IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

▼ KLIKO ▼SHKARIKO PDFSHKARIKO WORD

1. Permbledhja e detajuar 2. Kompania 2.1. Vizioni 2.2. Misioni 2.3. Objektivat 2.4. Pershkrimi I sherbimit 3. Tregu 3.1. Analiza e konkurences direkt/indirekt 3.2. Perparsite dhe dobesite e konkurenteve 3.3. Plani konkurues 3.4. Plani marketingut 4. Organizata 4.1. Struktura ligjore dhe organizative 4.2. Personeli kyc 4.3. Vendodhja 5. Financa 5.1. Risku kritik 5.2. Kosto e fillimit 5.3. Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve 5.4. Bilanci 5.5. Projektimi mi rrjedhshmerise se te ardhurave 5.6. Supozime Ceshtjet: Permbledhja e detajuar Kompania Tregu Organizata Financa Punuan : Laura Berisha Joana Skenderas Kristiana Mana Katjushka Stefani Klejda Osmani Jehona Neraj Ina Dema Era Farruku Gentjana Hasa Enajda Marishta Endri Keci Jorina Haskasa Endri Ideni Enxhi Mema Hanadja Musa Ilirjan Nerjaku Kleanth Beqiraj Halit Lushka Leonard Cara Jurgena Shosho Permbledhja e Detajuar Ne rrethana te pasigurta ekonomike dhe ne vecanti,procesin rrites te kesaj problematike eshte e nevojshme te mendohet per nje sherbim te ndryshem dhe kreativ.Idete e te cilave mbeshteten mbi risine e kohes dhe kerkesen e tregut.Keto ide perparuese do vijne te konkretizuara ne qytetin e Durresit,te cilin mendojme te favorizojme rritjen e sherbimeve ekonomike permes “ fryteve “ te biznesit tone. Problematike sot mund te mos jete burimi ekonomik por origjinaliteti dhe domosdoshmerine qe i krijohet konsumatorit mbi sherbimin e ofruar.Domosdoshmeri nuk esht sjellja e nje biznesi jo ekzistues me pare,por suksesshmeria e qellimit te planit te biznesit,kur i percohet me se miri konsumatorit. Qe nje qytet te jete i zhvilluar eshte e nevojshme qe te ekzistojne biznese serioze me punonjes te kualifikuar.Siguaria dhe veshja e dijes professionale eshte celesi i suksesit te bizneseve.Pikerisht,ketu fillon pergjegjshmeria dhe funksionaliteti i biznesit tone. Ne perbejme ndryshim ne ate cfare ofrojme . Ne synojme perfeksionimin e sherbimit te qytetit te Durresit,duke dhene kontributin maksimal nepermjet krijimit te nje shkolle me drejtim profesional te mirefillte per sherbimin (kuzhinier,kamariere,pasticiere,recepsioniste,somelie).Mund te mendoni qe nje biznes i tille esht ekzistues ne qytetin tone,por ne kemi menduar dhe ne vecantine e sherbimit qe do u ofrojme konsumatoreve.Behet fjale per ndryshime ne fushat ekzistuese Vizioni i Shkolles Profesionale ( biznesi yne) : * Nje shkolle qe pergatit punetore te kualifikuar ne fusha specifike te sherbimit. * Nje shkolle qe nepermjet ushtrimit te aktivitetit te saj realizon te ardhura dhe fitime. * Nje shkolle me programe europiane dhe e pajisur me te gjitha mjetet, kushtet bashkekohore teknologjike per praktikimin e kualifikimin konkret te nxenesit. Shkolla jone do te jete nje shkolle me drejtim profesional te percaktuar, e ngritur duke u bazuar mbi te gjitha normativat ligjore te vendit tone dhe atyre europiane. Drejtimi profesional do te konsistoje ne pergatitjen e nxenesve te kualifikuar ne drejtim te sherbimit ne menyre qe ky kontigjent te jete i gatshem per tregun e punes pa patur nevoje per perpunime te metejshme. Ky kontigjent do te pergatitet duke u mbeshtetur ne programet aktuale dhe ato me te perparuarat europiane. E themi kete pasi studiuam mire sistemet franceze dhe austriake te shkollave te kesaj natyre. Kete shkolle do ta shohim si biznesin tone me anen e te cilit do te investojme dhe do te realizojme te ardhura dhe fitime. Menaxhimi: Stafi yne perbehet nga mesues te kualifikuar me experience shume vjecare te cilet kane dhene mesim e shkollat me te mira te Shqiperise dhe jane kualifikuer ne universitet me me emer ne Europe dhe Shqiperi.Udheheqesi I kesaj shkolle zoti Agim Rama eshte nder drejtoret me te mire ,te perkushtuar dhe ne shkollat ku ka dhene ka arritur rezultate te mira dhe kjo shihet ne notat e maturanteve te asaj shkolle.Detyrat e tij te mirepercaktuara ai I kryen me devotshmeri dhe perkushtim Sherbimi yne primar -> konsiston ne dhenien e nje kulture te pasur mesimdhenieje europiane dhe mireformimin profesional te nxenesve,zbatuar jo vetem ne njohuri teorike por edhe ato praktike me mjete bashkekohore teknologjike qe formesojne kualifikimin e plote te punemarresit te ardhshem.Zbatimi me perpikmeri i rregullave te shkolles dhe arritja e nje mesatare mesimore me nivele te larta.Si dhe synimin ne marreveshje mes institucioneve arsimore europiane qe japin mundesi nxenesit te merituar te studioje ne Shkollen europiane me burse te plote jashte vendit. Funksioni i saj eshte i rendesishem pasi shkolla pretendon te nxjerre nxenes te afte per pune,te punesohen me merite ne vendet e punes,fale kapacitetit dhe aftesise se tyre.Si dhe punesim i pakufizuar me license e dhene nga shkolla dhe e miratuar nga Ministria e Arsimit. Te ardhurat/ Fitimet: Do arrihen te sigurohen jo vetem prej pagesave te nxenesve por do lidhemi me institucione (ose investitore te huaj) qe do e mbeshtesin kete projekt biznesi per te ardhmen,si dhe nga kreret e biznesit (iniciatoret) qe jemi ne. Cmimi: Kemi menduar qe cmimet te jene te arsyeshme.Kjo si rezultat per te terhequr te gjithe te apasionuarit e nje profili,mundesi e cila nk e pengon nxenesin te ece me tej per te realizuar pasionin e tij.Shkolla,per te gjithe nxenesit me mesatare te lart u jep mundesi te studiojne me burse te plote dhe e cila pritet te realizohet qe ne perfundim te viteve shkollore,ketyre nxenesve,shkolla te mund tu gjeje nje pune me nivel e mireqenie te larte. Metodat e reklamimit : a) Rrjeteve sociale. Nuk do te jete thjeshte nje reklame ne rrjetet sociale, por do te jete nje nderveprim ne faqe. Eshte nje nder menyrat me efektive per marketing pasi shumica e adoleshenteve shpenzojne kohen me te madhe neper keto rrjete sociale, kryesisht facebook. Aty do te perfshijme informacionet e nevojshme te shkolles sone . b) Hapjes se faqes sone ne internet. Nuk behet fjale per te ashtuquajturin “blogging” qe do te sherbente si nje bllokim mendor. Do ta ofrojme ate me teper si nje marketing informues – publikime artikujsh. Funksioni kryesor I internetit eshte dhenia e informacionit. Cdokush I interesuar ne shkollen tone do te kerkoje fillimisht informacione mbi shkollimin qe mund te marre, pagesen dhe cdo gje mbi ate cka ne ofrojme. Duke perdorur faqen tone si nje burim te rendesishem informazioni do te ndihmoje studentet e ardhshem te na gjejne ne dhe te rrisim keshtu autoritetin tone ne industri. c) Posterave dhe broshurave. Pervec pjeses online, do te shfrytezojme dhe posterat dhe broshurat pasi jane nxites dhe terheqin shume njerez. Nepermjet ngjitjes se ketyre posterave ne qytet dhe shperndarjes se broshurave, do te veme ne dijeni jo vetem adoleshentet te interesuar per kete shkolle por edhe pjesen tjeter e cila, ne pamundesi per tu informuar on-line, informohet nepermjet kesaj forme. Slogani: “ Me ne prane,Ju do perqafoni sigurine e te ardhmes tuaj… Kompania “Ambiciet mbeten vendnumëro, biznesi nuk shkëlqen nëse dijet nuk evoluojnë!” Vizioni: * Një shkollë që përgatit punëtorë të kualifikuar në fusha specifike të shërbimit. * Një shkollë që nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit të saj realizon të ardhura dhe fitime. * Çdo biznes të ketë specialistë dhe njerëz të kualifikuar në çdo sektor të operimit të tyre në treg, duke filluar nga detyrat më të thjeshta e deri tek ato më të vështirat. * 18 vjeçare të punësuar si profesionistë në kualifikimin që kanë arritur falë punës në ambjentet e shkollës tonë. Njerëzit /bizneset: Të mbeten absolutisht të kenaqur nga shërbimi, puna sistematike dhe përkushtimi i këtyre individëve ndaj detyrave ku janë kualifikuar. Të ardhurat: Të vazhdojmë të rrisim me të ardhurat produktivitetin, cilësinë, infrastrukturën e ambjenteve tona kundrejt personave që na kanë besuar në profesionin e tyre. Partnerët: Krijimi i një rrjeti sponsorash me të cilët të krijojmë vlera Produktiviteti: Të jemi një shkollë ku mbjellim, rrisim, kultivojmë vetëm cilësi. Misioni Misioni ynë deklaron qëllimet tona si shkollë dhe shërben si një standart në bazë të të cilit ne ndërmarrim veprime dhe vendime. • Të iluminojmë mendjet • Të jemi një shpresë për atë që nuk e gjen veten në tregun e punës • Të krijojmë vlera dhe të bëjmë diferencën Objektivi Objektivi kryesor i shkollës është përgatitja e nxënësve për tregun e punës në drejtimet kryesore profesionale të fushës së shërbimeve dhe turizmit. Ky është një produkt që kërkohet në vazhdimësi nga sektori turistik. Këtë produkt do t’ia prenzatojmë të gjithë sektorit turistik dhe atij të shërbimit. Eshtë një produkt i suksesshëm i cili do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre. E themi këtë sepse çdo sektor i shërbimeve që ka punësuar personel të kualifikuar është duke ecur përpara në rrugën e mbarë të fitimeve dhe të tjerë që kanë marrë personel të rastësishëm (me një kualifikim jo të mirë) nuk janë në nivele që kërkon tregu dhe si përfundim janë të destinuar të falimentojnë. Nuk është e thënë që çdo biznes i ri që ndërtohet duhet të operojë në fusha dhe produkte të reja. Një biznes i ri mund të hapet dhe duke u mbështetur mbi ato ekzistuese të zhvilluara nga të tjerët. I rëndësishëm është vlerësimi i kësaj ideje biznesi. Një biznes, prodhim apo shërbim, është i mirë, si i tillë dhe i suksesshëm, kur iu përshtatet dhe plotëson kërkesat e konsumatorit, ose e thënë ndryshe, t’i bëjë konsumatorët ta dallojnë këtë produkt apo shërbim si dhe domosdoshmërinë e tij. Nuk është e rëndësishme që të kesh vetëm një ide biznesi, të rëndësishme janë burimet njerëzore (individët) që do të krijojnë këtë biznes. Të krijosh nuk është e vështirë sepse mund ta krijosh një biznes brenda ditës. Të drejtosh dhe të menaxhosh është e vështirë sepse kërkon një punë sistematike, duke u mbështetur tek objektivat, qëllimi i caktuar, për një kohë të gjatë dhe në vazhdimësi. Duhet të kesh njohuri, vullnet dhe besim, duhet të kesh aftësi bashkëpunimi dhe ndryshimi kur shikohet që nuk je në rrugën e duhur. Siç u tha dhe më lart, në rajonin tonë vihet re një nivel jo shumë profesional i shërbimit në hotele, restorante, bare, pastiçeri, etj. Ne mendojmë ta ndryshojme këtë situatë shërbimesh në rajonin tonë duke e kthyer këtë ndryshim në një biznes të suksesshëm dhe fitimprurës me anën e hapjes së një shkolle me drejtim profesional të mirëfilltë për shërbimin (kuzhinier, kamariere, pastiçiere, recepsioniste, somelie). Dikush mund të thotë se një shkollë e tille ekziston në qytetin tonë, Durrës. Kjo është e vërtetë, por siç e thamë dhe më sipër, ne mund të sjellim ndryshim edhe në fushat ekzistuese. Pershkrimi I sherbimit Pse duhet të zgjidhni shkollën tonë? Ne mendojmë se përbëjmë ndryshim në atë çka ofrojmë. Infrastruktura jonë do të jetë nga më europianet me një stil komplet ndryshe nga sa është parë deri tani në Shqipëri. Do të ketë hapësira të mjaftueshme për çdo degë që ju do të preferonit të zgjidhnit. Kabinetet, sallat e ndryshme, laboratorët, kuzhinat, do jenë të pajisura me teknologjitë më të reja dhe pajisje nga më modernet. Përsa i përket nivelit të mësimdhënies ju sigurojme që do të jetë nga më cilësorët, profesorë shqiptarë me kualifikime të ndryshme jashtë vendit tonë, që do të sjellin ide të reja dhe më shumë se mësues, do jenë miqtë tuaj, të cilët do ju ndihmojnë të ndani planet dhe vizionet sëbashku. Të gjithë e dinë që një mësim në mënyre mekanike askujt nuk i hyn në punë, ne do të bëjmë të mundur gërshetimin e teorisë padyshim me praktikën, e cila do jetë prioritet në çdo sektor të zgjedhur prej jush. Gjë e cila mundëson përgatitjen tuaj në mënyrë më të shpejtë, efiçente e produktive në tregun e punës. Ata të cilët kanë pasion kuzhinën s’do të mjaftohen vetëm me kualifikimin brenda ambjenteve tona, por ne do të bëjmë të mundur dërgimin e tyre jashtë kufijve, si pasojë e kontratave e marrëveshjeve që kemi lidhur me shkolla të tjera jashtë vendit, si psh në: Zvicër, Austri, Gjermani e Francë por edhe në restorantet e hotelet më me emër në Europë. Por jo vetëm kuzhinierët tanë të ardhshëm do përfitonin nga kjo mundësi,e njëjta gjë vlen dhe për menaxherët e së ardhmes, të hotelerisë dhe turizmit, po ashtu dhe mekanikët e pastiçierët. Të gjithë do donin të sillnin risi në vendin tonë, prandaj ne ju premtojmë dhe marrim angazhim të plotë në përmbushjen tuaj si profesionitë me diploma të çertifikuara dhe nga jashtë vendit. Çdo gjë do të përmbushet me rigorizitet dhe përpikmëri, oraret do të jenë të favorshme dhe të mirëorganizuara. Me mbështetjen e plotë të Mash-it dhe tuajën sigurisht ne do bëjmë të mundur plotësimin tuaj si individ. Të fillosh shpejt karrierën është gjëja që synon çdokush pasi është ajo që të hap portat e mëdha në jetë. Ne ju premtojmë të bëheni elitë të fushës tuaj! Pranë nesh, e ardhmja juaj do jetë e sigurtë! EMRI: Albanian Professional School FORMA LIGJORE: Sh.p.k VENDNDODHJA: Durrës. Shkolla jonë do të jetë një shkollë me drejtim profesional të përcaktuar, e ngritur duke u bazuar mbi të gjitha normativat ligjore të vendit tonëdhe atyre europiane. Drejtimi profesional do të konsistojë në përgatitjen e nxënësve të kualifikuar në drejtim të shërbimit në mënyrë që ky kontigjent të jetë i gatshëm për tregun e punës pa patur nevojë për përpunime të mëtejshme. Ky kontigjent do të përgatitet duke u mbështetur në programet aktuale dhe ato më të përparuarat europiane. E themi këtë pasi, studiuam mirë sistemet franceze dhe austriake të shkollave të kësaj natyre. Këtë shkollë do ta shohim si biznesin tonë me anën e të cilit do të investojmë dhe do të realizojmë të ardhura dhe fitime. Tregu Analiza e konkurrences direkt/indirekt. Nga hulumtimet e bera ne lidhje me konkurrencen ne treg kemi arritur ne perfundimin se kemi nje numer jo te larte te konkurrenteve.Ky rezultat vjen per arsye se shumica prej tyre mundesojne oferta te ndara,cka do te thote s enuk i plotesojne deshirat dhe nevojat e konsumatoreve,psh disa ofrojne trajnime vetem ne nje drejtim,disa te tjere ofrojne vetem pergatitje teorike. Perparsite dhe dobesite e konkurenteve Ketu kemi te paraqitur disa nga perparesite dhe dobesite e konkurrenteve tane ne treg: Plani konkurues Duke u bazuar ne te dhena nuk kemi rezultuar ne ndonje hyrje te re ne treg por duhet te jemi te gatshem per te perballuar cdo surprize. Karakteristikat qe dallojne oferten tone nga ajo e konkurrences (tregut) • Produkti do te konsistoje ne dy drejtime kryesore: Qellimi kryesor i shkolles eshte pergatitja e nxenesve per tregun e punes ne drejtimet kryesore profesionale te fushes se sherbimeve dhe turizmi.Ky eshte nje produkt qe kerkohet ne vazhdimesi nga sektori turistik.Kete produkt do tia prenzatojme gjithe sektorit turistik dhe atij te sherbimit.Eshte nje produkt i suksesshem i cili do te ndikoje pozitivisht ne ete zvillim e tyre.E themi kete sepse cdo sektor i sherbimeve qe ka punesuar prsonel te kualifikur eshte duke ecur perpara ne rrugen e mbare te fitimeve dhe te tjere qe kane marre personel te rastesishem(me nje kualifikim jo te mire) nuk jane ne nivele qe kerkon tregu dhe si perfundim jane te destinuar te falimentojne. Risia e shkolles tone eshte sherbimet ndaj te treteve... Si pjese e procesit te te mesuaritne shkollen tone eshte edhe praktika profesionale.Ne mendojme se keto praktika peofesionale te nxenesve ti shfrytezojme per te arritur nje objektiv financiar.E thene me thjeshte, nxenesit te zhvillojne praktika mesimore e profesionale ne kuzhine,bar,pasticeri etj. Dhe mendojme qe produktin e dale prej tyre,I cili per nxenesit eshte nje perfitim torik dhe profesional,ta hedhim ne treg si nje sherbim ndaj te treteve.Keto produkte do te shiten jo vetem per te tretet por edhe brenda shkolles.Cmimet e ketyre produkteve do te jene te diferencuara nga cimemet e tregut,por e rendesishme eshte te arrihet qellimi kryesor,pra te pergatiten profesionalisht nxenesit tane. Duke njohur strukturat ekzistuese ne treg,shkollat me te njejtin drejtim.E themi me bindje se ajo qe do te ofrojme ne do te jete premtuese per tregun e punes dhe per nje fitim sa me te larte.Sepse pergatitja e nxenesve do te ndertohet mbi bazat e nje sistemi praktikash profesionale te mire ndertuara dhe te mbeshtetura drejteperdrejte mbi kerkesat e tregut.Ne do te ofrojme ne te treg nje risi,ku nje shkolle do te ofroje sherbime ndaj te treteve. Ne qofte se shkollat ekzistuese mund ti ofrojne tregut nxenes me kualifikim vetem teorik,ne do ti ofrojme tregut nje kontigjent te mire pergatitur ne aspektin profesional.Kjo do te arrihet me punen e drejtperdrejte te nxenesve ne praktike (ne kuzhine,ne bar,pasticeri etj).Eshte e ditur dhe mese e kuptueshme se mund te mesosh teorikisht por ese ato nuk zbatohen ne praktike atehere keto njohuri ,vdesin..Ketu do te ngulmojme edhe ne ne praktikat (pune e drejtperdrejte ne prodhim)te nxenesve dhe nepermjet saj ne do te realizojme te ardhuart dhe fitimet.ndonese konkurentet tane kane kohe qe operojne ne treg dhe tashme e kane klientelen e tyre,ne jemi te sigurt qe sherbimet qe ne ofrojme do te jne mese te mjaftueshme per te qene te suksesshme dhe per te shtrire aktivitetin tone ne te gjithe tregun. PLANI I MARKETINGUT Dikush mund te pyese me te drejte se si do ta shesim produktin tone sepse ai shfaqet ne dy forma. Se pari, do te shesim pergatitjen profesionale te nxenesve dhe kemi bindje qe do te jete e sukseshme sepse keto jane profesione shume te kerkuara ne tregun tone rajonal. Me konsolidimet e bizneseve vjen ne rritje dhe kerkesa per nje personel sa me te kualifikuar dhe ne kete do t’i ofrojme tregut. Vete kerkesa per kete lloj arsimimi eshte ne rritje sepse ai kontigjent i nxenesve qe nuk duan te vazhdojne nje shkolle te pergjithshme eshte bere i ndergjegjshem per mundesite e punesimit. Sic e thame dhe me siper, vete zhvillimi rajonal ne fushen turistike dhe te sherbimeve perben nje avantazh ne favorin e biznesit tone. Ne mendojme se edhe cmimet qe do te aplikojme do te jene konkuruese. Themi ne raport me konkurencen sepse ate e shohim si ne formen e kurseve me kohe te shkurtuar edhe ne formen e shkollave te mesme shteterore, ku ne pjesen e pare paguhen vlera financiare te konsiderueshme dhe te dytat jane falas pa financime. Nje shkolle me arken bosh e ka te veshtire qe te organizohet ne praktikat profesionale. Se dyti, do te shesim produktet tona ndaj te treteve nepermjet aktivitetit te kuzhines, barit, pasticerise, kateringut. Ne fillim do te behen investimet fillestare per hapjen e ketyre ambienteve qe do te sherbejne si ambiente praktike profesionale per nxenesit te drejtuar nga specialiste perkates dhe jo nga mesues. Per cdo dite do te hartohet nje menu dhe do te vendoset epr aplikim ne ambientet e praktikes profesionale. Specialistet kane parashikuar furnizimet e nevojshme (vlerat financiare) dhe i’a vene per zbatim perpara nxenesve. Nxenesit pergatisin keto asortimente nen drejtimin e specialisteve. Kete pune e bejne ato grupe nxenesish qe kane praktike ate dite ne kuzhine, idten tjeter e ben grupi tjeter e keshtu me rradhe qe te gjithe nxenesit te marrin njohurite e duhura praktike te punes. Grupet qe kane praktika profesionale ne ambientet e barit dhe restorantit pergatisin sallen per t’u sherbyer klienteve qe do te vijne. Kjo eshte nje r duhura praktike te punes. Grupet qe kane praktika profesionale ne ambientet e barit dhe restorantit pergatisin sallen per t’u sherbyer klienteve qe do te vijne. Kjo eshte nje risi per vendin tone. Reklamimin e shkolles do e bejme nepermjet: a) Rrjeteve sociale. Nuk do te jete thjeshte nje reklame ne rrjetet sociale, por do te jete nje nderveprim ne faqe. Eshte nje nder menyrat me efektive per marketing pasi shumica e adoleshenteve shpenzojne kohen me te madhe neper keto rrjete sociale, kryesisht facebook. Aty do te perfshijme informacionet e nevojshme te shkolles sone . b) Hapjes se faqes sone ne internet. Nuk flasim ketu per te ashtuquajturin “blogging” qe do te sherbente si nje bllokim mendor. Do ta ofrojme ate me teper si nje marketing informues – publikime artikujsh. Funksioni kryesor I internetit eshte dhenia e informacionit. Cdokush I interesuar ne shkollen tone do te kerkoje fillimisht informacione mbi shkollimin qe mund te marre, pagesen dhe cdo gje mbi ate cka ne ofrojme. Duke perdorur faqen tone si nje burim te rendesishem informazioni do te ndihmoje studentet e ardhshem te na gjejne ne dhe te rrisim keshtu autoritetin tone ne industri. c) Posterave dhe broshurave. Pervec pjeses online, do te shfrytezojme dhe posterat dhe broshurat pasi jane nxites dhe terheqin shume njerez. Nepermjet ngjitjes se ketyre posterave ne qytet dhe shperndarjes se broshurave, do te veme ne dijeni jo vetem adoleshentet te interesuar per kete shkolle por edhe pjesen tjeter e cila, ne pamundesi per tu informuar on-line, informohet nepermjet kesaj forme. Organizata Struktura ligjore dhe organizative Procedurat per te marr te gjitha lejet e nevojshme per te hapur nje shkolle jane si me poshte: 1.Regjistrimi ne gjykate.Regjistrimi ne gjykate eshte kusht I domosdoshem per marrjen e licenses. 2.Regjistrimi ne organet tatimore.Te gjithe ata qe duan te merren me biznes,pr ate kryejne cdo lloj aktiviteti tregtar,duhet te regjistrohen prane zyres se tatimeve per marrjen e certificates tatimore. 3.Pajisja me leje specifike.Institucioni ne nivel qendror dhe vendor te cilat japin lejet specifike eshte Ministria e Arsimit. Tregues te kompetencave menaxhuese dhe teknike. Qe nje mesues te jet I kualifikuar dhe te jet pjese e stafit tone duhet te plotesoj kete cv me keto kushte: Curriculum vitae Gjinia: mashkull femer Bashkia/komuna:_____________________ Rrethi:______________________________ Adresa:_____________________________ Telefon:____________________________ C0elular:____________________________ E-mail:____________________________ Studime dhe formime Shkolla nentevjecare:________________ vitet_________ Shkolla e mesme:___________________ vitet_________ Universiteti:_______________________ vitet_________ Dega:____________________________ Profili:___________________________ Studime me qellime te vecanta/diploma:_______________ ______________________________________________________ Kurse pas universitare dhe specializime:________________ _______________________________________________________ Kurse te formimit professional:_______________________ _______________________________________________________ Aftesi per ushtrim profesioni:_________________________ _______________________________________________________ Regjistrim ne kurse profesionale:______________________ _______________________________________________________ Njohje gjuhesore dhe informatike:______________________ _______________________________________________________ Eksperienca ne pune: Biznes familjar nga viti…………….ne vitin…………………… I punesuar nga viti……………ne vitin……………………. Profesion I lire nga viti…………….ne vitin……………………. Personeli kyc Meqenese kjo shkolle eshte e re, stafi pedagogjik duhet te jete: • shume I avancuar, • me teknikat me te reje te mesimdhenies , • te kene mbaruar me rezulate shume te mira , • te kete eksperience disa vjecare ne mesimdheni Keto jane objektivat qe ne deshirojme te arrijme persa I perket stafit pedagogjik.Gjithashtu pjesa tjeter e stafit duhet te jete shume profesionale . Ja organizimi I stafit pedagogjik : Organizimi I mesuesve: Organizimi I stafit mirembajtjes ORGANIZIMI I STAFIT TE SPECIALIZUAR: Stafi yne perbehet nga mesues te kualifikuar me experience shume vjecare te cilet kane dhene mesim e shkollat me te mira te Shqiperise dhe jane kualifikuer ne universitet me me emer ne Europe dhe Shqiperi.Udheheqesi I kesaj shkolle zoti Agim Rama eshte nder drejtoret me te mire ,te perkushtuar dhe ne shkollat ku ka dhene ka arritur rezultate te mira dhe kjo shihet ne notat e maturanteve te asaj shkolle.Detyrat e tij te mirepercaktuara ai I kryen me devotshmeri dhe perkushtim Detyrat e DREJTORIT:  Te mbaje rregullin ne shkolle  Te kontrolloje mbarevajtjen e nxeneseve persa I perket mesimit  Te kontrolloj ecurine e mungesave ne shkolle  Te zgjidhe problemet mesues – nxenes-mesues  Te organizoje aktivite etj. Vendodhja Persa i perket godines ku do te zhvillojme aktivitetin e biznesit ajo do te ndertohet nga e para ne nje truall per vendodhjen e te cilit do te flasim me poshte. Ngritja e godines nga e para eleminon mundesine e rikonstruktimit te nje godine egzistuese e cila mund te ishte nje mundesi. Nqs flasim per vendndodhjen marim parasysh dy prirje. Kemi nje prirje te godinave te shkollave si publike ashtu edhe private ne vendin tone te pozicionuara kryesisht ne qender te qyteteve. Ndersa ne vendet evropiane apo amerikane shumica e shkollave apo kolegjeve zakonisht ndertohen larg qendrave te qyteteve. Ata i qendrojne idese se institucionet arsimore duhet te ndertohen larg qendrave te zhurmshme, gje e cila ndihmon procesin e te mesuarit. Ne si institucion arsimor privat kemi vendosur qe vendin ne te cilin te ndertohet godina ta percaktojme perkrah ketij standarti. Pra godina e biznesit tone do te ndertohet konform standarteve evropiane, ne zone jo te zhurmshme qe mundeson qetesine e nxenesve, duke mos penguar procesin e mesimdhenies, gjithashtu dhe ne zona qe kane ne shkalle te ulet ndotjen si mjedisore dhe akustike. Spunton e marin pas vleresimit te ishp-se ne shkollat e tiranes qe i cilesoi larg standarteve te obsh-se, dhe nje nga aresyet ishte pikerisht zhurma dhe ajri i renduar i kryeqytetit. Zona gjithashtu duhet te permbushe disa kritere: 1.parashikojme te jete me nje siperfaqe relativisht te madhe sepse pervec siperfaqes qe do te nxere godina nevojitet gjithashtu siperfaqe per ambjentet e jashtme te shkolles. { jo me pak se 1700m2} 2.duhet te kete nje distance te konsiderueshme nga objektet e tjera. 3.te ndodhet ne nje zone brenda qarkut te Durresit . 4.duhet te kete nje distance te pakten 4km nga qendra e qytetit. 5. Trualli kerkohet per tu blere jo per marrje me qera. 6. Zona nuk duhet te paraqese asnje problematike ne lidhje me furnizimin me ujin e pijshem, me shkarje te dherave apo me ndotjen si akustike dhe mjedisore. 7. Zona duhet te percaktohet e tille qe infrastruktura nga vendodhja der ne qender te kryeqytetit te jete cilesor. 8. Karakterisikat e pergjithshme te zones te mos paraqesin asnje rrezik apo pasiguri per nxenesit. Duke mare ne shqyrtim te gjitha parametrat e siperpermendura qe i patem si kusht per percaktimin e vendodhjes se bianesit tone, vendosem dhe percaktuam vendodhjen qe i permban te gjitha kriteret e siperpermendura. Percaktimi i vendodhjes se sakte:RR” ‘Deshmoret” L:5,Durres . Trualli me nje sip. 21000m2 eshte lehtesisht i pershtatshem per llojin e biznesit tone. Siperfaqja e godines: godina parashikohet te jete dy kateshe, me nje siperfaqe rreth 1200m2. Financa Risku kritik I biznesit Çdo biznes i nenshtohet risqeve qe vijne si pasoje e ekonomise ku ai operon, sistemit ekonomik dhe financiar, kultures dhe ligjeve te vendit ku operon. Gjithashtu çdo biznes ka karakteristikat e tij, unike dhe specifike, qe perveçse i shtojne vlere biznesit, i ulin ose i rrisin ekspozimin ndaj riskut Manaxhimi i riskut per nje biznes do te thote te manaxhosh efektet negative dhe te shfrytezosh mundesite per nje biznes. Ndryshe kjo mund te shprehet: • Te identifikohen dhe minimizohen ngjarjet qe ndikojne per keq ne objektivat e biznesit. • Te identifikohen dhe te maksimizohen (nese eshte e mundur) ngjarjet qe ndikojne per mire ne objektivat e biznesit Risqet me te cilat mund te perballet biznesi jone jane : 1-Risqe strategjike. Keto jane risqe qe mund te kercenojne fort ekzistencen e biznesit dhe/ose vazhdimesine e tij. Disa prej me te rendesishmeve mund te permendim o Konkurenca ose risku i tregut. Shumica e bizneseve dalin jashte loje kryesisht per mungese te shitjeve/te ardhurave te mjaftueshme. Ne Shqiperi konkurenca eshte nje problem madhor per shume biznese, per faktin e thjeshte se ne mjaft sektore dhe aktivitete ajo paraqitet e pandershme, qe do te thote qe risku i konkurences eshte mbi normalen. Format qe mund te marre jane te ndryshme (biznese te paregjistruara ose te parregullta qe ju bejne konkurence atyre te rregullt), evazioni fiskal, arbitrariteti ne tatime-taksa, etj. 2-Risqe operacionale o Furnitoret, kontratat Marredheniet me furnitoret dhe ne pergjithesi palet e treta mund te behen problematike ne kushtet e krizes. Venia ne veshtiresi e nje sektori te caktuar mund te jape efekt ne mjaft biznese. Shembulli me tipik eshte rasti i energjise dhe i kostos se saj ne rritje per biznesin. 3-Risqe financiare. Jane risqe qe lidhen kryesisht me parametrat makrofinanciare te ekonomise. Ndikojne ne mundesite per te financuar bizneset dhe ne fitimin/humbjen e tyre o Shtrengimi i kredise. Ky risk eshte amplifikuar ndjeshem nga kriza financiare e viteve te fundit, e cila ka vene ne veshtiresi sistemin bankar. Rritja e nivelit te kredive me probleme i ka bere bankat shume me te kujdesshme dhe konservatore ne dhenien e kredive, duke zvogeluar mundesite per financim per shume biznese. 4-Risqe te pastra, jane ato risqe ku ekziston mundesia vetem per humbje, nga ngjarje qe shkaktojne deme direkte apo pengojne zhvillimin normal te aktivitetit te biznesit. o Katastrofa natyrore, jane ngjarje te menjehershme shkaterrimtare, qe shkaktojne demtime te medha, humbje, shkaterrim dhe shkretim te jetes dhe prones. Mund te jene fatale per bizneset e nje zone te tere. Pervec demeve direkte ne prona dhe jete njerezish, katastrofat bllokojne zhvillimin e aktivitetit normal te biznesit, si dhe mund te ndikojne ne rritjen ekonomike dhe parametrat kryesore makrofinanciare. Kosto fillimit Per te realizuar veprimtarine e shkolles ne fillim duhen bere disa shpenzime fillestare per hapjen e shkolles te cilat jan te paraqitura ne tabelen e meposhtme Kostot e fillimit te biznesit(investime te parashikuara ) Lloji I kostos Kosto (Leke ) Kosto ndertimit 10,000,000 Licenca 150,000 Pajisjet e klasave : Karrike-Tavolina 490,000 Tabela 40,000 te tjera pajisje per laburatoret 20,000 Pajisjet e salles se informatikes : Kompjutera 700,000 Tavolina-karrike 30,000 Pajisjet e bar-resorantit : Arredimi 400,000 Pajisje kuzhine 200,000 Salla biblotekes : Rafte 40,000 Libra 60,000 Pajisjet e banjove 260,000 Totali I shpenzimeve fillestare 12,390,000 Te ardhurat dhe fitimet do te realizohen : a) nga pagesat mujore qe do te bejne nxenesit per arsimimin e tyre b) nga sherbimet ndaj te treteve qe do te jete dhe objektivi kryesor I shkolles. Keto sherbime do te realizohen gjithnje ne sherbim te procesit te mesimit dhe pergatitjes porfesionale te nxenesve .Keto sherbime do te jene kryesisht ne fushes ristoratore (restoranti ,bari Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve Shpenzimet Te ardhurat Pershkrimi I llojit te shpenzimit Njesia kosto /njesi Kosto totale (leke) Pershkrimi I llojit te te ardhurave Te ardhurat totale (leke) Totali I shpenzimeve fillestare _ _ 12,390,000 Pagesa e shkolles nga nxenesit 300 nxenes x 22,000= 6,600,000 Shpenzimet e pagave Drejtori 1 80,000 80,000 Bar-restorant Nendrejtori 3 70,000 210,000 Konsumatoret nxenes 1,200,000 Mesues matematike 2 60,000 120,000 Konsumatore te jashtem 20,000 Mesues TIK 2 50,000 100,000 Mesues letersie 2 60,000 120,000 Mesues anglishjt e 2 60,000 120,000 Mesues iorg.hoteli 2 45,000 90,000 Mesues kuzhine 2 45,000 90,000 Mesues I moduleve profesionale 2 50,000 100,000 Mesues ekonomie,edukimi karriese,aftesisipermarrese 2 50,000 100,000 Mesues turizemi e mjedisi 2 50,000 100,000 Mesues teknologji ushqimore 1 45,000 45,000 Financies I jashtem 1 60,000 60,000 Sekretarja 1 35,000 35,000 Pastrusja 2 20,000 40,000 Roja 1 25,000 25,000 Personeli Bar-restorantit Kuzhinier 1 25,000 25,000 Banakier 1 25,000 25,000 Kamarier 2 22,000 44,000 Pjatalares+pastrues 1 18,000 18,000 Sigurimet shendetesore _ _ 150,000 Reklama _ _ 30,000 Energjia _ _ 20,000 Uji _ _ 10,000 Lendet ushqimore per bar-restorantin _ _ 80,000 Totali I shpenzimeve 14,227,000 Totali I te ardhurave 7,820,000 Fitimi =Totali I te ardhurave –Totali I shpenzimeve =7,820,000-14,227,000= - 6,407,000 Shohim qe muajin e pare do te dalim me humbje . Shpenzimet Te ardhurat Pershkrimi I llojit te shpenzimit Njesia kosto /njesi Kosto totale (leke) Pershkrimi I llojit te te ardhurave Te ardhurat totale (leke) Shpenzimet e pagave Pagesa e shkolles nga nxenesit 6,600,000 Drejtori 1 80,000 80,000 Bar-restorant Nendrejtori 3 70,000 210,000 Konsumatoret nxenes 1,250,000 Mesues matematike 2 60,000 120,000 Konsumatore te jashtem 15,000 Mesues TIK 2 50,000 100,000 Mesues letersie 2 60,000 120,000 Mesues anglishjt e 2 60,000 120,000 Mesues iorg.hoteli 2 45,000 90,000 Mesues kuzhine 2 45,000 90,000 Mesues I moduleve profesionale 2 50,000 100,000 Mesues ekonomie,edukimi karriese,aftesisipermarrese 2 50,000 100,000 Mesues turizemi e mjedisi 2 50,000 100,000 Mesues teknologji ushqimore 1 45,000 45,000 Financies I jashtem 1 60,000 60,000 Sekretarja 1 35,000 35,000 Pastrusja 2 20,000 40,000 Roja 1 25,000 25,000 Shpenzimet e pagave per personelin e bar-restorantit Kuzhinier 1 25,000 25,000 Banakier 1 25,000 25,000 Kamarier 2 22,000 44,000 Pjatalares+pastrues 1 18,000 18,000 Sigurimet shendetesore _ _ 150,000 Reklama _ _ 25,000 Energjia _ _ 25,000 Uji _ _ 12,000 Lendet ushqimore per bar-restorantin _ _ 75,000 Totali I shpenzimeve 1,834,000 Totali I te ardhurave 7,865,000 Shohim qe muajin e dyte Fitimi eshte =Totali I te ardhurave –totalin e shpenzimeve =7,865,000-1,834,00 = 6,031,000 leke eshte fitimi . Kjo sepse ne muajin e pare llogariten dhe shpenzimet e jashtezakonshme qe ndodhin vetem ne fillim per hapjen e ketij lloj biznesi. Bilanci I biznesit Aktivi Pasivi dhe kapitali Aktivet afatgjata Kapitali I vet 10,500,000 Ndertesa 10,000,000 Pajisjet e klasave 700,000 pajisjet e biblotekes 100,000 pajisjet e bar-restorantit 400,000 pajisjet e salles se informatikes 430,000 Pasivet(kapitali I huazuar) 1,670,000 pajisjet e banjove 260,000 Aktivet afatshkurtra Inventari 80,000 Mjete monetare ne arke dhe ne banke 200,000 Totali I aktiveve 12,170,000 Totali I pasiveve dhe kapitalit 12,170,000 Pasqyra e rrjedhshmerise se te ardhurave Paratë që vijnë nga klientët (nxënësit) 6.600.000 Paratë e paguara për shpenzimet e shërbimit 1.834.000 Vlera neto e parave të arkëtuara nga aktiviteti operues 7.865.000 Blerja e pajisjeve 290.000 Vlera neto e parave të shfrytëzuara për aktivitetin investues 290.000 Financimet nga pronarët 10.500.000 Financimet nga kreditë 1.670.000 Tërheqjet nga bordi drejtues 1.980.000 Vlera neto e parave nga aktivitetifinancues 12.170.000 Bilanci i parave cash - 1 Janar 7.820.000 Bilanci i parave cash - 31 Dhjetor 10.000.000 Reklamimi dhe Promocioni Hapi i pare sa i përket promocionit do të jetë, shpërndarja e broshurave tecilat permbajne informacione te ndryshme ne lidhje me sherbimet qe ofron shkolla jone. Hapi i dytës a i përket reklamimit do tëjetë, shfrytëzimi i mediave locale dhe kombëtare, dhe kryesisht ne Top Channel dheVizion Plus. KOSTOT E REKLAMIMIT transmetimi i reklamës 3 herënëjavënëTop Channel përnjemuaj 80.000 leke transmetimi ireklamës 3 herënëjavënëVizion Plus përnjëmuaj 70.000 leke Broshurat 30.000leke Pagesa e kredisë: Pasiqëkrediaështëafatgjate (3vjeçare), dhekanjënormë ta interesitprej6%nëvit, që do tëthotë se shumatotale e kredisëështë: 1.670.000huaja + 100.200interesi i pagueshëm, kthimin e kredisë do tebehet1.770.200leke. Supozime Të dhënat numerike, rezultatet, e paraqitura në pasqyrat financiare na ofrojnë informata të konsiderueshme në lidhje me vlerat e tyre absolute. P.sh. ne mund të mësojmë se sa profit do të realizoj biznesi. Me anë të treguesve financiare mund t’u përgjigjemi pyetjeve:
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels