IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

KLIKOSHKARIKOPDFWORD
                                                                         
REPUBLIKA E SHQIPERISË
UNIVERSITETI ‘’ALEKSANDËR MOISIU’’ DURRËS
FAKULTETI EDUKIMIT
Dega:CU
Lënda:Psikologji
DETYRË KURSI
 Tema:  Studim Rasti

Te dhena te pergjithshme
Emri: M.GJ
Gjinia: mashkull
Vendbanimi: Shkoder ne nje zone rurale
Mosha: 10 vjec
Emri I testeve te perdorura: intervista te pastrukturuara dhe takime me prinderit dhe mesuesen kujdestare te M.GJ.
M.GJ ka lindur me dt: 22.08.2000 ne nje fshat te shkodres. Ai eshte djali i dyte i ciftit B.GJ dhe GJ.GJ aktualisht M eshte 10 vjec dhe vazhdon mesimin ne klasen e katert, fatkeqesisht me rezultate te dobeta. M vuan nga belbezimi, qe eshte nje crregullim i realizimit te gjuhes , i cili karakterizohet nga disa perseritje ose bllookime duke shkaktuar nje keputje te ritmit e te melodise se bisedes. Karakteristike e tij me se shumti eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje, shpesh rrokja e pare e thenies . dicka tjeter qe e karakterizon te foluren e tij eshte ‘ e folura prej femije’ . pervec ketyre dyshimet e mia jane edhe ne lidhje me nje vonese mendore te mundshme, duke iu referuar renies maksimale ne mesime.
ARSYEJA E TRAJTIMIT
Ky vleresim psikologjik behet me qellim qe te percaktohen te gjithe faktoret qe kane ndikuar ne renien ne mesime te M  si dhe ne njefare menyre per te bere nje apel ne lidhje me rrezikshmerine qe mund ti kanoset ketij femije ne te ardhmen. Pra ne kete vleresim drejtuar M synohet qe te behet nje permbledhje e te gjithave sjelljeve shqetesuese te tij, nje rishikim te jetes se tij qe nga lindja e deri me sot , duke synuar qe ne fund te ketij vleresimi te krijohet nje kuader me i qarte mbi rastin  dhe te ndihmohet ne marrjen e vendimit te duhur per trajtimin e tij ne te ardhmen.

HISTORA FAMILJARE DHE AJO E ZHVILLIMIT
Familja e M perbehet nga 6 persona : gyshja E 87-vjece, e ema GJ.GJ 40-vjece, i ati B.GJ 45-vjec si dhe dy vellezerit e tij A dhe L perkatesisht 14 dhe 6 vjece. Prinderit e tij kane mbaruar shkollen e mesme. Babai qendron ne Greqi ne menyre qe te siguroje te ardhura me te mira per familjen, ndersa e ema eshte nje shtepiake qe mundohet te kujdeset per femijet dhe tiu siguroje atyre gjerat e nevojshme. Dy vellezerit e tij vazhdojne mesimet po ne te njejten shkolle me M , perkatesisht A ne klasen e 8 dhe L ne klasen e  pare. M ka lindur nje femije shume i shendetshem , me nje peshe 4 kg dhe mje nje lindje krejtesisht normale. Gjate viteve te para te jetes ai kishte nje zhvillim shume normal, rrethohej nga shume perkujdesje dhe dashuri, sidomos nga gjyshja dhe nena e tij, por edhe nga i ati i cili vinte cdo dy muaj nga greqia qe ti qendronte sa me prane M dhe te gjithe familjes se tij. Dashuria nuk i ka munguar as nga te afermit e tjere. M filloi qe te fliste rreth moshes 1 vjec e gjysem dhe te ecte rreth moshes dy vjec. Deri ne kete moshe nuk vihej re asnje lloji crregullimi tek ai. Rreth moshes 3 vjec M i shqiptonte pothuajse te gjitha fjalet. Ne moshen 3 vjec e dy muaj ai iu nenshtrua nje operacioni te vogel per HERNIE INGUINALE ku qendroi ne spital per rreth nje jave e gjysem. Prinderit e tij tregojne se pas ketij operacioni M ka filluar te belbezoi, gje qe nuk i ishte vene re me pare. Familjaret e tij, duke mos dashur ta pranojne kete fakt, filluan te neglizhonin gjithnje e me teper duke mos pranuar qe ti benin nje vizite M por thjeshte shpresonin se kjo situate do te ndryshonte me kalimin e kohes. Duhet theksuar se asnje familjare i tij apo i aferm , qofte nga nena apo nga babai nuk ka patur asnjehere problem me te folurin. Prinderit e M  i kane bere atij vizita te shumta per te pare mbarvajtjen e shendetit fizik por asnjehere nuk u interesuan per kete crregullim te te folurit edhe pse po vihej ne dukje cdo dite e me shume. Gjate intervistave te zhvilluara me ta, ata u shprehen se nuk mund ta pranonin dick ate tille dhe se besonin se ishte dicka thjeshte kalimtare por qe e kishin te veshtire te argumentonin arsyen. Ne moshen 6 vjec M hyri ne klasen e pare.

HISTORIA MJEKSORE:kryrja e nje operacioni per hernie inguinale ku qendroi ne spital per rreth 1 jave e gjysem.
INTERSAT:ai shpreh deshiren se kur te rritet ka mjaft deshire te behet mjek qe te ndihmoje te tjeret por edhe kafshet te cilet I do shume.
ZAKONE:kujdeset shume per qenin e tij,pasi edhe mbasditeve kalon shume kohe me te.

HISTORIA SHKOLLORE
Duhet theksuar se M ndryshe nga bashkemoshataret e tij nuk pati asnjehere deshire qe te shkonte ne shkolle dhe vazhdon edhe sot e njejta situate. E ema tregon se M ne fillim te klases se pare , cdo dite para se te nisej ne shkolle ai qante dhe kerkonte te emen qe ta shoqeronte ne klase. Gjate bisedes me mesuesen kujdestare te tij konstatova se M deri ne klasen e dyte kishte qene i mire ne matematike kurse sot eshte shume dobet ne cdo lende , ndersa ne lexim dhe ne shkrim kishte patur defiqite te medha . gjithashtu sipas mesueses se tij problemi me i madh ne procesin e te shkruarit qendron ne faktin se M eshte i prirur qe ti shkruaje fjalet ashtu sikurse i shqipton ne jeten e perditshme, duke qendruar larg normes letrare. Pra duke qene se ai ka te folur prej femiije  eshte i prirur qe edhe shkrimin ta beje ne menyre te tille. Po ashtu nje tjeter problem qe konstatova gjate intervistes me mesuesen e tij kujdestare ishte  fakti se M shpesh paraqiste problem ne procesin e kujteses dhe ate te vemendjes. Persa i perket problemit me vemendjen kjo konstatohet gjate kryerjes se detyrave te klases dhe gjate shpjegimit te mesueses, ku vihet re mjaft qarte se M nuk perqendrohet dot gjate gjithe ores se mesimit, habitet ne nje vend duke anashkaluar mesimet. Te njejten gje konstatova edhe gjate veshtrimit qe i bera vete  pergjate veshgimit te oreve te mesimit. Vemendja e tij ishte ne kufinjte minimal, percendrohej tek zhurmat qe vinin nga jashte ose prirej qe te fliste per ndonje gje tjeter  nderkohe qe fjalia e tij ishte ende e paperfunduar.. ndersa persa i perket kujteses , mesuesja e tij pohon se M e ka shume te veshtire qe ti mbaje mend gjerat qe i meson ne klase. Edhe pse duket sikur e ka mesuar dicka , nese e pyet te nesermen , me siguri e ka harruar. Pervec kesaj shpesh here ai harron edhe detyrat  qe i jepen per ti kryer ne shtepi dhe per kete arsye mesuesja e tij ndihet e ‘detyruar’ qe tia shenoje vete cdo ushtrim qe ka si detyre shytepie, ne menyre qe ai te mos e harroje.
MARRDHENIET ME BASHKMOSHTARET
 Jo vetem mesuesja e tij kujdestare por edhe mesuesit e tjere te shkolles pohojne se M ka marrdhenie te mira me shoqet e klases dhe me bashkmoshataret e tjere ne pergjithesi, por shpesh here ai eshte i prirur qe te qendroje i distancuar perkundrejt tyre. Ajo qe e karakterizon M eshte fakti se ai eshte i prurur qe ta lere pergjysem lojen qe nis. Kete e pohojne edhe shoqet dhe shoket e klases. Ata e perkufizojne M si nje djale te urte e te sjellshem por jo shume bashkepunues ne grup por duhet theksuar se edhe kete fakt, mesuesja e tij qe e ndjek hap pas hapi me shume vemendje, e lidh me mosperqendrim vemendje ne loje., ndersa prinderit e tij, sidomos e ema , nuk pohon te njejten gje lidhur me marrdheniet e M me femijet e lagjes. Ne syte e prinderve sjellja e M eshte krejtesisht e njejte me femijet e tjere. Duhet theksuar fakti se prinderit e tij , ne njefare menyre kane patur pak mungese bashkpunimi per te vene ne dukje cilesite e vecanta  te sjelljes se ketij femije. B.GJ ne lidhje me crregullimet ne te folur tek i biri beson se eshte dicka qe vjen nga zoti dhe nuk e cileson si crregulim, por thjeshte si fat i shkruar per te. Ne ata muaj qe qendron ne shqiperi, ai mundohet qe ti jape nje dashuri te papershkrueshme, ti plotesoje cdo deshire e cdo tek , ti justifikoje cdo gabim, te mos i beje asnje verejtje(edhe pse une besoj se kjo nuk eshte menyra e duhur e te vepruarit). Por permes kesaj menyre ai mendon se tregon perkujdesjen dhe dhembshurine ne lidhje me kete anomaly ne te folur. Ndersa GJ.GJ , e ema e M, teksa flet per te birin paraqet informacione te miksuara. Ne takimin e pare ajo mohoi se i biri mund te kete probleme me kujtesen dhe vemendjen, por ne takimet e mevonshme , e pyetur per mbarvajtjen ne mesime te te birit, GJ pohon se rezultatet e tij nuk jane te mira, se M nuk eshte shume i vemendshem ne kryerjen e detyrave te shtepise dhe se nuk eshte shume e kenaqur ne rezultatet ne mesime. Gjate bisedes ajo vete e pranoi se ne te shumten e rasteve M nuk i mban mend detyrat, pra vuri ne dukje problem me kujtesen. Ndersa ne lidhje me te folurit e M ajo stepet, duket qe eshte krejtesisht e rrembyer nga emocionet negative dhe pohon se nuk di te jape asnje shpjegim mbi zanafillen e ketij crregullimi, por nga ana tjeter ajo nuk e pranon dot se femija  i saj mbart nje crregullim. Ajo duket e paqarte ne pohimet e saj , eshte shume e ndrojtur dhe shpessh e rezervuar ne te folur. Here pas here priret qe te ndryshoje teme edhe pse i eshte bere e qarte qe ne fillim arsyeja e takimit dhe e bisedes.
VEZHGIME TE SJELLJES SE M
Duke qene se nuk ishte  ne deshiren e nenes se M une nuk i kam zhvilluar ndonje test atij por per te patur nje vision sa me te qarte lidhur me sjelljen e tij , une e kam ndjekur vazhdimisht ate dhe kam bashkbiseduar gjate ne menyre shume te kujdesshmne me te . do te doja te theksoja se e kam patur shume te lehte te bashkebisedoj me te duke qene se ka patur gjithmone afrimitet me femijet dhe M nuk ka nguruar aspak per te bashkpunuar me mua. Ajo qe kam vene re tek ai dhe qe eshte shume e vecante , eshte pamja e jashtme e tij , e cila karakterizohet nga nje pasiguri e madhe ne te folur, frike , ankth, qe paqyrohen mjaft mire ne fytyre. Gjithashtu fytyra e tij pothuajse  pergjate gjithe kohes qendronte i skuqur. Nga njera ane kishte shume deshire qe te bashkpunonte , por nga ana tjeter e kishet shume te veshtire te shprehej. Teksa mundohej te fliste ai haste problem me shqiptimin e fjaleve, bllokohej dhe nervozohej shume . gjate bisedes me te  kuptova se M kishte nje vleresim negatin ndaj vetes. Ai me rrefeu se edhe pse do te kishte shume deshire, nuk mund te mesonte e te arrinte rezultate te njejta me moshataret e tij. Pra duket mjaft qarte se M ka nje qendrim negative ndaj vetes dhe se ka shenja pesimizmi tek ai. Gjithashtu dicka tjeter qe vura ne dukje gjate bisedes me M , eshte fakti se ai nuk qendron ne nje vend gjate kohes qe po bashkebisedon me mua, leviz nga njera ane ne tjetren duke bere gjeste te ndryshme . ai vete e pranon se eshte nje person qe nervozohet shume shpejt , madje ai vete pohon se edhe  disa gjera krejtesisht te vogla e te  natyrshme nganjehere e acarojne shume. vendosa ta vezhgoja teksa bente detyrat e klases Sapo kishte filluar detyrat, atij i shkonte mendja per te luajtur,  kerkonte qe te shkonte ne tualet, levizte stilolapsin nga njera ane ne tjetren, perplaste kembet neper dysheme etj. Pra sic shihet vemendja e tij nuk ishte aspak e percendruar ne detyren qe i ishte ngarkuar.
MOTIVIMI
Duhet thene qe fatkeqesisht M nuk eshte i motivuar pothuajse per asgje. Ai nuk ka motivim te brendshem qe te mesoje dhe as te luaje, e vetmja gje qe  e ben me shume dashuri eshte qe te kujdeset per qenin e tij te dashur qe don me shume se cdo gje ne bote. Pothuajse ne cdo aspekt te jetes ai eshte shume pasiv dhe nuk i pelqen bashkpunimi me te tjeret.
PERMBLEDHJE
Ajo qe vihet re ne kete studim eshte fakti se prinderit e M nuk e pranojne te verteten . kjo mund re jete edhe arsyeja pse ata asnjehere nuk kane marre guximin qe ti bejne te birit nje vizite per nga ana psikologjike. Perderisa ky femije ka problem me te folurin . kjo gje ka nje ndikim shume te madh edhe ne anen emocionale te personit. Si pasoje e kesaje M arrin te acarohet , te ndjehet keq, i pavlefshem  ne shoqeri dhe si rrjedhim  i te gjithe ketyre faktoreve lindin edhe problemet me vemendjen dhe kujtesen. Persa iu perket perparimeve karakteristike te trurit te femijeve te kesaj moshe mund te pohoj se M ka shume problem ne keto perparime. Ai nuk mund ti analizoje pasojat e mundshme te situatave perpara se te shpertheje ne zemerim ose ne lot. Gjitrhasht M nuk e ka te zhvilluar vemendjen selective qe eshte karakteristike per kete moshe. Pra ai nuk ka aftesi te perqendrohet ne disa stimuj , nderkohe qe injoron disa stimuj te tjere te parendesishem. Ne lidhje me crregullimin e vemendjes tek M evidentohen tre problem themelore:
Ø  Pavemendshmeria
Ø  Te qenit impulsive
Ø  Te qenit teper aktiv
Keto probleme jane vene ne dukje edhe ne sekuencat e pershkrimit te mesiperm. Ndersa lidhur me nivelin e ulet akademik duhet vene ne dukje disleksia qe i referohet veshtiresise qe M ka ne procesin e te lexuarit. Dihet qe shqiptimi dhe leximi vijne zingjir njeri pas tjetrit dhe per pasoje  disleksia . sipas Piazhese mosha e M iperket stadit te operaciopneve konkrete qe karakterizohet nga mbledhja e koncepteve qe i mundesojne femijes arsyetimin, por per M  mund te thuhet  se nuk  e perdor  shume arsyetimin dhe logjiken ne mesimet e tij, pasi perceptimi i tij eshte pak siperfaqesor. Nje koncept tjeter shume i rendesishem i ketij stadi eshte edhe klasifikimi qe i referohet organizimit te gjerave ne grupe sipas cilesive te perbashketa qe ato kane. Duhet theksuar se M klasifikimin e realizon mjaft mire. Po ashtu M kupton shume mire konceptin e njejtesise, gje qe eshte tipike per femijet e moshes shkollore, pra ai e kupton parimin qe objektet mbeten te njejte edhe neqofte se disa karakteristika te tij ndryshojne. Pra sic shihet ne disa vecori te ketij stadi ka perparesi  e ne disa te tjera ka te meta.
Diagnoza  diferenciale :
Ne fillim kur e pata takuar diten e pare pata menduar se kishte probleme me te folurin prej femije dhe me belbezimin.
DIAGNOZA PERFUNDIMTARE:
-O.GJ ka probleme pasi paraqet nje rregullim sic eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje, shpesh rrokja e pare e thenjes.
-vleresim mjaft negtiv per veten dhe pesimist
-crregullim te vemendjes selektive gje qe eshte karakteristike ne kete moshe
STATEGJI  NDERHYRJE: gjate ketij studimi kam kryer vezhgime te vashdueshme te M.GJ dhe intervista te pastrukturuara po ashtu takime me prinderit dhe mesuesen kujdestare te M.GJ


REKOMANDIME
Duke patur parasyshe te gjitha ato qe u thane me siper une rekomandoj:
v  Ky femije duhet te shihet si nje femije me nevoja te vecanta dhe per kete arsye ai kerkon me shume ndihme  ne menyre qe te mesoje  per shkak te ndryshimeve dhe karakteristikat e tij mendore. Mendoj se duhet pare si nje femije me nevoja te vecanta duke qene se tek ai nderthuren sebashku nje sere crregullimesh ku perfshihen: crregullimi i dificitit te vemendjes, crregullime te kujteses, te te folurit,pak crregullime te ankthit etj.
v  Prinderit e M duhet ti mundesojne atij patjeter nje takim  me nje specialist te te folurit (lokopedist) sepse mendoj se ai mund te jete i vetmi person qe mund te hedhe drite mbi kete crregullim dhe te jape trajtimin e duhur.
v  Persa i perket crrgullimit te vemendjes une rekomandoj qe M te trajtohet nga nje person i trajnuar profesionalisht, por pervec kesaj besoj se eshte shume e rendesishme qe tu behet nje trajnim edhe prinderve dhe mesuesve te ketij femije , tu jepen keshilla atyre sespse duke e filluar trajnimin tek ata mund te behet e mundur qe te trajtojne me me shume kujdes kete femiije , te punojne me te ne manyre  qe ta bejne te ndjehet sa me i barabarte me cdo person tjeter ne rrethin social ku jeton.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels