IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/Lenda :Kimi

Tema:Te ushqyerit dhe energjia

Energjia e ushqimit
Mund të themi që ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili përmbush konsumimin optimal të energjisë, si dhe të materieve ushqyese dhe mbrojtëse të nevojshme që organizmi të funksionojë si duhet dhe të qëndrojë vital sa më gjatë. Ushqimi duhet të jetë i llojllojshëm, ndërsa ushqimet e kombinuara si duhet, sepse çdo ushqim përmban shumicën e nutrientëve të caktuar, por kurrë të gjitha materiet ushqyeset dhe mbrojtëse të nevojshme për organizmin.

Sot është bërë shumë e diskutueshme se çfarë ushqimi i përgjigjet njeriut modern dhe mënyrës së tij të jetesës. Shumë mendime dallojnë, rreth shumë temave. Duke filluar nga ajo se çfarë ushqimi duheni të zgjidhni e deri te ajo nëse duhet të hani ushqim me prejardhje shtazore apo jo.



Do të ishte e komplikuar të hyhet në diskutim për atë se cili ushqim do të ishte universal për të gjithë racën njerëzore, sepse në njeriun modern ndikojnë shumë faktorë, nga gjendja e fizionomisë së tij e deri te mjedisi në të cilin jeton. Te shumë njerëz mund të vërehet që mënyra e ushqimit të tyre u ndryshohet në mënyrë proporcionale me ndryshimin e vetëdijes, ose në rastin më të keq, me ndryshimin e gjendjes shëndetësore. Sido që të jetë, me siguri më së miri do të ishte që çdo njeri të zgjedhë llojin e vet të ushqimit, përkatësisht të dëgjojë “stomakun e vet”. Megjithatë, do të ishte mirë të theksohen disa udhëzime për ushqimin e duhur.
Renditja e ushqimit

Po ashtu do të ishte mirë të theksohet se si renditja sipas së cilës konsumojmë ushqimet ndikon në gjendjen tonë shëndetësore. Ekziston shprehja popullore “një mollë në ditë ju mban larg mjekut”. Duke pasur parasysh veçoritë shëruese të mollës, kjo me siguri është e vërtetë. Por ajo mollë më së miri është të hahet në mëngjes dhe atë në stomak të zbrazët. Pse? Paramendoni drekën tuaj në stomak, në procesin e shpërbërjes. Keni hedhur një copë mollë e cila duhet të kalojë përmes stomakut në zorrë dhe aty përmes lëngjeve të saj të përshpejtojë tretjen. E pamundshme sepse dreka ende nuk është shpërbërë. Dhe kështu e gjithë përzierja në stomak fermentohet dhe shndërrohet në acid. Pemët e përziera me ushqimin nxisin fryrjen e barkut dhe gazrat. Shumë pëlqejnë që gjatë drekës të pinë pak ujë, lëng ose qumësht. Pirja para, gjatë ose pas ngrënies është po ashtu keq për tretjen. Lëngjet, veçanërisht ato të ftohta, hollojnë lëngjet tretëse, ftohin zjarrin tretës, dhe po ashtu shkaktojnë fryrjen, mbipeshën. Ndoshta këto janë arsyet pse çdo herë pas drekës gromësini, ndiheni të fryrë, të lodhur. Nëse gjithsesi duhet të hani dhe të pini në të njëjtën kohe, provoni me ujin ose çajin e ngrohtë. Reduktoni dhe ndaluni së ngrëni ushqime nga fast food dhe të ashtuquajturin Junk food. Produktet e tilla përmbajnë një sasi shumë të ulët të materieve që mbështesin jetën, prandaj trupi ka nevojë për më shumë energji për ta tretur. E njëjta gjë vlen për shujtat e rënda vonë në mbrëmje, kur organizmi ka nevojë për pushim dhe jo lodhje.

Nëse i keni këto shprehi, provoni të paktën t’i ndryshoni deri diku, do të shihni që organizmi do ta ndjejë ndryshimin më të vogël dhe do të ndiheni shumë më mirë. Gjithsesi kur hani, provoni që rreth vetes të krijoni atmosferë sa më të qetë dhe pozitive. Përmes ushqimit e fitoni energjinë, nga ju varet se si do të duket ajo energji. Kjo është një nga arsyet pse në të gjitha religjionet thuhet lutja para ngrënies. Jini falënderuese për atë ushqim, hajeni me qetësi në zemër. Trupi njerëzor është shërbëtor i përkryer, gjithnjë derisa kujdesemi për të. 

Pse të ushqyerit e shendetshëm, është mirë për trupin tuaj?

Pse të ushqyerit e shendetshëm, është mirë për trupin tuaj
Kjo balance është paraqitur ne Departamentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Departamenti i Buqesise . Kjo piramide vepron si një udhëzues për te ngrëne ne mënyre te tille qe te promovoje një trup te shëndetshëm . Sigurisht kjo piramide mund te përshtatet jetës suaj ( te tilla si ajo e një vegjetariani) , por te njëjtat aplikime përdoren edhe ne karbohidrate, yndyrore, yndyrnat e shëndetshme dhe proteinat e nevojshme qe trupi te funksionoje siç duhet.

Ushqimi i shëndetshëm
Kontrolli i Peshës
Kur keni një diete te balancuar, një nga mënyrat qe trupi juaj përfiton është kontrolli i peshës. Sipas Qendrës se Kontrollit te Sëmundjeve ne 2006, mbi 72 milion amerikan te moshës mbi 20 ishin konsideruar obez. Obeziteti është përcaktuar si një indeks i masës trupore. Te hash shëndetshëm ndihmon ne parandalimin e obizitetit disa mënyra. Se pari: Ata qe hane shëndetshëm kane tendence për te marre me pak kalori gjate ngrënies. Se dyti: Te hani shëndetshëm siguron sasi te mëdha fibrash ( te tilla si ato qe gjendjen ne fruta, perime dhe ne drithëra) Fibrat i japin trupit ndjesi e te ngopurit , e cila redukton shtimin e ushqimit gjate ditës. Se fundmi: Te hani shëndetshëm influencon ne metabolizmin tuja, duke ju lejuar juve qe te digji sa me shume kalori.
Shëndeti i Zemrës
Një diete e shëndetshme zëvendëson ushqime te mbushura me kolesterol LDL ( te keqia) me ushqim qe janë te pasur me kolesterol HDL ( te mire) te tille si vaj ullirit ose salmoni). Niveli i larte i LDL kolesterol te krijuar ne gjak , mund te arrije deri ne enët e gjakut, kjo mund te çoje forcimin arterial dhe ne sëmundjet e zemrës. Kolesteroli HDL heq Kolesterilin LDL ( te keq) nga qarkullimi i gjakut te mëlçia, ku pastaj përpunohet për ta hequr nga trupi. dhe te hequr nga trupi. Nje diete e shendetshem eshte gjithashtu dhe e pasur me fibra, te cilat mund te ndihmojnë nevielin e kolesterolit te keq ne gjak.
Sheqeri ne Gjak
Ushqimi i shëndetshëm gjithashtu ndihmon ne kontrollin e nivelit te sheqerit ne gjak. Kjo është arrihet kryesisht përmes karbohidrateve. Te hani ushqime qe janë te pasura me sheqer apo marrja e karbohidrateve me shumice mund te shkaktoje rritjen e glukozës ne gjak rritet ne sistemin tuaj te qarkullimit te gjakut. Edhe pse qelizat e juaja duhet te marrin glukoze për te krijuar energji, glukoza mund te prishe rezistencën e insulinës, dhe te krijoje Diabet. Insulina ehte një hormon i rëndësishëm qe zbërthen qelizat për te përthithur glukoze nen gjak. Kur qelizat behen rezistente, ata mund et thithin glukoze nga gjaku. Kjo bën qe glukoza te ngrihet mbi nivelin e shëndetshëm ne gjak, qe rezulton ne dëmtime serioze te enëve te gjakut.
Parandalimi sëmundjeve
Te hash shëndetshëm gjithashtu ndihmon ne parandalimin e sëmundjeve. Ushqime t e shëndetshme veçanërisht perimet, kane tendence te përmbajnë nivel te larte te te pytochemicals. Këto janë substanca qe te rrisin aftësinë e sistemit tuaj imunitar për te luftua sëmundjet. Ushqimi i shëndoshem gjithashtu ndihmon ne parandalimin e kushteve qe nxisin sëmundjet. Për shembull sipas Klinikes Mayo, duke ngrëne ushqime me pak te yndyrshme dhe duke rritur sasinë e ushqimeve me baze bimore ju mundeni vërtet te parandaloni kancerin. Ushqimi i shëndoshem mund te ndihmoje ne parandalimin e sëmundjeve te zemrës, diabetit dhe madje dhe sëmundjes Alzheimer.

Lipidet
Lipidet (lipos-gr-yndyrë) në përgjithësi përkufizohen si yndyrëra të patretshme në ujë, por treten në tretës tjerë organik p.sh. tretës të lipideve janë acetoni ose benzeni. Në natyrë ndodhen edhe si molekula të tilla si vajra, kolesterole, sterole, vitamina (A, D, E dhe K ), monogliceride, digliceride, fosfolipide, etj. Funksionet kryesore biologjike të lipideve janë: depozitimi i energjisë, veprojnë si komponentë strukturor në membranën qelizore, dhe si molekula sinjalizuese.

Karbohidratet
Karbohidratet (lat.:carbo-karbon, hidrat-ujë) janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1). Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna. Për nga struktura dhe hidroliza ndahen në monosakaridet, disakaridet dhe polisakaridet.
Proteina
 Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.
Elementet ndërtues për ndërtimin e proteinave janë proteinogjenet, gjegjësisht aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Tek njerëzit bëhet fjalë për 21 llojesh të aminoacideve, ku zinxhiri që përbëhet prej nën 100 aminoacide quhen dhe peptide dhe kur të krijohet zinxhiri më i gjatë atëherë mund të themi se bëhet fjalë për proteinë. Madhësia e një proteine sipas rregullës matet me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është diku 3600 kDa, përbëhet nga më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Numri për nga dallimi i zinxhirit aminoacide është gjigante. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është e koduar me gjenin përkatës.
Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t'i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë .Ato përtërihen pa ndalur, deri 250-300gr në ditë. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe fillojnë të shkatërrohen. Ky shkatërrim furnizon energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal)
Aminoacidet
Aminoacidet janë njësi themelore të molekulave proteinike. Në ndërtimin e molekulave proteinike marrin pjesë 20 lloje të aminoacideve. Të gjitha aminoacidet që marrin pjesë në ndërimin me molekulës proteinike janë të formës L.
Aminoacidet janë përbërje organike me peshë të vogël molekulare, të cilat në molekulën e tyre kanë së paku një grup karboksil (-COOH) dhe një grup amin (-NH2). Prandaj, mund të thuhet se këto janë acide organike, në molekulën e të cilave gjenden së paku një grup amin. Të gjitha aminoacidet përmbajnë C, H, O, dhe N, përveç këtyre elementeve kimike përmbajnë edhe S. Formula molekulare e aminoacideve është:
R-CHNH2-COOH
R- e zëvëndëson mbetjen e aminoacideve që hyjnë në ndërtim të proteinave. Grupi anësor R është i lirë në vargje peptidike dhe ai e përcakton formën e proteinës në hapërsirë, funksionin dhe aktivitetin e saj biologjik. Dallohen dy forma sterike të aminoacideve: forma L dhe forma D. Aminoacidet që i takojnë formës L gjenden në proteinë. Grupi amin, (-NH), te numri më i madh i aminoacideve, është i lidhur për atomin e karbonit, i cili gjendet afër grupit karboksil, përkatësisht, për atomin e karbonit. Këto aminoacide quhen a-aminoacide. Atomi i karbonit, për të cilin është i lidhur grupi amin, është asimetrik, që do të thotë se aminoacidet janë komponime optikisht aktive, përveç aminoacidit më të thjeshtë – glicinës. Pra, kur aminoacidet gjenden në tretësirë, ato e kthejnë rrafshin e dritës së polarizuar. Meqënëse aminoacidet kanë një grup karbosil dhe një grup amin, ato veprojnë si acide dhe si baza, që do të thotë se kanë karakter amfotern.
Fibrat

 Kanë forme të zgjatur me funde të thepisura. Gjatësia e tyre më e madhe se ajo e qelizave normale arrin deri në disa centimetra, megjithëse diametri qëndron mikroskopik. Gjenden edhe në shumë kërcej me strukture parësore, sidomos tek monokotiledonet, ku formojnë breza te vazhdueshëm. Gjenden edhe në gjethe sidomos në nervaturat me përmasa te mëdha. Gjenden në drurin dytësor dhe në shoshen dytësore ku kryejnë funksion mbështetës. Fibrat tekstile janë pjesa më madhe me origjine bimore dhe me përjashtim te pambukut janë fibra të gjata sklerenkimatike me mure pak a shumë të drurezuara.
Dieta me pak yndyra ul rrezikun ekancerit ne gji
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna është mirë për shëndetin. Një studim në shkallë të gjërë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdornin dietë të zakonshme. Disa gra që para studimit  kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën ditetë me pak yndyrna, vunë re  një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.
Si te reduktoni nivelin e insulines ne gjak

Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glicemisë rritet në mënyrë të ndjeshme.

 Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glicemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbidhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glicemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.

Lenda :Kimi
Tema:Te ushqyerit dhe energjia







Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels