D.    Parimi I dinjitetit avokator konsiston ne menyren e sjelljes se avokatit ne raport me te gjithe individet apo institucionet shteterore ne perputhje me edukaten dhe etiken e nje personi te kulturuar, pa cenuar anen morale dhe profesionale te tij.
E.     Parimi I konfidencialitetit  eshte I lidhur ngushte me mardhenien qe avokati krijon me klientet e tij, qe do te thote se te gjitha informacionet apo te dhenat qe do te shkembeje me ta nuk mundet dhe nuk duhet ti tregoje apo ti publikoje. Ne kete menyre ai duhet te tregoje nje besnikeri juridike mjaft te larte ndaj klienteve te tij.
Me parimin e veterregullimit dhe vetedrejtimit do te kuptojme qe avokati do ta ushtroje veprimtarine e tij I pavarur jo vetem profesionalisht, por edhe I pavarur nga shteti apo institucionet e tij. Personi juridik qe drejton dhe rregullon menyren e funksionimit te ketij profesioni eshte Dhoma Kombetare e Avokatise qe eshte totalisht e pavarur nga shteti
2.Parimet e funksionimit te noterise :
A.    Parimi I ligjshmerise konsiston ne faktin se ushtrimi I funksionit te noterit do te bazohet ne kuadrin ligjor ekzistues qe do te thote se ai do te zbatoje dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Noteri duhet ti nenshtrohet me perpikmeri Kushtetutes se Shqiperise si ligj themelor, si edhe ligjet e tjera.
B.     Parimi I kontrollshmerise do te thote se noteria si veprimtari duhet te kontrollohet nga nje organ ekzekutues sic eshte Ministri I Drejtesise. Me kete nuk duhet te kuptojme qe ministry do te nderhyje ne veprimtarine e noterit, por ka te beje me faktin qe ky  I fundit ta ushtroj konform rregullave ne fuqi.
C.     Parimi I pavaresise nenkupton qe noteri do ta ushtroje funksionin e tij pa u ndikuar nga asnje organ tjeter. Pavaresia del ne pah me rregullimin q noteri I ben situates se tij financiare,etike,profesionale,administrimin e te ardhrave etj.
D.    Papajtueshmeria me veprimtari te tjera private e publike nenkupton qe noteri nuk mundet dhe nuk duhet qe te kryeje nje pune tjeter ne kohen kur ushtron kete funksion, pervec veprimtarive shkencore apo akademike.
E.     Parimi I paanesise eshte nje parim q I ndjek te gjitha veprimtarite juridike si gjyqtaret,avokatet,apo edhe noteret. Noteri ne hartimin e nje akti noteriale nuk duhet te favorizoje nje pale apo nje pale tjeter.
F.      Parimi I konfliktit te interesave konsiston ne faktin se noteri nuk duhet te redaktoje akte te cilat kane pale vete personin apo familjare te afert te tij apo te perfitoje interesa pasurore nga ushtrimi I veprimtarise se tij.
G.    Parimi I konfidencialitetit  apo ruajtjes se sekretit professional eshte I njejte me ate te avokatit, ku asnjeri prej personave qe ushtrojne keto funksione duhet te tregojne apo publikojne te dhenat qe marin nga klientet e tyre.
H.    Parimi I humanizmit ka te beje me ushtrimin e ketij sherbimi edhe falas per personat ne nevoje, pra noteret edhe pse kryejne kete sherbim te mos shperblehen.
I.       Parimi I ndeshkueshmerise. Ne rastet kur noteri ka shkelur rregullat apo ligjet, ai duhet te penalizohet. Noteri mund te ndeshkohet si civilisht ashtu edhe penalisht. Panalisht-kur ka faj,civilisht-edhe kur ka faj edhe kur ska faj ai duhet te paguaje.
J.       Parimi I mosperfaqesimit shihet ne 2 kahe: se pari noteri nuk mund te perfaqesoje te tretet para organeve publike dhe se dyti ai nuk mund ti delegoje nje individi tjeter tagra perfaqesimi per aktivitetin e tij, pasi ai duhet ti kryeje vete te gjitha veprimet noteriale.

3.Rregullat e funksionimit te noterise ( si sherbim publik dhe privat ):
A.  Veprimtaria noteriale eshte nje veprimtari juridike. Veprimtari juridike do te ushtrojne te gjitha ato subjekte qe ligji ua ka dhene kete cilesi ne varesi te profesionit apo arsimimit qe kane. Organet e drejtesise e ushtrojne kete veprimtari sic jane avokati I popullit,prokuroria,avokatet,noteret etj.
B.  Sherbimi ushtrohet ndaj te gjithe subjekteve. Te gjithe personat mund te kerkojne kryerjen e nje sherbimi te tille nga noteri, qofshin ata private,shqipetare,te huaj apo edhe te interesuar.
C.  Veprimtaria noteriale do te ushtrohet ne respektim te Kushtetutes apo ligjit organik. Si te gjitha veprimtarite juridike edhe kjo e notereve ushtrohet duke zbatuar ne menyre rigoroze kushtetuten sepse eshte ligji themelor nga ku krijohen te gjitha rregullat e tjera dhe sigurisht ligjin e tij organic, pra ligjin e tij rregullues.
D.  Sherbimi noterial mund te ushtrohet vetem nga personat me cilesi te posacme te percaktuara nga ligji. Egzistojne disa kushte te cilat duhetete plotesohen nga noteri ne menyre qe te njihet nga shteti, por edhe sigurisht te ushtroje kete veprimtari. Kriteri paresor eshte qe noteri te kete perfunduar arsimin e larte juridik,pa te cilin nuk mund ta ushtroje kete funksion.
E.   Funksioni I noterit barazohet me ate te nenpunesit publik. Nuk mund te themi qe kjo eshte plotesisht e vertete sepse ath nuk do te ekzistonin 2 profesione te tilla, por do te gjente vend vetem 1. Barazia ndermjet ketyre 2 funksioneve do te shihet tek qellimi qe ato kane,pra kryerja e nje sherbimi publik, pavaresisht ne 2 kahe te ndryshme, njeri nga ana e shtetit dhe tjetri profesion I lire.
F.   Juridiksioni territorial konsiston ne faktin se noteri duhet ta ushtroje funksionin e tij ne zonen vendore, ku Ministri I Drejtesise e ka caktuar si noter. Aktet qe prodhon nje noter jashte zones se tij vendore, nuk sjellin pavlefshmeri dhe kjo justifikohet me qarkullimin civil te sendeve.
G.  Veprimtaria noteriale ka nje natyre unipersonale. Me kete kuptojme qe noteri do te mbaje pergjegjesi I vetem nese ka kryer nje shkelje edhe pse zyren e tij mund ta ndaje me nje noter tjeter. Noteri eshte I lejuar te kete asisten ne ambjentin ku ai punon, por ai do te penalizohet I vetem perballe nje shkelje te kryer.
H.  Veprimtaria e noterit duhet te regjistrohet e te ruhet. Aktet noteriale duhet te arkivohen ne zyren e noterit. Ky eshte nje detyrim per funksionin e noterit.
I.     Veprimtaria e kryer nga nje institucion jopublik. Kemi thene qe veprimtaria e noterit eshte nje veprimtari e lire qe duhet te ushtrohet brenda disa kornizave ligjore. Dhe ligji qe rregullon noterine ne R.Sh I shton edhe faktin se ky funksion do gte ushtrohet ne menyre private.
J.     Noteri duhet te kryeje aktin me solemn te veprimtarise se tij, te betohet.pa kryer kete akt, ai nuk mer lejen profesionale.
K.  Veprimtari e organizuar me organe drejtuese. Noteret e ushtrojne aktivitetin e tyre ne baze te rregullave qe kane vendosur dhoma e Noterise me organet e tj perfaqesuese sic jane Dhoma Kombetare e Noterise dhe Keshilli.
L.   Veprimtaria e noterit kontrollohet nga pushteti ekzekutiv, nga 1 organ I vetem qe eshte Ministri I Drejtesise dhe ligji ka perjashtuar totalisht organet gjyqesore qe te merren me kete gje.


4.Kompetencat e noterit , akti dhe veprimet noteriale :
Noteri ka keto kompetenca:
a) redakton aktet noteriale;
b) ben njoftimin e kujtesje noteriale ose te akteve te tjera jashtegjyqesore;
c) legalizon nenshkrimet e shtetasve te vena ne akte te ndryshme;
ç) harton kundershtimet e kambialeve dhe vertetimin e mospagimit te çekut;
d) verteton daten e paraqitjes se dokumenteve ne zyren e noterise;
dh) verteton qenien e nje personi dhe qendrimin e tij ne nje vend te caktuar;
e) pranon per ruajtje dokumente te personave fizike e juridike ne zyren noteriale;
e) leshon kopje, shkurtime e pjese te akteve te depozituar ne zyren noteriale;
f) verteton se kopjet ose shkurtimet e dokumenteve jane te njejta me origjinalin e paraqitur nga te interesuarit;
g) ben ose verteton perkthime nga nje gjuhe ne nje tjeter;
gj) redakton procesverbale e ben inventare, duke pershkruar gjendjen e sendeve, sipas kerkeses se shtetasve dhe kur ngarkohen nga gjykata;
h) redakton deklarata e dokumente te kerkuara nga persona te interesuar, si dhe akte e veprime te tjera, qe sipas ligjit duhet te behen nga noteri
Aktet noteriale te hartuara ne pajtim me ligjin, kane fuqine e akteve autentike.
Gjate redaktimit te nje akti ose kryerjes se nje veprimi noterial noteri u ben te qarte paleve kerkesat e ligjit per rastin konkret dhe, brenda kufijve te tij, ruan si interesat e paleve, ashtu edhe ato te te treteve.
5.Tiparet dhe fuqia e aktit noterial
.Akti noterial ka fuqi juridike me te larte se cdo akt tjeter I kryer nga vete personi. Prandaj ne kuadrin ligjor ai eshte nje akt qe ka fuqine e  aktit autentik  duke qene se eshte I vetem ne llojin e vet. Por akti noterial duhet te plotesoje disa kushte qe te konsiderohet I tille. Se pari, ai duhet te jete I nenshkruar ne cdo faqe te tij nga palet dhe nga noteri vete, duhet te vuloset nga noteri. Se dyti noteri ne perpilimin e aktit noterial nuk duhet kurrsesi te mbaje anen e njeres apo tjetres pale. Se treti akti duhet te perpilohet paster gramatikisht, duhet te shkruhet ne gjuhen shqipe, personat qe kerkojne nje akt noterial duhet te kene zotesi te plote per te vepruar, shpenzimet per aktin noterial do ti perballojne te gjitha palet ne menyre te barabarte.
6.Struktura dhe funksionimi i organeve te perfaqesimit profesional te noterise :
Dhoma e noterise organ në shkalllë rrethi. Eshtë një subjekt juridik i së drejtës pa qëllim fitimi në të cilën marrin pjes një minimum përcaktur zyrash noteriale e nje territori të cktur  qe mud të përfshij një ose disa rrethe gjyqsore.. nuk ushtron veprimtari të tjea pervesh objekit të veprimtrisë themeluese. Pra dhoma noteriale eshte bashkim zyrash noteriale  për qëllim  ngritjen e tyre profesionale., mbrojtje institucionale të zyrave  noteriale nga organet publike ose private. Dhoma noteriale  nuk duhet të dali tej knceptit të pergjithshem “ perfaqsim profesionl”  ajo ka te drejte  per dhenien e msava disiplinore, gjobë vërjtje me palajmërim.
-mbledhja e pëgjithshme organ me I lart I dhomes . vihet ne levizje ne baze të rregullave  të përcaktuaa në statutin e dhomes  por ajo thirret edhe nga ministria e drejtesise. Vendimmarrja behet  me shumic te thjesht te pjesmrrësve në mbledhje. Ajo ka ne kopetence:
·         Perfqsimin dhe mbrojtjen e interesave te noterve qe veprojne ne territorin e sj
·         Ndihmon per funks normal te zyrave noteriale
·         Vendos per ngritjen profesionale te noterve
·         Zgjedh keshillin e dhomes , kryetarin dhe nen kryetarin
·         Zgjedh antaret per ne dhomen kombetre te noterve
·         Miron buxhetin e dhomes dhe rezultatet vjetore
·         Cakton kuotat që derdhin noteret në llogrine e dhomës së noterve
·         Vendos per masat disiplinore
-këshill i dhomës është organ që zgjidhet nga mbl e pergjth  keshilli zgjedh kryetrin dhe nen kryetarin te cilet drejtojnë vep e tij. Kopetencat:
·         Vendos antarsimin ne dhomen e noterve te noterit te emeruar
·          Kujdeset per vep e notereve dhe kontrolln
·         Organizon kualifikimin e vazhdueshem te noterve
·          Mbledh kuotat e antarve dhe administron pasurine e dhomes.
·         Therret mbledhjen e pergjithshme dhe zbaton vendimet e saj
·          Mban listat e noterve te juridiksionit te tij
·         Permbush funksionet e tjera ne pajtim me ligjin dhe statusin
Dhoma kombetare e noterise orgn qëndror përfaqsues  formohet nga .te gjith antaret e zgjedhur nga dhoma e noteris perfaqësuese . kopetencat
·         Bashkerendon veprimtarine e te gjithave dhomave te noterve ne rep
·         Perfaqson dhe mbron interesat e dhomave te noterve ne organet shterore dhhe organizmave te tjere
·         Siguron mbrojtjen e te dr sociale dhe profesionale të noterve
·         Siguron rritjen e kualifikimit te noterve
·          Harton rregullt dentologjike
·         Perfaqsn noteriatin ne arenen nderkombetare
·         Miraton sttutin tip te dhomave noterile dhe rregulloren e brendshme
·          Krijon nje fond solidariteti ne favor te notereve qe nuk sigurojne minimmin e te ardhurave
·          Cakton kuotat qe do ti derdhen keshillit komb per te realizuar veprimtarin e tij
(edhe pse eshte organi me i lart ne liigj nuk parashikohet kopetenca e shqyrtimit të ankimit adm ndj vendimeve te dhomave noteriale per rastet e masave disiplinore.)
-mbledhja e pergjithshme organi me I larte prej të cilit krijohen dy organe te tjera:
1.      -keshilli kombëtar
2.      -Presidenti i dhomes
7.Misioni ligjor i avokatit dhe roli i tij ne mireadministrimin e drejtesise :
Avokati jep ndihme juridike nepermjet:
ü   keshillimit ligjor per çeshtje te ndryshme;
ü   pergatitjes se kerkesepadive ose te kerkesave gjate procedimit penal, si dhe te kerkesave
ankimore, rekurseve kunder vendimeve gjyqesore, atyre te organit te prokurorise, arbitrazhit ose
te organeve te administrates publike;
ü   pergatitjes se kerkesave drejtuar Gjykates se Apelit, Gjykates Kushtetuese, gjykatave
nderkombetare dhe çdo organizmi ne te cilin aderon Republika e Shqiperise;
ü   pergatitjes se ankesave dhe kerkesave te personave fizike ose juridike;
ü  perpilimit te akteve qe i nenshtrohen veprimeve noteriale;
ü   hartimit te kontratave e te marreveshjeve, si dhe te çdo dokumenti tjeter qe sjell ose synon te
sjelle pasoja juridike;
ü   pranise si mbrojtes ne kohen e shoqerimit, ndalimit, arrestimit, gjate procesit te hetimit,
shqyrtimit gjyqesor te personave ne çeshtjet penale;
ü   perfaqesimit te personave fizike ose juridike ne çeshtjet civile dhe administrative, ne gjykate,
ne arbitrazh dhe ne organe te tjera te administrates publike;
ü  veprimeve te tjera te ndihmes juridike qe parashikohen ne ligj.
***
o   Avokati ushtron profesionin e tij individualisht ose ne bashkepunim me avokate te tjere, pasi
eshte pajisur me lejen e ushtrimit te profesionit dhe eshte regjistruar ne organet tatimore.
Avokatet mund te organizohen ne zyra avokatie, te cilat regjistrohen ne organet tatimore.
o   Avokati nuk mund te jete anetar i me shume se nje zyre avokatie.
***
Avokati, gjate ushtrimit te profesionit te tij, nuk mund te jete, njekohesisht, gjyqtar, prokuror,
noter, nepunes civil ose punonjes i administrates publike
***.
o   . Avokati mund ta ushtroje profesionin e tij ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise dhe
perpara çdo gjykate, prokurorie ose organi te administrates publike. Ne çdo rast, avokati, ne
ushtrimin e profesionit, identifikohet me numrin e lejes se ushtrimit te profesionit, si dhe kodin
fiskal te tij apo te zyres se avokatise ku ben pjese.
o   . Avokati mund ta ushtroje profesionin e tij edhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ne
perputhje me ligjin e shtetit ku jepet ndihma juridike.
8.Te drejtat dhe detyrimet e avokatit
***
o   . Avokati, ne funksion te ushtrimit te profesionit te tij, ka te drejte te kerkoje nga institucionet e
administrates publike, ne perputhje me ligjin, shpjegime, te dhena dhe dokumente, qe kane lidhje
me çeshtjen ose personin qe perfaqesohet ose mbrohet prej tij.
o   . Institucionet e administrates publike, sipas kompetences dhe procedurave ligjore qe
rregullojne veprimtarine e tyre, jane te detyruara te permbushin kerkesat e avokatit.
o   . Ne rast te mospermbushjes se detyrimit te institucioneve te administrates publike ose nga entet
e tjera jopublike, avokati ka te drejte te paraqese brenda 5 diteve ne gjykate kerkesen per
realizimin e detyrimit nepermjet nje vendimi gjyqesor.
***
ü  . Avokati ka te drejte te takoje personin e mbrojtur prej tij, ne menyre private dhe pa kufizim
kohor, ne çdo gjendje te kufizimit te lirise personale. Organet kompetente kane te drejte te
mbikeqyrin takimin ndermjet avokatit dhe personit te mbrojtur, por, ne çdo rast, u ndalohet te
degjojne bashkebisedimin ndermjet tyre.
ü  . Organi i prokurorise, gjykata, administrata e burgjeve dhe Policia e Shtetit jane te detyruara te
sigurojne pranine e avokatit, kur kete e kerkon personi i mbrojtur prej tij, i ndaluar, i arrestuar
ose qe eshte duke vuajtur denimin. Ne te gjitha rastet, prania e avokatit duhet te sigurohet
menjehere.
ü  . Avokati nuk ka te drejte t'i kerkoje dhe t'i ofroje ndihme juridike nje personi te ndaluar ose te
arrestuar, pa kerkesen e ketij te fundit.
***
Avokati ka te drejte, ne perputhje me procedurat hetimore, te marre pjese ne proces, te pyese
personin e mbrojtur prej tij, deshmitaret dhe ekspertet, te lexoje dhe te njohe ne perfundim te
hetimit te gjitha aktet e dokumentet, qe jane te lidhura me çeshtjen dhe t' i nenshkruaje ato.
***
1. Avokati ka per detyre ta ushtroje profesionin e vet me ndershmeri dhe dinjitet, te respektoje
rregullat e etikes profesionale dhe te perdore te gjitha mjetet e ligjshme per mbrojtjen me
besnikeri te te drejtave dhe te interesave te personave qe mbrohen ose perfaqesohen prej tij.
2. Avokati duhet te siguroje qe asnje konflikt interesash nuk ekziston ndermjet tij dhe personit qe
mbron ose perfaqeson.
3. Avokatit i ndalohet te beje publike te dhenat, qe i ka mesuar nepermjet personit te mbrojtur
ose te perfaqesuar prej tij ose nga dokumentet qe ky i fundit i ka vene ne dispozicion, ne
funksion te mbrojtjes se kerkuar, me perjashtim te rastit kur ai ka dhene miratimin e tij me
shkrim.
4. Avokatit i ndalohet te beje kallezim ne organin e ndjekjes penale dhe nuk mund te pyetet si
deshmitar per personin, te cilit i ka kryer sherbime dhe ndihme juridike, si dhe per rrethana qe ai
i ka mesuar gjate ushtrimit te profesionit te avokatit.
5. Avokatit i ndalohet te marre pjese ne nje çeshtje, kur ai ka qene i ngarkuar me pare ne te si
gjykates, prokuror, oficer i Policise Gjyqesore ose si deshmitar.
6. Avokati nuk lejohet te jape ndihme ligjore ose te perfaqesoje nje person, kur ka keshilluar ose
ka perfaqesuar me pare palen kundershtare ne te njejten çeshtje, ose kur avokati ka lidhje gjaku
apo ka interes te njejte me palen kundershtare.
7. Avokatet, qe sherbejne ne te njejten zyre avokatie, nuk lejohen te perfaqesojne palet
kundershtare ne te njejten çeshtje.
8. Avokatet, qe ushtrojne profesionin e tyre prane se njejtes zyre avokatie, prezumohet se jane ne
dijeni dhe zoterojne dokumentet per kedo qe eshte mbrojtur apo perfaqesuar nga zyra e tyre.
9. Perveç rasteve te parashikuara me siper ne kete nen, avokati eshte i detyruar te sigurohet se
nuk vepron ne konflikt me interesat e personit qe mbrohet ose perfaqesohet prej tij. Kur avokati
dyshon se eshte duke vepruar ne konflikt interesash, ai duhet te marre miratimin me shkrim nga palet, te cilat mendohet se preken nga ky konflikt interesash.
9.Largimi nga profesioni i avokatit, masat disiplinore dhe ankimimi i tyre :
Masat me ekstreme për avokatin (largimi nga profesioni meret nga keshilli drejtues kombetr i vokatit . masat disiplinore  ndaj avokatit merren ngaa dhoma zonale e avokatit (keshilli  përgjithshem dhe keshilli drejtues) kontrollojne veprimtarinë  e avokatit dhe japin mas disiplinore si : paralajmerim, gjob , pezullim i perkohshem (3 muaj -1 vit). Procedura disiplinore : vet organet drejtuese të dhomës zonale të avokatit ose persona të autorizuar (gjyqtarë prokurorë  organe t shtetërore , klientët cdo person tjetër që i k ardhur një dem, kan të drejtën të inicionë nisjen e procedures disiplinore. Organi që shqyrton kerkesën për masen disiplinore jane: keshilli drejtues i dhomes zonale ben nje shqyrtim paraprak ,kur eshtë rasti për shqyrtim ia kalon KOMITETIT i cili merr ne shqyrtim ne themel kerkesën duke respektuar rregullat e procesit të shqyrtimit.
Ankimi per vendimin e komitetit behet ne dhomen kombetare te avokatit , ankim ne rruge gjysore

Avokati i nenshtrohet procedimit disiplinor kur:
a) ka vepruar ne kundershtim me parashikimet e dispozitave ligjore, qe rregullojne veprimtarine
e avokatit dhe me legjislacionin tatimor;
b) ka vepruar ne kundershtim me rregullat e parashikuara ne Kodin e Etikes se Avokatit dhe me
rregullat e tjera te percaktuara nga Dhoma Kombetare e Avokatise dhe dhomat e avokatise.
10. Struktura dhe funksionimi i organeve te perfaqesimit profesional te avokatiseOrgnet drejtuese  ne shkall republike:
 Dhoma kombetare e avoktise, eshte person juridik e cila krijohet organizohet dhe funksionon ne përputhje me kushetutën , ligjin “për profesionin e avokatit ne RSH” viti 2003,dispozitat e statusit të dhomës kombëtre të avokatisë. Pra eshtë person juridik që e ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti.
  • Keshilli I pergjithshem ( organ më I lartë perfaqsues dhe vendim-marrje të dhomës kombëtare të avokatisë.)
Kopetencat:
-miraton statutin e vokatise
-Merr vendime per organizimin e konkursit te avokatise
-mirton kodin etik i avokatisë
-vendos detyrime  lidhur me buxhetin ndaj avokatëve
  • Keshilli drejtues ( organ  ekzekutiv I cili zgjidhet nga keshilli I përgjithsëm dhe jep llogari para tij)
Kopetencat :
-harton permbajtjen e statutit te avokatise
-zgjedh me shumicën e votave të gjithë antarëve, kryestarin zv kryetarin dhe sekretarin e pergjithshëm.
-merr masa per venien  në ekzekutim të vendimeve të të keshillit të pegjithshëm
-merr masa  disiplinore ekstreme ndaj avokateve
Vendimet merren me ½  e nr te pergjithshem te keshillit. Kryetari I dhomës kombëtare është edhe kryetari I këshillit përgjegës edhe kryetar I këshillit drejtues kombëtre të avokateve. Ai perfaqson avokatët ne raport me te tretët(puplil/ jo public, kombetar/ nderkombëtarë) Brenda një mndati .
Dhoma zonale perbëhet nga avokatë aktiv ( të cilët kanë të dr vote ne vendimarrjen e dhomes zonale) dhe avokat jo aktiv ( pa te drejt vote ne vendim marrje). Dhoma zonale ka juridiksion te kufizuar. Ashtu si dhoma kombetare edhe dhoma zonale ka :
·         Keshillin përgjithshëm
·         Keshillin drejtue
Kopetencat
-Kontrollon vepimtaine e avokateve ,
 -jep masa te lehta disiplinore si parlajmerime, gjoba, pezullim i përkohshëm per ushtrimin e profesonit për nje periudh 3 muaj – 1 vit
11.Natyra juridike e marreveshjeve avokatore :
Avokatit ne funksion te sherbimit qe kryen duhet ti jepet nje shperblim , dhe formen e shperblimit e rregullon dhe ligji , ku nje nga menyrat eshte dhe marreveshja avokatore e lidhur ndermjet pales se mbrojtur dhe perfaqesuesit te tij , marreveshja ka natyre juridike dhe prodhon efekte ligjore si cdo kontate tjeter .
Marrëveshja (aktmarrëveshja) avokatorë është një kontratë që lidhet midis avokatit dhe klientit, sipas së cilës avokati merr përsipër mbrojtjen ose përfaqësimin në cështjen civile ose penale, duke I shërbyer klientit me ndershmëri e profesionalizëm deri në përfundimin e saj. Klienti merr përsipër pagimin e të gjitha shpenzimeve gjyqësore dhe ato të avokatit. Kjo marrv mund të quhet edhe kontratë avokatore, mund të themi se kemi të bëjmë me një kontratë të një lloji të vecantë e përcaktuar në Kodin Civil. Ajo ngjason mme kontratën e porosisë, po dallojnë në faktin se avokati kryen veprime adm në mbrojtje të interesave të klientit, ndërsa I porosituri kryen veprime në emër dhe për llogari të porositësit. Ngjason me kontratën e punës pasi avokati kryen një detyrë për cilën paguhet nga klienti I tij. Në këtë marrëveshje parashikohet pagesa e avokatit, veprimet që do të kryejë avokati, duke treguar pasojat e mundshme ligjore ne favor apo disfavor të klientit. Sa më e hollësishme të jetë kjo marrëveshje aq më shumë pakësohet mundësia që klienti të mbetet I pakënaqur nga veprimet e avokatit. Kjo mund të konsiderohet si një marrëveshje e detyrueshme kur avokati dhe klienti e neshkruajne atë sps ajo përmban në cdo pikë të sajë përcaktime ligjore si pagesa, kompentencat e avokatit etj, përcaktime këto të bëra edhe në ligjin për veprimtarinë e avokatit. Klienti duhet të vendosë në dispozicion të avokatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe që I kërkohet nga avokati. Kurse avokati ka detyrimin të realizojë një përfaqësim e mbrojtje dinjitoze të klientit në bazë të respektimit të legjislacionit përkatës. Të gjitha këto parashikohen në mënyrë të detajuar në marreveshjen mes avokatiti dhe klientit.

12.Kuptimi dhe funksionimi i zyres noetriale :
Veprimtaria noteriale paraqet disa specifika , qe mund ti perrmbledhim ne nje veprimtari unipersonale pasi nuk ushtrohet per asnje arsye me perfaqesim , qe ushtrohet vetem ne zyre dhe vetem me nje zyre.
Kur permendim termin zyre noteriale prezumohet prania e nje noteri , qe do te thote se ndermjet tyre ne substance nuk ka dallim.
Zyra noteriale duhet te plotesoje te gjitha kushtet normale ne pershtatje me zyren e nje nenpunesi publik (tavoline , mjete shkrimi ) , si dhe te ndare ne arkivin noterial . Noteri para se te filloje veprimtarine e tij, themi se nne miniature , cdo zyre noteriale eshte nje institucion noterial.
ü  Prezantimi i zyres noteriale :
Vendosja e nje tabele jashte ambienteve te zyres , ndryshe nga veprimtarite e tjera private kerkesat e ligjit shkojne tej interesave komercialiste te kesaj veprimtarie.
ü  Prezantimi i brendshem
Pervec paisjeve te domosdoshme per nje funksionim normal ( tavoline, pc, printer etj ) , afishon ne nje vend te dukshem dhe te lexueshem tarifat per veprimet noteriale , te percaktuara nga ministri i Drejtesise.
ü  Nje obligim qe buron nga ligji eshte paisja e cdo zyre noteriale me listen e personave qe u eshte hequr zotesia juridike , te atyre qe jane shpallur te falimentuar ( aktiviiteti tregtar si subjekt juridik  ashtu dhe  fizik ), si dhe personave te ndaluar me marrjen e detyrave publike.
13. Te drejtat e dhe detyrimet e noterit dhe demshperblimi i tij :

Noteri ka keto te drejta:
- Te hartoje testamente, projekte per veprime te tjera juridike e dokumente, te jape kopje dokumentesh dhe shkurtime prej tyre, si dhe te kryeje veprime te tjera noteriale, te parashikuara nga ligji.
- Te jape sqarime per probleme qe kane te bejne me kryerjen e veprimeve noteriale.
- Te kerkoje nga personat fizike e juridike te dhena e dokumente qe jane te domosdoshme per kryerjen e akteve dhe te veprimeve noteriale.
- Te kerkoje dhe te shperblehet per punen e kryer.
- Te organizoje ose te marre pjese ne organizime profesionale kolektive.
Noteri ka per detyre:
- Te kryeje per personat fizike e juridike ato veprime qe synojne realizimin e te drejtave dhe mbrojtjen e interesave te tyre te ligjshme, t’i sqaroje ata per te drejtat dhe detyrat qe rrjedhin prej tyre, si dhe te paralajmeroje per pasojat qe vijne nga kryerja e veprimeve noteriale, me qellim qe te mos demtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit.
- Te kryeje detyrat e tij me paanesi, ne baze te ligjit dhe te betimit te bere si noter.
- Te ruaje te dhenat me te cilat eshte njohur gjate kryerjes se veprimtarise se tij dhe qe perbejne sekret profesional.
- Te regjistroje, te ruaje, te shfrytezoje, te perdore dhe te transmetoje te dhenat personale te paleve ne perputhje me kerkesat dhe kriteret e percaktuara ne legjislacionin per mbrojtjen e te dhenave personale.
- Te dhena per permbajtjen e akteve noteriale te kryera mund t’u jepen vetem personave, ne emer te cileve jane kryer keto veprime.
Demshperblimi :
Noteri mban pergjegjesi kur per shkak te veprimtarise se tij te kundraligjshme ( akti noterial konstatohet dhe shpallet i pavlefshem ose i falsifikuar teresisht ose pjeserisht ) , vertetohet se personit i ka ardhur nje dem pasuror.
Me paligjshmeri duhet te nekuptohet , jo vetem shkelja e ligjit noterial , por e gjithe legjistlacioni por e te gjithe legjistlacionit mbi te cilin mbeshtetet apo operon veprimtaria noteriale ( veprime juridike civile, familjare, tregtare etj...)
Si rregull noteri perjashtohet nga pergjegjesia kur gjate perplimit te aktit nuk ka pasur zotesine juridike per te vepruar e kuptuar apo per shkak te semundjes akute ose per shkak se nuk ka pasur objektivisht mundesi per te kontrolluar pazotesine e subjeketeve te paraqitura. E njajta situate eshte dhe kur akti eshte perpiluar nga noteri ne kushtet e lajthimit , te kanosjes etj.
Noteri duhet te lidhe kontrate sigurimi per pergjegjesine e tij ndaj paleve te treta per shkak te ushtrimit te veprimtarise noteriale.
14. Roli i noterit ne administrimin e drejtesise se mire dhe ne parandalimin e konflikteve :
Aktet noteriale sic e kemi trajtuar dhe me pare kane efekte preventive ndaj konflikteve lidhur me vertetsine apo vlefshmerine e kontratave , marreveshjeve , testamenteve apo cdo dokumenti tjeter qe kerkon certefikimin jurdik te noterit per t'i dhene atij vlere juridike , te barazvlefshme me origjinalin . Pare nga ky kendveshtrim themi se vula noteriale mbi nje dokument apo akt noetrial eshte certefikimi juridik i rregullsise se atij dokumeneti dhe kjo eshte ne funksion te nje drejtesise te mire dhe parandalimit te konflikteve. por si cdo profesion tjeter mund te kemi dhe shperdorim detyre, qe ne fakt rastet e notereve nuk jane shume problematike ne vendin tone , por kjo pjese i mbetet gjyqesorit .
15.Dallimi ndermjet funksionimit te sistemeve noteriale ( modelit te noterit latin dhe atij anglosankson ):

Noteri latin
Noteri anglosakson
1.    Delegimi I sovranitetit shteteror si tek nenpunesi publik, ashtu edhe te noteri.
2.    Veprimtari e pavarur.
3.    Noteri ka nje funksion publik.
4.    Profesion I lire.
5.    Subjekt I kontrollit te shtetit per respektimin e rregullave per aktin noterial,hyrjes ne profesion,tarifat dhe taksat.

1.    Perparesi I jepet provave gojore dhe jo akteve te noterit.
2.    Mungojne formalitetet e shumta qe ka noteri latin.
3.    Marreveshjet nuk kryhen nga noteret, por nga perfaqesuesit e paleve.
4.    Legalizimi I dokumenteve eshte competence e noterit public, qe nuk eshte nje profesionist ligjor.

16.Dallimi dhe te perbashketat ndermjet institutit te avokatise dhe noterise .
Te pershkëtat
  • Të dy rregulohen nga ligje të vecanta dhe ushtrojne veprimtarine e tyre ne perputhje   legjislacionin vendas.
  • Ushtrojnë veprimtari publike por janë institucione private.
  • Vetorganizohen vetrregullohen dhe vet drejtohen. (dhoma kombetare noterwve/ avotateve dhe  dhoma zonale e noterwve/ avokateve, te perber secila nga keshilli pergjegjes(oganet drejtues , organi vendimmarres ) dhe keshilli drejtues (organi ekzekutiv) .
  • Avokatet dhe noteret kryejne arsimimin per drejtesi, detyrimi i kryerjes se 1 vit shtazi,dhenia e provimit, marrja e licenses, detyrimi per pagesen e taksave.
  • Humanizmi. Te dy institutet kryejne veprimtarine kundrejte nje shperblimi,( tarifat minimim vendosen nga ministria e drejtesise) por ato mund tw pwrjashtojn nga shperblimi persona qw nuk kane mundesi finaciare.
  • Profesionalizmi dhe kofidencialiteti
  • Papajtueshmeria me veprimtarit e tjera
  • Detyrimi pwr afishim e tarifave ne nje vend tw dukshem ne zyren, keto tarifa minimum percaktohen nga ministria e drejtwsise.
  • Ushtrimi i lire dhe i pavarur i veprimtarise
  • Pagimi i kuotws vjetore

Dallimet
  • Avokati perfaqson, mbron klientin e tij. Noteri indetifikon aktet. Pra avokati eshtë përfaqësues , noteri akt indetifikues.
  • Percaktimi i vendndodhjes dhe shperndarja e zyrave noteriale ndiqet nje proc e caktuar dhe duhet tw plotwsohen disa kritere, tw vendosuara nga ministri i dretesise .ai cakton nw formen e njw urdherit vendodhjen e zyres noteriale dhe kushtet minimale qe duhen plotesohen nga noteri per mjediset. Avokati mund ta hapi ku do zyren e tij.
  • Noteret e ushtrojnw veprimtarine e tyre vetem brenda zyres, avokatet e ushtrojne mbrojtjen, perfaqsimin keshillimin ne shum vende(ne zyren e tyre, gjykate, isntitucione per marrjen e info qe i nevoiten) .zyra e noteris = me noterin dhe anasjelltas. Ndresa zyra e avokatit nuk mund te jet e barazkuptuar me avokatin.
  • Veprimtaria noteriale kontrollohet nga ministria e dr dhe nga dhoma komb, avokatet kontrollohet vetem  nga dhoma kombetare
  • Noteri duhet tw ushtroj veprimtarine e tij brenda njw afati 60 ditor nga marrja e licenses dhe nuk mund ta mbyll zyren  per 30 dit rresht pa njoftua me shkrim. Avokati me marrjen e titullit mund te jet aktiv ose jo aktiv, nuk ekziston asnje detyrim per te ushtruar profesionin , veprimtarine pas marrjes se licenses.
  • Noteri I kryen detyrat me panwsi, ndersa avokati mban anen e klientit tw tij.
  • Ne rastin e shperblimit, noteri mund te ofroje sherbimin kundrejt nje pagese nen minimumin e tarifave te percaktuara nga ministria e drejtesise, avokati jo.
  • Noteri mban pergjegjesi civile , penale,demshperblimi disiplinore, gjob deri ne heqjen e licenses se noterise, avokati mban pergjegjesi  mund penale , disiplinore gjob,pezullimin e ushtrimit te profesionit deri ne heqjen e licenses.
  • Noteri ka te drejte te refuzoj perpilimin e nje aktit noterial , e drejte kjo  qe nuk mund tw aplikohet pwr cdo rast  dhe me dwshirw tw tij, por vetwm nw kushte tw pwrcaktuara nw ligj. Avokati mund te refuzojne perfaqsimin, mbrojtjen apo keshillimin ndaj njw individi qw  drejtohet nw zyrwn e tij.

+

Te perbashketat                                                                          Dallimet
E drejta per informim
Noteri nuk perfaqeson
Profesione te lira
Licensohen nga procedura te ndryshme
Sekreti profesional
Noteret kane detyrimisht zyre dhe vule
Konfidencialiteti
Noteret caktohen nga Ministria e Drejtesise
I nenshtrohen vetem  ligjeve dhe kushtetutes
Noteret zbatojne tarifa fikse
Nuk kane imunitet
Monitorohen nga organe te ndryshme

17.Dallimi ndermjet aktit noterial dhe aktit publik
Duke i'u referuar regjimit ligjor , akti administrativ si akt publik , dallon me aktin noterial . Ne forme, akti administrativ jo gjithnje rezulton nje akt i shkruar , ndersa akti noterial eshte jo gjithnje rezulton nje akt i shkruar , ndersa akti noterial eshte qenesisht i tille ,revokimi i aktit administrativ mund te realizohet nga organi qe e ka nxjerre apo nga organi me i larte , ndersa akti noterial revokohet vetem nga palet , kurse noteri nuk ka asnje funksion.
Diferenca paraqiten dhe per pasojat ne rast te metash , si rrjedhim te pavlefshmerise se tyre.Ndersa akti administrativ i ka te parcaktuara rastet e te metave dhe natyren e pavlefshmerise ne KPA ,pavlefshmeria e aktit noterial si shkak i permbajtjes apo i formes , rregullohet nga kodi civil dhe ligji per noterine.
Jo cdo akt administrativ ( zyrtar)eshte akt juridik , ndersa akti noterial  eshte gjithnje i tille .
Akti noterial mund te rezultoje si akt inter vivos , por  mortis causa (testamenti)

18.Barazvleren  ndermjet funksionit te noterit me ate te nenpunesit publik.
Aktet e leshuara nga organet publike per shkak te veprimtarise dhe funksionit te tyre publik ,quhen akte publike ( ose zyrtare ) , noteri per shkak te funksionit (delegim pushteti ) dhe veprimtarise juridike barazohet me nenpunesin publik.
Neni 253 i KPC konsiderohen akte zyrtate publike ''ato qe perpilohen mga nenpunesi i shtetit (publik) ose nga personi qe ushtron veprimtari publike , brenda kufijve te kompetences dhe ne formen e kerkuar nga ligji '' themi se dhe noteri per shkak te profesionit barazohet me nenpunesin publik dhe aktet e leshuara prej tij , pavaresisht titullimit ,barazohen dhe jane pjese e bashkesise se akteve publike .
 Pikepamja se akti noterial mund te klasifikohet tek aktet me natyre te ngjashme me ate publike , mbeshtetet tek efektet perfundimtare ekzekutuese ( titujt ekzekutive ) qe ato , jo ne pak raste marrin ,KPC dhe ligje te vecanta percaktojne se ne disa raste aktet noteriale .

Nënpunësit publikë sipas ligjeve të caktuara realizojnë disa kompetenca të noterit. Vërtetimi i nënshkrimeve në kushte të caktuara me ligj mund të bëhet edhe nga organe shtetërore. Pjesa në kushte të përcaktuara në ligj qartësohet duke bërë paralelizma më përcaktimet e bëra nga ligjet e tjera.
1.      Ligji për ushtrimin e funksioneve konsullore përcakton se disa dokumenta të përcaktuara nga drejtuesi I postit konsullor, si kontrata, prokura, legalizime etj, janë të barazvlefshme me ato të një noteri të licensuar. Kanë tagër të plotë për kryerjen e këtyre funksioneve.
2.      Ligji për prefektin: në zbatim të tij shihet se delegohen edhe kompetenca të noterit, kryesisht të veprimeve noteriale.
3.      Kodi Civil përcakton se në ato komuna apo bashki ku ka mungesë të noterit, nuk është përcaktuar një I tillë, funksionet noteriale mund të kryhen nga personat publikë në rastet e testamentit. Por lejohet kryerja e ketyre funksioneve vec në aspektin e vërtetimit të nënshkrimit dhe të ekzistencës së testamentit. Pra një person publik vendor, si kryetari ose sekretari I komunës ose bashkisë, mund të marrë, nqs I kërkohet nga subjektet e të dr civile, tagrat e noterit për të kryer një veprim noterial të caktuar. Testamente I një personi gjatë shërbimit ushtarak bëhet nga komandanti I njësisë ushtarake, kur një person ndodhet në anije testament bëhet nga kapiteni I anijes,etj.





Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels