FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR)
LENDA: KESHILLIM I NXENESIT
TEMA: STUDIM RASTI
Studim Rasit
Te dhenat biografike:
Emri i nxënësit: Oksana Spaho
Gjinia :Femërore
Mosha 8 vjeçe
Klasa e II
Ditëlindja:30 /03/2008
Arsyeja për vlerësim: Nxënësi me paaftësi në të nxënë
Burimet që u morën për informacin
Ø Intervist me nxëvësin
Ø Konsultime me mesuesin
Ø Konsultime me prindrin
Për rastin e studimit të Oksanës, përdora këto të dhëna:
Të dhënat e përgjithshme
Mosh, gjinia, pamja fizike, emocionale , marrdhënjet familjare.
Mardhëniet me bashkëmoshatarë.
Sa e shoqërueshme është ajo? A ka ndonjë shoqe të ngushtë ? A shpreh ajo emocionet e saj me to? Po ata a janë të afrueshme ndaj saj.
Marrëdhëniet me mësuesit.
Çfarë ndikimi ka mësuesja tëk Oksana , A shqetësohet ajo për prapambetjen në të nxënët e saj? Po në dëshirën e saj për përparim?
Marrëdhëniet me prindërit
Si janë marrdhënjet e fënijës me prindërin ? A kujdeset prindëri për të ?
Sa kohë kalon përindëri me të? A shqetësohet ai për mbarvajtjen në shkollë të fëmijës së tij ?
Zhvillimi i rastit studimor
Ndërtimi familiar
Oksana jeton me babain dhe motrën e saj 12 vjeçe ne Spitall të
Durrsit.Ajo është 8 vjeçe,dhe mëson në shkollën Naim Babameto.Ajo është një vajzë e ndrojtur dhe pak ndërvpruese me bashkmoshatarët e saj. Kujdesi i saj mungon mbas vdekjes së nënës.Gjëndja ekonomike e nxënëses është e varfër pasi i ati punon me ditë në ndërtim. Oksana ka një paraqitje normale si fëmijët e tjerë me çiltërsin dhe brishtësinë që i kakakterizon ata. Oksana ka probleme në aftësi të pakta për të lexuar ,gabime në njohjen e shkronjave si dhe gabime ne te kuptuar.
- Aspekte të menduarit
Oksana ka aftësi të pakta për të lexuar ajo shpreh pasiguri duke qarë apo refuzuar të lexojë.Ajo preferon të lexojë duke mbuluar fytyrën me libër,ndërsa lexon shpreh tencion p.sh kafshon buzët ,dhe është nervoze.
Oksana bën shumë gabime në të shkruar,këtë e kam vënë re gjatë korigjimit të detyrave të bëra në klasë dhe në shtëpi.Në detyrat e saj kam vënë re këto gabime :
- Heq një fjalë nga fjalia ( p.sh ''Eri shkoi në shkollë ''dhe kam lexuar ''Eri në shkollë''
- Fut një fjalë tjetër (p.sh ''Ai shkoi me pushine'' duke shtuar ''e bukur'')
- Zhvendos fjalët ose shkronjat (p.sh ''Zogu fluturoi shpejt ''duke lexuar ''Zogu shpejt fluturoi'')
- Zëvëndëson një fjalë me një tjetër ( p.sh '' Kali ka katër këmbë'' dhe ka shkruar '' Kali ka tatër këmbë'')
Ajo nuk përpiqet të lexojë një fjalë të pa njohur duke e ndarë atë në pjesë më të vogla të kuptueshme
Tek ajo ka dhe gabime në të kuptuar si p.sh ajo nuk mund të shpjegojë dot rradhën
e ngjarjeve në tregim dhe nuk mund të jap mesazhin tek tregimi.
- Mardhëniet me bashkëmoshatarë.
Siç u shpreha më sipër Oksana është një vajzë e ndrojtur dhe pak ndërvpruese me bashkmoshatarët. Ajo shpesh rri e veçuar nga nxënësit e tjerë dhe nuk merr pjesë
në bideda me ta, por kjo ndodh dhe me diskutimet të organizuara nga mësuesja.
Në lojë ajo ka dëshirë të luaj dhe mësuesja shpesh i inkurajon nxënësit e tjerë ta pranojnë dhe atë..Në lojë Oksana është e përqëndruar dhe ndihmon në suksesin e grupit,asaj i pëlqen loja dhe jep maksimumin e saj.E vetmja shoqe që ajo arrin të shprehet pak është shoqa e bangës Armela e cila e ka dhe në lagje.
- Marrëdhëniet me mësuesit.
Oksana është vajzë e urtë dhe nuk bën zhurmë problemi i saj qëndron se nuk ka një nivel me nxënësit e tjerë dhe kjo gjë është shumë preukupuese, në aftësit e pakëta të saj për të lexuar ,për të shkruar , dhe kuptuar, është seriose. Shpesh mësuesja nuk e motivon të angazhohej në mësime për më tepër tek ajo prania e Oksana ishte e padukshme.Gjat orës së mësimit Oksana merr një flet dhe vetëm zhgarravit ndoshta kjo është një nënyrë e të shprehurit të saj në pamundësi për të treguar atë që ndjen.
- Marrëdhëniet me prindërit
Nuk ishte shumë e lehtë të merrja një infomacion te detajuar në lidhje me bashkpunimin e prindërve me Oksanën. Më tepër infomacion mora nga mësuesja dhe nga vetë Oksana. Mësuesja më tha se prindri i Oksanës nuk vinte asnjëherë në mbledhjet që organizoheshin në shkollë, për më tepër i ati i saj pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë shtëpisë me shpresën se ndonjë mund ti thonte për punë.
Për vajzat u kujdesonte një e afërmja e tyre për të gatuar dhe rregulluar sa të kishte mundësi.Prandaj dhe preukupini ndaj saj ishte i tillë pa ndërhyrje.Me Oksanën bëra një bisedë vetëm për vete duke përdorur metode biseda ''Morse'' duke fituar besimin e vajzës pak nga pak para se të arrija tu përballja me të pyerjet e mija ishin:
- Oksana çfarë të pëlqen të bësh në shkollë?
- të luaj
- Cila është shoqa jote me të cilën ti flet më shumë?
- Armela se ajo më ndihmon dhe më përqafon fort dhe më thotë të luaj dhe unë në lojë
- Po me shoqet e tjera si ndjehesh ?
- keq ato nuk më mbështesin ndonjëherë tallen me mua kurse Armela më ka xhan
- Mund ti thuash mësueses ti si e organizon ditën pas mbarimit të mësimit?
- Mbasi kam ngrënë shkoj në dhomë dhe dhe i bërtas atyre pse nuk i kanë bërë detyrat
- Po ti e kupton mësimet që shpjegon mësuesja?
- Pak
- Kush kujdeset më shumë për ty ?
- Teta Mira dhe motra
- Po babi kujdeset për ty ?
- Po por kur vjen ai unë jam në gjumë
- Po ti kë don më shumë ?
- Teta Mirën motrn babin Armelën
- Për kë të mer malli më shumë ?
- Mami (dhe mbushi sytë me lot)
- Po motra jote kujdeset për ty ?
- po
- Çfarë do të doje ti të bëje ndryshe ?
- Të mësoja dhe unë si Armela
Realizimi i intervistës
Nga biseda që arrita të bëja me Oksanën arrita në përfundimin se asaj i pëlqente shkolla. Por mësuesja nuk e kishte motivuar që në klasë të parë. Loja ishte mjeti i saj i vetëm që ajo të shprehej lrisht vetëm në këtë mënyrë mësuesja e kishte inkurajuar nxënësen të bashkpunonte me pjesën tjetër të klasës.Ajo kishte nevojë për dashuri dhe mbështetje qe nxënësit e tjetë e kishin.Mardhënja e saj me prindërin nuk ishin të qëndrueshme, babai i saj pjesën,më të madhe të kohës e kalonte jashtë shtëpisë për ti siguruar jetesën ,motra e saj vetëm 12 vjeç kisht vetë nevojë për përkujdesje ,dhe e vetmja person per të cilet u mundonte tu kujdeste sa sa të mundej ishte teta Mira.Një pjesë e e detyrave të saj të realizuar ishte paraprakisht i palexueshëm,gjatë të pyeturit me gojë e folura e tyre është me ndalesa të shpeshta dhe i pa organizuar. Ajo nuk mundej të fokusohej në informacionin më të rendesishëm për të nxjerr thelbin e tregimit, ajo pjesën më të madhe të kohes të organizimit të mësinit qëndronte pasive sepse ajo nuk inkurajohej të bënte pyetje ,nëse ndojë nxënës do ti kërkohej çfarë mendonte për të ai/ajo do të thoshin se ajo është një nxënëse e dobët që sdi të lexoj, të shkruaj e mësuesja do ta ngeli.Këto nxëmës shpesh influstrohen dhe arrijnë të besojnë se nuk mund ta kontrollojnë ose permisojnë nivelin e tyre të të nxënit.Duke bërë kështu të humbasin përpekje për të zbuluar se vetë ata mund të ndryshojnë në aftësinë për të mësuar, kështu ata bëhen pasiv dhe të pa shpresë.
Konsultime me mesuesin
Një mënyë efektive për këta nxënës mund të jetë theksimi i aftësive dhe i metodave të të mësuarit për përpunimin e informacionit në lëndë të caktuar siç është leximi ose matemátika ,duke përdorur disa strategji të përgjithshme:
Udhëzimet vebale duhet të jene të shkurtra dhe të thjeshta ,duke i kërkuar nxënësit të përsërisin udhëzimet për t'u siguruar se e kaptuar.
Përdor strategji të memorizimit në mësimdhënje për tu mësuar se si te mbajnë mënd.
Duke përsëritur çështjet kryesore disa herë.
Duke ofruar kohë më tepër që të gjith nxëmësit të kenë nxënë dhe praktikuar materialin.
Përsërite dhe një herë mësimin, nëse është e nevojshme.
Rekomandime për prindërin
Është e rëndësishme që prindëri i Oksanës të ndërveprojë më shumë me të bjën. Të marr pjesë në mbledhjet që bën shkolla .
Të kalojë një kohë më të madhe me Oksanën e cila ka shumë nevojë për përkrahje dhe mbështetje ndaj saj.
Oksana është një vajzë me vullnet e cila mundohet të jap maksimunin në atë veprimtari ku motivohet dhe mbështetet.
Përfundimet e arritura për rastin që mora në studim:
AnalizovaOksanën si një nxënëse me pa aftësi në të nxënë e cila kishte aftësi të pakta për të lexuar, shkruar, e kuptuar materiale në tekst
Klasa në të cilën ajo studionte nuk kishte një klimë pozitive, mësuesja nuk e motivonte që edhe ajo të përthithte njohurit bazë në të cilën do të arrihej më tej në të nxënët e suksesshëm.Nga ana tjetër familja që është bërthama e cila edukon dhe bën socializimin e parë të fëmijës te Oksana mungonte.Vdekja e mamas së saj la një boshllëll të madh tek ajo.Gjëndja ekononike bëri që i ati të mos kujdesej për të dhe motrën e saj,dhe të vetmen përkrahje që kishin ishte teta Mira.
Oksana etiketohej nga moshatarët e saj si nxënëse e dobet kurse në lojë e mire
Konsultimet me mesuesen ndihmuan në një tjetër strategji e metod të përdorej që edhe ajo të ndjehej e relizuar emocionalisht dhe fikisht. Oksana vetëm 8 vjeçe arriti të ndjente se sa e madhe është pësha e shoqëris nëse nuk kë një krah ku të mbështetesh dhe të ndjehesh e sigurt se e nesërmja ka diçka të re për ta zbuluar pa frik.