IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



KONVENTA E TË DREJTAVE TË FËMIJËS (KDF)

   1959,  Asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara adoptoi Deklaratën e të Drejtave Të Fëmijës. Ky ishte instrumenti i parë madhor ndërkombëtar që i kushtohej në mënyrë ekskluzive të drejtave të fëmijës.
Aty u proklamua principi që “interesat më të mira të fëmijës” duhet të udhëheqin veprimet e atyre që ndikojnë mbi fëmijët. Deklarata jep një bazë morale dhe ligjore për zhvillimin e një marrëveshje të detyrueshme për të drejtat e fëmijës.


Konventa e të drejtave të fëmijës – parime të përgjithshme
 Konventa e të drejtave të fëmijës është e mbështetur në disa vlera bazë rreth trajtimit të fëmijëve, mbrojtës së tyre dhe pjesëmarrje në shoqëri. Këto ide janë të shprehura në disa nga artikujt e hershëm të tekstit.
 Këta artikuj ishin vendosur nën një titull special në udhëzuesin përpara normave të të drejtave civile, aspekteve të familjes, shëndetit, edukimit dhe masave parandaluese të tjera më esenciale. Në udhëzuesin e Konventës bëhet e qartë që Komiteti dëshiron që qeveritë të raportojnë për zbatimet e këtyre parimeve të KDF. Në Këtë mënyrë, Konventa u bë diçka më shumë se një listë detyrimesh; ajo ofron një mesazh të plotë.


Parimet kryesore janë katër:

INTERESAT MË  MIRA TË FËMIJËS

PIKËPAMJET E FËMIJËS

3.  E DREJTA E MBIJETESËS DHE E ZHVILLIMIT

4.  MOSDISKRIMINIMI


INTERESAT MË  MIRA TË FËMIJËS


Një aspekt madhor i filozofisë së KDF është që fëmijët janë të barabartë si qenie humane; ata kanë disa vlera specifike si grupim që janë. Afirmimi i të drejtës për të luajtur, nënvizon faktin që fëmijëria është e vlefshme në vetvete dhe këto vite nuk janë thjesht një periudhë trajnimi për jetën e të rriturit. Ideja që fëmijët kanë vlera të barabarta mund të tingëllojë si slogan, por në fakt është një mendim radikal që jo nga të gjithë respektohet njëlloj.


2. PIKËPAMJET E FËMIJËS


Parimi i parë, natyrisht, i jep rëndësi një tjetër parimi, atij që respekton opinionet e fëmijës. Në mënyrë që të dinë çfarë aktualisht është në interes e fëmijës, logjikisht duhet t’i dëgjojmë ata.
Parimi është formuluar në nenin 12(1):
Shtetet palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet  e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.


3. E DREJTA E MBIJETESËS DHE E ZHVILLIMIT


Parimi që lidhet direct me të drejtat ekonomike dhe sociale është formuluar në nenin për të drejtën e jetës. Neni 6 (2) shkon më tej se garantimi i fëmijës më të drejtën për të mos u vrarë, duke përfshirë kështu edhe të drejtën e mbijetesës dhe të zhvillimit:

Shtetet palë marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës.




4. MOSDISKRIMINIMI

Parimi i katërt i përgjithshëm i KDF sikurse është identifikuar nga Komiteti në të Drejtat e Fëmijëve, është që të gjithë fëmijët duhet të gëzojnë të drejtat e tyre që asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë diskriminimin. Detyrimi për t’i dhënë shanse të barabarta është shprehur në nenin 2, në paragrafin e parë në të cilin lexohet:

Shtetet palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmendura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose e prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë.

Mesazhi flet për të drejta të barabarta. Vajzave duhet t’u jepen të njëjtat mundësi, si dhe djemve. Fëmijëve refugjatë, si dhe fëmijëve të indigjeneve apo të grupeve të minoriteteve duhet t’u njihen të njëjtat të drejta, si gjithë të tjerëve. Fëmijëve me paaftësi duhet t’u jepen të njëjtat mundësi për një jetë të sigurt dhe të tjera.



TË DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE TË FËMIJËS


Në tërësi, shihet se KDF ka kontribuar për një diskutim më të rinovuar dhe më pozitiv rreth të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore në përgjithësi. Nga vetë natyra e saj Konventa i jep mbështetje pozicionit që të gjitha të drejtat janë të pandara, të ndërvarura dhe të lidhura me njëra - tjetrën.

Shumica e neneve të KDF kanë elementë të mbrojtjes, pjesëmarrjes dhe të zhvillimit; ato janë pjesë e pandarë e Konventës.
Në këtë grupim të drejtash si më kryesoret mund të përmendim:


SHËNDETI BAZË DHE MIRËQENIA

Të gjitha termat e KDF në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien mund të burojnë nga e drejta e fëmijëa për mbijetesë dhe zhvillim. Theksimi në zhvillim është parakusht për nenin kushtuar fëmijëve me paaftësi. Ata duhet “ të gëzojnë një jetë  normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tyre, që nxisin autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën e bashkësisë” (neni 23)


Pika rreth diskriminimit është gjithashtu e mbështetur në nenet kyçe të shëndetit: “qeveritë duhet të përpiqen për të siguruar që asnjë fëmijë të mos i mohohet e drejta për të pasur shërbimet e kujdesit shëndetësor”.
Artikulli u kërkon shteteve që qeveritë duhet të marrin masat e duhura për të ulur vdekshmërinë moshore dhe fëminore; të zhvillojnë sistemin  e shërbimit parësor mjekësor për fëmijët; të luftojnë sëmundjet dhe kequshqyerjen, ndër të tjera edhe me anë të  sigurimit të produkteve ushqimore të përshtatshme dhe të ujit  të pijshëm të pastër”; tu sigurojë nënave kujdes shëndetsor, para dhe pas lindjes; të realizojnë ndërgjegjsimin rreth shëndetit dhe ushqyerjes së fëmijës me gji, higjenën dhe mjedisin e shëndetshëm dhe parandalimin  e aksidenteve; si dhe të zhvillojë udhëheqjen për prindërit dhe planifikimin familjar.


Më tej  i njëjti nen merr pozicion kundra trajtimit jo të përshtatshëm të grave. Formulimi është që qeveritë duhet “të marrin të gjitha masat e përshtatshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve”.


KDF gjithashtu ngre çështjen e përfitimeve të sigurisë sociale. Shtetet palë duhet të njohin të drejtat e fëmijës në këtë kontekst dhe të marrin masat e nevojshme. (neni 26). Fëmijët e prindërve që janë në punë kanë të drejtën të përfitojnë nga shërbimet e kujdesit për fëmijën. (neni 18 /3).
E drejta e zhvillimit është bazë gjithashtu për nenin rreth standardit të jetesës: “Shtetet palë njohin të drejtën e çdo fëmije për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror”(neni 27/1).
Ata duhet në rast nevoje, të japin materiale, asistencë, veçanërisht përsa i përket ushqimit, veshjes dhe banesës,   (neni 27/3)




Bashkëpunimi ndërkombëtar është nënvizuar, si në lidhje me të drejtat e fëmijëve me paaftësi dhe në termat e nenit kyç të shëndetit. Më vonë, gjithashtu ndërhyn koncepti i zbatimit progresiv:

Shtetet palë ndërmarrin përsipër të nxisin dhe të inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës të njohur në këtë nen. Për këtë , mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.(neni 24/4).



B. EDUKIMI , KOHA E LIRË DHE VEPRIMTARITË KULTURORE


Masat e parashikuara për edukim, kohë të lirë dhe kulturë në KDF janë gjithashtu të lidhura me parimet e të drejtës për zhvillim. Aspekti i mosdiskriminimit është i theksuar në nenin kyç rreth të drejtës për edukim. Arsimi fillor duhet të jetë i detyruar dhe falas për të gjithë. Në shtesë, arsimi i mesëm duhet të  jetë i vlefshëm dhe i lirë për çdo fëmijë; duhet të ofrohet asistencë financiare në rast nevoje. Arsimi universitar duhet të jetë i lirë për të gjithë.

I njëjti artikull u kërkon qeverive të marrin masa për të reduktuar braktisjen shkollore. Ky është një aspekt në të cilin Komiteti për të Drejtat e Fëmijës ka drejtuar diskutimet e tij me shtetet palë. Në veçanti, atje trajtohen çështjet se çfarë është bërë për të garantuar ndjekjen e shkollës nga vajzat krahasuar këto me djemtë. Në disa vende fëmijët e grupeve të minoriteteve janë gjithashtu në disavantazh përsa i përket respektit. Kostot reale të familjes për qënien e fëmijës në shkollë mund të jenë frenuese. Një tjetër faktor i rëndësishëm në këtë kontekst është në se arsimimi jepet në gjuhën e fëmijës.


Shkolla nuk është vetëm për t’u mësuar fëmijëve fakte dhe shifra. KDF shpreh pikëpamje rreth edukimit shpirtëror në shkollë dhe vlerave që duhen mësuar. Metodat pedagogjike duhet të jenë të orientuara me fëmijën në qendër. Disiplina shkollore duhet administruar “në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje më këtë Konventë” (neni 28/2) Komiteti i OKB e interpreton këtë në kuptimin se dënimi fizik duhet të mos lejohet në shkolla.


Edukimi duhet të synojë zhvillimin e personalitetit të fëmijës dhe të talenteve të tij, po aq sa dhe të aftësive mendore dhe fizike, në potencialin e tyre të plotë. Ai duhet të përgatisë fëmijët për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, me shpirtin e kuptimit, të paqes, të tolerancës, të barazisë së sekseve, miqësisë midis popujve, etnive, grupeve kombëtare dhe fetare, si dhe personave me origjinë indigjene. Respekti për jetën njerëzore dhe mjedisin natyror janë gjithashtu të specifikuara në nenin 29.


Një tjetër nen, (neni 31) mbulon të drejtën e fëmijës për pushim, kohë të lirë dhe lojë. E drejta e tij për pjesëmarrje të plotë në jetën kulturore dhe artistike duhet të nxitet. Qeveria duhet “të inkurajojë sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta për kohën e lirë dhe për veprimtari kulturore, artistike, argëtuese dhe çlodhëse”. Gjithashtu, në nenin 28/3 shprehet specifikisht që bashkëpunimi ndërkombëtar është i dëshirueshëm.

C. MBROJTJA KUNDËR SHFRYTËZIMIT.

Masat e parashikuara nga KDF janë të rëndësishme për të gjithë fëmijët. Marrim psh, të drejtat e fëmijës refugjat; atje nuk paraqiten kufizime në aspektet e ngritura në nenin 22; nuk kemi ndonjë zgjidhje specifike që ka të bëjë me fëmijë të tillë. Vëmendja është që të gjitha masat e tjera të parashikuara duhet të jenë gjithashtu të vlefshme për fëmijën refugjat. Disa nga nenet që lidhen me mbrojtjen speciale të fëmijëve në rrethana veçanërisht të vështira janë të grupuara së bashku nga Komiteti nën titullin “Masa mbrojtëse speciale”. Disa prej tyre lidhen qartë me të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore. Neni 30 lidhet me të drejtën  e fëmijës që i përket një grup minoriteti ose një populli indigjen, që të gëzojë kulturën e tij.


Shfrytëzimi në forma të ndryshme është i shtrirë në pesë nene të ndarë. Njëri lidhet me shfrytëzimin ekonomik dhe mbrojtjen kundra punës “që është e rëndë ose ndërhyn në edukimin e fëmijës, ose që është e dëmshme për shëndetin e fëmijës ose zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose social”.


Në fakt, neni 32 lejon punën për minimume të ndryshme moshash në varësi të natyrës së punës; puna e lehtë është e mundur në mosha të vogla. Pikëpamja është që duhet të vendoset një politike e ndërgjegjshme nga qeveritë në këtë fushë dhe që shëndeti i fëmijëve dhe mundësitë për arsimim të mos nënvleftësohen. Kjo është, gjithashtu, ajo çfarë kërkon dhe konventa e ILO-s.


Një tjetër tip shfrytëzimi duhet marrë parasysh: masa të domosdoshme duhet të ndërmerren për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi i drogave narkotike. Veprime parandaluese duhet të ndërmerren kundra përdorimit të fëmijëve në prodhimin dhe trafikimin e substancave të tilla. (neni 33)


Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur nga të gjitha format e shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual. Duhet të ndërmerren masa në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh kundra prostitucionit të fëmijëve dhe pornografisë së tyre. (neni 34) Dhe po ashtu, këto masa në të njëjtat plane duhet të ndërmerren për të mos lejuar rrëmbimin, shitjen ose “trafikun” e fëmijëve. Së fundi, atje është një nen që i kërkon qeverive në përgjithësi mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit “që dëmtojnë në çfarëdo lloj aspekti mirëqenien e tij”. (neni 36)
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels