IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




HYRJE
http://eseshkolle.blogspot.com/

Virusi HIV (Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar.
AIDS-(Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit të virusit në fazën e sëmundjes.                     
     TRANSMETIMI
Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve.
Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.
Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura
Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre.
Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.
SIPTOMAT
Shenjat dhe simptomat e mundshme të virusit HIV janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj,lodhje dhe djersitje natën. Por këto shenja nuk janë standarte dhe janë pothuajse të pa dukshme ose ta themi më thjesht nuk i vëmë shumë rëndësi pasi janë gjëra që ndokush mund ti hasë ato në jetën e përditshme.
Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për disa vjet përpara se Sistemi imunitar i tyre të bie aq shumë saqë infeksione të ndryshme të shkaktojnë kalimin e tij nga HIV pozitiv në pacient me sëmundje të AIDS-it. Zakonisht një periudhe 4 deri në 7 vjet është një kohë relativisht e shkurtër, por dhe vendimtare për një person që mund të jetë infektuar. Kjo do të thotë se nëse ka bëre një test, me kalimin e kohës padituria e infektimit me HIV mund të jetë e rrezikshme për jetën e tij. Në fakt një person i shëndetshëm ka në gjakun e tij nga 500 deri në 1200 trupa CD4-T ose rruaza të bardha. Kur një person HIV bie me poshtë se 300 CD4-T për kampion gjaku ai menjëherë duhet të filloj kurimin me ilaçe antiretroiale në mënyrë të tillë që dendësia e virusit për kapion gjaku të bie d.m.th të parandaloj shumimin e tij në gjak dhe nga ana tjetër të ndihmoj trupin të rris CD4-T për kampion gjaku.
MJEKIMI
Deri më sot nuk ekziston ndonjë vaksinë ose ilaç i cili shkatërron plotësisht virusin HIV. Përkundrazi ekzistojnë një sasi e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur kontrollin e shumimit të HIV si edhe parandalimin e futjes së tij në RNA për të realizuar relativisht programimin e pjesëve përkatëse në DNA të cilat i bën me gabime. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një virus që transmetohet si rezultat i mos marrjeve të masave mbrojtëse gjatë raporteve seksuale. Virusi përbënë një rrezik që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i pashmangshëm. Hulumtimet moderne janë duke bërë kërkime për gjetjen e ndonjë vaksine e cila mund të ndihmonte në parandalimin e HIV, megjithatë dekada hulumtime nuk kanë dhënë rezultate. Nga ana tjetër duhet të themi se ku virus mund të vihet në gjumë nga një seri e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur jo shkatërrimin e virusit por parandalimin e tij të shumohet në gjak. D.m.th të ulë vetinë e shumimit dhe të rris vetinë e trupit të prodhojë CD4+T ose rruaza të bardha të cilat bëjnë të mundur siç e dimë mjaft mirë pastrimin e gjakut nga mikrobe, infektime etj. Pra rrisin nivelin e Sistemit imunitar në standarde pothuajse normale ose me nivele të pëlqyeshme që trupi i njeriut të jetë i gatshëm të përballoj çdo lloj mikrobe. Këto ilaçe quhen ilaçe antiretriorale.
A është AIDS i rrezikshëm?
Viruse të ndryshme sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut – disa mund të sulmojnë lëkuren, disa të tjerë aparatin tretës e kështu me radhë. Ato kryesisht janë në formën e infeksioneve si p.sh.: mielitidha [gr] e cila nëse është pranë shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhe paralizimin e disa pjesëve te trupit. Nëse nuk merren masat e duhura nga mjekët si antiviruse etj., mund të shkaktojë dëme akoma më të mëdha. Ftohja, është një sëmundje e cila prek shpesh personat qe kanë kaluar nga Hiv ne Aids, dmth të sëmurët ose sistemi i tyre imunitar është kaq i dobët saqë dhe një ftohje mund ti sjell deri te vdekja. Çfarë e bënë AIDS kaq të rrezikshem? Veçanarisht, ai sulmon një tip të veçantë qelize të quajtur: qeliza e sistemit imunitar ose ndryshe CD4-T. Pa këto qeliza sistemi imunitar nuk është më në gjendje të sulmojë dhe të shkatërroj viruset e bakteret.
Ky proces nuk është i dukshëm, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse jemi ose jo të infektuar nga HIV. Por, një test gjaku mund të gjej jo virusin por, antitrupat që Sistemi imunitar ka prodhuar për të shkatërruar këtë virus rreth tre muaj pas infektimit. Një person i infektuar me HIV mund të duket dhe të ndjehet mirë për shume vite me radhë pa e ditur se është i prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Pastaj tek ky njeri sistemi imunitar nuk do të jetë në gjendje ta mbroj trupin edhe nga sëmundja me e lehtë, qoftë kjo sëmundje e shkaktuar nga një bakter a nga një protozoar.

Nga erdhi HIV / AIDS?
Shumë ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në Sh.B.A., Evropë dhe në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin 1959. HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe amerikan, por virusit që ndjellte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986. Mendohet që për herë të parë e ka shfaqur një majmun me ngjyrë të gjelbër prej të cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.
          








        
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels