IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

KLIKOSHKARIKOPDFWORD

Borxhi Publik i Brendshëm dhe i Jashtëm i Shqipërisë Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe FMN, lidhur me strukturën e stokut të borxhit të shtetit shqiptar gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative, pra stoku i borxhit të një viti përfshin totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit. Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5 miliardë lekë ose 58.5% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga ky total, 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57%), dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43%). Gjatë viteve pesha e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm ka rezultuar sipas grafikut: *PBB për 2010 është vlerësim i FMN *Për 2010, të dhënat e borxhit janë deri në tremujorin e tretë të 2010 Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, FMN Komentet dhe Analiza: ODA Sikurse mund të shihet nga grafiku, vihet re një rritje e qartë e peshës së borxhit të jashtëm, kundrejt borxhit të brendshëm. Gjatë vitit 2010, u emetua për herë të parë eurobond-i1 në tregun e huaj të kapitaleve, me shumën 300 milionë Euro, me maturim 04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5%, ose 22.5 milione Euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për parapagimin e kredisë të vitit 2009, dhe për plotësimin e nevojave për financimin e buxhetit. Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm ka ndryshuar sipas grafikut: *PBB për 2010 është vlerësim i FMN *Për 2010, të dhënat e borxhit janë deri në tremujorin e tretë të 2010 Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave Komentet dhe Analiza: ODA Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58%, duke demostruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja. Përsa i përket mbajtësve të borxhit të brendshëm, borxhi mbahet kryesisht nga sistemi bankar. Më konkretisht mbajtësit e borxhit të brendshëm paraqiten sipas tabelës: Burimi: Ministria e Financave Komentet dhe Analiza: ODA Ndërsa mbajtësit e borxhit të jashtëm paraqiten sipas kësaj tabele: Burimi: Ministria e Financave Komentet dhe Analiza: ODA Mbajtësit kryesorë të borxhit të jashtëm janë institucionet shumëpalëshe (IBRD2, EIB3, etj.) dhe kreditorët privatë (banka të huaja). Gjatë dy viteve të fundit pesha e kreditorëve privatë ka ardhur në rritje nga 17.4% në 2008 në 27.4% në 2010. Edhe pse emetimi i eurobond-it rrit diversifikimin e borxhit publik të Shqipërisë, duke qënë eurobond (i emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha vendase, dhe për shlyerjen e interesit dhe vetë borxhit kur të maturohet, është i domosdoshëm këmbimi në monedhën Euro), ai si dhe rritja e peshës së borxhit të jashtëm në përgjithësi, rrit rrezikun e kursit të këmbimit dhe koston e borxhit nëse Euro (apo monedhat e tjera) forcohen kundrejt monedhës vendase Lek.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels