IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



SISTEMET EVROPIANE TË ARSIMIT


Përmbajtja

Karakteristikat e përgjithshme të strukturave arsimore
Përshkrimi i strukturave të sistemeve arsimore



Në vendet evropiane vihet re një shumëllojshmëri sistemesh arsimore. Në gjysmën e vendeve anëtare të BE fëmijët futen në sistemin arsimor në moshën 3 ose 4 vjeç, por   në disa vende të tjera ata përfshihen më herët. Përmendim Francën në moshën 2 vjeç; Belgjikën në 2,5 vjeç. 
Fëmijët futen në sistemin arsimor në moshën 6 vjeç në Gjermani, ku në shumicën e vendit janë të përhapura klasat përgatitore për 5 – 6 vjeçarët.
Në Danimarkë, Austri, Finlandë, Suedi sistemi arsimor fillon në moshën 6 vjeç.
Ndjekja e institucioneve parashkollore është e jo e detyruar për shumicën e vendeve.

Hyrja në arsimin e detyruar zakonisht përputhet me fillimin e arsimit fillor, bëjnë përjashtim Holanda, Irlanda, Luksemburgu, etj.
Në Irlandë dhe Holandë ku sistemi shkollor nuk përjashton një nivel më vete të parashkollorit, fëmijët mund të ndjekin një vit pranë shkollës fillore në “Klasat foshnjore” rreth moshës 4 vjeç.
Arsimi është i detyruar prej moshës 6 vjeç në shumicën e vendeve të BE, por fillon më herët në disa prej vendeve të tjerë të BE, psh 4 vjeç në Luksemburg dhe në Irlandë, 5 vjeç në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Në shtetet Nordike (Danimarkë, Finlandë, Suedi, Norvegji, etj) arsimi i detyruar fillon prej moshës 7 vjeç.

Modelet e arsimit janë përgjithësisht të njëjta për të gjithë fëmijët gjer në fund të arsimit të mesëm të ulët, dmth moshat 14 -15 vjeç.

Një kurrikul bazë e përbashkët ndiqet deri në moshën 16 vjeç në Danimarkë, Spanjë, Finlandë, Suedi, Mbretëri e Bashkuar. Në Gjermani dhe Austri nxënësit ballafaqohen me lëndë me zgjedhje, që shënojnë drejtimin e tyre të studimit që në fillimin e arsimit të mesëm të ulët (10 vjeç dhe 12 vjeç)
Në shumicën e vendeve të BE fundi i arsimit të detyruar përkon me kalimin nga arsimi i mesëm i ulët në arsimin e mesëm të lartë. Në Francë dhe në Austri arsimi  i mesëm i ulët përfundon një vit para fundit të detyrimit shkollor. Në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar (përjashtuar Skocinë) ai përfundon 2 vjet para plotësimit të detyrimit shkollor. Koha e plotë e arsimit të detyruar mbaron në fund të moshës 16 vjeç, në shumicën e vendeve të BE, por në Greqi, Irlandë, Luksemburg, Austri dhe Portugali mbaron në moshën 15 vjeç. Në Gjermani arsimi i detyruar mbaron në moshën 15 dhe 16 vjeç, ndërsa në Itali ai mbaron në moshën 16 vjeç.
Në shumicën e vendeve të BE koha e plotë e arsimit të detyruar mbaron pas 10 ose 11 vjet shkollimi. Në Itali pas 9 vjet, në Luksemburg dhe Mbretërinë e Bashkuar pas 11 vjet. Në Holandë dhe në Irlandë pas 12 vjet shkollimi.
Në arsimin e mesëm të lartë, krahas drejtimit të përgjithshëm është i vendosur edhe një drejtim profesional ose teknik. Në Suedi që nga reforma arsimore e vitit 1994 kurset profesionale dhe të përgjithshme janë të shpërndara të dyja në të njëjtat shkolla të arsimit të mesëm të lartë. Në Mbretërinë e Bashkuar, nxënësit pas përfundimit të arsimit të detyruar mund të studiojnë lëndë të përgjithshme në një fushë profesionale ose si kombinim i të dyjave, me përjashtim të Luksemburgut, Finlandës dhe Suedisë ku ndodh më vonë.
Futja në arsimin e lartë është zakonisht e mundur nga mosha 18 vjeç. Në Gjermani, Çeki, Poloni mosha e hyrjes në arsimin e lartë është 18 ose 19 vjeç dhe në Holandë varet nga tipi i kursit apo degës së zgjedhur.
Studentët në shumicën e vendeve të BE për të marrë kualifikimin e parë të lartë duhet të ndjekin studimet të paktën dy vjet. Këto studime zgjatin 3 vjet në Belgjikë, Portugali dhe Finlandë, 3,5 vjet në Greqi dhe 4 vjet në Holandë.
Më tej studentët janë të lirë të kompletojnë kurset e tyre në një periudhë më të gjatë ose të zgjedhin studime me kohë të reduktuar.
Luksemburgu siguron një numër përkatës të kurseve të larta arsimore jo universitare.   
Në Suedi deri para procesit të Bolonjës nuk janë bërë dallime midis programeve të kualifikimit të parë universitar ose një kualifikimi të lartë jo universitar.
Në vendet e Evropës qendrore dhe lindore fëmijët e ndjekin arsimin parashkollor që nga mosha 3 vjeçare. Arsimi i detyruar fillon që në 6 vjeç, me përjashtim të Hungarisë, ku ai fillon në moshën 5 vjeçare dhe të Polonisë dhe Rumanisë ku ai nis në moshën 7 vjeçare. Zgjatja e arsimit të detyruar ndryshon nga një vend në tjetrin; por me reformat e fundit që të gjitha këto vende e kanë çuar deri në 10-11 vite shkollimin e detyruar.
Me përjashtim të Bullgarisë dhe Rumanisë ku niveli fillor është i ndarë tërësisht prej të mesmes së ulët, në vendet e tjera të sapo pranuara në BE sistemet janë të organizuara në një strukturë të vetme që është shumë e ngjashme me ato të vendeve Nordike.
Arsimi profesional nis vetëm në nivelin e të mesmes së lartë në shumicën e këtyre vendeve, paralel me arsimin e mesëm të përgjithshëm.
Në vendet e Evropës lindore dhe qendrore, arsimi i lartë përfshin arsimin universitar dhe atë jo universitar. Studentët shkojnë në shkollat e larta nga mosha 18 vjeç në Slloveni, Sllovaki dhe Hungari deri në moshën 19 vjeç në vendet e tjera.

Arsimi i mesëm i lartë pothuaj në shumicën e rasteve realizohet në institucione shkollore të veçanta, të ndara nga niveli më i ulët.
Në disa vende të BE, arsimi i mesëm i ulët dhe ai i lartë realizohen në të njëjtën shkollë, si në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë dhe Luksemburg. Në Greqi, Francë, Suedi dhe në disa raste në Danimarkë, Finlandë, Spanjë nxënësit transferohen në një tjetër institucion gjatë ndjekjes së arsimit të mesëm të lartë.

ARSIMI FILLOR

Është një nivel arsimimi i ndarë ose pjesë e një njësie strukturore në vazhdim. Në pothuaj të gjitha vendet e BE arsimi fillor është një nivel unik arsimi, i ndarë dhe në shumicën e vendeve zgjat nga 4 deri në 6 vjet. Zgjatja më e shkurtër zhvillohet në Itali, Gjermani apo Austri. (4 vjet)
Në Danimarkë, Portugali, Finlandë,etj arsimi i detyruar është i organizuar në një njësi me strukturë të vazhduar pa ndarje midis fillores dhe të mesmes së ulët.
Arsimi fillor është i ndarë në 3 nivele në Belgjikë dhe Spanjë, dhe në dy nivele në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Struktura e vetme në Portugali dhe në Finlandë ndahet respektivisht në dy dhe tre nivele. Bullgaria dhe Rumania kanë 4 dhe 5 vjet arsim fillor dhe një nivel të shkollës së mesme të ndarë. Në pjesën tjetër të vendeve të Evropës lindore dhe qendrore arsimi i detyruar zhvillohet në një strukturë të vetme e cila ndahet në dy nivele.

Grupimi i nxënësve (klasat)
Nxënësit grupohen sipas moshës, por në mjaft vende kryesisht në zonat rurale gjenden edhe grupimet në klasat kolektive. (moshat mix)
Në disa vende klasat formohen sipas zhvillimit të aktivitetit mësimor. Në Francë, klasat mund të bashkohen për disa lëndë. Në Finlandë dhe në Suedi nxënësit mund të grupohen sipas lëndës që kanë zgjedhur. Në Holandë klasat grupojnë fëmijë të së njëjtës moshë për disa aktivitete dhe fëmijë të moshave të ndryshme për disa aktivitete të tjera.

Mësuesit
Në arsimin fillor të vendeve të BE dhe në pothuaj në të gjitha klasat e strukturave unike, zakonisht një mësues është përgjegjës për klasën. Këta mësues zhvillojnë thuajse të gjitha lëndët dhe zëvendësohen me të tjerë për aktivitete speciale si edukimi fizik, muzikë apo fe. Në Danimarkë çdo lëndë zhvillohet nga mësues të ndryshëm, ndërsa në Itali dy ose tre mësues zhvillojnë të gjitha lëndët. Në Gjermani, Irlandë, Finlandë, Mbretërinë e Bashkuar është një mësues përgjegjës për klasën. Në Francë, Holandë, Suedi gjejmë disa modele të ndarjes së të mësuarit midis mësuesve të ndryshëm në të njëjtën kohë. Në mbretërinë e bashkuar apo në Itali në vitet e para të arsimit fillor mësuesi ndihmohet edhe nga një asistent.
Në vendet e sapo pranuara në BE në fillore ka vetëm një mësues i cili është edhe përgjegjës për klasën. Të veçantë janë vetëm mësuesit që zhvillojnë edukim fizik dhe muzikë.

1.3.   Planifikimi i orëve vjetore
Mësimi në shumicën e vendeve të BE është 5 ditë në javë, 6 ditë mësimi zhvillohen në Luksemburg dhe në disa rajone në Itali.
Ka një shumëllojshmëri variantesh në planifikimet e kohës mësimore. Norvegjia për ciklin fillor planifikon një ditë në javë ekskursione në natyrë, ndërsa Franca zhvillon aktivitete kulturore 1 ditë në javë.
Sasia e orëve mësimore për 7 vjeçarët është mesatarisht 800 orë vjetore. Kjo ngarkesë është e ndryshme në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore; atje shkon rreth 600 orë vjetore.
Sasia e orëve mësimore për 10 vjeçarët është mesatarisht rreth 1000 orë. Drejt kësaj ngarkese orësh po shkojnë edhe vendet e sapo pranuara në BE.

Përmbajtja mësimore
Lëndët e detyruara pothuajse janë të njëjta; ndryshimet shihen në thellësinë e zhvillimit të tyre. Vend kryesor në kurrikul zënë gjuha amtare, matematika dhe artet. Për 7 vjecarët afërisht zënë:  gjuha amtare 20 – 25  % , matematika 11-22 %, shkencat dhe studimet shoqërore 15-20 % dhe artet 13-20 %. Pjesën tjetër e zënë aktivitetet e lira.
Për 10 vjeçarët gjuha amtare dhe huaj vjen duke e rritur volumin e kohës mësimore. Shkencat gjithashtu konsiderohen të rëndësishme. Vitet e fundit kemi një peshë të rëndësishme edhe gjuhët e huaja. Kontakti me një gjuhë të huaj fillon zakonisht në klasë të tretë, po ka edhe mjaft vende që e fillojnë që në klasë të dytë, si Holanda, Belgjika, Zvicra, etj. Anglishtja është gjuha e huaj më e përhapur


2. ARSIMI I MESËM I ULËT

Fundi i arsimit të mesëm të ulët zakonisht përkon me përfundimin e arsimit të mesëm të ulët
Mosha në të cilën nxënësit fillojnë arsimin e mesëm të ulët në vendet e BE varion nga një vend nga tjetri. Zakonisht ata fillojnë në 11 ose 12 vjeç; në Gjermani dhe Austri fillojnë në moshën 10 vjeç. Niveli i parë i arsimit të mesëm zgjat 3 ose 4 vjet, përjashtuar Gjermaninë ku zgjat 5 ose 6 vjet, Belgjikën ku zgjat vetëm 2 vjet
Në Danimarkë, Portugali, Suedi nuk kemi arsim të mesëm të ndarë; arsimi i detyruar është organizuar si njësi e vetme, në një strukturë që vazhdon mbi 9 vjet.
Në shumicën e vendeve të BE në arsimin e mesëm të ulët, të gjithë nxënësit ndjekin një kurrikul të përbashkët të formimit të përgjithshëm, vetëm në pak vende kemi kurse të tipeve të ndryshme në këtë nivel shkollimi
Në arsimin e mesëm të lartë, kurset e diferencuara të arsimimit janë të zakonshme. Pa pasur parasysh diferencat në emërtime, ato mund të klasifikohen dy llojesh: të përgjithshme që sigurojnë udhëheqjen për të ndjekur shkollën e lartë me qëllim studimi për të ardhmen dhe profesionale që sigurojnë përgatitjen për punë.
Në Danimarkë, Portugali dhe Suedi arsimi i mesëm i lartë korrespondon me atë që në vendet e tjera konsiderohet shkollë e mesme, pasi arsimi i mesëm i ultë përfshihet brenda strukturës së fillores.
Në Greqi, Francë dhe Itali dy nivelet e arsimit të mesëm (të ultë dhe të lartë) zhvillohen në shkolla të ndryshme. Niveli i parë konsiderohet  si i integruar, për faktin se të gjithë nxënësit ndjekin të njëjtën kurrikul të arsimimit të përgjithshëm. Në Francë megjithëse është e mundur të zgjidhen disa kurse teknike të tipeve të ndryshme në dy vitet e fundit të kolegjit. Në arsimin e mesëm të lartë të këtyre 3 vendeve nxënësve u ofrohen një sërë kursesh me zgjedhje.
Në Belgjikë, Spanjë, Irlandë, Mbretëri të Bashkuar të gjithë nxënësit përgatiten me një nivel të përgjithshëm arsimor në vitet e para të arsimit të mesëm. Me përjashtim të Belgjikës këto kurse të përgjithshme vazhdojnë deri në fund  të arsimit të detyruar. Nxënësit mund të kompletojnë gjithë arsimin e mesëm në të njëjtën shkollë në Belgjikë, Spanjë, Irlandë dhe në disa shkolla në Mbretërinë e bashkuar, megjithatë një ndryshim i shkollës mund të jetë i nevojshëm në fund të arsimit të mesëm të ultë ose të arsimit të detyruar për nxënësit që do të ndjekin arsimin profesional.
Në Gjermani, Holandë, Austri të gjithë nxënësit marrin arsim të përgjithshëm në arsimin e mesëm të ultë, por në nivele akademike të ndryshme në varësi të tipit të shkollës. Ekziston megjithatë një kurrikul e harmonizuar në 5 vitet e përgatitjes së nxënësve për të marrë drejtimin e studimit. Në Gjermani dhe në Holandë, këto nuk e çojnë drejt kualifikimeve ekuivalente. Disa tipe shkollash sigurojnë vetëm arsimin e mesëm të ultë ndërsa të tjerë mbulojnë arsimin e mesëm të ultë dhe të lartë së bashku. Luksemburgu ka dy drejtime të dallueshme: të përgjithshëm dhe teknik që në fillimet e arsimit të mesëm të ultë.
Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ekzistojnë dy tipe të strukturave. Në Çeki, Hungari, Sllovaki nxënësit mund të ndjekin arsimin sipas një strukture unike deri në 15-16 vjeç ose të zgjedhin të transferohen drejt një shkolle të mesme në moshën 10 ose 11 vjeç.
Në Bullgari dhe Rumani të gjithë nxënësit hyjnë në arsimin e mesëm të ultë në fund të arsimit fillor 4 vjeçar dhe ndjekin kurrikulën e arsimit të përgjithshëm. Në Poloni, si në venet Nordike, niveli i fundit i edukimit si njësi strukturore i korrespondon arsimit të mesëm të ultë. Shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ndryshime të mëdha në strukturat e arsimit të mesëm të lartë ku nxënësit marrin arsim të përgjithshëm ose profesional.
Nxënësit marrin sasi të ndryshme mësimore në përputhje me vendin, kursin dhe vitin e studimit.
Ka një shumëllojshmëri organizimesh të orarit mësimor në vendet e BE. Në shumicën e vendeve në arsimin e mesëm të ultë, numri vjetor i orëve mësimore varion sipas një minimumi të detyruar (që ndiqet nga të gjithë nxënësit) dhe një maksimumi.
Në vende si Danimarkë, Gjermani, Greqi, Spanjë dhe Austri numri i kohës mësimore rritet sipas progresit të nxënësve. Shkollat kanë liri në përcaktimin e orarit mësimor (sidomos në Finlandë, Suedi, Mbretëri e Bashkuar). Irlanda dhe Holanda kanë minimumin më të lartë të orëve në arsimin e mesëm të ultë (mbi 1000 orë vjetorë). Në Itali disa klasa kanë rreth 1200 orë mësimore pasi lidhet me mësimet me zgjedhje (opsionale) të gjuhëve të huaja. Në Danimarkë dhe Gjermani mësimi i ngarkesës vjetore është rreth 800 orë. Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore orët vjetore shkojnë rreth 700 orë vjetore. Në Greqi, Itali dhe Portugali minimumi vjetor është më i ultë në se në arsimin e mesëm të lartë, ndërsa në Belgjikë, Luksemburg, Angli, etj është i barabartë për të dy nivelet. Minimumi i orëve mësimore është më i ultë në Danimarkë, Gjermani, Spanjë, Francë dhe Austri. Në të gjitha vendet, orët vjetore janë të ndryshme nga një nxënës tek tjetri, dhe në të dhënat komunitare flitet për një mesatare. Në arsimin e mesëm të lartë ndryshimet mund të zvogëlohen dhe kjo shpjegohet me numrin e opsioneve që ndjekin nxënësit (gjuhë, matematikë, shkencat, letërsi, etj) në drejtime të ndryshme. Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ngarkesa vjetore e nxënësve është më e madhe në arsimin e mesëm të lartë se në arsimin e mesëm të ultë.

2.1. Përmbajtja mësimore (mosha 13 vjeç)

Në moshën 13 vjeç, në arsimin e përgjithshëm të gjithë nxënësit mësojnë të njëjtat lëndë të detyruara, por me shpërndarje të ndryshme kohore nga njëri vend tek tjetri. Në këtë nivel arsimimi gjuha amtare, matematika dhe gjuhët e huaja janë relativisht lëndët më të rëndësishme për shumicën e vendeve, kurse periudha e studimit të gjuhës zë pothuajse 1/5 e kohës mësimore në Danimarkë, Itali dhe Spanjë; në Holandë dhe Finlandë minimumi i detyruar i kohës për këtë lëndë zë 10 % të kohës totale. Në Belgjikë, studimi i matematikës zë përqindjen më të lartë: 18 %. Në disa vende të BE për 13 vjecarët në orarin mësimor përfshihen edhe lëndë me zgjedhje. Në Holandë dhe në Finlandë këto lëndë zënë 22 % të kohës mësimore. Në Greqi një vend të rëndësishëm në studimin e detyruar zë Greqia e lashtë, në Spanjë një vend të konsiderueshëm zë teknologjia. Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Hungaria dhe Rumania i japin një vend të rëndësishëm të studimit të shkencave më shumë se ¼ e kohës mësimore. Në Poloni 40 % të kohës mësimore e zënë gjuha amtare dhe matematika. Bullgaria dhe Rumania shpërndajnë 13 % të Kohës mësimore për studimin e gjuhëve të huaja. Në Ceki më shumë së gjysma e kohës mësimore është e organizuar në mënyrë fleksibël.


3. ARSIMI I MESËM I LARTË

Në arsimin e mesëm të lartë si lëndët më të rëndësishme shihen gjuha amtare, matematika, gjuhët e huaja. Gjithashtu aty ku kurrikula nuk është shumë fleksibël, sipas zgjedhjeve të nxënësve, raporti i kohës së vënë në dispozicion të shkencës rritet në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me moshën 13 vjeç. Artit dhe sportit në arsimin e mesëm të lartë i lihen më pak vend se në të mesmen e ultë. Bën përjashtim vetëm Danimarka. Në vende të tjera kjo kohë i kalon mësimit të gjuhëve të huaja.
Orari fleksibël është karakteristikë e Gjermanisë, Irlandës, Finlandës, Suedisë dhe Anglisë. Në Gjermani lëndët jepen në kurse bazë dhe të avancuar sipas qëndrimeve dhe arritjeve të nxënësve.
Kurrikula përfshin lëndët e detyruara në masën e 2//3 plus zgjedhjet e detyruara nga fusha të dhëna 1/3. Raporti i kohës për lëndët e zgjedhura të detyruara është veçanërisht i lartë në Holandë (rreth 70 % të orarit)
Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si Çeki, Hungari, Poloni planifikojnë veprimtari artistike. Pothuajse në të gjitha vendet koha e vënë në dispozicion të matematikës dhe gjuhës amtare është më pakët se për 13 vjecarët.

3.1 Llojet e arsimit të mesëm
ITALIA
Arsimi klasik (akademik): Mosha 14-19 vjeç
Institucionet arsimore: Liceu klasik dhe liceu shkencor
Arsimi artisti: Mosha 14-18 vjeç
Arsimi teknik: Mosha 14-19 vjeç (instituti teknik)
Arsimi profesional: Mosha 14- 17-19 vjeç (institute profesional)

GREQIA
Shkolla e mesme e përgjithshme: 15-18 vjeç (tre vjet arsim i përgjithshëm dhe një vit i specializuar)
Shkolla teknike profesionale:15-18 vjeç (tre vjet ditën dhe katër vjet mbrëmjen)
Institute formimi profesional, pas arsimit të mesëm :19-20 vjeç

           FRANCA
Liceu i arsimit të përgjithshëm dhe liceu teknologjik (LET): 15-18 vjeç
Liceu i arsimit profesional (LEP): 15-17 vjeç

          SPANJA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm: Mosha 16-18 vjeç
Arsimi profesional: mosha 16-18 vjeç

         HOLLANDA
Shkolla e mesme e përgjithshme: Mosha 12-17 vjeç
Shkolla para universitare: Mosha 12-18 vjeç
Arsimi i mesëm profesional: Mosha 16-17-20 vjeç

            GJERMANIA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm(Gymnasiale Oberstufe): mosha 16-19 vjeç (Gymnasium/Berufliches Gymnasium/ Fachgymnasium/Gesamtshule)
Arsimi profesional:Mosha 15/16-18/19 vjeç. Institucionet kryesore janë: (me kohë të plotë: Berufsfachscule: 15/16-18 vjeç; Fachoberschule:16-18 vjeç; sistemi dual-shkollë profesionale me kohë të pjesshme+trajnim pune, mosha 15/16 vjeç -18/19 vjeç)


           MBRETËRIA E BASHKUAR
Arsimi i mesëm: 16-18 vjeç
Arsimi i mëtejshëm (kolegji me 6 klasë-ofron arsim të përgjithshëm; kolegji i lartë-ofron kombinim të arsimit të përgjithshëm me atë profesional; kolegj për arsim të mëtejshëm mbi 16 vjeç –ofron arsim profesional)

           DANIMARKA
Arsim i mesëm i përgjithshëm.
Institucionet kryesore janë: (Gjimnazi me program akademik 3 vjeçar dhe HF me program të përgjithshëm 2 vjeçar : mosha 16-19 vjeç) dhe (HTX dhe HHX me orientim profesional :mosha 17-19 vjeç)
Arsimi i mesëm profesional. Mosha: 16-19 vjeç. Institucionet kryesore janë: (EUD arsimi dhe formimi profesional; Formimi bazë social dhe shëndetësor ; dhe Arsimi bujqësor dhe detar)

            NORVEGJIA
Arsimi i mesëm: Mosha 16-19 vjeç (shkolla e vetme ofron programet e përgjithshme  akademike dhe profesionale )

           SUEDIA
Arsimi i mesëm:Mosha 16-19 vjeç. Lloji i shkollës: Gjimnazi

        LUKSEMBURGU
Shkolla e arsimit të mesëm të përgjithshëm (liceu i përgjithshëm):15-19 vjeç
Shkolla e mesme teknike: 2 lloje (Stadi i lartë dhe i ndërmjetëm)Mosha: 15-18/19 vjeç

       QIPRO
Shkolla e mesme e përgjithshme me specializim në pesë kombinime lëndësh: 15-18 vjeç
Shkolla e mesme tërësore: 15-18 vjeçare
Shkollë e mesme teknike dhe profesionale: 15-18 vjeçare

        ÇEKIA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm:Mosha 15-19 vjeç
Arsimi i mesëm teknik:Mosha 15-17/18/19 vjeç
Arsimi i mesëm profesional:Mosha 15-19 vjeç
Arsimi profesional për të pasuksesshmit e arsimit bazë:Mosha 15-17 vjeç
Arsimi teknik pas arsimit të mesëm:Mosha 19-21/22 vjeç

       SLLOVAKIA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm:mosha 14-18/19 vjeç
Shkolla artistike: Mosha 10/14-19 vjeç
Shkolla e mesme profesionale: Mosha 15-18/19 vjeç
Shkolla e mesme e specializuar:Mosha 15-19 vjeç
Shkolla e mesme teknike:Mosha 14/15-19 vjeç
Shkolla e zanateve:14/15-17 vjeç
Studime pas arsimit të mesëm:Mosha 19-22 vjeç

        HUNGARIA
Shkolla e mesme e përgjithshme:Mosha 14-18 vjeç
Shkolla e mesme profesionale: mosha 14-19 vjeç
Shkolla e shkurtuar profesionale: Mosha 14-16/17 vjeçare
Shkolla e zanateve:Mosha 14-18 vjeç
       POLONIA
Shkolla e arsimit të mesëm të përgjithshëm:16-19 vjeç
Shkolla e arsimit të mesëm profesional:mosha 16-18 vjeç
Liceu suplementar: 18-20 vjeç

         RUMANIA
Liceu (arsimi i mesëm i përgjithshëm ose i specializuar):mosha 15-19/20 vjeç
Shkolla e arsimit të mesëm profesional:mosha 15-19 vjeç
Shkolla të zanatit:15-18 vjeç

        BULLGARIA
Shkolla e mesme e përgjithshme: Mosha 14/15-17/18 vjeç
Shkolla e mesme teknike/profesionale: Mosha 15-17 vjeç
Shkolla teknike:14-18 vjeç

        SLLOVENIA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm: Mosha 15-19 vjeç
Arsimi i mesëm teknik:15-18 vjeç
Arsimi i mesëm teknik/profesional: 15-20 vjeç
Arsimi i mesëm profesional: 15-18 vjeç
Klasa përgatitore për provimin e maturës: 19-20 vjeç
Kurse profesionale jo të arsimit të lartë, pas arsimit të mesëm:19-20 vjeç

        ESTONIA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm: mosha 16-18 vjeç
Arsimi i mesëm profesional: 16-18/19 vjeç
Arsimi profesional pas atij të mesëm: Mosha 19-21 vjeç

       LITUANIA
Arsimi i mesëm i përgjithshëm-gjimnaz: Mosha 16/17-18/19 vjeç
Arsimi i mesëm profesional:Mosha 16/17-19/20 vjeç
Arsimi i mesëm profesional pas atij të mesëm:Mosha 18/19- 20/21 vjeç

3.2.  Kriteret e pranimit

ITALIA
Nxënësit që kanë dëftesën e arsimit të detyruar hyjnë në arsimin e mesëm
Arsimi i mesëm është me pagesë, por nxënësit që ndjekin shkollat shtetërore mund të marrin mbështetje financiare, në varësi të ardhurave të tyre familjare
GREQIA
Aplikuesit duhet të kenë dëftesën e lirimit të nivelit të dytë të arsimit bazë
Arsimi i mesëm është pa pagesë. Edhe arsimi shtetëror pas të mesmit është pa pagesë.
Zgjedhja e shkollës bazohet në kriterin e zonës
Pranimi në institucionet e arsimit pas nivelit të mesëm kërkojnë dëftesën e arsimit të detyruar, nga një shkollë teknike ose profesionale, nga një shkollë e përgjithshme ose nga një shkollë zanati. Mund të ketë kërkesa specifike sipas programit të shkollës
FRANCA
Arsimi i mesëm është pa pagesë, megjithëse prindërit duhet të paguajnë për tekstet dhe materialet e tjera
SPANJA
Për të hyrë në të dy tipet e arsimit të mesëm, nxënësit duhet të kenë dëftesën e përfundimit të arsimit të detyruar
Në shkollat me fonde publike nuk paguhet , por prindërve mund t’u kërkohet të paguajnë, në varësi të të ardhurave të tyre për materialet mësimore, transportin dhe ushqimin
Prindërit kanë liri zgjedhjeje të shkollës që do të ndjekin fëmijët e tyre
HOLLANDA
Nxënësit kalojnë në institucionet e arsimit të mesëm të përgjithshëm automatikisht nëse arritjet e tyre janë të pranueshme
Aplikantët  për arsimin profesional duhet të kenë kualifikim arsimor të nevojshëm për nivelin e veçantë të arsimit profesional që duan të ndjekin (arsim para profesional të tipit 1 dhe 2)
Ka pagesa për nxënësit mbi 16 vjeç, sipas të ardhurave
GJERMANIA
Pranimi në Gymnasiale Oberstufe (ekuivalent me gjimnazin tonë) kërkon një dëftesë përfundimi të arsimit të detyruar që dëshmon plotësimin e disa standardeve të arritjes
Kërkesat e pranimit për arsimin profesional me kohë të plotë varen nga tipi i shkollës së zgjedhur
Sistemi dual është i hapur për të gjithë ata që përfundojnë arsimin e detyruar, pavarësisht nga rezultatet e tyre
MBRETËRIA E BASHKUAR
Nuk ka kërkesa zyrtare për të hyrë në arsimin pas atij të detyruar, megjithëse shkollat dhe kolegjet mund të vendosin kërkesa specifike në lidhje me rezultatet e GCSE për  hyrje në programe shkollash të caktuara. Nxënësit mund të aplikojnë në çdo institucion që ofron programin që ka zgjedhur
Arsimi pas atij të detyruarit është pa pagesë deri në moshën 19 vjeç
SKOCIA
Nuk ka kërkesa formale kualifikimi për të hyrë në arsimin pas atij të detyruar, megjithëse shkollat dhe institucionet e arsimit të mëtejshëm mund të vendosin kërkesa specifike pranimi për programe të veçanta.
Nxënësit janë të lirë të aplikojnë për institucionin shkollor dhe kursin që përzgjedhin.
DANIMARKA
Për të hyrë në arsimin e mesëm nxënësit hyjnë pasi të kenë mbaruar arsimin 9 vjeçar. Pranimi në Gjimnaz varet si nga rezultatet e dëftesës së shkollës së arsimit bazë, ashtu dhe nga rekomandimi i stafit të mësuesve
Arsimi i mesëm është pa pagesë
NORVEGJIA
Të gjithë nxënësit e moshës 16 deri në 19 vjeç që kanë përfunduar Grunnskole kanë të drejtë të ndjekin arsimin e mesëm.
Nxënësit mund të aplikojnë për të ndjekur mësimet në shkolla që janë edhe jashtë zonës së tyre administrative
Arsimi i mesëm është pa pagesë


SUEDIA
Certifikata e përfundimit të arsimit të detyruar i mundëson nxënësve të aplikojnë për të ndjekur Gjimnazin. Në rastin kur duan të ndjekin një nga programet kombëtare ose një program individual të hartuar posaçërisht për ta duhet të kenë nota kaluese në gjuhën suedeze, angleze dhe matematikë.
Nxënësit mund të aplikojnë për ndjekjen e një shkolle jashtë zonës së tyre administrative
Arsimi i mesëm është pa pagesë

LUKSEMBURGU
Të gjithë nxënësit mund të hyjnë në arsimin e mesëm
Arsimi i mesëm është pa pagesë

QIPRO
Dëshmia e dhënë në përfundim të arsimit të detyruar është aprovimi për hyrje në arsimin e mesëm
Nxënësit mund të ndjekin shkollën e pëlqyer prej tyre brenda zonës administrative
Nxënësit që nuk e kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar mund të hyjnë në tregun e punës ose të ndjekin një skemë përgatitjeje për zanat, i cili ofrohet nga shkollat teknike 

ÇEKIA
Parakushtet për pranim në arsimin e mesëm janë: Përfundimi i shkollës së detyruar dhe plotësimi me sukses i kërkesave të hyrjes
Përmbajtja e provimit të hyrjes me shkrim dhe me gojë përcaktohet nga shkolla
Nxënësit mund të aplikojnë për një ose disa shkolla që pëlqejnë

SLLOVAKIA
Për t’u pranuar, nxënësit duhet të kenë përfunduar me sukses shkollën 9 vjeçare dhe të kalojnë provimin hyrës

HUNGARIA
Shumica e shkollave të mesme organizojnë provime pranimi
Arsimi i mesëm është i lirë për t’u ndjekur

POLONIA
Për të aplikuar për në shkollë të mesme duhet dëftesa e lirimit të shkollës së detyruar
Shkollat me përjashtim të shkollave profesionale organizojnë provimet e hyrjes dhe të përzgjedhjes së nxënësve sipas njohurive dhe aftësive që kanë

RUMANIA
Për të ndjekur të gjitha shkollat e arsimit të mesëm kërkohet dëftesa e përfundimit të arsimit bazë. Përjashtohet nga ky rregull shkolla e zanateve
Të gjitha shkollat organizojnë provimet e hyrjes

BULLGARIA
Certifikata e arsimit bazë është e mjaftueshme për t’u pranuar në arsimin e mesëm. Megjithatë në shkollat e specializuara si shkollat e gjuhëve të huaja ose ato teknike ka provime hyrëse të cilat ndryshojnë sipas tipit të shkollës
Arsimi i mesëm është pa pagesë

SLLOVENIA
Arsimi i mesëm është pa pagesë dhe ofrohet për moshat nga 15 deri në 18/19 vjeç
Kalimi nga arsimi i detyruar në arsimin e mesëm orientohet nga rregullorja kombëtare
Shkollat me numër të kufizuar vendesh marrin parasysh rezultatet e marra në përfundim të vitit të fundit të arsimit të detyruar ose rezultatet e marra në provimin përfundimtar të jashtëm  

ESTONIA
Pranimi në shkollat e mesme të përgjithshme ose profesionale bazohet në certifikatën e arsimit të detyruar
Nxënësit mund të aplikojnë për pranim në tipin e shkollës që parapëlqejnë
Në disa sektorë, përfundimi në nivel të kënaqshëm i shkollës së mesme së përgjithshme është parakusht për të hyrë në arsimin profesional

LITUANIA
Për të ndjekur shkollat e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional kërkohet certifikata e përfundimit të arsimit bazë
Nxënësit mund të aplikojnë për të hyrë në shkollën e parapëlqyer
Pranimi në shkollat profesionale ose kolegjet pas arsimit të mesëm të lartë bazohet në certifikatën e arsimit të mesëm
 Përmbajtja mësimore

ITALIA
Niveli qendror përcakton kurrikulën bërthamë për çdo lloj arsimimi, si dhe jep udhëzime për zhvillimin e mësimit
Lëndët bazë, të njëjta  për të gjitha shkollat janë: gjuha italiane, historia, gjuha e huaj, matematika dhe edukimi fizik

GREQIA
Instituti pedagogjik përcakton kurrikulat për të gjitha shkollat e mesme
Kurrikula e përgjithshme përmban: Fe, gjuhë dhe letërsi të vjetër e moderne Greke, histori, matematikë, shkenca, gjuhë të huaj, edukim fizik, arte, muzikë dhe drejtim profesional
Lëndët speciale dhe profesionale ndryshojnë në varësi të kursit që ndiqet

FRANCA
Kurrikulat hartohen në nivel kombëtar. Mësuesit zgjedhin metodat e mësimdhënies, si dhe materialet mësimore
Lëndët bazë në vitin e parë të LEGT janë: gjuhë Frënge, matematikë, fizikë, kimi, shkencat e tokës dhe të jetës, gjuhë e huaj, histori, gjeografi, edukim fizik dhe sport, si dhe dy lëndë të tjera që duhet të zgjidhen nga nxënësit.
Në vitin e fundit dhe të parafundit lista e lëndëve të detyruara dhe koha e kushtuar atyre varet nga mënyra e grupimit (në një nga tre kombinimet  e arsimit të përgjithshëm dhe një nga katër kombinimet e lëndëve teknologjike)
Licetë profesionalë ofrojnë si arsim të përgjithshëm, ashtu dhe trajnim profesional, teorik dhe praktik

SPANJA
Kurrikula bazë minimale e shkollës së mesme të përgjithshme përcaktohet në nivel kombëtar, por autoritetet arsimore të krahinave autonome dhe shkollat e zhvillojnë dhe e përshtatin kurrikulën sipas kontekstit të tyre specifik
Ka katër lloj diplomash të arsimit të mesëm të përgjithshëm: - art –shkenca natyrore dhe shëndeti – humane dhe shkenca sociale dhe –teknologji.
Lëndët e detyruara për të gjithë nxënësit janë: gjuhë dhe letërsi Spanjolle, letërsi dhe gjuhë zyrtare e krahinës autonome, histori, filozofi, gjuhë e huaj dhe edukim fizik
Mësuesit duhet të respektojnë parimet e mësimdhënies të theksuara në kurrikulën bazë dhe duhet të përdorin metoda mësimdhënëse specifike të cilat janë më të përshtatshme për mbulimin e fushës lëndore
Udhëzimet bazë kombëtare për trajnim profesional parashtrohen nga autoritetet arsimore të krahinave autonome. Kurrikula përfshin trajnim teorik dhe praktik të organizuar në bazë modulesh, ndërsa lëndët bazë ndryshojnë sipas modulit.
Metodat e mësimdhënies në trajnimin profesional specifik në përgjithësi duhet t’u mundësojnë nxënësve një shikim të koordinuar të proceseve prodhuese në të cilat do të përfshihen. Ato duhet të inkurajojnë gjithashtu punën në grup dhe aftësinë e nxënësve për të mësuar në mënyrë të pavarur.

HOLANDA
Përcaktimi i kurrikulës për fazën e lartë të shkollave të tipit 1 dhe 2 varet nga kërkesat e provimit kombëtar për çdo lëndë. Nxënësit nuk janë të lirë në zgjedhjen e lëndëve për provim, ata duhet të zgjedhin një nga katër kombinimet e caktuara të lëndëve: shkencë dhe teknologji, shkencë dhe shëndet, ekonomi dhe shkenca sociale, kulturë dhe shkenca sociale. Të katër kombinimet e lëndëve kanë një grup të përbashkët lëndësh plus një numër lëndësh të specializuara dhe një komponent zgjedhës
Struktura e kualifikimit për arsimin profesional përmban katër nivele formimi. Për secilin kurs ka si parim dy rrugë: përgatitja profesionale, ku formimi praktik zë nga 20 % deri në 60 % të kursit, dhe një bllok apo ditët ku formimi praktik zë më shumë se 60 % të kursit.

GJERMANIA
Kurrikula ndryshon sipas tipit të shkollës së mesme. Nxënësit në Gymnasiale Oberstufe duhet të studiojnë lëndë nga tre grupe: -gjuhët/letërsi/arte – shkenca shoqërore – matematikë/shkenca natyrore dhe teknologji
Programet profesionale përfshijnë: gjuhë Gjermane, studimet shoqërore, matematikë, shkencat natyrore, gjuhë e huaj, sport, si dhe lëndët profesionale
Formimi profesional në sistemin dual është i organizuar për rreth 360 profesione duke respektuar rregullat e koordinuara në nivel kombëtar (mbështetur në vendin e punës) dhe kurrikulat vendosen nga Landet (aktiviteti me bazë shkolle) në të gjitha fushat ekonomike.

MBRETËRIA E BASHKUAR (ANGLIA, UELLSI DHE IRLANDA E VERIUT)
Në shkollën e mesme nuk ka lëndë të detyruara. Nxënësit zgjedhin kurset e studimit nga spektri i ofruar nga shkolla apo institucionet e arsimit të mëtejshëm në përputhje me kualifikimin që ata synojnë
Organi që përcakton kurrikulat dhe përmbajtjen e tyre ndryshon sipas kursit që përzgjidhet
Nuk ka tekste zyrtare dhe mësuesit janë shumë të lirë të vendosin për metodat e tyre të mësimdhënies

SKOCIA
Nxënësit, nga spektri i kurseve të ofruara nga shkolla ose nga institucioni i arsimit të mëtejshëm, përzgjedhin programet e studimit që çojnë në kualifikime të njohura në nivel kombëtar

DANIMARKA
Departamenti i arsimit të mesëm të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit përcakton rregullat kurrikulare për mësimin në Gjimnaz dhe në HF
Mësuesit vendosin vetë për tekstet dhe metodat e mësimdhënies
Dy linjat e studimit në Gjimnaz janë: Gjuhët dhe matematika. Lëndët bazë të ofruara në stadet e ndryshme tre vjeçare janë: gjuha Daneze, gjuhët e huaja, gjeografi dhe histori, biologji, muzikë, studime fetare, art, studime klasike dhe edukim fizik
Kurrikulat për arsimin dhe formimin bazë profesional përcaktohen nga shkollat dhe komitetet e tregtisë dhe përfshijnë lëndët bazë, lëndët me zgjedhje dhe lëndët e specializuara.

NORVEGJIA
Ministria e Arsimit nëpërmjet udhëzimeve të saj kurrikulare specifikon kurrikulat e arsimit të mesëm në 13 fusha të studimit të përgjithshëm dhe profesional
Lëndët bazë të përbashkëta përfshijnë: gjuha Norvegjeze, fe, gjuhët, studimet sociale, gjeografi, histori, shkenca, matematikë dhe edukim fizik
Çdo fushë studimi përmban një vit bazë dhe dy vite specializimi

SUEDIA
Mësuesit dhe shkollat punojnë brenda kornizës kurrikulare të përcaktuar në nivel kombëtar
Sipas reformës së fundit kurrikulare, nxënësit zgjedhin midis 16 programeve të studimit, 14 prej të cilave janë me orientim profesional. 16 programet e studimit bashkë me programin e specializuar të hartuar nga shkolla mundësojnë një edukim të përgjithshëm me bazë të gjerë dhe shanse të mëdha për të hyrë në arsimin e lartë
Lëndët e përbashkëta bazë janë: gjuha Suedeze, Angleze, matematikë, studime fetare, qytetari, shkenca, sport dhe edukim shëndetësor, veprimtari estetike.
Programi individual duhet të mbështesë dhe të ndjekë nevojat e nxënësve, prandaj edhe përmbajtja e tij mund të ndryshojë

LUKSEMBURGU
Kurset në lëndë të ndryshme konceptohen dhe miratohen nga Ministria.
Kurrikula në vitet 4 dhe 5 të arsimit të përgjithshëm mbeten të njëjta me kurrikulat e tre viteve të para, por duke u zgjeruar edhe me disa lëndë me zgjedhje, krahas shtimit të kurseve të reja të shkencave (Fizikë dhe kimi)
Nxënësit zgjedhin gjithashtu midis një drejtimi me theks në letërsi ose shkencë (ndryshimi ndihet në numrin e orëve në matematikë). Në stadin e specializimit të arsimit të mesëm, nxënësit duhet të zgjedhin midis disa kurseve të specializuara që ofrohen
Gjatë stadit të ndërmjetëm të arsimit të mesëm teknik, kurrikula ndryshon në varësi të opsionit të zgjedhur nga nxënësit (profili teknik, profili mjeshtëror dhe profili profesional)

QIPRO
Në shkollat që ofrojnë programe që çojnë në dëftesa diplomimi të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe teknik, lëndët e përgjithshme të detyruara janë të njëjta për të gjithë nxënësit
Në arsimin profesional lëndët ndryshojnë sipas specializimit

ÇEKIA
Ministria e Arsimit parashtron standardet arsimore duke përcaktuar synimet dhe përmbajtjen, si dhe miraton kurrikulat
Kurrikula e lëndëve individuale mund të ndryshohet deri në 30 % të totalit të orëve mësimore
Për gjimnazin përshkruhen nga 27 deri në 22 të totalit prej 30-31 orësh mësimore. Pjesën tjetër e përcakton drejtori i shkollës
Në shkollat teknike, numri mesatar i orëve është 33, ndërsa raporti i lëndëve të përgjithshme me ato profesionale është 40 me 60 %
Në shkollat profesionale raportet mesatare midis lëndëve të përgjithshme, profesionale dhe të praktikës formuese në programet tre vjeçare është 28 :23:47 dhe për kurset 4 vjeçare, 40 :29:31
Kurrikula e arsimit teknik, pas arsimit të mesëm, përgatitet nga shkolla dhe miratohet nga Ministria. Raporti midis lëndëve të përgjithshme, lëndëve bazë profesionale dhe lëndëve specifike profesionale është 20 . 40. 30.

SLLOVAKIA
Kurrikula përcaktohet sipas atyre procedurave që zbatohen në arsimin e detyruar
Lëndët e detyruara janë të njëjta për të gjithë nxënësit brenda të njëjtit tip arsimi
Mësuesit mund të përshtatin kurrikulën në përputhje me veçoritë e rajonit, të situatës së shkollës dhe të interesave dhe nevojave të nxënësve

HUNGARIA
Struktura e kurrikulës në nivelin e lartë të arsimit të mesëm (numri dhe shpërndarja e lëndëve të përgjithshme dhe profesionale) ndryshojnë sipas tipit të shkollës. Ligji i ri i lejon shkollave që dëshirojnë të bëjnë ndryshime në kurrikul, të paraqesin kërkesën e tyre në Ministri.
Korniza Kurrikulare e hartuar vitet e fundit dhe e hyrë në fuqi në vitin 2001 ndikon në përmbajtjen e arsimit pas atij të mesëm
Mësuesit janë të lirë të përdorin metodat e mësimdhënies dhe tekstet mësimore mbështetur në zgjedhjen e tyre nga një listë e ministrisë së arsimit

POLONIA
Ministria e Arsimit përcakton kurrikulën bazë për arsimin e përgjithshëm dhe për secilin tip shkolle të arsimit të mesëm
Mësuesit mund të përzgjedhin tekstet sipas një liste të miratuar nga Ministria e Arsimit
Mësuesit janë të lirë për të vendosur metodat e mësimdhënies dhe të vlerësimit, të fusin metoda të reja mësimdhënie dhe të përcaktojnë kurrikula individuale (të hartuara nga mësuesit dhe të miratuara nga Ministria e arsimit)

RUMANIA
Në arsimin e përgjithshëm dhe të specializuar, korniza kurrikulare përcaktohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Korniza mbulon 7 fushat kurrikulare: Gjuha dhe komunikimi, matematika dhe shkencat, njerëzit dhe shoqëria, artet, edukimi fizik, teknologjia, këshillimi dhe drejtimi
Rëndësia e çdo grupi lëndësh ndryshon sipas tipit të shkollës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale përcaktojnë kurrikulën e shkollave pas arsimit të mesëm

BULLGARIA
Planet dhe programet e të mësuarit përcaktohen në nivel kombëtar
Lëndët e përgjithshme janë të njëjta dhe të detyruara për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme. Lëndët e detyruara dhe me zgjedhje përzgjidhen dhe mësohen sipas specializimit të shkollës
Programet profesionale përfshijnë lëndë të arsimit të përgjithshëm të detyruar dhe të formimit të specializuar profesional. Në shkollat teknike, lëndët e përgjithshme të detyruara janë të njëjta për të gjithë nxënësit. Lëndët e detyruara dhe me zgjedhje ndryshojnë sipas fushës së specializimit

SLLOVENIA
Kurrikulat përcaktohen në nivel kombëtar
Në arsimin e përgjithshëm, lëndët e detyruara zënë 80 % të kurrikulës: gjuha Sllovene dhe letërsia, matematika, dy gjuhë të huaja, histori, gjeografi, edukim fizik, biologji dhe ekologji, kimi, fizikë, arte, psikologji, filozofi dhe njohuri për kompjuterin
Në arsimin teknik dhe profesional, lëndët e detyruara dhe numri i tyre ndryshon sipas tipit të programit

ESTONIA
Shkollat e mesme të përgjithshme e përcaktojnë vetë kurrikulën e tyre, në përputhje me kurrikulën bazë kombëtare
Lëndët e detyruara zënë 70 % të përmbajtjes së kurrikulës
Struktura e kurrikulës në arsimin profesional (numri dhe shpërndarja e lëndëve të përgjithshme dhe profesionale) ndryshon sipas fushës së formimit dhe duhet të miratohet nga Ministria e Arsimit. Nga totali prej 120 javësh mësimore si minimum në kurrikulën e arsimit profesional, 50 javë janë për lëndët e përgjithshme, prej të cilave 32 janë të detyruara dhe të përbashkëta për të gjithë nxënësit
Mësuesit janë të lirë të përzgjedhin metodat e mësimdhënies dhe tekstet shkollore

LITUANIA
Kurrikula e gjimnazit dhe e shkollës së mesme të përgjithshme përcaktohen në nivel kombëtar
Lëndët e detyruara në shkollat e arsimit të mesëm të përgjithshëm janë të njëjta për të gjithë nxënësit
Me futjen e profileve lëndore, viti 2001, numri i orëve për mësimin e lëndëve varet nga profili dhe niveli i mësimit. Në këtë rast është nxënësi që zgjedh midis tyre: I përgjithshëm – i zgjeruar –i fokusuar
Shkollat profesionale dhe kolegjet e përcaktojnë vetë kurrikulën  e tyre duke u bazuar në udhëzimet e hartuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Numri i orëve për lëndën e përgjithshme të detyruar në një program profesional 4 vjeçar varet nga numri i orëve në kurrikulën e shkollave të mesme të përgjithshme
Mësuesit janë të lirë të zgjedhin metodat e tyre të mësimdhënies, si dhe tekstet nga lista e miratuar nga Ministria.

2.4. Vlerësimi, progresi dhe kualifikimi

ITALIA
Në arsimin e mesëm, puna me gojë ose me shkrim e nxënësve vlerësohet çdo tre ose katër muaj
Në përfundim të shkollës zhvillohet provimi shtetëror final

GREQIA
Nxënësit zhvillojnë rregullisht teste me gojë dhe me shkrim, të organizuara nga mësuesit
Notat e testeve merren parasysh në provimet e fund vitit.
Kalimi i klasës varet nga rezultatet. Nxënësit që përfundojnë me sukses këtë fazë marrin një dëftesë lirimi të shkollës së mesme
Nxënësit e suksesshëm të shkollave të mesme profesionale/teknike marrin dëftesë lirimi ose diplomë specialisti
Nxënësit që përfundojnë një kurs pas arsimit të mesëm marrin dëftesë, ndërsa ata që kalojnë provimin marrin diplomë.

FRANCA
Të gjithë nxënësit vlerësohen në fillim të vitit të parë në lice
Tri vitet e LEGT çojnë në provimin kombëtar të maturës të cilin duhet ta marrin të gjithë nxënësit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë
Licetë profesionale ofrojnë programe 2 vjeçare që përfundojnë me certifikatën e aftësisë profesionale (CAP) ose një dëftesë të studimeve profesionale (BEP) dhe më pas, pas dy viteve të tjerë, në maturën profesionale që i kualifikon fituesit për të hyrë në jetën e punës, por edhe për të vazhduar studimet e mëtejshme

SPANJA
Nxënësit e arsimit të mesëm të përgjithshëm vlerësohen në mënyrë sistematike gjatë gjithë zhvillimit të programeve
Ata që nuk kanë sukses në më shumë se dy lëndë vitin e parë, ose në më shumë se tre lëndë vitin e tretë, duhet të përsërisin vitin
Nxënësit e suksesshëm marrin dëftesën e pjekurisë
Vlerësimi i vazhdueshëm zbatohet edhe në kurset e formimit profesional dhe nxënësit e suksesshëm marrin certifikatën teknike

HOLANDA
Janë dy provime lirimi për shkollat 1 dhe 2:  një provim kombëtar në vitin e fundit dhe një komponent i organizuar nga shkolla, e njohur si provim i shkollës. Për disa lëndë ka vetëm provime shkolle.
Kualifikimet përfundimtare për arsimin profesional ndahen në një nur kualifikimesh të veçanta. Çdo kualifikim i veçantë përfaqëson një kombinim të kualifikimeve përfundimtare që synon të formojë një njësi më vete në lidhje me praktikën profesionale në fushën e dhënë.
Nxënësit që përfundojnë me sukses të gjithë kursin marrin diplomë. Certifikata jepet për secilin kualifikim të veçantë që fitohet.

GJERMANIA
Nxënësit që kalojnë provimin e maturës marrin dëftesën që u mundëson hyrjen në arsimin e lartë
Kurset profesionale të shkollave profesionale me kohë të plotë përgatisin nxënësit për një profesion specifik ose për të hyrë në arsimin e lartë
Kandidatët e sistemit dual kalojnë një provim final përpara një organi kompetent përkatës (dhomat e zejtarëve, dhomat e industrisë dhe tregtisë, dhomat e profesioneve të lira ose korporata të tjera ligjore publike) dhe marrin një certifikatë përfundimi nga ky organ kompetent.

MBRETËRIA E BASHKUAR (ANGLIA, UELLSI DHE IRLANDA E VERIUT)
Për nxënësit që ndjekin shkollat e pas arsimit të detyruar ofrohen një gamë e gjerë kualifikimesh. Më të përhapurat janë :Certifikata e Përgjithshme e Nivelit të Avancuar (GCE- nivelet A dhe AS, Kualifikimet e Përgjithshme Profesionale Kombëtare (GNVQ) dhe Kualifikimet Kombëtare Profesionale (NVQ)
Format e vlerësimit varen nga kualifikimi dhe organi që i lëshon apo shumica e tyre mund të përmbajnë provime me gojë, me shkrim ose në praktikë ose vlerësim të vazhdueshëm
NVQ (kualifikimet kombëtare profesionale) nuk vlerësohen me provime, por kërkojnë që kandidati të dëshmojë kompetencat e tij në detyra të specifikuara

SKOCIA
Format e vlerësimit varen nga kualifikimi, por mund të përfshijnë një ose më shumë provime me shkrim, me gojë ose praktikë apo vlerësim të vazhdueshëm
Kualifikimet profesionale skoceze vlerësohen nëpërmjet provimeve, por kërkojnë që kandidati të dëshmojë kompetencat e tij në detyra specifike
Kualifikimet përfshijnë provimin për certifikatën skoceze në nivelin e lartë/ të avancuar dhe Kualifikimet Profesionale të Skocisë

DANIMARKA
Nxënësit që vazhdojnë Folksole për të përfunduar edhe vitin e dhjetë që është me dëshirë, mund të marrin provime në 5 lëndë. Provimet finale të gjimnazit janë në 10 lëndë.
Departamenti i Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm në Ministri përcakton provimet me shkrim. Fletët e provimit korrigjohen nga të jashtëm të emëruar nga Ministria e Arsimit. Vlerësimi për notat përfundimtare bazohet edhe në detyrat kryesore me shkrim.
Kandidatët e suksesshëm marrin certifikatë me notat e marra në secilën lëndë, si dhe notat për punën vjetore
Progresi është automatik nëse është ndjekur përmbajtja e kursit dhe janë dhënë provimet. Nxënësit mund të përsërisin vitin.
Kurset profesionale kanë një provim final dhe notat përfundimtare pasqyrojnë si vlerësimin me gojë dhe atë me shkrim.
Nxënësit që ndjekin HTX dhe HHX, veç provimeve me shkrim dhe me gojë kryejnë edhe një detyrë kryesore me shkrim

NORVEGJIA
Vlerësimi bazohet në vlerësimin e vazhdueshëm dhe në provimet në fund të vitit
Provimet zakonisht hartohen dhe korrigjohen nga jashtë
Progresi midis stadeve varet nga rezultatet
Shkollat japin certifikata për kurset që çojnë në arsimin e lartë
Bordi mbikëqyrës rajonal akrediton kualifikimet profesionale

SUEDIA
Puna e nxënësve vlerësohet mbi një bazë të vazhdueshme me nota për përfundimin e çdo kursi
Testet kombëtare zhvillohen në disa lëndë
Nuk ka provime përfundimtare, por në fund të gjimnazit jepet një certifikatë përfundimi

LUKSEMBURGU
Vlerësimi në nivelin pas arsimit të detyruar bazohet në testimin e rregullt në çdo kapitull dhe në të gjitha lëndët
Nxënësit që kalojnë provimin kombëtar në përfundim të shkollimit të tyre në Licetë e përgjithshme marrin një diplomë të përfundimit të studimeve të përgjithshme
Nxënësit që përfundojnë me sukses tre vitet e stadit të ndërmjetëm në Licetë teknike marrin një certifikatë të aftësive teknike dhe profesionale
Nxënësit që kalojnë provimin kombëtar në përfundim të stadit të lartë të Liceut Teknik marrin Diplomë të përfundimit të shkollës së mesme teknike ose diplomë tekniku
Arsimi pas atij të mesëm në Licetë Teknike çon në marrjen e Diplomës së teknikut të lartë
Arsimi pas atij të mesëm në Licetë Teknike çon në marrjen e diplomës së teknikut të lartë
Rezultatet përcaktojnë nëse nxënësit do të kalojnë në vitin pasardhës apo jo

 QIPRO
Vlerësimi është i njëjtë si në arsimin e detyruar
Në përfundim të vitit të fundit ka provime përfundimtare në të gjitha shkollat, të detyruara dhe që organizohen nga jashtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës
Nxënësit marrin dëftesën e lirimit që i mundëson atyre të hyjnë në tregun e punës, të hyjnë në provimin konkurrues për arsimin e lartë ose të pranohen në shkollat e ndryshme jashtë vendit

ÇEKIA
Të gjitha shkollat (e mesme 2,3 4 vjeçare dhe ato pas arsimit të mesëm) organizojnë vetë provimin përfundimtar
Në shkollat teknike dhe profesionale një pjesë e provimit është praktik
Dëftesa në shkollat profesionale jepet për aftësitë e miratuara në listë. Ata që përfundojnë shkollën teknike pas të mesmes marrin titullin Specialist me diplomë që është e nivelit ISCED 5B.

SLLOVAKIA
Procedurat për vlerësimin e nxënësit janë po ato që veprojnë në arsimin e detyruar
Dëftesa për kalimin e provimit final të maturës, që organizohet nga të gjitha shkollat (me përjashtim të shkollave të zanatit) është kërkesë minimale për hyrje në arsimin e lartë
Kurset pas arsimit të mesëm çojnë në kualifikimet profesionale të nivelit të lartë

HUNGARIA
Procedurat për vlerësimin e nxënësit janë identike me ato të arsimit të detyruar
Në përfundim të të gjitha programeve të arsimit të mesëm, nxënësit kalojnë një provim kombëtar. Dëftesa e marrë në përfundim të provimit kërkohet për pranim në arsimin e lartë
Edhe shkollat profesionale mund të japin dëftesë të kualifikimit profesional

POLONIA
Vlerësimi në këtë nivel arsimi është i ngjashëm me procedurat e arsimit të detyruar
Në fund të kursit, të gjitha shkollat (me përjashtim të atyre profesionale) organizojnë provimet finale të maturës
Shkollat e tjera mund të lëshojnë dëshmi për ata që aplikojnë për shkollën e lartë.
Shkollat profesionale lëshojnë një dëshmi që mundëson hyrjen në tregun e punës
Shkollat pas të mesmes përgatisin nxënësit për jetën profesionale dhe u japin nxënësve titullin Punëtor i aftësuar, Teknik ose një titull ekuivalent

RUMANIA
Nxënësit vlerësohen vazhdimisht nga mësuesit në të gjitha lëndët, gjatë gjithë vitit shkollor
Mësuesit vendosin vetë nëse nxënësi duhet të përsërisë vitin shkollor
Ka një provim final në përfundim të shkollës së mesme (liceu).Diploma që shoqëron këtë provim i mundëson nxënësve të aplikojnë për provimin e hyrjes në arsimin e lartë
Çdo nxënës që përfundon arsimin e mesëm me ose pa dëftesën përfundimtare mund të aplikojë për provimin e hyrjes në arsimin pas atij të mesëm (shkollat pas të mesmes mjekësore kërkojnë diplomën e maturës). Dëftesa e përfundimit të arsimit pas atij të mesëm u jep mundësi nxënësve të hyjnë në tregun e punës

BULLGARIA
Vlerësimi i nxënësve në këtë nivel është i ngjashëm me procedurat në arsimin bazë
Kurset e arsimit të mesëm të përgjithshëm (përfshi edhe seksionet e specializuara), kurset teknike dhe ato teknike profesionale përfundojnë me provime finale që çojnë në certifikatën e arsimit të mesëm. Kurset në shkollat teknike dhe profesionale përfundojnë gjithashtu me provime që çojnë në një certifikatë profesionale kualifikuese
Certifikata e arsimit të mesëm kërkohet për pranim në arsimin e lartë

 SLLOVENIA
Viti shkollor ndahet në tre tremestra. Vlerësimi bëhet nga mësuesit.
Arsimi i mesëm i përgjithshëm (gjimnazi) përfundon me një provim final (i jashtëm) që u mundëson nxënësve të hyjnë në të gjithë tipet e arsimit të lartë
Nxënësi që ka përfunduar me sukses 4 vitet e arsimit të mesëm teknik merr maturën teknike që i mundëson hyrjen në studime të arsimit të lartë me orientim profesional dhe nëse kalon një provim shtesë mund të hyjë edhe në studimet akademike
Nxënësit që kanë përfunduar me sukses tre vitet e arsimit të mesëm profesional kalon provimin final. Shkollat profesionale ofrojnë vetëm provimin final dhe kualifikimet profesionale që i çojnë nxënësit në tregun e punës
Nxënësit që kanë përfunduar 2.5 vitet e arsimit profesional me afat të shkurtuar kalojnë në provimin final
Arsimi pas atij të mesëm, jo të lartë, përfshin kurse që synojnë zgjerimin e ose freskimin e bazave të dijes. Kurset e maturës janë konceptuar për nxënësit që kanë përfunduar shkollat teknike dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet akademike universitare
Kurset profesionale hartohen për ata që lenë gjimnazin pa dhënë provimin e maturës dhe që dëshirojnë të marrin një kualifikim profesional dhe të punësohen
Kurset përgatitore për master në zanat dhe provimet përkatëse janë për ata që kanë përfunduar një shkollë profesionale tre vjeçare dhe kanë një minimum përvoje prej tre vitesh. Duke dhënë këtë provim, plus një provimi për lëndët e arsimit të përgjithshëm, ata që kanë masterin në zanat mund të regjistrohen në kolegjet profesionale të arsimit pas të mesmit.

ESTONIA
Procedurat për vlerësimin e nxënësve janë të njëjta me ato të arsimit të detyruar
Për të përfunduar arsimin e mesëm nxënësit duhet të kalojnë 5 provime përfundimtare. 3 nga ato duhet të jenë provime të jashtme, një prej të cilëve si gjuha amtare është i detyruar, ndërsa dy të tjerët përzgjidhen nga nxënësit nga një listë lëndësh. Dy provime me zgjedhje mund të jenë të brendshme.
Nxënësit që përfundojnë provimet marrin një certifikatë përfundimi të shkollës së  mesme dhe një certifikatë të provimit kombëtar
Për të përfunduar kurset në institucionet e arsimit profesional, nxënësit duhet të kalojnë provimet përfundimtare ku përfshihet edhe provimi profesional kombëtar. Ata marrin certifikatën e arsimit të mesëm profesional.
Të rinjtë me certifikatën e arsimit të mesëm të përgjithshëm mund të përfundojnë këtë nivel në kohë më të shkurtër dhe të marrin certifikatën përkatëse

LITUANIA
Procedurat për vlerësimin e nxënësve janë të ngjashme me ato të arsimit të detyruar
Në përfundim të arsimit të mesëm të përgjithshëm është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit provimi final i përcaktuar nga Ministria e Arsimit. Certifikata e dhënë për kalimin e këtij provimi i jep të drejtën nxënësve të hyjnë në arsimin profesional pas të mesmit ose në arsimin e lartë
Kurset e arsimit profesional përfundojnë në një provim final (në teori dhe në praktikë) që ndryshon në përmbajtje sipas kurrikulës. Nxënësit mund të marrin certifikatën profesionale kualifikuese ose diplomën e punëtorit të kualifikuar.
Në përfundim të kolegjit profesional nxënësit marrin diplomën shtetërore të përfundimit të kolegjit
Certifikata e kualifikimit profesional, diploma e punëtorit të aftë dhe diploma e përfundimit të kolegjit japin mundësi punësimi


Aneksi bashkangjitur:

Përshkrimi i strukturave arsimore në disa vende të Evropës



Vendi
Arsimi parashkollor
Arsimi i detyruar
Arsimi i mesëm
Arsimi i lartë
BELGJIKA
2, 5 – 6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-11 vjeç
M.Ulët:12-13 vjeç.

M. Lartë: 14-17 vjeç
2 vjet arsim i detyruar

A.profesional
14-17 vjeç, 14-19 vjeç.
Universitar: 18-25 vjeç

Jo universitar: i larmishëm
DANIMARKA
6 -7 vjeç
Jo i detyruar
7-15 vjeç
Strukturë e pandarë
M. Lartë: 16-19 vjeç

A.profesional : 3 vjet

Universitar: 19-24 vjeç (3 vjet)
Jo universitar: 3 vjet
GJERMANIA
5-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-10 vjeç
M. Ulët: 10-15 vjeç
M. Lartë: 16-18 vjeç

A. profesional: 16-18 vjeç dhe 15-18 vjeç
Universitar: 19-25 vjeç

Jo universitar: 19-22 vjeç, i larmishëm
GREQIA
4-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-12 vjeç
M. Ulët: 12 -15 vjeç
M. Lartë: 15-18 vjeç
Universitar: 18-24 vjeç

Jo universitar: 18-22 vjeç
SPANJA
3-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-12 vjeç
M. Ulët: 12 -16 vjeç
M. Lartë: 16-18 vjeç
A. profesional: 16-18 vjeç
Universitar: 18-24 vjeç
Jo universitar: 18-21 vjeç, i larmishëm
FRANCA
2-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-11 vjeç
M. Ulët: 11-15 vjeç
+ 1 vit i detyruar
M. Lartë: 15 -18 vjeç dhe 15-19 vjeç
Universitar: 18-24 vjeç
Jo universitar: 18-23 vjeç, i larmishëm
IRLANDA
4-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-12 vjeç
M. Ulët: 12-15 vjeç
1 vit edukim komunitar
M. Lartë: 15-18 vjeç

A. profesional: 17-19 vjeç
Universitar: 18-24 vjeç
Jo universitar: 18-22 vjeç
ITALIA
3-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-11 vjeç
M. Ulët: 11-14 vjeç
M. Lartë: 14-19 vjeç
A. profesional: 14-17 dhe 14-19 vjeç
Universitar: 19-25 vjeç
Jo universitar: 19-23 vjeç
LUKSEMBURGU
3-4 vjeç
Jo i detyruar
4-6 vjeç
I detyruar
Fillori: 6-12 vjeç
M. Ulët: 12-15 vjeç
M. Lartë: 15-19 vjeç

A. profesional: 15-18 vjeç
Universitar: 19-23 vjeç
Jo universitar: 19-21; 19-22 vjeç
HOLLANDA
4-5 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 5-16 vjeç
M. Ulët: 12-15 vjeç
M. Lartë: 15-18 vjeç
A. profesional: 14-18 vjeç
Universitar: 18-24 vjeç
Jo universitar: 16-21
AUSTRIA
5-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-10 vjeç
M. Ulët: 10-14 vjeç
+ 1 vit i detyruar
M. Lartë: 14-18 vjeç
A. profesional: 14 -19 vjeç
Universitar: 18-24 vjeç
Jo universitar: 18-21 vjeç
PORTUGALIA
3-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-10 vjeç
M. Ulët: 10-12 vjeç dhe
12-15 vjeç
M. Lartë: 15-18 vjeç
A. profesional: 15-18 vjeç (dy lloje)
Universitar: 18-24 vjeç
Jo universitar: 18-22 vjeç
FINLANDA
6-7 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 7-13 vjeç
M. Ulët: 13-16 vjeç
+1 vit jo i detyruar
M. Lartë: 16-19 vjeç
A. profesional: 16-19 vjeç
Universitar: 19-25 vjeç
Jo universitar: 19-23 vjeç
SUEDIA
5-7 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 7-16 vjeç
M. Lartë: 16-19 vjeç
A. profesional: 16-19 vjeç
Universitar: 19-24 vjeç
ANGLIA
3-4 vjeç
Jo i detyruar
4-5 vjeç
I detyruar
Fillori: 5-11 vjeç
M. Ulët: 11-14 vjeç dhe 14-16 vjeç
M. Lartë: 14-18 vjeç
A.profesional: 16-18 vjeç
Universitar: 18-23 vjeç
Jo universitar: 18-21 vjeç
BULLGARIA
3-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-10 vjeç
M. Ulët:10-14 vjeç
M. Lartë: 14-19 vjeç
A. profesional: 14-18 vjeç
Universitar: 19-24 vjeç
Jo universitar: 19-22 vjeç
CEKIA
3-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-11 vjeç
M. Ulët: 11-15 vjeç
M. Lartë: 15-18 vjeç
A. profesional: 15-17 vjeç dhe 15-19 vjeç
Universitar: 19-25 vjeç
Jo universitar: 19-23 vjeç
POLONIA
3-7 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 7-15 vjeç
M. Lartë: 15-19 vjeç
A. profesional: 15-18, 19 dhe 20 vjeç
Universitar: 19-25 vjeç
Jo universitar: 18-23 vjeç
RUMANIA
3-7 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 7-11 vjeç
M. Ulët: 11-15 vjeç
M. Lartë:15-20 vjeç
A. profesional: 15-19 vjeç
Universitar: 19-25 vjeç
Jo universitar: 19-22 vjeç
SLLOVAKIA
3-6 vjeç
Jo i detyruar
Fillori: 6-10 vjeç
M. Ulët: 10-14 vjeç
+1 vit
M. Lartë: 15-18 vjeç
A.profesional: 14-19 vjeç (2 lloje)
Universitar:18-24 vjeç
Jo universitar: 18-21 vjeç












Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels