IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



STANDARDET E SIGURISË NË SHKOLLA

 Koncepti i shkollave të sigurta sot është bërë global. Ai mbështetet në filozofinë e krijimit të mjediseve të shëndetshme, të sigurta dhe miqësore për fëmijët e moshës shkollore.
Vende të ndryshme kanë hartuar dhe përpunuar dokumentacionin që synon garantimin e kushteve të sigurisë së lartë në shkollë. Në dokumentacionin që lidhet me sigurinë në shkolla përfshihet:
      Legjislacioni për sigurinë e shkollave që parashikon mjediset e ngritjes së shkollave, standardet e ndërtimit, kushtet e sigurisë në klasa dhe laboratorë, mbrojtjen kundër zjarrit dhe tërmeteve, pajisjen me mjetet e nevojshme që rrisin shkallën e sigurisë për të gjithë fëmijët, si shkallë të lëvizshme, këndin e mbrojtjes kundra zjarrit, etj
          Informimi për shkallën e sigurisë në shkolla realizohet nga Drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat e arsimit të cilat duhet të mbledhin një informacion të saktë për gjendjen e sigurisë në të gjitha shkollat që mbulojnë. Ato duhet të informohen herë pas here për problematikat që shfaq struktura ndërtimore e shkollës, tavani, shkallët, kushtet higjieno - sanitare, etj duke shmangur në këtë mënyrë pasojat e rrezikshme për çdo fëmijë
          Rregulloret që ndihmojnë në rritjen e sigurisë së nxënësve brenda mjediseve shkollore dhe krijimin e atmosferës së shëndetshme. Çdo shkollë harton rregulloren e vet që garanton jetë cilësore dhe të shëndetshme për nxënësit, mbrojtje kundra dhunës, aksidenteve, sëmundjeve infektive në mjediset shkollore dhe sheshet e lojërave, etj. Mbështetur në rregulloret përkatëse shkollave u kërkohet të pajisin mjediset e ndryshme me mjetet e nevojshme të mbrojtjes, p.sh bombolën kundër zjarrit, kutinë e ndihmës së shpejtë, etj
          Udhëheqje dhe standarde sigurie. Shkolla u ofron stafeve pedagogjike dhe jo vetëm atyre, nxënësve dhe prindërve udhëzime rreth rreziqeve të ndryshme me të cilat fëmijët mund të ballafaqohen në komunitet duke filluar që nga rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke vazhduar me pajisjet dhe substancat laboratorike të sigurta, me rastet e emergjencave, të sjelljes me të panjohurit. Në këtë kontekst parashikohen gjithashtu njohuritë dhe aftësitë me të cilat duhet të pajisen nxënësit në drejtim të kapërcimit të situatave që lidhen me aksidentet e ndryshme.
          Praktika pune të pasura. Në nivele vendore, por edhe qendrore është e domosdoshme të organizohen seminare dhe takime me mësues dhe drejtues për standardet e sigurisë në shkolla duke evidentuar gjithashtu dhe praktikat më të mira të punës në këtë drejtim. Shkollat duhet të organizojnë të paktën një herë në vit përmes alarmit fals situata emergjence në të cilat u kërkohet si mësuesve ashtu dhe nxënësve kapërcimi i tyre. Nxënësit duhet të praktikohen të ruajnë gjakftohtësinë, kalimin në korridore dhe daljen jashtë shkollës, pa krijuar kaos dhe panik. Ushtrime të tilla zhvillohen në shumicën e shkollave të vendeve të ndryshme të botës dhe synojnë të aftësojnë nxënësit për përballimin e situatave të pazakonshme sikurse janë fenomenet natyrore (tërmete, përmbytje, etj) dhe të tjera si zjarri, përdorimi i armëve, hyrja e të panjohurve në mjediset e shkollës për qëllime terrorizmi, dhune, grabitjeje.
       Vlerësimi i sistemit të sigurimit. Shkollat duhet të zhvillojnë vlerësime të herëpashershme të sistemit të sigurisë së shkollës. Ato duhet t’i përgjigjen pyetjeve të tilla: Në rast se bie zjarr, cila mund të jenë rrugët e kalimit të nxënësve dhe mësuesve për të dalë jashtë ndërtesës? Në rast përmbytjeje, cili është vendi më i mirë për të akomoduar fëmijët pa rrezik të lartë?  A ka mjaftueshëm porta dhe dritare të katit të parë, të vlefshme për të zgjidhur një situatë të caktuar? Po nëse këto dritare për shkak të mbrojtjes nga vjedhësit janë të siguruara me hekura, çfarë duhet bërë? A janë laboratorët e shkollës dhe vendet e tjera të punës dhe argëtimit në nivelin e duhur të sigurisë? A është rifreskuar furnizimi i kutisë së shpejtë me medikamentet dhe mjetet e duhura? Po bombolat e zjarrit dhe mjetet e tjera kundër tij, a janë në gatishmëri? Ngritja e një grupi pune me mësues dhe nxënës për vlerësimin e gjendjes së sigurisë në shkollë është një praktikë e re që duhet të zërë vendin e duhur në punën e përditshme të drejtorit të shkollës.
            Kontroll të përhershëm për situatën reale. Tanimë ne kemi në duart tona dokumentacionin e nevojshëm të sigurisë së shkollave, legjislacionin e duhur që kërkon zbatimin e masave të sigurisë në shkollë, rregulloren tonë të brendshme mbi këtë çështje; kemi zhvilluar seminare dhe takime me mësues dhe drejtues rreth kësaj teme, kemi përfshirë në praktika të ndryshme të problem zgjidhjes së situatave të caktuara mësuesit dhe nxënësit, kemi ngritur një grup pune të përhershëm që bën informimin dhe vlerëson situatën konkrete. Ajo që duhet të bëjmë herë pas here është kontrolli mbi këtë çështje. Ne mund t’i kemi hedhur të gjitha hapat një herë, jemi kënaqur me gjendjen tonë në fillim të vitit, por nëse një shkëndijë elektrike ndodh në mjedisin tonë shkollor, ne shohim se bombola kundër zjarrit, e pakontrolluar prej kohësh nga ne nuk funksionon, se kutisë së ndihmës së shpejtë i mungon jodi, alkooli, fashoja apo pambuku pasi janë përdorur në një rast dhe nuk janë zëvendësuar më, se një substancë laboratorike mund të shkaktojë helmimin e dhjetëra nxënësve, etj si këto. Kontrolli i përhershëm i kushteve të sigurisë është detyra numër një që çdo shkollë duhet të ketë në fokusin e vet.


Standardet e sigurisë në një shkollë

Cilat janë standardet e sigurisë së një shkolle? Çfarë duhet të bëjë shkolla për t’i krijuar këto standarde dhe për t’i përmirësuar në vazhdim ato? Më poshtë, po rendisim disa standarde që e orientojnë shkollën drejt përmbushjes së rregullave të sigurisë në rritje:

Shkolla duhet :
Të demonstrojë përpjekje të koordinuara dhe komunikim të qartë me nivelet vendore të arsimit, por edhe me institucionet e tjera të pushtetit  (polici, qendra sigurie, etj)
Të krijojë një klimë të shëndetshme edukative me një kurrikul pozitive dhe mjedis të sigurt të mësuari
Të sigurojë bashkëpunim të vazhdueshëm me prindërit rreth çështjeve të sigurisë në shkollë dhe komunitet
Të zhvillojë një deri dy herë në vit mbledhje të bordit të shkollës mbi  tematikën e sigurisë në shkollë dhe marrjen e masave të parandalimit të rreziqeve të mundshme

Të identifikojë masat e sigurisë kundra vjedhjes së pronës, dëmtimit të saj natyral ose me dashje, ku përfshihen edhe dhuna e krimi kundër pronës
Të disponojë informacion për rreziqet dhe personat problematikë në komunitet
Të disponojë evidencën e krimeve në komunitet dhe sa prej tyre janë të lidhur me fëmijët dhe shkollat
Të monitorojë, dokumentojë dhe vlerësojë deri në denoncim rastet problematike që lidhen me krimin
Të dokumentojë ngjarjet e dhunshme në mjediset shkollore dhe të hartojë plane, politika dhe procedura pas ndodhjes së tyre
Të ofrojë shërbime që i adresohen ose asistojnë individët në risk, ata që tregojnë shenja dhune, sjellje devijante ose potenciale të krimit dhe të vjedhjes
Të jetë transparente me nxënësit dhe prindërit e tyre pas çdo rasti

Të ketë plane kundër emergjencave qoftë natyrore, qoftë kriminale
Të ofrojë trajnime për mësuesit dhe nxënësit si të përballojnë një situatë të pasigurt dhe si të ofrojnë ndihmën e parë për fëmijët e dëmtuar
Të aftësojë mësuesit në njohjen dhe marrjen e veprimeve praktike në rastet  e përhapjeve të sëmundjeve infektive
Të ofrojë mbështetje për fëmijët me nevoja speciale
Të bëjë transparente për stafin hartën dhe katet e shkollës, si dhe planin e veprimit në rastet e emergjencës
Të krijojë mjedise të sigurta laboratorike dhe të punojë jo vetëm me stafin mësimor, por edhe të shërbimit  për njohjen e vetive të substancave të rrezikshme dhe pasojat që mund të sjellin ato në shëndetin e fëmijëve
Të krijojë mjedise çlodhëse dhe argëtuese si sheshet e lojërave apo palestrat sportive, të shëndetshme dhe të sigurta për fëmijët
Të disponojë të gjitha mjetet e duhura për mbrojtjen nga fenomene dhe incidente të tilla si zjarret, plagosjet, rëniet nga lartësi të ndryshme, pickimet nga një insekt apo gjarpër, etj
Të ofrojë mbështetje emocionale dhe psikologjike në rastet e emergjencave dhe të krimeve
Të angazhojë punonjës të specializuar si mjekë, psikologë, punonjës socialë në ndihmë të fëmijëve të dëmtuar apo të prekur nga ngjarje natyrore apo fatkeqësi njerëzore

Të ketë një person përgjegjës për sigurinë në shkollë
Të zhvillojë alarme që kërkojnë  vëmendjen e nxënësve dhe të stafit mësimor për mënyrat e largimit nga vendngjarja aksidentale pa panik dhe kaos
Të mbulojë nevojat e viktimave në plane të ndryshme: ekonomik, psikologjik dhe emocional, etj
Të ftojë në shkollë specialistë të njohur për problemet e sigurisë dhe të zhvillojë takime të hapura rreth kësaj fushe duke përfshirë përveç nxënësve, edhe prindërit apo anëtarët e tjerë të komunitetit
Të ri shohë dhe të përmirësojë vazhdimisht planet dhe politikat e sigurisë në shkollë

SIGURIA  E SHKOLLES

                                                             
Shumë stafe shkollash  konsiderojnë se një nga problemet më të mëdha në shkolla është dhuna dhe kërcënimi prej saj. Ka pasur goditje fatale, megjithëse të vogla  në numër, të cilat kanë sjellë mjaft shqetësime në arenën publike.

Shkollat janë vende unike pune. Ka shumë persona jo te punësuar  në një shkollë me pak të punësuar.  Ata jo-te punësuarit  janë fëmijët, për të cilët shkolla duhet të jete  një vend i sigurt të mësuari dhe të bashkëjetuari me të tjerët.
Shkollat natyrisht duhet të jenë të sigurta për fëmijët, por ato duhet të jenë po aq të  hapura dhe mikpritëse për komunitetin e gjerë.

Sigurimi dhe mbrojtja e përshtatshme për njerëzit, objektet dhe pronën duhet të jetë e balancuar kundrejt nevojës sociale dhe arsimore të shkollës për të qenë e hapur dhe mikpritëse për të gjithë ata që kanë të drejtë të hyjnë në të.
Arritja dhe mbajtja e një balance të tillë paraqet një numër sfidash.

Materiale të ndryshme ndërkombëtare për dhunën  ndaj  personelit në sektorin e Arsimit, e njohin këtë problem dhe komentojnë  se: “Edhe pse nuk ka zgjidhje të thjeshta për të parandaluar dhunën, edhe pse nuk është roli i stafit pedagogjik për të zgjidhur problemet themelore të dhunës në shoqëri, shkolla dhe organizatat e mësuesve dhe drejtuesve kanë shumë për  të bërë në drejtim të zvogëlimit të rrezikut dhe sulmit verbal ose fizik në vendin e mësimit dhe të punës."

Sigurimi i mirë i shkollave dhe mjediseve të tyre, gjithashtu,  kursen para. Veç  uljes te kostove që lidhen me plagosjet  dhe sëmundjet e stafit, siguria e mirë mund të ndihmojë në uljen e kostove të vjedhjeve, humbjeve dhe vandalizmave.

Menaxhimi i Sigurimit

Menaxhimi i sigurisë në shkolla është i bazuar në vlerësimin e rrezikut. Ligjet mbi shëndetin dhe menaxhimin e sigurisë nuk janë vënë në praktikë në shumë shkolla.

Vlerësimi i rrezikut përfshin:
a. identifikimin e rreziqeve në punë;
b. peshimin e rreziqeve dhe të akteve të guximit;
c. vendosmërinë për të kontrolluar rreziqet;
d. zbatimin e një strategjie të kontrolluar.

E gjithë kjo do të thotë një "vlerësim realist për rreziqet e mundshme dhe zbatimin e masave të përshtatshme në mbrojtjen e sigurisë ”.

Vlerësimi i mjediseve shkollore mund të identifikojë disa rreziqe  që burojnë nga mirëmbajtja e keqe dhe kosto e ulët që çojnë në  përmirësime të pamjaftueshme.

Grupi i punës për masat e sigurisë në nivel vendi duhet të publikojë një raport vjetor. Ai arrin në përfundime të rëndësishme për kushtet e shkollave të veçanta deri në atë nivel sa që mund të propozojë masa më të efektshme të sigurisë në favor të shkollës.

Në vlerësimin e rreziqeve të sigurisë në dhe rreth ndërtesave shkollore, përfshihen pesë fusha kryesore:
a. dhuna,
b. ndërhyrjet,
c. dëmet me qëllim të keq,
d. vandalizmi dhe
e. vjedhjet.

Shkollat janë të ndryshme nga njëri-tjetra në shumë mënyra, por çështjet e përbashkëta të sigurisë që shkollat duhet të marrin në konsideratë, përfshijnë këto:

Ndërtesat e mënjanuara nga zonat e banuara kanë të ngjarë të jenë jashtëzakonisht të synuara dhe prekshme.

Ruajtja e pajisjeve me vlerë ose materialeve mund të jetë problematike. Depoja ideale nuk duhet të ketë dritare, nuk duhet të ketë qasje në çati dhe nuk ka dyer të jashtme.

Gjatë ditës së shkollës e deri në mbrëmje, gjatë fundjavës dhe pushimeve verore dhe dimërore kërkohet ndarja jashtëzakonisht e kujdesshme e përgjegjësive dhe detyrave për çdo fushë të rrezikut në mënyrë që standardet e sigurisë së shkollës të mos komprometohen.

Vetëm një sistem i integruar vlerësimi ka vlerë dhe ndihmon mbikëqyrjen e vazhdueshme, rishikimin e rregullt dhe kontrollin zyrtar për të siguruar se shkolla është në gjendjen më të mirë që mund të jetë.

Rrethimi
 
Është pranuar përgjithësisht se mjedisi shkollor ka nevojë për një kufi rrethues, së pari për të përcaktuar se çfarë i takon shkollës dhe çfarë jo, dhe së dyti si një pengesë për daljet e lira dhe të pakontrolluara. Muret e kufirit nuk mund të garantojnë mbajtjen e një njeriu të bezdisshëm jashtë. Një njeri i bezdisshëm vendos të ngjitet mbi mure ose kangjella në mënyrë të ngjashme sikurse do të kapërcente edhe një gardh rrethues. 

Megjithatë, ndarësi i kufirit nuk duhet të jetë si gardh burgu. Ai duhet të jetë i cilësisë së mirë, i plotë dhe duhet të kontrollohet rregullisht, si dhe duhet riparuar kur është e nevojshme.

Sistemet e dyerve

Të gjitha dyert e jashtme dhe çelësat e tyre nevojitet të na japin një nivel të caktuar të sigurisë në shkolla  Disa dyer të jashtme duhet të shërbejnë si dyer të daljes nga zjarri. Nëse shkolla ka një ose dy dyert kryesore të dukshme, qoftë drejtpërdrejt, qoftë me anë të një video kamere, pamja që përftojmë  brenda një zyre duhet të jetë e mjaftueshme. Nëse ka më shumë se një ndërtesë shkollore dhe një numër më të madh hyrjesh, shkolla duhet të marrë në shqyrtim masat më të përshtatshme për të rritur shkallën e sigurisë.

Dritaret

Një prej zgjidhjeve të propozuara është që të përshtaten të gjitha dritaret me grila. Ndonjëherë një gjë e tillë i jep shkollës pamjen e një burgu ,por në çdo rast, nuk ka gjasa të jetë i vetmi opsion që kemi në dispozicion. Megjithatë, për disa klasa , veçanërisht kur ka pajisje dhe objekte me vlerë të tillë si kompjuterët, makinat fotokopjuese, projektorët  grilat në dritare mund dhe duhet të merren parasysh.

Shkollat duhet të hetojnë mundësitë e ndryshme për dritare të mbuluara me perde, tenda  dhe qelq të tejdukshëm, të cilat mund të dekurajojnë ata që duan të futen brenda në mënyrë të fshehtë. Është shumë e rëndësishme që personeli i shkollës të kuptojë procedurat për hapjen dhe mbylljen e dritareve në shkollë dhe ndjekjen e udhëzimeve të nevojshme.
Grilat mund të jenë të përshtatshme për një laborator kompjuteri ose shkencor, por duke pasur në konsideratë edhe rrugët për t’i shpëtuar zjarrit si dhe dhënies së ndihmës.

Vizitorët

Një gamë e madhe njerëzish vijnë në shkollë. Shkollat duan që prindërit të jenë të përfshirë në të sa më shumë të jetë e mundur dhe kjo kërkon prej tyre të ndjejnë se shkolla është mikpritëse. Zyrtarët e Arsimit të të gjitha niveleve do të duhet të vijnë në shkollë, po ashtu dhe mjaft punonjës të shërbimeve të ndryshme kontraktore kanë një arsye të vërtetë për të ardhur në shkollë. Në shumicën e rasteve, asnjë nga këta vizitorë nuk do të paraqesë rrezik të sigurisë. Shumë shkolla janë, megjithatë, të prekura nga grupe të vogla apo banda të rinjsh që duan të shkaktojnë telashe, ose, nganjëherë edhe më keq, prindër të zemëruar synojnë takime me anëtarë të stafit për të shprehur ndjenjat e tyre në lidhje me trajtimin e fëmijëve.
Përmirësimi i sigurisë në shkolla realizohet nëpërmjet marrjes së masave të mëposhtme:

Futjen e një sistemi të thjeshtë kontrolli që plotëson nevojat e shkollës.

Trajtimin e të gjithë të panjohurve, përveç stafit dhe nxënësve, si njerëz “të rrezikshëm”, derisa ata të kenë kaluar nëpër procedurën e pritjes si vizitor.

Sigurimi i vizitorëve në një zonë pritjeje (sallë, klasë, zyrë) deri sa ata të takohen me drejtorin, mësuesin apo personin e kërkuar . Stafi që punon në shkollë duhet të jetë në gjendje për të kontaktuar me kolegët e tjerë me lehtësi.

Identifikimi i vizitorëve të ligjshëm, duke monitoruar arritjen e tyre, lëvizjet rreth shkollës dhe kohën e mbërritjes dhe të largimit.

Vënia juaj në dijeni për arsyet e vizitës së tyre në shkollë.

Nuk ka vizitor të cilit duhet t'i jepet qasje e pakufizuar në shkollë.
Identifikimi i personave të rrezikshëm, dhënë si informacion nga autoritetet lokale, ndërmarrjet ose organizatat e tjera duhet të shihet me kujdes dhe të diskutohet nga stafi i shkollës paraprakisht, si dhe në rastet kur ekzistojnë dyshime.

Duhet të ekzistojnë procedura konkrete  të shkollës për prindërit kur kërkojnë leje për të marrë fëmijët nga shkolla gjatë ditës, për të informuar shkollën në raste mungesash,ose kur dikush tjetër do të mbledhë fëmijët për të zhvilluar një aktivitet në fund të ditës.

Ruajtja

Autorët e vjedhjeve mund të tërhiqen nga zonat e magazinimit, veçanërisht në qoftë se aty ka pajisje të vlefshme. Këta vjedhës mund të kenë pajisje dhe armë brutale në dispozicion ose, përndryshe, ato mund të kenë mjetet dhe instrumente “speciale” për t'i përdorur. Vëmendje e posaçme duhet t'i kushtohet sigurimit të këtyre zonave, veçanërisht dyerve të sigurisë. Në mënyrë ideale, një dhomë magazinimi që ka sende apo pajisje me vlerë nuk duhet të ketë dyer të jashtme, të jetë mundësisht pa dritare dhe qasje në çati

Punonjësit e shërbimeve

Ata që punojnë në shkollë mund të përbëjnë një numër shkaktarësh të rreziqeve të sigurisë. Kontraktuesit sjell makineritë, pajisjet dhe materialet e ndërtimit në shkollë. Këto objekte shërbejnë si shënjues për të tërhequr vjedhësit. Materialet e ndërtimit mund të përdoren për zjarr vënie të qëllimshme apo akte vandalizmi; skelat dhe shkallët mund të jenë shumë të dobishme për një njeri të bezdisshëm. Në mjediset e shkollës mund të jenë kontraktuesit , dhe ndoshta edhe  nën kontraktuesit,  por prania  duhet të kontrollohet siç duhet.
Puna e ndërtimit mund të ndërpresë masat e sigurisë. Në veçanti, sistemi i alarmit në shkollë duhet të ndërpritet gjatë kohës që kontraktuesit janë duke punuar.

SISTEMET E SIGURISË

Zilja e alarmit

Ekziston një numër i madh sistemesh të alarmit në treg, të ndryshme në kosto dhe efektivitet. Një sistem alarmi është një mënyrë e dukshme për mbrojtjen e shkollës, kështu që është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë se shkolla është e pajisur me sistem alarmi.
Problemi potencial i alarmeve false duhet të merret gjithmonë në konsideratë  dhe tingulli i ziles paralajmëruese të kambanës së sigurisë duhet të jetë i ndryshëm nga alarmi i zjarrit.

Kërkesa për rritjen e shumës totale të parave në dispozicion të skemës së sigurisë në shkollë për të financuar përpjekje të tilla, si
ndriçimi i terreneve sportive dhe parkingut të makinave mund të largojë vjedhësit dhe të lehtësojë identifikimin e fajtorëve. Ndriçimi shkakton vështirësi atje ku vandalizmi është zakon dhe duhet të përdoret në mënyrë që vjedhësit të mos largohen lehtë dhe pa u identifikuar nga vendi i grabitjes dhe dhunës.
Sistemet e alarmit mund të integrohen me linjat e ndriçimit të sigurisë, kontrollit të qasjes, të lidhura të gjitha me njësinë bazë të sigurisë. Kostoja relativisht e lartë e dritave dhe kamerave që monitorojnë vandalizmin dhe mundësia e alarmeve false, duhet të peshohen kundrejt rrezikut.

Ndihma

Stafi duhet të jetë i përkushtuar për sigurinë e shkollës dhe angazhimi i tij ka gjasa të lidhet me shkallën e përfshirjes së anëtarëve për hartimin e procedurave të sigurisë, sasinë e informacionit që ata marrin në lidhje me të dhe shkallën e konsultimit mbi vendimet në lidhje me sigurinë. Anëtarët e stafit duhet të dinë se si të ndjekin procedurat, dhe të bëjnë trajnime kur është e nevojshme.

Nxënësit duhet të dinë gjithashtu se siguria është detyrë e të gjithëve në shkollë. Duke njohur përgjegjësitë e tyre, ata mund të përhapin mesazhin se shkolla është një vend i sigurt për këdo. E njëjta gjë vlen edhe për prindërit.
Shkolla mund të kontaktojë ekspertë lokal të krimit si p.sh oficer të policisë për parandalimin e krimeve dhe për dhënien e këshillave të dobishme.
Komunitetit lokal mund të ndihmojë për ta bërë ndërtesën shkollore më të sigurt, veçanërisht brenda orëve të qëndrimit të nxënësve atje . Shkollat që përdoren jashtë orëve të mësimit  nga komuniteti janë më pak tërheqëse për sulmet e vjedhësve dhe vandalëve sesa godinat shkollore bosh. Banorët vendas gjithashtu mund të inkurajohen që të jenë aq të vetëdijshëm sa të bëjnë të mundur lidhjen e tyre për sigurinë e shkollës me policinë në qoftë se ata shohin ndonjë gjë që  ndodh. Kjo është ajo pjesë e kulturës që thotë se siguria në shkollë është diçka ku mund të ketë pjesë i gjithë komuniteti lokal.

Dhuna

Çdo person,  i pranishëm në mjediset e shkollës dhe që shkakton telashe ose shqetësime në këto mjedise, për shfrytëzuesit e objekteve shkollore kryen një shkelje. Një person që mund të hiqet si polic ose person i autorizuar nga pushteti lokal  apo shkolla, nëse zbulohet se kryen veprën e mashtrimit, sipas rastit, mund dhe duhet të merret me forcë nga policia dhe të dënohet me ligj që nga gjobë deri burg

Armët

Ndalohet mbajtja e armëve ofensive  si p.sh një thikë ose sëpatë në mjediset e shkollës. Ligji  i jep fuqi policisë për të hyrë në lokalet e shkollës që të kërkojë për një armë ofensive. Policia nuk kërkon përpara lejen e mësuesit në qoftë se bëhet fjalë për të ushtruar këtë kompetencë të kërkimit,  edhe pse sigurisht është e dëshirueshme që oficerët e policisë  të lajmërojnë mësuesit kur kjo është e mundur, si dhe të kërkojnë ndihmë prej tyre.

Kërkuesit në petkun e policit publik duhet të jenë të së njëjtës gjini, si të kontrolluarit. Përkrah kërkuesit, duhet të jetë të pranishëm në kërkim edhe një anëtar tjetër i personelit. Sugjerohet që edhe anëtari i personelit duhet të jetë i të njëjtës gjini si nxënësi i kontrolluar. Kur një ose dy nxënës janë duke u kontrolluar, mund të jenë të pranishëm nxënës të tjerë ose edhe një anëtar tjetër i personelit,.

Kërkuesi polic duhet të ketë të dhëna të arsyeshme si bazë për të dyshuar dhe kontrolluar nëse një nxënës mund të mbajë në trup ose në çantë thikë apo armë të tjera. Kërkimi mund të bëhet në mjediset e shkollës apo në një dhomë të veçuar shkollore. Kërkuesit mund t’i kërkojnë nxënësit të heqë rrobat e jashtme. Kur nxënësi refuzon ta bëjë këtë, kërkuesit mund të përdorin forcë të arsyeshme për të hequr, për shembull, pallton. Kërkuesi, po ashtu, mund t’i konfiskojë ndonjë armë të dyshuarit dhe i duhet t’ia kalojë atë policisë sa më shpejt të jetë e mundur për asgjësimin e duhur.

Politikat dhe procedurat

Shkollat duhet të kenë politika që synojnë kryesisht parandalimin e dhunës, por edhe  monitorimin e dhunës kur ajo shfaqet , duke siguruar ndihmë dhe mbështetje për anëtarët e stafit të cilët mund të jenë ose janë viktima të dhunës. Procedura duhet të mbulojë në vijim vlerësimin e rrezikut ku hyjnë:

a. Identifikimi i rreziqeve të mundshme të dhunës.

b. Një plan veprimi, duke përfshirë masat për të luftuar dhunën . Kjo është e lidhur ngushtë me sigurinë e shkollës. Masa të tjera, të tilla si kontrolli i të dyshuarve, ulja në mjediset pritëse, etj mund të jenë  pjesë e një strategjie parandaluese.

c. Regjistrimi i incidenteve . Incidentet e dhunës duhet të regjistrohen sipas kritereve të raportimit: plagosje, sëmundje e rrezikshme, pickim insekti, etj. Incidentet e shënuara  në raportimet e dhunës ndihmojnë për të identifikuar zonat e rrezikut dhe gjithashtu për të matur  se sa të suksesshëm dhe parandalues kemi qenë.

d. Hetimi i të gjitha incidenteve të raportuara të dhunës me ose pa marrëdhënie seksuale (për arsye të njëjta si  më lart).

e.  Përkrahja e stafit që janë viktima të dhunës së çdo lloji: këtu  përfshihen rregulla dhe  dispozita të strukturuara për këshilla dhe mbështetje. Ndonjëherë mund të kemi edhe ofrimin e këshillave ligjore dhe përfaqësim nga administrata e shkollës ose punëdhënësi kur këto incidente  nuk janë ndjekur penalisht nga policia

f. Procedura e urgjencës. Stafi duhet të dijë çfarë të bëjë nëse dikush është kërcënuar apo sulmuar në drejtim të gjetjes së rrugëve të ndihmës dhe vetë-mbrojtjes. Në qoftë se janë instaluar aparatet e alarmit, stafi duhet të dijë se si të veprojë dhe si t’i përdorë ata në rast urgjence. Këto alarme të sigurisë mund të jenë ose të vendosura në dhoma të veçanta në shkollë ose numra telefonash të individëve. Stafi duhet të dijë çfarë të bëjë kur dëgjon një alarm ose thirrje personale të sigurisë.

g. Trajnimi përfshin punën që bëhet nga menaxherët e trajnimit që janë të vetëdijshëm për problemin e dhunës, dhe të stafit të shkollës që duhet të trajnohet me teknikat për parandalimin dhe shmangien e dhunës si dhe përdorimin e metodave të përshtatshme të vetë-mbrojtjes.


Këshilla  për ndërtimin më të mirë të sigurisë


Mbroni shkollën

Kyçini të gjitha dyert e jashtme të mjediseve që nuk përdoren për aktivitet;
Kyçini të gjitha dyert e brendshme  të mjediseve ku janë vendosu pajisje unike dhe të shtrenjta;
Sigurohuni që të gjitha dyert dhe dritaret janë të mbyllura mirë dhe funksionojnë në rregull;
Tregohuni vigjilentë për hyrjen në ndërtesën tuaj të një personi të panjohur
Raportoni menjëherë në rastet e thyerjes apo mungesës së çelësit të shkollës
Mbajini pemët dhe bimët të krasitura  në mënyrë që dritaret dhe dyert të mos bllokohen;
Sigurohuni që ndriçimet e jashtme funksionojnë mirë
Siguroni të gjitha dyert e jashtme dhe hyrjet;

Mbroni veten

Ndërgjegjësohuni gjithnjë për mjedisin rreth e rrotull jush;
Mbani çantën apo valixhen pranë trupi tuaj;
Mos mbani lekë kesh ose bizhuteri floriri- mund të mbani lekë vetëm në rastin kur këto shihen se janë të nevojshme në shkollë;
Mos shpenzoni kohë të gjeni çelësat tuaj- mbajini ato gati për t’i përdorur kur zbrisni nga makina, shtëpia, zyra, etj
Në qoftë se ju keni planifikuar të shkoni në punë vonë, përpiquni të shmangni parkimin larg nga lokalizimi i punës dhe në një zonë të pandikuar. Në qoftë se është e nevojshme, përpara fundit të ditës normale të punës ose rënies së errësirës merrni një pushim dhe lëvizeni makinën pranë lokalizimit të punës suaj dhe në një zonë të ndriçuar;
Në se keni  ndjenjën se dikush është duke ju parë, ndjekur, etj ndiqni instinktet tuaja- ndërmerrni një veprim evaziv, ecni shpejt përmes udhëkryqeve, kthehuni në një vend të sigurt, në qoftë se jeni me makinë, drejtojeni atë drejt një stacioni policie
Asnjëherë mos kini ndrojtje të thërrisni shërbimin e sigurisë ose forcat e ligjit në qoftë se nuk ndiheni të sigurt;
Përpiquni të përdorni sistemin e lajmërimit kur jeni duke punuar vonë ose duke arritur herët;
Ndryshojeni rutinën tuaj ditore
  Ecni me qëllim- që të largoheni ose të lëvizni në distancë nga një person i dyshuar. Mos shihni asnjëherë si viktimë
Ndonjëherë konfrontimi është i pashmangshëm- jini të përgatitur të minimizoni riskun e goditjes. Ndërgjegjësohuni t’i jepni rëndësi vetes. Një bizhuteri, një kuletë, një orë dore nuk ka vlerën e të luftuari deri në rrezikimin e jetës apo plagosje. Në qoftë se konfrontoheni, përpiquni të mbeteni i qetë mendërisht duke e treguar  në dukje dhe në mënyrat se si ngisni makinën. Aq shpejt sa është e mundur praktikoni thirrjen e  numrit të emergjencës. Veproni shpejt duke i dhënë shanset policisë të gjejë personin e dyshuar dhe mbrojtjen e pronës suaj

 Mbroni pronën tuaj

Mos i lini mjetet si kompjuterin personal, bizhuteritë ose sende të tjera në mjedise të hapura
Mos i lini CD ose fleshet në vende  ku mund të thyhet ose të merren lehtësisht
Mos i vendosni ose i lini gjërat e vlefshme pranë dritareve ose dyerve të hapura
Mbani në kujtesë përshkrimet përkatëse, numrat model dhe numrat serial- mund të duhen ndofta vetëm për një rast!
Mbani në kontroll çelësat tuaj
Shënoni ose vendosni siglat tuaja, si dhe përdorni tre numrat e fundit të kartës suaj të llogarisë bankare për të ruajtur pronën personale











SECILI MUND TË LUAJË ROLIN E VET
KËSHILLA  TË VLEFSHME !

Këtu është një listë gjërash që mësuesit dhe prindërit mund të bëjnë për të reduktuar rreziqet e fëmijëve:

Vendosni gjithnjë rripin e sigurimit, lidhni fëmijët në ndenjësen e makinës, dhe përdorni rripin e sigurimit për fëmijët duke i vënë pas si bebet ashtu dhe parashkollorët;
Jini aktivë, raportoni produktet jo të shëndetshme, shmangni situatat jo të sigurta dhe punoni për ndryshim;
Mbuloni kanalizimet elektrike dhe mësojuni fëmijëve të mos i prekin objektet e vendosura në këto kanalizime;
Ç’inkurajoni sjelljet e dhunshme, mësojuni fëmijëve të përdorin fjalët e tyre për të zgjidhur konfliktet;
Denonconi produktet e paetiketuara ose të pazakonshme (përfshi ilaçet, produktet e pastrimit dhe substancat potencialisht të rrezikshme);
Mos lejoni asnjë të pijë cigare në klasë apo në shtëpi;
Mos lejoni fëmijët të luajnë me qese plastike;
Mos lejoni veshjet ose objektet me lidhëse që vijnë rreth qafës së fëmijëve;
Mos lejoni armët në shtëpinë tuaj ose ndaloni fëmijët të luajnë në shtëpitë ku janë magazinuar armë (pyesni pronarin në se ju nuk jeni të sigurt)- në qoftë se ju mbani armë dhe thika në shtëpi, mbajini ato të kyçura në mjedise të ndara dhe të paarritshme
Mos jini të qetë që një shesh loje është i sigurt vetëm sepse atje luajnë fëmijët, në vend të kësaj vlerësoni atë për rreziqet që mund të paraqiten
Eliminoni rreziqet potenciale për fëmijët në shtëpinë tuaj apo në klasë si p.sh një tablo pikture të varur në mur, objekte të vjetra të pikturuara me pluhur ose jo, etj
Angazhoni fëmijët në biseda, mësojuni atyre të jenë miqësorë dhe të respektueshëm me të tjerët,;
Vendosni pritje të qarta për fëmijët rreth arritjeve në shkollë;
Ushqejini fëmijët sipas një diete me shumë fruta dhe perime të freskëta , si dhe kalcium;
Çojeni fëmijën tuaj të bëjë vaksinat e duhura dhe bëni të gjitha vizitat rutinë të kontrollit;
Insistoni në sjelljet e shëndetshme, përfshi vënien e helmetës dhe pajisjeve mbrojtëse;
Insistoni në kushtet e përshtatshme të mbajtjes në gjendje të freskët të mishit, vezëve dhe të gatimit me dorë të disa lloj ushqimeve, në përputhje me moshën e fëmijës ;
Insistoni që fëmijët tuaj të lajnë duart në mënyrë të vazhdueshme (përfshi edhe pjesët në mes të gishtërinjve)-gjithnjë përpara ngrënies dhe pas përdorimit të tualetit;
Instaloni detektorë për duhan pirjen dhe zjarret në shkollë, duke siguruar ndërrimin e baterive herë pas here, në mënyrë që ato të funksionojnë;
Mbani bombolat e zjarrit në shtëpi dhe në shkollë;
 Mbani larg fëmijët nga sipërfaqet dhe lëngjet e nxehta;
Mbani objektet me pjesë të vogla që mund të futen në gojë, sa më larg fëmijëve;
Mbani fëmijët e sëmurë në shtëpi dhe kërkoni që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë;
Mbani numrin e emergjencave në çdo telefon dhe në qoftë se dyshoni për një emergjencë, bëni thirrje për ndihmë menjëherë;
Mbani shtëpinë, mjediset e klasës ku fëmijët shpenzojnë kohë qëndrimi dhe loje të pastër;
Mësoni rreth zhvillimit të fëmijës dhe vlerësoni në mënyrë konstante se si zhvillimet e reja të shekullit ndryshojnë rreziqet e fëmijëve dhe vunerabilitetin e tyre;
Mësoni frymëmarrjen artificiale te fëmijët duke përfshirë edhe teknikat për fëmijët e vegjël;
Mësoni për bimët në shtëpi dhe klasë dhe cilësoni ato që konsiderohen si helmuese; mësojuni fëmijëve të mos i fusin në gojë ose t’i përtypin këto bimë;
Kufizoni sasinë e kohës që fëmijët shohin TV;
Sigurojuni që të gjitha objektet e fëmijëve përfshi stilolapsat, karriget dhe lodrat përmbushin standardet e sigurisë maksimale;
Siguroni t’u mësoni fëmijëve rregulla të mirë të higjienës dentare dhe nga fluori;
Mos i lejoni kurrë fëmijët të qëndrojnë pranë ujit të nxehtë, përfshi ujin në vaska, dushe dhe tualet.
Tregoni vëmendje dhe përgjigjuni problematikës së produkteve;
Tregoni vëmendje se ku janë fëmijët dhe si ata ndërveprojnë me të tjerët dhe mjedisin e tyre;
Vendosini të gjitha materialet dhe substancat e rrezikshme në vende të kyçura ose të paarritshme;
Luani një rol aktiv në komunitetin tuaj dhe në shkollën e fëmijëve tuaj;
Nxisni ushtrime dhe një stil jete aktive;
Vendosini bebet të flenë shëndetshëm në kurriz ose anash;
Lexoni manualet që shoqërojnë produktet dhe i mbani në një vend komod për t’iu referuar herë pas here;
Lexoni etiketat paralajmëruese për fëmijët dhe mësojuni atyre të mos përdorin prizat pranë ujit;
Reduktoni temperaturën e nxehtësisë së ujit si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë;
Respektoni kafshët; mësojuni fëmijëve si të ndërveprojnë me kafshët  shtëpiake, si të shmangin kafshimet, aktet agresive, si të mos mbështesin një kafshë shtëpiake ose të prekin një kafshë jo familjare me ta dhe si të qëndrojnë të qetë apo si të mbulojnë sytë me duar në rast të një goditjeje.
Ruani sigurinë në shtëpi apo në klasë duke mos lejuar që lodra të ndryshme të shpërndara të shpojnë apo të çajnë këmbët e fëmijëve
Vendosini produktet qoftë edhe substancat e rrezikshme në mbajtëset e tyre origjinale;
Bisedoni me fëmijët rreth rreziqeve që shoqërojnë përdorimin e drogave ilegale, alkoolit, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe ndihmoni fëmijët të zhvillojnë strategji që për t’i shmangur ato;
Tregoni kujdes për kafshët shtëpiake; mbajini ato pastër, shëndetshëm, dhe të lirë nga parazitët, (merrni çdo kafshë të kontrolluar dhe të vaksinuar përpara se ta çoni në shtëpi)
Mësoni fëmijët të njohin rreziqet e ujit dhe të dinë gjithnjë të notojnë me një gomë shpëtimi;
Mësojuni fëmijëve rreziqet e rrugës, të mos shkëputen nga të rriturit, të mos luajnë kurrë në rrugë ose pas makinave të parkuara, të hedhin gjithnjë një sy përpara kalimit në udhëkryqe (në qoftë se ata janë të rritur mjaftueshëm të kalojnë sipas sinjaleve)
Mësojuni fëmijëve që të përdorin mjete dhe teknika të sigurta kur luajnë dhe punojnë;
Mësojuni fëmijëve të qëndrojnë ulur dhe si të dalin jashtë ndërtesës në një rast zjarri (praktikoni një lojë zjarri në klasë ose në shtëpi)
Mësojuni fëmijëve se na rast se veshjet e tyre marrin flakë ata duhet të ndalojnë, të hidhen dhe të rrotullohen;
Mësojuni fëmijëve vendet që janë jashtë kufizimeve për ta në mënyrë që të përforcojnë këto kufizime;
Përdorni krem dielli ose syza dielli me fëmijët;
Lani duart tuaja pasi ndryshoni panolinat e fëmijëve ose prekni copat e mishit përpara gatimit;
Shihni fëmijët për shenja depresioni, sëmundjeje dhe çrregullimi në të ngrënë dhe kërkoni ndihmë nëse ndonjë gjë ju alarmon;
Kur dyshoni, konsultohuni me një mjek dhe mos ndjeni ndrojtje të bëni pyetje






Më poshtë jepet një format kontrolli për sigurinë e shkollës dhe komunitetit në të cilin funksionojnë fëmijët që keni në kujdes. Shënoni elementët më të rëndësishëm në të cilët mbështesni kontrollin e sigurisë

Kontrolli i sigurisë në shkollë

Unë planifikoj të përdor standardet e sigurisë në shkollë për :

Rishikimin e planeve për lehtësirat e nevojshme në shkollën e re
Vlerësimin e lehtësirave në shkollën ekzistuese

Unë do të dëshiroja të kisha informacion suplementar për rreziqet e mëposhtme:

Aktet e dhunës dhe të terrorizmit
Tërmetet
Stuhitë dhe erërat e fuqishme tokësore dhe detare
Përmbytjet

Zgjidhni nga kategoritë ose subjektet e mëposhtme, si më të përshtatshme për të kontrolluar :

Mjediset rreth e qark shkollës
Rreziqet potenciale që mund të vijnë nga njerëzit
Rreziqet sizmike ose stuhitë
Rreziqet e përmbytjeve

Mjediset e shkollës. Cilat konsideroni si më të rëndësishme për të kontrolluar?

Të përgjithshme
Kontrolli i qendrave hyrëse
Qendrat e qarkullimit
Stacionet e autobusit
Parkimi i makinave
Parkimi i biçikletave
Sheshi i shkollës dhe këndet sportive
Ndriçimi i jashtëm
Peizazhi
Tubacionet e ujit
Përdorimet e qendrave të ndryshme

Ndërtesa shkollore dhe pajisjet. Cilat kontrollohen më shpesh?

Të përgjithshme
Kontrolli i hyrjeve në ndërtesë
Muret e jashtme
Dyert e jashtme
Dritaret
Tavanet
Dërrasat dhe shkumësat
Laboratorët dhe bibliotekat
Zyrat kryesore dhe zona e recepsionit
Fushat administrative dhe zyrat e stafit mësimor
Klasat dhe korridoret
Qarkullimi i nxënësve dhe çelësat
Shkallët dhe objektet e varura në mure
Qendra e medies
Klinika e shëndetit dhe këndi i ndihmës së shpejtë
Kompjuterët dhe labtopet
Dhomat e artit
Palestrat
Dyert e brendshme
Ndriçimi i brendshëm
Çezmat e ujit
Makinat e pastrimit
Alarmi i zjarrit dhe sistemet e kontrollit
Magazinat dhe dhomat e pajisjeve
Mjetet e emergjencës

Sistemet e komunikimit

Sistemet e ndërtesës
Sistemet e komunikimit të radios
Sistemet e telefonit
Komunikimi përmes kompjuterit

Kontrolli i aksesit në ndërtesë dhe vigjilenca

Kontrolli i aksesit në ndërtesë
Sistemet e survejimit

Përdorimi i sistemeve

Llojet e përdorimeve
Furnizimi me ujë, energji dhe magazinimi

Energjia e emergjencës

E përgjithshme

Sistemet mekanike

Sistemi i ajrimit
Ajri i pastër dhe filtrimi i pluhurave
Inspektimi i pajisjeve. Mirëmbajtja dhe testimi i mjeteve dhe pajisjeve


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels